Epoka e përgjegjësisë për vete, kombin dhe botën

 

Bashkatdhetarët e mi!

Qëndroj sot para jush me respektin për detyrën që kemi përpara, mirënjohës për besimin që më keni dhënë, i vetëdijshëm për sakrificat që kanë bërë paraardhësit tanë. Falënderoj presidentin Bush për shërbimin e tij ndaj vendit, si dhe për bujarinë dhe bashkëpunimin e tij gjatë gjithë këtij tranzicioni.

Dyzet e katër amerikanë e kanë bërë këtë betim presidencial. Fjalimet janë mbajtur gjatë periudhave të intensifikimit të begatisë dhe kohëve të paqes së qëndrueshme. Megjithatë, hera-herës, betimi është bërë edhe në kohë stuhish të ashpra. Në këto momente Amerika ka çarë përpara, jo vetëm si rezultat i aftësive të atyre që kanë mbajtur këtë post të lartë, por sepse ne, populli, kemi pasur besim në idealet e paraardhësve tanë dhe dokumentet e themelimit tonë. Kështu ka qenë. Kështu duhet të jetë për të gjithë brezat e amerikanëve. Që ne jemi tani në mes të krizës, kjo është mjaft e qartë. Vendi ynë është në luftë kundër një rrjeti të gjerë dhune dhe urrejtjeje. Ekonomia jonë është dobësuar së tepërmi si pasojë e etjes së pakontrolluar për fitime dhe papërgjegjësisë që kanë treguar disa, por gjithashtu edhe për shkak të dështimit tonë kolektiv për të bërë zgjedhje të vështira dhe për ta përgatitur vendin për një epokë të re. Shtëpitë janë humbur, punët janë pakësuar, bizneset janë mbyllur. Shërbimi ynë shëndetësor është shumë i kushtueshëm, shkollat tona kanë lënë shumë të zhgënjyer dhe çdo ditë sjell të dhëna të mëtejshme se mënyrat si ne e përdorim energjinë i shërbejnë forcimit të kundërshtarëve tanë dhe kërcënojnë planetin tonë. Këta janë tregues të krizës, sipas zërave dhe statistikave. Më pak e matshme, por jo më pak e rëndësishme, është humbja e besimit në mbarë vendin, një frikë ngacmuese se rënia e Amerikës është e pashmangshme dhe se brezi ynë i ardhshëm duhet të ulë standardin. U them sot se sfidat që kemi përballë janë reale. Ato janë serioze dhe të shumta. Ato nuk do të kapërcehen lehtë ose gjatë një harku të shkurtër kohor. Por, Amerikë, duhet ta dish se ato do të kapërcehen. Ne jemi mbledhur, sepse kemi zgjedhur shpresën ndaj frikës, bashkimin për një qëllim ndaj konfliktit dhe mospajtimeve.

Këtë ditë ne proklamojmë fundin e etjes së papërmbajtur për fitim dhe premtimeve false, justifikimeve dhe demagogjisë së demoduar, që për një kohë shumë të gjatë i kanë mbytur politikat tona.

Ne mbetemi një vend i ri, por, sipas fjalëve të Biblës, ka ardhur koha për të lënë mënjanë sjelljet fëmijërore. Ka ardhur koha të riafirmojmë shpirtin tonë të fuqishëm, të zgjedhim një histori më të mirë, të çojmë përpara atë dhuratë të çmuar, atë ide fisnike, të trashëguar nga brezi në brez: Premtimin e Zotit se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë, të gjithë janë të lirë dhe të gjithë meritojnë shansin të jenë plotësisht të lumtur. Duke riafirmuar madhështinë e vendit tonë, ne e kuptojmë se madhështia nuk është kurrë dhuratë. Ajo duhet fituar. Rrugëtimi ynë nuk ka qenë kurrë i lehtë dhe me kërkesa minimale. Nuk ka qenë rrugëtimi i të dobëtit, i atyre që zgjedhin argëtimin ndaj punës, ose që përpiqen vetëm për kënaqësinë që jep pasuria dhe fama. Por kanë qenë ata që kanë marrë parasysh rreziqet, ata që kanë sakrifikuar, ata që kanë krijuar – shpesh nga ata burra dhe gra që kanë punuar rëndë, pa rënë në sy, që na kanë çuar përpara në rrugën e vështirë drejt begatisë dhe lirisë. Për ne, ata morën me vete pak sende dhe udhëtuan përmes oqeaneve në kërkim të një jete të re.

Për ne, ata iu drejtuan Perëndimit, kapërcyen vështirësitë dhe punuan tokën e fortë. Për ne, ata luftuan dhe dhanë jetën, në vende si Konkordi, Getisburgu, Normandia dhe Khe Sahn.

Këta burra dhe gra u përpoqën, sakrifikuan dhe punuan pa pushim, derisa duart u zunë kallo, që ne të mund të gëzonim një jetë më të mirë. Për ta Amerika qëndronte mbi ambiciet tona personale, mbi origjinën tonë të ndryshme, mbi pasurinë apo grupimet.

Në këto gjurmë ne vazhdojmë sot. Ne vazhdojmë të jemi vendi më i begatë dhe më i fuqishëm në botë. Punonjësit tanë nuk janë më pak produktivë tani sesa para se të fillonte kriza. Mendjet tona nuk janë më pak krijuese, mallrat dhe shërbimet tona janë po aq të nevojshme sa ç’ishin para një jave, një muaji, një viti. Aftësitë tona nuk janë pakësuar. Por koha për të ndenjur pa vepruar, e mbrojtjes së interesave të ndryshme, e shtyrjes së vendimeve të pakëndshme ka kaluar. Duke filluar që sot, duhet të ngrihemi, të lëmë mënjanë plogështinë dhe të fillojmë përsëri punën e rindërtimit të Amerikës. Sepse, ngado t’i hedhim sytë, ka punë për të bërë. Gjendja e ekonomisë kërkon ndërhyrje të guximshme dhe energjike dhe ne do të veprojmë, jo vetëm për të hapur vende pune, por për të vënë themele të reja për zhvillim. Do të ndërtojmë rrugët dhe urat, rrjetet elektrike dhe linjat dixhitale që mbështesin tregtinë dhe na lidhin me njëri-tjetrin. Do ta rikthejmë shkencën në vendin e merituar dhe do t’i hapim rrugën mrekullive të teknologjisë për të rritur cilësinë e kujdesit shëndetësor dhe për t’ia ulur atij koston. Ne do të përdorim energjinë diellore, erën dhe tokën për makinat dhe fabrikat tona, si edhe do t’i transformojmë shkollat dhe universitetet tona për të plotësuar kërkesat e epokës sonë të re. Ne mund t’i bëjmë të gjitha këto. Dhe do t’i bëjmë të gjitha.

Ka nga ata që i vënë në pikëpyetje ambiciet tona, që thonë se sistemi ynë nuk i përballon dot kaq shumë plane të mëdha. Kujtesa e tyre është e shkurtër. Sepse e kanë harruar atë që ka bërë ky vend; se çfarë mund të realizojnë burrat dhe gratë, kur imagjinata përdoret për një qëllim të përbashkët dhe kur nevoja kthehet në kurajë. Ajo që cinikët nuk e kuptojnë është se toka nën këmbët e tyre ka lëvizur, se argumentet e vjetra politike që na kanë konsumuar për një kohë kaq të gjatë nuk vlejnë më. Pyetja që shtrojmë sot është jo nëse qeveria jonë është shumë e madhe, apo shumë e vogël, por a funksionon, nëse ndihmon familjet të gjejnë punë të mira, nëse siguron kujdes shëndetësor të përshtatshëm, nëse mundëson një pension me dinjitet. Nëse përgjigjja është po, duhet të bëjmë përpara, nëse përgjigjja është jo, ato programe duhet të eliminohen. Dhe ata që menaxhojnë paratë e publikut, do të mbahen përgjegjës, të shpenzojnë me kujdes, t’i ndryshojnë prirjet e gabuara dhe t’i bëjmë bizneset tona hapur, sepse vetëm ashtu mund të rikthejmë besimin vital mes njerëzve dhe qeverisë së tyre. Nuk ekziston para nesh çështja nëse tregu është një forcë për mirë apo për keq. Fuqia e tij për të gjeneruar mirëqenie dhe për të zgjeruar liritë është shumë e madhe, por kjo krizë na kujtoi se pa një sy kritik, tregu mund të dalë jashtë kontrollit - dhe një komb nuk mund të ecë përpara, nëse ai do të favorizojë vetëm të pasurit. Suksesi i ekonomisë sonë është varur gjithmonë, jo vetëm nga masa e Prodhimit tonë të Brendshëm Bruto, por edhe nga prosperiteti, nga aftësia jonë për zgjerimin e mundësive për çdo njeri që ka dëshirë - jo jashtë bamirësisë, por sepse ajo mbetet rruga e vetme për të mirën tonë të përbashkët. Për sa i përket mbrojtjes tonë të përbashkët, ne hedhim poshtë si false zgjedhjen mes sigurisë dhe idealeve tona. Themeluesit e Kombit tonë përballuan vështirësitë që ne as mund t’i imagjinojmë, ata hartuan një Kartë për të garantuar sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut, një Kartë që i ka rrënjët në gjakun e brezave. Ato ideale ende hedhin dritë mbi botën dhe ne nuk do të heqim dorë prej tyre, për përfitime të çastit. Prandaj, gjithë njerëzit dhe qeveritë, që po na ndjekin sot, nga kryeqytetet më të mëdha e deri te fshati i vogël ku lindi babai im, ta dinë se Amerika është mikja e çdo vendi dhe çdo burri, gruaje dhe fëmije, që përpiqen për një ardhme në paqe dhe me dinjitet, dhe ne jemi gati për të udhëhequr edhe njëherë. Mos harroni, se brezat e mëparshëm u përballën me fashizmin dhe komunizmin, jo vetëm me raketa dhe tanke, por me aleancat dhe bindje të qëndrueshme. Ata e kuptuan se vetëm pushteti nuk mund të na mbrojë dhe as na jep të drejta të bëjmë si të duam. Ata e dinin se fuqia jonë shtohet përmes përdorimit të kujdesshëm, siguria jonë buron nga drejtësia e kauzës sonë, forca e shembullit tonë, modestia dhe përmbajtja.

Ne jemi ata që mbajmë mbi shpatulla këtë trashëgimi. Të udhëhequr edhe njëherë nga këto parime, ne do t’i përballojmë kërcënimet e reja, që kërkojnë përpjekje më të mëdha, madje edhe bashkëpunim dhe mirëkuptim më të madh mes vendeve. Ne do të fillojmë me përgjegjshmëri t’ia lëmë Irakun popullit të tij dhe të forcojmë paqen e arritur me sakrifica të mëdha në Afganistan. Me miq të vjetër dhe ish-armiq, ne do të punojmë pa u lodhur për të pakësuar rrezikun bërthamor dhe do të përpiqemi për të ngushtuar spektrin e ngrohjes globale. Ne nuk do të bëjmë asnjë apologji për mënyrën tonë të jetesës, as nuk do të heqim dorë nga mbrojtja jonë, dhe për ata që kërkojnë të avancojnë qëllimet e tyre duke mbjellë terror dhe duke vrarë njerëz të pafajshëm, ne u themi se shpirti ynë është i fortë dhe nuk mund të thyhet, ju nuk mund të fitoni ndaj nesh, ne do t’ju mundim.

Ne e dimë se mozaiku i trashëgimisë tonë është forcë dhe jo dobësi. Ne jemi në vend të krishterësh dhe myslimanësh, hebrenjsh dhe hindush, si dhe jo-besimtarësh. Ne jemi formuar nga çdo gjuhë dhe kulturë që vjen nga çdo skaj i botës dhe sepse ne kemi ndjerë shijen e hidhur të luftës civile dhe ndarjes raciale, dhe kemi dalë nga ai kapitull i errët më të fortë dhe më të bashkuar, ne besojmë se urrejtjet e vjetra një ditë do të shuhen, se ndarjet fisnore shpejt do të zhduken, dhe ndërkohë që bota po zvogëlohet, njerëzimi ynë i përbashkët do të rishfaqet dhe Amerika duhet të luajë rolin e saj për nxitjen e një epoke të re paqeje. Botës myslimane i themi se ne kërkojmë një rrugë të re përpara, bazuar në interesat e përbashkëta dhe respektin reciprok. Atyre udhëheqësve të botës që përpiqen për konflikt apo fajësojnë Perëndimin për mangësitë e shoqërive të tyre, u themi se populli juaj do t’ju gjykojë për çfarë do të ndërtoni dhe jo për çfarë do të shkatërroni. Atyre që mbahen në pushtet nëpërmjet korrupsionit dhe mashtrimit, nëpërmjet shtypjes së disidencës, u themi se tani që ju jeni në anën e gabuar të historisë, ne do t’ua zgjatim dorën, në qoftë se ju jeni të predispozuar të zgjasni dorën të parët. Ndaj vendeve të varfra të botës, ne angazhohemi të punojmë së bashku për lulëzimin e fermave tuaja, për ujë të pijshëm, për të ushqyer njerëzit dhe mendjet e uritura. Dhe atyre vendeve si yni që gëzojnë relativisht shumë, ne u themi se nuk mund të jemi indiferentë ndaj vuajtjeve përtej kufijve tanë dhe as do të vazhdojmë të konsumojmë burimet e botës pa marrë parasysh efektet. Bota ka ndryshuar dhe ne duhet të ndryshojmë bashkë me të. Ndërkohë që po nisim rrugën që kemi përpara, ne kujtojmë me mirënjohje ata amerikanë të guximshëm që pikërisht në këto momente patrullojnë në shkretëtirat dhe malet e largëta. Ata kanë diçka për të na thënë sot, po ashtu si heronjtë që prehen përjetë në kodrën e Arlingtonit. Ne i nderojmë ata, jo vetëm si roje të lirisë tonë, por sepse ata mishërojnë shpirtin e shërbimit, vullnetin për të gjetur diçka më të madhe se vetja. Madje, në këtë moment, një moment që do të përcaktojë një brez, është pikërisht ky shpirt që duhet të jetojë te të gjithë ne. Sepse, sado që mund dhe duhet të bëjë qeveria, në fund të fundit vendi mbështetet te besimi dhe vendosmëria e popullit amerikan. Ajo që na bën t’i kapërcejmë orët tona më të vështira, është mirësia për të marrë në shtëpi një njeri të panjohur pas shkatërrimit të digave, altruizmi i punëtorëve që pranojnë të pakësojnë orët e tyre të punës, për të mos lejuar shokët e tyre të humbin punën. Është guximi i zjarrfikësve për të hyrë në një korridor të mbushur me tym, por edhe dëshira e një prindi për të rritur me dashuri një fëmijë, që në fund të fundit përcaktojnë fatin tonë. Sfidat tona mund të jenë të reja. Mjetet që ne përdorim për t’i përballuar ato mund të jenë të reja. Por vlerat, nga të cilat varet suksesi ynë, puna dhe ndershmëria, kuraja dhe drejtësia, toleranca dhe kureshtja, besnikëria dhe patriotizmi, të gjitha këto kanë qenë me ne gjithmonë. Këto janë të vërteta. Kanë qenë forca që kanë nxitur përparimin tonë gjatë gjithë historisë. Ajo që duhet është kthimi te këto të vërteta. Ajo që kërkohet prej nesh, është një epokë e re përgjegjësish, që çdo amerikan të kuptojë se kemi detyrime ndaj vetvetes, ndaj vendit dhe ndaj botës, që ne nuk i pranojmë me ngurrim, por i marrim përsipër me kënaqësi, të bindur se asgjë nuk e kënaq më shumë shpirtin, asgjë nuk i jep më shumë formë karakterit, sesa përmbushja pa rezerva e një misioni të vështirë. Ky është çmimi dhe premtimi i të qenit qytetar. Ky është burimi i besimit tonë – vetëdija se Zoti na bën thirrje t’i japim formë një fati të pasigurt.

Ky është kuptimi i lirisë dhe i kredos sonë – që i bën burrat dhe gratë dhe fëmijët e të gjitha racave dhe të gjitha besimeve të mblidhen në këtë festë të mrekullueshme, dhe pse një burrë, babait të të cilit më pak se 60 vjet më parë mund t’i ishte mohuar shërbimi në restorant, qëndron sot para jush për të bërë betimin më të shenjtë. Pra, le ta shënojmë këtë ditë duke kujtuar se cilët jemi dhe sa përpara kemi ecur. Në vitin e ditëlindjes së Amerikës, në muajin më të ftohtë, një grup i vogël patriotësh u mblodh rreth zjarrit që përpëlitej në brigjet e një lumi të akullt. Kryeqyteti ishte i braktisur. Armiku po përparonte. Bora ishte mbushur me njolla gjaku. Në momentin kur rezultati i revolucionit tonë ishte më shumë se kurrë në dyshim, babai i kombit tonë porositi që këto fjalë të lexoheshin para njerëzve: “Ta marrë vesh bota e ardhshme … që në zemër të dimrit, kur të vetmet që mund të mbijetonin ishin shpresa dhe virtyti, qyteti dhe vendi të alarmuar nga një rrezik i përbashkët, u mblodhën së bashku për t’i bërë ballë”.

Amerikë! Përballë rreziqeve tona të përbashkëta, në këtë dimër të vështirë, le t’i kujtojmë këto fjalë që nuk njohin kohë. Me shpresë dhe virtyt, le t’u bëjmë ballë edhe një herë me guxim rrymave të acarta dhe t’i kapërcejmë çfarëdo stuhish që të na rrahin. Le të rrëfejnë fëmijët e fëmijëve tanë se, kur ne u vumë në provë, ne nuk pranuam që ky udhëtim të ndërpritej, se ne nuk kthyem kurrizin dhe as nuk u zmbrapsëm; dhe me sytë nga horizonti dhe me mirësinë e Zotit mbi ne, ne e çuam përpara këtë dhuratë të madhe të lirisë dhe ia pasuam të paprekur brezave të ardhshëm.

 

* Fjalimi i inaugurimit. Marrë nga VOA

48 Komente

Për sa i përket mbrojtjes tonë të përbashkët, ne hedhim poshtë si false zgjedhjen mes sigurisë dhe idealeve tona.

Pyetja që shtrojmë sot është jo nëse qeveria jonë është shumë e madhe, apo shumë e vogël, por a funksionon

Ky është çmimi dhe premtimi i të qenit qytetar. Ky është burimi i besimit tonë – vetëdija se Zoti na bën thirrje t’i japim formë një fati të pasigurt.

 

Po mor keshtu nuk i bie fjale ne toke,thote gjera sacro sante,edhe interpretimi nuk ishte i keq po nuk e di pse nuk ngroh,pse nuk mbush.....

i vetëdijshëm për sakrificat që kanë bërë paraardhësit tanë.

Kjo eshte formula qe i dallon KOMBET e QYTETERUARA nga perfaqesuesit ALABAK te tyre si ndozot ne Memedhembje qe kane 20 vjet e se kane mbush akoma pellgun me Jarge e me Peshtyma!

Idris!Paraardhesit e amerikaneve kane punuar duro,duart iu jane mbushur me kallo qe sot te jetohej keshtu si jetohet.Paraardhesve tane (asaj pjese)iu zune duar kallo nga kamzhiku ne dhomat e torturave.Amerika eshte liria,demokracia ....shume breza e mendje ndritur u deshen.....Kur them Linkoln eshte vite drite larg nga nje pervertito qe nuk pati as vullnetin minimal te merrte te pakten nje diplome ne France,por hallakatej bordelesh.E pastaj....Jo çdo event,ngjarje me doemos eshte e krahasueshme me eksperiencat tona historike.....

Ne fakt Zana ja fut pjeserisht kot.

Paraardhesit e Amerikes vertet kane punuar dhe kane bere gjithe ato gjera te mira, po ata gjithashtu pothuajse shfarosen komplet vendasit e kontinentit dhe e ndertuan demokracine e famshme qe eshte Amerika mbi kockat e vendasve dhe te sklleverve qe sollen nga Afrika me zinxhire. Me pas i "moren hua" dhe Meksikes ca zona.

Paraardhesit tone nga ana tjeter, sado ti akuzojme per injorante, te pacivilizuar, etj etj, kane shume me pak mekate te tilla, dhe shume me teper kauza vetembrojtje dhe mbijetese dhe ruajtje identiteti pushtim mbas pushtimi. Pra ndersa paraardhesit e Amerikes luftonin per te pushtuar dhe asimiluar token e dikujt tjeter, ata tanet luftonin per te mbijetuar dhe ruajtur token dhe identitetin autokton.

Dmth po ti vene ne peshoren e moralit, ne kemi shme me shume arsye per te qene krenare per paraardhesit tane sesa kane amerikanet sot per paraardhesit e tyre. E megjithate, dhe nje vend kaq i ri ne moshe dhe me nje fillese kaq mekatare si Amerika, prap se prap gjithmone "mitizon" dhe idealizon historine e vet, se nje komb pa histori eshte si nje ndertese pa themele; rreshket kollaj. Ne nga ana tjeter kemi keta "historianet dhe albanologet e rinj" qe ka nja dy vjet po na cajne Hajdarin me ankesa se ne valla qenkerkemi dallkauker te prapambetur qe jemi te fiksuar kot si budallenjte mbas origjines dhe historise dhe figurave tona kombetare.

Kjo gje, ky kontrast, me kaloi dhe dje neper mend tek degjoja Obamen te fliste per "historine e lavdishme" te paraardhesve te Amerikes.

Zana kuptoje mire se c'fare po shkruan Idrizi.. Pastaj shkruaj.

Perpara se ta lexosh perseri komentin e tij merre parasysh keto gjera per Ameriken.

Amerika luftoi me pushke dhe mijera amerikane dhane jeten ndaj kercenimit me te madhe njerezore qe ka njohur historia botrore. Nazismit Gjerman! Lufta e dyte botrore eshte krenaria me e madhe e kombit Amerikane!

Luftoi pa pushke por me ideale Lirie ndaj ideologjise Komuniste dhe fitoi!

Zotesia e Amerikes qe e dallon nga cdo shtet tjeter eshte se pas cdo lufte, fatkeqesie apo mundimi del me e forte, me tolerante dhe me demokratike.

 

 

 

 

....por hallakatej bordelesh

Po ishte rini ne ate bote  dhe jo Udheheqes.Robt nuk lindin shenjtore, as Udheheqes.Ky qenka fataliteti, qe paska shku ke dritat e kuqe? Ca neohistoriane te tjere e nxjerrin ndryshe ..e megjithate...kursi historise nuk varet nga menyra e shpenzimit te libidos smiley

Spiritus!Mos i lexo per se mbrapshti gjerat.Po them qe nuk mori diplome se hallakatej bordelesh......e jo ndryshe.

Kombet e ndritua e shkruajne historine siç duhet shkruar e jo duke i thene m...marshallah.Ne jeten e çdo nacioni ka faqe e periudha te errta. Popuj qe kane predispozicionin per tu zhvilluar(game theori Emigrant)nxjerrin mesime ,ne jemi akoma te Hysni Milloshi.Kombe te ndritur thone qe komunizmi eshte djalli,me ligj idete e ç'ka ato sjwellin ndalohen ne kemi akoma me 200 petrita.Popuj te Zot e denojne komunzmin rinoket tane krijojne shoqata Qemal Stafa.....Ishtu Idris.....

Ja nje pasazh i munguar ne fjalimet inaguruese te presidenteve tane(sipas linjes Obama te nenvizuar me siper):

...ne kete dite mirenjohja jone shkon :

...per ata burra dhe gra qe perballuan sfidat e koheve te veshtira dhe hodhen themelet e vetedijes tone kombetare...

..per brezin e atyre qe u martirizuan ne perballjen me murtajen e fashizmit dhe u vendosen prekrah aleances antifashiste..

...per ata burra dhe gra qe perveshen menget dhe u rreshtuan ne betejen per rindertimin e vendit, qe thane keneta dhe ngriten hidrocentrale, luftuan analfabetizmin dhe celen dyert e arsimit dhe diturise per femijet ...

.....

Xhibo,historia e Amerkes eshte zero,ajo e shqiperise eshte e ndritur ,e lavdishme......Si eshte e mundur qe nuk shkeputeni dot nga realitete e nga te qenit me kete ossessionin e Shqiperise kudo.Amerika eshte ajo qe eshte,Shqiperia gjithashtu.Ne paskemi me moral sepse jemi autoktone e Amerikanet kane sterminuar indianet.Xhibo ,une nuk ja fus kot ...por ti je pak si jashte orbite...

Obama flet per ameriken ju mendoni Babicen.......

Zana, e keqja eshte se bashke me ujin e fellqur hidhet poshte edhe femija. (perdora pak Engelsin por e di qe sdo me ngelesh ne klase smiley

Miq te mi!Me duket e çuditshme qe jetoni edhe prej vitesh ne Amerike, e sa pak me sa ndiej keni kuptuar prej saj,sa pak e respektoni......Ne mos tjeter eshte vedi qe iu eshte bere atdhe per zghedhje,ju ben te jetoni te lire ,ne mireqenie.Eshte atdheu i femijeve tuaj.Nuk paska burre t'ju fuse ne esseren tuaj konceptin e lirise,e sidomos te shpirtit te lire.....gjynah.....

You can take the kid out of Albania,

but you cannot take Albania out of the kid

smiley

smiley

Aman,

Mos u bëni kaq emocionalë pas një fjalimi si gratë pas telenovelave smiley

Jepini kohë, dhe gjykojini punën.

Për të të la e ly me llafe, e dimë që është njësh !  smiley

smiley

 

Dhe per ta vazhduar mendimin Zana:

Histeria antikomuniste e ngritur ne ideologji dhe "kale beteje" pafundesisht, eshte menyra me e keqe per te projektuar te ardhmen. Obsesioni se "Historia fillon diten e mbreterimit tim" nuk ben gje tjeter vecse prodhon humnera historie dhe le mbrapa vetem shkretetire tartaresh.

Kombet e qyteteruar gabimet historike i arkivojne dhe shikojne perpara. Shikoi gjermanet : po te ecnin me kete logjiken tone akoma sot e kesaj dite duhej te ishin duke bere gjueti shtrigash naziste, hapa dollapa me dosje e spiuna dhe e ka kush e ka.... .Po jo, ben ate Nurenbergun, ecen perpara, rrezuan Murin, ben nje lustracion dhe ate pjesen lindore e integruan si do zot pa u marre shume me crrenjosje e cvarrosje.

Nejse, vertitemi serish rrotull dhe kujtojme se ecim perpara.

Zana Zana...mire mire dakord le te themi qe jemi me ty. Atehere...si thu ti...ta fillojme SOT qe ti bejme "duart me kallo"...qe ne te ardhme te na shikojne ne si paraardhesit e tyre qe ndertuan ate vend (imagjinar ne te ardhme)...apo do vazhdojme dhe ne te kemi koken mbrapa??

DIKUR duhet fillaur...apo jo Zana?

Alabaket...sic thot Idrisi...me mire mos u merr me ta.

 

Idris shume mire e ke ti...Alabak i kemi. Alabak me diplloma...dhe te thelle shume bile.

(megjithse kam frike se dhe ky shkrim do fshihet nga SAMBISTAT ne...3...2...1...)

Reflektime lokale ne sfondin e nje ngjarjeje globale: Respekto te kaluaren per te ndihmuar te ardhmen.

Kombet e qyteteruar gabimet historike i arkivojne dhe shikojne perpara. Shikoi gjermanet : po te ecnin me kete logjiken tone akoma sot e kesaj dite duhej te ishin duke bere gjueti shtrigash naziste, hapa dollapa me dosje e spiuna dhe e ka kush e ka.... .Po jo, ben ate Nurenbergun, ecen perpara, rrezuan Murin, ben nje lustracion dhe ate pjesen lindore e integruan si do zot pa u marre shume me crrenjosje e cvarrosje.

Mungon nje fjale e rendesishme ketu: kombet e qyteteruara nxjerrin mesime nga gabimet historike, pastaj i arkivojne.

Gjermanet kur degjojne "KZ" (Konzentrationslager - kamp perqendrimi), priten ne fytyre dhe nuk nderrojne muhabet duke permendur arritjet ekonomike te Hitlerit.

Shqiperia eshte komplet realitet tjeter ne kete drejtim.

Pytje prej 1 milionë dollarë: Më thuj mësimin që duhet nxjerrë nga regjimi i mëparshëm?

 

Mire e ke ti nejse.. Edhe une kshu mendoj realitet tjeter Shqiperia...

P.sh. gjermanet nuk shkuan dhe i vune kazmen Bencit apo Wolswagenit meqe ishin te kohes se Hitlerit.. As autostradave nuk ju vune kazmen meqe i kishte bere Hitleri.... As historine e tyre te lashte nuk e  hodhen poshte..

"Jemi bashkfajtore dhe bashkvuajtes"... Gjermanet e kuptuan kete ndersa ne Shqiptaret akoma jo..Ky eshte dallimi!!

 

E di si eshte puna Liqeni, nuk mund te ndash shapin nga sheqeri duke i bere bashk-esi.

Mentaliteti i ndarjes se shapit nga sheqeri mori fund me Maj te 1945!!

Edhe te gjithe i dime pasojat.. Miliona te vrare dhe nje Evrope germadhe..

 

Shapin nga sheqeri gjermanet e ndane ne mentalitet, ky eshte mentaliteti per te cilin une flas... dhe nuk ka nevoje aspak per nje '45 te dyte per te patur guximin per tu pare ne pasqyre.

nejse, se u zgjata, s'ka sh kuptim.

 

Gjermaneve kur degjojne "KZ" (Konzentrationslager - kamp perqendrimi), priten ne fytyre dhe nuk nderrojne muhabet duke permendur arritjet ekonomike te Hitlerit.

Shqiperia eshte komplet realitet tjeter ne kete drejtim.

Hallall plako ! 

mire !

smiley

Kur them i arkivojne  kam parasysh edhe nxjerrjen e mesimeve. Po kjo nxjerrja e mesimeve nuk behet nga pozita revanshi por me fryme paqetimi.Nuk pashe ne fjalimin e Obames ndonje note revanshi ndaj kapitullit te mbyllur Bush. Gabimet e te kaluares kombet  qyteteruara i rregullojne me politika dhe jo retorika pafund qe degjenerojne ne perleshje ndermjet fisit tuci dhe utuh.

Une fola per rastin e Gjermanise qe ka guximin t'i thote krimit, krim e te ndertoje nje kapitull te ri pa u fshehur pas gishtit.

Lexoje me me kujdes. Bushin e bushmenet i ka bere helaq per traplliqet qe kane bere apo lejuar.

Per ta mbyll se po me mbarojne latat per sot:

çdo shpresë rikthimi ta heq ky vend
Këtu është ku të vdekurit mbahen peng.

PS: dy vargje nga nje poezi  e sjelle ne peshk  qe mu duken pershtat ketij diskutimi.

Ce keni kete more !

Me jeni bere si Sonila Meco qe po komentonte betimin e Obames ne studio me Zaloshnjen ( ate qe tregon histori me a i punojne koqet Nanos apo jo&nbspsmiley  kur erdh momenti i himnit u ngrit me kembe. smiley

Late koqezen e namit !

Ketu fillon dhe mbaron Obama : Bashkatdhetarët e mi !

 

Shume kombetarist ky Obama.

I mbeti goja tek kombi.

Nuk e di ky qe eshte demode kombi e kombetarizmi? 

Duhet te edukonet patjeter nga antikombetaristet albanese, ndryshe mbeti primitiv qyqari. Kaq borxh ia kemi amerikes.

 Pjese nga fjalimi i Obames i ndoqa dje, dhe me pelqeu, e do te shtoja se dje ter amerikanet kane perjetuar nje nga ditet me emocionuese. 

e do te shtoja se dje ter amerikanet kane perjetuar nje nga ditet me emocionuese

 

Une s'mbaj mend gje...

Mbreme qenkerkshin bllokuar "tubacionet e internetit" te faqeve amerikane te mediave nga shikimi live i videos te Obames.

Ku eshte Gjon Hidrauliku xhanem kur atdheu ka nevoje per zhbllokime tubash? smileyoh:

Edhe ne ne zyre dje na i kishin bllokuar lidhjet per videon...

Po s'e ksiha mendjen ke Obama ne pune...isha i zene me Peshku pa Uje smiley

Ku eshte Gjon Hidrauliku xhanem kur atdheu ka nevoje per zhbllokime tubash?

 

Ta cajme bllokaden me forcat tona!

I bashkohem postit te Koth.  Kur te vije Obama ne Shqiperi e te deklaroje "I'm skipetaren (aka I'm a berliner)" atehere mshojini lol.

Per fjalimin specifikisht, nuk kishte ate togfjaleshin e JFK, MLK, etj.  Por ndoshta Obames nuk i duhet.  Gjithashtu, nje fjalim jo dhe aq "up-beat", dhe kuptohet, me ekonomine ne krize, dhe dy luftra, nuk kishte se si te ishte lajle e lule.  Ndryshimi ne fakt filloi qe ne "acceptance speech" ne Cikago.  Them ndryshimi nga fushata me realitetin pas zgjedhjeve.  Eshte e zakonshme ne pergjithesi.  Por tek Obama vihet re ngaqe fjalimet e tij gjate zgjedhjeve kishin rezonance tjeter.  

 

 

 

Me miq të vjetër dhe ish-armiq, ne do të punojmë pa u lodhur për të pakësuar rrezikun bërthamor dhe do të përpiqemi për të ngushtuar spektrin e ngrohjes globale. Ne nuk do të bëjmë asnjë apologji për mënyrën tonë të jetesës, as nuk do të heqim dorë nga mbrojtja jonë, dhe për ata që kërkojnë të avancojnë qëllimet e tyre duke mbjellë terror dhe duke vrarë njerëz të pafajshëm, ne u themi se shpirti ynë është i fortë dhe nuk mund të thyhet, ju nuk mund të fitoni ndaj nesh, ne do t’ju mundim.

 

Atyre udhëheqësve të botës që përpiqen për konflikt apo fajësojnë Perëndimin për mangësitë e shoqërive të tyre, u themi se populli juaj do t’ju gjykojë për çfarë do të ndërtoni dhe jo për çfarë do të shkatërroni. Atyre që mbahen në pushtet nëpërmjet korrupsionit dhe mashtrimit, nëpërmjet shtypjes së disidencës, u themi se tani që ju jeni në anën e gabuar të historisë, ne do t’ua zgjatim dorën, në qoftë se ju jeni të predispozuar të zgjasni dorën të parët.

 

Në vitin e ditëlindjes së Amerikës, në muajin më të ftohtë, një grup i vogël patriotësh u mblodh rreth zjarrit që përpëlitej në brigjet e një lumi të akullt. Kryeqyteti ishte i braktisur. Armiku po përparonte. Bora ishte mbushur me njolla gjaku. Në momentin kur rezultati i revolucionit tonë ishte më shumë se kurrë në dyshim, babai i kombit tonë porositi që këto fjalë të lexoheshin para njerëzve: “Ta marrë vesh bota e ardhshme … që në zemër të dimrit, kur të vetmet që mund të mbijetonin ishin shpresa dhe virtyti, qyteti dhe vendi të alarmuar nga një rrezik i përbashkët, u mblodhën së bashku për t’i bërë ballë”.

Zana! Nje dhye vetem nje ...Te tjerat ke shkolle ti kuptosh dhe nuk me vjen hic keq qe interpeton si te kesh qejf smiley Ja per cfare thashe te meditoje nga ajo shprehje...

Gruas dhe KOMBIT nuk i falet .."te pares GRUAS : - ta cnderoje i pari qe e ndesh ne rruge..te dytit KOMBIT :- ta rrezoje cdo ere qe fryn. Te dyja kane ndodhur me Memedhembjen!!! 

Ti dhe kushdo mund te shohe endrra me Shqipri qe LINDI dhe MBAN gjalle Komunizmin apo Kapitalizmin... Ndersa une them se jemi nje POPULL qe asnjehere nuk e kemi patur dhe nuk do ta kemi veten ne dore... POR kemi ne dore (fiksoje mire) ne caste kthesash te nxjerim , perkrahim dhe ndjekim figura qendrore qe na nxjerrin nga veshtiresite pa djegur e shkatrruar te shkuaren ! Mundet te shohe kushdo  endrra me LIRI e dengla te kesaj natyre , edhe sikur nje grup "LIRIDASHESISH" nga Shkodra te popullojne edhe Marsin pa Komuniste . Por ne ne fatin tone TOKSOR ne copen qe na ka dhene Natyra dhe trashegimia e shqipove them se ne duhet te jemi te LIDHUR dhe te PAKEPUTUR me njeri tjetrin. Sikur ah SIKUR te mos ishte nxitur kjo fryme Djegje e shkatrimesh ( me plote gojen varrim- zhvarrimesh) ne Memedhembje ne do te ishim jo ku e ku por shkodrance" Ku ku moj nane sa para ". Dhe dija jotja dhe imja dhe e kujtedo me keto te thena nga me te diturit eshte formuar dhe kjo nuk ka te beje per ku FLET por per CFARE flet. Dhe duke ta dhene si paradhenie nje mirkuptim kerkoj qe edhe ti te me mirkuptosh pa e personalizuar problemin. Gjithsesi ne lejofte koha dhe deshira jam i hapur per ta zhvilluar kete IDE.

One of the best speakers of all times, smart and inspiring guy! But... we'll see..

Sikur po jeq ca shenja arrogance... dhe po me duket si nga ata tipat qe ua bejne grate rrup-sup..
 

Please, nqs grate do benin vertete rrup-sup, (dhe gra me intelekt, jo thjesht "spouses&quotsmiley bota do ishte me mire sot.  

"Best speakers of all time"?  Ajo kategori eshte aq ulet (si pasoje  e George-it dhe depresionit" qe s'eshte as per t'u folur.  Hiqe telepromter larg, dhe pastaj llafosemi.

Por ndoshta nuk ishte as per "speaker".  Ishte per "speachwriter" qe s'kompjonte dot, por as imagjinonte mbi nje fjalie "si se puede" apo le me tej ikona te tilla si "do not ask what your country ..."

PS: I kid the president, sidomos kete president qe e betuam dy here ...

Nuk te paska zene gjumi edhe ty per fjalen " besnikerisht ? smiley

Koth, thjesht sarkazem, sic thashe "I kid the president" ... smiley

PS: Sado te llafosen, une kam kisha te tjera halle gjate kesaj fushate ... gjithesesi "a woman got the right to vote after a man, black or white man" ...

Diversiteti i bindjeve e mendimeve ,ne asnje menyre nuk kompromenton respektin ,dashamiresine  e kultivuar gjate ketyre viteve.....Po behen ca.... smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).