Fjalët e fundit të Saddam Hussein

"Armë të fshehura? Kështu kam mashtruar të gjithë botën. Duhej të frikësoja Iranin". Rrëfimi i gardianit të fundit të Raisit të Bagdadit: "Asnjëherë nuk kam pasur kontakte me bin Ladenin, fanatikëve fetarë nuk mund t'u zihet besë"

Mesi i dhjetorit 2003: Saddam Hussein është kapur dhe mbahet i burgosur në një qeli të përkohshme në zonën me siguri të lartë të aeroportit të Bagdadit. Ndërkohë, në dhomat e pushtetit të Washington, Shtëpisë së Bardhë, Sekretarisë së Shtetit, CIA-s dhe FBI-së luftojnë ashpër lidhur me trajtimin që i duhet rezervuar të burgosurit. Janë të gjithë dakord lidhur me një aspekt: duhet të poshtërohet. Por si të procedohet? Saddam është karta e tyre e vetme fituese, një ishull në detin e lajmeve katastrofike, nuk duhet luajtur keq. Në fund vendosin që ta lënë në Bagdad nën ruajtjen amerikane dhe ta gjykojnë nga gjykatës irakenë. Ama bëhet fjalë për të zgjedhur me shumë kujdes njeriun që duhet ta marrë në pyetje në qeli. Kërkohet një amerikan me prindër arabë, besnik ndaj Shteteve të Bashkuara dhe familjar me mentalitetin iraken. Një njeri i aftë që t'i fitojë besimin Saddam, ndoshta dhe t'i kuptojë ndonjë sekret. Për çudi, FBI-ja dhe CIA arrijnë tek i njëjti emër: George L. Piro, patriot amerikan, por edhe shtetas i botës arabe, bashkëbisedues i lezeçëm, por agjent i pamëshirshëm, dhëndëri ideal, por edhe një latin lover - një koktej i Pierce Brosnan, Enrique Iglesias dhe i shumë, shumë James Bond.

Ka lindur në Bejrut, por në kohërat e luftës civile. Kur ka mbushur të 12-at arratiset me familjen në Shtetet e Bashkuara. Në moshën 20-vjeçare rekrutohet në aviacionin ushtarak, pastaj punon si polic dhe, duke studiuar natën, kompleton ato studime që i hapin dyert e FB-së dhe të CIA-s. Menjëherë pas hyrjes në Bagdad, Piro ka rastin e tij të parë të studiojë raportet në Irak: grumbullon informacione dhe udhëzohet se çfarë gjëje është "classified" dhe çfarë jo. Punon në mënyrë aq profesionale dhe të ndjeshme, aq sa shërbimet sekrete zgjedhin pikërisht atë për t'i besuar detyrën më delikate: marrjen në pyetje të Saddam Hussein. Në atë kohë Piro sapo kish mbushur të 36 vjeçët dhe kishte rreth 6 në shërbim: një karrierë vërtet marramendëse. Kështu, në janar të vitit 2004 Piro kthehet në Irak. Për gjashtë muaj me radhë - deri tek procesi - do të vizitojë pothuajse çdo ditë Saddam Hussein në qeli. Pas ditëve të para të çorientimit, i burgosuri e ka rifituar gjakftohtësinë, është kthyer të jetë manipuluesi i madh që kërkon të luajë kartat e tij, nuk jep asgjë, qëndron i mbyllur. Piro përgatiti në misionin e tij nga ekspertë të CIA-s, të cilët i tregojnë profilin psikologjik të Saddam, duke i nënvizuar pikat e dobëta të tij: është një efoman me vullnet të hekurt, i rritur pa baba e pa para, i cili e ka hapur në mënyrë mizore rrugën për lart. Ka manitë e madhështisë që ushqehen nga pushteti i tij i pakufizuar dhe nga nderimet që i atribuohen. E gjitha kjo e ka verbuar deri në pikën që e konsideron veten si trashëgimtar të Mbretit të Babilonisë së lashtë, Nabucodonosor i II-të.

Vizita e parë e Piro-s ndodh në qelinë e përkohshme në aeroportin e Bagdadit. I drejtohet të burgosurit me shumë respekt, por e quan "Mister Saddam", pa tituj. Ai paraqitet si "Mister George". Ish-Presidenti nuk e pyet për rangun, e kupton vetë se duhet të jetë i lartë, sigurisht një agjent me akses të drejtpërdrejtë tek Presidenti Bush. Piro ia forcon këtë përshtypje duke u dhënë urdhra të prera gardianëve, të cilën ia realizojnë sa hap e mbyll sytë. "Tash e prapa jam unë përgjegjës për çdo aspekt të jetës tënde", i thotë ai. Do të jetë pikërisht ai që do të merret me gjithçka që i nevojitet: ushqim, rroba, sende komforti.

Bashkëbisedimi i parë i vërtetë lidhur me gjithë historinë e Mesopotamisë. Atë ditë nuk flasin për politikën e Saddam, por për historinë e Irakut, por poezitë e ish-diktatorit, për katër romanet e tij, për vargjet që vazhdon të shkruajë në qeli. Të dy njerëzit testojnë njëri tjetrin. Saddam vlerëson forcën dhe mundësitë e manovrës së agjentit që i ulet përpara, i kërkon për shembull letër për të shkruar - të cilën e siguron menjëherë - dhe shami prej letre të lagura, me të cilat fshin pareshtur duart dhe fytyrën. Ka frikë nga ndonjë virus.

Takimi i parë është sukses. Piro e ka qëlluar objektivin e tij: Saddam është i gatshëm që të vazhdojë të flasë më të, nuk e refuzon. Për ditë e ditë të tëra do të flitet për poezitë e reja të dashurisë që vazhdon të shkruajë dhe për femra. Për infermieren që i ka bërë analizat e gjakut, Saddam thotë se është e "lezeçme". Pastaj shton se në përgjithësi i gjen amerikanet të pavarura: në ndryshim nga irakenet, janë të afta "t'ia kalojnë pa burrat". Kundrejt Shteteve të Bashkuara ish-diktatori manifeston një urrejtje - dashuri. Përbuz politikanët e Washington, sidomos të presidentit Bush. Kurse Reagan është një përjashtim: "Ishte njeri i besës". Ama admiron amerikanët "normalë". Duke qenë se nuk ka dalë kurrë nga kufijtë e Lindjes së Mesme, njohuritë që ka për Amerikën janë ato që i vijnë nga filmat, në mënyrë të veçantë nga "Thë Godfather", filmi i tij i preferuar. I pëlqen shumë Don Corleone dhe e identifikon veten tek ai.

Dalëngadalë Piro i afrohet marrjes në pyetje në kuptimin e vërtetë të fjalës. Përdor mjetet e zakonshme - fare gjumë, zhurma të vazhdueshme, të ftohtë ekstrem, ndoshta edhe atë mbytje të simuluar që është "waterboarding"? Jo: Piro ecën kundër procedurave të FBI-së, sepse "me një njeri si puna e Saddan Hussein një skenar frike nuk të çon asgjëkundi". Arma e tij sekrete është mërzia e kriminelit dhe koha. Është Piro që e kontrollon. As Saddam, as gardianëve nuk u lejohet të mbajnë orë, ndërsa ai shpalos një kronometër të madh, të cilin Saddam e shikon i fiksuar, i hipnotizuar, duke vazhduar ta pyesë se sa është ora. Saddam, i burgosuri i çorientuar, fillon që të ndjejë simpati për George, inkuizitorin simpatik dhe në ato seanca të pambarimta fillon të tregojë ndërmarrjet e veta heroike dhe arratinë e tij kurajoze nga Bagdadi tashmë i pushtuar nga amerikanët. Tregon në mënyrë të detajuar sesi i ka mashtruar amerikanët që po e kërkonin gjithandej: ka kaluar me not ujërat e forta të lumit Tigër, me një thikë midis dhëmbëve, duke ju kundërvënë korrekteve që donin ta merrnin me vete, pastaj është kapur me thonj e me dhëmbë deri në fshatin ku është fshehur. Midis të pyeturit dhe pyetësit po formohet një lidhje besimi, pothuajse varësie. Piro e shfrytëzon mjeshtërisht situatën, por në një moment të caktuar ndryshon regjistër: do ta provkojë Saddam, ta bëjë t'i hipin kacabunjtë, duke e shpënë në malet ruse të emocioneve.

Kështu i tregon amjet e qeverisë së re, rrëfimet negative lidhur me të, bile edhe videon e përmbysjes së statujës të tij në sheshin qendror të Bagdadit "Mendoja se populli të donte - e tall ai - gjithmonë më ke përsëritur një gjë të tillë, kurse shikoje sesi kërcen mbi kokën tënde të bronztë të shkëputur nga trupi...". Kur më pas i shton se ndoshta kur kish pushtetin e kishte humbur kontaktin me njerëzit, i injoronte se çfarë mendonin vërtet, se çfarë ndodhte në vend. Saddam zbehet si meit, "sytë e tij u bënë të ftohtë dhe u mbushën plot urrejtje". "Kisha gjithçka nën kontroll. Isha unë ai që jepja urdhërat", thotë ai. "Edhe atë për të gazuar kurdët?", e pyet Piro. Saddam nuk do të futet në detaje, por thotë vetëm kaq: "Ato qenë treguesit e mi. Këtë duhet të bënin njerëzit e mi, pasi unë u kisha thënë atyre se sulmi ishte i nevojshëm. Bile vërtet ishte i tillë". Pastaj flet për sozitë e tij: nuk i ka përdorur asnjëherë ata në diskutimet publike, siç shkruante shpesh shtypi perëndimor sepse, shpjegon ai, "nuk ishte e nevojshme". Më pas flet për mosbesimin e tij ndaj të gjithëve, për mënyrën sesi ngjallte grindje midis më besnikëve të tij për të parë se kush ishte kundra dhe ta vriste. As djemve të vet nuk u besonte, megjithëse i kishte caktuar trashëgimtarët e tij: "Nuk mund t'i zgjedhim fëmijët". Personi i vetëm për të cilin nuk kishte dyshuar kurrë ishte e jëma.

Më 28 prill, ditën e lindjes së tij, Piro i vjen me një dhuratë surprizë. "Duhet ta festojmë ne, përndryshe në të gjithë vendin askush nuk ka njeri që ta bëjë" dhe i tregon gazetat, në të cilat nuk ka asnjë gjurmë të përvjetorit. Atëherë nxjerr nga xhepi një pako me biskota dhe i thozë: "I ka gatuar nëna ime libaneze dhe m'i ka dërguar që të t'i jap ty. I ka bërë sipas një recete të lashtë arabe". Ka marrë me vete edhe një dhuratë tjetër: një qeskë me farëra. Dalin së bashku në kopshtin e vogël që Saddam ka në dispozicion për orën e ajrit, pajdosin, ish-diktatori gërmon dheun, i mbjell, i mbulon dhe pastat pyet me zë të lartë nëse do të arrijë t'i shikojë që të lulëzojnë nëqoftëse toka është e mirë. Thotë edhe se as fëmijët e tij nuk e kanë njohur kurrë kaq mirë "si ju, Mister George". Diktatori mizor që ka xhentilesë prej kopshtari.

Në këtë pikë Saddam kalon nga një temë tabù tek tjetra - gjithçka të regjistruara me kujdes në 700 faqet e raportit sekret të Piro, natyrisht "classified" - dhe fillon nga gabimi i parë taktik i veti: atë që ka tërhequr trupat tokësore pas pushtimit të Kuvajtit. I dyti kish qenë që nuk i besoi pushtimit të vitit 2003, duke nënvlerësuar efektin e atentateve të 11 shtatorit 2001 mbi amerikanët, politikën amerikane dhe "dinakërinë politike e disa njerëzve në Washington", që atij, laikut, i atribuonin lidhje me al Qaedan dhe fondamentalistët islamikë. "Nuk kam pasur asnjëherë kontakte me bin Ladenin - i thotë Piro - Fanatikëve fetarë nuk mund t'u zihet besë".

Pastaj vjen momenti për të folur për armët e shkatërrimit në masë, motivin zyrtar të përdorur nga Shtetet e Bashkuara për deklarimin e luftës kundër Irakut. Pesë muaj pas seancës së parë të pyetjeve vjen dorëzimi. Çdo ditë Saddam shkruan nga një poezi, të cilën ia tregon krenar agjentit. Ai e lavdëron dhe, duke e gënjyer, i thotë se "është një vepër e madhe letrare". E fut në grackë, e pyet nëse, me ato aftësi, i shkruante vetë edhe diskutimet zyrtare. Jo të gjitha, i përgjigjet Saddam, por është përkëdhelur në sedër. Po armët?, e pyet sërish. "Qenë vetëm fjalë. Qenë një truk për të mashtruar botën". Tregon në mënyrë koncize se pjesa më e madhe e armëve të shkatërrimit të tij qenë larguar qysh në vitet nëntëdhjetë nga inspektorët e Kombeve të Bashkuara dhe ato pak të mbeturat i kishte shkatërruar vetë ai. Atëhere pse të vihej në rrezik fati i Irakut dhe i jetës së vet? Sipas Piro-s, "Saddam ishte i bindur se mund ta mbante larg armikun iranian vetëm duke e bërë të besonte se mund ta shkatërronte. Në këtë mënyrë llogariste të ruante edhe pushtetin e tij". Kështu, Saddam kishte frikë Teheranin, jo Washington - të paktën nuk e pati frikë deri kur pa të mbërrinin avionët dhe trupat e tij.

Më 1 korrik të vitit 2004, pas gjashtë muajsh takimesh pothuajse të përditshme, Piro e çon Saddam në gjykatë, për t'ia dorëzuar fatin e tij juridik, të paktën formalisht, duarve irakene. Agjenti i FBI-së lirohet. Përpara takimit të tyre të fundit, në pazarin e Bagdadit, blen për 6 dollarë amerikanë cipën dy puro "Cohiba", marka e preferuar e irakenëve. I pijnë së bashku në qeli. Pastaj i i thonë lamtumirë njëri tjetrit sipas mënyrës arabe: duke u puthur në të dyja faqet.

(La Stampa)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

6 Komente

Ndërkohë, në dhomat e pushtetit të Washington, Shtëpisë së Bardhë, Sekretarisë së Shtetit, CIA-s dhe FBI-së luftojnë ashpër lidhur me trajtimin që i duhet rezervuar të burgosurit. Janë të gjithë dakord lidhur me një aspekt: duhet të poshtërohet. Por si të procedohet? Saddam është karta e tyre e vetme fituese, një ishull në detin e lajmeve katastrofike, nuk duhet luajtur keq. Në fund vendosin që ta lënë në Bagdad nën ruajtjen amerikane dhe ta gjykojnë nga gjykatës irakenë.

 

Mire RD -ja aty. smiley

Bile flame fare si organ i Partise qe ka mazhorancen qeverisese ne Shqiperi.

Ndonje permendore per Sadamin eshte duke u menduar te ngrihet si njeri qe nuk u beson fanatikeve fetare ?

Si e mendon RD, ata ushtaret qe kishim ne Irak pse i kishim cuar , per turizem apo per cfare ?

Ky shkrimi ka ndonje gje me shume se kaq ? ( ne kuptimin e psese se botimit )

 

 "....Po armët?, e pyet sërish. "Qenë vetëm fjalë. Qenë një truk për të mashtruar botën". Tregon në mënyrë koncize se pjesa më e madhe e armëve të shkatërrimit të tij qenë larguar qysh në vitet nëntëdhjetë nga inspektorët e Kombeve të Bashkuara dhe ato pak të mbeturat i kishte shkatërruar vetë ai. Atëhere pse të vihej në rrezik fati i Irakut dhe i jetës së vet? Sipas Piro-s, "Saddam ishte i bindur se mund ta mbante larg armikun iranian vetëm duke e bërë të besonte se mund ta shkatërronte. Në këtë mënyrë llogariste të ruante edhe pushtetin e tij". Kështu, Saddam kishte frikë Teheranin, jo Washington - të paktën nuk e pati frikë deri kur pa të mbërrinin avionët dhe trupat e tij...."

 

Automatikisht lind pyetja ; Pse Sadami nuk kish frike nga Uashingtoni, por kish frike nga Teherani. 

Pergjigjia, mendoj se gjindet tek investigimi qe gazetaret perendimore i kan bere mardhenieve te perendimit me regjimin e Sadamit, programin e te cilit e kemi pare tek emisioni Panorama te tv Canvas, ku tregohet per shitjet e armeve qe perendimoret i kan bere regjimit te Sadamit, ne periudha te ndryshme, tek vajtje-ardhjet e emisarve te ndryshem (te dokumentuara) perendimore, amerikane, franceze, gjermane, angleze, ne Bagdat, per takime te fshehta te emisarve te Sadamit ne Paris me emisare te Uashingtonit dhe vendeve te tjera.  Per premtimin qe keta emisare perendimore i kishin dhene Sadamit per mbeshtetje, ne rast te hapjes se nje fronti lufte me Iranin. Te gjitha keto, mendoj e kishin bere Sadamin, te besonte (siç besojne lindoret) se me perendimoret mund te hynte ne tratativa per çdo gje, edhe kur ata e kritikonin, ai kujtonte se ishin lojra, filma. 

Teheranit, natyrisht qe ja kishte friken, sepse nuk ishte Irani qe e filloi sulmin (dhe qe as nuk e mendonte nje gje te tille me Irakun), por pikerisht vet ai, me mbeshtetjen e miqve perendimore. Miq, qe sipas gazetarve investigues, mbasi e shtrydhen si limoni prostituten Sadam, e hodhen pertoke. 

Pjer, Saddami mund te kete pasur frike nga Teherani, dhe keto mund te jene vertete fjalet e tij (anipse nuk i detyrohet askush t'i thote fjalet e tij te sakta) por me e rendesishme eshte fakti qe ketu lozet rende me ate qe eshte e shkruar mes rreshtave, me nje fjale, Iraku mund te kete qene vertete gabim, por e vetmja menyre tashme per te ndrequr kete gabim eshte t'i hyjme Iranit, pasi Irani eshte vertete per t'u pasur frike, sic e deshmon edhe Saddami. Nga i ekzekutuar me vdekje, i poshteruar, nuk eshte vecse nje hap i vogel psikologjik qe Saddami te shnderrohet ne profet prej pertej varrit, i cili thote qarte se nuk duhet pasur frike nga Amerika, te cilen e respekton, e urren-dashuron nga larg, por nga Irani. P(r)o(f)etike vertete.

 Mund te aludohet ashtu siç thua ti, por ama veç mund te aludohet, nderkoh qe e verteta eshte se perendimi "e perdori Sadamin si te donte vete, si nje prostitute, si nje kurvar, dhe ne fund e hodhi poshte", po te perdorim fjalet e atyre qe investiguan mbi aferat e tij me perendimin.

edhe mua me la te njejten shije si Luliani, kjo lloj ideollogjie fillon keshtu me ca artikuj gazete e pastaj amplifikohet deri ne lufte.

quajeni si te doni edhe teori boshe konspirative po IMHO gjithe kjo qe po ben Izraeli ndoshta eshte edhe nje tentative per te provokuar nje reagim te Iranit.

Ne reagimin me te pare te Iranit Amerika do filloje luften.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).