Biberaj habitet nga surpriza e Topallit

Shkarkimi nga delegacioni ynë në Këshillin e Europës, indinjon deputetin shqiptar

Deputeti demokrat, Aleksandër Biberaj, e quajti "puç institucional" shkarkimin e tij të fshehtë prej Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli, nga posti i kreut të delegacionit shqiptar në Asamblenë e Këshillit të Europës. Në një intervistë për "Ora news", Biberaj ka folur në lidhje me shkresën që Kryetarja e Kuvendit i ka nisur kryesisë së Këshillit të Europës për zëvendësimin e tij me deputetin tjetër demokrat, Ilir Rusmajli, duke shprehur habinë e tij për këtë veprim, i cili sipas tij është bërë në fshehtësi të plotë.

"Është një surprizë, një gjë absolutisht e paparashikueshme. Jam detyruar të lidhem me Strasburgun, nga ku jam informuar që, para disa ditësh është dërguar një shkresë, e cila kërkon zëvendësimin tim si kryetar, por njëkohësisht as anëtar dhe as zëvendësues në delegacion.

Pra, është një përjashtim nga të gjitha funksionet që unë mbaj në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës. Mendoj se është një veprim aspak i denjë, është një veprim që na kujton kohët vjetra dhe që kryhet në një konspiracion të plotë. Ky rast përbën një puç të pastër institucional dhe nuk është fare në përputhje me rregullat dhe normat e një demokracie", - u shpreh Biberaj.

Gjithashtu, ai ka bërë të ditur se menjëherë pasi ka marrë njoftimin nga Strasburgu, është përpjekur që të kontaktojë me drejtuesit më të lartë të PD-së dhe grupit parlamentar, pra si me kryeministrin Berisha, me Kryetaren Topalli, apo edhe me Kryetarin e grupit Patozi, tentativa që sipas tij kanë rezultuar të dështuara, pasi asnjëri prej tyre nuk ka pranuar të ngrejë telefonin për të sqaruar pozicionin e tyre lidhur me këtë çështje.

Ndërkohë që, sipas tij, vendimi i Kryeparlamentares Topalli bie ndesh me rregulloren e Kuvendit, e cila parashikon që në rastin e zëvendësimit të anëtarëve të delegacioneve përfaqësuesve në organizmat ndërkombëtare, duhet të merret më parë dhe pëlqimi i kryetarëve të grupeve parlamentare dhe shkarkimi të bëhet më pas me votë në seancë plenare.

Nga ana tjetër, ai ka hedhur poshtë dhe pretendimet e Kyetares së Kuvendit se shkarkimi ka patur si motivacion shkeljet financiare me biletat e udhëtimit. Biberaj ka bërë të ditur se Kuvendi s'i ka paguar atij asnjë prej biletave të udhëtimeve jashtë shtetit, pavarësisht se përfaqësonte delegacionin zyrtar të legjislativit tonë.

"Çështja e biletave është një tymuese që synon të spostojë vëmendjen nga problemi kryesor, problemi kryesor është shkelja e Kushtetutës së Kuvendit. Çështja e biletave është një shpifje e ulët dhe jo serioze, pasi unë për çdo takim kam njoftuar znj.Topalli dhe asnjëherë s'kam marrë përgjigje", - u shpreh Biberaj.

Deklaratë për shtyp nga Zyra e Shtypit e Parlamentit

Zyra e shtypit
Tiranë, më 23 janar 2009
 
Asgjë nuk është e vërtetë  nga ajo që thuhet në njoftimin e shtypit të Aleksandër Biberajt .
 
Kuvendi sqaron se Kryetarja e Kuvendit, pasi është konsultuar me Kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, sic e parashikon edhe neni 7, pika 3 e Rregullores së Kuvendit, I ka dërguar letër Këshillit të Evropës për zëvendësimin e Aleksandër Biberajt me një deputet tjetër.
 
Arsyeja kryesore e këtij zëvëndësimi vjen për shkak të shkeljeve të rënda financiare të udhëtimeve që Biberaj ka bërë në  mënyrë të paautorizuar,  në emër të Kuvendit dhe që  nuk kanë të bëjnë me pjesëmarrjen e rregullt të delegacionit në seancat e Asamblesë foto23 Parlamentare të Këshillit të Evropës. Këto të fundit janë miratuar  gjithmonë nga Kuvendi.
Rasti I sjelljes së Biberajt është rast unik.
 
Kryetarja e Kuvendit  ka mbështetur vazhdimisht dhe ka miratuar pjesëmarrjen  e delegacionit, përfshi këtu edhe z.Biberaj, në çdo sesion parlamentar të Këshillit të Evropës, në respekt të këtij institucioni. Madje në disa raste ka miratuar edhe udhëtime jashtë sesionit parlamentar të  anëtarëve  të delegacionit edhe në aktivitete të tjera të KE-së.

35 Komente

Ne fakt ajo tema tjeter eshte per gallate, kjo ketu eshte shume me e rendesishme. Sido qe te jete e verteta, dhe pavarsisht se kush ka te drejte, do te kishte qene me mire qe Topalli te ish treguar me e duruar ne kete drejtim dhe te mos e shkrepte ne befasi.

Biberaj ka bërë të ditur se Kuvendi s'i ka paguar atij asnjë prej biletave të udhëtimeve jashtë shtetit, pavarësisht se përfaqësonte delegacionin zyrtar të legjislativit tonë.

Po për ktë mer pra ta kanë fut... pse je burrë më i mirë se të tjerët që nuk përfiton nga paret e shtetit?

Nese eshte vertet keshtu,e ma do mendja qe te jete shume mire kane bere qe e kane shkarkuar.Le te mesohen te sillen me me pergjegjesi me paret e shtetit.Mendoj se eshte gjithçka e verifikueshme.....Adio Biberaj.Ne fund te fundit u dogje vetem ti...

Keshtu si eshte renditur ne faqen e PPU (titujt) une daltnienja po lexoja titullin  ne formen " surpriza Shekulli " me llogjiken e transformova surpriza e shekullit smiley , e di e di pa lidhje 

  Nejse mua me duket se Jozefina nuk duket per"kursimtare"

Tani ju nuk doni ta kuptoni apo me verte nuk e kuptoni se ky eshte sulmi i rradhes ndaj Presidentit Topi?

Topalli dhe Sala e bene te paguaj Biberaj mos mbeshtetjen e paçavures per dosjet. Mire Sala se komunist ka qene, po kjo qe ka qene e persekutume vete si lejo qe te tallen me njerzit keshtu? Po kur t'i lidhesh interesat me Ilir Rusmajlin qe vje nga nje familje ultra-komuniste, domosdo do e "kurverosh" mendimin.

S'po i gjehet qe s'po i gjehet ilaçi fares se keqe! Edhe ne Afganistan sipas nje raporti te ketyre diteve, talebanet kontrollojne akoma nje pjese te mire te vendit.

 

Edhe si sulmohet Topi ketu , kot me te pyt se mos na ka shpetu nai gja pale.

Sulmohet Koth dhe kuptohet pavaresisht ca gjonave jo-publike qe mund te mos i dish.

Mjafton te dish qe Biberaj eshte nje nga hartuesit e versionit te pare te ligjit, atij qe Topi pat firmos si kryetar i grupit parlamentar dhe qe keta e cungune per te shpetu Gramoz Ruçin me shoke. Si Topi si Biberaj jane shprehur ne mbeshtetje te atij versioni dhe jo te ketij. Presidenti duke mos e firmos ligjin tregoi qarte qe nuk pranon te behet pjese e ca pazareve idiote qe behen ne kurriz te te persekutuarve. Biberaj nuk pranoi te bente "marketing" per ligjin ne Strasburg dhe u ndeshku.

Ja si mendoj une per kete rast. DIcka kam thene dhe nje here tjter te ngjashme por meqe mu dha rasti :

Topi ka nje mandat qe mbaron shume vone, ndersa Topalli ka nje mandat qe i mbaron mbas nja 150 diteve e ja heq te gjitha privilegjet qe ka ( edhe te foluren ne emer te shqiptareve ) .

Ne kete kuptim robi ka disa perparesi personale , familjare e kam fjalen qe mundohet t`i marre ne emer te pipellit, por qe ne rastin konkret ngecin ke dera e presidences dmth e Topit. Kaq eshte kjo , nuk eshte pune dosjesh e lesh hamami. Kaq arithmetike e di Bamiri

Ti e di shume mire qe nese do me i hanger koken dikujt i duhet bere dhurate nje motor, mundesisht 1000 kubiksh, ndersa qe ti hash koken nje femre te formatit Xhusepine thuaji qe je e mencur. smiley

Te ka lezet shpirti mor ta marrsha.

Sa bukur fillon: "Asgjë nuk është e vërtetë  nga ajo që thuhet në njoftimin e shtypit të Aleksandër Biberajt ."

Ja se si ka ndodhur ngjarja ...........

 

Vendim i Komisionit të Rregulloreve dhe Procedurave të Këshillit të Europës për të kaluar në një fazë tranzitore të quajtur “pezullim” mes Këshillit të Europës e Shqipërisë.

Shkurt nese vjen mroklla kjo eshte nje si pune qurra te varme ! smiley

Sander Biberaj eshte çun per se mbari, djale artist, nderi i PD (se te tille PD-ja i ka me kokrra). Ka bere nje pune te shkelqyer ne krye te delegacionit tone prane KE-se. Per here te pare krijoi dhe futi nje fryme bashkejetese te shkelqyer ne delegacionin shqiptar ne KE. Po e marre te mireqene (gje qe nuk eshte fare e vertete)... "Arsyeja kryesore e këtij zëvëndësimi vjen për shkak të shkeljeve të rënda financiare të udhëtimeve që Biberaj ka bërë në  mënyrë të paautorizuar"... Çfare ka bere ky per t'u shkarkuar ??? Thjesht, ka ndjekur rregullisht takimet e punes te KE-se jashte Strasburg-ut. Se jo per gje, por eshte dhe zv.president i AP te KE-se.

Veprimi i Zanfit shume i ulet, shume fshataresk. E kam thene shume here, komunizmi vazhdon te veproje fuqimisht ne Shqiperi. Por do te thyejne koken ajo dhe te gjithe komunistet e tjere.

Davis, ditto! Sandrin e njoh personalisht dhe ndaj te njejtin opinion me ty per cilesite e tij -- Nga kjo histori, PD-ja, por sidomos Jozi, do te humbase shume...

 

Po po,

Por ky Sander Mafishja gati e boni nje rremuje te madhe kur se bene drejtor telekomi anej ka viti 2005.  Si gjithe shoket eshte dhe kyja  po he.

Kur si del e vetja, te ben gropen smiley

smiley

 

Ja, per zotin, ket punen e drejtorllikut s'ma ka thane, Sandri (nuk esht mafishe, Tushe, te kan genjy). Pastaj ai ka qene zv.drejtor i Telekomit qysh nga '94, me sa me kujtohet, pse do ishte kaq problem te behej drejtor ne 2005? Aq me teper qe ne 2005 ishte dhe deputet...

 

Megjithate, duke pat parasysh saktesine e lajmeve te tua, o Tushe, une edhe kesaj here po te besoj... smiley

Nje grua  e ulet si "dizenjatorja" s'mund te qelloj aq lart.

S'besoj seshte Jozi pergjejsja e kesaj "surprize". Ajo eshte ushtari me i bindur qe ka Berisha dhe ka dhene prova qe pa urdher nuk shkon dot as ne banjo e jo me te beje intriga te tilla,.

Jo jo nuk i bindet. Me keq akoma shkon tek ai qe t'i shtoje dozen e helmit!

shume te fella keto pune ...mund ti dine e kuptojne vetem ca qe nuk kane as çelesat e kashtes te ahurit te tyre.Qe ketu ka lufte poltike ,ketu s'do mend.Nderkaq Biberaj veç duhet te justifikoje shpenzimet e tija,e te mos abuzoje.....Edhe 150 dite te tjera do te behet si thote Topalli.Kini durim e pastaj shohim.Ne kohen e kapterreve qe ia ndaluan Topallit edhe shkollen e larte nuk behej fjale per heqje nga komisioni ,por per heqje ekoke e sper shume me pak.Tashti erdhi dita e Jozit.Per kater vjet mbreteroi si zonje e madhe,e bukur e ndershme ,sojlie e fisnike....??Keni ne dore ne qershor te votoni Lenkat e themijet koktulore...Dru se kam frike ...se Jozit i ka hije shume ai vend......  smiley

O Zana, car ke qe merr kot?

Nuk e kupto qe problemi qendron pikerisht te fakti qe me sjelljet e saj Jozi po shtyn njerzit te votojne ato Lenkat e Themijet ose ne rastin me te mire qe te mos votojne fare.

Pse nuk do ta kuptosh qe krahut te Jozit i intereso humbja qe te rekuperoje PD-ne?

LS,

lexoje kete linkun se mbase dhe ndryshon mendim per rolin e vertete te Zhuzepines ne jeten pulitike shqiptare. smiley

Ministria e Jashtme organizon seminarin: “Politika e Jashtme e SHBA-ve; Administrata e re, Doktrinë e re – Perspektiva Rajonale” ...Në këtë takim morën pjesë Kryeministri z. Sali Berisha, Ministri i Punëve të Jashtme, z. Lulzim Basha, Ambasadori amerikan në Tiranë, John Withers II, analisti i njohur për çështjet ballkanike Jonuzc Bugajski, historiani Brend Fischer, Kryetari i Partisë Socialiste Z. Edi Rama, deputetë dhe përfaqësues të politikës, ambasadorë të akredituar në Tiranë, etj... Zhuzepina mungon. 

Cudia modhe!

Pse o Koth u dashka te ndryshoj menie.  Mos po them gjo qe Jozi dhe Basha shkojne mire? Pikerisht per te heq qafe kopistet, Jozi prefero qe PD t'i humbi zgjedhjet.

Si Jozi, si Rama nje target kane, kopistat. Ata jane pengesa qe krahu ordiner te marri PD-ne, dhe arma e vetme e PD-se kunder te majtes.

 Po s`na the ku ishte o Koth...

O i ka dale nonji pucerr qe se mbulonte kremi e pudra ose kishte ca ferren nga Dubai..

Se cfare lufte kane, a si ja hane melcine njeri-tjetrit, eshte puna e tyre. Po Shqiperia dhe imazhi i saj nuk ia ka borxh.

 

Biberaj duhej t'ju qendronte rregullave e ligjeve.U shkarkua ,ok ,nuk jam dakort.Kush eshte proçedura??Topalli ne zevendesimin e Biberaj me ate tjetrin ka shkelur ligje o rregullore??Te vertetohet.Me vjen keq se ende duke filluar nga parlamentaret nuk ka kerkund edukate legale....

Problemi me politikanet tane eshte se mbasi marrin voten e robve, harrojne pse jane ne karrike. E me tej sillen sikur e kane trashegim kete te fundit. Sidoqofte, ne kete rast, kane krijuar nje situate shume te shemtuar, qe e ha imazhi i vendit, se atyre u eshte bere lekura sholle.

Keta meritojne pikerisht ate qe kane shpik vete, te kapen prej zhelesh e t'i cosh nga kane ardhe. 

Pse nuk do ta kuptosh qe krahut te Jozit i intereso humbja qe te rekuperoje PD-ne?

 

Ashu?? Epo mire...one way or another...Birisha del ne pension. Hapi i pare.

Se pari Grup ke harru me thone fjalen lmagjike "M'fal se po ju dhjes halen" lol

Se dyti ne Shqiperi nuk del politikani ne pension. Ose o qefli e ik me pushime (si Nano) ose rri aty deri ne vdekje. Nuk iken Sala sido qe te shkojne zgjedhjet.

Gezohem qe je sheruar nga gripi...se pari. Dukesh shume me mire. Te thash qe ato gjera kalojne.

Se dyti...ka vende per te shkujt Sala me pushim sa te duash. Per shembull...Torovica turistike.

Shyqyr Zotit o Grup nuk kom qene hiç smune keto kohe una. Ene amon mos me nill gripna se jone bo t'kqij fort!

Po ti nuk m'ke kuptu mu mer jah. Una nuk po thomi qe Sala s'ka ku me shku me pushime, po qe Sala s'ka qellu qefli e qe s'do me shku me pushime.

Pastaj toroviles sikur i "bje" ai i juji me duket! lol

Nuk e di nga bie kjo "torovila"...po Torovicen e di qe eshte vend i bukur e Ministria e Turizmit e kish cilsu si "Perle".

Tani nese s'eshte qefli i plazheve...edhe nje pune mund tja gjejme. Ka vende per doktor sa te dush...apo profesor ke UFO-ja.

S'eshte problem ky...po nese paskemi dhe Xhozin ne krahun tone...hallall a paskemi smiley Kot s'them une qe i kemi te sigurta zgjedhjet.

O Grup a e di ti se car ju gje juve po te fitoni zgjedhjet?

Ububu-ja none! Bohet rradha neper gjykata qe dite e note mos pushoi puna. Kurse una kthehem direkt ene hap biznes portokallesh (se jom kundrra dahonit). Ty sa here te kthehesh m'Shqipni do te te kem klientin kryesor se nuk do te te maroji lista e atyne qe do i çosh portokalle.

Mo gjate nuk te sqaroj dot po jom i bindur qe po ta vrasesh menien e kupto se çar du me thone (jo per portokallet ore se ajo qe batute)

ah, meqe ra fjala....

http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=57986

Topalli: Opozita të lexojë rregulloren

Këshilli i Evropës pranon Rusmalin

 

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka ratifikuar dje kredencialet e delegacionit parlamentar të Shqipërisë, si dhe emrin e Ilir Rusmalit si anëtar i delegacionit shqiptar. Nga Strasburgu bëhet e ditur se, pas ekzaminimeve të objeksioneve të ndryshme të bëra, Asambleja Parlamentare e KE-së ka dalë në përfundim se nuk ka tregues që parimet e garantuara nga rregullat e procedurave të Asamblesë nuk janë respektuar në emërimin e anëtarëve të delegacionit parlamentar të Shqipërisë dhe më tej vendosi, në një rezolutë unanimisht të miratuar sot, të ratifikojë kredencialet e tyre. Ky lajm është pritur si një triumf nga mazhoranca, e cila nëpërmjet Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, ka vlerësuar qëndrimin e Këshillit të Evropës. Topalli, duke iu drejtuar opozitës, u ka kujtuar këtyre të fundit se KE-ja ka votuar emrin e Ilir Rusmalit si anëtar të delegacionit shqiptar, pasi Komisioni i Rregullores e kishte gjetur zëvendësimin e tij, në mbështetje të plotë të rregullores së KE-së dhe të Kuvendit shqiptar. Kryeparlamentarja i ka quajtur mashtrime dhe gënjeshtra deklarimet e bëra nga opozita dhe deputeti i saj, Kastriot Islami, se gjoja janë ngrirë kredencialet për Shqipërinë. Ajo ka këshilluar deputetët e opozitës, se herë të tjera, para se të flasin për rregulla e ligje, bëjnë mirë të kalojnë nga një xhiro në Strasburg për të parë se si funksionojnë gjërat. Gjithashtu, Kryetarja e Kuvendit u shpreh se deputetët e opozitës duhet të lexojnë rregulloren e Kuvendit para se të bëjnë deklarata për shtyp dhe akuza publike, të cilat rezultojnë si të pabaza.

Ky lajm është pritur si një triumf nga mazhoranca, e cila nëpërmjet Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, ka vlerësuar qëndrimin e Këshillit të Evropës

Ky lajm është pritur si një triumf nga mazhoranca, e cila nëpërmjet Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, ka vlerësuar qëndrimin e Këshillit të Evropës

 

Edhe une ashtu mendoj Hunter.

Dje kishte zhvillime interesante ketej . Biberaj ne TCH, Bash Kopliku, Muc Nano, Minxhozi dhe Cili zepaket

90 minuta ne TCH eksponente te PD e bene pacavure Zanfin.

Ne Klan : Jozefina ( oh oh ) Baton Haxhiu, Rakipi, Peza , Bejtja ( oh oh Betja )

Me keq ketej puna : regjia e mencur e Klanit ( se TV nuk e komandon Zanfi po tjeter kush )  sa here kepuste ndonje gommarllik Zanfi fokusonte  te zgerdhiment e Pezes dhe Bejtes.

Bejtja a cun i qut shume.  E detyroi Zanfin te thoshte : Prokuroren do e kapja me shqelma smiley

Oh oh Berisha ne Davos flet per ekonomine boterore . Qyrrat var ketej situata. Se Berisha a usta ne ca gjera nuk a si Zhazi.

Pranej thuhet ketej qe kane ngel vetem 149 dite smiley

 

 

 

Qaj hallin Jozit, ti. Jozi, tre here ka kandiduar dhe tre here eshte zgjedhur ne mazhoritar, pa i thene faleminderit as sekretarive te partise e as ndonje gazete/televizioni. Te tre heret, edhe ne '97, PD ka qene ne opozite. Nese sot PD eshte ne qeveri i detyrohet njerezve si Jozefina Topalli. Ne zonen e influences te Jozit, PS me zor qe del partia e trete. Ti vazhdo me TCH, Klan e kompani a thua se politika behet ne televizione e jo ne terren. Ja te zeme se Sali Berisha vihet perballe kushtit: O Jozefina o Sandri. Ke do te zgjedhi? Ate qe i sjell 7 deputet ne parlament apo ate qe ka mbeshtetjen e TCH bashke me gjithe gazetaret e vet?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).