Dëgjo këtu Davos, se po flet dr. Berisha

Sipas gazetës Shqip, Berisha po korr fitore të mëdha në forumin botëror ekonomik të Davos-it: 

"Shqipëria vjen në Davos si një vend ende i paprekur nga kriza dhe në këtë aspekt, ofron shembullin se një ekonomi klasike, në të cilën nuk u zhvilluan tregjet e derivateve e të stërderivateve, është duke u mbajtur shumë mirë."

"Pra Shqipëria, ndonëse një vend i hapur, po përfiton edhe nga stadi në të cilën ndodhet ekonomia e saj", shtoi lideri krenar i një prej shteteve më të varfëra të Europës. Sipas Berishës, mësimi që bota duhet të marrë nga Shqipëria është ky: nuk ia vlen të modernizohesh e të zhvillosh një ekonomi moderne, sepse do përfundosh në krizë e do i humbësh të gjitha. Më mirë rri i varfër e krenar, se ashtu s'ke ç'humb. Gjithashtu, mos i vëre shumë uljet e eksporteve dhe të ardhurave nga emigrantët, megjithëse këto të fundit ranë me 13% gjatë 9 muajve të parë të 2008-ës, kur kriza botërore akoma nuk kishte filluar. S'ka hiç problem, se ekonomia e vendit tënd ka një avantazh kryesor ndaj botës: nuk bie dot në krizë, se është në epokën klasike, epokën para-krizore.

Po sot, po në Davos, burime të pakonfirmuara thanë se Berisha deklaroi dhe sloganin e ri të vendit: "Mungesa e zhvillimit tonë, suksesi juaj!"

Në lajme të tjera: Banka e Shqipërisë uli dje normën e interesit nga 6.25% në 5.75%. Qëllimi kryesor i kësaj lëvizjeje: minimizimi i impaktit të krizës botërore.

34 Komente

Një luan ka sot bota.

 Shqipëria, Amerika dhe Evropa.

O Skënderbe i Davosit, Berishëbe!!!

Edhe tamam kur po mendoja se peshku s'kishte gjo sot, erdhi thagma.

 

 

Kur degjoja barcaleta te tipit "nqs ka nje sulm berthamor, Shqiperise nuk i ndodh gje se eshte 500 vjet prapa" qeshja. 

Kur degjoj KM-, s'ia vlen te qash, por leshte e krese te ngrihen perpjete. 

Po flisja ne telefon me kunatin dje.  Nder te tjerash e pyes si shkon puna (ka nje fabrike djathi ne Lushnje.)  Dhe me tha "nje kamion qe le fabriken, me perpara malli shitej brenda dites, tani me zor dhe duhen 2-3 dite."

Te pakten shitet.  S'jemi ne krize.  Rrofte vendi im i paprekur!

Cudi, si nuk paskan shkruar gje fare keto gazetat zvicerane ...

por, prit se ka qyfyre .. psh, kryeministri turk ka lene podiumin ku ishte ftuar per te folur. Molla e sherrit ka qene Gaza. Ketu me shume.

Per qyfyret e Davos, (jo-doktoriale) eshte kjo tema ketu.

Ndersa per mediat zviceriane, jo vetem qe do t'iu lutesha miqesisht te mos merreshin me KM tone, por dhe do zhgenjehesha nqs do merreshin.  Me gjithe megalomanite tona, ne kete moment ne Davo, jemi nje vëre ne uje smiley.

Pra Shqipëria, ndonëse një vend i hapur, po përfiton edhe nga stadi në të cilën ndodhet ekonomia e saj", shtoi lideri krenar i një prej shteteve më të varfëra të Europës.

Qe ne kursejme leke edhe nuk blejme rrufepritese si vend, nuk eshte gje e keqe! smiley

Por edhe qe te shesim mend per kete, se si me duket! Pak si e tepruar!

But then again... kur e shikoj se kush po flet ....http://www.peshkupauje.com/2009/01/i-tredhur ... them me vete: gjene mire!  

 Sa shkoqur, no pun intended, i thote llafet ky kur flet me te jashtem?!  

Do t'i shikojme rrufete kur te dalin shifrat e te ardhurave nga emigrantet (pjese me e madhe e "GDP" se industria e turizmit, ta zeme.)

@ Zana, je shume e koklavitur, e dashur.  U lodha duke te te pyetur here pas here "seriozisht e ke apo tallesh" smiley

 

Duhet kurajo  e madhe veç te thuash qe Shqiperia ofron shembullin e vet,si nje ekonomi klasike pa krize duke qene vend i hapur......çudi e madhe.......

Monda !

Te kesh turp te turperohesh !

Ke turperuar gjithe prinderit e tu kudo qe te ndodhen !

P.S. Qeveriu nuk eshte duke konkuru me Verin, por me Skenderbeun.

Une?  Gjithe prinderit?  Vetem dy njoh ...

PS: Tre dite zgjat ajo puna e turpit, edhe nje gote vere nga prapa ...

J,ke pare ndonje koment timin pozitiv per Berishen gjate ketyre vjeteve??Une jam antikomuniste,por Sala nuk me pelqen......

Ktheje moj ke Klani se po flet Jozi me 5 burra smiley

Po vallai po.

Qeshi mer, i qeshi buza smiley

Po aman, mer se me kish marre malli ta shifja at femer ta vinte i here buzen ne gaz.

Aman mi tushe leje at muhabet, se ajo pa qesh duket si majmun, kur qesh si majmuni hirko.

Tushe ,me difto masandej se une nuk shoh tv shqiptare...Per Jozin po,e njoh ,i admiroj koherencen e integritetin moral ,ndjenjen e pergjegjesise e detyres.Shtoi se eshte zonje grua,nene e mrekullueshme e di te jete mike....

Po ca me t'diftu moj Zane.

Ja zene se ke nigju Salen ne Davos. E njejta logjike arrogante e absurde !!

smiley

 

 

Shiko veç,kjo qe ia numroni sot Berishes se Shqiperia eshte vendi me i varfer ne bote ,ne vetevete nuk eshte e ndershme.Shqiperia eshte e zhvilluar me shume se kurre neketo vjet.Ne ishim jo vend i varfer ,por me keq ,i uritur para ca vitesh.Ishim vendi me i varfer e sidomos kunterbonte qelbesirllek(siç thoshte Kadare) ne kohen e Nanos.Tashti ,dakort...Shqiperia eshte ajo qe eshte.....Por eshte zhvilluar me shume se kurre.

 

Po bota ne nje vende rri moj qyqe nuk zhvillohet???     smiley

Ne nje rang ishim me gjithe Lindjen komuniste me 90.. Vende si Rumania Bullgaria ishin pa buke me keqe se ne dhe Jugosllavia ne lufte civile..

Ik shikoji sot dhe bej krahasimin..

 

 

Rumania se kish rrujt fare me cu nai njeri ne Davos. Nuk ishin perfaqsu fare smiley

hihihi

Zana ca kupto me zhvillim ti, pallatet e reja apo fabrikat e djathit... 

...Ne nje rang ishim me gjithe Lindjen komuniste me 90.. Vende si Rumania Bullgaria ishin pa buke...

Genjeshter tipike e majte.ne asnjehere nuk kemi qene ne nje rang me Lindjen.Kemi qene nja 10-20 vjet mbrapa tyre.

Ne nuk ishim kerkund si Rumania....Ishte shume e shume me e zhvilluar se ne ,ne te gjitha fushat...Per Jugosllavine as qe kishim te krahasuar.Mua mos me thuaj qyqe ....te bie me kollaj ti thuash noj robi t'shpise.E sa per dijeni qyq,bota ka periudha edhe qe nuk zhvillohet,e shkon ne retrocessione siç eshte Anglia ku je ti sot.Por sa lexon vetem zerin e popullit ,lexo ndonjehere edhe gazetat e vendit ku ha buken.

Shkemb graniti ka qene shqiperia ne mes te Adriatikut,shkemb graniti qendron edhe sot ne mes te Oqeanit dhe ne mes te forumit Ekonomik te Davos.

Ne forumin e vjetshem Salia e kishte deklaru se besonte shume ne jete ne ekonomi,more free...

Eshte mire kush eshte i pari nga fundi!

 

Tallni menderen ju nga Shqiperia talleni, po kryeministri juaj eshte dhe jo i joni. Ne shume shume jemi si ai qe i tha Jovan Bregu "qe ke qene i fejuar ate mbaje" dhe aq.  smiley

O ju qe e shani per te foluren...Nuk thoni shyqyr qe nuk kuptohet cfare thote ?!.. Po ta kuptonin cfare thote "hello you too-ja" smiley do na kishin fshire nga lista per fare . Njehere foli ne '96 ne Davos kur u vrane ata kater policet Serbe dhe tha "do dale situata nga konntrolli " biles e tha me ze teatral edhe Vokshi smiley dhe e pame mire si dolem jashte kontrollit ne 97 kur i deklaruan "Rregjimi Berishes". Fol xhan i vllait dhe sa me shume qe s'merresh vesh aq me mire eshte per Popllin veshderr e patriot . Dhe foli Xhibit se paska dicka per te te thene smiley..... o semundja Berri - Berri....

pse beni kshu ju?! kur rane tregjet ne NYC ne tetor..kancelarja gjermane dhe ministri i finances...doli me vrap dhe deklaroi se gjermanine se ze kriza se gjermanet nuk blejne shpia me kredi por me pare te thata ne dore....

thelle thelle, e njejta gje me ate te Berishes...urrejta ju verbon syte dhe veshet.

Tani jo cdo gje qe thote Berisha eshte gabim.

Ne Shqiperi ska treg stoqesh dhe derivatesh e ndaj mungojne dhe spekulantet e lidhur me ta. Po keshtu bankat shqiptare funksionojne si banka te thjeshta per te depozituar parate dhe per te furnizuar tregun me kredi. Duke qene se mundesite e spekulimit jane te vogla ose inekzistente, bankat nuk e kane humbur besimin as tek klientet e as tek njera tjetra. Kjo eshte nje nga problemet e medha te bankave ne Evrope e USA. I vetmi skenar qe mund te sjelli probleme eshte nese bankat meme (greke, austriake, italiane etj) te bankave shqiptare kane probleme dhe terheqin parate e bankave shqiptare; me cdi une kjo eshte e ndaluar me ligj.

 

 

 

 

Shume mire ka folur Kryeministri i nje vendi ate detyre ka ' ti bej Marketing vendit te tij' . Ne esence nuk ka ndonje ndryshim midis piramidave Shqiptare dhe atyre te sotmeve Amerikane . Gjithe Wall-Streeti eshte piramide , shume bursa Evropiane bashke me keto edhe ekonomit e tyre. Nuk shikoni cfare po ndodh?

Te gjithe liderat qe flasin ne DAVOS genjejn , Shqiptaret kerkojn akoma bac malesh, nder e dinjitet ?

Ardi, o zog i vogel. Askush nuk genjen ne Davos, ashtu si askush nuk vjedh tek party qe organizojne hajdutet. Davos eshte vendi ku diskutohet me ajken e skalp-rrjepesve, se nga c'ane duhet rrotulluar bota qe kokrrat te bien ne bahcen tende. E vetmja e keqe e Davosit eshte se edhe kur ti ben ndonje idiotesi askush nuk ta ve kete ne dukje, se askush nga ato burrat aty nuk ka kohe per te shpenzuar me idiote si Berisha qe "qeverisin" shtete qe e kane buxhetin me te vogel se sa llogaria bankare private e 90% te te ftuarve.

Peshku Fluturues:

se askush nga ato burrat aty nuk ka kohe per te shpenzuar me idiote si Berisha qe "qeverisin" shtete qe e kane buxhetin me te vogel se sa llogaria bankare private e 90% te te ftuarve.

::::::::::::::

Duhet te kesh pak me shume respekt per nje vend qe ne Prill anetaresohet me te drejta te plota ne NATO,  Berisha eshte udheheqes i zgjedhur me voten e lire . Kane votuar nje pjese e Shqiptareve per te prandaj duhet te kesh respekt per ata qe e kane votuar sepse jeton ne vendet Perendimore ku respektohen edhe miniminoritetet e jo me vota e lire.

Pf  i nerum   ...Edhe sikur mos ti drejtohesh askujt ...ke thene perlen e perlave per thelbin e DAVOS ."""Davos eshte vendi ku diskutohet me ajken e skalp-rrjepesve, se nga c'ane duhet rrotulluar bota qe kokrrat te bien ne bahcen tende"""". Ka pak sinteza te kesaj natyre ne BOTE per te shprehur "pa uje" smiley dhe aq qarte e te prekeshme nje organizim si DAVOS.... Ne menyre shvejkjane do te peisja : "pasi te hyjme ne NATO ku e ka bacen skiperia e Mixhes  te zgjedhur me voten e lire "???????

Na edhe kete nga Yahoo, qe paska dale tamam per ilustrim:

KLINTON NGACMON PUTIN. PLASIN TE QESHURAT

At the opening of the Davos forum on Wednesday, Putin gave an acid speech in which he stressed the faults of the US economic system and cautioned against state power -- a reference to US bank and insurance nationalisations.

 

"I'm glad to hear Prime Minister Putin come out for free enterprise. I hope it works for him," Clinton said to laughter in the conference hall here, poking fun at Putin's credentials on the subject.

 

Thuaj pastaj qe Klinton nuk eshte i madh!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).