Berisha obelisk te Piramida dhe ditë përkujtimore për viktimat e komunizmit

Tiranë-Kryeministri Berisha shpalosi sot idenë e ndërtimit në një obelisku para piramidës në nderim të viktimave të komunizmit. Po kështu do të shpallë 20 shkurtin, si ditën në nderim të këtyre viktimave. Berisha është shprehur se “kjo datë është data e ngadhënjimit të atyre që patën kurajon të përmbysin realisht bustet e gjalla dhe të vdekura të diktaturës”. Kjo datë përkon me rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës në ’91.

smiley>

Vendimi u mor sot në mbledhjen e qeverisë ku u votua edhe projektligji “Për krijimin e Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Sistemit Komunist në Shqipëri”. >smiley>

Duke folur për krimet e komunizmit, Berisha tha se “Shqipëria nuk ka zgjedhur hakmarrjen, përsa i përket sistemit të shkuar, pasi kjo nuk do të ishte gjë tjetër, vetëm rrezikim për ripërsëritje të asaj që ka ndodhur. Por e vërteta është se nuk kemi zgjedhur as drejtësinë”. Sipas tij ka vende që kanë zgjedhur drejtësinë, por ne vijoi ai “si me ligjin e spiunëve edhe me të gjitha vendimet dhe ligjet e tjera që do të ndërmerren, kemi zgjedhur më së shumti një kufizim të përkohshëm të të drejtave të asaj kategorie që kanë qenë të përfshirë”.

smiley>

Përsa i përket zgjedhjes së datës Berisha është shprehur se kjo datë është data e ngadhënjimit të atyre që patën kurajon të përmbysin realisht bustet e gjalla dhe të vdekura të diktaturës. Për më tepër 20 shkurti është dita që e bëri Shqipërinë me opozitën e vërtetë, pasi nga dita e themelimit të PD-së. Gjithashtu, Kryeministri vuri në dukje se “do ti propozohet parlamentit që të vendosë për ngritjen e obeliskut në nderim të viktimave të sistemit komunist, para piramidës së diktatorit, e cila sot është Qendra e Kulturës “Pjetër Arbnori”.

14 Komente

 Po kështu do të shpallë 20 shkurtin, si ditën në nderim të këtyre viktimave

Dmth do na e boje pushim zyrtar 20 Shkurtin qe te dalin mileti nga liqeni dhe piramida me buke me vete dhe ti leshojne e ti hudhin qeset perqark obeliskut ?

O Sali o provoktator i keq, po te punoshe sic duhet ti si kryeminister dhe trangujt qe ke ne qeveri, do ti kishe nderu 100 here me shume viktimat e komunizmit.

Pse mer luni me ket milet kaq keq. Po e cmenet miletin fare mer.

Nuk do njeri lapidare, pse mre vetem ke vdekja do ja cosh menjen miletit. Njerzit duan te jetojne o ogurzi !  Nuk dun te nigjojne ty dhe kallamin e gjate te PS-se qe luni sa me emra rrugesh, obeliske, monumente qe ju rafshin kaptines qe te dyve ishalla !

 

O Nexhmie...po leri kallamat rrehat. Kallamat s'po te prishin pune. Pasta...beje per hatrin tim...

Po une du me dit si do duket ky obleisku?? Pra...me dy gishta...apo me nje gisht?

Nga dhimbja e deritanishme i bie qe te mos jete vetem nje gisht po nje parakrah i tere.

Ke pyeti ky qe vendosi qe te mos i zgjidhi krimet e komunizmit para drejtesise. Dhe ke perjashtoi ky nga politika kur kete te drejte e ka akoma edhe ky vete edhe Gramoz Ruçi?

Le te shpresojme qe instituti do e boji nje pune se ai do jete aty edhe kur ky te kete ik.

Lizander, kush eshte "ky dhe ai/ajo"?

Une s'kam problem me obleisqe...fundja fundit...pse jo dhe nje obelisk. Piramide kemi, kembane kemi po atje, edhe nje obelisk s'do ishe keq. Pastaj edhe nje sfinks me fytyren e Sali Berishes...dhe krijojme perandori te re.

Une dua te di vetem sa gishta do ket obelisku...1, 2 apo nje grusht te tere?

O mer grup se ti je i kapshem zakonisht

"ky" = Sala me pra mo.

Kurse per formen e obeliskut nuk e kuptoj pse insisto te nje gisht i vetem qe mua me duket shume pak per te personifikuar te futmen qe po i behet atyre qe kane vuajtur nen komunizem.

Po tani...edhe 2 gishti e perfaqson te futmen...po edhe me grusht. Cave ashtu ju pelqen...cave si puna e Shqiptarve.

Mire grupo,

Meqe e paske merak kallamin, po ta le rehat e po ta le ty te terin smiley

aha nexho prandaj nuk te pelqeka obelisku per viktimat e komunizmit se e paske emrin nexhmije,nuk besoj se e ke mbiemrin hoxha apo jo.

 Kryeministri Berisha shpalosi sot idenë e ndërtimit në një obelisku para piramidës ...

complete with camels and tour guides, one would hope smiley

 

Me ne fund kamunisti Birisha ka vendosur edhe ne emer te te gjithe kamunsteve te tjere ti kerkoj falje publike njerezve qe vuajten nen regjimin totalitar komunist. Me mire vne se kurre o kamunist i pandreqshem!

“Për krijimin e Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Sistemit Komunist në Shqipëri”.

Duket qe nga titulli injoranca e ktyre.. Futua Sale futua se i hane "te persekutuarit" sa krahu te gjitha..

Kryeministri Berisha shpalosi sot idenë e ndërtimit në një obelisku para piramidës në nderim të viktimave të komunizmit.

Ideja e nje perkujtimore mbi viktimat e komunizmit eshte e drejte ,por e propozuar nga nje komunist  eshte shume qesharake dhe tallse ,pasi Berisha ka qene 20 vjet komunist .

Tani Tirana do te mbushet ,me obelisqe ,me buste  qe do te" tereheqin" vemendjen e turisteve nga e gjithe bota  ,te vetmet kultura qe ka ky qytet !

Politika ne plan te pare .

Shqiperia do te vazhdoje te ndahet me parcela ideologjike.....Eshte e arasyeshme tani qe edhe kjo shtrese te perfaqesohet me nje perkujtimore gje qe eshte bere me duket....Por marrezite dhe injoranca Shqiptare nuk kane fund... Do vijne Zogistet dhe do bejen dhe ata nje Obelisk...do vijne gjuhetaret  gege, do bejne dhe ata nje Obelisk...do vijne edhe kapitalistet do bejne edhe ata nje Obelisk...do vijne Vllehet edhe ata duan nje Obelisk...do vijne minoritaret edhe duan nje obelisk...do vijne cifutet edhe ata duan nje obelisk... e pambarim e pambarim. Por do te vijne me se fundi ( dhe mbase do jete e fundit?????&nbspsmileyATA QE DO DHJESIN MBI OBELISKUN,  do vijne ATA  pra,  Vucidolsat do bejne dhe ata nje obelisk qe te  perfaqsoi Kryepsikopatin- Donkishotesk alias Berishen!!!.... Te pakten cdo (si i quan idioti mo ??? -Obelisk ???) gje ne vendin e duhur ..sepse koha tregoi qe me kete "karshillek" nuk mbetet tjeter vetem te hidhen ne ere me tritol keto Obelisqe....

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).