Akademia britanike e Mbrojtjes: Në Shqipëri ligjin e bën Argita

Një raport i Akademisë së Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar del në përfundimin se zgjedhjet e këtij viti janë të rrezikuara, jo vetëm për shkak të problemeve teknike, por dhe për shkak se mazhoranca mund të tentojë manipulimin e tyre.

Raporti i përgatitur nga James Pettifer thekson se është e nevojshme që ndërkombëtarët të përqendrojnë vëmendjen e tyre te media, e cila do jetë një gardian ndaj manipulimeve zgjedhore.

Zgjedhjet parlamentare do të mbahen në qershor 2009 dhe duhen pritur tensione politike dhe sociale. Me pak fat dhe me shmangien e krizës ekonomike, Partia Demokratike mund të mbetet në pushtet, por rezultati do jetë shumë i ngushtë. Rreziqet janë të mëdha dhe vëzhgimi ndërkombëtar për ndershmërinë e zgjedhjeve është një çështje e rëndësishme. Vëmendje e veçantë nga ndërkombëtarët kërkohet në mbrojtjen e medies relativisht të lirë nga presionet, si një barrierë kundër manipulimeve të mëdha elektorale”, - thekson Petiffer në raport.

Por, një konstatim i rëndë bëhet për qeverisjen e kryeministrit. Sipas raportit, është vajza e kryeministrit ajo që bën emërimet në poste kyçe dhe se qeverisja është nepotike.

“Zhvillimi i institucioneve të shtetit post-komunist ka qenë i ngadaltë në Shqipëri, dhe vazhdon të jetë kështu. Anëtarët e familjes së zgjeruar të Berishës, që nuk janë zgjedhur, kanë pushtuar poste me influencë, veçanërisht vajza e tij, dhe nepotizmi është një problem serioz. Ka të dhëna në rritje për përpjekje të forta për të mbytur zërin e kriticizmit të brendshëm, ndërkohë që afrohet periudha parazgjedhore, megjithatë tani është më e vështirë se më përpara për çdo qeveri të Tiranës, për shkak të diversitetit në media dhe përmirësimit të institucioneve të shoqërisë civile”, - thuhet në raport.

Përfundime të rënda dalin në raport edhe për ekonominë shqiptare nën drejtimin e Berishës.

“Qeveria Berisha po përballet me probleme serioze, dhe ekonomia po shfaq shenja serioze lodhjeje. Reformat e kërkuara për të ecur drejt anëtarësimit në BE, janë ngadalësuar dhe progresi i shpejtë në këtë drejtim është në dyshim.

Problemet kryesore që prekin jetën e përditshme të një shqiptari mestar, nuk janë cekur shumë nga qeveria Berisha. Ka mungesa në ujë, energji, probleme me transportin dhe strehimin, dhe dhjetëra probleme me infrastrukturën”, - thuhet në raport.

Akademia britanike e Mbrojtjes është një institucion i rëndësishëm që përgatit të dhëna në lidhje me shumë politika që pasojnë në këtë vend.

 

 

Zgjedhjet

Qeveria e kryeministrit, Sali Berisha, në Tiranë po i afrohet fundit të mandatit me zgjedhjet parlamentare në mesin e verës 2009. Ka të dhëna se qeveria dëshiron të shtyjë zgjedhjet, për shkak të problemeve me regjistrin elektoral dhe dokumentet e identitetit. Kjo pritet të kundërshtohet nga opozita.

Zgjedhjet parlamentare do të mbahen në qershor 2009 dhe duhen pritur tensione politike dhe sociale.

Me pak fat dhe me shmangien e krizës ekonomike, Partia Demokratike mund të mbetet në pushtet, por rezultati do jetë shumë i ngushtë.

Rreziqet janë të mëdha dhe vëzhgimi ndërkombëtar për ndershmërinë e zgjedhjeve është një çështje e rëndësishme.

Vëmendje e veçantë nga ndërkombëtarët kërkohet në mbrojtjen e medies relativisht të lirë nga presionet, si një barrierë kundër manipulimeve të mëdha elektorale.

 

Qeverisja

Mbetet një qeveri me vendimmarrje thellësisht të personalizuar, me shumicën e vendimeve të përqendruara në zyrën e kryeministrit, dhe një numër thelbësor bashkëpunëtorësh nga sfondi politik, kryesisht nga veriu, që ishte i dukshëm në vitet 1992-‘97.

Zhvillimi i institucioneve të shtetit post-komunist ka qenë i ngadaltë në Shqipëri, dhe vazhdon të jetë kështu. Anëtarët e familjes së zgjeruar të Berishës, që nuk janë zgjedhur, kanë pushtuar poste me influencë, veçanërisht vajza e tij, dhe nepotizmi është një problem serioz.

Ka të dhëna në rritje për përpjekje të forta për të mbytur zërin e kriticizmit të brendshëm, ndërkohë që afrohet periudha parazgjedhore, megjithatë tani është më e vështirë se më përpara për çdo qeveri të Tiranës, për shkak të diversitetit në media dhe përmirësimit të institucioneve të shoqërisë civile.

Ekonomia

Qeveria Berisha po përballet me probleme serioze, dhe ekonomia po shfaq shenja serioze lodhjeje. Reformat e kërkuara për të ecur drejt anëtarësimit në BE janë ngadalësuar dhe progresi i shpejtë në këtë drejtim është në dyshim.

Problemet kryesore që prekin jetën e përditshme të një shqiptari mestar, nuk janë cekur shumë nga qeveria Berisha. Ka mungesa në ujë, energji, probleme me transportin dhe strehimin, dhe dhjetëra probleme me infrastrukturën.

Edukimi publik dhe sistemi shëndetësor janë në vështirësi, çka ka sjellë dhe rritjen e shumë institucioneve private, të standardeve shumë të ndryshme. Korrupsioni është endemik dhe është e nevojshme që të paguhet për shumë shërbime që teknikisht supozohet të jenë pa pagesë.

11 Komente

Raporti i përgatitur nga James Pettifer thekson se është e nevojshme që ndërkombëtarët të përqendrojnë vëmendjen e tyre te media, e cila do jetë një gardian ndaj manipulimeve zgjedhore.

Aha... Merua nuk e kap dot as shën Valentinin. smiley

 

Po pse e shkruani dy here te njejtin artikull o drunj! E kuptojme edhe sikur ta shkruani nje here...

Mire gazeta se nderrmarje injorantesh eshte dhe mund edhe ta beje per te mbushur faqet e saj idjote, po peshku pse nuk i redakton pak? pliiiiiiiz? 

dhe pliiiiiz, a mund te na thote kush ketu se ku mund ta gjejme origjinalin e akademise britanike te mbrojtjes?

Raportin mund ta lexosh te plote ketu (pdf).

Se pari raporti nuk eshte pergatitur nga qeveria britanike, sic e ben Tema te nenkuptohet. James Pettifer, packa se specializohet ne keto gjera (dhe ne Ballkanin ne vecanti), dhe duket se e njeh zonen/vendin tone dhe di se c'flet, ai nuk eshte zyrtar ose i punesuar nga Akademia e Mbrotjes apo ndonje organ tjeter qeveritar, dhe ai e ben te qarte kete dhe ne fund te raportit, me disclaimer, ku thote qe keto jane opinionet e tij dhe jo opinione zyrtare. 

Raporti kishte plot gjera kritike per Birishen, po mediat tona si gjithmone i fryjne n'byth vetes dhe citojne dhe hiperbolizojne vetem ato gjera. Kur lexon titullin e artikullit thua se qendra e vemendjes se raportit ishte e bija e Birishes.  Avazi me nje fjale.

Raporti p.sh. kishte dhe vleresime, qofte dhe relative ne krahasim me te shkuaren, si keto:

The Berisha government has avoided most of the confrontational political style of its 1992-7 predecessor, and has become an accepted factor on the regional and international political landscape, without the blatant attacks on civil liberties, the judiciary and the media of the previous period in government. Nonetheless, certain pressures on civil society remain, and corruption and organised crime remain major problems.

...

Nevertheless the people do have a real sense of the country moving forward and gaining more respect, and the Kosovo and NATO decisions have been deeply appreciated at popular level throughout the country. It has been shown that ‘good’ behaviour, in the form of hard work in building up a market economy and closely following US foreign policy priorities does bring real and tangible rewards, and the European Union as a realisable short or medium term objective has become somewhat eclipsed as a result.

Ja vlen ta lexosh si raport gjithsesi, se eshte analize e mirfillte, jo anal-iza si keto qe jashteqisin medjat tona non-stop.

E paskan harru shkelznin keta anglezet apo mendojn se Argita ben ligjin e shkelzeni maliqin

E pse qenka per tek "Mos Humbsini" kjo?

Apo se ka nje titull bombastik qe eshte fryerje e permbajtjes se vete raportit?

Kjo menyra e perpjekjes per t'i rrit kredibilitetin mendimeve tuja duke u bazu ne ato qe thote ndonje i huj eshte budallek me oke. S'ka ndonje ndryshim nga menyra se si i referohej Berisha "Wikipedia"-s.

Raporti, perveç faktit qe e thote nje i huj, nuk ka asgje te re. Ato qe preken ne raport, jane pertyp e ripertypen vazhdimisht nga media shqiptare; jane gjera qe dihen e thuhen.Kjo eshte sikur t'u thush njerezve qe ka per te ra shi sot, se kshu e tha italioni mrom, nderkohe qe atyre u ka hy shiu ne palce.

Ka rrezik qe pozita te deshiroje te manipuloje?

Jo more, mire qe na e tha anglezi dhe ti na e solle neve ketu shoku gazetar se, si popull me 400 vjet demokraci, s'kemi pare ndonjehere qe zgjedhjet te manipulohen, aq me teper nga pozita. Mazallah!

Nga nje vend me tradite e me kulture vijne dy perfundime te shkelqyera te cilat jane nje LEKSION i tere per Demokracine. Ne momente te veshtira qe kalon jeta e nje vendi ne transformim, kur jane te ngjashme udheheqjet Hajdute, Mashtruese, Rrjepse , Hipokrite  si ndozot te Memedhembjes sone , dy shtylla te fuqishme  :- Diversiteti i Mediave ..dhe Forcimi Institucional i Shoqerise Civile ...jane nje garanci per te demaskuar cdo manipulim zgjedhor . Per Ju dy lebrit , kenga ne Laberi kendohet :- coke coke moj maloke - cica jote gjysem oke... smiley

Brenda mundesive, per anglishtfolesit, te na ndihmojne ne perkthimin e fjalise se meposhtme:

Members of the Berisha extended family who have not been elected occupy influential posts, particularly his daughter, and cronyism is a serious problem.

Megjithe rendesine e ceshtjes, duhet te jete mjaft larg nga :

Në Shqipëri ligjin e bën Argita ....dhe

Sipas raportit, është vajza e kryeministrit ajo që bën emërimet në poste kyçe dhe se qeverisja është nepotike.

  

 

Members of the Berisha extended family who have not been elected occupy influential posts, particularly his daughter, and cronyism is a serious problem

 

Antarët e Familjes se  zgjeruar (madhe) Berisha, te cilët nuk kanë qenë te zgjedhur zënë vende pune te rendesishme, vecanerishtë bija e tij dhe " cronyism " eshte nje problem serioz,

cronysim to do thote favorizimi i te afermve ose miqeve per pozita te larta pune pa kualifikim per ate post.

me vjen keq nese nuk ju kam ndihmuar, te paken provova !

e degjova kete "pseudo lajm" para ca ditesh tek vizion plus ...

Si keto "lajme" mund te gjesh me tonelata !!!

Para ca javesh asistova ne nje Konference per Kosoven ku na foli per rreth 2 ore Kreu i KFOR-it gjate 2008, Xavier Bout de Marnac.

Kur e pyeten ne lidhje per "mafian" ne Kosove, ai u pergjigj se aty kishte mafia, krim te organiauzr, por siguroi se "Mafia ishte me e zhvilluar ne Shqiperi" -- Jam i sigurte e po t'a kishte Vizion plus kete "lajm" - qe eshte nje opinion personal, do t'a pasqyronte menjehere ne lajme, madje ne faqe te pare !

"Mafia Shqiptare, shume here me e forte se ajo kosovara", thote ish-Kreu i KFOR-it ... lesh, lesh, lesh

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).