Arsyet e djegjes se makines sime...

“Arsyet e djegjes se makines sime”

Dyshime mbi praninë misterioze të truprojës së Shkëlzen Berishës pranë pallatit të Mero Bazes, disa ditë para djegjes së makinës së tij. Baze e analizon ngjarjen si një kërcënim të pastër të pushtetit, ndaj medias së lirë. Prokuroria nis hetimet dhe hedh poshtë akt ekspertizën e policisë, sipas së cilës gjithçka u shkaktua nga një shkëndijë elektrike në impiantin e makinës që kushtonte mbi 50 mijë euro…

Shkruan Kristi Pinderi
kristipinderi@revistamapo.com

Një ditë para ndërrimit të viteve, banorët e një lagjeje në rrugën Irfan Tomini u bënë dëshmitarë të djegjes së makinës së gazetarit Mero Baze, i cili ka akuzuar disa herë për afera korruptive kryeministrin Sali Berisha dhe familjarë të tij, ndërsa vazhdon të hetojë privatizimin e ARMO-s.

Ngjarja shkaktoi panik dhe frikë, jo vetëm në lagjen ku banon gazetari i njohur, por edhe në botën e medias në Shqipëri. Unioni i Gazetarëve kërkoi hetim të plotë dhe të paanshëm, ndërsa zëdhënësi i Partisë Demokratike Gert Bogdani, dërgoi të nesërmen një e-mail cinik në adresat e gazetarëve ku e ftonte Edi Ramën “të organizojë një miting proteste në mbrojtje të fjalës së lirë, ashtu sic organizoi mitingun për të shpallur të aksidentuarin një të egzekutuar politik”.

Ndryshe nga opinioni publik që u duk se e kapërceu pa shumë impenjim këtë ngjarje, në rrëmujën e festave dhe në “hangover”-in kolektiv gjatë natës së ndërrimit të viteve dhe të nesërmen e saj, Ambasada e Shteteve të Bashkuara nuk e anashkaloi dhe nisi të ndjekë me vëmendje çdo informacion lidhur me ngjarjen, që mund të jetë një njollë më shumë në raportet ndërkombëtare për lirinë e medias në Shqipëri.

A ndodhi kjo si pasojë e “një shkëndije e shkaktuar nga një fallco kontakt në impiantin elektrik”, siç deklaroi policia, apo ishte kërcënim për median e lirë, një ditë para fillimit të vitit elektoral 2009?

Të mërkurën, më 7 janar, Prokuroria e Përgjithshme e anulloi akt ekspertizën e policisë dhe nisi menjëherë hetimet. Baze, shpreson se do të kryhen hetime të pavarura dhe profesionale, ndërsa është i bindur, nisur edhe nga disa rrethana të dyshimta, se e gjitha ishte një sajesë që pushteti aktual e bëri jo vetëm që të hakmerret ndaj investigimeve të tij lidhur me afera korruptive që implikojnë familjarë të Kryeministrit, por edhe për të intimiduar botën e medias dhe gazetarët.

Minutë pas minute

Joni Baze, 15 vjec, ishte duke naviguar në internet kur dëgjoi alarmin e makinës së të atit, e cila kishte të paktën 5 orë që ishte e parkuar poshtë shtëpisë. Ishte rreth orës 2 të mëngjesit, duke u gdhirë dita e fundit e vitit 2008, kur një flakë ndezi sirenën e alarmit të makinës BMW 530. Nga dritarja e dhomës në katin e 6-të të pallatit, Joni mund të shikonte si në pëllëmbë të dorës rrugicën ku ishte parkuar makina, prodhim i vitit 2005.

“Djali më zgjoi i shqetësuar duke më thënë se po dëgjonte alarmin e makinës, por nuk i kushtova rëndësi. Pas 2 minutash ai erdhi sërish dhe u detyrova të ngrihesha nga shtrati”, thotë për Mapo, botuesi i gazetës TemA. Gjysëm i përgjumur, doli në ballkon dhe pa një flakë ende jo të fortë që nisej nga toka, pas bagazhit të makinës dhe ngrihej mbi bagazh. “Ishte qartësisht një zjarr i ndezur poshtë makinës që kishte aktivizuar alarmin e makinës”, sqaron Baze. Telefonata e parë që gazetari i njohur bëri nga telefoni i tij celular, ishte drejt zv/ministrit të Brendshëm Gent Strazimiri. Ky i fundit i tha të mos afrohej e të mos bënte asgjë derisa të vinte në vendngjarje policia.

Telefonatën e dytë ia bën drejtorit të gazetës Albania Ylli Rakipi, i cili banon një kat më poshtë. Të dy gazetarët zbresin poshtë për dy minuta. Flaka nga poshtë tokës po i afrohej gomës së pasme në anën e djathtë të makinës. Baze nis të dërgojë disa sms informuese drejt kolegëve të tij, ndërsa një sms të tillë ia dërgon edhe kryeministrit Sali Berisha. Rreth orës 3.00 duket në vendngjarje polici i pare, e pas tij edhe makina e parë zjarrfikësve. “Kalova përmes tunelit të pallatit për t’i dalë përpara makinës dhe u tregova që zjarri gjendej në anën tjetër të pallatit dhe jo nga kishin hyrë ata”, kujton Mero Baze. Për t’u kthyer në anën tjetër u duhej një rrugë rreth 3 kilometra.

Pasi filluan të hedhin ujë mbi zjarrin që në atë moment kishte prekur gomën e djathtë, një zjarrfikës tha me zë të lartë se nuk kishin ujë! Kishte kaluar të paktën një gjysëm ore dhe makina ende nuk po digjej, kur mbërriti më në fund zjarrfikësja e dytë. “Nuk e kuptoja pse nuk futej në rrugicë. I thashë policit të largohej zjarrfikësja e parë dhe të futej e dyta që ishte plot”, thotë Baze. “Nuk ka si del”, i tha polici. “Të ecë përpara kjo që ka zënë rrugën, dhe ti hapë rrugë asaj”, i përgjigjet pastaj Baze. Por zgjidhja ishte absurde: makina e dytë furnizonte me ujë dhe shkumë makinën e parë të zjarrfikësve! Ndërkohë, kamera e Vizon Plusit kishte mbritur në pjesën e poshtme të rrugicës, por nuk po lejohej të filmonte deri sa makina ishte në flakë! “Kameramani i ngratë nuk e kishte numrin tim të më njoftonte”, thotë Baze, “dhe kur më thanë në telefon shkova e mora, por flakët kishin ikur dhe kishte mbetur vetëm skeleti i makinës dhe një filmim i imi i keq me celular”.

Dëshmitari Dhimitraq Joti: “Eksperti” arrogant

Dhimitraq Joti, 53 vjeç, pronar i një bar-kafeje të vogël që gjendet vetëm 5 metra larg vendit ku u dogj makina, kujton se fqinji i tij Ylli Rakipi e mori në telefon i shqetësuar dhe e njoftoi se një makinë po digjej para barit të tij. “U ngrita menjëherë dhe vrapova zbathur për të parë se ç’po ndodhte e ndoshta për të ndihmuar në fikjen e zjarrit”, tregon Joti për revistën MAPO.

Në vendngjarje mbërrijnë edhe oficerë të lartë të Policisë. Mes tyre Gjergj Jorgoja, Nëndrejtor i Policisë së Tiranës, shefi i komisaritit numër 2 (vëllai i deputetit Sali Shehu), dhe një i tretë që iu prezantua Mero Bazes, si shef i antiterrorist në Tiranë. Këtë të fundit, Joti e mban mend si: “një ekspert nga ata të policisë që s’më pëlqeu fare se fliste me zë të lartë dhe sikur na kërcënonte të gjithëve”. “U ul atje te ajo tavolina”, tregon me gisht Joti, “dhe filloi të debatonte me zë të lartë me Ylli Rakipin”. Rakipi po përpiqej t’i shpjegonte se djegja nuk ishte shkaktuar nga një shkëndijë elektrike brenda impiantit të makinës, pasi ai vetë kishte parë flakë zjarri në tokë, pas makinës, zjarr që kishte prekur më pas rrotën e djathtë të makinës e ishte përhapur me shpejtësi. “Mirëpo ai eskperti vazhdonte të bërtiste se e dinte ai, e se dukej qartë se kishte qenë një shkëndijë elektrike që kishte shkaktuar gjithçka”. “Metkua, e la bisedën dhe debatin mbi shkaqet e zjarrit ende pa filluar hetimet”, thotë Baze për shefin e antiterrorit që atë natë dukej se kishte pirë, “dhe u ul në tavolinën ku isha me unë me ekspertin, edhe pse bëra kujdes të kuptonte se nuk po e duroja dot”. “Tani, tha, të kemi në dorë. E dijmë ne ç’bëjm me ty. Dhe e shoqëroi gjithë këtë budallallëk me një të zgërdhirë prej pijaneci”, thotë Baze. “Bëni detyrën, i thashë, nëse nuk e keni bërë deri tani”.

Kamerat e sigurisë së një banke dhe truproja e Shkëlzen Berishës…

Disa ditë para ngjarjes, banorë të ndryshëm të pallatit ku jeton Mero Bazen kishin vënë re praninë e një personi misterioz që nuk jetonte në atë lagje. Një mik i Bazes, që e njihte atë person, e telefonoi dhe i tha se ai “është Fatos Keja, një njeri shumë i rrezikshëm”. Ky person është aktualisht në Gardën e Republikës dhe është ngarkuar për sigurinë e familjarëve të kryeministrit.

Ai është truproja i djalit të Berishës, Shkëlzenit… Në kryqëzimin ku fillon rruga Irfan Tomini gjenden dy banka të nivelit të dytë. Kamerat e vetëm njërës prej atyre bankave, janë të pozicionuara në një kënd të tillë që fiksojnë këdo person apo çfarëdo mjeti që hyn në rrugicën ku ndodhet shtëpia e Mero Bazes. Ky mund të jetë një indikacion shumë i rëndësishëm për Prokurorinë e Përgjithshme që tashmë duhet ta çojë deri në fund hetimin për këtë ngjarje… që nëse vërteton atë që thotë Baze, është një kërcënim serioz edhe për gjithë proçesin e zhvillimeve të zgjedhjeve parlamentare këtë vit.

BOX 1: Kronologjia

- Rreth orës 2: 45 minuta, djali i madh i Mero Bazes, Joni zgjon të atin, pasi dëgjon alarmin e makinës.
- Baze telefonon zv/ministrin e Brendshëm Gent Strazimiri. Ky i fundit i thotë të mos afrohej e të mos bënte asgjë derisa të vinte në vendngjarje policia.
- Telefonatën e dytë Baze ia bën drejtorit të gazetës Albania Ylli Rakipi, i cili banon një kat më poshtë. Të dy gazetarët zbresin poshtë për dy minuta. Flaka nga poshtë tokës po i afrohej gomës së pasme në anën e djathtë të makinës.
- Baze nis të dërgojë disa sms informuese drejt kolegëve të tij. Një sms ia dërgon edhe kryeministrit Sali Berisha. - Rreth orës 3.00 duket polici i parë. Pas tij edhe makina e parë e zjarrfikësve, pa ujë dhe mjetet e nevojshme.
- Në vendngjarje mbërrijnë edhe oficerë të lartë të Policisë. Mes tyre Gjergj Jorgoja, Nëndrejtor i Policisë së Tiranës, shefi i komisaritit numër 2 (vëllai i deputetit Sali Shehu), dhe një i tretë që u prezantua si shef i antiterrorit.
- Kishte kaluar të paktën një gjysëm ore dhe makina ende nuk po digjej, kur mbërriti më në fund zjarrfikësja e dytë. Makina e parë nuk ia hapi rrugën. Zgjidhja ishte banale: makina e dytë furnizonte me ujë dhe shkumë makinën e parë të zjarrfikësve!
- Kamera e Vizon Plusit mbërrin në pjesën e poshtme të rrugicës, por nuk lehohet të filmojë deri sa makina ishte në flakë!

BOX 2 Qeveria vendos mbylljen e kontratës me shtypshkronjën ku shtypet TemA, Gjykata pezullon këtë vendim

Ka të paktën disa muaj që gazetari Mero Baze është në një konflikt të hapur me qeverinë, pas disa investigimeve që ai ka bërë ndaj biznesmenit Damir Fazllic, ndaj cështjes së Gërdecit dhe lidhjeve të familjarëve të Berishës me afera korruptive. Sipas Bazes, i njohur dikur për kritikat e ashpra që i bënte opozitës së sotme, që e konsideronte si “të blerë nga Berisha”, qeveria ka vendosur që bashkë me shpalljen objekt të rëndësisë së veçantë të ish-Tipografisë Ushtarake, ku do të prodhohen kartat e reja të identitetit të mbyllë edhe shtypshkronjën private ku prodhohet dhe gazeta “TemA”.

Kjo shtypshkronjë rrezikon të mbyllet, në fakt, për shkak të prishjes së njëanshme nga Ministria e Ekonomisë së kontratës 20-vjeçare për mjediset e shtypshkronjës së saj. Baze pohoi se ka investuar sipas kontratës rreth 450 mijë euro në mjedisin e marrë me qira, dhe prishja e njëanshme e kontratës është e padrejtë, dhe ka veçse motive politike, që lidhen me qëndrimet editoriale të kësaj gazete.

Ndërkohë gjykata ka vendosur, pa shumë bujë, që vendimi për nxjerrjen nga mjediset të të gjitha aparaturave të shtrenjta të shtypshkronjës, të pezullohet dhe të merret në shqyrtim ankesa që avokatët e Bazes kanë depozituar.

Ka një mundësi që ky vendim i gjykatës të ankimohet, por megjithatë të paktën kjo do të thotë për shtypshkronjën dhe për gazetën TemA edhe pak kohë më shumë frymëmarrje…

 

 

10 Komente

Po me cudit Merushja, qe banoka akoma ke pallati i flliqur qe fut uje dhe ere plehrash nga poshte smiley ne ate lagjje te erret.

Si paska bo aq leke sa me ble i shpi ne mes te Tiranes kokexhunga ??? smiley

Oh, aty eshte perfect place per te te bere atentat makine, dhe atentat te cfaredolloji.  Nje njeri qe ben armiq, dhe mund ti bejne nje puc te tille, sduhet te banoje ne kthina te tilla dhe ta leje makinen e 2005 neper ato rrugica. Ca te thote mendja o Merushe ???  smiley

Ngjarja shkaktoi panik dhe frikë, jo vetëm në lagjen ku banon gazetari i njohur, por edhe në botën e medias në Shqipëri.

Artikulli sikur s'fliste për panik dhe frikë.

 

Ndryshe nga opinioni publik që u duk se e kapërceu pa shumë impenjim këtë ngjarje, në rrëmujën e festave dhe në “hangover”-in kolektiv gjatë natës së ndërrimit të viteve dhe të nesërmen e saj, Ambasada e Shteteve të Bashkuara nuk e anashkaloi dhe nisi të ndjekë me vëmendje çdo informacion lidhur me ngjarjen, që mund të jetë një njollë më shumë në raportet ndërkombëtare për lirinë e medias në Shqipëri.

Po këtë nga e nxorre?

 

Disa ditë para ngjarjes, banorë të ndryshëm të pallatit ku jeton Mero Bazen kishin vënë re praninë e një personi misterioz që nuk jetonte në atë lagje. Një mik i Bazes, që e njihte atë person, e telefonoi dhe i tha se ai “është Fatos Keja, një njeri shumë i rrezikshëm”.

Nuk e di pse por kjo më bëri të qesh. Më jep përfytyrimin e këtij Kejas si një njeri me pardesy të zezë e me kapele republike, si puna e spiunëve tek Spy vs Spy, që futet e del nga kthesa të ndryshme, ndërsa banuesit e shikojnë nga lart dhe i thonë njëri tjetrit "ja ku është!" Më në fund ky miku i Bazes e kupton se kush është dhe fiton lojën.

P.S. Sa për drejtshkrim, vënia e një fjale të huaj në thonjëza nuk të shfajëson nga përdorimi si me magji. hangover==dalje e të pirës. Gjithashtu shkruhet djegia jo djegja se me zor se e lexova artikullin.

Gazetarët e gjithë botës ëndërrojnë që të gjënden në vëndin e ngjarjes kur ndodh diçka... këta gazetarët tanë JANË në vëndin e ngjarjes dhe nuk arrijnë të bëjnë gazetarin profesionist.

Vë bast se po të kishte parë ndonjë incident me të vdekur në rrugë, ky gazetari kishte pas për ta nxjerrë celularin për të bërë ndonjë foto "për kujtim", ndërsa në këtë rast... nuk i ka vajtur mëndja që të bënte ndonjë foto.

Të paktën të nxjerrë ndonjë lajmërim tek pallati, se patjetër do të ketë dalë ndonjë terjakli me telekamër që të filmonte skenën.

Nje sqarim per lexuesit.

Ky artikull eshte marre nga arkivi i gazetes " Zeri Popullit" titulli origjinal "Bombe ne ambasaden Sovjetike".

Te kene kujdes kush ka kaluar muajt e fundit ne ate rruge ku banon Meroja.

Jeni te gjithe te dyshimte.Prokuroria vazhdon hetimet.

Ha ha ha... N'a bere shume per te qeshur more Lumi Drin. Humor tipik kinez... Ha ha ha... Nuk kam qesh ndonjehere me shume...

Historia e bombes ne ambasaden Sovjetike nuk eshte per te qeshur, eshte nje histori sa e turpshme per "messainscena", aq e dhimbshme per pasojat qe solli.

 

Mire e ke Lumidrin mire , po lere makinen nje here se per momentin eshte pa autor dhe shiko kete tjetren qe ka autor :

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve u bën thirrje autoriteve shqiptare të ndërpresin përndjekjen e gazetës TemA,  ( bej klick ) të lejojnë gazetarin Mero Baze të kthehet përsëri në ndërtesë, dhe të mos pengojë gazetarët të bëjnë punën e tyre.

Ja ti shikon nje lidhje te djegies se makines me Ambasaden Ruse, ndersa une shof te kjo me siper nje lidhje me Venezuelen.

 

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve me seli në Nju Jork ,nuk eshte ambasada Amerikane qe te behet krahasimi me Ambasaden Ruse ne vitet 50-60 ,pa lidhje kjo .

"Disa dite para ngjarjes,banore te pallatit ku jeton mero baze kishin vene re pranine e nje personi misterioz qe nuk jetonte ne ate lagje"

ha..ha.ha.. e forte kjo,banoret kane identifikuar nje "person misterioz" dhe ku tek irfan tomini . o kristi pidheri, irfan tomini nuk eshte fshatme 56 banore.

Koth, Shaban, si don qe te quaj?

E lexova artikullin, ç'fare te them, Meroja paska qene fatzi, makina e djegur, shtypshkronja e mbyllur, shendeti ka rendesi Koth, shendeti, te tjerat rregullohen.

Jo çdo e keqe vjen per keq, mbase gjen pune si gazetar ne perendim Meroja, sepse eshte gazetar i afirmuar.

Si fillim nje makine FIAT- uno ja japin, nje rroge te mire, nuk eshte keq, si fillim, si thua Shaban?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).