Fondacioni Besa i dhurohet fondacionit ABC

Nëse rasti i Fazllic për prokurorinë shqiptare ishte një rast i pastër i pastrimit të parave, në rastin e fondacionit Soros kemi një aktivitet të dyshimtë dhe skandaloz kriminal. Soros nëpërmjet dhurimeve brenda rrjetit të tij, ka dhuruar kapitalet e fondacionit Besa në duart e një tjetër fondacioni që quhet Albania Besa Capital. Duke dhuruar kapitalet e fondacionit Besa  në pronësi të Fondacionit ABC, (edhe ky pronësi e Soros),  vërejmë se edhe Besa sh.a, kalon në pronësi të këtij fondacioni. Me një goditje Soros kalon pasurinë në një tjetër fondacion duke i dhënë në pronësi edhe Sh.a Besa.  I njëjti rast si me biznesmenin Fazllic i cili i shiste pronën e tij vetvetes, por që në rastin konkret kemi të bëjmë më një dhurim i cili bëhet  për të zhdukur origjinën e dyshimtë kriminale të fondacionit Besa për ti shpëtuar ligjit shqiptar.

AKT DHURIMI (JPG Format)

Fenomeni “dhurim”

Skandalet e Fondacionit Besa ne veprimtarinë financiare kriminale nuk kanë të sosur.

 

Para dy javësh, Fondacioni që jep kredi të jashtëligjshme, në mungesë të plotë 18 mujore të licencës për dhënie kredish, i kalon si të jetë biznes “aksionet” e BESA sh.a. tek Fondacionit Albanian Besa Capital (ABC). Tashmë në tregun shqiptar funksionojnë 3 BESA ku Drejtor Ekzekutiv i të trejave është Bajram Muçaj. Ajo që po ndodh është absurde si të jetë një film fiction me mashtrime kumari në Las Vegas. Ofshoret e Soros në Shqipëri pa dyshim që kanë thyer çdo rekord. Soros krijon në Shqipëri 3 BESA që operojnë në tregun e kreditit të cilat kalojnë para në formë aksionesh, dhurimesh, asetesh nga njëra tek tjetra, ku një fondacion kthehet në sh.a., kapitalet e një fondacioni kalojnë tek një fondacion tjetër dhe pastaj pronësia mbi sh.a. bëhet fluide ndërkohë që dhjetëra miliona dollarë të shtetit shqiptarë zhduken pa lënë gjurmë nga njëri subjekt tek tjetri.

 

Sipas të dhënave të mbledhura nga Gazeta Sot, rezulton se vetëm 2 javë më parë, Fondacioni Besa,i cili vazhdon të operojë në mënyrë kriminale në dhënien e kredive pa licencë, i ka kaluar 100% aksionet në vlerë 1 milionë dollarë të BESA sh.a. (pronare e të cilës fondacioni “jofitimprurës” Fondacioni “Fondi Besa&rdquosmiley në pronësi të një krijese të re Sorosiane në Tiranë: Fondacionit Albanian Besa Capital (ABC). Pra në tregun shqiptar të mikrokreditit operojnë 3 BESA me të njëjtin Drejtor Bajram Muça dhe të njëjtin pronar: Themeluesin George Soros.

 

Skandali i lojës së re sorosiane me tre lojtarë të njëjtë të kujton lojën e pokerit ku humbësi real (termi në lojën e pokerit është “pula që do të rripet&rdquosmiley është Shteti Shqiptar, paratë e të cilit po zhduken. 3 Besat e Soros po lëvizin përgjegjësitë dhe detyrimet nga njëra dorë tek tjetra për të zhdukur përfundimisht të gjithë përgjegjësinë e veprimtarisë kriminale shumëvjeçare të Fondacionit Besa i cili ka operuar pa licencë në tregun e kredive për llogari të Soros duke përdorur paratë e shtetit shqiptar. Tashmë qindra miliona dollarë që qarkulloi Fondi BESA nën mbrojtjen e zyrtarëve të korruptuar të shtetit shqiptar, po kërkojnë të zhdukin origjinën e pronësisë shtetërorë me qëllim që të përvetësohen përfundimisht nga Gorge Soros.

 

Sipas dokumenteve të mëposhtme, rezulton se Fondacioni Jofitimprurës Besa i ka kaluar të gjitha detyrimet e shtetit shqiptar te biznesi fitimprurës “Fondi Besa sh.a.” e cila është themeluar në korrik 2008. Ndërkohë vetë “Fondi Besa sh.a.” sipas aktit të themelimit dhe Statutit të saj nuk ka asnjë kalim të marrëdhënies së kredisë me kredimarrësit dhe as me pronësinë e qindra miliona dollarëve që qarkullon ky Fondacion që ushtron veprimtari kriminale në tregun e mikrokredisë. Vetëm 2 javë më parë 100% të aksioneve të biznesit Fondi Besa sh.a. i kalojnë Fondacionit Albanian Besa Capital në vlerë mbi 1 milionë dollarë. Këtu Soros krijon Soros për t’ia transferuar Soros. Kryeprokurorja e Republikës Ina Rama, muaj më parë bllokoi për dy orë pasuritë e Fazlliç me akuzën e pastrimit të parave, sepse Fazlliç i kishte shitur Fazllic 1.7 milionë dollarë. Akuza e Prokurorisë u përqendrua tek shitja e pronësisë së “Crown Acquisitions” te kompania qipriote “Alitaria Research Acquisitions”. I gjithë hetimi u iniciua tek artikujt e një gazete. Po rasti i Soros që krijon Soros për tia shitur Soros nëpërmjet 1 Drejtori Ekzkeutiv që drejton 3 Sorosët e Tiranës? Cili nga këta Soros mban përgjegjësi për veprimtarinë shumëvjeçare financiare dhe ku shkuan dhjetëra miliona dollarët e shtetit shqiptar? Kush do të jetë pronar i 150 milionë dollarë disbursime të kredive të dhëna nga fondet e shtetit shqiptar? Cili nga Sorosët e Tiranës do të jetë pronari dhe kush do të mbajë përgjegjësi penale për grabitjen e parave të shqiptarëve?

 

Përgjigja është sa ndërlikuar aq dhe e thjeshtë. George Soros i famshëm në botë për spekulimet me fondet e mikrokreditit në botë, në Shqipëri krijoi 3 subjekte me emrin BESA që të fshinte gjurmët e origjinës së kapitaleve të shtetit shqiptar duke kryer veprimtari të mirëfilltë të pastrimit të origjinës shtetërore të kapitalit të BESA Fondacion. Dhurimet që shteti shqiptar i ka bërë në vite në formë grantesh, kredish joekomonike dhe ndërmjetësimi favorizues shtetëror deri në heqjen e taksave, që paratë që destinoheshin nga ndërkombëtarët për shtetin shqiptar për të ndihmuar shqiptarët, i kalonin Fondacionit BESA. Këto para dhe fitimet marramendëse që janë krijuar prej tyre për ti kaluar në pronësi George Soros duhej të kryheshin disa procese të kalimit të pronësisë në disa duar për të pastruar origjinën.

7 Komente

WOW sa i rezikshem ky Banago!

Pervec fjaleve "fondacioni Besa qe operon ne menyre kriminale ne dhenjen e kredive" qe hajde kuptoje se si, ky bananja duket sikur flet percart me vehten e vet. Jane shtuar shume kohet e fundit njerzit me probleme mendore.

Berber,

Mirë që gjithë ditën me brisk në dorë ti, po e paske edhe gjuhën brisk. Kujdes se do na preç xhano smiley

Dëgjo, artikullin nuk e kam shkruar unë dhe nuk e solla këtu për të treguar se sa mirë shkruar autori/autorja apo për tu zënë me robtë. Thjesht e solla për atë frazën që kuptove ti dhe një tjetër që nuk e kuptova që tregohet që në titull.

Shpresoj të më kuptosh dhe ta marrësh lehtë shakanë time, edhe pse vet e kishe lëshuar pak gjuhën.

Hajd, s'ka gjë kësaj radhe!

Ok, kam kujtuar se e keni bere ju ate artikull, prandaj shkruajta ato gjera. Ne fakt ju e paskeni sjellur sepse ju eshte dukur interesant per ceshtjet qe shtjellonte. Une e lexova te gjithin dhe linte shume per te deshiruar. Perdoreshin argumenta aspak bindese per te nxjerre me zor korupsionin dhe perfshirjen ne krim. Nuk kam ndermend te zgjatem, por autori i atij shkrimi nuk ishte fare profesional, ose i interesonte te mos ishte per aresyet qe ai vete i di. Nqs je kurioz per me teper, me thuaj, dhe kur te kem pak kohe do ti beje nje konspekt (si dikur) per te te treguar te gjitha pasaktesite (per te mos thene dashakeqesite) e autorit te ketij artikulli.

E rëndësishme është që u morëm vesh. Nuk është se e vlerësoj shtjellimin e argumenteve, thjesht më shkoi afera që përmendej. E lëmë konspektin kësaj here, ndoshta do jetë rasti në ndonjë artikull tjetër.

Respekt smiley

shkrimi ishte komplet pa lidhje pervec nje fakti te pamohueshem qe Fondi Besa iu dhurua Albanian Besa Capital dakort me drejtor ekzekutiv Bajram Muca (i cili eshte i njejti Bajram qe eshte drejtor i Fondit Besa).

Dakort deri ketu?

Por ama duhet te dish qe te Fondi Besa shteti kishte kontribuar me grante dhe kredi joekonomike dhe favore te tjera fiskale dhe parate e shtetit tani iu dhuruan nje ABC qe nuk ka asnje detyrim me shtetin pra u tjetersuan ne menyre te padrejte.

Dakort edhe me kete?

lind pyetja legjitime ku u "teren" leket e shtetit dhe a mban njeri pergjegjesi per kete?

George Soros, fondacion piramidal të palicencuar në Shqipëri që jep kredi

 Guvernatori Fullani konflikt të pastër interesi, gruaja kryetare e Bordit të Drejtoreve të Fondacionit   marre nga www.sot.com.al
Gazeta SOT u bë kohë që ka filluar zbardhjen e një skeme ndërkombëtare të iniciuar nga George Soros në Shqipëri për të krijuar një rrjet ekonomik, politik, mediatik, dhe grupim të shoqërisë civile të varur prej tij dhe në shërbim të plotë të tij. Kjo skemë e krijuar në Shqipëri prej George Soros tashmë ka formuar të gjitha metastazat të cilat e kanë mbërthyer shtetin shqiptar, politikën shqiptare, median dhe shoqërinë civile,  duke krijuar një precedent të rrezikshëm për përqendrimin e pushtetit në duart e një grupimi tej mase të rrezikshëm. Tashmë nëse vëmë re opozita shqiptare ka rënë në duart e George Soros nëpërmjet kryetarit të saj Edi Rama i cili i ka dorëzuar edhe çelësat e qytetit. Po të vëmë re kjo skemë është tashmë hapur rrezikshëm në të gjithë qelizat e shtetit dhe të politikës shqiptare. Nëse deri tani në gazetën SOT janë pasqyruar hollësisht skemat e veprimit të  një pjese të detashmenteve të cilat operojnë në shoqërinë civile nëpërmjet ushtarëve të tipit Veliaj, Mazniku, Fuga dhe shumë të tjerë të rekrutuar së fundmi, ky shkrim ka si qëllim të paraqesë manovrat e pista financiare të kryera nga grupimi Soros në Shqipëri.   
Në fillim të vitit 1999 George Soros krijoi fondacionin Besa i cili do të operonte si një entitet juridik që vepron si organizarë joqeveritare, jo politike dhe jo fitimprurëse, në përputhje me legjislacionin shqiptar. Fondacioni “BESA” filloi aktivitetin e tij ne Maj 1999 me V.K.M, Nr.207 datë 28.04.1999 kur projekti i Mikrokredise Urbane (filluar që prej vitit 1994) u transferua tek Fondacioni “BESA” me themelues Fondacionin “SOROS”. Ky fondacion ka operuar si një institucion kredidhënës, duke shpërndarë kredi në biznese të ndryshme, të cilat kanë marrë me përqindje të lartë  kredi nga ky fondacion i cili kushtin kryesor në nenin 4 të statutit të tij ka qëllim jofitimprurës. Në fakt fitimi vjetor i këtij fondacioni është 24 përqind për çdo kredi të dhënë duke thyer rekordin e marzhit të fitimit. Pa i hyrë kësaj pjese skandali më i madh qëndron se gjatë vitit 2007 ky fondacion nuk ekziston i regjistruar si institucion financiar jobankë, kusht ky i domosdoshëm nga Banka e Shqipërisë për të kredituar duke u kthyer në një skemë të mirëfilltë piramidale.Sipas Raportit Vjetor të Mbikqyrjes të Bankës së Shqipërisë për vitin 2007,  fondacioni Besa ka paraqitur kërkesën për tu licencuar si subjekt jobankë, por nuk e ka marrë atë ( faqe 15 shiko Raportin  e Bankës 2007), ndërkohë që sipas të dhënave  nga fondacioni Besa ky fondacion ka kryer aktivitet kreditimi gjatë gjithë vitit 2007. Referuar një artikulli në gazetën Panorama,” rezultatet e vitit 2007 për fondin “Besa”, shënuan një konsolidim dhe zgjerim të aktivitetit duke shënuar rreth 9,200 klientë aktivë dhe një tepricë kredie prej gati 37 milionë dollarësh. Që nga fillimi i aktivitetit fondi “Besa” ka dhënë rreth 37,000 kredi me një shumë të përgjithshme prej 194 milionë dollarësh. Mbi bazë të rezultateve të arritura, por dhe objektivat ambicioze që kanë drejtuesit e këtij fondi për vitet 2008-2010 fondi “Besa” parashikon të disbursojë një shumë prej 150 milionë dollarësh dhe të zgjerojë aktivitetin në degë të reja si dhe të lançojë produkte e shërbime të reja. Sipas Drejtorit Ekzekutiv të fondit “Besa”, Bajram Muça merita e përfshirjes së fondit në 50 institucionet mikrofinanciare më të mira në botë nuk i takon vetëm stafit dhe menaxhimit të fondit “Besa”. “Këtu dua të vlerësoj ndihmën dhe konsulencën e pazëvendësueshme të Bankës Botërore, të Qeverisë Shqiptare, të themeluesit të fondi “Besa”– Fondacionin “Soros” si dhe të institucioneve mikrofinanciare në Shqipëri të cilët kanë jo pak vlera dhe kontribute në zhvillimin e zonave më të varfra në vend”, tha ai. Njëkohësisht ky vlerësim për fondin “Besa” është një mesazh pozitiv për të gjitha IMF-të që operojnë në Shqipëri të cilat me punën e tyre kanë ndikuar realisht në rritjen e punësimit dhe vetë-punësimit, në zhvillimin e sipërmarrjes private duke ndikuar në rritjen e ekonomisë të vendit në ato zona ku sistemi bankar nuk është prezent ose do kohë të fuqizohet derisa të japë ndikimin e tij pozitiv.

E përmbledhur në një fjali të vetme IMF-të e plotësojnë më mirë gamën e shërbimeve financiare në Shqipëri”. Pra siç e shikojmë më sipër kemi të bëjmë me një skemë piramidale të mirëfilltë të drejtuar nga George Soros në Shqipëri. Duke zhvilluar një aktivitet të palicencuar dhe me një fitim të kësaj natyre, (shiko shifrat), ky fondacion ka thyer çdo ligj të shtetit shqiptar për sistemin jobankar në Shqipëri. Ky fondacion në mënyrë të jashtëligjshme ka zhvilluar një aktivitet tregtar duke u manipuluar pas një statuti dhe akti themelimi pa marrë licencën përkatëse. Në këtë skemë duket qartë përfshirja e funksionarëve të shtetit dhe të Bankës së Shqipërisë të cilët kanë lejuar që ky fondacion të zhvillojë aktivitet tregtar të palicencuar. Guvernatori i Bankës është njeriu më i implikuar në këtë mes për arsye se ka konflikt të hapur interesi pasi gruaja e tij Arjana Fullani ka qenë nga viti 2005 deri ditën që u bë anëtare e gjykatës së Lartë kryetare e Bordit të Drejtorëve të Fondacionit Soros në Shqipëri. Pra këtu shihet qartë një skemë piramidale financiare e cila fillon me fondacionin Soros dhe implikon dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, i ciuli ka konflikt të hapur interesi. Duke krijuar këtë veprim guvernatori i Bankës së Shqipërisë ka lejuar një fondacion të shërbejë si subjekt jo bankë për të dhënë kredi pa qenë i licencuar. Nëpërmjet këtij veprimi  guvernatori Fullani por dhe një pjesë e funksionarëve të qeverisë duke filluar nga Ministri i Financave Ridvan Bode kanë treguar se kanë gisht në këto afera mafioze të këtij fondacioni.
Nesër dhe nw ditët nw vijim do tw paraqesim skemat e fundit tw manovrave financiare tw grupimit mafioz SOROS.

********************************
Cfarë përfaqëson fondacioni Soros
Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë-Soros (OSFA) është një organizatë jofitimprurëse, pjesë e rrjetit të fondacioneve Soros , krijuar dhe financuar nga filantropi amerikan Xhorxh Soros. Qëllimi i rrjetit të Fondacioneve Soros është hapja e shoqërive postdiktatoriale, mbrojtja dhe përhapja e vlerave të tilla si:
•    një shoqëri civile vitale,
•    komunitete që nxisin vetëveprimin dhe aksionin social,
•    nxitja e mendimit kritik,
•    respektimi i diversitetit të opinioneve,
•    mbrojtja e të drejtave të minoriteteve e shtresave të mënjanuara,
Duke filluar që nga janari 2006 OSFA po kryen një transformim të thellë. Nga pozita kryesisht grantdhënëse është kthyer në një institucion operacional. Për të arritur këtë synim është krijuar Rrjeti i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë (NOSA). Ky
rrjet përbëhet nga disa organizata joqeveritare e jofitimprurëse të përzgjedhura midis më të sukseshmeve në vend. Brenda këtij rrjeti OSFA kryen edhe funksionin e koordinuesit mes NOSA-s dhe OSI-t.
Gjithashtu, OSFA vazhdon të bashkëveprojë nëpërmjet
programit të granteve të vogla për mbështetjen e disa iniciativave me interes të ndërmarra nga institucionet joqeveritare e jofitimprurese shqiptare.
 Pardoksi shqiptar/ Fondi “Besa” publikohet ndër 50 institucionet mikrofinanciare më të mira në botë në Shqipëri i palicencuar

********************************
Mbi bazë të të dhënave të grumbulluara nga “MIX-Market” si dhe analizat e kryera nga kompanitë e njohura në rating si “Micro-Credit Ratings International Ltd” dhe “MicroRate”, revista “Forbes” ka publikuar listën e këtyre institucioneve. Vlerësimi është bërë duke u bazuar në disa tregues kryesorë si portofoli, shpenzimet, teprica e kredisë etj. Sipas këtij vlerësimi fondi “Besa” renditet në 50 Institucionet mikrofinanciare më të mira në botë.
Fondi
Rezultatet e vitit 2007 për fondin “Besa”, shënuan një konsolidim dhe zgjerim të aktivitetit duke shënuar rreth 9,200 klientë aktivë dhe një tepricë kredie prej gati 37 milionë dollarësh. Që nga fillimi i aktivitetit fondi “Besa” ka dhënë rreth 37,000 kredi me një shumë të përgjithshme prej 194 milionë dollarësh. Mbi bazë të rezultateve të arritura, por dhe objektivat ambicioze që kanë drejtuesit e këtij fondi për vitet 2008-2010 fondi “Besa” parashikon të disbursojë një shumë prej 150 milionë dollarësh dhe të zgjerojë aktivitetin në degë të reja si dhe të lançojë produkte e shërbime të reja. Sipas Drejtorit Ekzekutiv të fondit “Besa”, Bajram Muça merita e përfshirjes së fondit në 50 institucionet mikrofinanciare më të mira në botë nuk i takon vetëm stafit dhe menaxhimit të fondit “Besa”. “Këtu dua të vlerësoj ndihmën dhe konsulencën e pazëvendësueshme të Bankës Botërore, të Qeverisë Shqiptare, të themeluesit të fondi “Besa”– Fondacionin “Soros” si dhe të institucioneve mikrofinanciare në Shqipëri të cilët kanë jo pak vlera dhe kontribute në zhvillimin e zonave më të varfra në vend”, tha ai. Njëkohësisht ky vlerësim për fondin “Besa” është një mesazh pozitiv për të gjitha IMF-të që operojnë në Shqipëri të cilat me punën e tyre kanë ndikuar realisht në rritjen e punësimit dhe vetë-punësimit, në zhvillimin e sipërmarrjes private duke ndikuar në rritjen e ekonomisë të vendit në ato zona ku sistemi bankar nuk është prezent ose do kohë të fuqizohet derisa të japë ndikimin e tij pozitiv. E përmbledhur në një fjali të vetme IMF-të e plotësojnë më mirë gamën e shërbimeve financiare në Shqipëri.

(Marrë nga gazeta Panorama)


FONDACIONI BESA
Institucion per kreditimin e Biznesit te Vogel
 

Fondacioni “BESA” ka filluar aktivitetin e tij ne Maj 1999 me V.K.M, Nr.207 date 28.04.1999 kur projekti i Mikrokredise Urbane (filluar qe prej vitit 1994) u transferua tek Fondacioni “BESA” me themelues Fondacionin “SOROS”
Donatoret kryesore te ketij fondacioni jane Banka Boterore, Qeveria Shqiptare,Fondacioni SOROS

Fondacioni “BESA” sot operon ne 17 zyra dhe mbulon me shume se 50 qytete satelite rreth tyre ne zonen Urbane dhe gjysem–Urbane te Shqiperise
Treguesit kryesore te ketij fondacioni deri ne Dhjetor 2003 jane si me poshte:
•  Kredi kumulative 16 800
•  Kredi aktive 5 100
•  Shuma cumulative e kredive te dhena 34,4 mln USD
•  Portofoli i kredise 15, 2mln USD
KUSHTET E KREDISE
Interesi 2% ne muaj per teprice principali
Shuma e kredise deri ne 2 500 000 leke
Afati i kredise eshte deri ne 36 muaj
Kohezgjatja maksimale per te marre kredine deri ne 10 dite
Fee e aplikimit dhe fondi i garancise eshte 1-3% ne varesi te kiohezgjatjes se kredise
Kthimet jane mujore
Kur kredia perdoret per investime, klienti duhet te financoje te pakten 1/3 e shumes se investimit
KOLATERALI QE PERDORET
•  Hipoteke
•  Dorezani
•  Garanci solidare
•  Peng
Vlera e kolateralit duhet te jete 150% e shumes se vleres se kredise
LLOJET E BIZNESEVE QE KREDITOHEN
•  Tregti
•  Sherbime
•  Artizanat
•  Prodhime
•  Perpunim produktesh
•  Zhdoganime mallrash
•  Turizem familjar etj.
Adresa:
Rruga “Sulejman Delvina” (prane Stadiumit Dinamo)
Tel: oRunCMD(event, 'call','+3554253841');event.preventBubble();return false;" title="Call this phone number in Albania with Skype: +3554253841">04 253841 / 253642
Fax: 04 253836
e-mail:
' );
document.write( addy14570 );
document.write( '<\/a>' );
//-->\n mfi@besa.org.al

Soros nëpërmjet fondacionit Besa zhvillon aktivitet kriminal financiar me fitime miliona euro i palicencuar nga shteti shqiptar  Fullani dhe Bode, asistencë skemës piramidale
marre nga www.sot.com.al Në vazhdim të ciklit mbi skemën piramidale të krijuar George Soros në Shqipëri, mund të vëmë re se fondacioni Besa i krijuar nga themeluesi Soros është kryekëput një fondacion mafioz dhe piramidë, i cili zhvillon veprimtari të palicencuar në republikën e Shqipërisë. Ky fondacion i krijuar në datën 01.10.1998 dhe regjistruar ndryshimet në Statut me vendimin e Gjykatës së Tiranës nr 1554, datë 18.05.1999, nëpërmjet një marrëveshje me qeverinë shqiptare të asaj kohe mori përsipër  nxitjen për biznesin e vogël dhe të mesëm nëpërmjet kreditimit që do të kryehej nga ky fondacion.
Fondacionin Besa do të operonte si një entitet juridik që vepron si organizatë joqeveritare, jo politike dhe jo fitimprurëse, në përputhje me legjislacionin shqiptar. Fondacioni “BESA” filloi aktivitetin e tij ne Maj 1999 me V.K.M, Nr.207 datë 28.04.1999 kur projekti i Mikrokredise Urbane (filluar që prej vitit 1994) u transferua tek Fondacioni “BESA” me themelues Fondacionin “SOROS”. Pra siç edhe shikohet në rastin konkret ky fondacion ka filluar aktivitetin e tij nëpërmjet fondeve të mara nga donatorët, dhe një fondi të derdhur nga shteti shqiptar. Në fakt, donatori kryesor është shteti shqiptar, i cili në mënyrë të papërgjegjshme i ka falur miliona dollarë  këtij fondacioni. Ndërkohë që Themeluesi i këtij fondacioni, Soros, ka derdhur vetëm 1 milion USD në 19 maj të vitit 1999. Përsa i përket pjesës së shtetit shqiptar do të flasim në numrat që vijon, ndërkohë që nëpërmjet këtij shkrimi do të pasqyrojmë mënyrat mafioze të operimit të këtij fondacioni, i cili që në ditët e para të krijimit të tij deri në vitin 2000 kreu evazion fiskal pa paguar detyrimet në shtet.Fondacioni Soros nuk ka pranuar të derdhë tatimin e fitimit për të ardhurat që fitonte nga kreditimi i bizneseve, fitim i cili sigurohej nga përqindja e lartë që ky fondacion merrte. Duke mos pranuar që të derdhnin këto të ardhura në bazë të ligjit “Për organizatat jofitimprurëse”, në të cilin sipas nenit 2 përfshihen dhe fondacionet, fondacioni Besa për thuajse katër vjet rresht kreu evazion të hapur fiskal. Por meqenëse  ligji i mësipërm nuk i përjashton këto organizata (edhe pse janë të tilla ) nga detyrimet fiskale, ky fondacion duhet të paguante tatimin mbi fitimin.  Sipas nenit 40 “Lehtësitë dhe përjashtimet e organizatave jofitimprurëse nga detyrimet tatimore dhe doganore caktohen me ligj”. Por meqenëse për këtë fondacion nuk ka asnjë ligj që të tolerojë mospagimin e taksave, e kthen këtë fondacion në një skemë të hapur abuzive dhe një nga evazorët fiskalë më të mëdhenj në tregun e institucioneve financiare jobankare. Sipas  ligjit nr.8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat” në nenin 18 të të cilit janë parashikuar përjashtimet, nuk ka rezultuar që Fondacioni Besa të jetë i përfshirë  në ndonjërën prej kategorive të përjashtuara. Ky fondacion në mënyrë absurde ka pretenduar se qëllimi i krijimit të tij këtij fondacioni kishte të bënte me qëllime bamirëse dhe edukuese, kur në të vërtetë ka zhvilluar aktivitet të mirëfilltë ekonomik, aktivitet i cili i ka sjellë të ardhura kolosale këtij fondacioni. Siç edhe e përshkruam në numrin e mësipërm, ky fondacion ka dhënë kredi me përqindjen më të lartë që ekziston sot në tregun bankar dhe jobankar. Për të marrë një kredi në fondacionin Besa sipas të dhënave nga vetë ky fondacion duhet të paguash 24 përqind në vit. Pra ky fondacion që ka operuar me marzhe kaq të larta fitimi ka grabitur në mënyrë permanente shtetin shqiptar duke mos paguar taksa dhe duke e argumentuar nën idenë e se kreditonin shqiptarët për ti edukuar, ndërkohë që Soros, vilte fitime marramendëse. Pasi u kontrollua dhe u gjobit nga shteti shqiptar, ky fondacion u fut në skemën e tatimpaguesve deri në vitin 2007, vit në të cilin ky fondacion filloi të punojë i palicencuar si një skemë e mirëfilltë piramidale. Nga viti 2007 deri sot ky fondacion vazhdon të jetë i palicencuar duke shkelur të gjitha ligjet e shtetit shqiptar dhe duke vazhduar të kryejë aktivitet fitimprurës. Gjatë  vitit 2007 fondacioni  “Besa”, regjistroi 9,200 klientë aktivë. Sipas drejtorit të këtij fondacioni, “fondi “Besa” ka dhënë rreth 37,000 kredi me një shumë të përgjithshme prej 194 milionë dollarësh”.Duke operuar pa licencë, ky fondacion ka shkelur ligjin Nr. 9662, datë 18.12.2006, “Për Bankat”, duke operuar në kundërshtim me nenet 6,54, 90 dhe 126. Sipas nenit Neni 90 të ligjit 9662, “Ushtrimi i veprimtarisë bankare ose i çdo veprimtarie tjetër financiare, të parashikuar në nenet 4 dhe 54 të këtij ligji, pa licencë të lëshuar nga Banka e Shqipërisë, përbën krim dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet”. Ndërkohë që sipas kodit penal të Shqipërisë neni 143/a mbi skemat mashtruese dhe piramidale, “organizimi dhe vënia në funksionim e skemave mashtruese dhe piramidale të huamarrjes me qëllime fitimi material, dënohet me burgim nga tre deri në dhjetë vjet burg. Po kjo vepër kur sjell pasoja të rënda dënohet me burgim nga dhjetë deri në njëzet vjet burg”. Nëse vëmë re nga të gjitha të dhëna t e mësipërme ky fondacion ka shkelur ligjet shqiptare duke operuar i palicencuar duke kryer një krim të rëndë, i cili dënohet edhe nga kodi penal i Shqipërisë dhe ligji për Bankën e Shqipërisë. megjithëse ky fondacion funksionon si operator që krediton me degë në gjithë Shqipërinë, institucioni përgjegjës Banka e Shqipërisë me guvernatorin e saj nuk kryejnë asnjë veprim. Ardian Fullani si kreu i kësaj Banke, duke pasur konflikt të hapur interesi me fondacionin Soros ka lejuar operimin e kësaj strukture si një skemë e mirëfilltë piramidale.Duke pasur gruan e tij, Ariana Fullani, për shumë kohë kryetare të bordit të fondacionit Soros, ky person ka lejuar që skema piramidale “Besa” të zhvillojë aktivitet ekonomik kriminal. Përgjegjësia e Fullanit si Guvernator i Bankës së Shqipërisë është e patolerueshme dhe e qëllimshme në krijimin e lehtësirave në drejtim të këtij subjekti. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë duke pasur konflikt të hapur interesi me fondacionin Soros dhe bijëzën e tij “Besa”, nëpërmjet marrëdhënieve të bashkëshortes së tij, ka ndihmuar në mënyrë të hapur me neglizhencën e tij aktivitetin kriminal të këtij fondacioni. Në të gjithë këtë aferë mafioze është i përfshirë edhe Ministri i Financave Bode, i cili ka lejuar funksionimin e kësaj skeme piramidale. Sheteti shqiptar në mënyrë permanente ka lejuar dhe ka ndihmuar fondacionin Besa për të kryer këtë aktivitet ekonomik kriminal. Gjithashtu operimi i këtij fondacioni si një bankë kredituese në mënyrë të palicencuar, ka prishur rregullat e lojës në treg duke konkurruar në mënyrë të pandershme subjektet e tjera financiare banka dhe jo banka. Nëpërmjet këtyre shkrimeve gazeta Sot ka për qëllim të sensibilizojë prokurorinë për të ndërmarrë hapa në zbardhjen e një aktiviteti ekonomik kriminal. Provat për të vërtetuar aktivitetin kriminal të kësaj kompanie janë dhjetëra agjensi dhe zyra të këtij fondacioni në Shqipëri, të cilat  japin kredi pa licencë dhe pa qenë institucion i regjistruar në Bankën e Shqipërisë. Nëse kjo prokurori kontrollon sitin zyrtar vëren se institucione financiare jo banka janë vetëm gjashtë, ku fondacioni Besa nuk ekziston.

 Nesër në shkrimin vijues do të përshkruajmë se si ky fondacion ka marrë nga shteti shqiptar miliona dollarë amerikanë të cilat i janë falur nën arsyetime absurde nga qeveritë shqiptare dhe së fundmi nga qeveria Berisha. Ndërkohë që nesër do të pasqyrojmë se si ky skema Soros e shndërron fondacionin Besa në Sh.A Besa, duke shkelur misionin e krijimit të këtij fondacioni dhe grabitur paratë e dhëna nga shteti shqiptar.


******************************************
Aktiviteti i fondacionit Besa për vitin 2007

 Rezultatet e vitit 2007 për fondin “Besa”, shënuan një konsolidim dhe zgjerim të aktivitetit duke shënuar rreth 9,200 klientë aktivë dhe një tepricë kredie prej gati 37 milionë dollarësh. Që nga fillimi i aktivitetit fondi “Besa” ka dhënë rreth 37,000 kredi me një shumë të përgjithshme prej 194 milionë dollarësh. Mbi bazë të rezultateve të arritura, por dhe objektivat ambicioze që kanë drejtuesit e këtij fondi për vitet 2008-2010 fondi “Besa” parashikon të disbursojë një shumë prej 150 milionë dollarësh dhe të zgjerojë aktivitetin në degë të reja si dhe të lançojë produkte e shërbime të reja.

****************************************************************
Last news about fondiBESA activity and some changes in Albanian Legislation.
The Most Trusted Financial Institution
I- fondiBESA last results (as end of June 2008).

FondiBESA fulfilled its financial goals, finishing the first semester of year 2008 (end of June 2008) with operation sustainability of 174.70% and financing sustainability of 121.0%, reaching at the same time excellent performance results with portfolio at risk over 30 days of 0.87%.
The outstanding achieved at the level of about 42 million US$ with active clientele of 10,000
Until the end of June 2007 fondi BESA has given about 41,186 loans with an amount of about US$ 228 million.
Today fondi BESA operates in 32 offices and covers more than 80% of all urban and semi-urban areas of Albania.
The increasing of the activity of fondi BESA can be more easily understand by the graph below:

Nenet që ka shkelur George Soros me abuzimet financiare të fondacionit BESALIGJI Nr. 9662, datë 18.12.2006  PËR BANKAT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Neni 6
Ndalimet në ushtrimin e veprimtarisë bankare
1. Asnjë subjekt, përveç atyre të parashikuar në nenin 5 të këtij ligji, nuk lejohet të ushtrojë veprimtari bankare në Republikën e Shqipërisë.
2. Asnjë subjekt nuk lejohet të ushtrojë veprimtari bankare në territorin e Republikës së Shqipërisë pa licencë të lëshuar nga Banka e Shqipërisë.
3. Asnjë subjekt i licencuar nga Banka e Shqipërisë nuk mund të ushtrojë veprimtari bankare jashtë atyre të përcaktuara në aneksin e licencës.
4. Asnjë subjekt nuk mund të përdorë fjalën “bankë” ose fjalë të prejardhura prej saj në ushtrimin e veprimtarisë tregtare ose në veprime promocionale, pa licencë të lëshuar nga Banka e Shqipërisë. Përjashtim bëjnë rastet kur parashikohet ndryshe në ligj ose në marrëveshjet ndërkombëtare apo kur bëhet e qartë nga përmbajtja se fjala “bankë” ose fjalë të prejardhura prej saj nuk kanë lidhje me veprimtarinë bankare.
5. Asnjë subjekt, emri i të cilit lidhet me fjalën “bankë” dhe fjalë të prejardhura prej saj, i cili nuk ka marrë miratimin paraprak të Bankës së Shqipërisë.

Neni 54
Veprimtaritë bankare dhe financiare
2. Veprimtari financiare konsiderohen:
a) të gjitha format e kredidhënies, duke përfshirë edhe kredinë konsumatore e kredinë hipotekore;
b) factoring-un dhe financimin e transaksioneve tregtare; c) qiranë financiare;
&ccedilsmiley të gjitha shërbimet e pagesave dhe të transferimit të parave, duke përfshirë kartat e kreditit dhe të debitit, çeqet e udhëtarit, çeqet bankare dhe kartat e pagesës;
d) ofrimin e garancive dhe marrjen e angazhimeve;
dh) tregtimin për llogari të saj ose për llogari të klientëve, qoftë dhe në një këmbim valutor, në një treg të vetorganizuar (OTC) ose ndryshe, si më poshtë:
i) instrumente të tregut të parasë (çeqe, dëftesa, çertifikata të depozitave etj.),
ii) këmbim valutor,
iii) produkte derivative (instrumente derivative), duke përfshirë, midis të tjerave, kontrata të së ardhmes (futures) dhe kontrata me opsione (options),
iv) instrumente të këmbimeve valutore dhe instrumente për vlerësimin e normës së interesit, duke përfshirë këtu produkte të tilla, si marrëveshje sëap dhe marrëveshje që përcaktojnë vlerën e interesit në të ardhmen, v) letra me vlerë të transferueshme, vi) instrumente të tjera të negociueshme dhe aktive financiare, duke përfshirë veprimet me arin, vii) pjesëmarrjen në emetimin e të gjitha llojeve të letrave me vlerë, duke përfshirë nënshkrimin dhe vendosjen si agjent (si publik, ashtu edhe privat) dhe kryerjen e shërbimeve lidhur me këto emetime;
e) ndërmjetësimin për transaksionet monetare të mëposhtme:
i) administrimin e aktiveve të tilla, si administrimi i parave dhe i portofolit, administrimi i fondeve, marrja në kujdestari, shërbimet depozituese dhe të besimit,
ii) shërbimin për kompensimin dhe shlyerjen e pagesave të aktiveve financiare, duke përfshirë letrat me vlerë, produktet derivative dhe instrumente të tjera të negociueshme,
iii) sigurimin dhe transferimin e informacionit financiar, si dhe përpunimin e të dhënave financiare e të programeve që kanë lidhje me të, nga furnizuesit e shërbimeve të tjera financiare;
&eumlsmiley shërbimet këshilluese, ndërmjetëse dhe shërbime të tjera ndihmëse për të gjitha veprimtaritë e listuara në shkronjat “a” deri “ë” të këtij neni, duke përfshirë referencën e kredisë dhe të analizës, kërkimin dhe këshillimin në lidhje me investimet dhe portofolin, si dhe këshillimin mbi blerjet e mbi strategjinë dhe
ristrukturimin e shoqërive.
3. Banka ose dega e bankës së huaj nuk ka të drejtë të marrë pjesë drejtpërdrejt në veprimtari industriale, tregtare ose të kryejë shërbime jobankare, veç atyre bankare dhe financiare të parashikuara në këtë ligj.
4. Banka ose dega e bankës së huaj, ushtron veprimtaritë e përshkruara në pikën 2 të këtij neni pas licencimit nga autoritetet rregullatore përkatëse, nëse licencimi kërkohet nga legjislacioni në fuqi.
Neni 90
Ushtrimi i palicencuar i veprimtarisë
1. Ushtrimi i veprimtarisë bankare ose i çdo veprimtarie tjetër financiare, të parashikuar në nenet 4 dhe 54 të këtij ligji, pa licencë të lëshuar nga Banka e Shqipërisë, përbën krim dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.
2. Kur nga veprimet e përcaktuara në pikën 1 të këtij neni, u janë shkaktuar pasoja të rënda interesave të shtetasve ose atyre shtetërorë, kryerja e veprimit dënohet me gjobë ose me burgim deri në shtatë vjet.

Neni 126
Subjektet financiare jobanka
1. Subjektet financiare jobanka, krijohen dhe organizohen sipas ligjit “Për shoqëritë tregtare”.
2. Banka e Shqipërisë, duke marrë në konsideratë specifikat e veprimtarisë financiare që ushtrojnë këto subjekte, me akt nënligjor përcakton rregullat e licencimit, të mbikëqyrjes dhe të funksionimit të tyre, përveç rasteve kur ligji parashikon shprehimisht që kërkesat e parashikuara në të, zbatohen edhe
për këto subjekte.
3. Banka e Shqipërisë realizon mbikëqyrjen, nëse e gjykon të arsyeshme, të subjekteve financiare jobanka nëpërmjet procesit të licencimit, rregullimit, analizës dhe mbikëqyrjes në vend. 4. Subjektet financiare jobanka, raportojnë në Bankën e Shqipërisë informacionin e kërkuar prej saj, sipas llojit, mënyrës, periodicitetit dhe afateve të përcaktuara prej saj me akt nënligjor. *********************** Modeli spekulativ i Soros George Soros eshte spekulatori me i madh ne Bursën e Ëall-Street. Miliarderi Soros është i famshëm për arritjet e tij financiare duke siguruar fitime përrallore nga lojërat në bursë dhe ai i ngjan shumë në një version dramatik të një personazhi komik të kinemasë (I luajtur nga i famshmi Dani de Vito) në filmin “Paratë e të tjerëve” sepse gjithmonë Soros ka luajtur me paratë e të tjerëve dhe për këtë “talent” është edhe i famshëm. Në vitet 1969 ai themeloi biznesin e tij të parë në ishullin hollandez Kuracao në kufi me Venezuelën, një ishull i famshëm në botë për pastrimin e parave të drogës dhe i cilësuar nga OSBE në top listën e zezë të vendeve të pastrimit të parave të drogës. Biznesi i tij me emrin “Quatum Fund” u bë i famshëm në botë për goditjen që i bëri Bankës Qëndrore të Britanisë në 1992 duke i bërë pluhur e hi 10 miliardë paund nëpërmjet presioneve për liberalizimin e rregullave të konvertimit të fondit të garancisë së mikrokreditit anglez. Goditja që mori Britania e Madhe në atë kohë ka mbetur në historinë e financave të botës dhe studiohet në tekstet shkollore universitare si një rast që nuk duhet të përsëritet më. Goditja që mori fondi i garancisë shtetërore të mikrokreditit anglez në atë kohë solli një nga krizat më të paparashikueshme për ekonominë angleze dhe solli edhe rënien e qeverisë angleze kohë më pas. Peshën më të rëndë nga goditja Soros në atë kohë e mori shtresa e mesme e sipërmarrësve të vegjël dhe biznesve të vogla të cilat mbetën zbuluar për vitin në vazhdim nga risqet që 10 miliardët shtetërorë duhet tua siguronin.
Soros që në atë kohë ndërtoi një strategji të re të fitimeve duke u futur në Europën Lindore nëpërmjet biznesit të ri Soros Management Fund dhe programit të Soros Economic Development Fund të OSI NY me200 milionë dollarë në fushën e mikrokreditit. Aryseja pse Soros u fut në Europën Lindore me fonde në fushën e mikrokreditit ishte sepse nëpërmjet njerëzve të tij në Europën Lindore dhe nëpërmjet zyrtarëve të korruptuar nga ai në Bankën Botërore dhe në struktura të tjera ndërkombëtare financiare arriti që të thithë qindra miliona dollarë ndihma të ndërkombëtarëve për tiu bashkuar në përpjkjet e tij për të mos u taksuar në bizneset e tij gjysëm ta paligjshme. Ndërhyrjet e Soros në Europë janë të famshme dhe ai ka cështje penale në Itali, Francë dhe është etiketuar si delinkuent financiar në shumë vende të Lindjes për spekulimet e tij grabitëse ndaj fondeve qeveritare apo ndihmave të huaja. Soros është përgjegjës për krizën e 1997 në Azinë Juglindore, në 2000 në krizën rrënuese të Argjentinës, në 2003 në Rusi, etj.
Fusha e mikrokrediti është një nga thelat e preferuara të këtij predatori të bursës globale që targeton Qeveri të dobta dhe të korruptuara, korrupton zyrtarë dhe gazetarë në të gjithë botën për të realizuar spekulacionet e tij të frikshme.
Arsyeja pse Soros ka lakmuar gjithmonë sektorin e kredisë për biznesin e vogël ka qenë politika globale për subvencionimin e këtij sektori me fonde të taksapaguesve dhe politika mbështetëse fiskale. Duke qenë se këto janë fonde shtetërore lokale apo ndërkombëtare në shumë të mëdha, Soros i ka parë si mundësi të arta për grabitje nëpërmjet rrjetit joqeveritar fitimprurës që ai ka ngritur në vende të Europës Lindore. Sot rrjeti i fondacioneve Soros në Europën Lindore është në rënie dhe diskreditim të vazhdueshëm me përjashtim të rastit shqiptar ku ky rrjet është më i fortë se në çdo rast të ngjashëm në botë.
Skemat spekulative sorosiane të Hedge Fund dhe Spin-Off që për herë të parë i aplikoi nëpërmjet mbështetjes së Mbretërisë së Hollandës që në vitet 1969 në tokat hollandeze të Amerikës Latine e kanë bërë atë një Mag të Bursës Globale dhe një nga makthet e frikshme për cdo Guvernator Banke Shtetërore kudo në Botë. Ivetmi vend ku Guvernatori i Bankës është i lumtur që e ka mirë me të është Shqipëria. Në çdo vend të botës nëse Guvernatori i Bankës do të kishte gruan e tij kryetare të Bordit të Sorosit lokal, ky Guvernator do të ishte shkarkuar ose për korrupsion të hapur ose për papërgjegjshmëri totale, ndërsa në Shqipëri Guvernatori shpërblehet nga Qeveria duke ia graduar gruan si anëtare të Gjykatës së Lartë, një nga kështjellat e Drejtësisë të dëshiruar prej 5 vjetësh nga zyrtarët lokalë të Soros në Shqipëri. Marëdhënia e Soros me një Guvernator Banke shihet nga opinioni publik njësoj si marëdhënia e një Bankieri me një hajdut bankash.
Sot skema sorosiane shqiptare e kreditit përbën një nga rastet më tipike të metodologjisë sorosiane. Rasti shqiptar është një rast tipik çka e bën këtë skemë një lajm global pasi ky lloj spekulimi përveç tipikes ka edhe veçantinë e korrupsionit shqiptar që e bën të dallueshëm. Në asnë vend Soros nuk ka korruptuar drejtpërdrejt familjen e Guvernatorit të Bankës Qëndrore dhe nëpërmjet tij të shkelë çdo ligj bankar, penal, civil, fiskal pa i hyrë një gjemb në këmbë. Rrjeti mafioz i Soros në Shqipëri kontrollon lirinë e fjalës dhe shprehjes nëpërmjet kapjes së politikës, shoqërisë civile, medias dhe çdo hapësire reale apo virtuale të mendimit kritik ndaj mafies sorosiane shqiptare.

Rrjeti mafioz shqiptar i Soros sot ka përfshirë të gjithë pikat kryesore të shoqërisë:
- të politikës (vetë kryetari i Opozitës Edi Rama është një nga produktet sorosiane të shoqërisë së hapur bashkë me dylberin e tij politik Veliaj);
- të drejtësisë (tashmë spinoff-I i tij MJAFT sot nëpërmjet parave të taksapaguesve amerikan “monitoron” gjyktatat shqiptare për të mbyllur ciklin “I gjithë shteti në sytë e MJAFT” ndërsa Gjykata e Lartë sot në përbërje ish-Kryetaren e Bordit të Soros Arjana Fullani dhe si asistente teknike përfaqsuesen e spinoff-eve të Soros, Klotilda Ferhati);
- të shoqërisë civile (rreth 7 milionë dollarë nga donatëorët ndërkombëtarë thithin çdo vit spinoff-et e krijuara prej tij që në vitet 1999-2000 dhe strukturat e tjera beniamine të shoqërisë civile);
- të medias (90% e rrjetit të drejtuesve të medias televizive dhe të shkruar janë të mbështetur financiarisht nga Soros në shuma të mëdha);
- të think tank-ut (I gjithë rrjeti i think tank-ut shqiptar sot është në kontroll të njerëzve të Soros të cilët raportojnë në institutcionet ndëkrombëtare një Shqipëri tjetër nga ajo reale, ashtu sic e do Edi Rama dhe financierja e Soros në Shqipëri, Milva Ekonomi);
- të strukturave anti-korrupsion (njerëzit e tij apo të financuar nga skemat e tij të dukshme apo të errëta janë kudo ku ka një projekte dhe OJF Antikorrupsioni që nga niveli i drejtusve të donacioneve ndërkombëtare antikorrupsion);
- të sektorit bankar (aktualisht Shqipëria është i vetmi vend në Botë që Guvernatori i Bankës është një ndër njerëzit më të besuar të Soros dhe ku Gruaja e tij ka qenë Kryetare e Bordit të Fondacionit Soros për një periudhë 3 vjeçare, aq sa i është dashur Soros për të kryer në Korrik 2008 një ndër spekulimet grabitëse financiare më të mëdha në një vlerë qarkullimi prej 229 milionë dollarësh);
- të universiteteve private (aktualisht vetëm njëri nga universitet private shqiptare, pronë e Soros në Shqiëpri me disa përfaqësues ligjorë fiktivë, ka një vlerë fillestare investimi kapital mbi 5 milionë dollar&eumlsmiley;
- të rrjetit të diplomatëve dhe donatorëve ndërkombëtarë (aktualisht janë një numër jo i vogël diplomatësh të huaj dhe drejtuesish të donatorëve ndërkombëtarë që operojnë në Shqipëri të cilët janë të implikuar në skemat korruptive të Soros).

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).