Dosjet e turpit ne Shqiperine qe po ndryshon

Adelina Smajli, një vajzë shqiptare u shfaq në emisionin e mëngjesit të ‘Canale 5‘ dhe kërkoi ndihmë. "Dua punë", - tha Adelina. "Jam e detyruar të qëndroj në Itali, - tha ajo, po u ktheva në Shqipëri, atje jam e vdekur". Në Shqipëri, do të më vrasin, bëri të ditur Adelina.

Shqipëria nuk është një vend ku ajo ka besim se mund të jetojë. Një vajzë e shqiptare, e nxjerrë në trotuaret e Italisë për punë, e rrahur dhe e përdhunuar, me dhëmbë të thyera dhe mish të damkosur, ka frikë të kthehet në vendin dhe shtëpinë e saj, te njerëzit e saj, mes shokëve dhe shoqeve në Shqipëri, ndonëse spote televizive flasin për një Shqipëri të sigurt e që ndryshon.

Në dëshminë e saj, Adelina tregoi për katër vitet e saj në ferrin e prostitucionit, për kapjen nga policia italiane, për kthimin me forcë në Shqipëri dhe ridërgimin e saj për të disatën herë në trotuaret e Italisë. Fytyra e Adelinës dhe mënyra e të shprehurit të saj tregonte jo vetëm për tmerrin që kishte hequr, por edhe tmerrin më të madh nga kthimi në Shqipëri.

Një vajzë shqiptare nuk kthehet në Shqipëri. Nuk kthehet ashtu sikurse nuk kthehen edhe të tjera shoqe të saj, një prej të cilave ka deklaruar se nuk do as t‘i dëgjoj emrin një vendi, nëpunësi i gjendjes civile të të cilit e martoi në moshën 13-vjeçare me atë që mashtroi prindërit dhe e dërgoi fill e në rrjetin e pedofilëve dhe trotuareve plot zi e vaj shqiptarësh.

Adelina, në "Canale 5" tregoi se gjeti forca për të denoncuar shfrytëzuesit e saj, se ka filluar një jetë të re, se shkruan libra dhe punon gazetare në një radio lokale, e se do të punojë dhe jetojë në Itali. Si pasojë e denoncimit të Adelina Smailit dyzet njerëz u futën në burgje dhe vuajnë dënimin atje.

Dyzet! Ç‘tmerr! Dyzet familje, mes mijëra të tjerave, janë mburrur se kanë djemtë në Itali dhe se ushqehen me paratë që vijnë prej tyre. Shteti është mburrur me kontributin e dyzet emigrantëve, mes mijëra të tjerëve, për Shqipërinë që po ndryshon. Bankat kanë shënuar dërgimin e parave nga ata. Bankat i kanë dhënë ato para për ndërtimin e shtëpive a të bizneseve të Shqipërisë që po ndryshon.

Kush janë ata dyzet kodoshë që vuajnë dënimin në burgjet e Italisë?

Italia i di. Ne shqiptarët nuk i dimë. Ne nuk informohemi. Policia italiane nxjerr në TV fytyra keqbërësish. Ministria e Rendit e Shqipërisë mburret për bashkëpunimin e saj me italianët, por gjëra nga dosjet e turpit nuk i tregon. Nuk nxihet realiteti shqiptar, përparimi i Shqipërisë nga bëmat e vajzave, djemve dhe burrave të saj që jetojnë në ferrin e prostitucionit.

Ministria e Rendit bën atë që bëjnë njerëzit në mjediset e mafies dhe Kamorrës italiane, ata që shihen në filma që as shohin e as dëgjojnë dhe as flasin. Dhe turpi i Shqipërisë rritet e rritet në Shqipërinë që po ndryshon. Po ashtu rritet dhe turpi i mjeteve të informimit publik në shërbim të qeverisjes parapaguese për to dhe jo në shërbim të Shqipërisë dhe shqiptarëve të varfër.

Dalja në televizionin italian e Adelina Smailit, fjalët e saj, fytyra e vuajtur, sytë e përlotur tregojnë më shumë se sa spotet e qeverisë shqiptare për Shqipërinë që po ndryshon.

Njerëzit besojnë atë që shikojnë. Evropa dhe evropianët besojnë atë Shqipëri që shikojnë në radhë të parë në vendet e tyre.

Askush nuk beson tek ajo që qeveritarët tregojnë për punën e tyre të mrekullueshme qeverisëse. Veçanërisht në një mjedis qeverisës si ky shqiptar ku mashtrimi politik dhe gënjeshtrat e ndërsjella mes shumicës dhe pakicës qeverisëse janë synxjerrëse dhe përçarëse për shqiptarët.
 

17 Komente

 Ne fakt, ata qe na turperojne si komb, nuk jane me shume se 5% e emigranteve,  megjithate mua me vjen mire qe italianet jane tolerante me shqiptaret dhe mbi te gjitha perpiqen qe ti integrojne ata. Nuk me ngelet gje te them veç; rrofte Italia.

Pjer ..Mendoj se as ka vend FARE per ate 5% ????? Eshte nje forme te shtyri e problemit kot se koti . Sot ne bote flitet per fatin e jetes se nje qeni ose te nje macjeje dhe jo me per fatin e nje 5% njerezor !Me qe te interesojne shifrat ekonomike ma do mendja se ne ate 5% duhet te shihje sasine e te ardhurave qe jane 95 % e buxhetit te Mixhes me shoke. Ky eshte problemi se perse nuk ndeshkohet ky krim ,si nje nga me te tmerrshmit ne historine e njerzimit .Ky eshte krimi me i tmerrshemn dhe me gjakatar qe u eshte bere shqiptareve qe ore e cast kerkojne te largohen nga ai vend deri edhe ne mohim te tij edhe pse e dine e jane te qarte se c'fat i pret rrugeve. Dhe kjo  sepse nje KLIKE Mashtrusish e Injorantesh, Xhahilesh e Hajdutesh , para pasurimit ,egoizmit dhe karrikes nuk kane asnje interes te zhvillohet Shqiperia.

 Idriz, tek kjo shifer qe dhe, e ke gabim. Degjo plakun e ekonomise.

Marrim nje prostitute, p.sh. ajo fiton ne muaj nga 3000-10 mij euro. Nga kjo shifer (qe une e morra perafersisht) , gjysmat + -  i merr tutori a bodiguardi a kujdestari i saj. Mirpo keta kane shpenzime te medha, se hane jashte, paguajne dritaren a dhomen, taksi, telefona or e çast, etj, shpenzime qe u hane 50% te rroges a fitimit. Pra per te derguar u ngelet gjysma + - .  Te mos harrojme se ka prostituta (siç kemi ndigjuar) qe kane filluar drogen, ose te shtyre nga tutori ose vete, pra shpenzimet zbriten. E nese marrim nje mesatare prej 5-6 mij euro per prostitut, pjestim me tutorin, i bie aty tek 2500-3 mij euro  per person, minus shpenzimet qe permendem 50% , i bie tek 1250-1500 euro ne muaj, aq sa fiton dhe nje puntor magazine. Kohet/vitet e fundit, per prostitutat pa letra (siç kam degjuar ne tv) ka qene vite te veshtira, pra nuk jane ato fitimet si disa vite me perpara. Dhe ma merr mendja se nje mesatare per person te kesaj kategorie ne mund ta llogarisim, aty tek 1000 euro ne muaj qe ata sjellin ne Shqiperi. Vertet shifer e larte ne krahasim me kategorite e tjera, por ne fund te fundit keta perbejne jo me shume se 5% te emigranteve, biles 5% jane shum por une e morra per te qene brenda llogarive.  Eshte e vertete se kategorite e tjera sjellin me pak aty tek 100-400 euro ne muaj mesatarja, por ama perbejne 95% te emigranteve. Bej vete llogarite se kush sjell me teper. 

Po mire o Pjer ja po te degjojme si plak te ekonomise dhe me qe e drejtove tek shifrat... 5% e emigranteve nga 1 miljone emigrante bejne 200 mije qe punojne ne sektorin e sklleverve te sexit dhe te gjith axesoret qe i perbejne ( perfshi tutoret etj ) Pra 200 mije , here nje te treten e fitimeve mujore pra 3000 (tre mije euro ne muaj te dergohen ne memedhembje( gjithmone si mesatare vjetore e pjestuar me 12 muaj ) pra 3000 here 12 = 36 000 euro shumzuar me nr e te perndershemve 200 000 (200 mije)= nje shifer maramendese ... Shifer QYL qe do bente te levizte nga vendi edhe shtete me te fuqishme se ne. Une jam munduar te bej llogarite me shifrat kapitale qe kini dhene JU dhe them se i ke dhene me mjaft rezerva per aq sa kam edhe vete ca njohuri per dergesat .Me vone askush nuk e ka veshtire te fut me dhjetra elemente e ta katandise "kokoshin nje thele". Ne se ti llogarit "pare te thata " me duket se nuk je me "plak ne ekonomi" smiley Ma do mendja se ti ke njefare perfytyrimi se si mundet qe nje "kapitalist shqiptar " smiley per 10 -15 vjet eshte ne gjendje te ndertoje me qindra mije siperfaqe ndertimi e te mbaje ne kembe "biznese" te nje lloji qe askush nuk ua di burimet e financimit . Jane keto te dhena qe "te huajt" dine te masin te ardhurat e Shqiprise REALE  ne krahasim me bombat tymuse qe hedh Mixha me Institute Statistikash te nofullkatroreve BODE apo te sypicirreve Rrulesh .

 Idriz, qenke dobet me shifrat  smiley  se 5% nuk bejne 200 mije, por 50 mije i 1 milionçit.  Ne 1 milion, 5% i thone 50 mije, mirpo ne 1 milion mos llogarit femijet dhe bebet. Duhet te llogarisesh emigrantet aktive qe punojne apo marrin asistence, qe vertiten aty tek 600-700 mije, pra te rriturit. E 5% i ketyre eshte aty tek 30 mijeshi. Shifer pak e larte, se une do ta llogarisja aty tek 15-20 mij emigrante shqiptare ne ter boten (prostituta+tutore) qe mirren me kete pune. 

20 mij here 1000 euro = 20 milion euro ne muaj qe hyjne nga kjo lloj kategorie, nderkoh qe nga emigrantet e thjeshte (95%) hyn 100-150 milion euro ne muaj. 

Mire Pjer  smiley e lashe se me te vertete ja kam shkelur pak si arithmetikas . Po babai shpirteror i skypnies se sotme alias Mixha deklaroi me "shqetesim" se ne me rastin e kampionatit europian ...exportojme vetem KURVA....qe punojne hard!!!!!!! 20 mije here 10   . Do thush ti prap s'dorzohesh... smiley Kam edhe ca te dhena te tjera "kot". Jane i cik te kalume te viteve 2000-2001 po them  ne se ka rene ritmi i exportit nuk ka rene norma e fitimit  qe i kalon me shume fish edhe gabimet e mija te arithmetikes edhe ato te tuat te logjikes shifrore.

I dashur Pjer,

Me behet qefi qe sja ke idene se c'lek eshte mundur te nxirret nga droga dhe prostitucioni dhe uroj sinqerisht qe mos ta dish kurre se si dhe ku jane investuar. Nuk do te te behej me te ktheheshe ne memedhe dhe te ecje mes pallateve rreshtor pa fund te Cimave, Tareve, Rremave etj etj zarbosh qe meritojne vetem fundet e proceseve mekanike te gjeneraleve te medhenj rus.

Dyzet! Ç‘tmerr! Dyzet familje, mes mijëra të tjerave, janë mburrur se kanë djemtë në Itali dhe se ushqehen me paratë që vijnë prej tyre.

Nje bisede ne nje kafene te Korces

-Po he mor mik si te kam?. Femijet si ke?

-Mire mire gjynah te qahem. Ja edhe djalin e kam rreguluar mire,  nxjer vajza jashte shtetit .... tek i vellai ne Itali. Me vret perendia po te qahem Jemi mire Rrofte demokracia se te kujtohet ne kohen e ...........

Dhe biseda vazhdon per vuajtet e sistemit te vjeter diktatorjal dhe te mirat e kesaj demokracie liberale

Dosjet e turpit jane merita tone qe kemi hequr denimin me vjdekje duke ju a dhene ate te pafajshme. Kemi ndetuar nje shoqeri imorale, duke ju a lene moralin viktimave pa fuqi. Kemi krijuar nje shoqeri te koruptuar, ku i vetmi qe jep dhe nuk mer eshte qytetari i theshte qe nuk punon ne shtet.

Per nder jemi  mire na vret perendia po te qahemi.

toko, per komentin ke 5 yje! 

Toko;

E ke seriozisht ?

Nuk eshte e thene se je i detyruar te komentosh.

 

Lundrim ngjarja eshte reale. E ndodhur mbase 5-6 vjet me pare.Por nuk besoj se gjerat kane ndryshuar kaq shume ne keto 5-6 vjet.

chene, ata te droges jane menjane, nuk i llogarita fare ata. Te them te drejten nuk e kam idene se sa hyn nga droga, por di qe pak shqiptare mirren me te, po ti krahasojme me ata te prostitucionit.

Idris, kohet e arta per prostitucionin kane rene, e kjo shihet nga kontrrollet e shumta te policise ndaj prostitutave pa letra, siç i shohim ne emisionet e tv, kuptohet edhe pas ankesave qe prostitutat me letra dhe vendase kan bere ndaj rivaleve te tyre pa letra. 

Pjer Thoms je totalisht Korrekt ne perllogaritjet e tua. Edhe po ta them une qe kam pas te bej pak a shume tek ai sektor. Vete se kam bere, po kam qene i informuar.

 

Per mendimin tim, Nuk ka me shqiptare qe te punojne kete Zanat te vjeter, pa deshiren e tyre.Ose do te jene nje nr shume shume i vogel. Se te gjitheve i jan hapur syte,edhe bie fjala ne Itali, kudo qe te shkosh , do te ndihmojne. Si ndodhi me kete Adelinen.

 

Tutoret Shqiptare tani po punojne me Rumune,edhe shtetet e tjera, jan me te qeta, edhe mjafton qe te bie ne dashuri,edhe punon me qejfe te madh. Pas ja 2 muajsh te bien edhe naj moter, apo ndonje mama, po e pat te mbajtshme.

Edhe droge, kane filluar te pine thuasj 50% e atyre qe punojn Prosituta, per shume arsyje, qe nga stresi i punes, edhe per shkak te klienteve, qe kur vijn per ate pune , duan te jene ne qejf total. Ne rruge nuk punohet me, ne itali kane filluar me apartamente, Kurse ketu ne Germani, i ke ne pallate te vecante, te legalizuara.

Parat e fituar, nga ky sektor, kane rene me te vertet shume, nuk eshte me si ne fillim, per arsy te shumta, Rumania u fut ne EU, edhe ato jane eksportuese nr 1 te prositutave, leku ka rene gjitha andej, cmimet jane ulur shume. Tutoret dikur merrnin 90% te fitimit, tani jane te detyruar te marrin 50%, dikur nje tutor mbante edhe 5 goca, tani me zor mban nje, per arsye te shumta. Se gjith andej po te kapen me kete sektor, ose po te denoncoje nje femer, te keputen, ne itali 5 vjet i beje pa bere gjygje fare. Kishe skishe faj ti, Mjaftonte denoncimi. Ketej nga Germania ti hudhin celsat ne Dete.

 

Prandaj , pjesa me e madhe e shqiptareve, tani merren me droge,se spo ka me as femra, me i prure nga shqiperia, se jane te gjitha me shkolle te larte, hahahahahh

 

Parate, dihen qe investohen ne ndertim, sdo as mend as kalem ky muhabet.Por jam i mendimit, perseri, qe nuk kane shume peshe, keto fitime, te pakten vetem i prostitucionit ne krahasim,me dergimin e Total te emigranteve te rregullt.

 

 

Respekte.

Eshte me te vertete gjynah edhe turp qe edhe nese kta maskarenj jane vec 1% e Shqiptareve jashte, prape fjala e keqe perhapet e ngelet shume me teper se e mira.

Ore po kete artikull pse s'e shate si denigrues, sic bete me ate me shqiptaret  e kerkuar ne Angli?

Nga ana tjeter... njoh njeren (nga Korca e tokos smiley qe mori azilin ketu ne Amerike me pretekstin qe e kishin derguar ne France per prostitucion, se kishte edhe nje vize franceze ne pasaporte. Kjo motra ne fakt kishte dashnorin (korcar edhe ky) atje ne France, student. E kjo kishte shkuar t'a takonte per ca kohe. Edhe gjoja e kishin marre si prostitute.

 Chene, 

Cima deklaron se nuk ka asnje lloj pasurie ne Shqiperi. megjithate nuk besoj se behej fjale per mua. 

Nje shkrim me nivel me te ulet se medioker.

Ndoshta ky shoku e ka shkruar kete artikullin para disa vitesh, dhe tani e ka nxjerre nga syrtari, por nuk me duket qe i pergjigjet shume realitetit.

Ne bashkepunimin tim qe kam me disa partnere italian, sa here qe bie biseda per Shqiperine, gjithmone thone qe realiteti qe shohim ne TV italiane mbi shqiptaret dhe Shqiperine eshte krejt ndryshe nga ai qe shohim kur vime ketu. Me perpara kemi pas pare shume lajme mbi trafikun dhe pislleqet e shqiptareve ne Itali, por tani cdo dite e me pak. Sidomos kur shohim edhe Tiranen, na vjen keq qe italianet nuk e dine kete realitet (kto jane fjalet e tyre, dhe nuk e bejne per furce, sepse nuk kane nevoje).

Pastaj, kam idene qe ne ja nxime vetes fytyren me shume se c'eshte ne te vertete. Prostitucioni eshte profesioni me i vjeter ne bote, dhe kam idene qe prostituta ne rruget e italise ka dhe italiane. Pse nuk i shohim ato, nuk do te thote qe nuk ka.......

cuditerisht gjith shkrimet qe kon te bojn me "prostitucion" jon gjithmon "appeal to emotion". gjo qe tbo me menu pse e kon te nevojshme me perdor vazhdimisht falsitete logjike kur flasin per ket "fenomen" ojq-sh

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).