Është mjerimi që godet gratë

Një grua 27-vjeçare u vetëvar në dhomën e gjumit, në prani të të shoqit të saj. Katër fëmijët e mitur flinin në dhomën pranë. Ngjarja ndodhi në netët e para të 2009-s, në Bathore. Një javë më pas, një grua u godit për vdekje nga i shoqi i pirë, në një prej blloqeve të Laprakës.

Dje, në Elbasan, Elisabeta Çela, nëna e dy fëmijëve, u përcoll në banesën e fundit, për shkak se vendosi me dëshirë të largohej nga kjo botë vuajtjesh, duke gëlltitur një grusht helm. Çdo ditë po sjell viktima të reja. Janë viktima të dhunës, janë viktima të mjerimit. Në Shqipëri, familja është në luftë.

Aktet makabre, përveç se shkaktojnë drama në familjet ku ndodhin, sjellin trishtim për çdo shqiptar: u mbyt, u vra, e vrau, u vetëvar, u ther, e theri, ia preu kokën me sëpatë, me sqepar, me kosore, me thikë buke...kryeradhë e përditshme e lajmeve tona.

Viktimat janë jo rrallë gratë, gra të reja, gra të vjetra, nëna, gjyshe, vajza, motra; gra të rraskapitura, të sfilitura, gra qyteti e fshati, gra periferie. Nëna që lënë nga mbrapa fëmijë të mitur, mbytur në varfëri.

Në rrethinat e Tiranës, në orë të caktuara të ditës, gratë, mbartin kova dhe bidonë të mbushura me ujë. Ato janë gra të reja, të sapomartuara. Ka dhe gra të vjetra, por të gjitha njëlloj të lodhura, të munduara, gra që kalojnë mbi grumbuj hedhurinash, mbi gropa e pellgje, thua se janë në skajet e largëta e të humbura të Afrikës. Por në Evropë, jo, kurrsesi!

Janë aq afër dhe aq larg! Aq pranë metropolit që shkëlqen atje tej, dhe aq të ndryshëm nga ai. Të mjeruar duken të gjithë atje, fëmijë e pleq, burra, e të rinj. Por nënat e gratë janë dyfish më të munduara.

Gratë mbartin barrën e lodhjes e të zemërimit të burrit të papunë, i cili pasi ka pirë në pijetoren aty pranë, me lekë të marra borxh, ose pasi ka hedhur firmën në listën e gjatë, që i detyrohet të zotit të dyqanit, kthehet ne shtëpi i trullosur, i farmakosur, nën efektin e avujve të alkoolit. Atje shikon të vërtetën e madhe, varfërinë që i ka pllakosur e hidhërimi merr udhë, ai ndihet keq, i dështuar, i dobët, i pashpresë...

Në një çast ngre dorën për të goditur të keqen, por godet kuturu. Kur kthjellohet, e kupton se ka qëlluar mbi bashkëshorten, mbi nënën e fëmijëve të tij. Tani mjerimi i ka hapur dyert kanat më kanat. Fëmijët kanë mbetur jetimë. Kujë! Burri vrau të shoqen! Por nuk ka goditur burri, ka goditur mjerimi. Mjerimi i godet të gjithë, por gratë i qëllon më fort.

Disa kilometra më tej, nga dyert e makinave luksoze zbresin gra e burra të qeshur e të pastër. Veshjet i kanë të modës së fundit, zbresin e hipin rrethuar nga shpura shoqëruesish e bodigardësh, celularët në vesh.

Zotërinjve apo zonjave, u shndrit fytyra, këmba s'ua njeh baltën; ecin nëpër tapete, në sallat e ministrive, nëpër hollet e hoteleve pesëyjësh. Harrojnë nga erdhën, harrojnë pse erdhën, harrojnë ku shkojnë. Lodra e pushtetit është zbavitëse, marramendëse, transformuese. Në Kuvend çirren për shifra e fakte. Bërtasin për drejtësi, barazi, integrim.

Në fund, asgjë. E më pas, i njëjti avaz nga fillimi. Të nesërmen, jo shumë larg qendrës, ata të tjerët, banorët e periferisë, çapiten në rrugë me pellgje e baltë. Çizmet e llastikut u ngjyhen në llucë e kur u afrohen rrugëve kryesore, ulen diku pranë një currili uji për të larë baltën, për të fshehur mjerimin e tyre, që Tirana, me rrugë, drita e pemë, të mos qeshë me ta, që Tirana t'i pranojë edhe për sadopak.

Në rrethinat e Tiranes, banorët e ardhur gjatë këtyre viteve, nuk besojnë dot më. Mjerimi që i ka pllakosur cep më cep, i ka topitur. Ata nuk shpresojnë më, se janë lodhur së prituri, janë gënjyer për 18 vjet, nga të gjitha qeveritë me radhë. Por koha ka ardhur për një ndryshim të vërtetë.

Është koha kur qytetarët e Yzberishtit, e Fushës së Misto Mames, apo të Unazës së Re, të mos jenë si top pingpongu që hidhen nga Komuna e Kasharit, e priten nga Njësia nr. 6, sepse mjaft është mjaft! Ata duhet ta dinë se janë qytetarë me të drejta të plota, që kanë të drejtën e shërbimeve dhe të infrastrukturës, të drejtën e rrugës, të ujit, të linjës së autobusit, të shtëpisë së legalizuar.

-Ju votoni këtu, por trualli administrohet nga Komuna e Kasharit... - Paguani taksat këtu, por shërbimet ua mbulon komuna atje... - Nxitoni të përfitoni tani! Tani ka fushatë. Tani është momenti, - u thonë.

Por fushatat vijnë e shkojnë, por deri më sot, ata janë pa shtëpi të tyren, pa rrugë, pa kanalizime, pa ujë, pa shërbime komune, pa shkolla e çerdhe. I hedhin e i presin, sa te legalizimet, sa në komunë, sa te ujësjellësi, për vite me radhë. Ata janë preja e parë në çdo gjueti votash. Ndërkohë, kudo nëpër rrethina, banorët janë të pezmatuar. Dhe pezmi i tyre bie shpesh mbi gratë, padrejtësisht. Dëshpërimi zbrazet mbi to.

Gra të mira, të reja, të vjetra, që bëhen viktimë e një shoqërie të mbrapshtë... ku premtimet ikin pa kthim, ku fushatat buçasin në erë.

Burra të lodhur, të zhgënjyer: mos e grumbulloni zemërimin tuaj! Mos qëlloni mbi gratë! Drejtojeni aty ku duhet fuqinë tuaj. Jepini dorë ndryshimit të madh. Është koha për një ndryshim të vërtetë, që mjerimi të mos godasë më gratë...

15 Komente

Hartim mjerimi ... mjerimisht Migjenian.

Nuk e dija qe mjerimit i duhej kenduar artistikisht per ta marr ne konsiderate.

sic e thash edhe te nje shkrim tjeter, antaret e peshkun, ne pergjithsi, e kane kaluar lumin dhe e kane lene fukarallekun ne bregun matan. Eshte normale qe tema te tilla mos te gjenerojne komente aq sa ato qe kane te bejne me bezdisjet e perditshme.

he mer ti, se vetem i tekje vodka pasditeve eshte zengjinlleku jone. Ca lesh lumi kemi kalu. Ne jemi ne rruge te madhe si popull.

smiley

Po pra po i teke vodke finlandeze, kur poplli me i kile rrush e gjys kilje cecel qet 20 pagure raki. Pasunare!

Tushe,

Ne Amerike, po riperseritet seriali i vetvrasjes ashtu si edhe ne Shqiperi(vetem dje u shua nje familje me 6 persona) Shteti po uleret majtas e djathtas per ti kujto popullit se ndonese ne 'shtetin me kapitalist' ata nuk jane vetem. Leshimi i jetes nuk eshte zgjidhja.

O Tushe, mu me boni pershtypje ai biznesmeni Fierak i para ca javesh. Goxha njeri ish..

kush biznesmen mer aman ???

Sdi gjo une .

nje qe ndjese paste, nje nga ata te rrallet qe biznesin e kish te paster qelibar, qe qeveriu deklaroi se kish pat rritje ekonomike 9%+ vetem ne tremujorin e funit...

Ah, po ku shof lajme une aman. Se kisha degju. Kam qene tape gjate muajit te  nderrimit 2008 me 2009.

Tani e guglova me keto te dhena dhe bera cudi dhe une nga historia. Biles u preka shume smiley

Pune m...ti  smiley   smiley 

Në Shqipëri, familja është në luftë.

PO ! Dhe jo vetem familjet ne mjerim ekonomik. Mjerimi eshte i rrenjosur ne mendjet e shqiptareve.

Shkrimi e kishte te mire pjesen e pare, pjesa e dyte e prishte muhabetin krejt.

Në rrethinat e Tiranes, banorët e ardhur gjatë këtyre viteve, nuk besojnë dot më. Mjerimi që i ka pllakosur cep më cep, i ka topitur. Ata nuk shpresojnë më, se janë lodhur së prituri, janë gënjyer për 18 vjet, nga të gjitha qeveritë me radhë. Por koha ka ardhur për një ndryshim të vërtetë.

Sigurisht qe do ti kapi mjerimi dhe lodhja ,sepse nuk e kane kuptuar qe kur erdhen, se nga ky mjerim do te perfitonin ata qe marin pushtetin nepermjet votes se tyre ,premtimeve per ndryshim.

Gruaja jo vetem qe po zhytet ne mjerim ekonomik por edhe ate shpirteror ,me duket se Shqiperia eshte zhytur me keq se ne komunizem ,persa i perket varferise ekonomike dhe shpirterore ,me kete tranzicion te zgjatur dhe me keta lidera politike te konsumuar qe nuk japin me gje te re ,shqiperia mbetet ne krize te madhe.

Fajtoret jane "ideologet dhe strateget" e shoqerise Shqiptare qe kane pushtetin dhe nuk e leshojne edhe pse kane deshtuar ne skandale te nje pas njeshme,...kriza ne shqiperi vazhdon,edhe me keq sec ka qene ,faktet flasin vet ,varferia ne cdo aspekt eshte ulur gjithe andej .

Evetmja shprese eshte te pakten te largohet nga syte tone ,Berisha te mos ja shofim me surratin, qe sa vjen dhe po i behet me i shemtuar,po i bashkohet hunda dhe mjekra BASHKE si ajo e ARAFATIT..nuk shifet dot kur qesh!

Per nje arsye te vetme ,sepse shpirti i tij,genjeshtrat dhe mashtrimet e tij i shkoje me semiri edhe fytyres se tij.

me vjen inat per nje gje, qe ky artikull fajeson varferine per keqtrajtimin e grave.

Me sa kam vene re une, keqtrajtuesit jane burra te cdo klase te shoqerise, bile ne Shqiperi pak me dukshem se sa ne vendet e tjera.

Kete problem kisha dhe une me artikullin.  Dmth e shpjegon dhunen me varferine.  Dhe ne nje fare menyre nuk jepet si shpjegim por si alibi. 

Ky fenomen (i dukshem dhe i padukshem) eshte nderkombetar.  Ne BE, Spanja ka shifrat me te larta.

 

Është koha kur qytetarët e Yzberishtit, e Fushës së Misto Mames....

Fusha e Misto Mames, a/k/a Fusha e M&M! smiley

Pa dash me i heq "gravitas"-llekun kesaj plage te shoqerise sone gjysem-ambulante, do doja ti dedikoja nje kenge te gjithe atyre qe kane vajtur ne hapsane per pune nderi, sidomos atyre qe jetojne ne Kodrat e Yzberishtit dhe ne Fushen e Misto Mames!

Gajret burra, se Hapsanja do bythe! smiley

 

C'ar pa Fushe e Misto Mames,

Ene Kodra per karshi,

Ja kane @1 gopin e s'ames,

Ka 'i vrases shpi' per shpi'. smiley

 

Grate, apo seksi i dobet ,ne Shqiperi konsiderohen nga shumica e meshkujve si placke apo mall. Po nuk ndryshoj ky mentalitet feudal nuk ka gjasa te permiresohet situata. Prandaj keqtrajtimi i tyre nuk ka shume lidhje me mjerimin apo fukarallekun ne pergjithesi.

 

zonja eshte anetare e asamblese se ps, qe ta dini si fillim

 

teksti esht ok, duket se znj.ndrenika e njeh fushen e saj mjaftueshem

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).