Drejt një kapitalizmi të ri?

Në kulmin e shqetësimeve për përmasat dhe efektet e krizës ekonomiko-financiare aktuale, në valën e një sërë reformash e ndërhyrjesh energjike për përballimin e saj, në horizont duket se po profilizohet dhe një debat tjetër fondamental. Vendet më të zhvilluara të botës, por njëkohësisht dhe më të prekurat, po kërkojnë të diskutojnë thelbin e problemit: cili është fajtori kryesor për situatën dramatike të krijuar në ekonomitë dhe financat e SHBA, Evropës, Azisë etj.? Dhe mbi të gjitha ...cilat janë garancitë se pas daljes nga kjo krizë globale nuk do të kemi përsëri një rishfaqje të saj pas disa vitesh? Të gjithë i kanë sytë drejt një emri të vetëm: Kapitalizmit! Por jo për ta vënë thjesht në bankën e të akuzuarve, apo për ta dënuar si fajtorin kryesor. Përkundrazi, për ta kuptuar se çfarë nuk u bë si duhet e sa duhet, apo akoma më keq, çfarë u devijua me qëllim spekulativ, duke e shpërfytyruar imazhin, aftësitë për eficencë dhe potencialet kolosale të këtij sistemi? Kriza e viteve 1929-‘33 provokoi të njëjtën situatë reflektimi dhe nevoje për të ndryshuar e modernizuar funksionimin dhe instrumentet e kapitalizmit.
Keyenes-ianizmi i pas-Luftës së Dytë Botërore, monetarizmi i Fridman-it në vitet ‘80-të, politikat e axhustimit strukturor, sistemi i Bretton Woods-it, platforma dhe veprimi i FMN-së si survejues dhe certifikues i financave botërore, roli i Bankës Botërore në nxitjen e zhvillimit ekonomik apo i OBT-së në liberalizimin e tregtisë botërore, Reganizmi e Thetcher-izmi, ishin disa nga përgjigjet adekuate në reformimin apo modernizimin e kapitalizmit “post-1929-‘33" e deri në fillim të shek. XXI-të. Kriza aktuale me sa duket kërkon të njëjtën gjë: reformimin e ri të tij. Shekulli i XXI-të i gjykuar në kontekstin e zgjerimit kolosal të fenomenit të globalizimit kërkon kapitalizmin e tij, duke mos pranuar të trashëgojë në mënyrë mekanike e të ngurtë kapitalizmin e shekullit të kaluar. Dhe ekonomistët, financierët, bankieret, politikanët e akademikët duket se janë vënë seriozisht në kërkim të tij. Takimi i 2 prillit të ardhshëm i vendeve më të zhvilluara të botës në kuadrin e G20 në Londër, pritet të jetë momenti i marrjes së vendimeve të mëdha për “rithemelimin dhe riformatimin e kapitalizmit”. Për momentin duket sikur në krye të kësaj kryqëzate reformuese janë vendet e BE-së të tilla si Anglia, Franca, Gjermania, Italia, Holanda etj., të mbështetura fuqimisht në filozofinë e tyre reformuese nga Presidenti i sapozgjedhur i SHBA, Barack Obama, nga Kanadaja, India, Brazili, Australia etj.
Këtij qëllimi madhor i shërbeu dhe takimi i djeshëm i nivelit të lartë në Paris i zhvilluar nën siglën “Botë e re – kapitalizëm i ri”, në të cilin merrnin pjesë personalitete politike e akademike nga më të lartat, të tillë si Presidenti francez Sarkozy, Kancelaria gjermane Merkel, Tony Blair, Michel Rocard, tre mbajtës të çmimit Nobel në ekonomi, përfaqësues të administratës së lartë Obama, ministra, bankierë etj. Në mënyrë mjaft lakonike, thelbi i diskutimeve dhe propozimeve u përmblodh në shprehjen se “nuk bëhej absolutisht fjalë që bashkë me ujin e ndotur të hidhej përjashta edhe fëmija”, që do të thotë se nuk diskutohet “që të bihet në pozita antikapitalizëm e antiglobalizëm, por që të gjenden rrugë e mundësi për moralizimin e kapitalizmit”, për një kapitalizëm në shërbim të zhvillimit social dhe jo një kapitalizëm që si objektiv të vetëm ka vetëm fitimin me çdo çmim. Sipas Presidentit francez Sarkozy, “ne duhet t’i rikthehemi vlerave bazë të kapitalizmit, vlerave të punës, shpirtit të sipërmarrjes” dhe fitimit të ndershëm, në kundërshtim me tiparet e një kapitalizmi financiar “të papërgjegjshëm, në të cilin paraja shkon te paraja” dhe nuk pyet për asgjë tjetër. Angela Merkel e çon akoma më tej reagimin ndaj domosdoshmërisë së ndryshimit të kapitalizmit, që mbështetet vetëm tek tregjet financiare, duke nënvizuar faktin se “ne nuk mund të pranojmë që kur rreziku i tanishëm të kalojë dhe gjithçka të stabilizohet, tregjet financiare të na thonë neve: na lini të qetë tani, ne do të funksionojmë shumë mirë në të ardhmen”. Paralajmërimi tjetër vjen në sensin se si duhet të shpërndahen disidentet e bankave në të ardhmen. Sarkozy nënvizon se “ne kemi mobilizuar shumë para publike për të ndihmuar bankat... dhe ndarja e fitimeve të tyre nuk mund të bëhet duke kompensuar vetëm aksionarët, ndërkohë që janë kontribuuesit ata po e shpëtojnë sistemin. Nga ana e tij, ish-kryeministri britanik Tony Blair shkon akoma më tej duke sugjeruar domosdoshmërinë e “reformimit të institucioneve ndërkombëtare, të cilat datojnë që nga mesi i shekullit të XX-të, ndërkohë që duhet të shpëtojnë ekonominë e shekullit të XXI-të”. Ndoshta ka ardhur koha që në OKB, krahas “Këshillit të Sigurimit, të krijohet dhe një Këshill ekonomik me të njëjtën fuqi e pushtet vendimmarrje”, shtron pyetjen Angela Merkel. Kapitalizmi duhet rregulluar, kontrolluar e orientuar në nivel botëror, ndërkohë që po kërkohet një “ekuilibër i ri” në raportet ndërmjet tregut dhe shtetit në ekonomi. Liberalizmi absolut në emër të fuqive dhe aftësive vetërregulluese të tregut në kurriz të një prezence publike me një rol krejtësisht të papërfillshëm në ekonomi, duket se nuk do pranohet më si rregull absolut i kapitalizmit. Në këndvështrimin e institucioneve publike rregullatore, Shteti mund të jetë “i vogël”, por ai duhet të jetë efikas dhe prezent në garantimin e transparencës së tregjeve, në politikat rrishpërndarëse dhe alokimin e kapitaleve dhe financimeve në interes sa më të gjerë publik. Të gjithë janë dakord se liberalizmi ekonomik është forcë e padiskutueshme efikasiteti, por njëkohësisht të gjithë po kërkojnë një mënyrë sa më efektive për “ta moralizuar e humanizuar” sa më shumë kapitalizmin liberal.
Pikëpyetja më e madhe duket se mbetet qëndrimi i qartë amerikan ndaj këtyre përpjekjeve për reformimin e kapitalizmit. Por, Presidenti Obama duket se është në të njëjtën linjë kur thekson se “Wall Street-i nuk funksionoi si duhet, se sistemi jonë rregullativ nuk bëri atë që duhet të bënte... duhet bërë një reformë e rëndësishme... ne duhet të gjejmë një mënyrë më efektive për sistemin tonë rregullativ, një mënyrë më të qartë survejimi dhe më shumë transparencë”. Edhe Barack Obama në disa nga fjalimet e tij të fushatës elektorale nuancoi qartë diferencën ndërmjet “kapitalizmit të mirë e etik” që mbështetej në zhvillimin e shpirtit të sipërmarrjes, iniciativës private e fitimit të ndershëm e normal, dhe kapitalizmit spekulativ financiar që shkatërronte ekonominë, financat dhe shoqërinë në emër të fitimeve kolosale personale. Kapitalizmi i shekullit të XXI-të duhet të jetë në gjendje ta ndalojë përsëritjen e një fenomeni të tillë që na shkaktoi këtë krizë të tmerrshme, nënvizon Obama.
Armiku kryesor i të gjithëve duket se është “status quo”-ja aktuale, d.m.th, reduktimi i përpjekjeve vetëm për eliminimin e krizës dhe vazhdimi me të njëjtin model si më parë. Këtë radhë, në syrin e ciklonit duket se po vihet dollari dhe roli i tij i deritashëm. Sipas shumë ekspertëve ekonomikë e financiarë, “që nga marrëveshja e Bretton Woods-it e deri më sot, bota është zotëruar vetëm nga një monedhë, dollari, që duhet pranuar se ishte pikërisht kjo monedhë që ndërtoi prosperitetin e botës. Por, në 2009, ka edhe shumë monedha të tjera që mund të luajnë një rol të tillë pozitiv, prandaj duhet të diskutojmë shumë më gjerë e me të gjithë se si mund të mbrohen interesat e shumë vendeve e popujve njëherësh”. Për Nicolas Sarkozy, “nuk mund të jetë vetëm një vend që ju shpjegon të tjerëve... nuk mund të ketë më një model të vetëm” kapitalizmi që duhet të imponohet e servilet si i vetmi dhe më eficenti. Këtij qëndrimi i bashkëngjitet dhe Kancelarja gjermane Merkel, duke theksuar se “Europa nuk ka shumë kohë për të pritur që SHBA të jetë dakord me vlerësimin e nevojës së reformimit thelbësor të kapitalizmit financiar... ne kemi të gjitha arsyet që të besojmë tek presidenti Obama, sepse ai u zgjodh pikërisht për të bërë ndryshimin duke e pasur plotësisht vullnetin për të rindërtuar një kapitalizëm të ri”.  Motoja e këtyre ndryshimeve të pritshme të modelit të kapitalizmit duket se përmblidhet në fjalët “treg, etikë, zhvillim, rregullim”.

14 Komente

Për Nicolas Sarkozy, “nuk mund të jetë vetëm një vend që ju shpjegon të tjerëve... nuk mund të ketë më një model të vetëm” kapitalizmi që duhet të imponohet e serviret si i vetmi dhe më eficenti.

Diskutimi per rimodelimin e  kapitalizmit eshte vetem mbulesa e jashtme e thelbit te ceshtjes:  rindarja e tregjeve financiare ndermjet dollarit, euros dhe jenit.

Hehe, eshte gjithmone e lezetshme kur diskutojne politikanet per ceshtje qe s'u perkasin smiley   Deshira te fuqive te tjera per te ulur rendesine qe i jepet dollarit mund te kete shume por kjo s'ka kurre vetem ne saj te takimeve te ketilla; duhen ndryshime te medha qe mund te vijne vetem kur pjesemarresit ne tregje te jene te bindur qe jane ne te miren e tyre.

 Llukan eshte vertet ashtu, por te mos harrojme se keta politikan (perendimore), kane prane qeverive te tyre grupe pune me eksperte te zote qe e informojne qeverine per çdo gje dhe qe u sugjerojne variante te ndryshme, me te mirat dhe keqiat e saj.  Dhe jo si ne Shqiperi, ku mavria merr mendimin e gjysmakeve, gje qe pasqyrohet ne budedalliqet qe thote. Ca i mete eshte ai dhe ca ata rrotull tij, kuptohet se ç'produkt ka per te dale.

Pjer,

Mavria mendimet diallezore i ka vete. Gjysmaket (keshilltaret ) vetem sa ja veshin mendimet me "argumenta".

Kapitalizmi i shekullit të XXI-të duhet të jetë në gjendje ta ndalojë përsëritjen e një fenomeni të tillë që na shkaktoi këtë krizë të tmerrshme, nënvizon Obama.

Po, kur te mos kete me aplikime per te Harvard Biz. School athere do jete ne gjendje te ndaloje perseritjen e ketij fenomeni Obami. Destabiliteti ciklik (spekullativ) eshte pjese e gjenetikes te sistemit kapitalist, dhe agjentet korporative jane percuesit e ketij destabiliteti.

Ashtu si kanceri ne trupin e njeriut, spekullimi eshte misherimi i entropise te nje sistemi kapitalist. Lufta kunder 'nje fenomeni te tille' eshte aq e kote sa lufta kunder kancerit (garancia qe ka vu zoti ne trupin e njeriut ne menyre qe kurr-njihere te mos jete ne gjendje te jetoje pergjithmone)

Kapitalizmi i sotem manaxherial nuk mund te reformohet pa reformuar vete KORPORATEN, krijesen psikopate te Luftes Civile Amerikane. Good luck Obami! Smth tells me you're going to fail.

Kapitalizmi i sotem manaxherial nuk mund te reformohet pa reformuar vete KORPORATEN

Korporatat amerikane jane kthyer si ndermarrjet Shqiptare te socializmit, ku drejtoret vetem zhvasin kurse pronaret e vertet nuk i pyet njeri sepse jane "publiku" qe nuk kontrollon asnje gje, sidomos kur shteti i ka syte nga lufta.

Korporatat amerikane jane kthyer si ndermarrjet Shqiptare te socializmit, ku drejtoret vetem zhvasin kurse pronaret e vertet nuk i pyet njeri sepse jane "publiku" qe nuk kontrollon asnje gje, sidomos kur shteti i ka syte nga lufta.

 

Kjo eshte pjeserisht e pasakte, pronari mund te mos kete me lidhje te drejtperdrejte me pronen por gjithsesi ndikimi i tij mbetet nepermjet keshillit te drejtoreve, dhe keto keshilla jane bere me te kujdesshem vitet e fundit si pasoje e problemeve qe mund te lindin nese akuzohen per papergjegjshmeri ne krye te ndermarrjeve.

Kur ke mbipeshë, fillo e pakso ka pak ushqimin, edhe lëviz ngapak. Lere televizorin me telenovelat e shko e puno ka pak...

Ll, vetem dy vjet me pare drejtoret ekzekutive ne NY shperblyen veten e tyre me bonuse qe historikisht nuk ishin pare ndonjehere ne Wall Street. Dhe te imagjinosh kete vetem pak muaj para se te ndodhte katastrofa financiare me e madhe qe kur nuk mbahet mend. Tani me thuaj sa te kujdesshem jane bere keta ekzekutive, sepse faktet flasin ndryshe?

Beni kerkime mbi historine e nje prej institucioneve me te medha financiare - Banka private me e madhe amerikane menje emer qe te ngaterron (qellimisht) "The Federal Rezerve" dhe do te gjeni dokumentre shumeoreshe qe japin nje spjegim pothuaj biblik te "ciklit" kapitalist...

Se fundi zhvillimet politike te orkestruara nga nje grup shume i vogel familjesh (rreth 14) te pasura qe historikisht kane ndare e bashkuar shtete te tera, kane vrare (Cari Rus) e perzene mbreter te medhenj e te vegjel (ZOG), kane vendosur ti japin fund kapitalizmit (lirise ekonomike) dhe te mbjellin fashizmin (kontrollin ekonomik e politik te te gjithe shoqerise BOTERORE..)

E si gjithenje, krijo nje problem dhe ofro nje zgidhje te shtrenjte...trondit ekonomine nepermjet mekanizmave financiare e luftrave dhe perfto  pune  falas, shproneso me force per te "vene drejtesi shoqerore" e mbjelle farerat e luftrave te ardhshme...

Kuriozet qe duan te dine me shume mund te shprehin interes per faktet "syzgurdulluese" te bera te njohura nga guximtare te ndryshem neper bote...

Fatekesisht jane vetem ne anglisht apo gjuhe te tjera... nuk kam pas rastin te shoh ndonje gje te perkthuyer ne shqip.

Se fundi zhvillimet politike te orkestruara nga nje grup shume i vogel familjesh (rreth 14) te pasura qe historikisht kane ndare e bashkuar shtete te tera, kane vrare (Cari Rus) e perzene mbreter te medhenj e te vegjel (ZOG), kane vendosur ti japin fund kapitalizmit (lirise ekonomike) dhe te mbjellin fashizmin

 

Po me vjen era Lyndon La Rouche muesmiley Megjithese ajo Executive Intelligence Review qe publikon ai ka ca 'insights' te papame. (dmth te 10fsha Stratfor-in). Sidoqofte, heret me nxjerr konkluzione. Duhet pare situata nga shume 'kone' (perfshi ketu edhe kete tendin, te LaRrushit, dhe te Igor Panarin)



pronari mund te mos kete me lidhje te drejtperdrejte me pronen por gjithsesi ndikimi i tij mbetet nepermjet keshillit te drejtoreve,

Me fal po kush i aprovon ato shperblime stratosferike per Shefat Ekzekutive? Board of Directors jane te kapur. Washington DC eshte i kapur. Obami eshte koqe kanari qe po boni naj levizje do t'hiki per lesh sic hiku Kennedy. Obami s'ka per te bo ASIGJO!! Do merret me pulitike te jashtme e majeni mend kur t'vij koha do dale dore e Warren Buffet dhe George Soros (nga miliarderat me te mire sipas meje..but still dangerous)

Pse e late ne mes o Kapitaliste ? Xhibi ku je ? Te eshte hapur fushe ....Edhe anti Sorrosve dhe pro Madofe-ve smiley Mos na lini gjysmake ne dije o KAPITALISTE! Do i tregoni udhen kapitalizmit apo do e leme ne dore te ketyre Qafireve dhe syzgurdulluarve ? Sot me shume se kurre ka nevoje ..."se kapitalizmi zotrij"""' smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).