Cigane

Gjelem gjelem lungone
Dromensa
Maladilem bahtale
Romensa...

Andej smogut rron një rrëfim që fillon
N'papërmendjen e pagesës, dhe unë do të paguaja
Gjithçka për të, xixat, xixëllonjat dhe qelqet e thyera
Për të, qe dhe kur mbulohet mijëra veshjesh
Lakuriq mbetet, përcjell afshet e një lirie që ti
E ke humbur

Fillon melodia. Tej, përsipër strehës
Kaq të ulët të barakës ndanë xhades primordiale
Nata nis të gëlltisë diellin, dhe hëna
Lëshon tinguj qumështorë, ngjashëm me fytin
E saj rënkues, se më pëlqejnë
Rënkimet e saj

Nuk është aty zhurma e kallamave, nuk
Ka gjethe ndanë rrugës, s’ka fëshfërimë në qytet
Pluhuri ka mbijetuar, dhe shishja e alkoolit
E zbrazur gjysma në fustanin e cigankës
Gjysma në mustaqet e mia e ç’mbetet
Gurmazit shkoi

Shfryj dhe kafshoj, ndërkohë një fizarmonikë
Në radio shfryn për hesap të vet e ajo mërmërit
Historinë e romëve të lumtur, ne
Të dy të njomur lëngjesh të njëri-tjetrit dhe djerse
Vartësi dykahëshe e gishta që ngulen fort
Në lëkurë

Gjuha që lufton për të mbytur dashurie
Buzët e saj të fryra, të skuqura, vishnje
Ondet e gjata, të zeza mbi sytë e mi
Aroma ezmere udhëtimesh të papërfunduara
Gjoksi i saj shtrydhet ngjeshur mbi
Parzmin tim

Rrotullohemi shtrirë mbi shajet e mbi vellot e saj
Ngjyrëndezura, ajo di si të ndezë dritat
E shpirtit të çdo burri a djali (që do t’i vrisja xhelozie)
Circe, po unë nuk kam ndërmend të zbërthej metafora
Ndërsa këmbët e saj mbështjellin ëmbëlsisht
Jetën, dhe jetën

Nuk është dekadencë, është thelb dhe strumbullar
I jetës
Më merr përjetësisht dhe mua në endjet e tua
Cigane

53 Komente

Do lija nje koment tjeter por nuk dua te te bej xheloz. smiley

Flm.

Paske kaluar viti riun me ciganen mer Sol? hallall se goxha fryme-zim te paska dhene e goxha flake pasioni te paska mbet e pa konsumume, e paska ardh ne ket poezi kaq bukur smiley Gjelem gjelem

Shume bukur Arber!

Dhe une qe prisja pjesen e dyte te Ungjillit.

Po, po! Do vije ungjilli tani, do vije sipas "Broun Jealousy" smiley

pas pjeses se pare nuk na flet me trecereku i personazheve biblike...dhe nuk kemi ke te atakojme ne pjesen e dyte...vetem nese sulmojme peshkun dhe peshkataret...politika na ka bere ban (po dhe ne po bejme front smiley )

"Nuk është dekadencë, është thelb dhe strumbullar
I jetës
Më merr përjetësisht dhe mua në endjet e tua
Cigane"

per mua kjo strofa ishte e tepert.

Ka dash me u mbrojt perballe akuzatoreve puritaniste se Sol po shkon drejt dekadences dhe po braktis idealet mjaftistesmiley

M'paske tradhtu me arixhofka aa ? smiley

ste rrihet pa u krujt i cike me jevgat ere solo, ere dreq  ?

smiley

 

kjo mu duk si ajo poema e charle bukowskit, dedikuar nje striptizezeje(me korrigjoni nese nuk shkruhet keshtu).

bukur Sol.

dhe fotoja shume mire e zgjedhur si perheresmiley

mace, a mund te shohesh vjershen para kesaj te solit, kur te kesh kohe (ate perrallen me tre pjese)? Do isha kureshtar per mendimin tend. Ajo sikur kaloi pa u vene re, per cudi.

cheers!

me ne fund tu hapen megjithemend syte sol.

i mungon sentimrnti...e ftohet,pershkruese

falemnderit, po ishalla na shumefishohen ditet me fat...dite me fat paci te tere

Blendo beje ate komentin, mos me bej kurioz...

Nexhi...aj lov ju...

Shume me mire si poet se sa si komentator,bravo.

Flm te gjitheve qe e lexuat

Akllo, e kam pare dhe me pare Loli Phabay (Hop Hop Hop), po ai filmi eshte sh i bukur, sidomos skena kur kjo princesha e romeve e ndalon karrocen me nje veshtrim...dark wave

Btw, etimologjia e lollypop vjen nga loli phabay (mollakuqe, mollsheqeri, nga ato qe kan pas shit gabelt)

Pupupu, ç'i punoka cigançes ky ...: ) 

O akëll, nga po flet?

 Nga Zvicra, po osh bo Zvicra Schengen qe ne 12 dhjetor pranej del flamuri me ylla smiley

eh eh ehhhhh... nga po flas... nga zyra po flas nga tjetër...  pse, kishe naj menje me ardhë për darkë? : D

p.s. Gëzuar vitiriun Adminave! : )

 

p.p.s. ai me ylla nuk është flamuri i shengenit, o njeri i mirë. : P

Manjola69 eshte ajo ne foto?

Vjershen as s'e lexova fare... fotoja ka nje histori me vehte per te thene, dhe e thote boll mire... Fundja, ku ka sy qe sheh qe humbet neper vargje kur perpara i del gjith'ajo panorame?

nuk inflacionohet forca e fjales perballe panorames... panorama eshte e gjetur por gjithsesi perkufizon (vendos kufij) ne krahasim me hapesiren imagjinare qe fjala cel.

smiley

sketch...

fjala qepe, nenkupton vetem dhe vetem qepe. Ja mund t'i japesh maksimumi edhe nja 10 kuptime te tjera, por aty do mbetet gjithmone.

Kurse kur sheh nje qepe, shikon nga nuancat e ngjyres, bishtin te prere apo jo, fletet, hijen qe krijon, e gjithshka tjeter; madje atehere fillojne e te kujtohen dhe fasulet qe behen aq te mira me te...

Si mund ta krahasosh varferine e fjales, sado e pasur te duket, me objektin vete per te cilin do thurresh 100 000 vargje te kota? 

Nejse, ketu jemi ne fushen e mendimit personal, nganjehere te parafinuar.

 Sol,te gjithe te paskan pergezuar.Edhe une po ashtu.Fabula e mire,poezia e dobet.

o zotrules,po pse kaq te shemtuar e di manjolken ti mor burre?

Ku eshte e shemtuar ajo? Ajo eshte si shpirt!

atehere nuk e njihke manjolken zotrules,eshte shume here me e bukur se sa ajo ne foto.

Zotrules, ky eshte seksioni i poezise dhe jo ai i histerive zarzavatore. Te ndash i kaq i gjo, eshte fillim i mire drejt rafinimit.

p.s qameti qameti do e propozoj per wikipedia - seksioni bujqesor nocionin tend per qepen smiley ok?

Pse eshte seksion poezie te justifikon t'ja fusesh kot ti pastaj... atehere jam dakord.

Biles, meqe qenka seksion poezie, hiqeni fare ate foton, se nuk ka kuptim.

ne letersi, poezia vetem lexohet, nuk ka nevoje per nje perri te tille.

ti e ke mendjen per te grire sallate kot...

Zotrules, e kuptoj qe ushtrokam mbi ty nje magjepsje qe ste le te merresh me poezine, por me pranine time. Cdokush ka prioritetet e veta ne jete smiley

Shifna rrotull.

 

 

Po ta heqin foton, edhe e lexoj poezine... me ate foto aty, nuk kaloj dot as te vargu i dyte... besoj se e kupton tani pse ti nuk me magjeps dot. 

emigrant, me  bere te  komentoj tek tema "poezi". ta dish se, po me moren inat, une do te marr inat ty. smiley

sol , sorry per kete koment jashte temes tende.

Ndonese per poezine mund te them , se ka rreshqitje te shpeshta ne prozaizem. Nje poezi per ciganen mund te kishte me shume "shthurje" e me shume "poezi". Behesh shpesh tregimtar. jam kurioze te di , ke provuar te shkruash ne proze? Ku ta di une pse dua aq shume te shikoj ndonje tregim tendin. Ose kete ciganen ta provosh ne "tregim". Mund te dale e shkeqyer.

Gjithesesi, je me mire se tek nje poezia qe patem komunikuar gjate e  gjate.... !

pershendetje....

flm, gjithsesi nuk mendoj se ka ndonje pengese qe e gjitha te lexohet si tregim, a si poezi...varet se me c muzikalitet e perjeton, me c figuracion e shoqeron perceptimin e fjales...

E pashe... smiley 

Te prisja te prurja e solit para kesaj. Por eshte OK!

Flasim!

"Andej smogut rron një rrëfim që fillon
N'papërmendjen e pagesës,[...] "

Kjo poezi ka rrjedhshmeri, ka muzikalitet, ka pasion.  

Eshte teresisht nje poezi nga forma, ritmi, muzikalitetit, figuracioni, imazhet dhe ndjesite qe percjell.

 

Sol...!Po te flas hapursmileyoezia me pelqeu,por dashurise me nje cigane nuk i kendohet keshtu.Do me pelqente nje lirizem(ta zeme alla Esenin)ose si Pushkini me ate Alekon legjendar.Edhe ne proze kur flitet per dashurine cigane ka me teper lirizem(kujto Makar Cudren e  Gorkit).

 

Manjola69 eshte ajo ne foto?

Vjershen as s'e lexova fare... fotoja ka nje histori me vehte per te thene, dhe e thote boll mire... Fundja, ku ka sy qe sheh qe humbet neper vargje kur perpara i del gjith'ajo panorame?

I dashur Zoti Zotrules, ka ardhur momenti qe ne jeten tende te kalosh nga faza e librit me figura, tek libri me simbole qe te medhenjte i vene bashke e i quajne germa(qe nga ana e tyre formojne fjalesmileyE di qe eshte moment i veshtire se nese, ndodhite e jetes te kane ardhur ne kohen e duhur tani do hysh ne fazen e pubertetit. Qime pubike dhe pucrra do bejne te rendesishme cdo numer 69, eshte apo jo Manjola ne loje(per te gjithe ka patur nje Manjole dhe kur quhej Merita dhe cunat e therrisnin PitesmileyKjo faze eshte po aq e rendesishme sa hera kur ndave figuren nga zerismiley

Ti s'je manjola... si e ke hallin atehere? apo dhe ty te ka zene per Manjolken?

Bere gjith'ate koment kot. Me mire me shaj direkt sa lodhesh kot.

pastaj ti vete e shkruan qe une nuk di te lexoj...  

falenderoj te gjithe ata qe kane lexuar me vemendje dhe kane evodentuar dhe vargjet qe iu pelqejne. Distancohem nga ignoratia l. non excusat, i cili eshte futur ne kete teme me qellimin e vetem per te treguar qe ka njohuri te mira per poezine, ndryshe nga gjithe postuesit e tjere...turp t'i vije smiley

dalloni veprat nga kryeveprat

Mjaft e bukur, analogjia me lirine e humbur

me kujton gjithashtu poezite e dashurise se Pablo Nerudes ..

E zbrazur gjysma në fustanin e cigankës
Gjysma në mustaqet e mia e ç’mbetet
Gurmazit shkoi......

dhe kto mustaqet ndonji personazh latin .....

Brunet si gjithmone me kriper e ka disa variacione poezish te tilla ...a gjendet ndonji e  ngjashme per bjondet , lol

gjenden gjenden smiley. jo te ngjashme, po me kripe e me piper, madje dhe me spec djeges

Shfryj dhe kafshoj, ndërkohë një fizarmonikë
Në radio shfryn për hesap të vet e ajo mërmërit

Keto vargjet nuk e di pse me kujtuan kronikat e vjetra televizive ku radioja buconte me kenge luftetare dhe vullnetaret neper hekurudha 'shfrynin' me vrullin revolucionar. smiley  Fjalen "shfryj" them se duhet te ishte zevendesuar me dicka tjeter, me intime dhe me pak revolucionare. smiley

 

Ja ca vargje qe me pelyen:

Lakuriq mbetet, përcjell afshet e një lirie që ti
E ke humbur

...

Ndërsa këmbët e saj mbështjellin ëmbëlsisht
Jetën

...

Më merr përjetësisht dhe mua në endjet e tua
Cigane

Dhe ne vend te "kembet" them se do shkonte me mire "kofshet". smiley

 

Fotografia shume e bukur gjithashtu. Ca historie ka ztrl?

 "Shalet" thuaj ore diogjen! Nuk eshte pule ajo... se na e cove gojen leng dhe me nje aresye te dyte. smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).