Energjia elektrike dhe fushata elektorale

Si për çdo produkt tjetër, edhe për energjinë elektrike që prodhohet në vend, pasi plotësohen nevojat e tregut, është fare normale që tepricat të shiten në një treg tjetër. Por në kushtet kur energjia elektrike e prodhuar brenda vendit nuk plotëson më shumë se 60% të nevojave të tregut, vendimi për të shitur energji elektrike jashtë vendit, është i paarsyetuar mirë. Sistemi elektroenergjetik vendas, bazuar tërësisht në burimet hidro të prodhimit të energjisë, në periudha reshjesh, por sidomos gjatë dimrit e pranverës, në momente të caktuara krijon teprica të energjisë elektrike. Mënyra më e drejtë në vite për administrimin e këtyre tepricave është konsideruar ajo e depozitimit, kryesisht në Kosovë dhe rrallë në Greqi, për ta marrë përsëri këtë sasi energjie në një periudhë tjetër të vitit, kur vendi ka më shumë nevojë për energji elektrike.

Më 9 janar 2009, Bordi i Komisionerëve të Entit Rregullator të Energjisë vendosi me urgjencë rishikimin e Rregullave dhe Procedurave të Shitjes së Energjisë Elektrike për furnizuesit vendas e të huaj. Ishte ky një vendim i diktuar nga ministri Ruli dhe drejtori i Autoritetit Shitës, Gjergj Bojaxhi. Duke kritikuar sistemin elektroenergjetik të trashëguar nga regjimi i para viteve ‘90, ndër të tjera, Ruli do të deklaronte se, një ditë më parë (pra, para deklarimit në një emision televiziv, ku ai ishte i ftuar) kishte pasur teprica të energjisë elektrike të prodhuar në vend nga prurjet e mëdha. Çdokush nuk e ka të vështirë ta kuptojë se tepricë do të thotë, pasi ke furnizuar pa ndërprerje konsumatorët brenda vendit. Por fatkeqësisht, në pjesë të caktuara të vendit, kufizimet vazhdojnë. Vendi, akoma dhe për shumë vite, nuk ka kapacitete të mjaftueshme për të prodhuar energjinë elektrike të nevojshme që të evitojë kufizimet, paçka se Kryeministri Berisha shpall çdo tre muaj ndërtimin e një termocentrali, hidrocentrali, impianti me erë apo nuklear.

Lejimi nga qeveria i shitjes së energjisë elektrike jashtë vendit, përveçse është një veprim antiekonomik, por edhe korruptiv, sepse sipas vendimit të Entit Rregullator, tashmë i jepet e drejta Titullarit të Autoritetit Shitës, pra drejtorit të Furnizuesit Publik me Shumicë, Gjergj Bojaxhi, të vendosë për çmimin e shitjes. Megjithëse thuhet se transparenca do të bëhet në faqen elektronike të KESH-it, në të vërtetë as KESH-i nuk ekziston, ngaqë ai është i ndarë në tri shoqëri të tjera, por as faqja elektronike nuk hapet, sepse çelësi i saj mbahet sekret. Atë e di vetëm qeveria dhe kompanitë e huaja të zgjedhura "me kujdes" prej saj, me të cilat do të kryhen transaksionet dhe do të sigurohen përfitimet, të destinuara për të shkuar në xhepat e pushtetmbajtësve. Lufta kundër korrupsionit nuk është gjë tjetër, veçse një zhurmë dhe e vërteta është krejt ndryshe, sikurse shihet edhe nga këto veprime më shumë se skandaloze. Kjo duket shumë qartë, kur vetë drejtori i kompanisë publike, i cili sipas statutit të kompanisë nuk duhet të jetë person politik, deklaron se është person politik që ka hyrë edhe në një garë politike. Kjo përbën më shumë se një konflikt të hapur interesi.

Shitja e energjisë elektrike në tregun e parregulluar përbën një veprim që duhet hetuar nga organet përkatëse. Hapin e parë në këtë drejtim duhej ta hidhte Enti Rregullator i Energjisë Elektrike, një institucion ligjërisht i pavarur, i cili ka detyrën nr. 1 të mbrojë konsumatorin shqiptar të energjisë elektrike nga diskriminimi, por edhe të garantojë transparencë maksimale për publikun. Modeli shqiptar i tregut të energjisë elektrike, hartuar me ekspertë të huaj me ndihmë të USAID-it, i njeh të drejtën KESH Gen-it (gjenerimit) të shesë energji elektrike të tepërt të prodhuar prej tij, me çmime të parregulluara, në përputhje me rregullat dhe procedurat e miratuara nga ERE dhe me ato për eksportin e energjisë elektrike, por gjithnjë pa reduktuar përfitimet e përgjithshme të klientëve tariforë dhe pa penguar përmbushjen e detyrimeve të KESH Gen-it, sipas kontratave të tij me OST dhe Furnizuesin Publik me shumicë. Kjo kërkesë nuk është zbatuar.

Qeveria mban përgjegjësi të jashtëzakonshme kur ua shet energjinë elektrike shqiptarëve me çmime të shtrenjta. Mundësitë reale nga rritja e sasisë së energjisë elektrike të prodhuar në vend me kosto të ulët nuk kthehen në një përfitim financiar të konsumatorëve, duke ndërhyrë në korrigjimin e çmimeve. Por, fatkeqësisht qeveria dhe drejtuesit e këtij sektori në të gjitha nivelet, janë më shumë të interesuar për të gjetur burimet financiare të nevojshme për të mbuluar fushatat e për të mbushur xhepat tyre.

7 Komente

Duke kritikuar sistemin elektroenergjetik të trashëguar nga regjimi i para viteve ‘90, ndër të tjera, Ruli do të deklaronte se, një ditë më parë (pra, para deklarimit në një emision televiziv, ku ai ishte i ftuar) kishte pasur teprica të energjisë elektrike të prodhuar në vend nga prurjet e mëdha.

Çdokush nuk e ka të vështirë ta kuptojë se tepricë do të thotë, pasi ke furnizuar pa ndërprerje konsumatorët brenda vendit. Por fatkeqësisht, në pjesë të caktuara të vendit, kufizimet vazhdojnë.

Po mire mer me nipin e Osman Gazepit merresh ti more?

Keta po mallkokne perendine more qe e beri det dynjane me shi, vetem qe ai numri qe ploteson DEFICITIN e prodhimit te rritej . Kupto vete ti se ke qene dhe i zanatit pa jo per gje. smiley

pra, para deklarimit në një emision televiziv, ku ai ishte i ftuar).. 

media kishte cu Shqiponja Dhembin ***  qe i ngopte pietje mbi strategjine e energjise ...

Shkurt , nuk kishe cer te prisje nga emisioni kur te tilla pacaqilluqe certifikohen dhe keshtu mediatikisht . Palo media !

E ke qa Deme !

 

***

 

 

 Ndermjet gjerave te thena sakte, Pjetri ja fut edhe ca kot here pas here. Ja psh:

Qeveria mban përgjegjësi të jashtëzakonshme kur ua shet energjinë elektrike shqiptarëve me çmime të shtrenjta. Mundësitë reale nga rritja e sasisë së energjisë elektrike të prodhuar në vend me kosto të ulët nuk kthehen në një përfitim financiar të konsumatorëve, duke ndërhyrë në korrigjimin e çmimeve.

Po kur ishte vete kryetar i ERE-s, sa here i uli Pjetri cmimet e energjise elektrike, ose dhe ne mos i uli, sa here i kerkoi Qeverise ose Parlamentit te benin ulje cmimi?

Dhe e dyta: 

Lejimi nga qeveria i shitjes së energjisë elektrike jashtë vendit, përveçse është një veprim antiekonomik, por edhe korruptiv,

Nje pergjithesim si ky, padiskutim qe eshte pjeserisht i gabuar, sepse kur kontrakton import opsioni per te marre cmimin me te mire (qe gjithsesi eshte teper i larte qe kur e ka marre Rudnapi dhe EFT-ja kontrollin e ketij muhabeti ne Ballkan) eshte kontata take or pay, dhe do ja marresh si ceco, Pjetri e di mire kete. Keshtuqe, nese ke mbiprodhim nga HEC-et nje muaj me vone, normal qe do e shesesh se edhe e shkreta dige mban aq sa mundet. A ka mundesi per korrupsion? Sa te duash, kjo varet kryesisht nga vullneti i njerezve qe e kane ne dore kete pune, pa lerja cilitdo institucion te duash.

 

Ne une jam me ty Koth . Sidomos duke kuptuar qe Pjetri si specialist ka ditur mire te "shtrydhe" esencen e TEPRICES pa e renduar informacionin ne artikuj analitike te "cilesise se larte" . Pjetri pa tjeter qe di "shume" nga brenda per hir edhe te funksioneve qe ka patur qofte ne Ministri qofte ne ERE . Por mbase nje gje nga pervoja duhej tena jepte se si eshte e mundur qe keto Institucione te "pa varura " nga Politika si KESH-i , ERE , etj te menazhohen si ne kohen e NANOS dhe sot nga e njejta dore alias RRULI ?

Nuk ka korrupsion po nuk pati transaksione. Sa me shume shitblerje aq me shume mundesi per te mbushur xhepat e rulit e bojaxhiut e kuptohet te doktorit. Po keshtu dhe me parardhesit. Pa dyshim varianti me i mire per shqiptaret eshte ai i depozitimit te energjise ne KOsove apo Greqi, te cilen e merr mbrapsht kur ka prodhim me te paket. Pra jep 100 MW dhe merr 100 MW. Kur erdhi berisha ne pushtet u ankuan se i kishin lene socialistet liqenet e zbrazuara. Tani duan ti kthejne kusurin dhe dimri i 2009 ti lene te majtet po me liqene bosh dhe pa asnje MW te depozituar. dhe kuptohet nje KESH me borxhe. Pastaj duke qene nje krize ne fund te vitit do vihet me "sukses" ne pune TEC i Vlores, qe do kwrkoj miliona per te blere naftw d1. Dhe pasardhsi i Rulit do thote: "energjia me e shtrenjte eshte energjia e munguar" dhe keshtu do vazhdoj te blihet nafte d1 dhe parate e shqiptareve shkojne per lesh. Por e gjithe mos kujtoni se nuk ka perfitues. Nje Rul e nje bojaxhi  mund te bejne nje cudi. 

Babzia ,nepsi i fitimit eshte aq i madh sa sot prodhimi i energjise elektrike eshte ne shifra me te larta,dhe ajo eshte me e preferueshme te shitet se sa te shperndahet,pra eshte nje bisnes energjia elektrike .

Po sigurimi i plote i vendit me kete lloje produkti ?Hi,hi,hi,hi,.......po poplli rri me kandil,ose pa drita mer ,osht i msum me fukarallik dhe pisllik,nuk i bo pershtypje,te rij nje ashtu si mos me keq ,e mos me hap gojen fare ,qe prane drites(qe shitet jashte) rri ne erresire!Prane sofres rri i pa ngrene,i syrgjynosur e sakatosur neper sofrat e botes!

Yt qeveri e poshter !  smiley

Kush o tamam specialist me na shpjegu nje problem te "vogel" .

Si eshte e mundur te EXPORTOHET kur eshte pranuar ZYRTARISHT se burimet energjitike te lena nga "ish regjimi" qene te afta sa per te ndezur nje llambe 60 vatshe ?? Vecse pa hilet e (atij me pika smiley me tre te katertat e pese te gjashtave te Co2 ,qe po ti shumzosh me nente te pestat e asaj qe na fal Eneli .del qe ne per 30 vjet jemi shteti me i pasur ne BALKAN, ne rajon e me GJERE. Ose pa mendime si te bijes se "faqe gjeres".

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).