CIA: GDP, 10 miliardë dollarë në të zezë

Agjencia e Inteligjencës Amerikane (CIA) publikon raportin 2008. Shqipëria ka një Produkt të Brendshëm Bruto (GDP), matur me fuqinë blerëse, 20.87 miliardë dollarë, ose sa dyfishi i GDP-së që raporton qeveria. CIA, 10 miliardë dollarë lundrojnë në informalitet

Produkti i Brendshëm Bruto në Shqipëri, i matur me fuqinë blerëse është 20.87 miliardë dollarë, ose sa dyfishi i shifrës zyrtare që qeveria deklaroi për vitin 2007. Raporti vjen nga ana e Agjencisë Amerikane të Inteligjencës (CIA) dhe nuk heq asnjë presje nga vlerësimi që i ka bërë kësaj pjese të ekonomisë shqiptare gjatë vitit 2008. CIA në raport shënjestron qeverinë, duke e vlerësuar të paaftë për të luftuar informalitetin në ekonomi. Raporti i CIA-s, ndryshe nga sa bën të ditur INSTAT-i, vlerëson se Produkti i Brendshëm Bruto, madje i matur sipas fuqisë blerëse, vlerësohet që për vitin 2007 të jetë 20.87 miliardë dollarë. Shifra zyrtare e GDP-së që jep INSTAT-i për vitin 2007 është 10.62 miliardë dollarë. Agjencia Amerikanë e Inteligjencës vërteton edhe njëherë faktin, se në Shqipëri ekziston një lulëzim i ekonomisë gri, ose informalitetit. Një pjesë e këtyre parave vijnë nga aktivitetet e jashtëligjshme, si trafiqet dhe kontrabanda, ndërsa informaliteti luan gjithashtu një pjesë të rëndësishme.  

Mungon qeveria

Sipas raportit amerikan, çdo shqiptar për vitin 2007 ka pasur një të ardhur kombëtare për frymë prej 5,800 dollarësh. Nëse do të kishte një koeficient normal të shpërndarjes së të ardhurave, atëherë edhe shqiptarët, si gjithë rajoni, nuk do të kishin një varfëri kaq të përhapur. Sipas raportit të CIA-s, asgjë nuk ka ndryshuar gjatë tre viteve të fundit nën qeverinë e djathtë. Ekonomia e zezë vazhdon që të zërë 50 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto. Megjithëse mungon një e dhënë e freskët e koeficientit “Gini”, që mat shpërndarjen e të ardhurave gjatë vitit të fundit, vetë qenia e ekonomisë 50 për qind në të zezë tregon pabarazinë e madhe që mbizotëron në vend.

Papunësia nuk ndryshon 

Edhe raporti i fundit i CIA-s nuk heq asnjë presje në lidhje me statistikat e papunësisë në vend. Sipas raportit, megjithëse INSTAT-i jep shifrën prej 13.2 për qindësh për të papunët në vend, mbi 30 për qind e popullsisë është e papunë. Të dhënat zyrtare sipas CIA-s janë të deformuara dhe nuk marrin parasysh popullsinë që jeton në fshat, duke e vlerësuar këtë pjesë të popullsisë në punësim të plotë. Vlerësimi nga INSTAT-i sipas raportit të CIA-s për vitin 2008 nuk merr asnjë të dhënë për 58 për qind të forcës punëtore që është prezente në sektorin bujqësor.

 

 

 

Raporti: Shqiptarët kalojnë 3.6 milionë banorë

 

CIA, sipas të dhënave të saj, ka publikuar një shifër popullsie për muajin korrik 2008 në Shqipëri prej 3 619 778 banorësh

 

Shqiptarët kanë kaluar tashmë shifrën prej 3.6 milionë banorësh. Në një vlerësim të saj për popullsinë në Shqipëri, që i përket muajit korrik të vitit 2008, CIA ka nxjerrë një shifër prej 3 619 778 banorësh. Shifra e nxjerrë nga ana e CIA-s është e vetmja me të cilën mund të referohen staticienët ndërkombëtarë, pasi nga ana e institucioneve shqiptare ka një diferencë në kohë prej vitesh për sa u përket këtyre të dhënave. Numri i banorëve në vend është një nga treguesit më të rëndësishëm për të nxjerrë konkluzione për të gjitha të dhënat që mesatarizohen për banor. Këtu përfshihen tregues ekonomikë, socialë etj.

Rritet jetëgjatësia

Një nga të dhënat e reja që CIA ka publikuar në raportin e saj të fundit, është jetëgjatësia gjatë vitit 2008 në vend. Sipas të dhënave të fundit të CIA-s, ka pasur një rritje të moshës mesatare në vend, që për burrat ka shkuar në 75.12 vjet, ndërsa për gratë 80.71 vjet.

 

Mungojnë 5,800 dollarë

Sipas raportit amerikan, çdo shqiptar për vitin 2007 ka pasur një të ardhur kombëtare për frymë prej 5,800 dollarësh. Nëse do të kishte një koeficient normal të shpërndarjes së të ardhurave, atëherë edhe shqiptarët si gjithë rajoni nuk do të kishin një varfëri kaq të përhapur. Sipas raportit të CIA-s, asgjë nuk ka ndryshuar gjatë tre viteve të fundit nën qeverinë e djathtë. Ekonomia e zezë vazhdon që të zërë 50 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto. Megjithëse mungon një e dhënë e freskët e koeficientit “Gini”, që mat shpërndarjen e të ardhurave gjatë viti të fundit, vetë qenia e ekonomisë 50 për qind në të zezë tregon pabarazinë e madhe që mbizotëron në vend.

 


Shqipëria renditet përkrah Afganistanit e Angolës për trafikun e femrave. Vajzat shqiptare, drejt Maqedonisë dhe Kosovës

 

CIA: Prostitucioni, Shqipëria dështoi 

 

TIRANË - Shqipëria mbetet “njollë” ende e pazbehur në hartën botërore të trafikut të qenieve njerëzore. Raporti 2007-2008 i Shërbimit Inteligjent Amerikan, CIA, e ka listuar vendin tonë në të njëjtin pozicion të pafavorshëm si edhe më parë, sa i përket trafikut të grave dhe vajzave për prostitucion. “Shqipëria mbetet burim i grave dhe vajzave të trafikuara për qëllime prostitucioni apo pune të dhunshme”, - bën me dije CIA në raportin e fundit, të publikuar në dhjetor të vitit të kaluar. Viktimat shqiptare janë trafikuar më së shumti në Greqi, Itali, Maqedoni dhe Kosovë, megjithatë, raporti nuk përjashton faktin se një pjesë e tyre shfrytëzohen në Evropën Perëndimore.

Të miturit

Autoritetet shqiptare kanë dështuar edhe në luftën e tyre kundër trafikut të fëmijëve. Sipas raportit të CIA-s, trafiku i fëmijëve mbetet ende problem për Shqipërinë, ku një pjesë e të miturve janë dërguar në Greqi e shfrytëzohen për lypje apo forma të tjera të punës. Afërsisht, gjysma e viktimave shqiptare të trafikut janë nën moshën 18 vjeç, ndërsa numri i tyre për këtë periudhë kohore ka ardhur duke u rritur. Në raportin e mësipërm, CIA shton se qeveria shqiptare nuk e ka përmbushur detyrimin e saj për të identifikuar viktimat e trafikut dhe nuk ka treguar se është e aftë të hetojë apo procedojë zyrtarët e implikuar në këtë fenomen gjatë vitit 2008.

Renditja

Për shkak të dështimit të saj në luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore, Shqipëria “ka ngecur” për një tjetër vit në grupin e dytë të Departamentit Amerikan të Shtetit. Vendi ynë renditet përkrah Afganistanit, Angolës, Bangladeshit apo Kongos sa u përket përpjekjeve për të zhdukur fenomenin e trafikut të qenieve njerëzore, e më së shumti shfrytëzimin e femrave për prostitucion. “Shqipëria mbetet në këtë grup, për shkak të dështimit në gjetjen e mjeteve për të luftuar trafikun e qenieve njerëzore gjatë vitit 2007. Një tjetër dështim i kësaj qeverie është mbrojtja e këtyre viktimave, edhe në rastet kur identifikimi i tyre është i mundur”, - pohojnë zyrtarët e Shërbimit Inteligjent Amerikan për Shqipërinë. Lufta kundër krimit të organizuar apo trafikut ka qenë një ndër premtimet më të zhurmshme të kryeministrit Berisha, i cili më shumë se një herë është ngutur të pohojë se qeveria që ai drejton e “ka zhdukur” Shqipërinë nga harta e krimit. Përtej këtyre deklaratave, raportet që vijnë prej ndërkombëtarëve nuk janë aspak optimiste për vendin tonë. 

 

 

RAPORTI

 

Droga, problem kanabisi

Organizatat shqiptare të narkotrafikut kanë ulur sasinë e opiumit që trafikonin drejt Evropës, por humbjet i kanë zëvendësuar me kanabis. Në raportin e CIA-s, për Shqipërinë bëhet me dije se hashashi vazhdon të prodhohet në vend. “Këto organizata kriminale janë kontingjent i pastrimit të parave në vend, para këto që vijnë nga trafiku i lëndëve narkotike, i armëve dhe i sendeve të jashtëligjshme”, - thuhet në raport. Sa u përket llojeve të tjera të drogës, Shqipëria mbetet në të njërin pozicion si edhe më parë. Nga ana tjetër, CIA vë në dukje se është rritur sasia e opiumit dhe e hashashit që hyn në Evropë nga Azia Juglindore, ndërsa ka një rënie të kokainës me burim Amerikën Jugore. 

18 Komente

Bo bo...nje nivel i ri per gazetarine Shqiptare. Nuk e di nese eshte me larte apo me ulet se nivelet e kaluara te gazetarise Shqiptare...po qe eshte i ri...kjo dallohet.

Ky artikull renditet diku atje midis...artikujve per Facebook..dhe artikujve "ambjentalist" smiley

Kaq i ri ne fakt sa kan vajt ke faqja e CIA WORLD FACTBOOK...kan lexu te dhenat qe ka atje...dhe kan shkruar kte artikll kaq informues dhe befasues.

Pra...kur ne ate faqe...njera flet per GDP-PPP dhe tjetra per GDP-exchange rate...kutpohet qe gazetari nuk e merr vesh ndryshimin midis ktyre te dyave...por kujton...se eshte rezultat...i...i?? I "kontrabandes!" smiley

Sa qef...cfare zbulimi kolosal smiley Por se cfar tregon GDP PPP dhe cfar tregon GDp exchnage rate..nuk e ka idene gazetari.

Pastaj me e forta...MUNGOJNE 5800 dollare!! Sepse sipas gazetarit...kjo shifer tregon te ARDHURAT per person.

vetë qenia e ekonomisë 50 për qind në të zezë tregon pabarazinë e madhe që mbizotëron në vend

Dhe si funksionin ky mekanizem?

 

Urime geztaria Shqiptare per nivelin e ri...Ky artikull dallohet qe ka kerkua kohen e plot 2 (dy)...cigareve per tu shkruar. Vetem nje krye-redaktor per ceshtje ekonomike...mund ta kish shkruar.

Di gjo ky gazetari per konceptin e Purchasing Power Parity apo hic?

Nuk eshte e rendesishme ta dine gazetaret ca eshte PPP. Ose do jene ne proces unifikimi dhe PBB-se, dhe te shkrirjes te te gjitha matjeve te PBB ne nje te vetme. Mire e kane; kot e ka bota qe ben disa lloj matjesh te PBB-se, jo PPP, jo real, jo nominal, per fryme, etj. Me lodhen dhe mua kot kur e bera kete artikullin per ecurine 30 vjecare, se me duhej te kerkoja ne internet per perkufizimet egzakte te ketyre PBB-rave, meqe vendosa ti sqaroja se c'ishin. Te ishte thjesht keshtu nje lloj PBB-je vetem, sic e mat Korrieri, do ishte me rrehat. Une per vete jam dakort me artikullin. Aq me teper qe lajmi ka ardh nga CIA dhe s'ia vlen ta veme ne dyshim.

P.S. Berisha ik!

Nuk eshte e rendesishme ta dine gazetaret ca eshte PPP

Si ore s'konka e ronsishme? A e kupto ti qe i trashen robt?

Ishte sarkazem mer. Kujtova se ishte e dukshme kjo gje nga gjithe komenti im. smiley

Vendi ynë renditet përkrah Afganistanit, Angolës, Bangladeshit apo Kongos sa u përket përpjekjeve për të zhdukur fenomenin e trafikut të qenieve njerëzore, e më së shumti shfrytëzimin e femrave për prostitucion.

Genjejne qelbesinat... Ne jemi me keqe se Afganistani. Angola, Bangladeshi apo Kongo sepse jemi ne Evrope. Nuk  ben ai vende pare pa zhduk njehere e mire Berishen me gjithe fisin e tij..

meqe po shahej menyra se si e maste GDP'ne INSTAT para disa ditesh, ia vlen te theksohet se menyra se si e mat CIA eshte disa here me pak e egzakte

meqe po shahej menyra se si e maste GDP'ne INSTAT para disa ditesh, ia vlen te theksohet se menyra se si e mat CIA eshte disa here me pak e egzakte

Absolutisht qe po...megjithse CIA world factbook s'eshte ndonje burim...teper i besueshem.

Gjithsesi punen e kishim qe...gazetari s'merr vesh ceshte GDP PPP dhe exchnage rate...dhe del ne perfundim...se ndryshimi midis tyre eshte...KONTRABANDA smiley

Ky eshte vertet nje nivel i ri ne gazetari...

si gjithmone grupi nuk humba fare kohe te lexoja artikullin :smiley

Mire e ben ti...Une ja fus ne diagonale...po edhe ashtu te hiken truri me kto artikuj.

Te dhenat e CIA-s  jane pakez te ekzagjiruara, sepse informaliteti ne Shqiperi -fatmirsisht- shkon drejt uljes, dikur 45-50%, tani ka shkuar tek 25-30% . Dikur p.sh. kishe plot dyqaneza, klube lagje, qe nuk ishin regjistruar, ter malli dhe punonjesit nuk njiheshin nga tatimet, ndersa tani veshtire te gjesh nje te tille. Gjen restorante qe mund te kene pastruesen pa regjistruar (siç ndodh dhe ne perendim), ndonje guzhinjier, apo kamarier, por jo ter lokalin. Sa per firmat e ndertimit, specialistet jane te regjistruar, perveç puntorve te thjeshte, ditore apo sezonale. Shumica e mallit, gjithashtu regjistrohet, mirpo CIA si duket ben sikur i harron keto. 

OMG... te te vije keq nganjehere qe di shqip! Nuk mbeti idjotesi pa lexuar!

Te shkretet sy c'heqin... 

Pjer...s'kishe ndonjehere dyqane te paregjistruara. Dyqane...jo ndonje barake apo ndonje dritare byrektoreje. License duhet te kishe qe ne 92 per te hapur dyqan...Te vinte tatimorja qe atehere njehere ne muaj a me shume...te canin prapanicen.

Informaliteti nuk eshte thjesht...regjistrimi i dyqaneve apo jo. Informaliteti ka te bej me shume me...deklarimin e fitimeve dhe shitjeve...te pakten ne nivelin e bizneseve te vogla. Edhe sot e kesaj dite...s'ka dyqan ne Shqiperi...qe ti rregjistroj fitimet dhe xhirot...per hesap te tatimorve smiley Dhe atje qendron infromaliteti.

Po ashtu edhe per bizneset e medha...puntor te padeklaruar ke sa te duash. Firma e DELIJORGJIT (kohe pa ju permend emri)...kishe vetem nje puntor te regjistruar. Po se sa punonin atje...tashme e dime te gjithe smiley Po ashtu edhe ne deklarimin e rrogave qe paguen puntoret...se firma ka interes qe sa me pak te deklaroj...dhe aq me pak paguan per sigurime etj. Po rroga e vertet...numri i puntorve...fitimet dhe xhirot e verteta...kto s'jepen asnjehere ne Shqiperi te sakta.

Gje e keqe...apo gje e nevojshme per nivelin e zhvillimit te Shqiperise...tjeter pune...po qe kjo s'ka te bej fare me ato te dhenat e GDP-es...as te INSTAT-it as te CIA-s e te asnjerit...dhe qe shifrat e GDP PPP dhe GDP exchnage rate s'refelktojne fare kte dukuri...kjo kuptohet edhe nga nje 18 vjecar ne vit te pare shkolle.

Por me sa duket jo nga krye-redaktor ekonomie per gazetat Shqiptare (mbase s'ka dhe faj...mbase s'e ka mbaruar akoma vitin e pare te shkolles)

PS: Informalitet ka dhe Greqia per ate pune...sa te duash...edhe 20 e 30%

Pjer Thomas,

Na jep ca te dhena sasiore dhe jo legjenda urbane. Mesa lexova, te pelqen discount 20% i informalitetit a.k.a 2 billion dollars. Po mbi 50% te gjithe popullsise qe jeton ne fshat, apo ata quhen te vetepunesuar. Nuk matet informaliteti me kete rregull treshi qe e mat ti.

Megjithate po perdor perseri llogjiken tende: Edhe ata te regjistruarit, a thua i deklarojne te gjithe te ardhurat?

Vendi ynë renditet përkrah Afganistanit, Angolës, Bangladeshit apo Kongos sa u përket përpjekjeve për të zhdukur fenomenin e trafikut të qenieve njerëzore, e më së shumti shfrytëzimin e femrave për prostitucion.

Genjejne qelbesinat... Ne jemi me keqe se Afganistani. Angola, Bangladeshi apo Kongo sepse jemi ne Evrope. Nuk  ben ai vende pare pa zhduk njehere e mire Berishen me gjithe fisin e tij..

Ngadal Liqen ngadal...se do permbytesh...dhe hajd te degjosh te Inatosurit pastaj smiley

 

Kte pjese gazetari/ja e ka ven kshu si per...si per...si per efekt.

Nese une nuk e di njehere qe Afganistani...apo edhe Angola, Bangladeshi dhe Kongo-ja...paskan problem prostitucioni smiley Po neqofte se qekemi afer ktyre...s'qekemi keq smiley Te pakten s'jemi afer vendeve vertet kamion...si Rusia, Ukraina, Bjellorisua, Polinia, Rumania apo edhe Greqia.

Urime per progresin.

Po mbi 50% te gjithe popullsise qe jeton ne fshat, apo ata quhen te vetepunesuar.

 

Ata jane "biznesmena" smiley Disa kan arrit dhe rangun e...Boss-it!

Tani i hodha nje sy artikullit, nga inati qe s'e lexoi Gre smiley Cope-cope nga te gjitha anet, ne cdo paragraf, pothuajse ne cdo fjali. Alisa, shume e ke ulur standartin e artikujve qe sjell. smiley

 

Shiko ca thote per kete p.sh specialisti i Korrierit. I referohet shifres te mare nga CIA per PBB/PPP per fryme, qe eshte treguesi makroekonomik qe meret per baze nga shume organizata si shifer e pergjithshme e nje vendi per nivelin e mirqenies/vareferise.

Mungojnë 5,800 dollarë

Sipas raportit amerikan, çdo shqiptar për vitin 2007 ka pasur një të ardhur kombëtare për frymë prej 5,800 dollarësh. Nëse do të kishte një koeficient normal të shpërndarjes së të ardhurave, atëherë edhe shqiptarët si gjithë rajoni nuk do të kishin një varfëri kaq të përhapur.

Ky tregues se pari nuk eshte tregues i te ardhurave/rrogave, o milet idiot. Eshte mesatare aritmetike e nje prej treguesve te PBB (meqe ra fjala, P-ja tek PBB eshte prodhimi, jo produkti, o perkthyes te specializum te anglishtes). Dmth eshte shuma e pergjithshme e PBB/PPP pjestuar me numrin e banoreve te vendit. Dhe ca do me thene "koeficient normal" simbas jush, qe te gjithe te kene fiks te njejtat te ardhura apo nivel mirqenie? Per me teper, treguesit e PBB-se jane makroekonomike, dhe per rrjedhoje nuk kane se si te reflektojne shperndarjen e te ardhurave apo mirqenjes ne popull midis shtresave te ndryshme.

Shkruani ndonje artikull per Obamen e bardhe me mire, ose per aktivitetet e dyshimta te politikaneve ne Facebook, se per ato jeni te specializum.

Alisa, shume e ke ulur standartin e artikujve qe sjell. Smile

Ulur...rritur...its all relative smiley Por qe eshte standart i ri...eshte smiley

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).