Buxheti i Bashkisë, Rama-politikës: Mos mbani peng Tiranën

TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama i ka bërë apel strukturave dhe punonjësve të institucionit që drejton angazhim dhe përkushtim maksimal në këtë situatë të jashtëzakonshme, kur kryeqyteti ka mbetur pa buxhet, për shkak të asaj që ai e ka cilësuar politika e interesave të ngushta. Në një mbledhje, në Pallatin e Kongreseve, Rama ka mbajtur një diskutim të gjatë për buxhetin e detajuar për vitin 2009, duke numëruar një nga një gjithë punët që presin të nisin, por që kanë mbetur peng i rrëzimit të buxhetit nga bashkimi i votave mes LSI-së dhe PD-së në këshillin bashkiak.
"Java që u mbyll shënoi një moment të trishtuar në historinë e Tiranës. Interesat dritëshkurtra të politikës rrëzuan në këshillin bashkiak, buxhetin më të debatuar, konsultuar dhe detajuar së bashku me njerëzit dhe padyshim buxhetin më të mirë që kemi hartuar deri më sot për Tiranën dhe komunitetin"- tha Rama në nisje të fjalës së tij. Rama ka kujtuar, se hartimi i këtij buxheti ka ecur në një proces dëgjesash publike, votimesh në komunitet, anketimesh profesionale, diskutimesh me grupe interesi dhe përfaqësuesit politikë të krahëve. Për të, sipas tij, është bërë analiza dhe sinteza më e përshtatshme për të përmbushur numrin e kërkesave të qytetarëve dhe të komuniteteve nga Kodra e Priftit në Kodër Kamëz, nga Kombinati në Allias, Laprakë, Selitë, Sauk e Bregu i Lumit e deri në brendi të Tiranës.
"Por interesa të tjera nga ato të qytetarëve, vullnete të tjera nga ato të votuesve bashkuan në sallën e këshillit bashkiak kundër buxhetit përfaqësitë e politikës së vjetër, që u bënë bashkë në një rrugë që bie ndesh në rrugën e ndryshimit më të mirë të qytetarëve. Bënë bashkë votat në këshillin bashkiak në të njëjtën verbëri karakteristike të politikës së vjetër. Buxhetin e Tiranës e rrëzuar veset e një politike të marrë peng prej 18 vjetësh, për të cilat këtë herë u sakrifikuan qytetarët"- tha Rama.

Kryetari i bashkisë, duke e quajtur vetën kryeshërbëtor të qytetarëve ka kujtuar se komuniteti ka kërkuar investime për rrugë, kopshte, çerdhe apo shërbime më cilësore për pastrim ndricim, etj gjera që, sipas tij, politika e politikanëve në këtë bend është mësuar t'i trajtoj si pengje të luftës për pushtet.

"Buxhetin e bashkisë e rrëzoi mungesa e vetëdijes qytetare të një shumice të krijuar nga ambicia e pakontrolluar për pushtet e politikanëve që marrin peng gjithë Tiranën, me qëllimin revoltues për të nxitur pakënaqësinë qytetare, duke mos lejuar që ata të marrin ato që u jep buxheti. E rrëzoi mungesa e dëshirës së kundërshtarëve të tij, mungesa e vetëdijes për t'i venë hallet mbi synimet e politikës së vogël të ditës"- tha Rama, duke shtuar se buxheti i 2009-ës është i qytetit, jo politikës, jo i synimeve të politikanëve, jo i ambicieve të tyre.

Ai u ka kërkuar punonjësve të bashkisë dhe qytetarëve, të përballojnë një situatë të jashtëzakonshme, pasi bashkë kanë një fuqi të jashtëzakonshme për këtë qytet të jashtëzakonshëm, që nuk meriton të mbetet peng.

Qytetarët, sipas tij, nuk meritojnë të mbeten peng, sepse fëmijët e këtij qyteti nuk do të lihen peng e interesave dritëshkurtra që rrëzuan buxhetin.

"Është hera e parë që gjithë strukturat e bashkisë së Tiranës, administratorët, shërbëtorët e qytetit, ne kjo trupë e madhe shërbëtorësh jemi bashkë sepse së bashku duhet të jemi të vetëdijshëm dhe të motivuar për këtë situatë të jashtëzakonshme që ka krijuar politika e politikanëve. Dua sot t'i bëj thirrje ndërgjegjes së secilit prej jush, energjive tuja, cdo strukture të bashkisë së Tiranës që të angazhohet si asnjëherë më parë për të bërë më të mirën, sepse si asnjëherë me parë, Tirana ka nevojë për ne"- iu drejtua Rama të pranishmeve.

44 Komente

Rrezimi i Buxhetit te Tiranes eshte levizja me e zgjuar politike qe ka arritur ndonjehere LSI-ja, duke bashkuar votat me PD-ne. Kjo levizje mund te jete vendimtare per fatin e zgjedhjeve te 28 qershorit 2009.

Dihet se buxheti i Tiranes do te perdorej per fushate elektorale per ne qershor. Fakti se ai bllokohet, i pret 'krahet financiare" e ndoshta mediatik Edi Rames. Nga ana tjeter, Qeveria jo vetem qe do te paraqese gjithe arritjet e ketyre 4 viteve, por do te prese edhe shiritat me te rendesishem, si prsh Rruga Durres-Kukes. Dihet gjithashtu se qeveria ka kontraktuar nje grant prej 250 milione Euro per investime te shpejta ne kete 6 mujor qe ka mbetur -  i tere ky fond do te shkoje ne rruge fshati apo rruge qytetesh, ne ujesjellesa, ne restaurime shkollash/gjimnazesh : pra, jane po kaq shirita qe do te pritet per fushate per punet e bera. Nga ana tjeter, Rama s'ka ç'fare t'i "ofroi" qytetareve te Shqiperise dhe atyre te Tiranes, perderisa buxheti i tij elektoral u bllokua ! Ai do ngelet t'i perserise atyre fjalet boshe e pa kuptim  si, "Politike e Re" apo  shprehjen qesharake : "T'a bejme Shqiperine si gjithe Tirana" (kur edhe per Tiranen kishte thene, "t'a bejme si gjithe Europa&quotsmiley.

Pyetja qe shtrohet eshte : Per sa kohe do zgjase bllokimi i fondeve te Rames ? Dhe pastaj pyetja tjeter vjen natyrshem : A do te shkoje Tirana ne zgjedhje te parakohshme (per keshillin bashkiak) ? Aty do te votohet vetem per PARTITE (proporcional) sepse Rama e ka mandatin deri ne 2011 - nuk ja heq njeri.

LSI ka interes qe keto gjera te ndodhi, biles ka po aq interes sa PD-ja qe zgjedhjet te parakohshme te behen. Perse ?

Sepse ky do te jete testi IDEAL per te matur e peshuar forcen e seciles parti. Nese llogarite e LSI-se dalin OK, ajo do mund t'i provoje Rames peshen e saj - pa te cilen askush perveç Edvinit, nuk e imagjinon dot opoziten ne pushtet. Nga ana tjeter, keto zgjedhje eventuale, do te mund te masin edhe forcat midis dy kampeve.

Megjithate, mundesite e berjes se zgjedhjeve te parakohshme ne Tirane jane akoma te fazen e ideve, dhe gjerat konkrete duket larg, sepse priten zhvillimet ne ditet e ardhshme ...

Lefti,

Keto hipotezat qe LSI do shkrije KB te Tiranes thjesht per t'ja ngulur Rames i ke te fresketa, dmth i enderrove tani diten me diell, apo i ke qe me pare? smiley

O Left,

Po robt qe rrojne n'tajrone o left nuk llogariten hic ?? Per ke mutin punojne ata kshilltare bashkiake kaq "te zgjuar"  qe lejne bashkine pa buxhet ??  Per Ilirin, Salen apo per popullin ??

Apo ty ste rruhet hic, harrova qe je me flamur francez.Ti rri numeron shiritat e Sales .

Konkluzion, ne behemi pre e fushebetejes se politikaneve si zakonisht. Dicka me thote se "pasojat" do te theksohen bukur packa premtimeve  te solidaritetit social qe premtohet nga kryebashkiaku. smiley 

Unë çuditem si e thotë kaq hapur, apo ashiqare fare rengun.

p.s nuk janë mendimet e Leftit këto, origjinale, kushedi çi japin të hajë aty në Francë.

Se kuptoj aspak qendrimin e LSI-s.. A jam vetem une qe mendoj qe Meta po i ngjan cdo dite e me shume gruas??

Shume e rrezikshme kjo gje dhe verteton  me se miri ate semundjen shqiptare 18 vjecare.. Disa Shqiptare jane te gatshem ti vene flaken Shqiperise!!

 

Keta bashke me ca te tjere jane "Padronet", nuk kane kurrfar problemi me ligjin e pronave

Normal qe kjo i takon LSI si tip hakmerrje ndaj Edi Rames, se kollaj e shiti Rama Lsi tek Sala, e la pa perfaqesues ne KQZ etj etj, cdo veprim e ka nje kundraveprim.

 

Ketyre tani  i ra ne dore, Rama, tani ketu do e godasin. Fundja fare, loja per pushtete do te jete 3 , mesa po duken bathet e priftit, PD PS LSI , gjithsecili per vete, Zoti per te gjithe. Normalisht si e godiste Ps Lsi, ne lloj lloj marrveshjesh me PD, atehere edhe LSi do te luftoje.

 

Kur je ne nje gare 3, sigurisht 2 te tjeret duken si kundershtare, dhe do ti godases sa te mundesh. Fundja fare, ca rendesie ka per LSI qqe populli i Tirones do te rrij pa buxhet, i plasi asaj, Rama eshte Kryetare, ai te mbaj pergjithsi. Po keto llogari Edvini nenes nuk i kishte bere me pare kur provonte t enxirrte jasht loje LSI.

O Castor_Troy tjeter gje parlamenti dhe tjeter gje bashkia.. E kupton ne mendjen  tende te ngushte qe bashkia nuk afron dote asnje sherbim pa miratuar buxheti apo jo?? Nuk mbledh dot plerat, pastruar rruget, ngrohur cerdhet me shkollat.. Lere me pastaj te bej rruge dhe kanalizime.

 

Ore, une nuk e marr vesh, c'eshte ky "buxhet" i rrezuar!

Eshte menyra se si do harxhohen leket, apo eshte ne fakt sasia e lekeve qe do harxhohet, ajo qe u rrezua!

Se une e di qe eshte Qeveria ajo qe i "allocates" leke ketij qyteti, kesaj komune e keshtu me rradhe!

Kjo nuk eshte subjekt i votes se njerit apo tjetrit keshilli bashkiak apo komunar!

Dhe tani, qe ky  eshte, sic thote ai Vuvi nga Vicidoli "buxhet-rrezuar", c'do te thote kjo?

Qe Tirana nuk ka leke, qe bashkia nuk jep dot rroga, nuk mbledh dot plehrat??

 

P.S.

Kur ka fillur kjo loja e "miratimit te buxhetit nga K Bashkiak" nje here? A ndodh kjo ne cdo bashki te RSH-se apo eshte nje shpikje "skorpjonse" e Ed Rames, qe te duket Tirana si e "jashme" dhe nuk ka asnje baze ne ligj!!

E them kete, sepse nuk kam degjuar per ndonje qytet tjeter te miratoje/rrezoje buxhetin!

Druaj se mos keto jane palacolliqe egzibicioniste te Edit, qe pastaj keta derrat e Sales ja kthyen mbi koken e vet!

Confused in America (C.I.A.)-Mrroklla smiley

Mrroklle,

Keshill Bashkiak ka ne cdo Bashki, dhe pjese e rolit eshte miratimi i buxheteve. Bashkia s'merr pare vetem nga pushteti vendor por edhe nga banoret e qytetit nepermjet taksave qe mbledh nga banoret dhe nga sipermarresit e ndryshem.

Nese buxheti nuk miratohet brenda tre muajve nga data e pare e parashikuar, atehere KB shperndahet dhe mbahen zgjedhjet per KB ku vendet ndahen sipas perqindjes qe merr cdo parti (sistem proporcional).

Ll.

Po pra Ll edhe 3 muaj pa buxhet plus edhe 3 te tjere te behet KB e re... 

Me nder vini era...

"..shume e rezikshme kjo gje dhe verteton ate semundjen shpiptare 18 vjecare .. Disa shqiptare jane gati ti vene zjarr shqiperise.."

Liqeno, pse vetem 18 vjecare dhe jo "karakteristike" .Kush hypi ne pushtet dhe nuk i vuri zjarrin shqiperise? Te pakten per ket gjysem shekullli te fundit qe mbajme mend. A nuk ka ndodhur historikisht gjithmone e njejta histori? E kemi te keqen brenda Liqeno... S'ke c'pret nga bastardet....

 

"18 VJECARE" sepse kjo periudhe eshte periudha me e keqe e shqiperise.. Asnjeher ne historin e Shqiperise s'ka pas me palo burra se keta te sotmit qe e udheheqin.. Pa nder, pa kulture dhe pa puke..

 

Ll,

Ky keshilli bashkiak miraton MENYREN se si do harxhohen te gjitha leket, apo vetem ato qe vilen nga populli direkt nga Bashkia?

C'thote Ligja?

Que ponderius lex? smiley

Seriozisht e kam kete pyetjen sepse dua ta marr vesh kete pune!

Liqen, ajo me siper eshte nje shpjegim, jo nje mbeshtetje e nje mundesie apo tjetres.

Mrroklle,

Qeveria qendrore jep grante te kushtezuara dhe grante te pakushtezuara. Natyrisht qe per ato te pakushtezuarat vlen buxheti i pergatitur nga "Ekzekutivi" (Kryetari i Bashkise) dhe i miratuar nga "Legjislativi" (Keshilli Bashkiak).

Ll.

O Liqeni, ste ofendoj endonje moj ti, Edhe sa per kete kendeshtrim qe thua ti.

 

 

Kur i don pal..  Edi Rames, per te shfrytezuar politikisht arritjet, sipas tij ne Tirane, e fut edh ene parlament edhe ne politiki, edhe tek Ps , kur nuk i intereson, thote keshtu si puna jote qe Bashki eshte tjeter edhe Parlamenti eshte tjeter.

 

Ato aty jane te gjith perfaqesues politik, se nga politika jane zgjedhur.Edhe ato antaret e Pd edhe ato te PS edhe ato te LSI.

 

Lsi ka kunj me Ramen, per politken shfrasose qe po ben ai kunderejt LSI, edhe normal, LSi luftene e shtrin ne fushe tjeter , aty ku u ndje me e forte tek Bashkia. Keto jane rrezigje, qe ndodhin qe Edi Rama eshte edhe kryetare i PS, keshtu qe dashje pa dashje shtrihen si te mira edhe te keqijat e politikes se tij edhe ne Bashki.

 

Se pote kishte qendryar thjeshte si kryetare bashkie normal, sdo te kishin ndrodhur keto gjera.sic edhe nuk kane ndodhur kurre me pare.

 

Ore kjo dihet, qe Rama eshte merzit, se nuk do ti japi leket atyre qe i kishte premtuar, si tipi Koco  Kokdhimes me shoke, per ta mbeshtet ne fushate, se spo ja hane shume per qytetaret e Tiranes. Se per derisa , tenton te behete kryeminister, do te thote qe Tr e ka si pune te dyte.

 

Sa per sqarim, as sjam me LSI fare, jam i djatht  totalisht, por kete komente i bere thjeshte me nje kendveshtirm asnjanes.

 

Politka eshte Lufte, edhe ti duhet ta dish mire, sesi luftojne andej per politike. Nuk ka rreuglla, Nuk ka bese, thjeshte shkakto sa me shume viktima, edhe populli eshte gjeja fundit qe i shkon ne mendje atyre.aq sa i shkonte Hitlerit per Germanet, kur beri lufte. ( edhe ky Rama tiparet e hitlerit ka)

Po robt qe rrojne n'tajrone o left nuk llogariten hic ?? Per ke mutin punojne ata kshilltare bashkiake kaq "te zgjuar"  qe lejne bashkine pa buxhet ??  Per Ilirin, Salen apo per popullin ??

Oj Tushe,

akoma s'e ke kuptuar t'i se populli eshte "mish per top" ene se s'i plasi njeriu per te ?! Po nuk e dite, mesoje ! Pse beheni naive ? C'fare kujtoni ju, se Rama buxhetin e kishte qendisur per qytetaret, per sherbime per popullin, apo per tendera qe te merrnin Koçot e tij ? Po LSI me PD-ne, pserse e bllokuan (sepse te dyja bashke kane shumicen ne Kesh. Bashkiak) ? Jo se ju be vone per Tiranesit qe do "vidheshin" (sepse gjithmone jane vjedhur), por sepse ne ket menyre i presin krahet Rames ...

Shikoni reagimin e Shalesit dhe Rames  : per popullin valle, te jete inatosur kaq shume ai ? Gjynah, na ngelen shkollat ma ngrohje, rruget pa u pastruar nga plehrat ... prandaj qaka me te madhe Edi ... po po !

Qeveria qendrore jep grante te kushtezuara dhe grante te pakushtezuara. Natyrisht qe per ato te pakushtezuarat vlen buxheti i pergatitur nga "Ekzekutivi" (Kryetari i Bashkise) dhe i miratuar nga "Legjislativi" (Keshilli Bashkiak).

Ll, me nje fjale, Qeveria ka dhene leket, dhe Keshilli Bashkiak voton/rrezon MENYREN se si do harxhohen keto fonde?!

Ky eshte pra, ne thelb, "buxheti i rrezuar"?

Dicka qe nuk ka te beje me sherbimet thelbesore te qytetit (plehra, shkolla, zorre per te ujit lulishtet)??

Cdo te thote kjo? Do mbetet pa u bere ndonje gje "esenciale" (kruciale sic thote Rockbandi MINATORI" smiley

Ll, se tu vura ty, po duket qe di dicka per kete! smiley

Nje pyetje te fundit!

A ndodh ky proces anembane Shq, dhe nese po, ku eshte rrezuar tjeter ky "buxhet"?

Politka eshte Lufte, edhe ti duhet ta dish mire, sesi luftojne andej per politike. Nuk ka rreuglla, Nuk ka bese, thjeshte shkakto sa me shume viktima, edhe populli eshte gjeja fundit qe i shkon ne mendje atyre.aq sa i shkonte Hitlerit per Germanet, kur beri lufte. ( edhe ky Rama tiparet e hitlerit ka)

akort jam me ty Castor Troy,

Dua te shtoj se dhe Jul Cesari ne kohen e vet (para 2000 vjetesh) kesoj manovrash bente - merr leke borxh ketej, korrupto andej, bli votat e blebenjve ketej, shit by**n matane (se dhe ate e bente ai) e deri sa ngjiti shkallet e politikes avash - avash, ene e mori kalane nga brenda ...

Ene Rama thua valle ta kete shitur byt... ? hahahhahahaha

Kujt mund tia kete shitur nese eshte e vertet? une them Sorrosit.

 

Njs Njs ti leme shakate,Kete e dine te gjith , qe Rama kete buxhet e kishte parashikuar per Zgjedhjet e 2009.Si pergatiti Sala per Buxhetin e Qeverise, tipike buxhet para zgjedhore. Shpenzime, nga te katra anet per rruge, andej ketej, gjera vizive me pak fjale. Edhe Rama shkrete kete po mundhet te bente ne Aren e tij, te mbillte po te njejten fare, po ce do qe i ra sharra ne gozhde. Tipike per kete situate em kujtohet nje Barcalete.

 

Ishin dy shoke, edhe po ecnin ne pylle. Edhe duke ecur, i shikon nje luan, edhe fillon ti ndjeki. Shoket fillojne te vrapojne me te madhe, duke vrapur, njeri prej tyre, ndalet, edhe nxjerr nga canta qe kishte nje pale atlete Vrapimi,te lehta.

-Ca ben, i thote shoku tjeter , mos te genjen mendja qe do te vraposh me shpejt se Luani me ato qe po vesh?

-Me shpejt se Luani mbas ejo, por me shpejt sesa Ty , po. ia kthen ai.

hahahhahahahaha

Edh ekeshtu puna e Rames me LSI, Ca rendesie ka pastaj, del i pari apo jo, rendesi ka qe Ta kaloj ty, sa te merret Luani me ty, une kam shpetuar.Se luani ska mend, do te haje ate qe do te zeri te parin. hahahaahahhahahha.

 

Edhe ju te gjith ato Idealiste, qe e konsideroni Faktin qe Edi Rama e ka bere Tironen te bukur, se e ka perzemer, edhe eshte Tirons puro. Jo mo njerez, se edhe nje katunare, lab, kosovare, etj etj do e bente, se Ne radhe te pare ka bere Tirana Edvinen e nenes, Miliarder, pastaj e kunderta.Po Tiranen e ka bere e jgith shqiperia, te gjith leket e shqiperise perplasne aty.

 

 

njs... Respete Lefti.

Edi Rama urgjentisht duhet te gjeje mazhorancen ose perndryshe te jape urgjentisht doreheqje e te shpall zgjedhje te parakohshme. Nese nuk eshte ne gjendje te qeverise as nga ana formale, se nga ajo praktike eshte kuptuar me kohe qe s'i rruhet per qeverisjen e qytetit, eshte e kote dhe e demshme per Tiranen te vuaje agonine e Edi Rames.

Duhet sqaruar lexuesit se buxheti i BT u rrezua sepse krietari Rama kerkoi besimin e keshillit pa  e diskutuar ne keshill.

Kjo ishte arsyeja qe krietari Rama nuk pat numerat per te kaluar besimin mbi buxhetin.

Pse Rama kerkon besimin eshte e drejte e tij, po ashtu eshte edhe e drejte e keshilltarve te mos e pranojne.

Krietari nuk ka parashtruar ne keshillin bashkiak se si do perdoret ky buxhet.

Jane 74 milion Euro per '09 qe bashkia eshte e detyruar te jape nje program se si di perdoren e ku do perdoren.

Rama kerkon besimin mbi buxhetin, qe neser asnje keshilltar nuk ka te drejte te kundershtoje punen e krietarit.

Lufta ne keshill mbi buxhetin perqendrohet sidomos tek pastertia e Tiranes.

Rama nuk e ka dhene shifren qe mendon ai per pastrimin e qytetit, ky eshte shkaku kryesor qe keshilli nuk ka pranuar ta votoje "me sy mbullur".

Gabim Lumidrin,

je i painformuar. Pretendimi eshte qe nuk eshte marre ne analize realizimi i 2008. Kjo si version mediatik.

Buxheti 2009 aprovohet ne nje forme tjeter , dmth duhet te kesh numrat para qe te diskutosh dhe aprovosh.

Sot Rama ka mbledh zyrtaret e bashkise per te demonstruar ate i lupset te demostroje. Se do perfitoje politikisht kjo eshte tjeter gje, por ama ka te drejte.

Po ne kete rast pyetja eshte e thjeshte : Meta cer fitoi ne kete histori , duke dit qe PD do votonte kunder sepse perfaqson kamp opozitar ? Asgje, fare fare.

Ketej nga memedheu thone : ky te dhjet numrat per i cike pushtet. Keshtu beri dhe kete rradhe.

Koth, informacion i marre nga gazetat.

Do jesh i mireinformuar se ç'fare ndodhe ne keshill kur dikutohet fondi per pastrimin e kryeqytetit.

Pa qene nevoja te jem prezent, edhe ne mungese te lajmit, e kam paraysh se si luhet "lufta politike" qe te bien dakort palet.

Nuk dua ta besoj e nuk e krijoj iden se çdo gje behet per qellim perfitimi personal, vazhdoj te kem besim se qellimi eshte i mire.

Dhe me duket se nuk mora krahun e asnjeres pale, e cilesova se ka te drejte Rama, te kerkoje voten e besimit mbi buxhetin, po ashtu kane te drejte keshilltaret te votojne kunder.

Nuk kam dhene asnje ekuacion me te panjohura.

 

Nuk e kisha me faktin qe ti je i painformuar ( mos i futemi per te 1000 here se cer bejne mediat kur raportojne ), por desha te theksoj qe ky refuzimi qe i beri Meta buxhetit duhet te konsideroje disa elemente qe do vijne me pas dhe qe per shkruart fare nuk kane asnje lidhje me buxhetin si qellim ne vetvete. Le te jemi serioze kur e diskutojme kete sepse edhe sikur te DUHEJ , nuk ka asnje mundesi praktike per ta cuar Ramen ne doreheqje dhe zgjedhje te raja.

PD ne kete histori eshte jashte loje dhe vota e saj eshte normale.

Ja veprimet e fundit te Metes :

Ka refuzuar uljen ne tavoline per te biseduar te faktoreve qe kerkojne aksion te perbashket te se majtes. Duke rrefuzuar edhe skemen edhe personat ai jep shenjen e qarte , me ze te larte qe eshte i veshtire per te rene dakort me te . Duke qene dhe feminor gjithashtu kete e reflekton formen  : une votoj kunder.

Kjo eshte llogjike e Dritan Prifti dhe e Monika Kryemadhit : adoleshente politike qe reagojne flake per flake.

Aq naiv eshte sa i duket se mund te imponohet duke mos votuar buxhetin. Tani per ta bere te qarte:  Kryetari i Keshillit Bashkiak , ai Dervishi i LSI-se , duhet te jape doreheqjen sepse nese nuk kalon nje buxhet vjetor bashkie, politikisht nuk ka pse rri me atje. Keshtu na e mbush mendjen top ai trimi qe i qan zemra per fondet  ne favor te qytetarit por dhe qe levizja kishte pikerisht kete kahje.

LSI dhe Meta rane ne gracke. Mbasi ta bejne lecke Meten politikisht ne opinion atehere mund te dale Berisha dhe te thote : qe ne nuk jemi aq te marre sa ta leme Tiranen pa qeverisje.

Dhe ne advance e ka thene ne nje rast kohe me para sikurse ka dhene prove qe do bashkepunoje me pushtetin lokal kur u be ai Takimi i Kryetareve Soocialiste me Kryeministrin.

Kete do e vendose Berisha se si do e beje , por ajo qe e percakton kete eshte shkalla e poshterimit qe do i bejne Ilir Metes.

Paralelisht me Lefterin, ndonese Rames i ndalun qarkullimin e molleve, ky bllokim jo vetem qe nuk i prish pune atij politikisht por i ndreq.

 

 

Koth, pse duhet marre gjithmon si nje urdher nga larte, "votoje, mos e voto", kur shkaqet per mosvotim  qendrojne.

Pse duhet ti shikojme gjerat ne nje menyre jo "ekzakte", e jo si na afron logjika.

A duhet ne te besojme se vjen nje dite dhe politika nuk vjedh, nuk "lufton" per interesat personale apo te nje grupi caktuar, por punon per interes te shoqeris.!!( merre numerin shumes, jo njejes).

Ti vete thua se kjo eshte nje ndeshje mediatike.

Eshte interesante te kuptohet se kush i luan fijet e kesaj ndeshje mediatike, i luan media ,apo politika?

Ne qofte se i luan media, ndeshja eshte e ndyre, e kunderta te jep nje fare shprese.

 

 

 

Koth, pse duhet marre gjithmon si nje urdher nga larte, "votoje, mos e voto", kur shkaqet per mosvotim  qendrojne.

Pse duhet ti shikojme gjerat ne nje menyre jo "ekzakte", e jo si na afron logjika.

 

“Votat e LSI-se nuk do jene kur ne mbeshtetje te buxhetit te rrumpallave dhe nuk do te votojme asnje buxhet qe vjedh qytetaret e Tiranes”, u shpreh Vasili.

“Nese Rama kerkon buxhet, atehere le te kerkoje votat e atyre qe ndihmoi per kalimin e Kodit Zgjedhor”, shtoi ai.

 

E more vesh lumdrin llogjiken e LSI-s???

Castro Troy,

 

Flm per barcaleten, e lezetshme dhe e goditur per situaten zgjedhore te Shqiperise

Atje situata Barcalete eshte me Lefti. hahahahahahhaha

 

Po me vjen inate me disa tipa ketu, qe mundohen ta paraqesin si viktime Ramen, sikur po i qane zemra se ka lene kalamajt pa buke.

Ai eshte nje finok, thjeshte nuk e priste kete bashkpunimin e LSI me PD

 

Aq paradoksale duket situata aty, sa duket sikur LSI me PS bejn gara, kush e kush ta kapi Salen i pari per te bashkpunuar. hahhahahahhaha

 

Edhe normal qe Sala ben ca te doje, ketej nga Qeveria ka PS , per cod ligj qe i don trapi Sales e voton, me shumice absolute 120 vota Pro.me keq se ne komunizem.

Ketej nga Bashkia, ka LSI, sa me e perdor si nxitese, qe te bashkpunoje me shume PS ketej matane.

 

Une se kuptoj, sesi mund ta akuzosh Ilir Meten, se lufton per karrike? hahhahahahha Po Edi Rama per ca po lufton, per solidaritet?

Normal, qe lufton per karrike, si gjith te tjeret????

 

Prandaj te thash o Lefti,se mire ato andej ne kryje jane Barcalete, por edhe keto peshqit e vegjel ketu ja fusin kot.

Llogjika e LSI-se, Liqen, eshte e qarte :

Ajo ja ngeci Derrin Maç Rames dhe tani ai s'ka ça ben ! e Zuri ! smiley

LSI eshte ne nje pozicion mjaft te favorshem, sepse me zgjuarsi i thote PS-se qe t'i kerkoje lemoshe PD-se tashme, siç beri per ligjet e tjera qe gotiten LSI-ne dhe qe i kane mbetur si hale ne fyt ...

Egziston nje shprehje famoze e Nikolo Macchiavelit : "Lufta fillon atehere kur e deshiron ti, por nuk mbaron gjithmone kur ty te pelqen"

Rama e filloi "luften" ndaj LSI duke e perjashtuar nga komisionet e KQZ-rat, duke e perbuzur e duke e shperfillur ... tashme reagimi i LSI eshte i natyrshem, dhe "beteja" apo lufta midis ketyre forcave s'mund te ndalet kur te behen OK llogarite e Rames ... keto jane hakat e LSI-se qe po dalin ...

por dale-dale, se dardha e ka bishtin prapa

Rama politikës : "Miratoni urgjent buxhetin e Tiranes"

 (ballkanweb.com)

Në një mbledhje të jashtëzakonshme në Pallatin e Kongreseve, Kryebashkiaku i Tiranës, Edi Rama i bëri thirrje politikës të hapë rrugën e të miratojë urgjent buxhetin

TIRANE - Kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama deklaroi sot sërish se buxheti i Tiranës po mbahet peng nga politika e vjetër. Rama u bëri thirrje politikës të hapë rrugën për buxhetin që të mund të përfundojnë punët në shërbim të komunitetit të Tiranës. Kryebashkiaku i Tiranës mbajti sot një mbledhje të jashtëzakonshme në Pallatin e Kongreseve, një diskutim të hapur për buxhetin e Tiranës që u rrëzua para pak ditësh në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Në fjalën e mbajtur rreth nje ore para të pranishmëve, Rama tha se buxhetin e bashkisë së kryeqytetit, e rrëzuan ata që për të interesa të ngushta politike u bashkuan kundër qytetarëve të Tiranës dhe ndaj buxhetit më të debatuar dhe më të konsultuar se të gjitha buxhetet e tjera.

“Jam këtu bashkë me ju që të përballojmë një situatë të jashtëzkonshme. Qytetarët nuk meritojnë të mbeten peng sepse fëmijët e këtij qyteti në radhë të parë nuk duhet dhe ne nuk do t’i leme peng të atyre interesave dritëshkurtëra që rrëzuan në Këshillin Bashkiat të Tiranës, buxhetin më të debatuar me qytetarët e Tiranës, dhe pa dyshim buxhetin më të mirë që kemi realizuar”- theksoi Rama.

Kreu i Bashkisë, tha më tej se “ne kemi bërë analizat dhe sintezën më të përshtatshme për të përmbushur numrin më të madh të kërkesave të qytetarëve dhe komuniteteve nga Kodra e Priftit në Kamëz, nga Selita deri në Laprakë, nga Tirana e vjetër e deri tek Tirana e Re”. Sipas kryebashkiakut mosmiratimi i buxhetit po mban peng shumë punë të pambaruara në territorin që përfshin Bashkia e Tiranës. Në këtë kuadër Rama i bëri thirrje politikës të reflektojë pasi sic theksoi ai “buxheti nuk është i politikës, por i qytetarëve. Buxheti është i qytetit jo i politikës, i nevojës së zgjedhjeve, jo ambicieve të të zgjedhurve”.

Sipas tij, “interesa të tjera nga ato të qytetarëve, arsye të tjera nga ato të ekspertëve, arsye të tjera nga ato të votuesve bashkuan në sallën e Këshillit Bashkiak të Tiranës, votat kundër buxhetit të të gjithë kryeqytetit“.

“Buxhetin e Tiranës e rrëzuan veset e një politike të vjetër prej 18 vjetësh, politikanët dhe interesat e ngushta të cilat sakrifikuan këtë herë qytetaret dhe qytetarët e Tiranës, të qendrës dhe të çdo periferie, që gjatë dëgjesave publike kanë kërkuar dhe kanë votuar investime për rrugë, shkolla, kopshte, çerdhe parqe apo shërbime me cilësore në pastrim”, pohoi Rama.

Më tej Rama kërkoi, “që të gjithë duhet të përballojmë një situatë të jashtëzakonshme, sepse kemi një fuqi të jashtëzakonshme për këtë qytet të jashtëzakonshëm, i cili nuk meriton të mbetet peng”.

Pasi përmendi me zëra përparësitë e buxhetit të vitit 2009, i rrëzuar dy herë nga anëtarët e Këshillit Bashkiak , z. Rama përmendi edhe disa nga arritjet e bashkisë së Tiranës për vitin 2008. "Kemi asfaltuar 1 milion e 300 mijë m2 rrugë, sistemuar 440 mijë m2 katror trotuare, kemi ndërtuar dhe rikonstruktuar 36 shkolla, kemi rikonstruktuar 17 kopshte e 26 çerdhe, që janë shumë për politikanët, dhe shumë pak për ne shërbëtorët e qytetarëve”, tha z. Rama.

Kryebashkiaku mbajti edhe në datën 15 Janar një konferencë per shtyp me të njëjtën temë.

Disa ditë më parë Këshilli Bashkiak i Tiranës rrëzoi për të dytën herë radhazi, projektbuxhetin e Bashkisë së Tiranës për vitin 2009. Projektbuxheti u rrëzua nga votat e Këshilltarëve demokratë dhe abstenimin e këshilltarëve të LSI-së, të cilët e konsideruan atë "të pamotivuar, me mangësi dhe jo të denjë për kryeqytetin". Më parë, ky projektbuxhet ishte rrëzuar gjatë votimit në mbledhjen e datës 19 dhjetor 2008.

E degjuat Ramen?  Kryeqytetasit meritojne krye sherbim.  Edhe keto fjale vijne nga njeriu qe pretendon te qeverise gjithe Shqiperine!

Buxhet i padetajuar, buxhet qe kundershtohet nga shume kryetare te njesive bashkiake, buxhet i padebatur, pervecse me xhaxhallare militante te PS-se, e ka hak rrezimin qe i eshte bere nga shumica e keshilltareve.

Aq me keq kur kesaj i shtohet arroganca e Rames duke braktisur debatin per buxhetin.

 

Nese Rama nuk reflekton, zgjidhja jane zgjedhjet.  Te flasin qytetaret e Tiranes per njerezit qe do te zgjidhen dhe do te jene shumice ne ate keshill. 

Mbeshtetje per voten normale te PD-se, si opozite dhe voten mjaft te guximshme dhe per nje buxhet per qytetaret te LSI-se.

Ka qene mesuar Edi Rama qe te bente buxhetin sic i tekej dhe ne keshillim te vazhdueshem me kokedhimat e tij.  Aq sa parashikohej te financoheshin objekte qe kishin perfunduar njehere. 

 

Luzhjana Abazaj: Ja gabimet e buxhetit të Ramës në njësinë nr. 6

Kryetarja e njësisë bashkiake nr. 6 në kryeqytet, Luzhjana Abazaj, i ka bërë thirrje edhe një herë kreut të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, që të reflektojë sa më parë në drejtim të hartimit të projektbuxhetit të bashkisë së kryeqytetit. Sipas kryetares së kësaj njësie, Abazaj, janë fakte të shumta të cilat po zbardhen dita-ditës nga të gjithë drejtuesit e njësive bashkiake në kryeqytet, që flasin për faktin se ka një mungesë transparence të theksuar në drejtim të realizmit të investimeve të parashikuara për vitin e kaluar. Ndërkohë që sipas saj, “përsëri në projektbuxhetin e këtij viti që është rrëzuar nga votat e këshilltarëve, kjo transparencë është përsëri e munguar”. Abazaj tregon me fakte që në këtë buxhet janë përfshirë edhe tri rrugë, për të cilat është investuar që në vitin 2003 nga kooperacioni italian. Bëhet fjalë për segmentet rrugore "Llazi Miho", "Llambi Bonati", "Hamdi Cenoimeri". Duke folur për mediat pranë njërës prej rrugëve, Abazi ka thënë: “Kjo është një ndër rrugët që Rama e ka parashikuar në projektbuxhetin e tij, të rrumpallës do ta quaja, të cilën e ka vënë për sistemim dhe asfaltim. Si kjo rrugë, që quhet "Llazi Miho", ai ka vënë në "Thuaje fjalën tënde" në projektbuxhetin, që e ka paraqitur në takim me popullin, jo vetëm këtë rrugë, por edhe dy rrugë të tjera, "Llambi Bonati" dhe "Hamdi Cenoimeri", të cilat janë kryer nga kooperacioni italian në vitin 2003. Unë shtroj pyetjen se çfarë do t'iu bëjë këtyre rrugëve më zoti Rama me projektbuxhetin e vitit 2009-të?” Ndërkohë që sipas Abazajt, “në këtë projektbuxhet janë parashikuar edhe investime të cilat kjo njësi bashkiake i ka të mbyllura në investime nga bashkëpunimi me Fondin Shqiptar të Zhvillimit”. Duke replikuar me Ramën për çështjen e mendimit të komunitetit në shpërndarjen e investimeve, ajo kujton shqetësimin e komunitetit të Kombinatit lidhur me çështjen e sheshit "Garibaldi", të cilin ata nuk pranuan ta betonizojnë. Për këtë çështje Abazi ka treguar këmbimin e mesazheve në telefon me kreun e baskisë, Rama, i cili i kthen përgjigje fyese ndaj shqetësimit të banorëve. Edi Rama shkruan në sms-në e tij: "Thuaju atyre injorantëve të shohin pjacat e lagjeve të Italisë dhe të Spanjës e të mos hanë m... kot", - duke i kthyer përgjigje kryetares së minibashkisë, e cila i ka përcjellë shqetësimin e banorëve.

Standard

 

Kjo shprehje e Kryetarit qenka publikuar ne disa media sot, si prsh gazeta Standart, 55, Gazeta Sot etj etj ... kuptohet, do te ishte çudi qe mediat e kafese dhe te kazaneve te plehrave te publikonin kete "herezi"

Reagon Partia Demokratike : "Edi Rama te dorehiqet"

Edi Rama, njëlloj si Hamasi - bombardoi vartësit me pushime nga puna, nëse s’i vinin tek monologu

Partia Demokratike reagon pas mbledhjes që organizoi Edi Rama me vartësit e bashkisë dhe familjarët e tyre

Partia Demokratike deklaron se buxheti i bashkisë së Tiranë për vitin 2009, nuk do të miratohet, për sa kohë nuk parashikon ndërtimin e banesave sociale, kur dihet se në Tiranë ka më shumë se 3000 familje të pastreha, dhe njëherazi nuk parashikon krijimin e mundësive të punësimit për qytetarët e Tiranës, por me të synohen qëllime dhe interesa të ngushta klienteliste. Takimet e sforcuara nuk mund t’i shërbejë si alibi Ramës, për mos miratimin e buxhetit të bashkisë

 

 

Shalsi vazhdon kritikat ndaj PD e LSI

20/01/2009 20:05

Shalsi vazhdon kritikat ndaj PD e LSINenkryetari i bashkise se Tiranes, Eduard Shalsi ka akuzuar serish PD dhe LSI per rrezimin e buxhetit te vitit 2009.


Gjate nje vizite ne nje nga zonat periferike te kryeqytetit, ku ka probleme me ujerat e zeza, Shalsi akuzoi dy forcat politike per kete situate.

“Kerkeses se banoreve ne i jemi pergjigjur duke perfshire ne buxhetin e vitit 2009 projektin per kanalizimin. Por Berisha dhe Meta e rrezuan kete buxhet qe do te zgjidhte edhe kete hall te banoreve”, ka pohuar Shalsi.

Pyetje: Di gje kush, a eshte aprovuar apo jo buxheti i bashkise?

Kam lexuar se Edi Rama ka deklaruar, qe buxheti eshte aprovuar me 29 vota pro. Kurse ne te vetmet gazeta te lira e te pavarura smiley , Gazeta 55, Rilindja Demokratike lexoj per nje proces te pavlefshem, blerje keshilltaresh, dhe xheste talljeje te z. Edi Rama me prekje organesh gjenitale ne stilin moonwalk te Michael Jackson.

Hunter,

se une e di qe ti vdes per i cike info :

Sekretari i Keshillit Bashkiak , ai qe ben letrat thote qe votimi eshte i rregullt dhe buxheti ka kaluar. Kjo si sefte

Tani per ate qetren qe te intereson me shume :

Eshte nej zv/minister i permrendshem i qeveriut te madh qe i tha Rames , ne te rrasim mrena per 14 euro dhe jo me 14 milion.

Ene qeveriu i Tiranes i beri ate shenjen klasike qe nenkupton per shumicen e pipellit : ti te  rruan k...in ?

Zhuzepines i kishte ardh turp qe e kishte degju ene ishte kuq e ba flake .

Per fatin tone te mire (flas si qytetar i Tirones) buxheti u aprovua me 29 vota nga 53 gjithsej. Edhe sot foli ne nje konference per shtyp sekretari i keshillit bashiak, i cili ka detyre organike numurimin e votave, duke thene se votat pro ishin 29 nga 53 gjithsej. Keshtu qe ne qytetaret shpetuam nga nje ngerc abuziv apo puc mjedisor qe kerkonte te shkaktonte PD-ja dhe LSI-ja per te qelbur Tironen per disa muaj.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).