E vërteta ekologjike

Kur shpërtheu centrali bërthamor i Cernobilit, qeveria e BS-së e atyre viteve, nuk i tregoi publikut të vërtetën e katastrofës mjedisore që po përhapej nga pluhuri radioaktiv në tërë territorin rus dhe më tej. Ndërkohë, gjithë bota që e kishte zbuluar atë nga pamjet satelitore, kërkonte të mësonte të vërtetën. Përgjatë 10 ditësh, kjo e vërtetë u fsheh për publikun.

Studimet e mëvonshme treguan se rastet me sëmundje vdekjeprurëse të pluhurit bërthamor, që ndërkohë kishte arritur deri në Evropë, u njëqindfishuan, nga që njerëzit nuk ishin mirinformuar. Kjo ngjarje ka ngelur tashmë një shembull klasik, që tregon se si fshehja e së vërtetës ekologjike vret njerëz ose shkakton katastrofa njerëzore.

Në Shqipëri, te vërtetën për mjedisin nuk ka dëshirë ta tregojë asnjë qeveri, gjë që të kujton familjet apo dhe hotelet në periudhën socialiste, që mundoheshin të fshihnin WC-të nga sytë e miqve.

Por, ndërkohë ndotja dhe degradimi mjedisor janë rrotull dhe brenda nesh dhe shpesh arrijnë të bëjnë kërdinë në shëndet, të dëmtojnë ekonominë, bile të ndikojnë dhe në politikat kombëtare. Edhe kur ndodh që një pjesë e së vërtetës ekologjike nxirret në publik, ajo bëhet thjesht për qëllime politike, jo për të ndihmuar shoqërinë.

Është për të qeshur dhe për të qarë, p.sh., e vërteta e ndotjes së ajrit të qytetit të Tiranës.

Ministria e Mjedisit gjithmonë përmend ndotjen nga pluhurat (Grimca PM10) që shkaktohen nga ndërtimet dhe mospastrimi i rrugëve (pra bashkia), ndërsa bashkia e sheh ndotjen vetëm te gazrat e makinave (CO, NOx, blozë dhe gazet e tjerë toksik&eumlsmiley pra, te politikat mjedisore të qeverisë.

Kështu del që PM10-a është në PS, ndërsa gazrat e automjeteve në PD, por që të dyja helmojnë publikun e Tiranës, bile bashkë me të, dhe vetë ata që bëjnë këtë politikë.

Por sa helmon apo vret në të vërtet ajri i ndotur i Tiranës? Kjo e vërtetë s'është thënë asnjëherë gjatë 17 vjetëve të "lirisë së informacionit". Janë bërë me dhjetëra projekte mjedisore të mbështetura nga organizmat ndërkombëtarë, por asnjëherë nuk është treguar se sa veta vdesin nga kanceri i shkaktuar nga ndotja e ajrit në Tiranë.

Para disa ditësh, drejtori i Onkologjikut deklaroi direkt në shtyp se të sëmurët me kancer në spitalin e tij shtohen çdo vit me 20%, një shifër alarmante që, si duket, nuk u kap nga publiku që ato ditë ishte trullosur nga problemi i dosjeve dhe s'e ndjeu vlerën e kësaj të vërtete mjedisore.

Shumë politikanë ndoshta mendojnë se ky 20%-ësh nuk është për ata, por deri tani kanceri ka marrë 7 deputetë dhe dihet se përqindja më e madhe e kancereve sot, shkaktohen nga mjedisi (OBSH).

Ka gati dy vjet që kanë ardhur aparaturat e reja nga BE-ja për monitorimin e ajrit në Shqipëri. Ministri i Mjedisit i ka dërguar pjesën më të rëndësishme të tyre, që do monitorojnë cilësinë e ajrit në Tirane e Elbasan, në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit.

Por ato ende s'po vihen në punë për të zbuluar të vërtetën e ndotjes së ajrit. Publiku fle i qetë nga deklarimet politike se "ndotja e ajrit është përmirësuar 30%", ndonëse nuk referohet me asnjë shifër, asnjë monitorim të ajrit bërë nga ndonjë institut për këto dy qytete.

Bashkia e Tiranës, nga ana tjetër, e përkrah këtë "informacion", ndërkohë që s'tregon që lulishtet janë pakësuar dhe makinat janë shtuar. Përsëri vetëm politikë në vend të se vërtetës mjedisore. Ndërkohë që, fshehja e këtij informacioni shkakton sëmundje dhe vdekje.

Kjo politike është kriminale, sepse vret me përqindje vjetore, si politika e Enverit që thuhet se kishte plan të internonte çdo vit një përqindje të popullsisë, veçse ndotja nuk bën dallime shtresore (klasore) apo politike. Ajo sëmur dhe vret qorrazi politikanë, të pasur, të varfër, njësoj, boll të plotësojnë përqindjen vjetore, e cila është në rritje çdo vit me 20%.

Tek ne shteti ka monopolin e monitorimeve mjedisore. Të gjitha institutet shkencore financohen dhe programohen nga shteti. Deri tani nuk ka asnjë institucion të pavarur që bën monitorim të cilësisë së mjedisit në Shqipëri.

Dhe kur ndodh që ndonjë shoqatë apo institucion jo qeveritar gjen ndonjë fond që të bëjë një monitorim apo anketim, menjëherë ajo sulmohet nga disa qeveritarë si mashtruese, antikombëtare, antiglobaliste, marksiste leniniste dhe shpesh i janë bërë presione për t'i mbyllur gojën apo dhe për t'i "blerë" studimin. E vërteta mjedisore është në dorë të qeverisë dhe politika shpesh nuk e lë atë t'i shërbejë shoqërisë.

E vërteta ekonomike e mjedisit / Para pak kohësh, ministri Ruli deklaroi se, me ndërtimin e hidrocentraleve të Devollit, do të rritet GDP-ja me 1%. Por dhe hidrocentralet, ndonëse janë mjaft të pastër, nuk ndotin, përsëri kanë një ndikim në mjedis. Ato përmbytin toka dhe vendbanime, pra kanë një kosto mjedisore.

Kjo ka qenë një nga shkaqet kryesore përse Hidrocentrali i Banjës nuk vazhdoi të ndërtohej. Ndoshta këtë kosto do ta paguajë investitori, por përsëri qeveria do jetë në borxhe ndaj popullsisë. Ajo s'do t'ua plotësojë kurrë koston e plotë të tokës, punësimin e tyre, traditën, etj. Kjo kosto nuk paguhet.

Vitet e fundit, fshatrat në brigjet e Semanit dhe Vjosës po përmbyten nga vërshimet e lumenjve. Bile, ndonjë politikan mundohet ta fshehë, duke e quajtur "fatkeqësi natyrore".
Shkencëtarët e ujërave e dinë se në brigjet e Vjosës s'ka pasur kurrë në histori ndonjëherë përmbytje.

Ato filluan që kur politika mjedisore e qeverive pas '90-s, lejoi të merreshin inerte në shtratin e lumit. Lumi me taban të pastruar filloi t'i zhvendosë inertet në pjesën fushore, duke ngritur nivelin e shtratit, shto këtu dhe prerjen e gjithë pyjeve dhe gëmushave përgjatë lumit dhe, tani, Vjosa është kthyer në një lumë që përmbyt pothuajse në çdo 2-3 vjet.

Sa është kostoja që duhet ta paguajë shteti për ta sjellë lumin si ishte dhe të kompensoje dëmet që u shkakton shtëpive të fshatarëve, të cilët s'kanë asnjë faj? Më e vogël apo më e madhe se fitimet që pati shteti dhe zona nga industria e inerteve?

Këtë, Ministria e Mjedisit nuk e analizon, Ministria e Punëve Publike nuk ka interes ta zbulojë, ndërsa Ministria e Ekonomisë e injoron. Ndërkohë, të tri ministritë flasin për "Zhvillim të Qëndrueshëm të Shqipërisë" dhe rritje të GDP-së.

Sot GDP-ja është e verbër ndaj kostos mjedisore. GDP-ja nuk na jep të dhëna për mirëqenien, sepse ajo nuk fut në llogari zhdukjen e sistemeve natyrore, rrallimin e pyjeve, apo të ujerave nëntokësorë, shkatërrimet e sjella nga katastrofat natyrore.

Gjithashtu, GDP-ja nuk regjistron koston e ndotjes. Dhe ndodh që GDP-ja rritet kur mirëqenia e jetës ulet. Sekreti qëndron pikërisht te kostot mjedisore.

Para disa vjetësh, ish-Presidenti i Norvegjisë, Fystein Dable, thoshte: "Socializmi ra në kolaps, sepse ai nuk lejoi çmimet të tregonin të vërtetën ekonomike. Kapitalizmi mund të bjerë gjithashtu në kolaps kur ai nuk lejon çmimet të tregojnë të vërtetën ekologjike".

E vërteta ekologjike e investimeve industriale / Gjatë debatit për termocentralin me naftë në gjirin e Vlorës, biznesmenët e Vlorës bënë një analizë ekologjike-ekonomike të zonës ku do të ndërtohej TEC-i, studim që ishte një sfidë për ekonomistët qeveritarë.

Ata argumentuan se po ta rikthenin dhe përdornin zonën ku do të ndërtohej TEC-i, për turizëm, të ardhurat për Vlorën do të ishin rreth 40 milionë dollarë në vit dhe punësimi do të ishte dhjetëra herë më i lartë. (Dihet se në turizëm, për një krevat punësohen rreth 4 vet&eumlsmiley.

Ndërkohë, shteti, me projektin e TEC-it, nuk arriti të kundërvihej me një argument (vizibilitet) të tillë me shifra. Bile, një ministër shkoi më tej, duke i sulmuar kundërshtarët me një argument OJQ-je: "Ne s'do ta kthejmë Vlorën në një vend baritor".

Po nëse "vendi baritor" sjell më shumë lekë se sa TEC-i (dhe raste të tilla sot ka plot në bot&eumlsmiley dhe me këto lekë punësohen më shumë njerëz, blen dhe energji më shumë dhe ndërkohë ruan dhe mjedisin natyror, pra, dhe cilësinë e jetës, çfarë të keqeje ka? Ky studim ekologjiko-ekonomik nuk u bë.

Kjo është akuza e ekologjistëve të sotëm, të cilët politikën mjedisore e shohin të mishëruar në ekonominë e tregut dhe jo si "shfaqje e fundit e marksizëm-leninizmit", si e emëron kryeministri, ndërkohë që vetë qeveria jonë, edhe taksën e mjedisit e fut në shumën globale të Ministrisë së Financave dhe nuk e kthen përsëri në mjedis.

Taksa e makinave që ndotin ajrin nuk kthehet prapë për ta pastruar atë (me lulishte, parqe dhe rrugë të reja), tarifa që u merret nga VNM-ja industrive nuk kthehet në përmirësimin e mjedisit. Kështu, kjo politikë financiare ia vjedh lekët mjedisit dhe i përdor në drejtime të tjera.

Te gjithë vjedhin kostot mjedisore, që nga qytetari i thjeshtë, që hedh plehrat kudo, por jo në kazan, bashkia që i hedh në lumë dhe jo në gropën e grumbullimit, qeveritari që nuk e gjobit ndotësin dhe leket t'i kthejë prapë në mjedis dhe së fundi politikani, që s'e quan problem të rëndësishëm ekonomik dhe politik mjedisin.

Pasoja: qeveria s'ka lekë për të mbjellë pyje, për të rregulluar shtratin e një lumi, për të menaxhuar dhe rehabilituar një Park Kombëtar (Sa lekë kërkon Parku i Lurës?), apo për të pastruar detin dhe bregdetin të mbushur me plastika. Borxhi i krijuar në "bankën" e mjedisit shqiptar është miliarda EURO dhe, ç'është më e keqja, ky borxh vjen duke u rritur.

Vitet e fundit qeveria po jeton euforinë e "investimeve" gjigante në fushën e energjisë dhe të çimentos. Në fakt, ato janë 100% investime të kompanive të huaja, me fondet e tyre, me qëllim për të plotësuar tregun e tyre dhe shpesh me kushtet e tyre imponuese ekonomike në shkëmbim të mbështetjes së tyre politike (e cila asnjëherë s'ka qenë e qartë dhe e sigurt).

Qeveria jonë investon vetëm tokën, ajrin, ujin dhe skllevërit, me një pagë sa për të ekzistuar. Pra, qeveria, në këtë rast, është thjesht një qiraxheshë e një toke që s'është e saja, e ajrit, ujit dhe pyjeve që s'ka të drejtë t'i shesë apo degradojë, sepse janë pronë e brezave që do të vijnë.

Por, pikërisht këtu është fitimi i madh i palëve, dhe që kamuflohet në media me idenë e zhvillimit të shpejtë.

Konkretisht: Një ton CO2 e lëshuar në ajër, sot, në Komunitetin Evropian, kushton (taksohet) 24-26 EUR. Pra, për çdo ton CO2, ata që e krijojnë dhe e shkarkojnë në ajër, duhet të paguajnë 24-26 EUR.

Në Suedi qeveria e vendit e takson çdo ton CO2 me 150 EUR. Këto të ardhura financiare, qeveria është e detyruar t'i investojë në energji të pastra, që nuk çlirojnë CO2, në mënyrë që të zbutet efekti serë dhe ndryshimi klimatik në rang botëror.

Shqipëria nuk ka detyrime, meqenëse nuk është në BE, ndonëse ka pranuar protokollin e Kiotos. Italia lëshon shumë më tepër CO2 (+ 6 ) se kriteret e pranuara nga Kioto. Por tani Italia i investon këto industri me qymyr, që lëshojnë sasinë më të larte të CO2-shit në TEC-e në Shqipëri dhe energjinë e merr prapë për vete.

TEC-et do çlirojnë 6-7 milionë tonë CO2 në vit , që është dyfishi i dyoksidit të karbonit që çliron Shqipëria sot (sipas Institutit të Studimeve Ambientale në Tiran&eumlsmiley. Pra, ajo sasi CO2-shi që do të çlirohet nga TEC-et dhe fabrikat e çimentos, kushton dhjetëra miliona EUR taksa të pambledhura.

Vetëm një fabrikë çimentoje çliron rreth 1 milion ton CO2 në vit, që janë baras me rreth 25 milionë EUR taksë që duhej të merrte shteti shqiptar!! Në total, kjo taksë nga këto investime do luhatej nga 250-300 milionë EUR/vit....

Me këto vendime "të zhvillimit të vrullshëm" dhe me këtë mënyrë të vepruari, pa respektuar strategjitë e miratuara, pa informuar publikun dhe pa vlerësuar institucionet shkencore, pa respektuar politikat botërore dhe rajonale të zhvillimit të qëndrueshëm, pra me të gjitha këto mangësi të procesit të zhvillimit, ne po paracaktojmë përsëri fatalitetin e së ardhmes sonë.

Intelektualët shqiptarë të brezave të ardhshëm, nesër do të shtrojnë përsëri pyetjen shekullore të shqiptarëve: "Përse Shqipëria vazhdon të jetë e pafat, përse të tjerët ecin dhe ajo ngec"?? Përse-ja ka filluar sot. Një debat i hapur publik mund ta frenojë këtë makutëri barbare ndaj mjedisit dhe këtë zhvillim të paqëndrueshëm.

Dhe, së fundi, dua të përmend William Safire (gazetar i njohur i "New York Times&quotsmiley që thotë: "Shumë rrallë, për të mos thënë kurrë, artikulli i një opinionisti ka arritur të shkaktojë ndryshime të menjëhershme, por jo rrallë ama kanë ndodhur ndryshime rrënjësore në rastet kur bashkimi i zërave të opinionistëve ka arritur atë nivel që, në statistikë, quhet niveli i masës kritike.

"Para se të "mbjellim ullinjtë në media" kemi nevojë të mbjellim shpresën për një zhvillim të sigurt, i cili sot nuk ka rrugë tjetër përveçse nëpërmjet vlerësimit të mjedisit si një problem ekonomik, politik dhe jetësor.

43 Komente

kam frike se shqiperia kete rradhe do shkoj per lesh as nga pushtuesi, as nga ideologjia, por nga ndotja ekologjike. por nese pushtuesin e sheh perballe dhe ideologjine e ndjen dhe e shmang, ndotjen e ndjen vone dhe nuk e shmang dot. shkruan xhemali dhe me fakte te vertetuara, eh kush pyet. 0 komente. Oh kujdes mund Grupi eshte gati, shihe kur ti versulet xhemalit. shihni, shihni, mos kujtoni se Grupi ja fut gjumit per weekend.

 

por deri tani kanceri ka marrë 7 deputetë

Ka te mira edhe kanceri smiley

 

Ne fakt ndotja me e madhe jane gazrat e emituara nga ambjentalistat kur cirren...

Ndotja ne fjale eshte ndotja e trurit smiley

Ja disa xhevahire fantastike fare...po fare fare...

biznesmenët e Vlorës bënë një analizë ekologjike-ekonomike të zonës ku do të ndërtohej TEC-i

Se pari, "biznesmenet e Vlores"??? C'eshte kjo specie e re Peshku? Do jet zbuluar kto vitet e fundit me siguri

Se dyti, "te zones ku do ndertohet TEC-i"?? Pra...po flet per zonen e DYTE ME TE DNOTUR NE SHQIPERI...zonen e ish-fabrikes te PVC-es? Zonen ku ka 18 vjet qe s'ka shkel kemba e njeirut? Zonen ku vet kta "biznesmenat" e Vlores kishin ndertuar disa serbatore nafte ILEGALE?

Duhet te ken qene shume te zotet kta biznesmenat e Vlores...qe te nxirrnin nje anal-ize ekologjike-ekonomike te zones smiley

Ata argumentuan se po ta rikthenin dhe përdornin zonën ku do të ndërtohej TEC-i, për turizëm, të ardhurat për Vlorën do të ishin rreth 40 milionë dollarë në vit dhe punësimi do të ishte dhjetëra herë më i lartë. (Dihet se në turizëm, për një krevat punësohen rreth 4 vet&eumlsmiley.

WAWWWWW!! Per nje cope "plazhi" rreth 300m te gjate...ku s'ka shkel kemba e njeriut ne 18 vjet...ku derrdhen mbeturinat e ujrat e zeza te fshatrave perreth, ku niveli i zhives dhe mbeturinat toksike te tjera ishe me i larti ne gjith teritorin e Shqiperise...ku ngjitur ndodhet porti i peshkatarve...

...KJO zone...mund te sjelli...40 milion dollare ne VIT smiley

Po mire o zotrinj biznesmeno-skafist...kur e dinit qe kjo zone MUND te sillte 40 milion dollare ne vit...PSE pritet 18 vjet...qe ta kerkonit kte zonen?? Po e kerkuat vetem tani (qe ju prishen serbatoret ilegal te naftes).

 

A prit nje minute...e kutpova vetem tani kur thash fjalen "skafist" smiley 40 milion ne vit mbase mund te sjelle ajo zone po u vu perseri ne dispozicion te...."biznesmenve" VLonjat per te kryer..."biznesin" e tyre...po ai s'do jet turizmi.

 

Shikoni cju ben NDOTJA E TRURIT

Shqipëria nuk ka detyrime, meqenëse nuk është në BE, ndonëse ka pranuar protokollin e Kiotos.

Xhemal...je plak nga trute. S'ke faj se mosha ben te veten...por ne fakt eshte Kjoto qe nuk i ve detyrime Shqiperise smiley

Edhe nje gje tjeter Xhemal...CO2 NUK ESHTE GAS NDOTES smiley S'eshte mbyt akoma njeri nga CO2-shi...po nga budalleku...jane mbyt PLOT.

Por tani Italia i investon këto industri me qymyr, që lëshojnë sasinë më të larte të CO2-shit në TEC-e në Shqipëri dhe energjinë e merr prapë për vete.

Thuj e thuj sa te doje njeriu...qe Italia ka me dhjetra TEC-e me qymyr...edhe me te medhaja se ajo nje qe do ndertoj ne Shqiperi.

Nuk i hyn asnjerit ne vesh...kshuqe...lere fare

Pra, ajo sasi CO2-shi që do të çlirohet nga TEC-et dhe fabrikat e çimentos, kushton dhjetëra miliona EUR taksa të pambledhura.

Pra ti thu qe qeveria Shqiptare duhet ti TAKSOJ kompanite per CO2 qe leshojne?? Sa propozim i zgjut!! Se mos ato 2-3 industri ne Shqiperi qe bejne gje me teper se bluza dhe kepuce...s'e kan te veshtire te mbijetojne...po tja fusi qiveri edhe me nje takse tejter "marrendse" smiley

Tamam ajo i duhet Shqiperise...tja SHTYPIM koken edhe atyre pak industrive qe ekzistojne...

Vetëm një fabrikë çimentoje çliron rreth 1 milion ton CO2 në vit, që janë baras me rreth 25 milionë EUR taksë që duhej të merrte shteti shqiptar!! Në total, kjo taksë nga këto investime do luhatej nga 250-300 milionë EUR/vit....

S'ke faj ti Xhemal se ne epoken e Marksizem-Leninizmit e ke be ekonomine...

Me këto vendime "të zhvillimit të vrullshëm" dhe me këtë mënyrë të vepruari, pa respektuar strategjitë e miratuara, pa informuar publikun dhe pa vlerësuar institucionet shkencore, pa respektuar politikat botërore dhe rajonale të zhvillimit të qëndrueshëm, pra me të gjitha këto mangësi të procesit të zhvillimit, ne po paracaktojmë përsëri fatalitetin e së ardhmes sonë.

1) Pa informuar publikun?? Po vet Llukani ka qen ne takim me publikun..apo jo smiley NEXT

2) Institucionet shkencore? Se dalin 2 "shkencetare" si puna jote dhe e Swed-it kundra...s'do te thote qe s'ka 99 te tjere pro...dhe jo vetem pro....por jane "shkencetaret" e Shqiperise vet qe kan keruakr kto TEC-e e kto fabrika e ato porte (dhe pjerserisht dizenjuar ato). Fotja kot...NEXT

3) Politikat boterore dhe rajonale? Po eshte vet politika boterore e Kjotos qe i thot Shqiprise...S'KE LIMITE...dhe eshte vet politika rajonale qe po nderton SOT...plot 5 TEC-e te reja vetem ne vendet fqinje qe kemi ne...Mbase duhet te njoftosh Maqedonine, Greqine, dhe Italine zoti Xhemal...qe po ja fusin kot. NEXT

4) Mungesa te procesit te zhvillimit? Ore do drita ti apo s'do?? S'do???

 

-----

Po tani e paskan gjet me...fabrikat e CIMENTOS smiley Nga nje mulli me ere...ek nje mulli me ere tjeter. Po me fabrikat e cimentos cfar dreqi keni??

 Se dalin 2 "shkencetare" si puna jote dhe e Swed-it kundra...s'do te thote qe s'ka 99 te tjere pro...dhe jo vetem pro....por jane "shkencetaret" e Shqiperise vet qe kan keruakr kto TEC-e e kto fabrika e ato porte (dhe pjerserisht dizenjuar ato)

Grupo, kush jane keta ""shkencetaret" e Shqiperise vet qe kan keruakr kto TEC-e e kto fabrika e ato porte"?

Qe dhe industria duhet zhvilluar, kuptohet qe duhet zhvilluar, mirpo dhe Xhemali ka te drejte ketu, i vjen apo si vjen mire Grupit.  Emetimet e CO2 per ton, vlersohen diç me teper nga sa thuhet ne artikull. Vjet (ne fillim te 2008) arriti 60 euro toni ne burse.

Me shëndet Grupi! Edhe unë bie dakort që bota është një tufë idiotësh që nuk i kupton gjenitë.

Tirana is estimated to be one of the most polluted cities in the world, behind New Delhi and Beijing. Experts claim that deaths due to illnesses caused by pollution have increased by 20 percent in Tirana in the past two years. According to the Institute for Statistics, respiratory system diseases came third on the list of causes of death last year. As Albania gears up to join the European Union, pollution troubles get in the way. Albania is facing a humanitarian catastrophe due to growing pollution, 10 times above the tolerance level set by the World Health Organizations (WHO), according to experts in the country.

Grupo, kush jane keta ""shkencetaret" e Shqiperise vet qe kan keruakr kto TEC-e e kto fabrika e ato porte"?

Kuptohet qe jo ti...por ata zonja dhe zoterinj qe pergatiten projektin e terminalit te naftes ne Vlore bashk me Italianet (te njetit qe ndertuan edhe portin e peshkatarve ne Vlore)...dhe ata qe hartuan strategjirat e energjise ku thueht qart...se cilat jane nevojat e vendit.

Ja kush jane...s'je as ti dhe as Mato-ja...

Por mos ja fusni PORDHES kot...qe "qarqet shkecore nuk jane pyetur dhe jane kundra ktyre zhvillimeve".

Idiotizma...dhe njekohesisht genjeshtra e rradhes...

Qe dhe industria duhet zhvilluar, kuptohet qe duhet zhvilluar, mirpo dhe Xhemali ka te drejte ketu, i vjen apo si vjen mire Grupit.  Emetimet e CO2 per ton, vlersohen diç me teper nga sa thuhet ne artikull. Vjet (ne fillim te 2008) arriti 60 euro toni ne burse.

Xhmaeli ja fut PORDHEs kot Pier...dhe ta them une pse. Sepse se pari Shqiperia nuk KA ASNJE detyrim persa i perket CO2. Pik puna... Kur Xhemali thot qe niveli i CO2 do dyfishohet (qe perseri nuk do te thote asgje..se dyfishi i HIC-it eshte prap hic) ...dhe kjo sipas tij vjen me HUMBJE ose me KOSTO ndaj Shqiperise...ja fut kot. Ky ishte argumenti i Swed-it me perpara...dhe eshte argument qesharak. Kur nuk ke asnje detyrim...atehere nuk ke asnje kosto. Dhe nga ana tjeter kur e TAKSON biznesin...dy gjera ndodhin...se pari biznesi primitiv ne Shqiperi i cili preket nga kto taksa...FALIMENTON...se s'ka asnje mundesi ti perballoj ato taksa. Dhe se dyti...biznesi i huaj qe vjen ne Shqiperi PIKERISHT per aresyet te lehtesimit te berjes se biznesit, taksat e ulta etj...NUK VJEN ME.

Kshuqe jo vetem qe s'hteti s'fiton asgje...por humbet.

Ju duhet te merrni pak vesh nga EKONOMIA para se te perdorni te njejtat formula copy-paste nga AMerika apo nga Evropa...ne nje vend me zhvillim ekonomik te krahasueshem me ETIOPINE.

-------------------------

 

AND...je shume i zgjut...Por duhet te dishe se kaq zgjuarsi NUK TE BEN MIRE smiley

99% e ndotjes ajrore ne Shqiperi...vjen nga nje vend dhe nga nje vend vetem...MAKINAT. Makinat shekullore qe perdorin naften e cilsise se dobet ne Shqiperi.

Kjo eshte problemi...por ngaqe nuk jeni ne gjendje ta kuptoni...kujtoni se ka te bej me TEC-e e me FABRIKA CIMENTOSH e me CENTRALE ME BERTHAMA PJESHKE. Nga doli kjo industri ne Shqiperi...qe NDOTKA kaq shume? Fabrika e vajit? Apo fabrika e Coca-Colas...apo fabrika e djathit...apo fabrika e kepucve?? Na thuaj pak ku jane kto ndotjet INDUSTRIALE ne Shqiperi??

Prandaj nese ju pseudo-ambjentalista...doni te permirsoni gjendjen e ajrit ne Shqiperi...mos u merrni me MULLINJ ME ERE...por se pari luftoni per cilsi me te larte karburanti...per kontroll me te forte nga QEVERIA ndaj makinave dhe emitimeve te tyre....

 

...dhe me kryesore...kur te shkoni per ate rrugen 500m nga shpia juaj ke kafeneja...MUNDOHNI TA BENI NE KEMBE...ose me biciklete...DHE JO ME MAKINE smiley

Okey??

Kur flas me njerez qe argumentojne ne menyre FETARE ose KOMUNISTE...pra...me CITIME nga bibla ose nga veprat e Shokut Enver Hoxha...eshte e veshtire te diskutosh bukur, thjesht dhe paster.

Te ishe per diksutim bukur, thjesht, dhe paster...kuptohet nuk do dilnin 1001 pseudo-ambjentalista me genjeshtra e me budalleqe e me protesta e me peshq me nafte neper fytyrat e njerzve.

Po s'kemi te bejme me kta lloj njerzish...kemi te bejme me njerez qe funksionojne ne baze te CITIMEVE.

-----------------------

Sa per nivelin e ndotjes ne Shqiperi...ka te dhena SPECIFIKE...si keto

Niveli i rritjes se makinave ne Shqiperi

Niveli i perdorimit te lendve djegse ne krahasim me vende te tjera Evropiane

Cilesia e ajrit ne qytete Shqiptare ne krahasim me nivelin e WHO

 

Sic dallohet qart...niveli i perdorimit te makinave eshte rritur ne menyre "marremendse" ne kto vite.

Sic dallohqet qart..qe niveli i perdorimit te lendve djegse ne Shqiperi perseri mbetet shume me posht se nivelet e tjera te vendeve Evropiane

Sic dallohet qart...ASNJE pike matse ne asnje vend te Shqiperise....nuk i afrohet 10-fishit te nivelit te WHO qe preteondojne me siper disa.

Sic dallohet qart...niveli i ndotjes qendron ne SPM (suspended particulate matter), PM10, dhe "soot" (ose tymi). KTO jane ndtoje qe shkaktohen ne menyre me te madhe...nga makina te vjetra dhe tte keqmbajtura.

Nivelet e SO2 dhe NO2...mbeten brenda niveleve te lejueshme gjithsesi (megjithse edhe rritja ne kto shkaktohet kryesisht nga djegja e karburanteve te niveleve te ulta)

 

Megjithse DUHET THEKSUAR...se nivelet e WHO qe paraqiten atje NUK JANE nivelet e "lejueshme"...por jane nivelet "target"...dhe ne fakt nuk jane as per VENDET NE ZHVILLIM...sic eshte Shqiperia. Nivelet "target" per vendet ne zhvillim si Shqiperia...jane perseri shume me te larta se nivelet e paraqitura atje...(pesrshembull niveli "target" i WHO per PM10 per vitin 2008..per vendet ne zhvillim...eshte 150...dhe jo 80 sic eshte paraqitur me siper...pra...ka interpretime te ndryshme)

Dhe te thuash qe ndtoja ne Tirane eshte nGA ME TE LARTAT NE BOTE...eshte qesharake ne kulm.

 

Pra..do e perseris edhe njehere pyetjen...PERSE merreni me MULLINJ ME ERE...sic eshte industria jo-ekzistuese Shqiptare...qe ne fakt NUK SHKAKTON ndotje ne Shqiperi te krahasueshem me nivelin e MAKINAVE?? Perse merreni me gjera KOT...dhe s'merreni...me gjerat PLOT...qe jane rregullat per nivelin e naftes, rregullat per mirmbajtjen e makinave, rregullat per importin e makinave, rregullat per leje qarkullimi...etj etj etj???

 

Ma shpjegoni pak...ju zotrinj CITUES.

Kuptohet qe jo ti...por ata zonja dhe zoterinj qe pergatiten projektin e terminalit te naftes ne Vlore bashk me Italianet 

Keta qe ti mi permend si tufe, une i njoh me emra, dhe produktet ja njoh me mire sec njeh ti tet ate. Keshtuqe hajvanlleqe fol me veten po deshe jo me mua

dhe ata qe hartuan strategjirat e energjise ku thueht qart...se cilat jane nevojat e vendit.

Edhe Strategjite e Energjise, qofte produktet e vendit qofte studimet e huaja, cilat jane nevojat e vendit dhe si plotesohen nevojat, edhe keto nuk ke shance ti te mi tregosh mua. Lexoji njehere, pastaj hajde dhe diskuto se une atyre strategjive i di dhe te cilet grafike i kane tekstet qe nuk perputhen me emrin e grafikut.

Koth, te pershendes smiley

 

 "soot" (ose tymi)

Dhe soot nuk eshte tymi meqe ra fjala

 Kur Xhemali thot qe niveli i CO2 do dyfishohet (qe perseri nuk do te thote asgje..se dyfishi i HIC-it eshte prap hic) ...dhe kjo sipas tij vjen me HUMBJE ose me KOSTO ndaj Shqiperise...ja fut kot. Ky ishte argumenti i Swed-it me perpara...dhe eshte argument qesharak.

Pse flet kodra mbas bregut mer Grup?

 Swed, shyqyr qe te kapa,  a mund te me shpjegosh se sa familje mund te furnizoje nje TEC p.sh. me 300 Mega Wat.

 Pjero, e kemi bere dhe here tjeter kete muhabet qe zakonisht nuk behen ne kete forme llogarite. Po gjithsesi, per t'ju perafruar realitetit le te themi rreth 40-45 mije familje (nivele europiane konsumi)

Jo per gjo, por kam nje artikull gazete ketu ku thuhet se firma C-Power po nderton ne detin e veriut (noordzee) 60 turbina qe sebashku bejne 300 MW. 1 turbine jep energji per 1000 shtepi deri ne 4000 mij.  

keshtuqe 60 * 1000 familje = 60 mij familje, jo keq. 

ore peshkatar,

mos harxhoni kohen me Grupin, se Grupi i printon ato qe shkruan dhe ja jep shefit, dhe shefi e paguan. sa me shume budallalleqe shkruan Grupi aq me shume paguhet. Psh Grupi thote per CO2 "dyfish i Hic eshte po hic". sipas Grupit 2 fishi i GDP ne shqiperi eshte hic. etj 2 fishime. Me 10 milion ton CO2 te TEC te Enelit ne durres dhe me 4 milion te CO2 te fabrikave te cimentos Shqiperia prodhon CO2 per fryme sa Italia. Keshtu pas 2012 ne te gjithe do paguajme tax karboni. Mire grupi qe per mashtrime paguhet, sic permend plazhin e Triportit ne vlore, ku do ndertohet TEC, qe eshte nga plazhet me te paster te adriatikut dhe ku nuk derdhet asnje kanal etj, me nje rere te shkelqyer.., po ne c'kusur kemi te harxhojme kohen me shejtan-budallain, grup - mashtruesin, ?

Mire grupi qe per mashtrime paguhet, sic permend plazhin e Triportit ne vlore, ku do ndertohet TEC, qe eshte nga plazhet me te paster te adriatikut dhe ku nuk derdhet asnje kanal etj, me nje rere te shkelqyer.

Sa per kuriozitet...plazhi i Triportit eshte zona e DYTE me e ndotur ne gjith territorin e RPSSH smiley  (mbas Porto Romanos mbi Durres) "Plazhi" ku ndodhen mbeturinat e ish-fabrikes te PVC-es...porti i peshkatarve...dhe ku vetem disa muaj me vone ndodheshin 4 (kater) serbatore nafte ilegale te ndertuar nga "biznesmenet" e Vlores.

 

Jo po sa per sqarim...se KUSH...eshte mashtruesi ktu smiley

-----------

Swed...te kam bere nje pyetje NJEHERE...qe JU qe i kishit gjerat ne dore para ca kohesh..CFAR bet per te permirsuar gjendjen?? Pyetja ishte retorike kuptohet...se pergjigjen e di...po sa per te vertetuar SINQERITETIN tend...kur na flet per "une i njof dhe ti nuk i njef".

Sipas...atyre qe njef ti...Shqiperise i duhet te marri 2/3 e energjise...nga TEC-e...ne menyre qe te jet e qenrdueshme...dhe se Shqiperise i duhen TEC-e BAZE...Kto jane ato qe thon...ata qe njef ti...jo une.

Sa per soot....soot eshte "tymi i zi" smiley Tani ti KE GJE ME THENE...apo do merresh me mua me kutpimin e fjales "tym" smiley Se tyme...ka shume llojshe...une e thash vetem qe ARNAUTET ta kuptonin c'ishte fjala "soot"...per kuriozitet jo per shpjegim shkencor smiley

 

Gjithsesi...ke gje tjeter me shtu??

 

---------------

Pjer...edhe njehere...nuk ka perkthim direkt me...1 turbine sjell energji per---1000 familje. Nuk ka per shume aresye...dhe aresyeja kryesore eshte sepse ne 100% e rasteve turbinat me ere...jane vetem burime DYTESORE per energji. Pra...qe te furnizosh 60 mije familje me 300MW nga era...do duhet edhe nje TEC 300MW NGA MBRAPA....qe te furnizoj ne ato kohe kur turbinat NUK FURNIZOJNE.

Tani...ne Shqiperi...ku energjia BAZE s'eshte e mjaftueshme...s'ka kuptim te flitet per...burime dytesore...AKOMA.

Me 10 milion ton CO2 te TEC te Enelit ne durres dhe me 4 milion te CO2 te fabrikave te cimentos Shqiperia prodhon CO2 per fryme sa Italia.

Genjeshtra e rradhes...

Keshtu pas 2012 ne te gjithe do paguajme tax karboni

Edhe njehere...genjeshtra e rradhes. Futja kot...se ktu ke Peshku...dikush do te besoj padyshim.

 

Sa per soot....soot eshte "tymi i zi"

Nuk eshte tymi i zi mer Grup, dhe ne fakt kjo s'ka rendesi, thjesht kam merak mos te besh si kopetent per gjera per te cilat s'je kopetent, si kjo me poshte:

Nivelet e SO2 dhe NO2...mbeten brenda niveleve te lejueshme gjithsesi (megjithse edhe rritja ne kto shkaktohet kryesisht nga djegja e karburanteve te niveleve te ulta)

Kush ta tha ty qe NO2 ka lidhje me cilesine e karburanteve? Se nuk eshte keshtu, jo per gje.

Po dhe per kete tjetren ben si kopetent kot:

Sipas...atyre qe njef ti...Shqiperise i duhet te marri 2/3 e energjise...nga TEC-e...ne menyre qe te jet e qenrdueshme...dhe se Shqiperise i duhen TEC-e BAZE...Kto jane ato qe thon...ata qe njef ti...jo une

dhe qe te sigurohesh qe te drejte kam une, jo ti, lexo te dyja strategjite e energjise, dhe per te qene akoma me i sakte, google me "REBIS GIS". Kaq si fillim, pastaj diskutojme dhe per ato, a jane vertet zgjidhjet me te mira apo ka vend per permiresim.

P.S. Deri kur i kishim ne ne dore, asnjehere nuk i thame vendimmarresve "shiteni bythen dhe atdheun per 3 lek", asnjehere nuk thame "le te vijne te tjeret te ndertojne, te marrin thelen dhe neve te na lene kockat se na duhen", perkundrazi, i gjetem rruget per te zgjidhur hallet pa ENEL-in. Parate ... le ti gjejne vet, peshoren e ka secili te veten, me mire rrugen durres-kukes 1 miliarde euro apo me mire me 1 miliarde euro te zgjidh perfundimisht problemet e energjise.

 

Grupit i rreshket vetem nje pjese: Numri ne rritje i njerezve qe vdesin nga Kanceri... Dhe keto nuk jane statistika, jane jete njerezish, nje pjese e te cilave duket se merren nga Tymi i zi (Soot)... Swed ka te drejte qe nuk ta thote, fundit fare s'eshte kush i detyruar qe pasi te te jape nje reference te detyroje te lexosh...

"The carcinogenicity of soot is demonstrated by numerous case reports, dating back over 200 years, of skin cancer, particularly of the scrotum, among chimney-sweeps." (http://www.inchem.org/documents/iarc/vol...)

"There is sufficient evidence that soot is carcinogenic to humans."

ne shqyp:

"Ka prova te mjaftueshme qe soot (po te duash tymi i zi) eshte kancerogjen per njerezit..."

Sigurisht Shqiperia duhet  te zhvillohet, puna eshte se ne mijevjecarin e cipit, ne po ndertojme anije me avull, dhe une nuk jam i sigurte nese ky eshte zhvillim...

Sipas te njejtit burim Qeverise se Shqiperise: 2 mije vende pune hapen nga ndertimet energjitike ne bregdet dhe do investohen 2 miliard euro... 600 mije vende pune hapen nga Turizmi, u fituan kete vit 1 miliard euro...

Sipas te njejtit burim Qeverise se Shqiperise: 2 mije vende pune hapen nga ndertimet energjitike ne bregdet dhe do investohen 2 miliard euro... 600 mije vende pune hapen nga Turizmi, u fituan kete vit 1 miliard euro...

 

Nuk mund te krahasosh "apples and oranges", sepse jane dy sektore te ndryshem me struktura punesimi dhe te ardhura te ndryshme. 2 miliard eshte investim, 1.1 milard eshte e ardhur. Edhe sikur ti vinim te dyja shifrat ne ekuacion (qe nuk ka llogjike ekonomike, po hajt mo), i bie: 2 billion/2 000 and 1.1 billion/600 000.  Pastaj mos harro "luften" qe po behet me fshatin turistik te Club Med, meqe je per turizmin, dhe kunder sklleverve.

Kjo çështje është për të vënë duar në kokë, dhe nuk e kuptoj si disave ju duket kaq për të qeshur, dhe nuk e kuptoj as dëshirën e shprehur me zell për ta kthyer Shqipërinë në një wasteland të vërtetë.
Ideja është që kur gjithë pjesa perëndimore e Tokës (me meridian reference Shqipërin&eumlsmiley po tenton të shkojë drejt energjisë së pastër, për një sërë arsyesh, Shqipëria po përpiqet të renditet krah Kinës dhe Rusisë. Me ekonomi shkalle, vlera e një turbine ideale që jep 500mw shkon tek 1 mln euro, dhe me 200 mln mund të gjenerohej një energji prej 100,000MW për një periudhë prej 20 vjet (pasi pas 20 vjetësh këto turbina amortizohen, për shumë arësye). Dakort, mbase 14% rikthim investimi në vit nuk është e mjaftueshme dhe unë nuk jam ndonjë ekspert ekonomie, por logjika dikton që 280% i investimit kthyer pas njëzet vjetësh, për një shtet është shkëlqyeshëm.
Shqetësimi im më i madh janë makinat që nuk kontrollohen në asnjë lloj mënyre, përveç një takse pak më të lartë për makinat me naftë. Shqetësim shumë i madh, dhe kjo më bën të ndihem vërtet afrikan, është fakti që në vend ka shumë fabrika këpucësh e veshjesh, punëtoret e të cilave nuk e kalojnë 5 vjet në atë punë pa u sëmurur nga mushkritë, për një rrogë qesharake. Për të mos folur edhe për batërdisjen e pyjeve, ose për zonat me raste të banuara që janë përdorur si land-fill për mbetjet toksike të miqve tanë Europianë.

Kush ta tha ty qe NO2 ka lidhje me cilesine e karburanteve? Se nuk eshte keshtu, jo per gje.

NO2 formohet gjithmon kur djeg karburant ne ato temperatura...ka te bej me teper me nivelin e mirmbajtjes se makinave dhe nivelin e teknollogjise qe e mbajn nen kontroll.

Tani...Kur i them kto gjera i them te THJESHTUARA...qe njerez si ANDi-I ti mund ti kuptojne smiley

Nuk po flas...detyrimisht...me ty smiley

prandaj boll u hoqe si i cuditshem (c'eshte soot apo jo...smiley...une e di cfar eshte...mbase nuk e di qart se si quhet ne SHQIP)

P.S. Deri kur i kishim ne ne dore, asnjehere nuk i thame vendimmarresve "shiteni bythen dhe atdheun per 3 lek", asnjehere nuk thame "le te vijne te tjeret te ndertojne, te marrin thelen dhe neve te na lene kockat se na duhen", perkundrazi, i gjetem rruget per te zgjidhur hallet pa ENEL-in. Parate ... le ti gjejne vet, peshoren e ka secili te veten, me mire rrugen durres-kukes 1 miliarde euro apo me mire me 1 miliarde euro te zgjidh perfundimisht problemet e energjise.

 

Sa ishit JU...asgje nuk zgjidhet...dhe me teper importonit enegji nga vende te tjera.

Kjo ishte zgjidhja JUAJ

prandaj...sic thash...nese e kishit ne dore dhe S'BET asgje per te permisruar gjendjen...athere nuk besoj se ke shume te DREJTE te kritikosh te tjeret.

Besoj kjo vlen per cdo fushe...

dhe qe te sigurohesh qe te drejte kam une, jo ti, lexo te dyja strategjite e energjise, dhe per te qene akoma me i sakte, google me "REBIS GIS". Kaq si fillim, pastaj diskutojme dhe per ato, a jane vertet zgjidhjet me te mira apo ka vend per permiresim.

Ehe...ehe smiley ne duart e Fazllicve...18 vjet s'keni be gje tjeter ju...tani qe dikush kujtohet te bej dicka (dhe kto projektet e TEC-eve kan PLOT 8 VJET QE JANE PLANIFIKUAR )...tani kujtohesh te dalesh si ekspert ti.

----------------

 

Grupit i rreshket vetem nje pjese: Numri ne rritje i njerezve qe vdesin nga Kanceri... Dhe keto nuk jane statistika, jane jete njerezish, nje pjese e te cilave duket se merren nga Tymi i zi (Soot)... Swed ka te drejte qe nuk ta thote, fundit fare s'eshte kush i detyruar qe pasi te te jape nje reference te detyroje te lexosh...

Krasta...me respekt...ktu po flasim per dicka tjeter dhe duhet te me kuptosh qart se pari.

Ajo qe po them une...eshte se 99% e ndotjes ne Shqiperi...ndodh nga MAKINAT...dhe jo nga industria. Pyetja ime e thjeshte...se pse kur dihet se KU qendron problemi ekologjik ne Shqiperi...perse merren me nje mulli me ere...pra me dicka qe ekziston vetem ne fantazirat e autorve...sic eshte industria apo TEC-et?

Kjo eshte Shqiperi zotri...niveli i industrise...eshte i krahsueshem me Etipine. Qe te dali pseudo-ambjentalistat...e te thone "s'dum TEC se ndot"...eshte budallek kur kta te njejtin pseudo-ambejntalist nuk kan thene gjys llafe dhe s'kan shpenzuar 1/10 e energjise qe shpnezojne per budalleqe...qe te merren me problemin REAL.

Se eshte me kollaj te luftosh kundra nje TEC-i...se kundra 300 mije makinave.

 

Tani ti Krasta...mos kujto se po me tregon mua se c'eshte ndotja...dhe c'eshte ambjenti. Nese kujtoni se une S'QENKAM ambjentalist...duhet vetem tju kujtoj se nje nga specializimet e deges time eshte "environmental sustainability".

 

Une jam ambjentalist 100 here me teper se kta kalamanjt e Vlores...se te pakten e kuptoj se KU qendron problemi...dhe SI e ka zgjidhjen.

 

Ate qe po them une....eshte se NESE vertet kta pseuo-ambjentalistat marrin vesh nga ndonje gje...qe S'MARRIn vesh...atehere duhet te luftojne per ulje ne nivelin e ndotjes nga MAKINAT...jo nga industria non-ekzistente e Shqiperise. Dhe kjo kerkon ligje per importin e makinave, ligje per kontrollin teknik te makinave, ligje per kontrollin e karburanit t qe perdorin etj.

ME KTO TE MERREN...jo me "mullinj me ere"

Sigurisht Shqiperia duhet  te zhvillohet, puna eshte se ne mijevjecarin e cipit, ne po ndertojme anije me avull, dhe une nuk jam i sigurte nese ky eshte zhvillim...

E ke shuuume gabim. E ke gabim sepse ka nje KEQKUPTIM nga ana e pseudo-ambjentalistat Shqiptar...qe HIQEn si te ditur kur thonte..."TEC-et me qymyr jane teknollogji e vjeter dhe e vdekur". Kjo s'mund te ishe me larg te vertetes...dhe fakti qe ka me dhjetra e QINDRA ne ndertim neper bote...sot...verteton kte fakt. Nese dikush e merr vesh se KU qendron ndryshimi midis nje TEC-i te ndertuar para 20 vitesh...dhe nje SOT...atehre s'mund ta kuptosh se pse kjo s'eshte aspak e vertet.

----------

Dhe nje gje duhet shtuar...se cdo gje e mire...ka nje te keqe...asht si cdo gje e keqe ka nje te mire. Njeriu duhet te ZGJEDHI...midis zhvillimit ekonomik...dhe te keqiave qe sjell. S'ka vend ne bote...ku niveli i makinave te jet 100-FISHUAR brenda 18 viteve...dhe te mos ket patur gjera negative me kte zhvillim.

Por ktu qendron edhe INJORANCA tipike Shqiptare...ku eshte e nevojshme qe te SHPIFET dhe te EKSAGJEROHET gjithmon ne EKSTREM...kur thone "10 fishin e normave te WHO"...se Shqipot duan shifra "marremendse"...Ktu jane shpifjet kur vine na GENJEJNE per zonen e ish-fabrikes te PVC-es ne Vlore...kur sot na e nxorren PERLE...por ktu e 18 vjet s'ka shkel kemba e njeirut atje. Ktu qendron MASHTRIMI...kur para ca viteshe "pseudot" e Vlors cirreshin gjith diten duke na thene..."ndertohetni TEC-in ne Porto Romano!"...tani qe do behet ne Porto Romano...dalin perseri dhe thone "Mos e ndertoni!!"

 

Eshte nje kombinim i rrezikshem...kjo injorance, mashtrim, mungese sinqeriteti, keqkuptim...e bluar bashk me qellime te cekta POLITIKE.

 

Sepse kto gjera...kan nje ZGJIDHJE TEKNIKE...jo zgjidhje "ala-Green Peace". kane nje zgjidhje TEKNIKE...se vendet perreth nesh dhe vendet Evropiane dhe Amerika kan niveln e makinave dhe te industrise...per person...shuuume me te late se joni...dhe perseri kan nivelin e ajrti SHUME me te mire se joni.

 

Por kto zgjidhje nuk do vine ndonjehere ne Shqiperi...nese per CDO GJE...do dalin PSEUDO-ambjentalistat...e do cirren "nuk i dum!"...se aq ja u pret injoranca e tyre. Nuk do zgjidhen ndonjehere...nese do dalin gjithmon NJERZIT PA SINQERITET...e do cirren se "pse po e nderton KY...dhe jo NE"

 

Se mungesa e sinqeritetit ktu dallohet shume kollaj...kur njerez si Swed-i vine e na thone "ne kohen tone..."...duke harruar...qellimisht...se te gjitha kto projekte jane...NGA KOHA E TIJ. Se ishin vet po ata ekspert te energjitikes Shqiptare...qe than...jo dje e jo ne 2007 e jo ne 2006 e jo ne 2005...po qe ne 2000!!!...se Shqiperise i duhen TEC-e...dhe se nse nuk i financojme dot vet...te jepen me koncesion. Po tani qe ndryshon arena politike....ndryshojne edhe vrimen e fyellit qe i bien.

 

Sic thot AGIM MINXHOZI...eksperti me i mire i Shqiperise ne fushen e energjise berthamore...

"Gjithashtu besoj se duhet t’u themi "mjaft" edhe disa pseudoekologjistëve qe po na merzisin perdite, vetem duke kundershtuar gjithçka dhe pa patur ne koke asnje alternative për daljen nga kriza energjitike"

 

PS: AND...ta shpjegova njehere...llogarite nuk behen...1-turbine = me kaq. Me ate llogjike...do merrje nje 2-sh ne klase...Disi note me te larte se pseudo-ambjentalistat Shqiptar ne fakt.

pliiiiiz, a ka mundesi, pak me shkurt here tjeter... jo per ofeze, po une jam akoma nxenes i kllases se trete, dhe me shperqendrohet vemendja menjehere pas 30 rreshtave. (prandaj na i bejne librat me vizatime neve)

pliz grupo. :grin:

Per Xhemal Maton kam respekt te madh. Eshte njeri i mesuar. Flet shtruar dhe me pjekuri. Por...

me duket se eshte me i shtruar se c'duhet. Me i urte.

Jam dakord. Problemi i shtruar ketu, jo vetem egziston, por eshte katastrofik! Me te vertete.

Puna eshte, dhe ketu qendron problemi qe kam dhe une, se as Xhemali, e as ndonje tjeter qe ngre zerin per keto gjema nuk na ofron nje zgjidhje.

Zgjidhje.

ekuacion i thjeshte: 2X=6. X=3. Por, edhe pse duket se "X=3" eshte zgjidhje, ne analogji me problemin, nuk eshte aspak e tille.

Kemi nje problem konkret.

Po clirohet X sasi CO2 ne atmosfere. sasia eshte alarmante. Zgjidhja? Te mos clirohet sasi alarmante CO2-shi. Ne fakt, jo. Nuk eshte zgjidhja keshtu.

Problemi qendron i gjithi ne praktike. 

Kush eshte ai qe do te ndaloje clirimin e sasise alarmante te CO2shit. Le ta beje si te doje, me kushtin e vetem qe per te ndaluar clirimin e nje sasie alarmante CO2shi, te mos ta beje duke cliruar nje sasi akoma me alarmante CO2shi.

Qysh, si, kush, tek. Keto jane gjera qe pres te marrin pergjigje nga profesori.

Eshte shume e kollajshme te drejtosh gishtin te Rama (krietrari i bashkise) apo te Berisha (kryetari i Panteonit; babai i Zeusit)... por kete e bej dhe une, qe nuk di te llogaris as sa CO2 cliron nje pakete qe pi une ne dite apo ato purot qe nuk i fik kurre edruspsezi.

Do ia shtroja une problemin thjeshte profesorit.

Kemi nje Shqiperi,  - kete qe kemi, qe e njeh dhe profesori.

Kete Shqiperi e sundojne hyjnitë mërimëdha te politikes, qe e njeh dhe profesori.

Situata ne kete Shqiperi, eshte e tille... - sic e njeh dhe profesori.

Tani te jepet zgjidhja. Mblidhen te gjithe faktoret njehere, pastaj behen llogarite.

................

Nje dicka per te cilen nuk bie dot dakord... jo se s'bie, po nuk e kaperdij dot.

Xhemal Mato nuk eshte llogaritar... persa e njoh, per mua, eshte shkencetar i mirefillte... me duket pak si "shkenca dhe enigma" ajo puna e ngrohjes Globale. Profesori e njeh shume mire ate realitet, dhe nuk e besoj se mund te ece me "alarmimet" qe bejne ca ekologjiste, qe ne ndryshim nga profesori, nuk jane shkencetare. Nejse, kete gje do ta debatoja shume mire dhe me shume qejf, por po pres me shume padurim pergjigjen, zgjidhjen e atij "ekuacionit" te sajuar me siper.

thenkju.

PS: AND...ta shpjegova njehere...llogarite nuk behen...1-turbine = me kaq. Me ate llogjike...do merrje nje 2-sh ne klase...Disi note me te larte se pseudo-ambjentalistat Shqiptar ne fakt.

2shin pra vërja danezëve nëse e ke këtë autoritet. Ata të paudhë kanë rreth 20 vjet që punojnë në këtë fushë, dhe kanë dalë në këto rezultate të uruara smiley

Puna eshte, dhe ketu qendron problemi qe kam dhe une, se as Xhemali, e as ndonje tjeter qe ngre zerin per keto gjema nuk na ofron nje zgjidhje

Zotrules...me respekt...po nuk e ke kuptuar problemin ne fakt smiley Edhe zgjidhje KA problemi...edhe zgjidhje konkrete bile. Do ta lexosh me posht...nese te humbet perqendrimi gjat leximit (ose pi ndonje ilac per ADD)

Problemi nuk eshte CO2...

Une nuk e morra vesh pse Xhemali merret me CO2...sic e thash dhe me siper...jo vetem qe s'eshte gaz ndotes...por edhe Shqiperia S'KA asnje detyrim per kte gaz...dhe as standart.

Thjesht puna...e thene troc fare...Shqiperia eshte vend ne zhvillim e siper...me nivel industrial te krahasueshem me Etiopine ose Eritrean. Si i tille nuk ka detyrime ndaj Kjotos dhe as kundrejt ndonje organi tjeter per CO2. Do do ishte VETVRASJE nese Shqiperia do merrte persiper...nje gje te tille...sepse ato pak industri qe ekzistojne nuk e perballojne dot koston...dhe se dyti fakti qe Shqiperia s'ka kto lloj taksash...terheq investitor te huaj.

Dhe ju lutem mendoni MIRE njehere para se te filloni perseri me ndotje kshu e ndotje ashtu!! Shqiperia ka 30% papunesi...dhe pjesa me e madhe punon neper fusha ose ne pune te rendomta. Ata qe jan me shkolle ikin se s'kan pune per zanatet e tyre (duket sikur e vetmja pune per te shkolluar ne Shqiperi....eshte ke sporteli i bankes...dhe mbrapa tastjeres se GAZETARECKUT).

Tani...something has GOT to give!! Eshte nje mentalitet FEMIJNOR qe thot...NUK DUM TECe..nuk dum fabrika...se na prishet ambjenti!! Shko ne DXHIBUTI...dhe atje pastertia ekologjike eshte pa krahasim...po ashtu...edhe niveli ekonomik.

Sic thash me siper...cdo gje e mire ka nje te keqe...dhe cdo gje e keqe ka nje te mire. Dhe GJITHMON...vine te dya.

 

Eshte nje gje...te thuash qe Shqiperise i duhet zhvillim ekonomik...por i implementuar ne menyra bashkohore (pra me teknollogji bashkohore)...dhe eshte DICKA TJETER...te thuash "NUK DUM!! se na pushton TALJONI!"

Ata pseudo-ambjentalista femijnor...tregojne nje injorance te thelle...teper te thelle...jo vetem te zgjidhjeve te problemit...por te problemit VET!!

-------------------

 

Zotrules...ja ku e ke zgjidhjen e problemit tani

 

Problemi ne fjale nuk eshte CO2. Problemi ne fjale jane gjith ato gazrat e tjera te emituara...qe mund ti lexosh ke ato tabelat qe te solla...SPM, SO2 NO2 O PM10 etj etj...

Ne rastin e Shqiperise 90% e tyre krijohen thjesht nga...MAKINAT.

Por sic thash me siper...PSE ne Amerike ose ne Evrope ku niveli i makinave eshte SHUME me i larte se ne Shqiperi..perse ata prap se pari kan nje pasterti te ajrit me te mire se tonen??

Sepse ata E KAN zgjidhjen...dhe zgjidhja eshte...RREGULLA te rrepta per importin e makinave. RRegulla per kontrollin teknik te makinave. Rregulla per kontrollin e karburantit.

Pra...makina duhet te ket kto nivele ndotje...perndryshe nuk lejohet te qarkulloj. Ose, veri catalytic converter dhe mirbajtje te tjera...qe te kaloj. Pra...karburanti mund te ket kte cilsi...perndryshe nuk shitet.

dhe KTO...jane cfar mbajne nen kontroll...problemin.

 

NUK ESHTE AS XHEMALI...AS UNE...AS KLOSI ME kalamoqet e tij...qe e zgjidhin kte problem.

 

Por qe te zgjidhet ky problem ne Shqiperi...duhet te KUPTOHET ku eshte problemi se pari. Se pseudo-ambjentalistat...e kan mendejn ke...TEC-et dhe ke fabrikat!! Ke ato dhjetra e qindra kombinate e fbarika qe ekzistojne ne Shqiperi!! ke ato dhjetra TEC-e "marremendse' qe ekzistojne ne Shqiperi!! Po po...atje e kan mendjen.

TEC-i i Vlores nxjerr aq ndotje sa 900 makina ne dite...nderkohe ne Shqiperi ka mbi 500 mije makina ne qarkullim. KU qendron problemi...mendoni ju? Cili eshte shkaku i ndotjes se ajrit...mendoni ju?

Por kur ke njerez si pseudo-ambjentalistat...qe na cajne veset per dite me...."TEC-et jane teknollogji e vjeteter..nuk i dum!"...c'ke cte besh tjeter vecse te cirresh kundra tyre. Nga na doli Klosi te marri vesh ceshte teknollogji e re apo e vjeter.

 

Per ata qe jetojne ne Amerike...nese e keni bere ndonjehere rrugen nga NYC deri ne BOSTON...ne autostraden 95...pergjat rruges do shikoni TE PAKTEN...5 (PESE) TEC-e...qe jane ngjitur me rrugen dhe duken...pa numuruar kto te pakten 3 TEC-e qe ndodhen brenda ne NYC plus edhe DISA centrale berthamore perreth...apo TEC-e te tjera qe s'duken nga rruga.  (jane 2 TEC-e sa kalon George Washington bridge ne NJ...jane 2 TEC-e ne Waterbarry Connecticut...eshte nje TEC ne Providence RI...dhe te gjitha jo me shume se disa qindra metra nga zona te populluara)

 

Mbase Klosi duhet te shkoj ne Amerike tju thot atyre....ore c'beni ju se TEC-et jane teknollogji e vjeter!!

 

Pra bota E KA nje zgjidhje...dhe zgjidhja nuk eshte sic mendojne pseudo-ambejntalistat femijnor.

Problemi i CO2 pastaj...eshte problem TJETER...por edhe ai e ka nje zgjidhje...qe do behet kur te arrij niveli teknollogjik (dhe zgjidhja eshte ose centrale berthamore...ose carbon sequestration kur te zhvillohet tamam). Po ky s'eshte probelm i SHQIPERISE.

 

-------------

PS: And...GDP-ja e Danimarkes: 311.9 miliard dollare. GDP-ja e Shqiperise: 10.62 miliard dollare.

Mire qe TI dhe Danimarka e dikeni zgjidhjen...po besoj te duhet edhe ndonje klase ekonomie ke UFO University...dhe pastaj...direkt e kryeredaktor gazete te bejne smiley

Danimarka prodhon 81% (TETEDHJET E NJE PERQIND) te energjise...nepermjet...TEC-eve smiley I sigurte qe e kan gjet zgjidhjen...edhe Danimarka??

Danimarka prodhon afesrisht 10 (DHJETE) here me teper CO2 per person...se Shqiperia. Danimarken qe ju e merrni si SHEMBULL...mbase s'eshte dhe aq smiley

mos mër, mos bëni ksi gabimesh të krahasoni SQ me DK.

81% nga TEC-e And....81% smiley Jo po qe ta dish...sa per infromacion...

ça lidhje ka sa TEC-e ka DK, me çështjen e përdorimit të energjisë së erës nga SQ?

Sa qesharak qe je...me mire mbaroje me kaq dhe mos fol me.

jo jo, jam unë ai që ta fus shtupën dhe të mbyll gojën, sepse po të më kishe lexuar nuk do të vazhdoje me replikat e tua GJENIALE.

Ciao.

Xhemal Mato nuk eshte llogaritar... persa e njoh, per mua, eshte shkencetar i mirefillte... me duket pak si "shkenca dhe enigma" ajo puna e ngrohjes Globale. Profesori e njeh shume mire ate realitet, dhe nuk e besoj se mund te ece me "alarmimet" qe bejne ca ekologjiste, qe ne ndryshim nga profesori, nuk jane shkencetare

E kemi debatuar njehere kte "global warming" me ty...dhe e di qe ti je kunder...megjithse aresyet i ke te dobeta 9ashtu si te gjithe qe jane kunder).

Global Warming eshte dicka reale...e padiskutueshme...shkencerisht. S'eshte per pseudo...as pseudo-shkencetar dhe as pseudo-ambjentalist.

Gjithsesi..problemi i global warming...NUK ESHTE PROBLEM I SHQIPERISE...sepse Shqiperia ne cdo mase nuk kontribon asgje...dhe nuk heq asgje.

Shqiperia te merret me problemet e veta...jo problemet e Amerikes dhe Kines.

andis , te lutem nuk te kane lezet keto shtupat se helbete je dhe deputet.

S'eshte ai Andi tjeter o FCB jo. Andi i PS-es s'tha dhe shume gje...beri gjys llafi nen ze..dhe me kaq mbaron muhabeti. Mos u bej si Polici dhe ti smiley

Ti duhet te dish qe kjo s'eshte pune PS-PD...e kam then dhe me perpara...se faktikisht kto jane 100% projekte qe nga koha e PS-es (po ti s'do te me besosh)

Ky eshte And tjeter.

 

AND...edhe njehere...Danimarka s'paska zbuluar ndonje zgjidhje te madhe...nese 81% te energjise vazhdon ta marri nga TEC-e. Pse kshu?? Kur llogaria 1 turbine = 6000 familje...qenka e vertet?? Ta shpjegova pse s'eshte...se s'eshte smiley

Nese 1 turbine ere prodhon energji 40% te kohes...dhe 60% te kohes nuk prodhon gje (dhe ky eshte koeficienti i prdhimit i zakonshem per turbina me ere)...atehere ku do marrin energjine kto familje ne 60% te kohes qe s'prodhohet asgje?? Perqindja e 81% TEC...te jep nje pergjigje smiley

Nuk e dika pjesa tjeter e botes kte punen e mullinjve me ere?

 Grupo... kam respekt per ty. Te kthej ate qe me ke thene, dhe te them dhe nje me teper. - Kam respekt per patosin qe perdor per te mbrojtur nje ide, parim, ceshtje apo qendrim per nje problematike. 

Po te dua dhe te respektoj aq, sa te te them te drejten ne sy.

Asnje gje nga ato qe ke thene nuk e ke te drejte. Po e theksoj "asnje" (pervec :grin: GDP (official exchange rate) nga ku e ke marre).

E kam me menyren e te arsyetuarit tend.

megjithate, Grupo, mund te thuash gjithshka dhe te besh vfaredolloj aresyetimi... mund edhe te me shash mua sa te duash; por te quash "kalama" Xhemalin, kete e quaj pak te nxituar.

Besoj se te pakten ai nder shqiptaret e ka afirmuar vehten me kohe.

Pra, me nje fjale, do te te jap nje note 0, por miqesisht.

PS: edhe "debatin" qe paskemi bere, nuk e paske kuptuar, ose nuk e mbake mend. :grin: smiley

Kur e paskam qujt Xhamilin "kalam" kshu??? Une flas ne pergjithsi kur them...pseudo-ambjentalistat femijnor. Ata qe jane...kan pse ofendohen. Ata qe s'jane...s'kan. Ajo ne fakt s'kish lidhje FARE me Xhemalin.

Sa per sqarim...

 

....se per sa e kam gabim une apo jo...do me falesh...por une nuk pres qe TI te me matesh nese e kam gabim apo jo...ne KTE fushe smiley  Nese nuk kupton se pse...atehere e kupton se pse smiley

 

Edhe nje gje tjeter...notat ktu...i jap vetem une. Jo per gje...po mos kopjoni smiley

Shnet zotrules por do me falesh nese te them...qe s'kam pse e diskutoj me TY kte pune. Jo per gje...por eshte harxhim kohe.

Ekskjuzmi?

Une te kopjova ty? te ishte ashtu s'do kisha lene gje pa marre mbrapsht dhe pa pretenduar qe isha pronar legjitim i vete DIJES. Plus, qe do kisha shkruar nje kilometer e gjysem koment, duke te cituar fjale per fjale (gabimet i ke lidhur me tretesiren minimale te komentit, e jo anasjelltas), sic ben zotrote.

Ah po, se desh harrova; te te kisha kopjuar, do kisha dhe pak kurajo te isha cike me i paturp dhe te te ulja cike thjesht per shkak se je diskutant qe mendon ndryshe. smiley

Sic thash...s'ka kuptim te diskutoj me ty per kte ceshtje..se eshte kohe e humbur. Ti i ben diskutimet...per zbavitje mendore...jo per gje tjeter.

Pastaj sic thash...s'kam mbet keq qe te gjykhem nga ty o cun per kte ceshtje...

Hajd naten e mire.

Jo, ne fakt ti po plas per te diskutuar, po nuk po te jap asnje shkak e asgje ku te kapesh e te fillosh ato citimet e tua kilometrike te tipit:

 

shkurt e thjesht, me fukarallekun leksikor te nje populli te thjeshte, thashe: i kishe te gjitha gabim.

O zotni...te thash naten e mire.

The "naten e mire" qe te kepus qafen une, apo se po ikje ti? nese eshte e fundit, c'u ktheve? - po te jete e para, thuaje troc, se nuk kam ndermend as ta citoj e as ta kopjoj. smiley

Nuk mund te krahasosh "apples and oranges", sepse jane dy sektore te ndryshem me struktura punesimi dhe te ardhura te ndryshme. 2 miliard eshte investim, 1.1 milard eshte e ardhur. Edhe sikur ti vinim te dyja shifrat ne ekuacion (qe nuk ka llogjike ekonomike, po hajt mo), i bie: 2 billion/2 000 and 1.1 billion/600 000.  Pastaj mos harro "luften" qe po behet me fshatin turistik te Club Med, meqe je per turizmin, dhe kunder sklleverve.

Sipas Krastes...kto te dy zhvillimi nuk mund te perputhen me njera tjeter. OSE do kesh industri...OSE do kesh turizem.

Te pakten...ky eshte llogjikimi tradicional Shqiptar.

Pra...ne bregdet...ne plot 362km bregdet te Shqiperise...mund te kesh OSE njeren...OSE tjetren...por asnjehere te dya bashk.

 

Ajo qe me cudit mua eshte se kto lloj deklaratash vine nga njerez qe kan pa pak me sy boten...qe kan udhetuar edhe neper vende te zhvilluara. Po me duket s'kan pa gje...ose s'kan mesuar asgje.

Une shembuj ja u kam dhene me dhjetra...dhe shembuj neper botene zhvilluar ka me mijra...Nese ka nevoje per shembuj (s'ka nevoje fare, pak llogjike dhe kaq). Por nese doni shembuj...mjafton nje veshtrim te shpejte mbi Greqi ose Itali...qe kuptohet. Sic thash per ju qe jeni ne Amerike dhe ju ka ren rasti ti bini rruges nga NYC ne Boston...zone qe terhqe qindra here me teper turista se Shqiperia...dhe me popullsi dhjetra here me te madhe.

Nese ju e imagjinoi nje vend "turistik"...te qene si JAMAICA ose BAHAMAS...mire e keni (megjithse dhe Jamacia na e merr per zhvillim industrial). Por fakti eshte se vende te ZHVILLUARA...s'jan as si Jamaica dhe as si Bahamas.

 

Por gjithsesi...shembuj jane te kote. Cdo njeri me pak llogjike dhe me pak njohuri e kutpon...qe eshte absurditet te thuash...ose njera ose tjetra.

 

--------

PS: Zotrules...boll u bere kalama.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).