"Diplomat" e Gazetarisë (!)

Data 7 korrik e vitit që kaloi, për shumë studentë të Gazetarisë në Universitetin e Tiranës, ndoshta do mbetet përjetë një ditë e rëndësishme: ka qenë data, në të cilën kemi mbrojtur temën e diplomës.

Një javë më vonë, ditën e ceremonisë së ndarjes së diplomave, ata që nuk mundën të ishin prezentë, nuk kanë humbur ndonjë gjë të madhe... Sepse "ceremonia e diplomave", nuk kishte atë për të cilën po organizohej. Mungonin diplomat (!). Atë ditë, dekani dhe shefi i katedrës na ndanë nga një vërtetim, në të cilin thuhej se kishim "mbrojtur diplomën".

Mungesa e diplomave nuk u duk e çuditshme. Nuk është viti i parë që ndodhte kështu, dhe të mësuar me justifikime e mungesa, atë ditë u mjaftuam me premtimin e dekanit dhe shefit të katedrës, se "diploma do të merrej brenda dy-tri javësh" (fotografitë e diplomave na i kishin kërkuar që në muajin maj).

Kaluan dy-tri javët!!! Kaluan dhe dy-tre muaj!!! Në sportelet e sekretarisë merrje si përgjigje vetëm një ngritje supesh. Nga drejtuesit e fakultetit të vinte e njëjta përgjigje: sipas tyre, "ngërçi" ishte në Ministrinë e Arsimit. Kaluan plot 6 muaj. Disa nga ne kanë nisur studimet për Diplomën e Nivelit të Dytë, ndërsa nuk kanë marrë ende Diplomën e Nivelit të Parë.

Një grup nga studentët e Gazetarisë që u diplomuan në vitin 2008, iu drejtua zyrës së dekanit, Prof. Shezai Rrokajt, i cili u tregua i gatshëm të na takonte dhe të na dëgjonte. Në prezencën tonë ai telefonon rektorin e Universitetit Prof. Dhori Kule, i cili shpjegoi se "vonesa ishte bërë jo për faj të rektoratit, por për shkak të një mosmarrëveshje në shtypshkronjë". Premtoi se brenda tri ditësh, diplomat do të ishin në fakultet.

Nuk na gënjeu...! Brenda tri ditësh diplomat kishin ardhur. Veçse...

Në vend të diplomës tradicionale (që kanë marrë gjithë brezat e studentëve, përfshi dhe kolegët tanë të diplomuar një vit më par&eumlsmiley, "diploma" jonë ishte një fletë në formatin A4, e ngjashme me një certifikatë nga ato që shpërndajnë në kurset njëmujore.

Le të kufizohemi në krahasim vetëm me vitin e kaluar. Dega e Gazetarisë për 2007-n, ka nxjerrë të diplomuarit e parë me sistemin (3+2), apo siç njihet më shumë me termin "Sistemi i Bolonjës".

Në përfundim të 3-vjeçarit të studimit, ata kanë marrë një diplomë të njëjtë me atë që kanë marrë studentët e tjerë të diplomuar në vitet e mëparshme. Dy studentë të arsimuar me të njëjtin sistem dhe që për më tepër kanë zhvilluar të njëjtin program mësimor, si mund të marrin diploma që janë të ndryshme nga njëra-tjetra?!

Ne nuk i tërhoqëm ato diploma. Dekani Rrokaj, duke parë këmbënguljen tonë, na shpjegoi dje se edhe ai vetë e kishte kundërshtuar këtë format diplome, por ajo tashmë "ishte vendosur" (!).

Sipas tij, ne duhet t'i drejtoheshim rektoratit, veprim të cilin e bëmë menjëherë. Në bisedën e djeshme me ne, Prof. Kule na tregoi se "udhëzimet që vinin nga Ministria e Arsimit ishin aq të përpikta, saqë në shumë raste shkelnin dhe vetë autonominë e universiteteve". Vonesën e diplomave e justifikoi me deklarimin se "ka patur shumë diskutime në lidhje me llojin e diplomës që do jepej dhe kishte shkuar me vonesë në shtypshkronjë".

Nuk nguroi të shprehte gatishmërinë për të shpërndarë diploma të tjera, nëse Ministria e Arsimit nxirrte një udhëzim të ri.

Në ligjin zyrtar për arsimin e lartë, (ekzaktësisht Neni 32, pika 2) thuhet: "Diplomat për ciklin e parë dhe për ciklin e dytë, si dhe "diplomat Master të Nivelit të Dytë" shoqërohen me suplementin e diplomës".

Pikërisht! Ne jo vetëm që nuk kemi marrë suplementin e diplomës, por me këtë pseudo-diplomë që na është paraqitur, rrezikojmë të mos marrim as diplomën.

Si studentë të Gazetarisë, pyetjet tona sot për dekanatin, rektoratin, Ministrinë e Arsimit, janë: Sa mund të jetë e vlefshme një diplomë, në të cilën mungon titulli që ti merr pas përfundimit të studimeve?

Sa etike është që një diplomë, e cila lëshohet vetëm një herë, të jetë me gabime drejtshkrimore (të tilla kishte edhe ajo "çertifikata" që pamë dje)? Sa janë në dijeni punëdhënësit për vlefshmërinë e kësaj diplome? Pse duhet të bëhen diferencime diplomash për studentë që kanë ndjekur të njëjtin program studimesh?

Sa është e justifikuar vonesa e një diplome, e cila nuk ka as gjysmën e elementëve që ka diploma (karton)? Dhe së fundmi, cila është e ardhmja ime në një shtet që na gënjen çdo ditë dhe që me reformat në arsim kënaqet vetëm me prerje shiritash, sepse të tjerat janë "një flluskë e madhe sapuni"?

*Autorja vazhdon studimet për Diplomën e Nivelit të Dytë në Gazetari dhe është redaktore e SH2-shit në gazetën "Shekulli"

7 Komente

Cfaredo cilesie te kete kartoni qe do te te shtypin diplomen, asnje vlere nuk do te kete e dashur redaktore. Diploma eshte vertetim qe ti ke mbaruar ate fakultet dhe ke marre provimet e tij duke marre kualifikimin e pare ne profesionin per te cilin ke studiuar.

Pra, nuk ka fare rendesi ne c'format apo c'leter eshte shtypur, per sa kohe ka numrin tend te identifikimit arsimor, numrin e diplomes dhe firmat e vulat autentike te perdoruesve.

Problemi eshte: Ku do ta vesh ti ne pune ate diplome? Ta kane kerkuar gje diplomen kur fillove pune te Shekulli?! jo! E ne asnje vend tjeter nuk kane per te ta kerkuar (pervecse kur do te duash te studiosh e te punosh jashte. E ne kesi rastesh, atyre iu intereson tipi qe ka brenda diploma, jo kartoni ku eshte shtypur ajo).

Po koleget dhe drejtuesit e tu, a kane diplome? Kuriozitet ishte ky.

Masterizim te mbare.

 Gazetarja, shqetesohet per estetiken e dipllomes, nderkoh qe duhej te shqetesohej per mediokritetin e gazetarve.

Keto skane ca ti bejne Gomarit edhe i bien Samarit sipas mendimit tim.

 

 

Ca rendesie, ka bukuria Dipllomes?

 

Epo keshut eshte kur kane marre te gjith shkolle, tani do ti shesin mend njeri - tjetrit, kush e ka diplomen me te bukur. hahahhahaha

 

 

ik e ordinera, e mos flisni kot. Apo ngaqe jane studente te gazetarise keto,duan te dalin ne gazete direkt sa te mbarojne shkollen.?

diploma ka rendesi per ata gazetar se do ti stampojne ne bluzat e tyre dhe do hapen neper korridore partishdhe keshtu do cajne per me lart ne olimpin e thashethemeve

Komentet nuk e di pse kane marre mbrapsh ketu. Diploma u vlen atyre qe kane studiuar me vite te tera per te. Eshte shperblimi I mundit, ndryshimi ndermjet studenteve qe. I kane dhene te tera provimet dhe jane diplomuar, ndaj atyre qe kane kryer x vjet shkolle por nuk kane marre dot provimet e diplomes. E varin ne mur a fshijne djerset me te puna e te diplomuarve. Fakultetet duhet t'I permbushin detyrimet e tyre, se ndryshe cfare shembulli u japin ketyre te rinjve? Ha e hesht?

Problemi qe ngre Elona eshte shume i qendrueshem, sepse nuk mundet nje sistem i tere arsimi mbas kaq vitesh 'demokraci' te jet kaq primitiv!

Diploma eshte diplom dhe pak rendesi ka nese ata qe i kane mare duhet ti perdorin per ngjyrat politike per  veten e tyre apo per ne nje shtet tjeter, kryesoria eshte qe studentet te ndihen  te kenaqur te pakten me ate cop 'kartoni' do ta marinne duar mbase shume vitesh studimi, ai 'karton' perfaqeson shtetin dhe jo individin!

Dhe Presidenti TOPI, dekoroi me medaljen e mirënjohjes, shqipëridashësit e mëdhenj të gazetarisë, Nikollën e Lesërve dhe KARlon e Bolinërve !!!!!!

Psh, Blendi si ekspert i medias, ca meno per ket !!!

 

smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).