Erion Veliaj - Çfarë fati për “Obama-n” e bardhë!

Henri Cili
Revista One

Obama ka obseduar botën. Fabula e presidentit të ri të shteteve të bashkuara të Amerikës është bërë një tentacion i shumëkujt. Ai vetë, me biografinë e tij, me historinë e tij, por sidomos me sloganin e tij “ We can….” kanë krijuar dishepuj kudo. Një i tillë është në Shqipëri Erion Veliaj, drejtues i lëvizjes politike G 99, i cili ka më shumë se një vit që identifikohet me këtë figurë, ka më shumë se një vit që frymëzohet nga aksioni politik i Obama-s, ka më shumë se një vit që përpiqet t’i ngjajë atij në fjalime, gjeste dhe në komunikimin politik. Nga vizitat tek lagjet rome të Tiranës, tek mënyra e zhvillimit të takimeve, nga slogani i G99 e deri tek përmbajtja e mesazhit të medias, nga bluza me fytyrën e Obama-s të stampuar e deri tek gjestikulacioni, Obama ishte për Erion Veliajn vërtet një alter- ego. Gjatë netëve të gjata televizive shqiptare, kur po pasqyroheshin zgjedhjet në SHBA, Erion Veliaj kishte një pozë të privilegjuar. Por sidomos pas shpalljes së rezultatit, ai kishte shprehjen e njeriut “A ju thashë?”

Sakaq, një numër ngjarjesh dhe zhvillimesh politike në Shqipëri kanë bërë të mundur që Erion Veliaj të kuotohet më lart në skenën politike lokale. Ai vetë, jo aq lëvizja që ai drejton, është shndërruar në një personazh politik të dorës së parë tek e majta, sidomos tani që LSI dhe PS janë në konflikt të hapur me njëra tjetrën. Është e qartë që Erion Veliaj mund të kuotohet shpejt, shumë shpejt, në personazhin numër 2 të listës së përbërë të PS me aleatët.

Për këtë e kanë ndihmuar shumë faktorë. Së pari prezenca publike e shtuar dhe e goditur në shenjë. Mjafton të themi se sa herë që Erion Veliaj bën një deklaratë, PD, pra Berisha, përmes zëdhënësit të saj Gert Bogdani, bën një deklaratë kundër. Nëpër debate televizive ai është më shumë se sa një herë një përfaqësues i fortë i opozitës së majtë, një aleat efikas i Edi Ramës dhe partisë socialiste, duke lënë dukshëm pas mjaft figura klasike të së majtës, të reja dhe të vjetra.

Disa debate që Erion Veliaj ka bërë lidhur me grevën e urisë së 10 deputetëve e kanë shndërruar atë në pikë të fortë referencë për kampin e majtë. Kanë shfaqur një Erion Veliaj agresiv dhe luftarak në funksion të objektivit të tij, një Erion Veliaj që nuk e ka fare problem të thërrasë në ndihmë më të fundit armë për betejë. Dhe në fakt, armët, për të fituar betejat janë. Një Erion Veliaj, i cili është madje i gatshëm të jetë dhe populist për objektivin e tij politik.

Edhe pse njihet “efekti valë” në politikë, a do të jetë “obamizmi” e ardhme dhe për politikën shqiptare..? Duhet të presim. Ndërsa bota politike po reduktohet në komunikim politik, ka shumë mundësi që modeli i një “Obama i bardhë” të mund të ecë edhe në shoqëri të tilla si kjo e jona. Ndërsa Erion Veliaj e ka lënë veten të modelohet plotësisht sipas modelit Obama, është prova e elektoratit shqiptar ajo që do të japë apo jo viston për këtë model në qershorin e ardhshëm.

69 Komente

Henri,

se je dhe shef i madh i nje universiteti privat. Ma rralle ne print e ne Tv se kur te mbarohen fjalet fillon e thu budallalliqe pastaj.

Vallaj e ka dhi kesaj rradhe krejt..

S paska fjetur mire Cili.Po ku Obama e ku Velija!!

Eshte iluzion foshnjarak te presesh modelimin e Erionit ne nje lider me stature te tipit Obama vetem nga disa gjestikulacione te jashtme ( bluza me fytyren estampuar te Obames, slogani : Do t ja dalim)

Suksesi Obames eshte produkt i imazhit dhe statures se tij ne sfondin e nje force  te madhe politike(DP) duke percjelle shpresa  te reja per  ndryshim ne nje moment  kritik te shoqerise amerikane.

E.Veliaj duhet simpatizuar per suksesin e tij si drejtues i Mjaft, per aftesite e tij ne debatin mediatik por kohet e fundit si drejtues  i G99 eshte impostuar ne rolin e shqytarit te E.Rames duke u bere interpret i flakte i pozicioneve te PS ne raport me LSI. Fale ketij sherbimi mund te kapi nje vend ne listen elektorale te PS dhe te futet ne parlament.Qellimi justifikon mjetetsmiley

Suksesi Obames eshte produkt i imazhit dhe statures se tij...

Vërtet e njihje më parë se të kandidohej Obamën?!

E keni gabim. Une them Veliaj ja kalon Obames nga aftesite. Pa permendur faktin qe nuk eshte abbronzato si puna e Obames.

Plus qe Veliaj ka me shume kohe qe njihet ne arenen kombetare shqiptare sesa Obama ne arenen kombetare amerikane, keshtu qe dhe ato slloganet them se mund tia kete kopjuar Obama Veliajt, dhe jo anasjelltas sic pretendojne disa.

 

Obama ka obseduar botën.

Ky llafi ca do me thene ne shqip, se pertoj ta coj andej nga tema e fjalorit shqip-shqip? Apo e kane "shqiptarizuar" fjalen obsessed?

 

Edrus: Vërtet e njihje më parë se të kandidohej Obamën?!

Nuk e njihja une, as komshiu im Zyberi dhe as fshataret e Paskuqanit por nuk mund te mohosh qe kishte nje bacground , kishte nje afirmim si senator dhe plus ne nje vit fushate elektorale cfaqi imazhin dhe staturene e nje politikani  premtues. Por gjithmone si kandidat i nje force te madhe politike Edrus. Me thuaj, cili eshte fluksi qe ka mbas vetes E.Velija? Sa per hyzmetin qe i ben vetes bravo i qofte dhe eshte per tu admiruar.

Veshja e jelekeve me kurrabije sic eshte bere e modes per djelmoshat mjaftiste  mund te te beje te dukesh trendy por a thua se votuesit katundeve te Shqiperise do magjepsen vetem nga sportiviteti veshjeve i  nje brezi qe pretendon nje Polike te Re??

Para disa kohësh kisha bërë një post në blogun tim , "gjeni diferencat" , në të cilën kërkohej se ç'kishin të përbashkët dhe se cilët mund të ishin më të suksesshmit.

Hiq Berluskonin dhe Ramën, si personazhe të futur në politikë vetëm për të thënë që dhe unë mund ta bëj politikanin, dy të tjerët: Putin dhe Obama (dallohen edhe fizikisht shumë më sportivë se ata ngordhalaqët e tjerë Tongue), janë presidentët më të rinj të dy superfuqive të botës.

Nëse Putin fprcën e tij të karakterit e ka treguar më se një herë në arenën ndërkombëtare, me Obamën patëm rastin që të njiheshim në fushatën e tij elektorale.

Elokuenca dhe karakteri i tyre burrëror, sipas meje ka të bëjë me fëmijërinë dhe adoleshencën e tyre... janë rritur dhe edukuar PA BABA!
Hallet që ju kanë rënë në kokë që fëmijë, i kanë bërë të fitojnë atë karakter dhe vendosmëri për të arritur rezultatet... Natyrisht që nuk mund të jetë shumë domethënëse kjo, por një përqasje përveç se me Obamën, Velijat në këtë rast (dhe për këtë arsye) do t'ja bëja dhe me Putin-in Smile

Ndoshta një Putin/Obamë i ri edhe për ne?

Forca Veliaj!

Smile

Edrus:Elokuenca dhe karakteri i tyre burrëror, sipas meje ka të bëjë me fëmijërinë dhe adoleshencën e tyre... janë rritur dhe edukuar PA BABA!
 

Ka dicka te vertete ne kete mesele.Sikurse edhe fakti qe femijet e rritur pa baba cfaqin nje karakter egocentrik dhe agresiv. Aq me teper po te jene rritur ne jetimoresmiley Kjo ben qe mungesen e Babait ta projektojne te Atdheu (AT-dhe) smiley

Filluat dhe juve te psikoanalizoni politikanet tani si Lubonja? smiley

Veshtire te thuash qe kane qene pikerisht ato faktore Edi. Dmth nuk shikoj ndonje llogjike ne ate argument, aq me teper qe rritja pa baba zakonisht sjell pasoja negative, jo pozitive.

Eshte spekullim, sic thote Vehbiu p.sh. qe Shqiperia nuk pati identitet kombetar sa vendet fqinje ngaqe turqit na luftuan me shume ne, ngaqe ata i luftoi me shume Skenderbeu. smiley Dmth te veresh dy gjera qe koincidojne, dhe te besh lidhje shkasore (shkak-pasoje) eshte teper spekullative, sidomos kur midis te pares dhe te dytes ka shume 'ndryshore' ne mes, njera ose disa prej te cilave mund te kene qene shkaku i vertete. Eshte si te thuash ca te vecante kishte Ajnshtajni? I binte violines. Atehere violina te ben gjeni. smiley

Xhibi, syçkave të tu të bukur nuk mund t'ju them: Plasuni dhe shikoni (sepse tek komenti im edhe thoja që:"Natyrisht që nuk mund të jetë shumë domethënëse kjo,...."), por po ta them më parë se të vijë ndonjë J dhe të të bëjë për një lek smiley

Ke gallat nganjehere ti komunisto kokforte qe mundohesh te gjesh te perbashketa midis liderave te botes dhe Veliajt. smiley

Po nese ti mendon se ajo gje/vecori nuk eshte domethenese pse e permend dhe ben gjithe ate koment? Eshte njesoj si te te besh nje paragraf te tere ku te shpjegosh qe arsyeja qe Nexhi nuk ka filluar rubriken e saj tek Peshku eshte bora e madhe qe ka rene ne Shqiperi, dhe ne fund te thuash "po kjo nuk eshte domethenese ne fakt". smiley

Ndërsa Erion Veliaj e ka lënë veten të modelohet plotësisht sipas modelit Obama, është prova e elektoratit shqiptar ajo që do të japë apo jo viston për këtë model në qershorin e ardhshëm.

Edi ku e kam hallin une ?  Nga Korriku ,mendoj te shkoj ne Shqiperi , dhe po mendoj , a do te jete gjendja e qete apo jo ,fill mbas zgjedhjeve ,sepse sic dihet lufta per karrike perfundon me karrike kokes ,jo per gje por e ham edhe ne qe vijme njeherene vit !!  :0 

o henri,nuk ka shanse,erion veline e pret burgu se ka shperdoruar miliona dollare te donatoreve.

E kanë akuzuar donatorët për shpërdorime?

Une them nuk i ka shperdoruar, une them i ka perdorur. Ose me mire donatoret i kane perdorur smiley

Pse mer fcb cer i di donatoret ti ? Leshko jane ata qe tjua shperdoroje paret Erioni ?

O sa kom qesh !!! smiley

 

nexhi,leshko e shkuar leshkove jane derisa erion veliaj merr nje jaht per party dhe paguan 25 euro ne dite, ky eshte vetem nje rast banal se ka te tjera qe te iken tepeleku kokes.

t'paska njel merak Jahti mer qyq

smiley

Edhe mu me pelqen shume te jem elgante si Ajola smiley

Mos u merzit, fate fate kjo dynja smiley

25 mije euro ne dite,me falni.

Elozhet e Cilit pale ku e kane hallin? Nqs Veliaj do te identifikohet me Obamen nuk ka sgje te keqe kjo nuk e ben automatikisht Obame. Veliaj eshte si puna e motres sime te vogel qe shikon filma te Junionr TV dhe do te beje si vajzat amerikane do Iphone, MacBook thjesht ka boten e vet feminore te njejten gje ben edhe Veliaj. por duhet ti hyje shume seriozisht palestres te kete edhe ai fotot e tij gjysem zhveshur me six pack.

 Ore kur nuk flasin donatoret ,ne lidhje me Erionin ,pse kruheni kot merr Yahoo ?Ti Fcb je i zoti ,si Erioni ? Jo .Po te isha une si Erioni ashtu do te beja ,...ashtu gjej , ashtu bej ,ho,ho,!  smiley 

Obama ka obseduar botën.

Unë ndalova së lexuari këtu.

 

Obama i bardhe?! :-D

donatoret kane filluar te flasin artian por sorrosi i ka hyre garant.mund te me thote njeri se ku i gjeti paret erion veliaj qe bleu gjithe tirazhin e gazetes "sot"  te dates 8 janar vetem per faktin se ne ate gazete ishte denoncuar nje skandal i erion velise? artian une e tregoj zotesine time me leket e te tjereve se nje dite me dalin per hundesh ashtu si do ti dalin atij para zgjedhjeve. mua te mijat me dalin dhe me teprojne meqe ra llafi.

Fcb, ka leke Veliaj, doje te thoshe?

Ku eshte e keqja ketu? A nuk eshte me mire te jete i pasur sesa i varfer? I varfri ne politike duhet te jete 2 here me i ndershem se nje i pasur i ndershem qelibar, qe te mos "korruptohet" apo te mos pervetesoje ndonje gje qe nuk i takon. Ndersa i pasuri, sikur ka dicka me shume se i varfri ne xhepa/konto bankare/liber ceqesh, e kur eshte i ndershem, mund edhe t'i perkushtohet ndonje vepre te mire.

Edhe sikur Veliaj te kete shperdoruar leket e te huajve... ku e keni problemin ju?

O njerez, Erion Velia mbeti katundeve, ju s'leni llaf pa thene kunder tij. Pse s'del ndonje nga ju ta provoje lekuren ketu ne Shqiperi?! Po mjaft o aman se ne s'jemi vecse hije qe vrasim kohen fshehur mbas nickash dhe s'na ka lezet me sha kaq shume, sidomos kaq kollaj.

o shoku ene ne ngelem katuneve, se ashtu e kena punen.

une di kaq qe mendimet qe ka artikuluar deri tani velia jane shume larg atyre te Obames po ti refereohemi Guximit per te shpresuar. Velia nuk ka nje bosht ku veritet eshte thjesht wannabe qe impresionon katunaret e shkrete. Obama bridhte illinoisin me makinen e vet dhe me leket e veta po Velia me ca lekesh me ca makinash? Se ata tipat qe e presin e percjellin neper katune jane te hurit e te litarit si do e shperbleje ai kete po te kapi nje cope pushtet?? Ketu calon gjithnje gomari ne shqiperi te KAPJA.

Pas Kajsiut, eshte bere qesharak edhe H. Cili!  Kete "analize" edhe sikur ta kishte porositur Erion Veliaj, Cili si i pavarur qe eshte duhet te kishte bere ca ndryshime.

Erion Veliaj pervec nje sforcoje per te imituar Obamen, me shume ne gjestikulacione duke perdorur duart dhe ecur ne skene me nje mikrofon ne dore, nuk ka asgje te perbashket me Obamen. 

Obama se pari nuk eshte katapultuar ne politike nga faktore te jashtem me qellime te dyshimta, por e ka filluar politiken ne njeren nga dy partite kryesore te SHBA dhe nga qyteti dhe shteti i tij ku jetonte.

Obama nuk akuzohet se ka vjedhur fondet e organizates se "shoqerise civile" qe drejtonte.

Pas Obames kane qene nje ushtri e madhe profesionistesh dhe teknicienesh qe bene programin dhe zgjidhjet qe ofroi Obama per amerikanet, ndersa Veliaj pervecse kopjon ndonje fjale nga Obama apo nga politika e dites ne Angli, nuk ka asnje program qe te jete per Shqiperine dhe te ofroje zgjidhjet qe i duhen Shqiperise (me thoni dicka qe ka propozuar Veliaj).  Po, ka nje merite te madhe, mbeshtet Ramen ne shpikjen e tij "pertej te majtes dhe te te djathtes".

Kur lexoj te tilla pacavure, sinqerisht shqetesohem, pasi kur budallallepsen profesora-analiste si Cili, vaj halli per shqiptaret e thjeshte. 

Thought, nuk po i hyj të analizoj "politikën e Çikagos" (ata që e ndjekin realitetin amerikan e dinë se për se e kam fjalën), por mjafton që, akoma pa filluar mirë, edhe Obama ka patur ca telashe (punë bashkpunëtorësh, tip Bllagoje me shokë, se Ai dhe Enveri nuk dinin gjë se ç'bëhej smiley&nbspsmiley

Lol, ai komisioni e nxori se njeriu i Obames nuk kishte bere asgje jo-ligjore dhe te pandershme.  Tani pse ka korrupsion ne Cikago, dhe e dime edhe ne qe nuk e "ndjekim realitetin amerikan", nuk do te thote qe Obama eshte i korruptuar, te pakten deri kur te shikoj akuza dhe fakte qe bejne fjale per te kunderten.

Nderkohe qe mbi Erion Veliajn vlojne akuza te forta per vjedhje te fondeve te Mjaft.  Perdorim te fondeve te donatoreve te huaj per partine e tij etj.

Pse pati ndonjë dhurues që i tha Obamës se pse harxhoi 150milionë$ në atë spotin televiziv prej gjysëm ore në të gjitha televizionet? (sidomos, kur pikërisht në ato ditë lehman-i me shokë po kthenin këmbët nga dielli smiley )

Ps: ti ke të drejtë; neve s'na bie ndërmënd se ç'bëhet me paret e shtetit... pse duhet të interesohemi se ç'bëhet me paret e dhuruesve smiley

Ka pasur Obama donacione te padeklaruara?  Ne kundershtim me ligjin?  Po ik mer se ti se kupton ca flet.  Per Obamen u be buje per shkak te donacionit te motres se tij qe ishte ilegale ne Amerike, ti me flet per donacionet...para qe Obama i ktheu mbrapsht....hahahaha

Erion Veliaj se pari eshte akuzuar qe ka vjedhur fondet e Mjaft per vete, se dyti, qe me parate qe japin donatoret e huaj, ky mban partine e tij...

Vallahi me ty s'po u merrkam vesh sot: nga një anë thua se ky është një forum mjaftistash dhe nga ana tjetër thua se ai është i akuzuar se ka vjedhur paret e Mjaftit... sipas teje Qafmolla do e kishte lënë pa thënë një gjë të tillë? smiley

Erion Velia = Borak Obama. Ha ha ha ha

E di si me duket ky Veliaj, si disa cuna te lagjes time qe dinin disa akorde ne  kitare dhe imitonin Bidellsat .  

Tani hajt te themi se Dashi i lagjes time = John Lenon

 

Barack Husein Obama II- 47 vejc. Dipllomuar Colombia University. Doktorat Harvard Law School. President i Harvard Law Review. 12 vjet Profesor ne Chicago University Law School. Senator ne shtetin e Illinois 1997-2004. Senator ne Kongresin Amerikan, 2004-2008. President i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, 2009-

Erion Beqir Veliaj -  28 vjec. Dipllomuar Grand Valley State University, Master me korespondence ne University of Sussex. 2003-2007 organizator i levizjes "BOLL MO!". 2008- organizator i levizjes jopolitike-artistike G-99. Shok i Elisa Spiropalles.

SI DY PIKA UJI!!! smiley

Sa idiot qe jemi ne Shqiptaret...shume idiot.

Edhe resume-ja ime eshte 5 here me e gjate se e Erjonkes. (dhe resume-ja e Policit eshte me e bukur...thuj)

 

Sic kam then disa here...ne Perandorine Osmane...ai qe kish mbaruar liceun Francez...ishte I PARI I BOTES. Po mos ju rrej menja...se vertet jeni te paret e botes.

 

Pastaj...sa ka vjedh ai dhe si i perdor paret e donatorve homoseksualo-Hollandez...s'besoj se ka IDIOT ne Shqiperi te mos e dij. Hajdut te vjetrit...hajdut te rinjte...

(Dhe ky shkrim do fshihet nga SAMBISTAT e Peshkut ne...3...2...1...)

O Grup se Polici eshte i indoktrinuar nuk do te thote se eshte koqe kanari, ne ca tema qe nuk  kane lidhje me politiken opinionet qe ai jep jane goxha te shendosha. Megjithse ato tema jane shuuuummme pak ndoshta 2 ose 3 smiley

Katapultime si keto te Veliajt me shoke ne politike dhe ndoshta neser ne vendimarrje jane shuplaka me e keqe per nje plejade te rinjsh qe studiojne arsimohen e akumulojne goxha bagazh intelektual dhe perplasen me murin e nepotizmit dhe te shkerdhatokracise.

Po c'e vini tek "shtypi" kete shkrim? Vereni tek katgoria e "humorit", se s'ka mundesi ta kete shkruar me seriozitet Henri Cili kete... vetem ne qofte se ka ndonje H.C. tjeter qe nuk e njohim. 

Hajdar...megjithse ne shume raste TALL prapanicen me ty...zakonisht e bej thjesht per humor. Duhet ta kuptosh kte...se me kte pragrafin e fundit qe the:

Katapultime si keto te Veliajt me shoke ne politike dhe ndoshta neser ne vendimarrje jane shuplaka me e keqe per nje plejade te rinjsh qe studiojne arsimohen e akumulojne goxha bagazh intelektual dhe perplasen me murin e nepotizmit dhe te shkerdhatokracise.

E ke kapur mendimin tim...120%!

Por kam firke se ma ke kopjuar mua ate paragraf...se do ta kem thene nja 20 here ktu ke Peshku deri tani.

Te premtoj qe ktu e tutje nuk do tallem me me ty...Se sot ma bere qefin dhe me dhe nje SHPRESE per ate vend...Kur edhe TI mendon kshu...atehre shpresat nuk jane zhduk akoma...qe vertet SHKERDHAT-o-krat (copyright) si puna e te lartpermendurve...nje dite...do zevendsohen me njerez tamam.

PS: Une e di qe Polici s'eshte aq i trrashe sa do te duket kur mbron Berishen. Une e di qe eshte njeri i zgjuar dhe me kapacitet dhe me intelekt...nuk e ve ne dyshim. Po te gjithe kemi veti te keqia...e tija eshte Berisha. S'ka problem...Sic thash une i kam me shaka ne 99% te rasteve...

PPS: Zotrulsi e gjeti tamam kuptimin e fjales...SAMBIST.

Grup rrofsh i here qe paske harxhu kohen tende te vyer per tu tall me mu, e vleresoj shume i kyt fakt.

E dyta qe mos te te rreje menja se harxho njeri kohe te lexoje K**lliqet e tua qe nuk kane fund medemek e kom llafin per ate punen e kopjimit.

E treta copyright-in per shkerdhat-o-krat e ka tjeter kush megjithe alternimin qe i ben ti kuptimi eshte i njejte ose rrjedh me mire i kyt ceshtjen e copyrightit ta morin ne dore esnafet e fushes.

E katerta per punen e PPS. rrofhs qe na e certifikove perkthimin e zotrulesit

PS. te kam mik mos mu merzit ore, se merr nganjehere kot ti si pushka e jevgut

Grupo, ose ti ose Polici. Kush te mendoje se ka me shume intelekt, kush mendon se ka IQ me te larte, ose te dy bashke, mblidhini forcat, beni nje brainstorm, dhe me thoni mua ketu, VETEM NJE ARESYE me/per te cilen mund te mbrosh Berishen.

Une per vehte jam lodhur shume e nuk kam gjetur. Kam arritur matematikisht ama, te gjej nje:

Zoti eshte dashuri + Zoti i do gjithe njerezit = Zoti do dhe Berishen.

Kjo ama eshte gjithshka pervecse aresye per ta mbrojtur!!!

 E para here qe degjoj per nje politikan qe mban veshur bluze me fytyren e nje politikani tjeter.

smiley

se s'ka mundesi ta kete shkruar me seriozitet Henri Cili kete

Eshte Shqiperi atje o Ujk...cfar nuk te degjojne veshet.

S'paskan te sosura keto "obsedonet" me Obamen.  Ne serialin e ardhshem te comic book "Spiderman" do jete protagonist Obama.  Firma e akulloreve Ben & Jerry do dal me nje "shije" te re "Yes pe-can."   Ekonomia sic e dine ketej, eshte ca keq, keshtu qe po ndihmoi Presidenti ne shitjen e prodhimeve ne fjale, bravo i qofte.  Gjithesesi ...

Per nga anet tona, une thashe se ne Shqiperi u sos kjo puna e  anal-llogjive me Presidentin e Zgjedhur, por s'paskan derman.  Asnje gje me Erion Veliaj ne kete mes (tjeter pune nese i ka thene Cilit t'i qendisi ndonje hartim te bukur, qe ky i fundit pastaj e ka katranosur.)  Por absurditeti ne mediat tona po kalon edhe kufijte e absurditetit. 

Vete fakti qe imitoka deri ne kete pike Obamen eshte negativ.Nje politikan duhet te kete personalitetin e karakterin e tij. k ur nuk i ke i kerkon duke i imituar .Per Erionin e mora vesh ,por edhe çili kokerr qenka e nuk arritka te shohe te keqen e ketij imazhi.

 Spiritus ; "....por kohet e fundit si drejtues i G99 eshte impostuar ne rolin e shqytarit te E.Rames duke u bere interpret i flakte i pozicioneve te PS ne raport me LSI. Fale ketij sherbimi mund te kapi nje vend ne listen elektorale te PS dhe te futet ne parlament.Qellimi justifikon mjetetsmiley..."

 

Po si mund te kapi ai nje vend ne listen elektorale te PS , kur -mendoj- se ai qendron me larte se Edi Rama ne olekuence, dhe ndoshta dhe ne pika te tjera.  Edi Rama ka eksperience me shume si politikan se Erioni, ka nje takt me njerzit dhe mediat, kuptohet ngaqe ka kohe ne politike dhe ne art. 

Media ne Shqiperi, jep me shume Edin, prandaj dhe duket sikur Edi eshte me i zoti, por jo. 

Si ka thene Naim Frasheri;

Gjuha Shqipe sa e mire

Sa e madhe sa e pshtire.

Veliaj, G99 dhe Obama??! S'eshte ndonje cudi, jo!
Te tere mund te frymezohemi nga nje gjest, veper, dukuri ose person! Sikurse te tere njerezit e medhenj, besoj ne koshiencen e tyre e kane patur nje te tille te deklaruar ose jo! Frymezim, qe mund ti shtyre dhe vendosur aty ku i shohim sot, ne piedestalin e historise se njerezimit dhe ne vendin figurave te Medha! Ne/ata qe nuk kane arritur ta personifikojne kete "role model" ne nje menyre apo tjeter e kane te krijuar nje ne koshiencen dhe ndergjegjen e tyre, kur eshte ne perputhje me principet dhe moralin tone/tyre, dhe kjo eshte mese normale. Madje mendoj qe sa me te drejte dhe perfect ta kemi "role model", aq me te denje dhe te dobishem behemi per shoqerine dhe i japim asaj.
Ky Erioni per fat te keq (se mund/jete e ardhmja e politikes) eshte pasqyrimi i asaj qe po ndodh me politiken dhe kush merret me te ne atdhe(mendoj qe s'ka nevoje tu ve epitetet)!
Nuk ve ne ndyshim intelektin e tij, se ka nje merite te pashembullt per ate qe ka krijuar deri tani krahasuar me moshataret. Eshte karakteri i tij publik qe ka demonstruar qe me ben pesimist, dhe te mendoj qe ky person udhehiqet nga principet dhe morali, ne te kundert me ben te mendoj qe kjo s'eshte vecse nje farse e adaptuar per interesa personale! Mund te jem dhe i gabuar ne gjykim se nuk e njoh si person, por i referohem personalitetit te tij publik gje qe eshte shume e lidhur me ate qe je ne te vertete!
Vete idhulli i tij Obama pyetjes se nje gazetari per menyren e zgjedhes se stafit te tij ju pergjigj se; "gjithmone ka besuar se vendimet e drejta dhe guximtare merren nga njerez me karakter te drejte dhe te forte!!

 

> >

Drejtuesi i Lëvizjes G99, Erion Veliaj do të marrë pjesë në ceremonitë e Inaugurimit të Barack Obamës si Presidenti i 44-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Veliaj, i njohur si mbështetës i Obamës gjatë dhe pas fushatës elektorale, si dhe redaktor politik i versionit në shqip të librit të tij  “Guximi për të shpresuar”, do të udhëtojë drejt Uashingtonit, ku më 20 janar Obama do të bëjë betimin si Presidenti i ri i SHBA.

Erion Veliaj, i cili ka qenë i pranishëm dhe në Konventën e demokratëve në Denver, si  dhe aktivistë të tjerë të Lëvizjes G99 do t’i dhurojnë Presidentit Barack Obama librin e tij në shqip “Guximi për të shpresuar”, një botim best-seller në Shqipëri i Shtëpisë Botuese “Dudaj”.

Deri në momentin solemn të betimit të Presidentit, pritet të zhvillohen një sërë ceremonish festive në kryeqytetin e SHBA.

Parashikimet paraprake bëjnë të ditur se të paktën 2.5 milionë njerëz pritet të jenë të pranishëm gjatë momentit kur Obama do të thotë fjalët: “Betohem solemnisht se do të përmbush me besnikëri detyrat e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe do të bëj më të mirën brenda aftësive të mia, për të ruajtur dhe për të mbrojtur Kushtetetutën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

Obama ka kërkuar që në këtë betim të shtojë edhe fjalët “Zoti më ndihmoftë”, të cilat nuk parashikohen detyrimisht në betimin zyrtar. Kjo ka shkaktuar reagime nga disa grupe të ndryshme interesi, por Presidenti i ri, një i krishterë i devotshëm, duket i vendosur që ta shqiptojë gjatë betimit këtë lutje drejtuar Zotit.

Përvec betimit, pritet që Obama t’i adresojë popullit amerikan fjalimin e tij të parë si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pas kësaj do të zhvillohet edhe parada festive e Inaugurimit të Presidencës së re, e cila këtë herë do të ketë si moto: “Të rinovojmë Premtimin Amerikan”.

Barack Obama, baba i dy fëmijëve, është i pari President afro-amerikan në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai fitoi në zgjedhjet e fundit presidenciale, së bashku me kandidatin për zv/president Joe Biden,  kundër kandidatit republican John McCain, pas një procesi të gjatë konkurrimi paraprak me senatoren Hillary Clinton. Kjo e fundit ka pranuar ofertën e Obamës për të qenë Sekretarja e re e Shtetit.

> >

si  dhe aktivistë të tjerë të Lëvizjes G99 do t’i dhurojnë Presidentit Barack Obama librin e tij në shqip “Guximi për të shpresuar”, një botim best-seller në Shqipëri i Shtëpisë Botuese “Dudaj”.

What a joke!! ahahaha!

Kjo ka shkaktuar reagime nga disa grupe të ndryshme interesi, por Presidenti i ri, një i krishterë i devotshëm, duket i vendosur që ta shqiptojë gjatë betimit këtë lutje drejtuar Zotit.

Mos nuk e keni redaktuar librin mirë ore, se aty brenda më duket se shprehet që është ateist.

 

Drejtuesi i Lëvizjes G99, Erion Veliaj do të marrë pjesë në ceremonitë e Inaugurimit të Barack Obamës si Presidenti i 44-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Nuk them kot une per ty qe do dru ndonje here :

Ja meri cmimet nese deshiron te marresh pjese, nese ke vize per ne US nese ke dhe aq para sa per ti paguar keto me poshte :

Obama Inauguration Swearing In Ceremony Ticket : $86.00

Per te sjelle ndonje bluze qe tja u tregoje juve atje edhe kjo eshte e zgjidheshme :

BARACK OBAMA INAUGURATION CEREMONY HOUSE HOODIE : 19.99 usd

Shiko se ka dhe nje cmim per ata qe dun te hutem mrena ne koliben e re te Obames.

Me thuj se ta gjejme nje bilete dhe per atje , fillon nga 4000 usd smiley

Klajd nese e do ate cun me verte mos shkruj per te te tilla gjera, te pakten ne peshk.

 

 

 

Koth je i modh

Ha ha ha Veliaj do te mare pjese ne inagurimin e Obames president. Dhe ky eshte nje eveniment i ralle per katunaret shqiptare. "Amerika eshte me ne Na jepni voten".

Nji m...t eshte edhe ky si ate te paret, me mashtrime. Po cekun e bardhe qe do ti jape Obama kur do te na e tregoje?

Klajd si na di ne o burre si katunaret Peqinit apo te Babruse.

Nuk me thua ne shtepine kujt emigranti do te flere Veliaj? Ha ha ha ha

 

Media ne Shqiperi, jep me shume Edin, prandaj dhe duket sikur Edi eshte me i zoti, por jo. 

Pjer...nganjehere...e leshon veten fare smiley

Erjonka qenka...me i zoti...sepse qenka me ..."elekuent". Gjeneshtaret profesionist si Erjoni te marrin me qafe kur flasin...por per te qene...ME I ZOTI???

Zotesia nuk matet nga gjahtesia e LLAPES...te pakten jo ne profesionin e politikanit (ka profesion edhe per gjahtesine e llapes smiley )

Te lutem Pjer...mos perserit gabime te tilla me...te lutem.

E kam kerkuar shume tek ajo revista shkrimin me siper qe ka si autor Henri Cilin dhe nuk e kam gjetur.  Mos ka bere ndonje mashtrim te vogel ky mjaftisti qe e ka sjelle ketu kete shkrim?  Di gje ndonjeri?  Kam dyshime se nuk eshte autori Cili...

Pse Koth, e ke me Erionin.

Erioni eshte personalitet, eshte ajaka e politikes Shqiptare, eshte si te them une, nje Fatos Nano i ri, nje Ramiz demokrat, nje Enver proamerikan, nje Haxhi Qamil i shekullit te ri, eshte ai ku as ai se din se kush eshte.

Koth, Erioni eshte nje hero i kohes sone. KAQ KISHA.

 Grupi, une nisem nga fjalimi, olekuenca, arsyetimi, i kam pare te dy, ne tv dhe ne natyre, ne miting. Nga brenda une nuk i njoh, mund te jene siç thua ti, por une shoh dhe degjoj ç'thone, jo ç'mendojne. 

Grupi, une nisem nga fjalimi, olekuenca, arsyetimi, i kam pare te dy, ne tv dhe ne natyre, ne miting. Nga brenda une nuk i njoh, mund te jene siç thua ti, por une shoh dhe degjoj ç'thone, jo ç'mendojne. 

O Pjer...te dija per me te zgjuar se kaq. Po me zhgenjen...

Fakti qe nje opinionist i ben 'biografine' nje (a)politikani te ri nuk eshte zhvillim negativ ne vetvete, madje eshte praktike e njohur ne shtypin boteror. Gjithashtu, kendveshtrimi pozitiv apo mbeshtetes nuk eshte i panjohur ne gazetari, megjithese njerezit perpiqen te gjejne te pakten 2-3 gjera per te kritikuar. Por ne rastin e Shqiperise opinionistet nuk jane asnjehere thjesht opinioniste - ne rastin e Cilit nuk ka nevoje per hulumtime te medha-, analiza e tyre eshte rrallehere e pavarur. Per nga ethosi i tekstit dhe sipas konfigurimit te media-politikes shqiptare, ky shkrim i Cilit rezulton te jete me teper reklame se gazetari. Une nuk do te doja ta lexoja te peshku.

PS: Cfare eshte redaktori politik i nje autobiografie te perkthyer?

PPS: Mund edhe te votoja per Veliajn smiley por jo nese eshte tek lista e PS-se.

Me redaktor politik ndoshta nenkuptojne redaktorin e termave, frazave dhe nocioneve politike ne tekst meqe Veliaj e ka njefare kulture ne ket fushe.

Une Librin e lexova dhe nuk mu duk se Velia vertet ka bere ndonje pune konkrete ne te, ndoshta eshte nje tip rreklame qe do te percoje te lexuesi ne menyre terthore nje bicim lidhje inekzistente Obama <=>Veliaj dmth te ngeci ku te ngeci!

 Me falni mua, ju lutem...

po me duket se PS-ja e ka nje Erion te tmerrshem ne rradhet e veta. Kur flet ai, dridhet gjithe parlamenti. (e ka dhe zerin e trashe nga natyra)

E kam fjalen per Erjon Bracen. (qe sipas modelit italjan, do ishte bere senator i perjetshem me kohe)

pardonnez moi per nderhyrjen, pliiiz. :grin:

Nje shoqja ime (peshkatare) duke diskutuar me nje mbeshtetes te White Obames, po i thoshte e skandalizuar se si ka mundesi qe ky njeri kerkon te fuse 5 vete nga grupi i tij ne Parlamentin e ardhshem. (perfshi ketu veten dhe Ajolen) Ai pa ju dridh syri fare i tha : Pse nuk te duken me mire e me te zotet keta se Tom Doshi me shoke?"

Ketu qendron gjithe gabimi ne kete mes. Se keta dhe mbeshtetesit e tyre e vejne veten ne kanar me Tom Dosherat, prandaj dhe na dalin shume "te zotet". Nderkohe qe "harrojne" te thone se Tom Dosherat do futen prape ne Parlament se me paret e tyre do behet fushata e seciles parti. Kete e "harrojne" se dune te na bindin qe po zejne vendet e atyre nderkohe qe keta do zevendesojne ata pese njerez me nje fare integriteti qe mund te kete ne Parlament. Pra keta nuk do sherbejne per te rrit nivelin e Parlamentit por perkundrazi e ulin ate duke rrit nivelin e servilizmit ndaj Rames.

Kesaj i thone analize kuantitative! Edhe pak spekulative smiley. Por kendveshtrim interesant. Te pyesim Cilin: cilin ka zhvendosur Obama?

Por kendveshtrim interesant. Te pyesim Cilin: cilin ka zhvendosur Obama?

Tropizma,

Edhe ti e solle argumentin e Cilit "full circle". Barack Obama - Cfare fati per "Veliaj-n e zi"

Kjo eshte nje e mete tjeter "Titujt bombastik", per te terhequr vemendjen. Erionin e kam ndjekur vetem nje here ne nje debat televiziv me Dashamir Shehin dhe me erdhi keq per te, (sa keq qe e trajtonin), por m'u duk mese inteligjent dhe i moderuar. Sa per krahasimin qe i kane bere ne kete shkrim ne nga Shijaku i themi "Fut i pordhe e gri sallate, sa te kaloje dhe kjo nate"

 me bete te regjistrohem vetem per t'ju thene qe po mbaj barkun me dore (edhe nga kemisha e ngushte),

eshte hera e dyte qe futem tek peshku pa uje, e para ishte qene ajo e dashnores se top heroit kombetar qe na shpetoi nga injoranca dhe na beri njerez te emancipuar dhe perendimore, e sigurisht qe u kenaqa duke ju lexuar edhe atehere

e dyta eshte kjo, dhe them (ndoshta s them asgje te re) qe sa here do behem keq nga nervat e zorreve do i futem peshkut pa uje te shoh qe ka shqipo kaq fantastike

me ndjeni per emocionet po me vjen t'ju puth gishtat e zinj (nga gjithe kjo boje e derdhur) mbi ata bishtperdredhur qe na prekin pa paralajmerim fundin e barkut sa here bejne ndonje gje

sa per temen, mendoj se specat me gjize jane mjeti me i mire per te kapur peshk

 

p.s: ne rast nevoje paraqituni per detajet e flete-perdorimit smiley

(nga emocioni e botova dy here, e shtypa fort me sa duket, me kerciti edhe ketu kjo gjeja)

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).