Delors: Europa i ka dyert e hapura për Shqipërinë

Ish-Presidenti i Komisionit Europian shprehet pro zgjerimit të bllokut drejt Ballkanit Perëndimor

Jacques Delors, ish-Presidenti i Komisionit Europian, shprehet pro zgjerimit të Bashkimit Europian, duke vlerësuar integrimin e vendeve të Balllkanit. "Europa i ka dyert e hapura për vendet e Ballkanit për t'i mbështetur ato në gjetjen e zgjidhjeve paqësore dhe të frytshme. Unë jam pro zgjerimit. Pas zhvillimeve të fundit në këtë rajon, Europa ka marrë përgjegjësi të veçanta për vendet e tij", ka vlerësuar Delors. Ai bëri këto komente gjatë një takimi që zhvilloi me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila zhvilloi një vizitë në Itali në kuadër të pjesëmarrjes së saj në Kolegjin Europian të Parmës. Gjatë këtij takimi, të dy personalitet kanë diskutuar kryesisht për procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian, i cili, sipas Presidentit Delors, në vitet e ardhshme do të numërojë 30 vende, nga 27 që ka aktualisht. Nga ana e saj, Topalli bëri një përmbledhje të arritjeve të Shqipërisë në kuadër të konsolidimit të reformave, si dhe për tempin unik të procesit të ratifikimeve, si të Protokollit të NATO-s, ashtu edhe të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit të Shqipërisë me BE. Delors, mik i vjetër i kryeministrit Berisha, ka mbështetur fort Shqipërinë në vitet e para të ndryshimeve. Presidenti Delors foli në mënyrë të veçantë për kryeministrin Berisha, të cilin e cilësoi si mik të tij dhe e vlerësoi si një lider të transformimeve të mëdha të Shqipërisë. Jacques Delors, i njohur tashmë si politikan i madh vizionar, mbetet një ndër Presidentët më të suksesshëm në dekada gjatë periudhës së tij presidenciale në Komisionin Europian. Ai hodhi bazat ligjore, punoi mbi konventat dhe marrëveshjet e mëdha, mbi të cilat sot funksionon Bashkimi Europian. Mastrihti dhe tregu unik janë ndër sukseset e Jacques Delorit. Reforma Delors e bën këtë politikan të konsiderohet një ndër baballarët e Europës së sotme.

13 Komente

Eh propagandistet e shkrete qe jane te detyruar te bejne lajme te mira edhe nga ato gjera qe s'i kuptojne. Shiko artikullin e mesiperm per shembull ku thuhet:

Gjatë këtij takimi, të dy personalitet kanë diskutuar kryesisht për procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian, i cili, sipas Presidentit Delors, në vitet e ardhshme do të numërojë 30 vende, nga 27 që ka aktualisht.

E para, nese Be do te shtoje vetem 3 vende ne vitet qe vjen atehere eshte e veshtire te mendohet qe Shqiperia do te jete nje prej tyre. Tani per tani ne Ballkanin Perendimor ka 6 vende qe kerkojne antarsim ne BE: Shqiperia, Kroacia, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja.  Nderkohe po ne rajonin tone kemi edhe Turqine por ajo ka probleme me te medhaja keshtu qe mund te lihet jashte analizes.

Nga te gjashte vendet kemi 2 te cilat per shkak te rendesise se tyre do te marrin perparsi dhe qe jane:

1) Kroacia (ka filluar negociatat e antarsimit qe ne 2005-en)

2) Serbia, qe thjesht per hir te rendesise qe ka ne rajon do te trajtohet ne menyre preferenciale.

Pra, duke hequr 2 vende nga 3 qe ka permendur Delors i bie qe Shqiperia te konkurroje me Bosnjen, Maqedonine dhe Malin e Zi per antarsim. Maqedonia ka statusin e vendit kandidat qe nga 2005. Mali i Zi ka dorezuar aplikimin per te qene vend kandidat kete dhjetor qe sapo kaluam. Shqiperia ka firmosur MSA-ne qe ne Qershor 2006 dhe po mendon te coje aplikimin per statusin e vendit kandidat se shpejti, ndersa Bosnja ka firmosur MSA-ne ne Qershor 2008. Nese keto kater vende renditen ne ecurine e tyre i bie qe te kemi ne rang zbrites:

Maqedonine

Malin e Zi

Shqiperine

Bosnjen.

Praktikisht ajo qe i ka thene Delors Jozefines eshte nje lajm i keq sepse nese ka vetem 3 vende shtese per ne BE, mundesite tona per tu futur jane jo te mira. Megjithate, shyqyr Zotit qe Delors nuk percakton me politiken zyrtare te BE-se (kjo s'do te thote qe s'ka ndikim) dhe qe pikpamjet e tij s'jane medoemos ato qe do te zbatohen.

 

Se dyti, per tu rikthyer tek fjalia e cituar, Jozefina s'eshte personalitet smiley

Llukan thote;

 

Se dyti, per tu rikthyer tek fjalia e cituar, Jozefina s'eshte personalitet ;

 

 

Jozefina eshte figura e dyte e shtetit Shqiptar.

Sipas teje ç'fare eshte????

Lumidrin,

Jozefina eshte nje cope mishi me dy sy sa fton Presidentin e Italise ne emer te vet si personalitet, pra nr dy, bile duke treguar qe edhe cope mishi e ka pak.

Ti e di si eshte rradha e ketyre ftesave besoj eee ?

Tani meqe ti do refenca te besueshme urdhero  qe baba :

Presidenti italian pranon ftesën për vizitë në Tiranë

E ftuar nderi në Kolegjin Europian të Parmës, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka zhvilluar takime me një sërë personalitetesh të larta të Italisë, por edhe të BE. Fillimisht, kreu i legjislativit shqiptar ka zhvilluar një takim të veçantë me Presidentin e Italisë, Xhorxho Napolitano, një nga personalitet më të rëndësishme të shtetit italian, por edhe të politikës së tij. Gjatë këtij takimi, Kryetarja Topalli ka shprehur falenderimet dhe mirënjohjen e saj të përzemërt në emër të Parlamentit shqiptar për mbështetjen që Shqipëria ka patur në proceset demokratike dhe integruese, nga Italia fqinje në mënyrë të vazhdueshme. Në këtë takim, të dy personalitet diskutuan gjerësisht për zhvillimet ekonomike në Shqipëri, në klimën entuziaste të biznesit, çka ka bërë të mundur stimulimin e fortë të biznesit të huaj për të investuar në Shqipëri. Topalli e Napolitano ka vlerësuar në mënyrë të veçantë interesin që Shqipëria ka ngjallur në vendet europiane për dinamizmin e ekonomisë së saj. Gjithashtu, gjatë këtij takimi, Kryetarja e Kuvendit ftoi Presidentin Napolitano për një vizitë në Shqipëri, si dhe në Parlamentin shqiptar, ftesë të cilën Presidenti italian e priti me shumë interes.

Keshtu thote RD-ja

 Jozefina eshte vertet numri dy, sipas renditjes zyrtare, por ama sipas radakes qe ka, i bie te jete aty tek mezi i shoqerise shqiptare, jo me lart. 

llukan,i ke bere llogarite gabim se turqia,serbia dhe bosnja edhe per tre vitet e ardhshme nuk jane fare ne liste. pra i bie qe kroacia shqiperia dhe mali i zi te perfitojne,por dhe kroacia para ca javesh ka henger nje colpo per shkallen e larte te korrupsionit.

 Nuk e di si i beni llogarite ju, por ne Ballkan ka 8 shtete qe mund te anetaresohen

1.Kroacia

2.Turqia

3.Maqedonia

4.MiZ

5.Serbia

6.Bosnja

7.Shqiperia

8.Kosova.

Vendet qe nga vendi i 6 e siper mund te luajne dhe te shkembejne shkallet midis tyre, por Shqiperia e vetmja shkalle qe mund te luaje, eshte ajo me Kosoven. 

Shqiperia nuk pritet te hyje ne BE anytime soon. Klasa politike ne Tirane mund te bertase sa te doje, ka 18 vjet qe e ben, dhe jemi perseri ne krater te Gerdecit.

Fale qeverise dhe Berishes personalisht, Shqiperia nuk ka asnje shanc anetaresimi. Jo se e ka fajin Berisha vetem, se besoj qe cdo force politike qe te ishte ne pushtet, thjesht sa do permirrte me shume mbi fatin e zi dhe makaber te shqiptareve, qe nga ana e tyre, jane aq te leshte sa te votojne per te vetmit persona qe nuk duan t'ja dine absolutisht fare per fatet e tyre.

Por, Berisha ne pushtet eshte treguesi me i mire qe ne Shqiperi nuk ka shtet, qe ne Shqiperi nuk ka ligj dhe rend ligjor, qe nuk ka drejtesi, qe nuk ka institucione.

Keq me vjen per ate popull, sepse ne te ka njerez qe vuajne aq shume, qe ne vend qe te mendojne per te ndertuar te ardhmen, per te jetuar, mendojne vetem per te mbijetuar, sepse nuk kane mundesi te tjera.

Gezojuni ju qe jeni jashte te pakten, qe ju ka ndihmuar Zoti me ndonje dokument dhe te pakten jeni shkeputur nga ai realitet i hidhur i te qenit shqiptar, shtetas i atij shteti qe nuk eshte, i asaj anarkie banditesh qe rrjep popullin e vet.

Fajin per Shqiperine e izoluar e ka dhe BE-ja, me racizmin dhe diskriminimin racial qe e ka te sanksionuar me ligj!!!

Pse kaq pesimist sot une... smileyad:

Pjer me thuaj emrat e atyre qe bejne ajken e shoqeris Shqiptare.

Llukan, kur nuk o njeh gjerat, e kot qe perzihesh, se del injorant.

Jozefina eshte personalitet , per funksionin qe ka, eshte personalitet per menyren se si punon.

Per te ftuar nje personalitet si Napolitano, e ka te "drejten" presidenti i Shqiperis e kryetarja e parlamentit.

Llukan njeh zoteria jote ndonje personalitet, beju bashke me Pjerin, dhe na paraqitini emrat qe ti njohim edhe ne, mos te mbesim injorant.

Lumidrin, Jozefina eshte vertet personalitet per fuksionin qe ka, por jo per punen qe ben.  E kam pare 3-4 here ne tv, dhe kam pare jo nje personalitet por nje grua qe shperthen ne histerizem, fatkeqesisht.

Sa per eliten, çdo njeri ka preferencat e veta, dhe kam pershtypjen se nje njeri jo partiak dhe jo i lidhur/tredhur, do ta bente me mire ate detyre qe ka Jozefina.  

Pjer, nuk i di se çfare punon, por bjeri drejt, me thuaj nje emer personaliteti Shqiptar qe njeh zoteria jote.

Ideja eshte fare e thjeshte : Jacques Delors, nuk ka absolutisht asnje peshe (po absolutisht fare ama) ne asnje lloj vendim-marrje. Keshtu ai, ne pozicionin aktual, mund te deklaroje ç'i do qejfi dhe me kryesorja, te deklaron pa ju dridhur qerpiku ate qe do te degjosh ti.

Po e marrim te mireqene. Kroacia, as nuk dikutohet. Mbeten 2 vende. Maqedonia do te anetaresohet para Shqiperise. Edhe marreveshjen e Stabilizim-Asociimit e kreu ne nje kohe rekord dhe ju bene shume leshime (nderkohe qe Shqiperise nuk ju be absolutisht asnje leshim). Keshtu do te ndodhe edhe me anetaresimin. Mbetet 1 vend. Te cilin, do t'a marre Serbia. Si kompensim te Kosoves.

Ne do te jemi ne vagonin e fundit...te trenit te fundit.

sa gallate.

si nuk i shkon askujt nder mend se mundet qe shqiperise, ashtu si edhe turqise nuk mund ti interesoje me te futet ne be. personalisht nese behet ndonje referendum ka shume mundesi te votoj kunder. jemi shtet i vogel dhe do behemi pre e te medhenjve. shtete qe ju intereson europa jane tipi i polonise dhe turqise qe hyjne ne europe e hanno un bel paio di palle, po shqiperia dhe kur ma krahasoni me malin e zi e maqedonine. mah. duket e cuditshme. ne europe maqedonine pervec grekerve se di kush a eshte krahine a shtet a ca eshte. po ashtu si malin e zi, shyqyr qe kane kete amaron qe e quajne montenegro e i njohin emrin se njihet njelloj si mali i zi i kukesit. shqiperine per shume arsye, edhe per faktin se eshte nje shtet ne termale(pazienza) duhet tu interesoje europes. do kete probleme me faktin se jemi muslimane dhe nuk do duan te kene nje shtet musliman ne europe po kemi edhe jozin ne qe e qan si e krishtere ndaj pa problem. po ca do fitojme po te hyjme ne be e ka llogaritur kush? pervec te drejtes per te braktise shtepine tone a per t'ia shitur bleresit me te pare? do te hyjme ne nje treg te konsoliduar ku s'do kemi shanc te konkurojme e nga kjo do kthehemi ne punetore krahu ne token tone. domatet qe deri tani vijne nga greqia do te hyjne njelloj nga greqia sicilia hollanda e ndoshta edhe maroku. e domatet tona kane me u kalbe prape.

personalisht enderroj nje status si te zvicres apo suedise a ku e di une cili nga nordiket qe s'eshte ne europe po leviz lirshem, qe ndoshta, them ndoshta kemi shanse me e kape me kollaj se sa te tjeret. ose nje pozicion si te turqise, qe levizin lirshem.

masanej na gjysmen e shqiptareve i kemi ne europe, e ia kane ngrit zanin shqipes deri ne qiell, me hy krejt ca bahet?smiley

Lumidrin,

Pergjigja eshte e thjeshte; jo vetem qe Jozefinen s'e quaj dot personalitet, por as nuk mund them se njoh ndonje "personalitet" Shqiptar qe mund te vihet ne te njejten fjali dhe te nenkuptohet si i/e barabarte me Delors.

Ll.

Ketu ja fute kot. Ndale cik ritmin, o i samurai i fundit!

Cdo figure politike, ne cdo vend te botes, ka nje homolog diku, pak a shume, ne po cdo vend te botes.

Kur takohen dy politikane, e di cfare ndodh?

Takohen dy politikane. (pike)

Por, nese ata politikanet do mendonin si thua ti, nuk do kishte njeri ne bote qe te takonte nje njeri tjeter.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).