Demagogu Rama, Ferideja dhe Petroninsat...

Një demagog është zakonisht një njeri finok, një sulmues i gjithë të tjerëve, një profesor i poshtërimit dhe shpërfilljes, një mjeshtër i predikimit të barazisë vetëm përpara shefave të tij, një njeri që vepron cepave dhe shmang çdo përballje apo dalje të drejtpërdrejtë, i quan gangsterët zotërinj dhe zotërinjtë milet, i referohet gjithnjë pasionit dhe para-gjykimit dhe eviton arsyen, dhe mbi të gjitha një njeri i intrigës dhe mashtrimit, i finokërisë dhe menaxhimit James Fenimore Cooper (1789–1851), U.S. novelist. “On Demagogues”. A nuk është vallë finokëri e madhe që ditën e ndërrimit të viteve Edi Rama i kërkon presidentit faljen e një plake të dënuar për mbjelljen e bimëve narkotike. Sigurisht që akti në vetvete ngjan shumë njerëzor dhe rasti i gjetur është i pashembullt, por pikërisht mbas këtij akti e këtij rasti fshihet finokëria e kryetarit të bashkisë. Sepse janë me mijëra gjimnazistë sot në të gjithë Tiranën, të cilët bëjnë mësim në kushte të akullta si rrjedhojë e mungesës së ngrohjes e nëse realisht Ramës do i pikonte në zemër për hallet e kësaj Shqipërie, s’do të kishte dhuratë më të bukur për këta mijëra të rinj se sa sistemi i ngrohjes brenda klasave të tyre. E ndërsa edhe ky vit, i 2009-ti mbi dhe i gjen të rinjtë shqiptarë duke bërë mësim mbi copa akujsh, Kryetari i Bashkisë qëndis letra publike mbushur me pasion pa zemër për lirimin e një nëne, letër që mund ta bënte e dërgonte fare mirë në rrugë zyrtare pa patur nevojë që ta shiste si akt prej babagjyshi tek të gjithë shqiptarët. A nuk është ky një sulm ndaj vetë nënë Fehridesë, të cilës duke i veshur petkun e propagandës së PS, Rama i mori edhe ndoshta një shans të vogël që mund të kishte për një falje reale. Sepse tanimë falja e nënë Fehridesë nga një akt human i vendosur nga ligji në duart e Presidentit të Republikës u kthye në një aksion politik, aksion që në qendër të saj nuk ka më vetë të gjorën, por ka Edin e Bashkisë dhe Bamirin e Presidencës. E nëse Edi arrin të sulmojë e përdori politikisht edhe një plakë të mjerë që Zoti e fati ia kanë marrë gjithçka, a nuk mund ta cilësojmë atë si të aftë për të sulmuar çdo qenie tjetër njerëzore pa asnjë lloj dallimi vetëm e vetëm që të realizojë qëllimet e tija personale. A nuk është vallë shpërfillje totale ndaj mijëra gjimnazistëve të Tiranës dhe dhjetëra mijëra prindërve të tyre që kryetari i Bashkisë bredh nëpër cepat e lagjeve të Tiranës e bën takime me ato cik organizata bazë të Bashkisë duke ua shitur këtyre si takime me qytetarët. Sepse nuk ka asnjë prind sot në Tiranë që nuk është i shqetësuar për ngrohjen e shkollave ku studiojnë fëmijët e tyre, por për çudi në takimet e zotnisë ka vetëm duar që trokasin njëra-tjetrën e banesa shumëngjyrëshe që shesin arritjet e punës së mjeshtrit. A nuk është ky poshtërim për të gjithë qytetarët e Tiranës që paguajnë taksa për të parë një Bashki në shërbim të interesave të tyre dhe ajo që marrin mbrapsht nuk është gjë tjetër veçse llokma fjalësh plot shkëlqim, por pa asnjë domethënie. Sepse sot Tirana është vetëm një qytet fasadash me ngjyra, por që nga brenda fsheh një krim të madh prej betoni që çdo ditë rëndohet në peshën e vet nga leje pa fund ndërtimi e pallate të tjera që ato pjellin.
A nuk ishte buxheti i Bashkisë së Tiranës një buxhet po fasadë, një kopje e shëmtuar pa asnjë plan e vizion në brendësi të vet se si ky qytet do të fillojë të marrë frymë e të thithë oksigjen në vend të pluhurit prej betoni. Sepse në të parashikohej çdo gjë përveçse zhvillimit dhe Tiranës së shekullit të ri. A nuk është fasadë parimi një anëtar një votë i përdorur për zgjedhjen e krerëve të Partisë Socialiste. Pyesni të gjithë ata që e morën këtë garë seriozisht dhe në fund kuptuan se të zgjedhurve u mjaftonte vetëm një votë për të fituar, ajo e Edit. Po motoja e bashkimit a nuk është një fasadë plot drita verbuese. Sepse Edi ka bërë çdo gjë këto vite për ta përçarë e futur në konflikte të pazgjidhshme të majtën shqiptare, e nuk e marr dot me mend se çfarë mund t’i bëjë gjithë vendit nëse ia jep Zoti një shans. Me votat e Edit në Parlament u prish Kushtetuta duke forcuar kryeministrin mbi Parlamentin, ndërsa ai fliste në një fshat për rëndësinë e parlamentarizmit. Po me votat e Edi në këmbim të Kodit përjashtues e përçarës u shkatërrua përfundimisht pavarësia e Prokurorisë, ndërsa ai fliste në një rrethinë mbi rëndësinë e punës së saj e se si s’do ta votonte kurrë ligjin për të. Po a nuk është tërë kjo ushtri fasadash një mashtrim i madh dhe i pashoq, a nuk është kjo një superintrigë që po i thuret gjithë shqiptarëve në emër të atdheut. E njësoj si me Fehridenë e shkretë, po na shitet si një akt i pastër bamirësie ajo që nuk është gjë tjetër veçse një vrasje me ndërgjegje të plotë ashtu siç na shitet si një kryevepër arti një shkollë e ftohtë brisk vatër sëmundjesh e infeksioni.
E pra, a nuk është Edi Rama një njeri finok, një sulmues i gjithë të tjerëve, një profesor i poshtërimit dhe shpërfilljes (çdo deputet i PS e di më mirë se kushdo kët&eumlsmiley, një mjeshtër i predikimit të barazisë vetëm përpara shefave të tij, një njeri që vepron cepave dhe shmang çdo përballje apo dalje të drejtë për drejtë, që i quan gangsterët zotërinj dhe zotërinjtë milet, që i referohet gjithnjë pasionit dhe paragjykimit dhe eviton arsyen, dhe mbi të gjitha një njeri i intrigës dhe mashtrimit, i finokërisë dhe menaxhimit. Unë nuk besoj se ka mbetur sot ndonjë shqiptar, i cili me sinqeritet të plotë e pa ndrojë të më pohojë të kundërtën. A nuk është ky një demagog, nga ata të rrezikshmit, të cilët në historinë e njerëzimit kanë prodhuar veçse kaos e fatkeqësi. A nuk është ky një Sali Berishë i dytë, por me një fasadë tjetër, me më shumë ngjyra, me më shumë fantazi.
Sot nga demagogjia e Ramës po vuajnë qytetarët e Tiranës, po vuan e shkreta Fehride, por po vuajnë mbi të gjitha gjimnazistët e “Petro Ninit”, të cilët në vitin 2009 janë të detyruar të bëjnë mësim në kushte të acarta vetëm e vetëm sepse qeverisen nga dy demagogë. Njëri më i rrezikshëm se tjetri.  
Një thënie e vjetër thotë se demagog është ai që i predikon doktrina të cilat e di se janë të pavërteta, njerëzve që ai i kujton se janë injorantë. Zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë një shans unik për të treguar se ne nuk jemi injorantë.

3 Komente

Shume e gjate per ta lexuar deri ne fund. Po ti shoku Pesha a ke bere gjimnaz? Po te kesh bere dhe po ta kesh bere ne Tirane, duhet ta dije se gjimnazistet nuk kane ftohte ne stinen e dimrit. Mjafton qe ne cdo banke te ulen bashke nje vajze dhe nje djale dhe gjaku vlon. Ah te isha dhe njehere gjimnazist po edhe vetem me kemishe do te rrinja !  

Na gjej ndonje gje me te mire heres tjeter se me kete pacavure nuk e kalon klasen Pesha! 

Duke permendur Kuper me thenie, ne raport me gjestin e Rames ti e ke FYER ate-Kuperin! ... Gjesti Rames nuk ka kurrefare finokerie...Ndersa mendimet tuaja jane alucinante..Te vjen keq , por je jashte cdo standarti lidhes te nje thenieje te ndonje personaliteti me ndonje rast konkret . Kontrollohu menderisht ose dil e thuaj qe e pata "lapsus"...ose tek e fundit dil e shpjego thjesht se si do te ishte e udhes te planifikohej fondi Bashkise per ndonje ze qe Quhet "NGROHJE" per aq sa i di dhe njeh kopetencat Ligjore te Bashkise. Shume keq , nje i ri (besoj se je) te shprehet ne leter ne kete fare feje pa asnje lidhje..." Moj dudi moj Dudi , ku ta ...une e ku pj... ti"

Ky do ishte nje shembull per nje text shkollor gazetarie se si nuk duhet shkruar nje artikull. Qe ne fillim, shfaqet semundja e rende (me sa duket e pasherueshme) e citimologjise, aksh autor, ne filan vend, ka thene kshu e ashtu, dhe kjo i rri tepke si kostum me porosi Rames ne ket rast (ky dreq na dul edhe si Filbi a Sorge...  smiley  ... me sakte si Shulmaister - spiuni i perandorit Buenaparte), por po kshu edhe Sales, Tosit... etj (Lir Meta nuk futet ne asnji kostum se ashtu eshte puna)

Pastaj vazhdojne lidhje logjike te dobeta, qe do i kerkonin qe cdo titullari ne Shqiperi (jo vetem Ed Rama, por edhe krahet e tjere) te paralizoheshin e te mos benin asgje, se shkolla ka ftohte, rruget jane blloku nga bora....

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).