Buxheti i Tiranes dhe balta e politikes se "re"

Kreu i bashkisë së kryeqytetit, Edi Rama, mezi kish pritur që ta shpallte LSI-në "armike të popullit" dhe të qytetarëve të Tiranës. Dhe rasti i shumëpritur ishte mosvotimi nga LSI i buxhetit të bashkisë për vitin në vazhdim. Kaq u desh që këshilltarët socialistë të shfaqeshin mediatikisht të mllefosur dhe në formë lapidare soc-realiste për të denoncuar këtë "tradhti" e bashkim të votave LSI-PD "kundër interesave të qytetarëve të Tiranës".

Ishte një reagim patetik dhe primitiv, që jo vetëm bie ndesh me thirrjet për "uljen e toneve", por edhe me tezat e "politikës së re" që shpall se është kundër industrisë së baltës dhe hedhjes së topave të baltës mbi kundërshtarin. Mjerisht, "politika e re" nuk ngurroi të hidhte baltën e tradhtisë mbi aleatin e djeshëm dhe mos ndoshta edhe atë të nesërm? Por anatemimi ekstrem i mëkateve të tjetrit ndonjëherë nxjerr më në shesh humnerën e mëkateve të tua. Sepse, nëse vota LSI-PD kundër një buxheti bashkiak anatemohet si "tradhti e popullit", ç‘mund të quhet bashkimi i votave PS-PD, që duke amenduar pabesisht Kushtetutën, ka deformuar sistemin politik ku është i dënuar të vegjetojë populli?

***

Shqetësimi është se, Rama dhe bashkëpunëtorët e tij të afërt, po përpiqen të politizojnë dhe maksimalizojnë kundër LSI-së dhe në mënyrën më populiste të mundshme, një votim kundër të LSI-së për buxhetin e Tiranës. Reagimi është i papërligjur, sepse politikisht thellon çarjen e të majtës. Mesa duket kjo nuk përbën problem për Edi Ramën. Kohët dhe qëndrimet po provojnë gjithnjë e më shumë se Edi Rama nuk do bashkimin e së majtës, as fitoren e së majtës së bashkuar. Rama po ecën vendosmërisht sipas motos: o të gjitha, o asgjë! Rama do një fitore të Ramës që qëndron (si vetë populli) "tej së majtës dhe të djathtës", sepse Rama në kokën e Ramës "është populli".

Por nuk është vetëm ky delir i rrezikshëm politik që e bën të kritikueshme emfazën mediatike të socialistëve kundër një votimi në bashki. Janë dhe parimet e një qeverisjeje me pëlqim ose me konsensus që e kundërshtojnë atë. Një shoqëri ka disa nivele konsensusi dhe, sikundër ka treguar Giovani Sartori, ato janë tri: konsensusi në nivelin e komunitetit për vlerat, konsensusi në nivelin e regjimit për rregullat procedurale dhe konsensusi në nivelin e qeverisjes për politikat e qeverisë. Këtij të fundit i takon edhe konsensusi për buxhetin e një qeverie, në këtë rast, të pushtetit lokal.

Por pikërisht në këtë nivel të tretë, sqaron Sartori, konsensusi kalon në disensus, në mospajtim dhe kjo jo vetëm nuk është e dëmshme, por baza dhe thelbi i çdo demokracie. Sepse objekt i mospajtimit nuk është forma e qeverisjes, por kush qeveris, pra, politikat e qeverisjes. "Ndaj, konkludon Sartori, të pajtohesh me mospajtimin, është me të vërtetë tharmi që i jep shpirt demokracisë". Por pikërisht mospajtimin me buxhetin, këtë mungesë konsensusi me PS-në aty ku një gjë e tillë është e dobishme, "socialistët" e Ramës e shpallin tradhti ndaj popullit! Është thjesht intolerancë ndaj atij që mendon ndryshe dhe që, po për shkak të virusit të intolerancës, shpallet si tradhti.

***

Ndërkaq, nëse mund të flitet për një tradhti pa thonjëza të demokracisë liberale (por edhe të popullit, nëse demokracia liberale është e mira e tij), ky është rasti i "konsensusit" të arritur nga PS-PD lidhur me amendimin e Kushtetutës. Ai ishte një pazar i turpshëm, që shkatërroi rregullat bazë të lojës së sistemit politik. Ndaj, ajo që u paraqit si "konsensus" PD-PS apo Rama-Berisha, shkatërroi bazat e konsensusit në nivelin e regjimit, sepse duke goditur pavarësinë e shumë pushteteve, u hapi rrugë qeverive që të vendosin sipas parimit të shumicës, pa pasur asnjë kufizim dhe duke shpërfillur vullnetet e pakicave.

Arroganca e shumicave gjeti më në fund bazën e vet "kushtetutese". Kjo do të thotë, as më shumë e as më pak, por tirani e shumicës. Por "demokracia është të vendosësh me shumicë (brenda disa kufijve)", sqaron Sartori. Dhe e ballafaquar me këtë pikëpamje, rezulton se "reforma" e Kushtetutës, e ndërmarrë nga Rama dhe Berisha, shpie ujë në mullirin e autoritarizmit berishist (ndryshe Berisha nuk do ta kish dhënë votën), por edhe të një autoritarizmi "tej së majtës e së djathtës". Prandaj, Rama e dha votën. Është pa dorashka, një investim tiranik. Dhe ua lëmë këshilltarëve socialistë të shqetësuar "për popullin" të thonë, nëse populli i Tiranës e meriton tiraninë.

 

22 Komente

Miku i perhershem , Ver Llapa, Ver Llapa me tha para ca ditesh tek Vasil Shanto , se megjithese jemi ne gracken e krizes globale, prap bereqaves del, del ka i lek.

E ka fjalen qe mbijetojme

Ma para te jepnin me shume persona, tani te japim me pak por e kane doren me te madhe. Mirqenie tregon me tha dhe meqe rruget jane me mire se para , te ndalojne makinat ke kama. Ma para duhet ti gjemoje vrap.

Stefan,

ti e mat me Santorin realitetin, une me Verin. Jam me i avantazhuar mik se me Verin njoh cdo centimeter  katror te Tiranes, me Santorin ti njeh vetem metrat kuadrat te zyres tende.

E qe ta them me shkoqur, Verin nuk e tallin se thote budallalliqe , por se nxjerr gjuhen, po ti pse do qe ti besh te dyja  njekohesisht ?

A di gje Ver Llapa ne e ka vene Iliri ne liste Andrean?

Kjo mu duk mufke.

LSI, le te bashkoje votat me PD per te rrezuar buxhetin me ia ngul Rames. Le ta rrezoje buxhetin pa e lexuar. Le te viktimizohen qytetaret e Tiranes ne proces. LSI, mbetet parimore, e drejte. Rama eshte misherim i mekatit, ai nuk ka te drejte te ankohet qe i sabotohet puna.

Vari lesht e mjekres Andrea.

Stefani ka kohe qe e ka humbur pusullen dhe duket sikur i ka hyre nje lufte personale me Ramen per cdo gje dhe per gjithcka. Stefani duket mjaft irracional dhe disi obsesiv ne gjithe kete afere dhe duket se po perpiqet fort per te na bindur se ai dhe vetem ai ka te drejte dhe eshte mbrojtes i kushtetushmerise. Ajo qe po ben Meta dite pas dite eshte treguesi me i mire se Rama ka te drejte - imagjinoni se cfare shteti dhe rrumpalle do te ishte nje bashkepunim apriori dhe i pabazuar ne numra real ai midis socialisteve dhe partise-njeri te Metes. Shumica e te zgjedhurve ne LSI-st ne keshillin Bashkiak jane aty me votat e te majtes - per te sigurruar nje qeverisje te majte - dhe cfare kemi pare ne vazhdim prej tyre eshte pengesa dhe veshtiresi te krijuara vetem e vetem per tu perpjekur per te rritur e ekzagjeruar percepsionin e rolit dhe te mbeshtjetjes qe LSI nuk mund ta kete. Cdo levizje qe ka bere Meta te pakten ne 5-6 muajt jane levizje te deshperuara te dikujt qe nuk i kane mbetur mjaft alternativa - pra ose bashkepunimi luajal me partine me te madhe te majte (e ndoshta bashkimn me te pasi nuk ka asnje llogjik te qenit jashte saj) ose ne te kundert dhe gradualisht te zhduket nga jeta politike shqiptare. Ndryshe nga cthote Stefani - Shqiptareve nuk u duhet nje parti e ndertuar dhe qe funksionon ne menrye thellesisht individuale dhe per qellime tejet te dyshimta. Shqiptareve u duhet nje fitore e te majtes me apo ca me mire pa Meten. Ajo qe ndodhi ne keshillin bashkiak eshte edhe treguesi me i mire se cfare mund te bej Meta neser kur te jete ne Qeveri - dhe sa me pak ze te kete ky manipulator pseudodemokrat aq me mire do te jete per te gjithe ne dhe per Stefanin

Bashkohem me Tonin per pozicionin kontrabandist qe ka marre LSI-ja, por nga ana tjeter nuk di qe Rama te kete bere transparencen per arsyet qe e shtyne PS ne menyre te rrufeshme te bashkonte votat me PD-ne per ndryshimet ne kushtetute.  Meqe Rama ka te pakten rreth 1 vit qe po na nxjerr veshet (ne kuptimin e mire te fjlaes) qe ne do te qeverisim mbi baze te gjere duke kerkuar mendimin dhe opinionin e te gjithe popullit, ne rastin e amendimeve kushtetuese as qe morri mundimin te konsultohej, apo dhe tew prononcohej perpara se bashkonin votat me PD-ne. Dhe per kete, kritika e Andrea Stefanit qendron, pavaresisht se kohet e fundit eshte bere si puna e atij qeni qe i ka ikur nuhatja dhe i leh cdo njeriu qe i del perpara. 

Berber,

ja e bejme me te thjeshte. I ikim politikes per nje cast te vetem dhe vijme tek egoizmi i njeriut. Qamet eshte qenia njeri e tille.

Une dua te kaloje buxheti se duhen pastru plehrat, duhen shtru rriget e lagjes, duhet mjell nai koqe peme, duhet bwere e kam fjalen shume gjera qe me vijne mua ditekt si perfitim. Andrea llafos per Santorin qe keto pune  e kusure nuk i njeh.

Une pyes Verin dhe nuk me jep dum. Nuk di te me thote ndonje  gje per , vec ai i bie shkurt : do na mysin plerat !

Buxheti nuk eshte vend per te bere politike bllokuese se ka pasoje sociale shume te madhe. Kjo eshte lajthitje e klasit te pare e Kryemadhit.

Pervec perfitimit qe morrem vesh se sa i papergjshem eshte familiarisht familja Meta, asgje tjeter nuk fituam ne kete histori.

Po kishte bythe Meta le te deklarohej jo ne votim Jo, por perpara tij dhe le t`ja linte Rames pastaj kusurin e bashkimit te votave me PD-ne per te kaluar buxhetin. Le ta merrte keshtu perfitimin nese i qafej zemra per banoret e Misto Mames.

Per inat se sime vjehre , shkoj e fle me mullixhine. Mire e ben fene t`i luaje, por jo te beje kete pune ne shtepine time. smiley

Koth,

Jam plotesisht dakort me ty. LSI-ja dita dites po e shvlefteson vehten perpara opinionit publik.

Une do te shtoja Meta dhe Stefani po e shvleftesojne dhe po e bejne veten e tyre mjaft qesharak e per tu marre seriozisht. Ketu nuk shtrohet ceshtja per te mbrojtur Ramen i cili keto dite duket qarte qe nuk ka nevoje per mbrojtje dhe ne sensin politik po vrepon ne menrye perfekte. Por per te kuptuar dhe zbuluar cfare realisht fshihet pas fjaleve te medha per demokraci dhe konstitucionalizem qe perdor pa kriter Meta dhe se fundi Stefani. Rama po ben gjene e duhur duke mos hyre ne debate te kota me meten e duke e lene Meten te diskretitoj veten dhe rrugen e mbrapshte qe ka nisur. QOfte Meta qofte edhe Stefani me duket nuk e kane kuptuar qe shqiptaret jane zgjuar dhe nuk mund ti genjesh me me faza boshe dhe pseudo politike ballkanase qe mban ere qenefi.

Bashkohem me Tonin per pozicionin kontrabandist qe ka marre LSI-ja, por nga ana tjeter nuk di qe Rama te kete bere transparencen per arsyet qe e shtyne PS ne menyre te rrufeshme te bashkonte votat me PD-ne per ndryshimet ne kushtetute.

Njoni flet per buxhet bashkie...tjetri flet per kushtetute.

Hec merru vesh.

 

-------------

 

Ne vitin 2000...Buxheti i bashkise se Tiranes ishte 2.4 (dy PIKE kater) milion dollare.

Ne vitin 2009....Buxheti i bashkise se Tiranes eshte 74 milion dollare.

Sa per kuriozitet.

Ajo qe po ben Meta dite pas dite eshte treguesi me i mire se Rama ka te drejte - imagjinoni se cfare shteti dhe rrumpalle do te ishte nje bashkepunim apriori dhe i pabazuar ne numra real ai midis socialisteve dhe partise-njeri te Metes.

100% te drejte

Ajo qe ndodhi ne keshillin bashkiak eshte edhe treguesi me i mire se cfare mund te bej Meta neser kur te jete ne Qeveri - dhe sa me pak ze te kete ky manipulator pseudodemokrat aq me mire do te jete per te gjithe ne dhe per Stefanin

Dhe nje pergjigje per berbrein se pse...u bene ato ndryshime qe flet ti. Qe neser te inatosur si puna e kti...te mos kene me ze ne Shqiperi. Ka hik koha e te Inatosurve...

Grupo ksaj qe do boj tani i thone "me i lli halen tjetrit" po hajd mo kshu o kur je hale-less.

Une them se Rames ju desh kodi zgjedhor qe te kontrollote partine e tij se deri tani nuk e ka fare m'dore. Kohet e funit te gjithe rebelet qe e shanin poshte e perpjete (po deshe emra t'i jap ne privat), tani qe po aviten zgjedhjet jone bo qingja se kone fryke se nuk ja fut emrin ne liste dhe rrine e shofin ne kokerr te synit duke prit ndonje buzeqeshje.

Do thush tina qe njesoj o ene te "halja" qeter. Jo me jo se atje qingjat s'jone mo te perkohshem. Atje me duket se i japin raki qe te mos rriten kurre!

Edhe mire ben

O Grupo ik prej kenej se te presin ca horra tek ajo tema tjeter qe ka shkrujt Doshi ! smiley me llape perjashta

???

 

Rama po ecën vendosmërisht sipas motos: o të gjitha, o asgjë! Rama do një fitore të Ramës që qëndron (si vetë populli) "tej së majtës dhe të djathtës", sepse Rama në kokën e Ramës "është populli".

 

Kujdes!  Ky konstatim i Stefanit, eshte gjithe thelbi.  Edi Rama eshte nje rrezik per demokracine. 

Buxheti, Meta: Zgjedhje nëse Rama nuk reflekton

Kryetari i LSI-së Ilir Meta, mbështeti dje votën e këshilltarëve të kësaj force politike në Këshillin bashkiak pak ditë më parë për buxhetin 2009. Ai kërkoi reflektim nga ana e kryetarit të bashkisë, që buxheti i 2009 të realizojë nevojat e qytetarëve dhe të jetë sa më transparent, në rast të kundërt duhet të shprehen qytetarët. "Në rast se mungon vullneti dhe reflektimi për propozimet e bëra nga grupi i këshilltarëve tanë, që buxheti të jetë i detajuar në çdo qindarkë të vetën, e cila duhet të ketë destinacion të sigurt dhe mirë përdorim në funksion të komunitetit, atëherë nuk do të jetë faji ynë që për këtë buxhet do t'i duhet të shprehen qytetarët e Tiranës me votim", tha Meta.
Sipas tij, "LSI ka premtuar që këshillat vendore të kthehen në parlamente vendore dhe këtë do ta nisim me Parlamentin e Tiranës, në mënyrë që ai vërtet t'i shërbejë qytetarëve të Tiranës. Koha kur bashkia ishte në funksion të karteleve ka mbaruar. Bashkia do të jetë e hapur ndaj qytetarëve, do të jetë në shërbim të tyre dhe çdo qindarkë e taksave të qytetarëve të Tiranës do të shkojë vetëm për qytetarët e Tiranës. Ky është angazhimi dhe serioziteti i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kujt nuk i pëlqen ky qëndrim, le të vazhdojë me fletërrufetë e 2005-ës", tha Meta.
Berisha
Kryeministri Sali Berisha dje në mbledhjen e qeverisë sulmoi kryetarin e Bashkisë së Tiranës Edi Rama dhe e ftoi të japë dorëheqjen pas rrëzimit të p/buxheti të Bashkisë së Tiranës për 2009. "Edi Rama duhet të kishte dhënë dorëheqjen nga posti i Kryetarit të Bashkisë, pas rrëzimit të projektbuxhetit të vitit 2009 nga Këshilli Bashkiak i Tiranës", tha Berisha. Kreu i qeverisë komentoi vendimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe shtoi se "nëse do të më ishte rrëzuar buxheti i qeverisë që unë drejtoj, do të kisha dhënë dorëheqjen". "Nuk di të ketë në planet, një buxhet-rrëzuar që nuk gjen përgjegjësinë qytetare të japë dorëheqjen, përveç njërit. Por kjo është çështje e takimeve të tjera me median. Unë vetë do të kisha dhënë dorëheqjen", theksoi Kryeministri Berisha.

Panorama

Une them...Ilir tja fusi edhe nje greve urie tjeter...se vetem shtoj djam ne tru ne greven e kaluar.

 Stefani per Ramen: "o të gjitha, o asgjë!". nuhatje publicisti. dhe pothuaj te gjithe publicistet e kane nuhatur kete.

Ne variantin "me te mire" qe Rama e merr te gjithen   shqiperia do terhiqet zvare edhe ca vite te tjera.

O Polic o katnar nqs ke ndonje mendimin tend per kete teme shprehu, por mos na sill ketu artikuj gazetash. Kjo eshte detyre e adminave. 

I ka pjell belaja Rames thuaj me fshtaret ...  Ku ju mbushet koka ktyre!!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).