“Axhustimi do të bëhet…..”

Qepe, qepe ti aty!

Tekstualisht fjalët e mësipërme nuk u thanë, nuk u shqiptuan kurrë e megjithatë e kisha të pamundur mbrëmë në darkë që të mos më jehonin në kokë teksa nuk i shqisja dot sytë nga televizori ku Ora News po jepte pa koment një transmetim disa minutash të mbledhjes së Qeverisë së Shqipërisë.

Ishte një mbledhje qeverie ku dëgjohej një burrë që fliste e dy burra të tjerë që mërmërisnin dhe ironia maksimale ishte se ai që dëgjohej, kryeministri natyrisht, është një ish-mjek, tani politikan, ndërsa ata që mërmërisnin janë njëri me titull “Financier i Lartë” ndërsa tjetri vlerësohet rreth e rrotull si më i ditur se i pari. Ky i dyti jo vetëm mërmëriste por nga sikleti fërkonte herë pas here ballin me dorë e përpiqej të thoshte diçka por s’dëgjohej, dëgjohej vetëm kryeministri i Shqipërisë në një shkëmbim absurd mbi një nga fushat për të cilat duhet të ketë më pak njohuri nga të gjitha, mbi ekonominë:

 

 

Zv. Ministri i Financave Florjon Mima – Sipas llogaritjeve të Ministrisë së Financiave, vlerësimeve të trupave ndërkombtarë dhe të enteve të pavarura qeveritare (rritja ekonomike për vitin 2008) rezulton të jetë në nivelin e 7.2-shit, dukshëm më i lartë sesa parashikimi që kishim bërë rreth një vit më parë i cili ishte në nivelin e 6.3%. Theksoj që buxheti i vitit 2009 ka përllogaritur një rritje prej 6% ndërsa shifrat e fundit të dala nga Instituti i Statistikave bazuar mbi metodën e re të llogaritjes 3-mujore sugjerojnë një shifër prej 9.9%. Të ndodhur përpara kësaj përplasjeje shifrash, Ministria e  Financave është treguar do të thosha konservatore dhe ka përzgjedhur një shifër në rrafshin e 6 deri në 7%.

Kryeministri: Se u leverdis. Se u leverdis. Më fal ë. Se u leverdis! Të jem i hapur me ju. Jo, do të jemi transparent edhe me mediat këtu. Ju zgjidhni shifrën që u leverdis. Sepse tani zoti zëvendës Ministër ose duhet ti themi Institutit të Statistikave ti nuk ekziston, ose duhet …. njëra nga të dyja. Do më falësh ë. Ju merrni shifrën që u leverdis në këtë rast. Ju merrni shifrën që u leverdis në këtë rast dhe unë nuk mund të bie dakort me shifrën që u leverdis ju. Unë bie dakort me shifrën që është më, më e vërteta. Dhe shifra më e vërteta të garantoj zoti zëvendës Ministër është shifra që jep Instituti i Statistikave.  Sepse unë në mënyrë të përsëritur ju kam kërkuar Ju dhe Ju më keni thënë në mënyrë të përsëritur, unë do bëj transparencë, se nuk jemi ne, se nuk është atribut i Drejtorisë Makroekonomike, se nuk është Drejtoria Makroekonomike që mund të kalkulojë rritje. Të gjitha këto. Prandaj e filloj në këtë mënyrë por e fillova për hir të transparencës sepse asgjë s’më s’më tundon dhe mundon më shumë se transparenca. Vazhdojmë më tutje.

Ju zotërinj jeni në konflikt interesi me shifrën. Të hapur.

Treguesit makroekonomikë të çdo vendi nxirren nga Institutet e Statistikave dhe nuk ke asnjë të drejtë ti, as Ministri yt dhe asnjeri, nqs nuk i gjen gabim apriori t’ja hedhi poshtë. Se të leverdis. Është një praktikë absolutisht e papranueshme.

Ju të nderuar zotërinj jeni në konflikt të hapur interesi me shifrën. E kuptoni vetë ju. Prandaj, axhustimi do të bëhet, i të gjitha të dhënave me shifrën që jep Instituti. Dakort, nuk është përfundimtare,  jam krejtësisht dakort se 3 mujoret mund të, ajo që kam diskutuar me Ridvanin, 3 mujoret me vjetoret mund të kenë një mesatarim por ama shifër tjetër ne nuk mund të përdorim. Janë të çertifikuara nga Fondi Monetar. Zoti Ministër, varet nga ju. Ka një varësi nga ju Instituti.

Ministri i Financave Ridvan Bode: Zoti Kryeministër kam marrë kontakt me Drejtoreshën e Statistikave dhe ...

Kryeministri: Edhe unë kam marrë kontakt shumë të, të hollësishëm me të

Ministri i Financave Ridvan Bode: dhe ajo më ka thënë që rritja vjetore do të jetë në kufijt 7 deri në 8%.

Kryeministri: Ajo duhet ta kalkulojë. E para duhet ta kalkulojë! Më fal një minut. Se sa mund të jetë, mund të jetë 6% zoti Bode, por duhet ta kalkulojë,

………

Zv. Ministri i Financave Florjon Mima: Ne jemi në respekt të detyrimit që kemi për të informuar çdo fillim janari Komitetin e Planifikimit Strategjik lidhur me treguesit makro. E vërteta është ne kemi vetëm 3 tremujorë për vitin 2008.

Zoti Kryeministër, ne morëm guximin të vijmë me një shifër mbas një debati shumë të gjërë që kemi zhvillu mes nesh

Kryeministri: S’ka s’ka vlerë debati zotëri këtu, këtu kanë vlerë të dhënat. Shifrat nuk nxirren me debat. Shifrat nxirren mbi bazën e treguesve. Sepse unë në mënyrë të përsëritur ju kam kërkuar Ju, dhe Ju më keni thënë në mënyrë të përsëritur se nuk është Drejtoria Makroekonomike që mund të kalkulojë rritjen.

Nuk do doja kurrë që të mirrnim nga takspaguesi Shqiptar që të merrnim më shumë se 28% të prodhimit të brendshëm me kushtin e vetëm që 28% të ishte i vërtetë. Ne do ti themi 28-ës 28-të dhe ju garantoj që në rast se vlera reale do të ishte edhe 27-a, do të ishte e pranushme për mu.

Mund të bësh rritje dyshifrore rrogash në prani e një rritje dyshifrore ekonomike nqs e ke pa vështirsi duke ruajtur raportin e përgjithshëm të fondit të pagave me GDP. Kjo është shumë e rëndësishme edhe për filozofinë time politike. Vazhdimi i kësaj politike është kushti më kryesor, është drejtim kryesor i qeverisjes dhe rrogat, pensionet do të mbeten, e kam deklarue dhe e deklaroj, sa të jem unë në qeveri Shqiptarët do të kenë rritje rrogash e pensionesh.

 

Kjo ishte pjesa më e madhe e diskutimit e sjellë nga kronikat e lajmeve të Ora News, Top-Channel, News24 dhe nga faqja e Këshillit të Ministrave (vetëm dy paragrafët e fundit se përmbledhja e mbledhjes në faqe është e “sheqerosur&rdquosmiley.

Një mbledhje paçavure që të tremb me lehtësinë e arrogancën e pakufishme të shfaqur në të, një mbledhje ku një ish-mjek e tashmë politikan i tregon dy financierëve se cila është shifra e rritjes ekonomike që do të pranojë e që do ti shesë këtij populli nesër. Një mbledhje ku mesazhi ishte i qartë dhe mund të përmblidhet në pak pika si vijon:

1) Shifra e rritjes ekonomike do të llogaritet nga Instat-i që varet nga Qeveria. Çdo e dhënë tjetër do të “axhustohet” në lidhje me këtë shifër. (Sa për kujtesë, kreu i Qeverisë deklaroi para pak ditësh në urimin e tij të fundvitit që:

Viti 2008 ishte viti i mbarësisë së vërtete për shqiptarët pasi ky është viti i bumit ekonomik. Shqipëria këtë vit është vendi i vetëm në Evrope me rritje dyshifrore, mbi 10%.

2) Nëse dikush është kundër kësaj kreut të qeverisë, atëherë ai/ajo ka një konflikt interesi. E kupton vetë ai/ajo këtë.

3) Sa të jetë Sali Berisha në krye të qeverisë, punonjësve në shtet dhe pensionistëve do tu rriten rrogat. Paratë për këtë s’është çudi ti gjejë Instat-i nëse Ministria e Financave s’pranon të bashkëpunojë.

Sa do të jetë rritja ekonomike për 2008-ën? Mbi 10% natyrisht. Urime dhe gëzuar edhe njëherë.

Llukan Tako
7 janar 2009

Video e pjeshme e mbledhjes nga News24
http://www.balkanweb.com/sitev4/upload/multimedia/1231251072.wmv

Fotografia është marrë nga faqja në internet e Këshillit të Ministrave

64 Komente

Rrofsh qe e prure dhe videon se na leverdis me shume ta shohim spektaklin per se gjalli - dal vivo smiley

Ll,

shkrim i lezetcem...

e vertete qe menyra e komunikimit nuk i ngjan as asaj zyrtare dhe as asaj akademike. Megjithate ka dhe nje problem me keta financieret, si i quan ti:

me beri pershtypje kjo pjesa:

"Zoti Kryeministër, ne morëm guximin të vijmë me një shifër mbas një debati shumë të gjërë që kemi zhvillu mes nesh

Kryeministri: S’ka s’ka vlerë debati zotëri këtu, këtu kanë vlerë të dhënat. Shifrat nuk nxirren me debat. Shifrat nxirren mbi bazën e treguesve. Sepse unë në mënyrë të përsëritur ju kam kërkuar Ju, dhe Ju më keni thënë në mënyrë të përsëritur se nuk është Drejtoria Makroekonomike që mund të kalkulojë rritjen."

financieri duhet te jete ne gjendje ta mbroje ate qe sjell ne mbledhje qeverie. kete nuk e ka keq ministri i pare. nese i ka pyetur keta dhe keta i kane thene qe ne nuk jemi ne gjendje ta masim GDP'ne, atehere nuk jane ne gjendje ta masin.

Ll, pyet ndonje qe punon ne sektorin privat... a i cojne CEO'se ndonje statistike qe ka ardhur si rezultat i "debatit"...

LL do te te axhustojne ne ndonje moment, dhe nuk do mjaftoje te untagesh veten...dy mundesi ka, ose ruhu dhe pajtohu me politiken, ose futu ne front lufte.

Nje miku jot qe te do te miren...

Tamam lajmërim prej miku... në stil mafioz! (zakonisht kjo është fraza më e përdorur tek letrat anonime... të mbushura me "këshilla&quotsmiley

Mjafton vullneti i mire dhe cdo gje axhustohet, dhe nuk e besoj se ka politikan(ish mjek) me vullnet me te madh se Sali Berisha ne Shqiperi.

JAM TMERRESISHT I BINDUR...

P.s nje miku juaj qe ju a don te miren.... 

A e ka kuptuar ndonjeri ne cfare konsiston konflikti i interesit te ministrit te financave? Se "ai qe nuk i permendim emrin" flet per transparence dhe thote qe e kuptojne vete Bode dhe Mimaj per cfare behet fjale. A ka ndonje mundesi te jete duke folur per deficitin buxhetor, dhe argumentin qe ndoshta nuk i shkon per shtat ministrise se financave nje rritje dy shifrore pasi realizimi i te ardhurave ne buxhetin e shtetit llogaritet si perqindje ndaj GDP-se?

Persa i perket nxjerrjes se shifrave me debat, patjeter qe eshte menyra me e mire ne kushtet e Shqiperise (mungese e frikeshme te dhenash). Ne metodologjine e publikuar nga INSTAT-i per llogaritjen e GDP-se 3-mujore thuhet se shumica e te dhenave jane marre nga Zyra e Tatim Taksave. Per mendimin tim, ka shume mundesi qe "rritja" prej 9.9% ne tremujorin e trete te pasqyroje thjesht rritje te nivelit te deklarimit te fitimeve...pandaj duhet debat mbi pranimin ose jo te kesaj shifre.

Faleminderit per shkrimin Ll. Ah sikur "ai qe nuk i permendim emrin" te lexonte Peshkun!

Llukan faleminderit per prurjen, edhe pse nuk e kam kuptuar qellimin.

Mbase don te krahasosh diskutimin midis Nanos e Malaj ne Tv mbi sahatin.

Nano- Ku e ke marra kete sahat te shtrejte?

Malaj- Dhurate e jote, kryeminister.

Nano- Qerrata une te bej dhurate sahat 1000 dollar, kur nuk e kam per vedi.

Malaj-Ke harruar, eshte dhurate e jotja, Bashkimit i mbeti hatri.

Nano- Paskam qene pishem, se une marr dhurata, nuk bej dhurata.

Ishin kohe te bukura ateher!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!1

Monda,

Ne fakt vetem video e jep tamam ate shkembim te cuditshem, eshte gjynah qe s'gjeta dot videon e plote smiley

 

Gre,

Shkaku i nxehjes dhe i diskutimit te ashper ishte mosperputhja midis asaj qe kishte premtuar Berisha (rritje 10%) dhe nje qendrimi me konservator (do te thosha me me kembe ne toke) te Ministrise se Financave. Me aq sa shikoj une, Mima e mbrojti pozicionin e vet kur permendi dy menyrat e llogaritjes se PBB-se dhe u shpreh qe po merrej nje shifer midis kesaj, nxehja e kryeministrit ishte per pasoje jo te pasaktesise se Min. Fin. por te faktit qe ishin shume me poshte se ajo qe premtoi (kerkoi) ai.

Ndersa per pyetjen e dyte; ne punen time gjithe kohes jam i detyruar te bej parashikime te te ardhurave e shpenzimeve dhe gjithmone perpiqem te jap raste pesimiste, mesatare dhe optimiste pasi asnjehere s'mund ti kem te gjitha te dhenat (ky eshte edhe pozicioni i Min. Fin. ne kete cast). Ne kete rast Mima solli mesataren, ndersa Berisha donte optimisten smiley Vlen per tu permendur edhe ajo qe ka sjelle "Peter Pan", dmth qe shifra te ketilla ne Shqiperi gjithsesi llogariten me menyra qe anojne nga "debati".

 

Sol,

Ore edhe ne diskutime ekonomike do flasim ne per surratqitapin? smiley

 

Lumidrin,

Ti rrofsh qe e solle ate barcaleten por mazallah se e mora vesh se c'ka te beje me kete ceshtje.

Te habit tmerresisht elokuenca e kryeministrit.

Kryeministri: Edhe unë kam marrë kontakt shumë të, të hollësishëm me të (me Drejtoreshen e Statistikave)

A mund te shpjegoje njeri se si mund te kete qene "kontakti i hollesishem"

Ky ose ka emocione nga prania e telekamerave, ose eshte debil me te vertete, ka ndonje defekt ne zonen e caktuar te trurit qe merr persiper te beje lidhjen e mendimit me aparatin e te folurit.

O sa mire me ken shqyptar o heee, o heee!

 

Nga debati mund te kuptoni mire, pse njerez qe kane bosht kurrizor dhe nje fije burrni nuk mund te punojne per nje kryeminister dhe kryetar partie si Birisha.

Andaj perballe tij, do te gjenden perhere specialiste medioker, pa bosht kurrizor, hajdute te vegjel me fytyre prej te ndershmish, fshatare skutha apo qytetare pa prapanica si Bode dhe Mima.

Megjithate trekendeshi Bode-Berisha-Mima eshte shume intersant sepse kurre ska funksionuar mire. Skema e hijeve e aplikuar rendom nga Sala, ku nje njeri eshte titullari, dhe nje tjeter si hije merr informalisht shume atribute te titullarit sidomos ne komunikimin me vete Birishen, eshte aplikuar dhe ne ate rast.

Andaj me duke si shfaqje kukllash debati i mesiperm smiley

Kuklla lecke keto hajdutet e vegjel frikacake te Sales.

Konflikti i interesit kryesor qe ka Ministria e Financave eshte se kta duhet dhe te bejne detyren, (qe eshte detyre me zarar dhe qe do kellqe  se ka te beje me leke, dhe leku ste fal,  dhe ku gjithe kohes je i monitorueshem dhe ne shenjester te instiutcioneve financiare te huaja per te mos bere gafa dhe shkarje Saliste) dhe nderkohe duhet te bejne detyrat e shpise te Sales dhe pjeses rrugace te Partise Demokratike. Te dyja keto detyra kane konflikt te forte interesi.

Pastaj nese kalohet ne detaje teknike si psh realizimi i te ardhurave qe i dekonspiron qe ne momentin e pare, apo presioni agresiv kafsheror te pjeses tjeter te qeverise per shpenzime te paperballueshme, apo deficiti buxhetor sic indikon Peter Pan, lista me argumenta per konflikt interesi ska fund smiley

Megjithate, kjo s'eshte asgje krahasu me demet qe ka bere pasiviteti i ketyre njerezve dhe pafuqia per te aplikuar dhe ate cike profesionalizem qe mund te kene, ne lidhje me kuadrin ligjor te ndryshuar nen qeverisjen e tyre qe perfshin gafa te pafalshme, apo degjenerimin e administrates qe kane nen varesi.

 

P.S. Per here te pare, barcaleta (e vertete) e Lumdrinit eshte me vend LL. Sepse ka lidhje po me teatrin qe thashe me lart, teater kukllash me spektator miletin shqiptar qe presupozohet qe ka tru sa nje kalama 3 vjec !

ketu me qendro:

"Megjithate, kjo s'eshte asgje krahasu me demet qe ka bere pasiviteti i ketyre njerezve dhe pafuqia per te aplikuar dhe ate cike profesionalizem qe mund te kene, ne lidhje me kuadrin ligjor te ndryshuar nen qeverisjen e tyre qe perfshin gafa te pafalshme, apo degjenerimin e administrates qe kane nen varesi."

Ll,

merret vesh thelbi i muhabetit. po ideja eshte qe kete vit te ecim perpara jo te mbetemi edhe kete vit duke thene sa i keq kryeministri. (ka dhe diskutime qe na kthejne ne vitin 2007 dhe thone hajde protestojme smiley ). Puna eshte qe nje artikull qe thote qe kryeministri nuk ben nuk sjell ndonje gje te re. eshte puna qe si shoqeri duhet te kerkojme (dhe presim) me shume nga grupi i ministrave dhe zevendesministrave te rinj (qe jane ne vitin e katert tani). Disa vite me pare kerkonim qe te mos ishin horra e huligane. Tani duket sikur jane nje cike me te sjellshem, po ka ardhur koha qe te jene edhe me te zote. Duhet te tregojne zotesi dhe ta nxjerrin ne pension ministrin e pare, se keshtu me debate (dhe me artikuj qe i permbledhin te gjitha si disa ketu tek peshku) mire eshte ai qe kemi.

Per rastin konkret, te citova dy fjali nga ajo qe ke sjelle me siper. Sipas artikullit, ministria e financave i ka thene kryeministrit qe ne nuk e masim dot GDP'ne. Pastaj Mima thote qe beme debat, ndersa Bode thote qe fola me ate. Nuk duken serioze. Kjo nuk eshte pune debati dhe pune mesatareje, se si 7, si 8, si 9 perseri nuk do te jete e sakte dhe do duhet nje lloj axhustimi i mevonshem. Nje menyre tjeter eshte ti thone kryeministrit qe ne besojme se eshte nje range, psh 7-9, dhe mendojme se eshte me mire qe te ruajme buxhetin me ane te nje parashikimi pesimist edhe sikur ajo pjese e buxhetoreve dhe pensionisteve te jete me keq.

Dicka qe kisha nder mend kur shkruajta postimin e pare: ne US ne vitet 70 (president Fordi) nje periudhe po ecnin keq dhe u duhej ta monitoronin ekonomine me shpesh sesa statistikat zyrtare qe vijne (qe ne US jane cdo muaj). Greenspan, ne ate kohe ne Council of Economic Advisors, krijoi nje ekip te vogel dhe u munduan qe me perafersi te nxirrnin te dhena javore dhe dy-javore per GDP'ne per te patur nje ide me te mire. Nese Mima me Boden jane serioze, le te bejne dicka te ngjashme (dhe pastaj diskutojme metoden dhe mundesine reale per ta bere kete), por me i thashe me tha me mire te mos flasin fare.

Peter, nese i hyjme debatit ne e pranojme apo jo ekonomine informale nuk gjejme dot kurre nje shifer te sakte.

 

Peter, nese i hyjme debatit ne e pranojme apo jo ekonomine informale nuk gjejme dot kurre nje shifer te sakte

Pikerisht ngaqe nuk gjejme dot kurre nje shifer te sakte duhet debatuar mbi shifren dhe duhen bere deklarata me rezerva, dhe jo paturpesisht arrogante si keto te Berishes! Duke pasur parasysh gjithe limitimet ne llogaritjen e GDP-se, mbrojta e nje shifre apo range-i, qofte nga Bode apo nga Berisha, kerkon argumentim sa ekonomik aq edhe statisik.

pranohet nje shifer e perafert per ekonomine informale dhe merret si e dhene. Nese ti thua qe eshte rritur ekonomia formale, por nuk mund te themi dicka te sakte per rritjen sepse nuk dime cfare ka ndodhur me ekonomine informale eshte muhabet pa krye.

vete fjalia "arritem ne shifren e sakte pas nje debati" eshte (po e them ne anglisht) a tautological anomaly, prandaj debati nuk behet per shifren por per menyren e perllogaritjes. Ne kete rast artikulli nuk thote gje per ndonje debat per anen statistikore. Nese ti di ndonje gje, merru me Llukanin qe ta shtoni ne artikull smiley

meqe ra fjala, ne artikull flitet per nje mesatarizim. Pra nese dime qe per tre 3-muajoret e pare te vitit rritja ishte 10% (9.9), duhet te jete me e vogel se 2% ne 3-mujorin e katert qe te jete vjetorja poshte 8%. Prandaj Sala me te drejte ngul kembe qe duhet te jete me e larte perderisa e pranojme Instat'in si burimin e kualifikuar per kete pune

Une nuk them qe eshte rritur ekonomia formale; them qe mund te jete rritur (edhe pse eshte deri diku e mateshme rritja e ekonomise formale). Keshtuqe duhet marre parasysh kur interpretohen shifrat e INSTAT-it. Vetem kaq; mendoj se nuk eshte i rendesishem kuantifikimi ekzakt.

Nuk kam me shume njohuri se c'paraqet ky artikull per debatet e zhvilluara ne KM mbi rritjen e GDP-se, ama di qe debate serioze mbi menyren e llogaritjes jane zhvilluar dhe zhvillohen ne insitucione te tjera qe u intereson direkt kjo shifer.

Rrritja 9.9% shpreh rritjen nga tremujori i trete i 2007-es ne tremujorin e trete te 2008-es. Shifra qe do dali per tremujorin e fundit do paraqesi rritjen per vitin 2008. Instati se beson as vete qe rritja eshte 10%, prandaj ngul kembe qe shifrat are subject to review...dhe Bode, pas komunikimit te hollesishem me drejtoreshen thote qe the reviewed figure will be 7-8%.

Rritja ekonomike nga tremujori paraardhes ne ate pasardhes eshte perkatesisht 2.1%, 1.6% dhe 1.3% per tre tremujoret e pare te 2008es. Per tremujorin e fundit e pranueshme eshte nje shifer 2-3% qe te arrihet tek 7-8% rritje vjetore.

Liukan, me behet qejfi qe te pelqej, por pr fat te keq, nuk eshte barcalet, eshte filmim i 1998 muaji korrik.

E solla per te bere pyetjen se mbase don te krahasosh ke kemi pasur kryeminister me ate qe kemi sot.

Tjera e tjera ti thote Gre shume mire.

E solla per te bere pyetjen se mbase don te krahasosh ke kemi pasur kryeminister me ate qe kemi sot.

Kesaj i thone te lash mutin me shurre.

Se kush ka qene Fatos Nano, ate e dine te gjithe, prandaj edhe ai eshte zhdukur me kohe nga skena aktive e politikes, perjashto ketu nje periudhe te vogel kohe, kur Fatos Nano - vini re ketu!!!!-  me ndihmen e Sali Berishes beri perpjekje te rifutej ne politike.

Se kush eshte Sali Berisha, neqoftese kete nuk e kishin kuptuar te gjithe, dalngadale po e shikojne tani, se cfare monstre eshte.

Por nga njera ane, ti ke te drejte. Se populli shqiptar duhet te jete nje popull krejt idiot, qe te kete si kryeminister kete gagacin, qe i merret goja dhe e zbulon veten se kerkon te na mashtroje.

Shume interesant ky shkrimi ,dhe e pershendes Ll .qe e ka sjell ketu tek peshku ,jo per gje por eshte dicka e prekshme ,konkrete reale sec cfare ndodh ne te vertete ne analet e qeverise se Kryeministrit qe pa tjeter kerkon te rrise shifrat ne favorin e vet ,por jo sipas realitetit.,i cili rezulton larg shifres se kryeministrit !

Nexhi, nje korigjim te vogel kur thua :"apo qytetare pa prapanica si Bode dhe Mima".

Per Mimen je e sakte, ndersa Bode fute ne kategorine e fshatre skutha! lol

fshatare skutha apo qytetare pa prapanica si Bode dhe Mima.

Po praaa, ashtu e kam thene, kam rendit epitetin sipas radhes per secilin.

Po ca kupto ti, berber hesapi smiley

Ore s'ka qene Xhozi aty, se jo "qepe, qepe" qe do kishte thene, po edhe "dil perjashta me gjithe zhele" po deshe ti. smiley

 

Peshq naive me gjithe autorin e shkrimit brenda.

Spektakel para mediave per te mesuar se ne kete qeveri ka debat dhe nuk veprohet si thote njeshi.

Jeni marre pikerisht me ate qe do deshironte qeveriu te merreshit, nderkohe qe ai do e shfrytezoje per tjeter gje.

C`ju them me shume, xhanem nuk kam cer pres me shume nga disa arsyetime ketu.

Si do i pergjigjeshit pyetjes : Kur eshte bere nje debat i tille ne publik midis nje zv.ministri dhe premierit dhe qe te dale fjala e zv.ministrit ?

Sepse kjo po kerkohet te behej aty , pikerisht axhustimi i shifres se qeveriut .

Iu dhjefsha arsyetimin !

po mire more Koth, me arsyetimin tend, qe nuk eshte per tu dhjere, si ia bejne ata ne mbledhjen e qiviriut? Para se te shkojne atje, kane shkruar meperpara nje skript, dhe te gjithe e dine se cfare do te thote njeri dhe cfare do te thote tjetri? Dhe mos e dhente Zoti qe te mos kesh mesuar mire tekstin dhe te nderhysh para kohe, se atehere te pushojne nga puna.

Ti, Koth, di ndonje gje te hollesishme, ke patur edhe ti kontakte te hollesishme me kryeministrin, apo ia fut kot?

Po Pedro,

kafen e mbasdites e pij me qeveriun cdo dite .

tani Koth avash se ne nuk jemi te gjithe te brendshem si zotrote smiley

eshte e cuditshme sepse do mendoje qe vendimet, te dhenat, e me the e te thashe jane bere te ditura qe nje nate perpara dhe keshilltaret jane marre me debate e konsultime dhe kryeministri e ka gati pergjigjen. Por nuk do cuditesha nese keshilltaret flene gjume dhe keto mbledhje perdoren per tu informuar. Se edhe ndodh qe nuk punon e-maili, faksi, apo telefoni smiley

gre,

une nuk marr vesh shume nga gjuha , morfologjia apo sintaksa por di te them qe megjithese nje fjali pretendon te thote nje kuptim, jo domosdoshmerisht mund te kete kuptim.

Une ne mbledhjen e djeshme te qeverise pashe nje debat dhe jo urdhero si urdhero sic jemi mesuar deri tani , pa perjashtim ne te gjitha rastet sa une mbaj mend.

Edhe verpim alla Xhoz nuk pashe qe t_ted e permend me shume zgjuarsi !

Pashe debat per nje shifer dhe kjo e nderon qeveriun ne kete rast , gjithmone sipas meje, qe mu dhjefte arsyetimi sipas Pedros dhe teje ! smiley

Koth, nuk thashe gje per arsyetimin tend... thjesht me arsyetimin tim prej njeriu jo te mire informuar (dhe jo i brendshem smiley ) hedh hipotezen qe ajo qe thua ti mund te jete thjesht nje lemsh ne punen e qeverise.... keshilltare qe marrin rrogen kot dhe mbledhje qeverie ku mund edhe te merren vendime te paarsyetuara gjate.

veprim ala-Xhoz nuk pame, por une dua te theksoj qe pame paaftesi tek Mima dhe debil-llek tek Bode (kur thote qe fola me ate). per me sakte se ku e kam llafin, lexo me vemendje Nexhin ..

Vazhdo ti xhan me theksime, vazhdo, vazhdo dhe me lexime me vemendje se do dalesh ne qafe !

Mungesa e kohes se "debatit transparet" nuk e besoj se e zhvlerson informacionin mbi cka ndodh ne qeveri dhe si funksionon ne realitet debati profesional dhe si pengohet ai nga debati politik .

Dikur eshte thene qe "Partia mbi te gjitha" dhe kjo fryme me duket se mbyt me shume realitetin dhe fjalen e specialistit,ne rastin konkret ate te financave ..i cili thote "ja ujku".,shifra reale .

O Nexho ti qeke si Sula qe nuk pranon kritika. smiley

 

 A e ka kuptuar ndonjeri ne cfare konsiston konflikti i interesit te ministrit te financave?

Peter, ai tipi thote "Nuk do doja kurrë që të mirrnim nga takspaguesi Shqiptar që të merrnim më shumë se 28% të prodhimit të brendshëm me kushtin e vetëm që 28% të ishte i vërtetë." Qe te con ne perfundimin qe ai i kerkon Ministrise se Financave qe te realizoje ne fund te dites 28% te X miliarde Eurove. Dhe faktin qe ata duan ta axhustojne rritjen ekonomike ky tipi e trajton sikur ata kane frike nga rritja e targeteve.

Qe ai ja fut pergjithesisht kot, kjo eshte bere aksiome tashme, po varja. smiley 

Mua me duket shume interesant kryeministri im. Nuk kam pare asnje tjeter deri me sot te jete i zoti sa ai qe te me beje ta heq telekomanden nga dora edhe te shastisem para "idiot box-it" me syte e veshet hapur drejt xhevahireve te tij.

Nganjehere mundohem te genjej veten se humori i sotem vjen edhe nga kryeministria e vjen pa pushim, po shumicen e rasteve ajo e qeshura se si me del. Ne vend te me dhembin nofullat, me dhembin trute.

Po ne pergjithesi, Z. Berisha eshte tip i lezetshem me i pershtatshmi per t'u studiuar!

duket t_red, njeri pozitiv smiley di t'ia bejme Koth'it qe as viti i ri dhe as kryeministri nuk ja rregullojne dot humorin smiley

Une ne mbledhjen e djeshme te qeverise pashe nje debat dhe jo urdhero si urdhero sic jemi mesuar deri tani , pa perjashtim ne te gjitha rastet sa une mbaj mend.

Po si perfundoi ky debat ne lidhje me shifren ,specialist-primer. cila ishte shifra reale e zhvillimit z.Koth?

Debati ne pamje te pare ashtu sic e parashtron Llukani: midis nje jo-profesionisti dhe dy profesionistesh ne fushen ekonomike. I pari, z. kryeminister, nuk do t'ia dije dhe nuk ka si t'ia dije per metodologjine e llogaritjeve - atij i mjafton te thote qe llogaritja eshte bere nga institucioni perkates me ndihme te FMN-se. Faji eshte i INSTAT-it qe deklaron shifra pa i sqaruar - kjo per joprofesionistet si Berisha dhe shumica e popullsise - dhe pa bere te ditura detajet mbi metodologjine - kjo per Ministrine e Financave me shoke. Ne pamje te dyte, eshte prove e moskoordinimit total mes institucioneve me pergjegjesi per ekonomine shqiptare. Nderkohe qe INSTAT-i nuk mban pergjegjesi per zhvillimet ekonomike dhe financiare, ai institucion qe mban pergjegjesi (MinFin) nuk paska te drejte te diskutoje shifrat? Vertete, pergjegjesine kryesore duhet ta mbaje KM-ja, po KM-se nuk ka kush i kerkon llogari per sa kohe ne votojme fantastikisht dhe rezultatet finale jane, si rritja e PBB-se, vleresime te peraferta smiley te votes sone.

Nderkohe ajo qe eshte e qarte per te gjitha palet - profesioniste ose jo- eshte ajo qe thekson PiterPani : matjet tremujore bazohen kryesisht mbi te dhena nga tatimet. Atehere, MinFin, si ministria qe mbulon tatimet, duhet t'ja kete fort mire idene e ndryshimeve ne ate sektor. Nese qeveria dhe administrata tatimore kane arritur qe me ane te uljes se taksave dhe te permiresimit te praktikave vjelese te kene rritur shkallen e formalitetit te ekonomise, dmth qe te deklarohet nje perqindje me e madhe e xhiros reale te bizneseve, atehere rritja ekonomike eshte ne fakt ne njefare mase rritje e shkalles se formalitetit. Kjo gje pritej dhe synohej nga ulja dhe thjeshtimi i sistemit te taksave. Mire do te ishte te kishim nje paraqitje grafike te rritjes se formalitetit ne kohe, sic pritet nga qeveria si rezultat i reformes tatimore dhe zhvillimeve te tjera ne infrastrukturen ekonomiko-financiare, qe te shohim se sa do zgjase, qe ta zhveshim nga ky fare sezonaliteti smiley PBB-ne.

Ministria e Financave ka te drejte te shqetesohet nese vleresimi (anketor, jo matje e mirefillte, si na sqaroi edhe Banka Boterore) ka ndryshim te madh nga rritja e vertete jo vetem per vjelje taksash, po edhe per disbursim rrogash, sic na kujton z. kryeminister, edhe per shpenzime te tjera administrative psh per karburant pa fund in pursuit of the holy parliamentary seat. Dmth, ne PD apo jo, ministri nuk mund ta coje buxhetin ne rrenim dhe stabilitetin ne rrezik vetem sepse INSTAT-i, i cili nuk ka matur akoma PBB-ne e 2007es, nxjerr vleresime jashte cdo parashikimi per tremujoret e 2008es. Gre_wireless, ke folur gjetke per dobine e stimulit fiskal, nderkohe qe flooding the markets with government money nuk ka sens nese shpenzimi nuk ka rene (madje qenka rritur 9.9%), huaja vazhdon te rritet, si ne rastin e Shqiperise. Ka nje mosperputhje te frikshme synimesh dhe strategjish dhe kjo eshte koha me e gabuar per te bere lojra me leke te verteta bazuar mbi shifra imagjinare.

Pa shpjeguar metodologjine sesi e ka llogaritur instati dhe si e ka llog mf eshte pak si pa kuptim te diskutosh. Disa gjera jane te qarta ama, qe tregu i ndertimit (qe eshte kontribues kryesor) kete vit nuk ka pas rritje pothuajse fare, qe bilanci exp-imp nuk ka njohur ndonje permiresim, perkundrazi mbase eshte perkeqesuar per shkak te cmimeve te larta te lendeve te para dhe te energjise elektrike ne 2008, dhe qe shpenzimet e konsumatorit nuk jane kurre sic deklaron Instati (70.000 leke ne muaj per ushqim per nje familje me 4 persona, pervec shpenzimeve te tjera). Nese rritja e shpenzimeve qeveritare ka arritur ti mbulojne reduktimet e te gjitha te mesipermeve, dhe ti tejkalojne ne ate mase qe thote Qeveria, athere, na tregoni shifrat dhe metodiken se vdiqa ti mburrem ca miqve kineze qe ne ecim me shpejt se ata smiley

Ll, me ose pa dashje ja ke ngritur vlerat kryeministrit,te pakten perpara syve tane e ke sjelle si nje kryeminister qe diskuton dhe bashkepunon edhe me zv-ministrat gje qe nuk e kemi pare tek kryeministrat e tjere si psh tek fatos nano qe i tha nje ministri te tij " shko bej shurren".pra une nuk e kuptoj shume qarte qellimin e sjelljes se ketij shkrimi ketu nga ana jote por nje gje e kuptoj ama qe ti je nga ata qe ne nje dore mban garuzhden kurse ne doren tjeter mban lugen,jo keq.

 

Kemi nje INSTAT qe vendos shifrat e % -je..  Une them 9.9 % po ti sa thua??

Une them 6% ... Jo 6% !!!!  Po sa? 9.9 %...  Jo 9.9% !!  Po sa ?  7% !!

Jo 7 % .. Po sa ? 9.9 % dhe pike thuaj edhe ministrit qe ka konflikt interesi..

Mbledhje e qeverise JO e kopshtit te lagjes sime..  smiley

 

P.s. me falni fcb kishte te drejte.. postimi tek tema tjeter mund te hiqet.. FLM.

 

 

Te dhenat mbi shume indikatore, perfshi inflacionin, rritjen e PBB, i nxjerr INSTAT.

Ministrite, istitucionet bazohen tek informacioni baze i INSTAT. Keshtu ndodh ne gjithe boten. Kundershtohet rritja prej 10% ne tremujor. Ne kete rast kundershtohet INSTAT jo kryeministri. Eshte normal, qe kryeministri ne pushtet te mbeshtese INSTAT per dy arsye. E para si i burimi me i besueshem dhe e dyta si me i leverdishem nga pikepamja opinionit publik.

Te paraqesesh kryeminstrin si person qe i mbyll gojen "qepe, qepe ti aty" dhe INSTAT si institucion ne varesi te qeverise (lutemi ndonje dashamires  te na sqaroje ciles ministri, cilit departament??) eshte dicka e sforcuar.

Pjesa:

Zv. Ministri i Financave Florjon Mima:........Zoti Kryeministër, ne morëm guximin të vijmë me një shifër mbas një debati shumë të gjërë që kemi zhvillu mes nesh

Kryeministri: S’ka s’ka vlerë debati zotëri këtu, këtu kanë vlerë të dhënat. Shifrat nuk nxirren me debat. Shifrat nxirren mbi bazën e treguesve. Sepse unë në mënyrë të përsëritur ju kam kërkuar Ju, dhe Ju më keni thënë në mënyrë të përsëritur se nuk është Drejtoria Makroekonomike që mund të kalkulojë rritjen.

te them te drejten, nuk me jep pershtypjen per nje person ( mjeku Sali Berisha) i cili nuk di se per cfare flet perballe nje personi tjeter (financieri Florjon Dhima)

 

Te qafsha Instatin smiley o Hunter,

Aman kush e pa ket drejtoreshen e Instatit qe kur ju mblodh keq per pune te ksaj SHIFRES famekeqe smiley  u detyrua te qisi turirin dhe te flase ne TV. Per mua ishte hera e pare qe e shikoja live ne TV.

As une sjam elokuente, aq me pak para kamerave ma merr menja, por te pakten nuk marr guximin te behem drejtoreshe Instati. Aq me pak nqs dridhem dhe kur lexoj ato qe kam shkrujt ne leter, apo me rreshket fjalia per hundesh e me humb kontrolli i fillit te logjikes.

Ishte e mjerueshme ta degjoje. Vertet e mjerueshme smiley

Te paraqesesh kryeminstrin si person qe i mbyll gojen "qepe, qepe ti aty" dhe INSTAT si institucion ne varesi te qeverise (lutemi ndonje dashamires  te na sqaroje ciles ministri, cilit departament??) eshte dicka e sforcuar.

Nga www.instat.gov.al

Histori e shkurtër

Shërbimi statistikor në Republikën e Shqipërisë realizohet nga:

-  Instituti i Statistikës (INSTAT).
-  Drejtoritë e statistikës në rrethe.
-  Drejtoritë(departamentet) e statistikës në ministri dhe institucione të tjera
   qëndrore.
-  Zyrat e gjëndjeve civile si dhe nga persona juridike e fizike.

Para krijimit të shtetit shqiptar më 1912 shërbimi statistikor nuk ekzistonte.
Në vitin 1924 për herë të parë ekzistonte një zyrë statistikore që mbante evidenca të ndryshme ekonomike pranë Ministrisë së Botorës (mirëmbajtjes së rrugëve) dhe Bujqësisë.
Veprimtaria e kësaj zyre kufizohej në inventaret bujqësore që përfshinin numrin e bujqëve dhe llojin dhe sasinë e shfrytezimit te tokës me bime bujqesore e blegtorale, si dhe ne disa statistika te cekta mbi industrine, tregetine, eksport-importet e çmimet.
Për herë të parë shërbimi statistikor në Shqipëri është institucionalizuar me Dekretin nr. 121, dt. 8/04/1940.
Sistemi statistikor në shtetin Shqiptar është themeluar me Vendimin nr. 35, dt. 13/01/1945 me krijimin e Drejtorisë së Statistikës të atashuar pranë Këshillit të Ministrave. Më vonë kjo drejtori kaloi nën varësinë e Komisionit të Planit të Shtetit.
Sot ky sistem është organizuar në formën e një instituti të veçantë nën varësinë e Këshillit të Ministrave.

une mendoj se berisha ka te drejte morale te mbroje ate qe thote se ai ka dy muaj qe thote se ka rritje dyshifrore dhe keta nuk bezajne tani po thone se nuk eshte ashtu . keshtu qe ata o nuk dine te llogarisin o nuk duan e si qdo kryeminister berisha mban pergjegjesi para njerezve e si kryetar i nje partie mban dyfish pergjegjesi. ka ardhur koha qe edhe ne te bisedojme si njerez e jo si paqavure . politika eshte nje zanat e si qdo zanatqi edhe ai i ben reklame punes se tij

Gre,

Mima thote qe ne paragrafin e pare te cituar:

Theksoj që buxheti i vitit 2009 ka përllogaritur një rritje prej 6% ndërsa shifrat e fundit të dala nga Instituti i Statistikave bazuar mbi metodën e re të llogaritjes 3-mujore sugjerojnë një shifër prej 9.9%. Të ndodhur përpara kësaj përplasjeje shifrash, Ministria e  Financave është treguar do të thosha konservatore dhe ka përzgjedhur një shifër në rrafshin e 6 deri në 7%

 

Pra e ka dhene hapsiren: 6% deri ne 9.9% te kufizuar akoma me teper ne nje hapsire prej 6-7%. Per me teper Min. Fin. nuk e llogarit dot PBB per vitin AKOMA sepse s'ka te dhenat e tremujorit te fundit te cilat sipas Bodes do ti kete ne shkurt te 2009-es.

P.S. Kot sa per gallate mes nesh; nese i pranojme si te verteta shifrat e sjelle nga PeterPan ne pergjigjen e ores 12:37pm mbi rritjen per cdo 3 mujor te 2008-es, sa duhet te ishte rritja per 3 mujorin e fundit te 2007-es qe rritja nga 1 tetor 2007 deri ne 30 shtator 2008 te ishte 9.9% smiley

 

Lumidrin,

Une prape vazhdoj te mos e vleresoj si te lidhur me diskutimin se nuk dua qe diskutimi te behet si njehere e nje kohe: "Kete vit kemi prodhuar kaq kuintale grure me shume se ne vitin 1938". Keshtu edhe une s'dua ta bej diskutimin te tipit "Kete vit e kemi Kryeministrin kaq here me te mire se ne vitin 1998".

 

Koth,

Nese do e shash kendeveshtrimin tim si naiv, atehere tendin do ta shaj si konspiracionist te qendrueshm! Une nuk them dot qe hipoteza jote eshte krejtesisht e pabaze sepse fundja "mendje, mendje kjo dynja" por ai shkembim dje ne mbledhje te qeverise s'ma dha fare ate pershtypje, dhe ne syte e mi thjesht i hoqi nje pike tjeter kreut te ketij vendi. Ah, nese ka njerez qe mund tu fitohet vota me "debate gjysmake" te tipit "axhustimi do te behet...!!!!!" atehere eshte pune per ta; une s'jam politikan e s'kam nevoje per votat e tyre qe te perpiqem ti fus ne koke me zor kendveshtrimin tim smiley  Megjithate, interesant perputhja e mendimit qe ke shprehur me ate te Meros.

 

T,

Une u cova nga karrikja, u afrova tek televizori, i ngrita zerin dhe s'leviza per 5 minuta deri sa mbaroi kronika. Kjo ishte "fuqia" peshtiruese e atij shkembimi.

 

Trop,

Mima e ka shprehur vete para ca kohesh kur ishte njehere i ftuar tek emisioni i Mustafa Nanos qe shifra e rritjes ekonomike ishte pjeserisht e justifikuar nga formalizimi ne rritje i ekonomise. Shteti thjesht po kalon nje pjese me te madhe te ekonomise ne nje zone ku mund ta masi, kjo do sjelli ate sezonalitet qe e the me siper, por qe gjithsesi s'eshte aspak rritje e vertete ekonomike, biles me kete menyre mund te kesh edhe ulje reale ekonomike, por rritje nominale te PBB-se.

 

Swed,

Ne nje shkrim nga Koha Jone mbi njoftimin e INSTAT per rritje ekonomike deri ne shtator prej 9.9% thuhej: 

ekonomia e vendit sipas sektoreve ka patur rritje per periudhen korrik-shtator 2008, rritje e cila reflektohet edhe ne periudhen ne vazhdim, ku ndikim kryesor ka patur zhvillimi i industrise se ndertimit, i telekomunikacioneve si dhe sektori i sherbimeve. Ne sektorin e industrise se ndertimit, rritja kryesore eshte reflektuar ne ecurine e punimeve te autostrades Durres-Kukes dhe vecanerisht te segmentit me te veshtire te saj, Reps-Kalimash, ku po ndertohet krahas disa urave edhe nje prej tuneleve me dy kalime, ne nje terren te veshtire, nder me te gjatet ne Ballkan.

 

Nderkohe vete INSTAT per kete ceshtje thote:

Shifra e afarizmit në Ndërtim e vlerësuar me çmime fikse, deflatuar me Indeksin e Kushtimit në Ndërtim, 2005=100, është rritur me 51.1 përqind krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit paraardhës, ndërsa krahasuar me tremujorin e dytë 2008 rritja është 4.7 përqind.

Rritja e shënuar në volumin e punimeve civile inxhinierike është 107.4 përqind krahasuar me tremujorin e tretë 2007,ndërsa krahasuar me tremujorin paraardhës ky tregues shënon rënie 5.9 përqind.

Dmth ka "rritje" ne ndertim por ajo vjen nga rruga. Thuaj po deshe qe s'po ecen ndertimi smiley

 

Hunter,

Sipas kryeministrit, INSTAT eshte ne varesi te Ministrise se Financave, rrjedhimisht te qeverise smiley

 

Nexhi,

Permende me siper skemen "Funksionar - funksionar hije". Kot per hipoteze mqns Koth me ngjalli shpirtin e konspiracionit, hajde themi qe Bode eshte "funksionari" ne kete rast, ndersa drejtoresha e INSTAT eshte "funksionari hije".

 

 

 

 

haha LL,

Qeke me tere mend me kendveshtrim naiv smiley

1. Une thashe teater, dmth eshte nje play

2. Une thashe titullar, jo funksionar.

3. zoja e nerume e instat-it eshte per vete titullare. hijen asaj sja njof, por ben vaki ka me sa dukej  nga paraqitja e saj smiley

Vetem se sala ka nji stil te lezetshem me keta hijet. Sepse dhe atyre ju vendos shkopinj neper rrota dhe jua heq dhe ve kapistallin sipas qejfit.

Une mbase nuk isha e qarte (pranej nuk duhet mbase te behem drejtore instati smiley) por idene e kisha qe ai komunikim para kamerave, smund te jete vecse teater, sepse komunikimi real i atij trekendeshi nuk eshte ne realitet ashtu. As qe behet llaf. Madje jo ne trekonc , por as si brinje trekonci nuk funksionojne ashtu.

Nejse mo, ky ishte kendveshtrimi im, dhe sic thote Gaz Paja, kete ceshtje mund ta shofim ne 2 kendveshtrime. smiley

U pa puna Nexh, do ti qendroj kendveshtrimit "naiv" se edhe kur perpiqem te ngre konspiracione s'pranohen smiley

Llukan nje pyetje kaq e thjesht, nuk mund ti pergjigjesh.

Thuaje he burre " Fushate elektorale", e do kemi perseri ato te '98, fetyra te ndryshme stile te njejta.

Ateher mund te na sillesh nje mbledhje te bashkise se Tiranes te vitit 2009.

 

LD,

Pse te flas kot, ti e ke ndare mendjen qe tani se c'do them smiley

P.S. Eshte sjelle nje shkrim tashme mbi mbledhje te Keshillit Bashkiak Tirane, hidhi nje sy te pakten para se te vazhdojme me keto shkembime.

 Mundet te jete dhe ashtu siç thote Koth, nje spektakel, por jo per te rritur vlerat e mavrise. Mundet qe ky spektakel ose jo spektakel, te jete nxitur apo nisur nga shkaku i deklaratave te zonjes se Bankes Boterore aty, qe u shpreh se vertet tre mujori i trete (Korrik-gusht-shtator) kishte nje bum, kuptohet nga dyndja e emigranteve, kosovareve, turisteve etj. mirpo tremujori i 4 (te thenat te cilat priten te dalin) plus tremujori i pare dhe i dyte, nuk kane patur kete bum si ky i treti, keshtu qe pjestimi i drejte ndermet te katerteve, do sjelli nje shifer me te vogel nga sa pritet. Keto ishin fjalet e zonjes, qe ne i kemi lexuar ne kollonen kryesore ketu tek Peshku. Tani mavria yne i del perpara kesaj hamendje, (qe specialistet e ekonomise rrahin) dhe ben shoun/spektaklin e radhes per te fituar pike. Deklarata qe me dogji mua ishte ; 

 

"...Mund të bësh rritje dyshifrore rrogash në prani e një rritje dyshifrore ekonomike nqs e ke pa vështirsi duke ruajtur raportin e përgjithshëm të fondit të pagave me GDP. Kjo është shumë e rëndësishme edhe për filozofinë time politike. Vazhdimi i kësaj politike është kushti më kryesor, është drejtim kryesor i qeverisjes dhe rrogat, pensionet do të mbeten, e kam deklarue dhe e deklaroj, sa të jem unë në qeveri Shqiptarët do të kenë rritje rrogash e pensionesh..."

 

Pra gjithe qellimi i tij (dhe ketu fle lepuri) eshte te fitoje pike, pra vota, pikerisht tek dy shtresat me te medhaja sot, pensionistet dhe buxhetoret. Shtoi ketu dhe parazitet e tjere, plus militantet, simpatizantet, te lekunderit,  duket qe nuk i ka bere keq llogarite per veten e tij. Por jo llogarite per Shqiperine, se gjith ato para qe çlirohen/gjenerojne nga rritja e PBB/GDP, mund ti investosh ne energjitike dhe infrastrukture. Por jo, ai kete fushe po ua shet/le te huajve, merr borxhe nga ta, si i papergjegjshem qe eshte, perkul kurrizin e shqiptarit, shto pensionet dhe rrogat, fito votat, rri dhe 4 vjet te tjera. 

Pikerisht kjo s'durohet.

pjer,prit prit do te degjosh me te forten nga mesi i shkurtit,rroga me e vogel e nje mesuesi,infermieri dhe polici nuk do te jete me e vogel se 510 mije leke ne muaj qe hyn ne fuqi me 1 mars.

kategoria mesues kap dhe edukatoret e kopshteve.

Po ja ngrite shqiptarit rrogen para zgjedhjeve ne vend qe te votoje per ate qe ja ngriti, ka per te votuar per ate tjetrin. Prandaj vetem premtoi se do tia rritesh mbas zgjedhjeve se vetem keshtu te votojne.  

Llukan faleminderit per keshillen, nuk e kam lexuar me perpara.

Terheq gjitha ato qe kam shkruar, duke shtuar kete;

" Gjithe kryeministrat ne bote  jane optimist, Mf eshte realist"

 

Nderkohe te ardhurat nga tatimet sipas Panorames:

Të dhënat më të fundit nga Ministria e Financave tregojnë se niveli i të ardhurave deri në fund të muajit nëntor ka qenë më pak se parashikimi i bërë nga qeveria në fillim të vitit. Konkretisht deri në fund të nëntorit të ardhurat buxhetore gjithsej arritën në 262.5 miliardë lekë ose rreth 3.6% më pak se parashikimi dhe 15.9% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Të ardhurat tatimore, po në fund të nëntorit, arritën në 239.4 miliardë lekë ose 3.9% më pak se parashikimi dhe 16.3% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar….>>

(http://www.panorama.com.al/index.php?id=...)

Interpretimi i ketyre ne kontekstin e debatit te mesiperm mund te mos jete shume i thjeshte, sidomos ne mungese te detajeve metodologjike sic thane shume peshq. Gjithashtu, keto te dhena perfshijne muajt tetor dhe nentor qe nuk jane pjese e vleresimeve te INSTAT-it.>>

Se harrova: parashikimet buxhetore bazoheshin mbi nje rritje te pritshme ekonomike rreth 6% (nuk jam 100% e sigurte per shifren ekzakte, me duket se mund te kete qene edhe 6.2%, por kjo nuk ka ndonje efekt mbi argumentin). Te ardhurat nuk jane realizuar; nese rritja do te kishte qene 10%, te ardhurat do te kishin tejkaluar parashikimet e bazuara te 6%.

Ekziston edhe mundesia qe tatimet t'ia kene varur keq fare, por smiley ...

Kurse sipas faqes se MinFin-it deri ne shtator realizimi paska qene relativisht me i mire, 1.8% dhe 1.9% me pak se plani per te ardhurat total dhe nga tatimet, respektivisht. Kjo eshte ne linje me ritmet me te ulta te rritjes te pritura per tremujorin e fundit.

(http://www.minfin.gov.al/downloads/Tregu...)

Sic shikohet me "parashikimet"  ne shifra ,qeveria ka deshtuar ,kurse me "krahasimet" e nje viti me pare, me shifra ,ka dal e sukseshme !

Per cfare duhet ta kritikojme qeverine ,per parashkimet (premtimet) ?

-Po .,pse nuk i ka realizuar ?

Per "rritjen natyrale" ,ku shifrat jane me te medhaja ,duhet te lavderohet ?

Jo .

Po dihet se jo qeveria ,por edhe njerzit ne vitin 2008 ,ne krahasim me vitin 2007 ,rezultojne 1 vit me te medhenj ,ata njerez qe vjet kane qene 35 vjec ,sivjet do te jene 36 vjec .

Po mire more autori i shkrimit qe di dhe kuptimin e fjales konspiracion, bile e dike dhe se si eshte i qendrueshem cer ka te veshtire ketu per ta marre vesh dhe ku eshte konspiracioni tek ajo qe shkruaj une ?

Premieri ka pas pas thene rritje me 2 shifra , te gjithe te tjeret thone nga 6-7.

Ja si e publikon kete marifet numrash nje subjekt qe orientohet nga shume afer premierit :

Drejtori i BERZH Daniel Berg pohoi sot se “fakti që ka shifra të ndryshme lidhur me nivelin e rritjes ekonomike, unë nuk jam në gjendje ta komentoj”.

“Ajo që mund të them, - vijoi z.Berg, - është se ne publikuam në nëntor të këtij viti raportin vjetor për vendet në të cilat operojmë. Në rastin e Shqipërisë ne arritëm në konkluzionin që rritja ekonomike vjetore për vitin 2008 do të jetë 6.1 për qind”.

ZBerg paralajmëroi se “edhe parashikimet për vitin 2009 të nxjerra nga BERZH nuk janë në të njëjtën linjë me optimizmin e autoriteteve shqiptare”.

Sipas drejtorit të BERZH, gjithçka do të varet nga ecuria e ekonomisë globale dhe askush nuk e di me siguri impaktin që do të ketë kriza në Shqipëri.

“Ne kemi parashikuar që ekonomia do të rritet në 2009 me 4-5 për qind dhe kjo nuk është një performancë e keqe. I takon qeverisë të bëjë matjet për të parë saktësisht nivelin” –shprehet Berg.

BERZH nuk është institucioni i vetëm ndërkombëtar që shprehet konservator në lidhje me shifrat e publikuara nga INSTAT për rritjen ekonomike të Shqipërisë.

Pra theksi eshte dhe vihet mbi kete fakt qe do te pasoje mbase ndonje gje tjeter andej nga INSTAT-i.

Duket se ajo qe nuk eshte kuptuar nga ty si shkronjetar dhe analizues i bemes se premierit tone shume te dashur eshte fakti i thjeshte qe premieri donte alibine e daljes se shifres qe ai ka thene si Kryetar qeverie.

Tani meqe do qe te jesh dhe krtik i qeveriut po ta them perseri qe gabon shume se nuk di ta besh mire kur ne vend te merresh  me faktin se edhe shifra 6-7  purqin eshte shifer qe specialistet nuk ja pranojne qeveriut po shkon e meresh si e kishte intonacionin qeveriu. Nje shembull te vogel e ke ketu me siper , po shiko dhe nje shkrim te para disa koheve te Civicit qe rrihte po tek keto shifra. ( 3-4 )

Dhe e fundit meqe e natarove Koth-in me kalamaqet qe ndertojne konspiracione : mos shkruaj kur je i merzitur nga komenti , por lere per nje kohe te dyte .

Duket se ajo qe nuk eshte kuptuar nga ty si shkronjetar dhe analizues i bemes se premierit tone shume te dashur eshte fakti i thjeshte qe premieri donte alibine e daljes se shifres qe ai ka thene si Kryetar qeverie.

Koth,

Berisha le te kerkoje alibi sa ti doje kokrra e qejfit, une si votues i neserm atij ja ve fajin se kete shifer e kam degjuar fort nga ai jo nga INSTAT-i (qe rrezik nje pjese e votuesve nuk di as se c'do te thote). Alibise le ti pije lengun se votuesi e ka ndare mendjen qe Berisha cakton cdo gje e cdokend (ky eshte imazhi i tij si i kudondodhur) keshtu qe automatikisht cdo shkarje e INSTAT i kthehet Berishes.

Ll.

P.S. Dmth vetem se nuk kisha vendosur dy koka te verdha tek pergjigja ime ti mendove qe me kish ngelur qejfi he? Ja dy atehere   smiley    smiley

Mbledh Sala (kastile)  Qeverine para Mediave dhe "improvizon" d(y)ebate apo tribate per tu mbushur mendjen, jo financiereve te krahut mb´atane, ... por njerzve te thjeshte, se shifrat e tij tregojne rritjen ekonomike te Shqiperise ,, se kete rritje do ta kishin zili edhe vende te tjera si Franca apo (ku e di une) kush tjeter.                                      Rrofte rritja ekonomike!!           Ajo  qe me cudit  ne kete rast eshte roli i Medias. Ne kete rast,  dhe ne pergjithesi, perse gjendet kaq dendur Media ne mbledhjet e Qeverise(?)  Me duket, (me falni per shprehjen) por Qeveria e shfrytezon Median per qellimet e veta, duke e nxjerre nga roli i vertete i saj.  Ajo mbledhje ishte thjeshte mbledhje rutine,  prej nga nuk mund te mxirrje ndonje lajm te mirfillte. Rritja  ekonomike dyshifrore, qe  ka dite qe eshte trumpetuar, nuk perben  lajm.                                                                                                                                   !!! (u bene kaq vite qe jam jashte, dhe nuk mbaj mend kurre te kem pare ne lejmet , nga mbledhjet e qeverise ketu)                                                                                         

 

Instituti i Statistikave te Zimbabue...dje nxorri te dhenat mbi rritjen galopante ekonomike. GDP-ja e tyre eshte rritur 23 milion %...kshuqe kjo e Berishes eshte pak e vogel.

E keni pare ate filmin "Diktatori i madh". Berisha dhe Mugabe...ne karrige per tu rrujt.

 

500 mije lek...edukator kopshti thu ti FCB?? Shi shi dreqi...po ben gati vendin e punes kur te dali ne pension...

Me sa po shohe une ne si shqipetar jemi ne win win situation.Edhe nese rritja ekonomike  eshte vetem 5% prape rritje eshte.Une do kisha deshire qe opozita te na sugjeronte disa alternativa sesi ajo mund ta tejkalonte kete rritje dhe jo me e lagu se lagu arguments.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).