Drejtesi per 9 janarin! Sot 5 vjet nga tragjedia...

Drejtësi për 9 janarin!>smiley>


Nga Kristi Pinderi>smiley>


Kur në dhjetor të vitit 2007 Interpoli mundi të arrestonte një 45 vjeçar, skafist në tragjedinë e 9 janarit, shumë menduan se diçka po lëviste në drejtim të zbardhjes së të vërtetës, e se zvarritjet e institucioneve për të vënë drejtësinë në vend do të merrnin fund. >smiley>


Këtë shpresë, në fakt, nuk e ndjenin fort familjarët e viktimave, sipas të cilëve fajtor ishte pikërisht shteti i përfaqësuar nga zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe asaj të Rendit, të cilët refuzuan t’u jepnin ndihmë fatkeqëve në çastin fatal.>smiley>


Jo pak herë opinioni publik pyeste me dyshim në atë kohë se si ishte e mundur që 36 qytetarë nga Veriu i Shqipërisë të kishin udhëtuar në mënyrë të organizuar deri në Vlorë e të mos ishin pikasur fare nga shërbimet sekrete?! >smiley>


Si ishte e mundur që çdo shtëpi shqiptare brenda vendit e jashtë saj, mundi të ndiqte minutë pas minute ankthin e viktimave teksa ndodheshin në mes të detit, falë një lidhje telefonike me një prej televizioneve kryesore, ndërkohë që, nga ana tjetër, nuk dukej asgjëkundi shenja e përpjekjeve reale të shtetit për t’i shpëtuar?! >smiley>


Si shpjegohet që dëshmitarë të shumtë që pretendojnë se dinë informacione të sakta rreth atij krimi, e që pretendojnë se në trafikim kanë qenë të përfshira direkt struktura të Ministrisë së Rendit, nuk janë thirrur asnjëherë për të dëshmuar nga asnjë gjykatë e këtij vendi?! >smiley>


Në mungesë të përgjigjeve të këtyre pyetjeve, ishte mëse normale që opinioni publik të kapej atëherë, por edhe sot, nga paranoja se, në fakt, asnjërës prej strukturave shtetërore nuk i kishte interesuar ndonjëherë, që kjo tragjedi të zbardhej deri në fund… Lind pyetja: mirë socialistëve të atëhershëm, po demokratëve, që aktualisht kanë hyrë në vitin e tyre të katërt të qeverisjes?>smiley>


Vetë Sali Berisha, atëherë lider i opozitës dhe deputetja e Shkodrës Jozefina Topalli u premtuan familjarëve se “nëse në zgjedhjet e 2005 pushtetin e merr PD, s’do lemë gur pa lëvizur që drejtësia të vihet në vend”.>smiley>


Sot mbushen plot 5 vjet nga ajo tragjedi dhe drejtësia nuk është vënë në vend. Opozita e atëhershme kishte premtuar edhe se do ta ngrinte deri në Kuvend çështjen në fjalë, por që nga fillimi i mandatit, e deri tani që po shkon drejt fundit, nuk e ka bërë këtë gjë asnjëherë! >smiley>


28 viktimat e Karaburunit lehtësisht janë harruar e janë pasuar nga të tjera viktima në të tjera tragjedi: njëherë 15 studentë kosovarë që humbën jetën në veri të vendit si pasojë e infrastrukturës se keqe! Në Farkë, pas një gëzimi familjar, 16 njerëz të pafajshëm humbën jetën si pasojë e mungesës totale të sigurisë së jetës në këtë vend! Pak më vonë 26 fatkeqë mbetën të vrarë nga shpërthimi në Gërdec! Viktima të tjera u rregjistruan në Butrint, në një tjetër tentativë trafikimi m’u para syve të policisë! Në Bulqizë kanë humbur jetën gati gati para syve të gjithë botës që ka ndjekur problemin e tyre përmes ekranit, plot 8 minatorë duke lënë jetimë fëmijët e tyre ende të mitur! >smiley>


Për secilën prej këtyre tragjedive mund të formulosh dhjetëra e qindra “Pse”. Por që të gjitha kanë vetëm një përgjigje: në këtë vend sundon si dje, edhe sot, krimi i organizuar dhe papërgjegjshmëria e politikanëve të kapur nga mijëra tentakula të këtij krimi. Jeta, si dhurata më e shtrenjtë e njeriut, këtu nuk ka asnjë vlerë, para arrogancës së politikanëve dhe interesave të pak kriminelëve që nuk u hyn asnjë gjemb në këmbë. Në këtë vend, po kaq (as)pak rëndësi, kanë edhe premtimet elektorale.>smiley>

 >smiley>

 >smiley>

> smiley>

 

10 Komente

Bir Selmani i nenes

ke te qaj me pare

popullin qe s'ka mendje

apo pushtEtare...

Ke bërë shumë mirë që kujton këtë ngjarje, por grupimi me ngjarjet e tjera është komplet pa lidhje.

Në Farkë, pas një gëzimi familjar, 16 njerëz të pafajshëm humbën jetën si pasojë e mungesës totale të sigurisë së jetës në këtë vend!

Kush e ka fajin kur 19 hypin në një varkë që mban 5 a 7 vetë?

 

shteti, shteti, shteti -- gjithnje ai e ka fajin ! Edhe per farken, edhe per ata qe u ngrohen me zjarrin e kartonave te predhave ne Poliçan, edhe per aksidentet rrugore, edhe per ata qe vetevriten, edhe per katastrofat natyrore

Kam pershtypjen se tani qe shumica e njerezve s'besojne me tek zoti, s'kane kujt t'ja "faturojne" te keqijat qe u bien mbi krye, dhe ja fusin Shtetit ! Mos valle mendojne se Shteti duhet te zevendesoje Zotin ? Shtet-Providence nuk ka, kot lodheni s'do t'a gjeni gjekundi

 

Akoma me tingellon ne vesh telefonata e tyre:"ndihme...po mbytemi..po mbytemi, more...po mbytemi". Ajo telefonate  u be ne celularin tim. Numrin e cel tim e kishin shume qytetare te atyre zonave Punoja si gazetar i Top Albania Radios dhe Top Channel Tv per zonen nga ura e Mifolit deri ne Borsh, e nga thellesite e zones se Lumit te Vlores  e Kucit deri ne qyetet e Vlores, Orikumit, Himares, Dhermiut e bregut...

Ajo telefonate u perserit  disa here. Zeri i mbytur te krijonte idene  se vinte nga ndonje makine qe ishte ne ecje e siper. Fillimisht mendova se ishte ndonje shaka e ndonjerit, pasi ne ate periudhe njerezit per cdo gje informonin me pare Top Channelin se sa policine apo mediat e tjera. Dhe telefonata fake (te rreme) merrja jo rralle gjithsesi. Por kur ajo telefonate u perserit disa here dhe une deshtoja te lidhesha me ta nga celulari im mendova se dicka serioze kish ndodhur, ndaj lajmerova direkt shefen time, gazetaren e mirenjohur Z.Koleci dhe A.Sulaj te cilat ishin ne studion e lajmeve  te T.A.R  ne ato caste. Ato e degjuan mesazhin telefonik te rregjistruar ne celularin tim, por sidoqofte mbetej te sigurohej nje konfirmimim  profesional i domosdoshem pasi edhe mund te perhapej me kot nje panik i padobishem. U perpoqen te lidhen nga studioja me numrin qe u dhashe une  dhe me ne fund u realizua lidhja telefonike. I njejti mesazh i deshperuar, i njejti ze, e njejta thirrje per ndihme. lajmi u emetua ne cast nga TAR....nderkohe une u nisa per ne zonen e Dhermiut (Palase ), pas disa informacioneve qe sigurova nga persona te lidhur me trafikun klandestin. rruges pata dy telefonata kercenuese te cilat vinin nga Ministria e Rendit ku me akuzonin se po jepja nje lajm te rreme. telefonata te njejta kercenuese u bene edhe ne studion e TAR nga te njejtet funksionare te asaj ministrie...

Nuk po shkruaj me gjate pasi jam ne procesin  e te shkruarit nje liber dokumentar  per kete ngjarje, ceshtjen "Stela" (Johana Dudushi minorenja prostitucioni i detyruar  i se ciles shfrytezohej nga  krere te larte te Policise dhe Prokurorise vlonjate gje qe une e bera  publike edhe ne emisionin Fiks fare fale kamerave te fshehta dhe investigimit tim  gazetaresk disa mujor), tragjedine e minieres se Selenices, tre ngjarje qe i mbulova ne menyre ekskluzive  per publikun shqiptar,dhe me tej via satelit me pasoja jo te pakta  te pakendshme jo vetem per TE VERTETEN, por edhe per karrieren time si gazetar.

perpjekjet e policise per te dezinformuar publikun  sidomos deklarata qesharake e Drejtorit te pergj te Policise se shtetit B. Ibro ne te cilen ai na quante  "gazetaret shpifes  te Top Albania Radios po sajojne nje lajm te rreme", duke e mohuar publikisht ekzistencen e asaj ngjarjeje qe akoma vazhdonte te ndodhte  edhe ne ato caste te asaj deklarate,  dhuna policore e kryesuar nga Sokol Bizhga- kapoja "garip" i Policise Shqiptare  te asaj kohe ndaj meje dhe koleges Anduena Llabani dhe Eldri Bulit, dhune e rregjistruar edhe nga kamerat tona dhe u shfaq ne edicionet e lajmeve te atyre neteve...ne castin kur po vinin kufomat nga ishulli i Sazanit,seancat gjyqesore, vendimet abuzive te gjykatave, akuzat e prokuroriseqe synonin peshqit e vegjel dhe jo boset e krimit, loja me deshmitaret dhe perpunimi skandaloz i tyre nga qarqe  qeveritare apo mafioze te lidhura ngushte dhe direkt me ngjarjet, pazarlleqet e ulta te mediave me prokurine e Pergjithshme dhe me funksionare te larte te Ministrise se rendit te asaj kohe, tere mjegullnaja dhe maskarada  e ketyre ngjarjeve, duhen bere publike  ashtu sic ishin dhe jo ashtu sic u manipuluan nga qarqet e lartpermendura, nga vete mediat  e korruptuara.

Lexova kete artikull tashme kaq vjet me vone dhe sic thashe ndjeva ne veshe akoma ate thirrje te atyre fatkeqeve...

Dhe po...jam dakort me peceptimin  e artikullshkruesit kur permend qevritaret. Pervoja ime me tregon se politikanet jane te interesuar per zbardhje ceshtjesh te kesaj natyre si keto te lartpermendurat vetm kur jane ne opozite. Ato dite telefoni im nuk pushonte edhe nga thirrjet telefonike direkt  te personave qe sot jane ne kupole te qevrisjes te cilet kerkonin informacione te hollesishme per implikimin  e faktuar te strukturave te policise se shtetit ne ate trafik  dhe ne ngjarje te ngjashme e te ndjeshme per publikun shqiptar. E njejta gje edhe ne ceshtjen Stela, e po ashtu ne ate te minieres se Selenices e ne cdo ngjarje te bujshme qe pasi ka tronditur publikun shqiptar eshte lene ne mjegullnaje pas pazareve  mes politikaneve me njeri tjetrin dhe politikes dhe boseve te mediave.Pastaj  "cuditerisht"  harrese totale e ketyre ngjarjeve te shemtuara qe deshmojne se si shteti  eshte i kapur nga krimi. Me te ardhur ne pushtet  e gjejne  cuditerisht "prerjen e arte" me korrupsionin e sistemit te drejtesise  qe vete ata akuzuan sa ishin ne opozite...Kjo vlen per cilindo krah te politikes shqiptare. Dhe te mediave  qe ngrene zerin vetem kur u cenohet interesi i ngushte personal pronareve te tyre.

Si shpjegohet që dëshmitarë të shumtë që pretendojnë se dinë informacione të sakta rreth atij krimi, e që pretendojnë se në trafikim kanë qenë të përfshira direkt struktura të Ministrisë së Rendit, nuk janë thirrur asnjëherë për të dëshmuar nga asnjë gjykatë e këtij vendi?!

 

Shteti shqiptar dihet qe eshte i paafte te kete nje kontroll apsolut brenda teritorit te vet ,te kete mjete dhe njerez kopetente  te sofistikuar ,disiplinuara mire nga ligji dhe institucionet .

Ata ishin viktima te trafikut te paligjshem ,qe i rezikoi jeten ,Sigurisht ata kurre nuk e kishin menduar se do te mbyteshin ose kishin mare persiper nje aveture me shume naivitet per pasojat qe mund te ndodhinin.

Por duke qene se Shteti i shqiptareve eshte pergjeqes per keto lloj viktima qe i ka lene deri ketu sa te ndermarrin nje aventure te tille ,te pakten te kishe parandaluar trafikimin dhe jo te inkurajonte ate ,duke bere nej sy qorr!

Si ka mundsi qe njerzit kishin dhe kane numra telefonash te Mediave Televizive ,dhe jo ato te emergjensise ,organeve te specializuara te shtetit qe japin ndihme qytetareve ne cdo rast ..?!! Ky ishte nje rast kur viktimat e nje krimi te organizuar ,kerkonin ndihme nga shteti .,shteti deshtoi si gjithmone .

Otranto qe nga 1990 e deri me sot ,ka marre jeten e mijra shqiptareve  qe kerkojne nje emigrim pershkak se vendi i tyre nuk i desheron ,por i hedh ne rruge ,i hedh ne det me deshiren e tyre te gjithe keta fatkeq .

Sa per gjyqet mos u mundoni kot ,se nuk jane zgjidhur te tjetra fatkeqsi si ajo e marsit 1997 ,ku u mbyten 81 shqiptare mes tyre edhe femije !

Bere mire qe e solle, Kristi.

Dhe meritonte me shume vemendje kjo teme.

Ca kujtimi rrenqethes qe me ngjalli smiley

uffff

Qeverisja socialiste e Shqiperise nga viti '97 deri ne'05 do te mbahet mend gjate per skafet/klandestinet/drogen e pislliqet e tjera qe u zhvilluan me permasa jashtezakonisht te medha. Tragjedia e 9 janarit 2004 ishte kurorezimi i tragjedive ne det, te kandidateve per klandestine qe niseshin nga Jugu i vendit me skafert e mafies shteterore.

Te gjithe e dime se ata skafe ate dite nuk ishin mbushur vetem me klandestine, por ishin mbushur edhe me thase droge. Kjo eshte per mendimin tim, arsyeja perse ndihma dhe asistenca e policise/ushtrise, pra e shtetit mungoi, ose beri sikur erdhi me vonese : s'duhej te mbeteshin me gjurme per thaset  dhe kush i urdheronte ato dergesa, prandaj u preferua te "vet-eleminoheshin" klandestinet qe me ikjen e tyre ne boten tjeter, te merrnin  me vete edhe sekretin e atij skandali.

Ja perse ligji i skafeve, ose me mire "Memorandumi i skafeve" u be i domosdoshem ne 2005, dhe te gjithe e dime se kush ishin ata qe e kundershtuan me me teper force. Me kujtohet shume mire debati midis Ministrit te Brendeshem, Sokol Olldashi, dhe deputeit te PSD-se, Skender Gjinushi, kur Ministri i kujton atij lidhjet me Zani Caushin, ketij te fundit i iken tepeléku i kokes !

C'fare mund te mbajme mend tjeter nga ajo ngjarje tragjike ?

Fakti se ministri i Brendshem i asaj periudhe nuk denjoi te njohe pergjegjesine e tij politike e morale e te jape doreheqjen per 2 arsye madhore : e pare, per lejimin e trafikut te klandestineve me skafe, ose per mos arritje rezultatesh ne dhenien fund te ketij fenomeni; E dyta, per faj te rende te strukturave shteterore te policise, te cilat nuk e vune ujin ne zjarr per te sjelle ndihmen ne kohen e duhur

Agjensia e Lajmeve "SOT"

 

  Shoqata 9 janari në Shkodër: Tragjedinë e Karaburunit e fsheh vetë shteti

 

Sipas kreut të shoqatës, Nikoll Mëhillaj, dëshmitë tregojnë se në det ishin 2 gomone

“Në tragjedinë e 9 janarit në Karaburun kanë qenë dy gomone në det, por shteti vetë e ka fshehur njërën prej tyre dhe në tjetrën ka grumbulluar trupat e jetë dhe të pajetë që janë gjendur në mes të natës në mes të detit”. Kjo deklaratë vjen nga kreu i shoqatës 9 janari, Nikoll Mëhillaj, i cili në 5- vjetorin e tragjedisë së ndodhur pranë gadishullit të Karaburunit më 9 janar të vitit 2004. Në këtë ditë tashmë e cilësuar me të drejtë si e “zezë”, udhëtonin me gomone drejt Italisë 39 persona, por fati i keq e desh që prej tyre vetëm 11 të ktheheshin të gjallë, 21 të vdekur, ndërsa 7 deklarohen të humbur që prej asaj dite. Ndërkaq, nga instancat shtetërore të asaj kohe u deklarua se në det ka qenë vetëm një gomone, por sot pas 5 vitesh ekzistojnë dëshmi që tregojnë se në det kanë qenë 2 gomone por për ta minimizuar sa më shumë tragjedinë, është deklaruar vetëm njëra.

Dëshmia e Sokol Bizhgës

“Atë mbrëmje në det kanë qenë 2 gomone. Në gushtin e vitit 2008, më ka rënë në dorë një dëshmi, ku Sokol Bizhga, në momentin kur ka qenë Shef i Krimeve të Republikës ka nxjerrë përpara tre prokurorëve momentin e një gomoneje të dytë përveç asaj ku janë gjetur apo vendosur edhe të gjallët e të vdekurit e fatkeqësisë së 9 janarit. Unë nuk di se ku ta marr njeriun më të përgjegjshëm se sa këtë person që është shef i krimeve”, ka bërë të ditur Mëhillaj, sipas të cilit, gomonia për të cilën ka deklaruar Bizhga, është konstatuar në orën 6:30 të mëngjesit në gjirin e Palasës dhe ajo me viktima e të gjallë në orën 10:30 në një vend tjetër. “Prandaj shtrohet pyetja se pse nuk është hetuar për këtë mjet që dyshohet edhe sot, që ka pasur destinacion tjetër dhe është “mbytur” nga misteri? Shteti e ka manipuluar këtë fakt dhe i ka marrë trupat e i ka çuar në Sazan. Trupat janë grumbulluar në mes të detit nga dy gomonet dhe ka dalë sikur të gjithë kanë qenë në një gomone. Gomonen e parë e kanë zhdukur dhe nuk dihen edhe disa trupa kurse të dytën e kanë mbushur me të tjerët dhe deklarojnë se janë gjetur në një gomone”, shton kreu i shoqatës së 9 janarit, sipas të cilit “kështu vërtetohet se shteti është vënë në shërbim për të mbyllur këtë çështje pa u marrë vesh se çfarë është bërë realisht”. Mëhillaj shpreh dhe një herë pikëllimin për këtë tragjedi të pazbardhur prej 5 vitesh duke siguruar se do të vazhdohet të kërkohet drejtësi. Kështu, edhe pas 5 vitesh, tragjedia e Karaburunit vazhdon të mbetet e mistershme për ekzistencën e një gomoneje tjetër dhe të 7 trupave që deti nuk i nxori kurrë dhe që kërkimet nuk i gjetën kurrë. Megjithatë shoqata e 9 janarit shprehet e sigurt se nuk do të mungojë asnjëherë këmbëngulja për zbardhjen e kësaj tragjedie, e cila mundon jo vetëm familjarët e viktimave për gjetjen e autorëve të vërtetë të saj dhe dënimin e tyre sipas ligjit. Tragjeditë ujore në vendin tonë të ndodhura gjatë 16 viteve të fundit, numërojnë rreth 235 viktima, trupat e një pjese prej të cilëve nuk kanë mundur të gjenden që prej ditës së mbytjes së tyre.

Fjale Lefto, fjale. Qeveria e meparshme i humbi zgjedhjet pikerisht sepse nga nje pjese e popullsise u gjykua si e korruptuar dhe e lidhur me krimin. Po kjo e sotmja pse nuk i zgjidh keto krime por i le te harrohen? Apo i eshte embelsuar bashkefajsia ne krim pas 3 vitesh pushtet?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).