Diktatori

 

 
 
Diktatori
 
Monark me fytyrë të patinuar,
Me pabesi shpellash,
Monstër ogurzezë për vendin e tij.
Pa miq, pa shokë, pa ndjenjë,
Metamrofozë e keqe
e një ndryshimi të madh,
amplitudë e ndrydhur
e një koke gjeometrike,
që do u shërbente
vetëm vitheve!
 
 
Simbiozë e së keqes molekulare,
Që se deshi diellin, duke
Pohuar dritë.  
Liri e fjalë me peshë
I rendonin kokës së tij djallëzore,
Mbushur me perandor bizantin,
Kur mikun, vëllaun dhe emblemat
I dërgonte në gijotinë.
 
Ashtu erdhi, galopthi,
Me pabesi makbethiane,
Me termete të gjunjëzuar,
Me një urrejtje fotosintetizuese,
Të trekendshit biologjik të pamenduar,
Erdhe në jetën tonë,
Në vendin tim të bekuar,
Si një shkatrrimtar i çliruar!
 
Ku të ankoheshe me këtë ardhje
Të pathirrur,
Hipur mbi fronin monarkik,
Në një karrige, që më kot
U ankohej dyerve,
Me levizje horizontale,
Prej peshës së djallëzive.
 
Diktatura e mureve u fut kudo,
Brenda njeriut të mjeruar me pasigurinë
E mbjatjes së peshës së tij ,
Që dukej kudo, në parullat e vëna
Në shpatullat tona, në varret tona,
Në urat e mbetura, për një hakmarrje
Misterioze, të mbajtjes së njeriut
Në frikën e larjeve të mëkateve
Diktatoriale.
 
Zbriti nga malet me mendjen e vjedhur,
Viktimave të mençme t’u tregonte
Skëterren e ferrit, i mbështetur në injorancën
E përçudnimit të burrave me burrni të njëkolorshme,
Për t’i futur në duar të kasapëve, si në baladat
E kohëve pa numër, pa vite pa kokë.
Shpata e fjalës së tij, të ishte shpata e turpit
Të një kombi, që e duronte mbi krye!
 
Kuj t’i ankohej At Zefi, që varej nën pjeshkë,
Kokëposhtë me dridhje të qelizave burrnore,
Deri në durimin cezarian nga mjeshtra të tortures,
Që më vonë do torturonin veten.
Të gjithë janë njëlloj të vdekshëm,
Do thontë At Zefi ynë,
Diktaturat kanë një fund në këtë dhe,
N’se ne do kemi durim!
 
Vendimet e bërrylave e shtynë diktaturën,
Të haj vetën si kanceri, t’u brej kockën
E ti çoj një nga një në skëterrat e ferrit,
Vëtëm pse i bënë fresk diktatorit.
U rrit diktatura në prapaskenat e mizorisë së ëndrrave
Makabre dhe projekteve të merimangës së zezë,
Ushqyer me helmin e fallsitetit,
Deri në vdekjen e shpresës.
 
Diktatori nuk vdiq, atë e mbyti cofja tëper vonë.
E bëri të zvarritej si qen, t’i shihte si shkojnë
Bëmat e tij, më shumë se në tragjeditë mesjetare
Të djeg’jeve dhe përdhosjes së varreve,
Duke i lënë të vdekshmit e mbetshëm
Të bëjnë spostime vertikale!
 
Sigurisht, e dinte se i përsekutuari Luigj, që
Gjithë jetën ëndërroi një sharabajkë,
Do t’i kthente shpinën, pas urdhërit që kish ta priste,
Në vendin e vdekjes së Skëndërbeut,
Pak vite para se shpirti t’i shkonte në djall!
 
E dinte se s'e kishte Panteonin në mosqënie.
Në ozon u kthye për fëmijët e tij, për të dashurit,
Nëse kishte diken të tillë, që përpiqen t’i ngrenë
Përmendoren e turpit me mjaullima zvarranikësh,
Të një profanie hipnotizuese, të një monoteizmi banal
Në besimin e një orakulli pa sy, pa veshë,
Në vetëm një ideal!
 
Patric liliput në kohët moderne,
Një kujtim i panevojshëm i Romës së vjetër.
Nopran i vrugullt me një buzëqeshje hipokrite
Stuhi e paparë, shkatrrimtare, me rrufe që binin
Veç në një vijë, dalluese, përbindshe në luftën e llojit,
Për karrigen e tij!
 
Ligjeronte shpata në kongrese fatzishë,
Kundër e kundër gjithkujt, mbushur me rrena shkembore
E me granit rus e kinez, të të gjithë modave të ulta të globit,
para e pas fitoresh parakaluese, në sfiladat e dhimbjes
se një populli!
 
E lejuam diktatorin të ikte, pa e përzënë
Pa e tortutuar, pa e vrarë, pa i hy ferrë në këmbë.
Një popull i lodhur, i kërrusur nga vuajtjet
Vëç për të mbijetuar.
Edhe pinjollet pa morfologji,
Që ia mbajten kokën në duar dhe zunë karrigen e tij,
Kemi për t’i lejuar….
 
 
autori: Pjeter Jaku
 

12 Komente

E lejuam diktatorin të ikte, pa e përzënë Pa e tortutuar, pa e vrarë, pa i hy ferrë në këmbë. Një popull i lodhur, i kërrusur nga vuajtjet Vëç për të mbijetuar. Edhe pinjollet pa morfologji, Që ia mbajten kokën në duar dhe zunë karrigen e tij, Kemi për t’i lejuar….    

Me duket sikur "diktatoret" s'kane te sosur. Flm qe e solle ketu macia_blu.

p.s. P.Jaku mos eshte gje nga Lezha? Duket si emer i degjuar.

ehe, nga Lezha eshte! smiley

Kjo "diktatori" ne fakt ishte ne vargje(si bicim poezie). Nuk e di pse me ka dale e rrezuar, (proze), mbasi e kam postuar.

ndoshta e ripostoj ketu tek komentet ashtu sic duhej te ishte. (sic eshte ne doreshkrim)

Sa bote e vogel! smiley

Me vjen mire qe e the qe kjo eshte poezi, sepse tek po e lexoja si proze tingellonte si poezi edhe thashe dicka nuk shkon. Nejse, flm edhe nje here per prurjen. Shpresoj te lexoj te tjera nga P.Jaku.

Shume autore po ka nga Lezha.

PS Do doja te beja nje shkrim mbi poezine e Dritan Resulit. Varet a do kem kohe. Gjithnje del dicka tjeter ne mes.

emo, Dritan Mesulit, apo Resulit? Ay me nickun kapiten kapiteni im e ka Mesuli. Ka edhe Resul ne Lezhe,  madje nje Resul  e kam pase mesues letersie, por  ndonje Resul qe shkruan, un nuk di.

Tamam tamam une nuk jam nga Lezha. Ndonese ne Lezhe pothuaj jam rritur, shkolluar, frymezur, dashuruar, martuar.....

Po te kisha lindur ne Lezhe, me siguri do isha bere poete. Megjitheate, po te isha lindur ne Lezhe  mund te mos kisha bere gjithe keto pune me -uar, ne fund. Lezha vertete ka dicka magjike...shumecka magjike...  ndoshta njera prej ketyre magjive eshte poezia lezhiane.

Ti emo ke kaluar ndonje here ne  Lezhe? Kam fillluar te dyshoj se po. Behem kurioze te di nga je?

flm....

 

Mesuli, mer, po do na jete mesu dora me "R" nga nje personazh tjeter smiley qe eshte aq larg nga Captain Mesuli yne... smiley  

Une jam lind ne tirane (nqse mund te quhet e tille lagjia glorioze Ali Demi) nga prinder te ardhur aty ... jam kombinim shkumbezues skrapar (babai) + tepelene (nena), produkt levizjesh demografike dhe isosh me temporitem karnivor, dhe ndoshta jam nje aksident i paplanifikum hic smiley  (kom dyshimet e mia serJoze ne ket pik  smiley  )... mace, half joking, you know...

 

Pjeter Jaku Diktatori  

  • Monark me fytyrë të patinuar,
  •  
  • Me pabesi shpellash,
  •  
  • Monstër ogurzezë për vendin e tij.
  •  
  • Pa miq, pa shokë, pa ndjenjë.
  •  
  • Metamrofozë e keqe
  •  
  • e një ndryshimi të madh,
  •  
  • amplitudë e ndrydhur
  •  
  • e një koke gjeometrike,
  •  
  • që do u shërbente
  •  
  • vetëm vitheve!
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • Simbiozë e së keqes molekulare,
  •  
  • Që se deshi diellin, duke
  •  
  • Pohuar dritë.  
  •  
  • Liri e fjalë me peshë
  •  
  • I rendonin kokës së tij djallëzore,
  •  
  • Mbushur me perandor bizantin,
  •  
  • Kur mikun, vëllaun dhe emblemat
  •  
  • I dërgonte në gijotinë.
  •  
  •  
  •  
  • Ashtu erdhi, galopthi,
  •  
  • Me pabesi makbethiane,
  •  
  • Me termete të gjunjëzuar,
  •  
  • Me një urrejtje fotosintetizuese,
  •  
  • Të trekendshit biologjik të pamenduar,
  •  
  • Erdhe në jetën tonë,
  •  
  • Në vendin tim të bekuar,
  •  
  • Si një shkatrrimtar i çliruar!
  •  
  •  
  •  
  • Ku të ankoheshe me këtë ardhje
  •  
  • Të pathirrur,
  • Hipur mbi fronin monarkik,
  •  
  • Në një karrige, që më kot
  •  
  • U ankohej dyerve,
  •  
  • Me levizje horizontale,
  •  
  • Prej peshës së djallëzive?!
  •  
  •  
  •  
  • Diktatura e mureve u fut kudo,
  •  
  • Brenda njeriut të mjeruar me pasigurinë
  •  
  • E mbjatjes së peshës së tij ,
  •  
  • Që dukej kudo, në parullat e vëna
  •  
  • Në shpatullat tona, në varret tona,
  •  
  • Në urat e mbetura, për një hakmarrje
  •  
  • Misterioze, të mbajtjes së njeriut
  •  
  • Në frikën e larjeve të mëkateve
  •  
  • Diktatoriale.
  •  
  •  
  •  
  • Zbriti nga malet me mendjen e vjedhur,
  •  
  • Viktimave të mençme t’u tregonte
  •  
  • Skëterren e ferrit, i mbështetur në injorancën
  •  
  • E përçudnimit të burrave me burrni të njëkolorshme,
  •  
  • Për t’i futur në duar të kasapëve, si në baladat
  •  
  • E kohëve pa numër, pa vite pa kokë.
  •  
  • Shpata e fjalës së tij, të ishte shpata e turpit
  •  
  • Të një kombi, që e duronte mbi krye!
  •  
  •  
  •  
  • Kuj t’i ankohej At Zefi, që varej nën pjeshkë,
  •  
  • Kokëposhtë me dridhje të qelizave burrnore,
  •  
  • Deri në durimin cezarian nga mjeshtra të tortures,
  •  
  • Që më vonë do torturonin veten.
  •  
  • Të gjithë janë njëlloj të vdekshëm,
  •  
  • Do thontë At Zefi ynë,
  •  
  • Diktaturat kanë një fund në këtë dhe,
  •  
  • N’se ne do kemi durim!
  •  
  •  
  •  
  • Vendimet e bërrylave e shtynë diktaturën,
  •  
  • Të haj vetën si kanceri, t’u brej kockën
  •  
  • E ti çoj një nga një në skëterrat e ferrit,
  •  
  • Vëtëm pse i bënë fresk diktatorit.
  •  
  • U rrit diktatura në prapaskenat e mizorisë së ëndrrave
  •  
  • Makabre dhe projekteve të merimangës së zezë,
  •  
  • Ushqyer me helmin e fallsitetit,
  •  
  • Deri në vdekjen e shpresës.
  •  
  •  
  •  
  • Diktatori nuk vdiq, atë e mbyti cofja tëper vonë.
  •  
  • E bëri të zvarritej si qen, t’i shihte si shkojnë
  •  
  • Bëmat e tij, më shumë se në tragjeditë mesjetare
  •  
  • Të djeg’jeve dhe përdhosjes së varreve,
  •  
  • Duke i lënë të vdekshmit e mbetshëm,
  •  
  • Kockave të tij,
  •  
  • T’u bëjnë spostime vertikale!
  •  
  •  
  •  
  • Sigurisht, e dinte se i përsekutuari Luigj, që
  •  
  • Gjithë jetën ëndërroi një sharabajkë,
  •  
  • Do t’i kthente shpinën, pas urdhërit që kish ta priste,
  •  
  • Në vendin e vdekjes së Skëndërbeut,
  •  
  • Pak vite para se shpirti t’i shkonte në djall!
  •  
  •  
  •  
  • E dinte se s'e kishte Panteonin në mosqënie.
  •  
  • Në ozon u kthye për fëmijët e tij, për të dashurit,
  •  
  • Nëse kishte diken të tillë, që përpiqen t’i ngrenë
  •  
  • Përmendoren e turpit me mjaullima zvarranikësh,
  •  
  • Të një profanie hipnotizuese, të një monoteizmi banal
  •  
  • Në besimin e një orakulli pa sy, pa veshë,
  •  
  • Në vetëm një ideal!
  •  
  •  
  •  
  • Patric liliput në kohët moderne,
  •  
  • Një kujtim i panevojshëm i Romës së vjetër.
  •  
  • Nopran i vrugullt me një buzëqeshje hipokrite
  •  
  • Stuhi e paparë, shkatrrimtare, me rrufe që binin
  •  
  • Veç në një vijë, dalluese, përbindshe në luftën e llojit,
  •  
  • Për karrigen e tij!
  •  
  •  
  •  
  • Ligjeronte shpata në kongrese fatzishë,
  •  
  • Kundër e kundër gjithkujt, mbushur me rrena shkembore
  •  
  • E me granit rus e kinez, të të gjithë modave të ulta të globit,
  •  
  • para e pas fitoresh parakaluese, në sfiladat e dhimbjes
  •  
  • se një populli!
  •  
  •  
  •  
  • E lejuam diktatorin të ikte, pa e përzënë
  •  
  • Pa e tortutuar, pa e vrarë, pa i hy ferrë në këmbë.
  •  
  • Një popull i lodhur, i palosur nga vuajtjet,
  •  
  • Vëç për të mbijetuar.
  •  
  • Edhe pinjollet pa morfologji,
  •  
  • Që ia mbajten kokën në duar dhe zunë karrigen e tij,
  •  
  • Kemi për t’i lejuar….
  •  
  •  

kryeveper!

 

Psmiley ku je kapiten?

Keta Lezhianet sikur i vene emrat nga mbiemrat e te pareve. Kam pat nje shok qe kishte emrin e mbiemrin Jak Pjetri...Ndoshta rastesi por me te kishim nje histori te bukur ne rrethin shoqeror. Sa here qe ndonjeri ja jepte me te madhe mendimeve ne forme "FERMANI me VULE" Jaku thoshte per ate qe fliste ose shkruante "e pjerdhi" dhe nga ajo perseritje e vazhdueshme ja kthyem ( me shume dashamiresi qe po ta lexoje do qeshe edhe sot  smiley  ja kthyem ne forme pyetje :- Po ky Jak Pjerdhi eshte" ? per ndonje te ketij lloi!

Gjithsesi Pjeter Jaku besoj nuk do kete ndonje lidhje ...sepse eshte tere frymezim .

o respekt lezhjaneve. une jam rritur ne lezhe, ne torovice, dhe gjeja qe mund ti vecosh lezhes jane poetet, apo shpirti poetik qe kane.  po te ju bjere rruga ne lezhe, para se me shku te kalaja, shpresoj t'ia kene rregullu rrugen, ndaluni te biblioteka te sheshi beslidhja dhe aty shihni per kuriozitet numrin e librave dhe autoreve lezhjane.

p.s.  e kujdes makinen kur ta kaloni matin deri ne bushat se me aksidentu noj kalama qe run lopet cepit te rruges, dijeni se po mbysni nje poet.

belle,flm per ato mungesa po proekupohesha dhe une smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).