Drejtësi “Me duar të Pastra” për dosjet e familjes Berisha

Prokurori i çështjes së Gërdecit, Zamir Shtylla, dha dje dorëheqjen, ndërsa ligji për pastërtinë e figurave hyri në fuqi, pas refuzimit të presidentit për ta firmosur. Dorëheqja e Shtyllës është një akt që duhet vlerësuar si një akt që godet politikisht kryeministrin Berisha më shumë sesa vetë dosja që ai kishte në duar nën hetim. Ishte e qartë se zoti Berisha e kishte llogaritur ligjin për dosjet si një përbaltje ndaj disa emrave në drejtësinë shqiptare, të cilët kanë në duar dosje të nxehta, gjurmët e të cilave të çojnë te djali i tij, vajza e tij, ose vetë ai. Një nga këto shënjestra të tij ishte dhe Zamir Shtylla, më parë një ish-bashkëpunëtor i ngushtë i zotit Berisha dhe thuajse njeriu i tij i besuar në prokurorinë e viteve 1992-1997. Dorëheqja e Shtyllës i ka rrëzuar tashmë aksionit politik të Berishës një kolonë kryesore. Dosja e Gërdecit tashmë është e lirë të hetohet nga një prokuror tjetër, natyrisht nga ata që nuk i prek ligji i miratuar nga Berisha, i cili, duke përdorur historinë, ka bërë një ligj kundër prokurorëve të sotëm që i prishin punë.

I njëjti fenomen do të ishte mirë të shtrihej dhe në drejtësi. Së paku dy anëtarë të Gjykatës së Lartë që preken nga ky ligj, duhet të japin dorëheqjen nga gjykimi i dosjes Rrëshen-Kalimash. Do të ishte mirë që nën propozimin e KLD apo ndonjë institucioni tjetër, Spiro Spiro dhe Besnik Ymeri duhet të tërhiqen nga gjykimi i asaj dosjeje, me qëllim që gjykimi të mos rëndohet me akuza politike të Berishës, por të përqendrohet te korniza profesionale. Ata nuk ka pse largohen nga Gjykata e Lartë, pasi për atë ka një procedurë gjyqësore, por mund të tërhiqen nga gjykimi i dosjeve, për të cilat Berisha bëri këtë ligj, që mbron realisht bashkëpunëtorët e Sigurimit dhe sulmon në mënyrë selektive ata që i prishin punë sot.

Ky gjest e rikthen debatin aty ku ka lindur, te mungesa e vlerave të ligjit për pastërtinë e figurave dhe keqpërdorimin politik të tij. Prokuroria nuk e ka problem të gjejë një prokuror tjetër të ri, apo Gjykata e Lartë dy gjyqtarë të tjerë. Duke qëndruar larg këtyre dosjeve, prokurorët dhe gjykatësit që prek ligji, e forcojnë vëmendjen për hetimin e këtyre dosjeve të pista korrupsioni dhe i heqin Berishës të drejtën për t’u mbrojtur me argumente false.

Ky gjest nuk duhet kuptuar gjithsesi si një nënshtrim ndaj akuzave të Berishës, por si një kundërpërgjigje ndaj përpjekjes së tij për të bërë pis vetëm atë pjesë të gjyqësorit që ka në dorë dosjen e djalit, dosjen e vajzës dhe dosjen e tij.

Kryeprokurorja, Ina Rama, nuk ka pse pranon dorëheqjen nga prokuroria të Zamir Shtyllës, pasi ai ligj nuk ka shanse të hyjë në fuqi, pasi bllokohet nga Gjykata Kushtetuese. As Besnik Ymeri apo gjykatësi profesionist Spiro Spiro nuk kanë pse ikin nga Gjykata e Lartë, por një largim taktik nga këto dosje do të ishte një goditje e fortë për Berishën dhe kauzën mbi të cilën ai ka ngritur teorinë e përbaltjes së atyre që po hetojnë djalin, vajzën dhe veten e tij.

Drejtësia shqiptare duhet të dëshmojë ndoshta për herë të parë se ka guximin të përballet me dosje konkrete korrupsioni që të çojnë të gjitha te familja në pushtet. Mjafton të kujtojmë se kontrata e Gërdecit, e lobuar nga djali i kryeministrit, është lidhur në emër të “vëllait” të tij jo-biologjik, mjafton të kujtojmë se Sali Berisha doli publikisht dhe deklaroi se, nëse media gjen 1 dollar të fituar prej Damir Fazlliçit nga buxheti i shtetit, atëherë ai ka fituar 1 miliard. Ne po ia dëshmojmë se ai ka fituar mbi 100 milionë euro nga tenderët e energjisë. Mjafton të kujtojmë se ai ka shkelur gjithë ligjet e shtetit shqiptar duke paguar rrugë që nuk i ka prokuruar, siç është segmenti Kukës-Morinë dhe ka dhjetëfishuar kostot në segmentin Rrëshen-Kalimash. Asnjëherë drejtësia shqiptare s’ka për të pasur në dorë fakte të tilla dhe beteja të tilla, për arsyen e thjeshtë se kurrë s’ka për të pasur një familje në pushtet kaq shumë të kapur nga mafia rajonale dhe kaq arrogante në plaçkitjen e shtetit. Nëse Berisha erdhi në pushtet me premtimin e duarve të pastra, por u bë pis që javët e para, tashmë është radha e drejtësisë që “me duar të pastra” të bëjë operacionin e duhur në kokën e shtetit shqiptar, për të shkulur andej tumorin e korrupsionit.

3 Komente

Mero,

Si per fillim : Besnik Ymeri duhet ta jape doreheqjen nga hetimi gjyqsor i ceshtjes se Gerdecit nese ajo do gjykohet bashke Mihal Delijorgjin.

Kete e leme me keq, me shume meso vete pse .

Tani vijme me poshte : Ajo qe nuk me pelqeu mua ne kete histori ishte nje fakt i thjeshte, shume i thjeshte : Shtylla kishte vetem dy ore qe kishte mesuar se presidenti nuk kishte firmos mbi dekret, dhe ajo e shkrete media kishte marre vesh se ai kishte dhene dorehejen.

E di cdo me thuash e di : qe kishte dite qe ai ka qene ne dileme, por ja per ta thene sinqerisht si kunderpergjigje flake per flake mu duk mua.

Tani vijme tek interpretimi jot qe lidhet ne kete shprehje :

Ky gjest nuk duhet kuptuar gjithsesi si një nënshtrim ndaj akuzave të Berishës, por si një kundërpërgjigje ndaj përpjekjes së tij për të bërë pis vetëm atë pjesë të gjyqësorit që ka në dorë dosjen e djalit, dosjen e vajzës dhe dosjen e tij.

 

Dakort jam kur e con mendimin vetem tek renia e kuotave te Berishes , por cer fitoi ( fiton )  drejtesia ? Kjo ngelet per tu pare apo jo?  Ngelet per tu pare se si do reagoje ajo dhe gjithashtu ngelet per tu pare nese do behen nul perpjekjet per te bere drejtesi apo do kete konseguence . Shenjat nuk na thone gje dhe shume humbasim, por kemi dhe shenja te tjera qe nuk na e sjellin Berishen me si Kryeminister mbas zgjedhjeve te 28 Qershorit.

Tani vijme tek ekuacioni : ky Berishe autoritar ( ato qe numuron ti jo vetem ketu )  eshte i vetem ne kete beteje me drejtesine nuk do kete mazhorance , po a e kemi shpikur instrumentin qe ai te mos jete me deskrutiv ? Jo duket.

DO me thuash qe eshte proces. Ja dhe kete ta pranoj. Por perseri me del pyetja perpara : a do kemi drejtesi dhe e kam fjalen per drejtesi si institucion. Kam frike se JO.

Kam frike se Jo sepse edhe doreheqja e Shtylles nuk erdhi si rezultat i zbatimit te ligjit ( me duket se do dite te hyje ne fuqi ) por erdh si kunderpergjigje ndaj nje veprimi POLITIK. Ky nuk duhet te jete model dhe s`ka pse eshte model.

Kjo eshte e njerta forme te vepruari si derime tani. Presidenca ( dhe ti e kupton se cer them ) nuk po merakoset per drejtesi , por per te trasheguar ate qe tani eshte ne dore te Berishes. E kam fjalen per PD-ne.

Sa duket ngajrjet ju shkojne sipas parashikimit , por po beni ate qe kerkon Berisha:  Kompromis "te detyruar".

Qellimi justifikon mjetin : e une shof "zbehte" akoma ne fakt , mishella aleancat pertej politikave normale te deritanishme por qe nuk eshte se ndryshojne ndonje gje ne favor te publikut.

Trekendeshi ka vetem tre brinje. dhe tre kulme . Duket qe formati katerkendesh vetem sa ju frikeson. E kam fjalen per Meten i cili per nje cike pushtet mund t`i prishe pune trekendeshit te deritanishem por Berisha e njeh kete element dhe shume mund te jape nese sigurohet qe funksionon qe mos i preket imuniteti qe ti ja ke cenuar mediatikisht.

P.S. Shpresoj qe ta kesh mundesine ta lexosh kete koment se tani nuk keni as zyra . smiley

Strategji win-win.

U kalua nga Gjykata Kushtetuese: Fitore

Nuk u kalua nga komunistet e Gjykates Kushtetuese: Fitore

Keta jane kaq te trashe me ne krye Salen, per nje plesht djegin gjithe jorganin.

 

 

 

 

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).