Ceremoni festive për rekrutët “e rrëmbyer”

Bunavi, rekrutët parakalojnë përpara syve të prindërve të tronditur: Ky është shtet bandit

VLORË - Nxitimi i drejtuesve të ushtrisë për të mbushur repartet me rekrutë të rinj, duke i marrë ata me të gjitha format e mundshme, është kurorëzuar dje me një ceremoni “festive” për nisjen e sezonit stërvitor. Në brigadën e stërvitjes bazë në Bunavi ka filluar dje sezoni i ri stërvitor. Në ceremoninë e rastit ka qenë i pranishëm edhe vetë shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare, Maksim Malaj, si dhe drejtues të tjerë të lartë të Ushtrisë Shqiptare.

Familjarët e rekrutëve që gjatë ditëve të fundit janë marrë forcërisht për t’u veshur ushtarë, kanë vijuar edhe dje të qëndrojnë në repartin ushtarak, dhe madje kanë ndjekur edhe parakalimin e fëmijëve të tyre. Ata kanë vazhduar të kundërshtojnë metodat e përdorura për marrjen e fëmijëve të tyre, duke e konsideruar atë një rrëmbim. “Në kohën e Turqisë merreshin nizamë dhe zhdukeshin e nuk lajmëroheshin familjet. I marrin djemtë nga ora 10 e paradites dhe u presin çdo lloj komunikimi me familjet. Pasi i kanë prurë këtu në kazermë, nga darka e marrim vesh se ku janë. Mua për vete pas 9 orësh më ka marrë djali në telefon, ku më tha se çfarë i kishte ndodhur, si e kishin marrë me forcë dhe se ishte në Bunavi”, thotë babai i njërit prej rekrutëve të rinj.

Ceremonia e rastit ka rreshtuar gjithë efektivin e bazës, ndërsa janë përshëndetur rekrutët e rinj, të cilët do të jenë pjesë e Forcave të Armatosura Shqiptare. Për nëntë javë në këtë bazë do të bëhet stërvitja e shtetasve që kanë nisur ushtrinë, për të vijuar më pas shpërndarja e tyre sipas reparteve. Ushtarët e rinj janë përshëndetur nga drejtues të kësaj baze, si dhe shefi i shtabit të Forcave të Armatosura. Më pas, komandanti i doktrinave, Sandër Lleshi, iu përgjigj interesimit të mediave në lidhje me marrjen e rekrutëve të rinj. Ai tha se janë zbatuar vetëm hapësirat ligjore për marrjen e tyre, duke respektuar ato. Lidhur me akuzat e bëra nga familjarët, Lleshi është shprehur: “Besoj se bëhet fjalë për raste të shkëputura, sporadike, në të cilat organet e zbatimit të ligjit kanë ushtruar të drejtën e tyre për thirrjen edhe forcërisht të rekrutëve. Ligji njeh një kategori arsyesh që quhen arsye madhore. Në rast se shtetasit e thirrur nën armë plotësojnë ato arsye madhore që ligji përcakton në zbatim të procedurave përkatëse ligjore, do të merren edhe masat përkatëse”. I vetmi ngushëllim për familjarët mbeti fakti se kushtet në repartin e Bunavisë kanë qenë të mira, çka drejtuesit e ushtrisë nuk kanë ngurruar t’ua prezantojnë prindërve të rekrutëve të mbledhur me forcë. Këta të fundit megjithatë, vijuan të debatojnë me ushtarakët për mënyrën e rekrutimit dhe duke akuzuar hapur strukturat shtetërore për mënyrën e veprimit të tyre.

8 Komente

Sikur e kishin hequr sherbimin ushtarak te detyruar. Nejse, sidoqofte...

Asnje meshire per dezertoret !!!

Ore ti kuner qeveriut te madh dole ?

Keto lajmet po perhapen se Minister Mbrojtje eshte ai Oketa, qe eshte nga krahu i Bamirit apo akoma nuk eshte dhene sinjali qe bam bam dhe Gazit ? smiley

eeeeee.. meqe je, zgjidh edhe komplotin per vrasjen e John Kennedy

Sherbimi i detyruar hiqet ne 2010. 

Nuk eshte e vertete qe familjet s'lajmerohen.  Keto idiotlleqet me krahasime me nizamet ne kohen e Perandorise Otomane (e jo Turqise, njerez truthare) jane gomarlleqe me oke.  Dhe meqe permenden Turqine, dhe jemi qe jemi fqinjet e tyre e tanet greke, te pyesin cfare behet nqs nuk paraqiten sipas ligjit kur mbushin moshen per te vajtur ne ushtri. 

S'e marr vesh pse kapen me Vloren, direktivat per deget ushtarake jane te njejta per te gjitha rrethet.  Urdhrat per kuotat e ushtareve vijne nga Tirana. 

Ka te forta kjo pune.. Rreth e perqark Kamzes( si per zone reference) eshte nje qender komande, komandantet e te ciles jo pak here gjenden pergjate kafeve qe gjenden cdo 10 metra ne aksin rrugor Kamze-Lash smiley .. Pergjate po te njejtit aks, fare natyrshem, mund te gjesh me qindra biznese te vogla e te medha qe punesojne kontigjent per ushtar. Sa e sa here kam pa djalmosha qe lejne makinerite ndez dhe ja krisin me vrap mes plisave te arave qe kufizohen midis lumit dhe rruges ndersa komandantet urdherojne kapterret nga klubet te bejne kotroll ne kete apo ate biznes..

Chene, nuk e di c'bejne ne Kamze. 

Por per Vloren e di shume mire sepse im at punon ne degen ushtarake.  Dhe te siguroj une qe s'rri kafeneve apo restoranteve dhe urdheron kapterat.  Bile, si rrjedhoje e kuotave qe vijne nga Tirana, i duhet te punoje te shtunave e te dielave. 

Po nuk shau njeri babin tat ose koleget e tij neper Shqiperi moj Monde. Jam i sigurte se te gjith e bejne punen po aq mire sa babi yt! Ty cte bezdisi nga ajo qe thash me siper, ctu duk genjeshter?

Tashi, me jep nja dy ore qe te marr vesh se e kujt je.. hihihi

Nuk te thashe qe ma shave babin, a derebardhe.  Ja ta provoje, me pak se dy ore e do te te gjeja nga/ku ishe dhe pastaj te gjesh vend ku te futesh smiley.

E kam me shume me keta gazetaret qe e kane kapur me degen ushtarake te Vlores, e ne fakt, ankesat (gjoja) jane per te gjitha deget. 

Ndersa per postimin tend specifikisht, doja te te sqaroja se s'abuzojne te gjithe me kapterat lol e s'rine gjithe oficerat kafeneve.  Megjithese, si pa ushtare qe jane, s'ua ve shume fajin. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).