Do kemi krizë në 2009?

Që kur filloi kriza financiare në SHBA, shpesh është folur për një krizë ekonomike në Shqipëri. Sipas hamendjeve që janë bërë, kjo krizë mund të vijë si pasojë e krizës ekonomike që ka përfshirë gjithë botën pas falimentimit të disa bankave gjigande amerikane. Por sa janë gjasat që këto hamendje të bëhen realitet?

Le ta fillojmë analizën me bankat tona. Në Shqipëri, aktualisht nuk janë parë simptomat e një paniku ndër depozitorët, pavarësisht se, pas shpërthimit të krizës së sistemit bankar në Amerikë dhe Europë, u përhapën zëra se kriza mund të vinte edhe në Shqipëri. Kuptohet që këto zëra ishin të pabazuara, sepse bankat tona nuk kishin investuar fare në tregun imobiliar amerikan, siç kishin investuar shumë banka europiane. Por, në rastin e frikërave kolektive, nuk ka shumë rëndësi sesi është e vërteta - rëndësi ka ç’thotë komshiu, miku, apo kushëriri.

Pikërisht për t’i bërë parapritë një paniku kolektiv të depozitorëve shqiptarë, Banka e Shqipërisë ka bërë një punë të mirë për t’i shpieguar publikut gjendjen aktuale të bankave që operojnë në Shqipëri. Vetëm 62% e totalit të parave të bankave ka dalë jashtë sistemit bankar. Kjo tregon se bankat tona kanë një jastëk 38 përqindësh, ku mund ta mbështesin të qeta kokën e tyre.

Dhe tani le ta hedhim veshtrimin nga ekonomia. Në kushte normale, pavarësisht mburrjeve të kryeministrit Berisha për vazhdimin e rritjes së Produktit të Përgjithshëm Bruto në kufijtë e 10 përqindëshit, gjasat janë se do ketë një rritje ekonomike më të vogël në vitin 2009, krahasuar me vitet e mëparshme.

Kjo rritje nuk do jetë në nivelin 6%, por ndoshta 3-4%. Të paktën kështu ka qënë parashikimi i FMN-së, Bankës Botërore, dhe Bankës së Shqipërisë. Pra, gjasat janë se nuk do ketë tkurrje ekonomike. Ose thënë ndryshe, nuk pritet të ketë zvogëlim të Produktit të Përgjithshëm Bruto. Ose më thjesht akoma, nuk pritet krizë ekonomike.

Në parashikimin e mësipërm, prezumimi kyç ishte normaliteti. Dhe elementi kryesor i normalitetit është klima e qetë politike. Por a do kemi një klimë të qetë politike në 2009-n?

Po të besojmë deklaratat e kryeministrit Berisha, qeveria e tij do bëjë të pamundurën që zgjedhjet e 2009-s të jenë të lira e të ndershme. Kjo, në përgjigje të shqetësimeve të partnerëve tanë ndërkombëtarë rreth zgjedhjeve shqiptare.Por përplasjet e kohëve të fundit midis Berishës dhe Ambasadës së SHBA-së e të BE-së, si dhe me misionin e OSBE-së, janë një ogur jo i mirë për çfarë pritet të vijë.

Ato përplasje kanë një ngjasim të frikshëm me përplasjet midis Presidentit Berisha dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë në vitin e mbrapshtë 1996, kur PD-ja i fitoi zgjedhjet parlamentare me 90%!!!Dhe siç mund t’i kujtohet shumëkujt, ishin pikërisht ato përplasje që e bënë Berishën të stimulonte veprimtarinë e skemave piramidale deri në zgjedhjet lokale, të cilat u zhvilluan 5 muaj pas atyre parlamentare.

Fitimet e mëdha që njerëzit e thjeshtë realizuan në ato muaj histerie kolektive u përkthyen në fakt në vota masive për PD-në në zgjedhjet lokale. Por, pasojat e asaj histerie u ndjenë me forcë të plotë vetëm disa muaj më vonë. Si rezultat, Shqipëria kaloi krizën ekonomike më të rendë të historisë së saj.

Duke u kthyer te 2009-a, në qoftë se Berisha do të mundohet të bëjë në zgjedhjet e qershorit atë që bëri në zgjedhjet e 1996-s, kriza ekonomike me siguri do të pllakosë Shqipërinë. Ndoshta jo me forcën e 1997-s së zezë, por sidoqoftë, jo me pak dhimbje...

7 Komente

Une parashikoj se kete vit edhe Shqiperia do te perfshihet nga nje krize financiare qe do te reflektohet  kryesisht ne nje mosrealizim te konsiderueshem te te ardhurave ne buxhetin e shtetit. Po ti shtojme ketij supozimi edhe supozimin tjeter se shpenzimet buxhetore do tentojne te jene sipas planit per shkak te shume faktoreve subjektive produkt i kesaj qeverie te koruptuar dhe  qe nuk do te zbrese nga kali ku ka hypur, atehere do te kemi nje thellim te skajshem te deficitit buxhetor duke tronditur ndjeshem stabilitetin makroekonomik te vendit. Me nje fjale kjo qeveri do tja le Shqiperine qeverise socialiste  ne nje gjendje shendetsore te perkeqsuar krahasuar me 4 vjet me pare. Zoti ju falte mekatet qe keni bere e qe do te beni deri ne fund te mandatit tuaj!

Berbero, po me cfare sigurie e thua: kjo qeveri do tja le Shqiperine qeverise socialiste. Pastaj ciles socialiste, asaj PS apo asaj LSI ??

E kisha fjalen per PS-ne. Ndersa siguria eshte 99.99%. lol

Po mire nuk ka problem e kthej une. Siguria eshte 100%. A je i kenaqur tani o Rual?

Ky Zaloshnja  mund te kete drejte ne gjitha pikat qe shtron.

Genjen mashtron, fallsifikon, me qellim, apo me gjalp kete se di, rritjen 3-4 %.

Kjo rritje qe thote zoteria ne fjale duke u mbeshtetur tek FMN-ja,BB-re, etj, eshte rrtitja qe vjen direkt , pa pasur nevoje per studime te hollsishme,vjen nga buxheti i shtetit.

FMN-ja,BB-re, si gjithmon mbeshtesin tezen parimore te tyre, llogarisin vetem rritjen forcore, nuk gjej fjalen e duhur, d.m.th. nga buxheti i qeveris, rritja 4% eshte e siguruar, duke mos llogaritur rritjen joforcore, rritjen qe vjen nga investimet e privatit, ku mund te jete 2,4,6%,.

Shqiperia eshte ne krize e do shkoje me keq, te lumte goja, e rendesishme eshte qe edhe pse heqim keq, Berisha te mos jete ne pushtet.

Ne jemi Shqiptar, duam te keqen vedit, per hater te keqes se tjetrit.

E keni humbur betejen, ate betej qe nuk e keni bere asnjeher hapur, nga se dhi...ni gjak, por fshehur nen slogane e ideologjina ekstremiste.

Shqiperia eshte e jona e keshtu do mbesin gjithmon.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).