7 piktura

 

E para

smiley>

Erdhi nga lindja

drita që formoi

të linjtat në trup, 

hijet në eshtrat

e buta të shtratit,

prehjen prej frike

të shuar.

smiley>

Një sy i diellit mbi komo,

shtjellen figurat e librave

në kënaqësi,

përtej qëllimit.

parfumi i reve

nuhatja e hirit mbi të artë,

pikturat në përgjim

janë aty përtejsysh.

smiley>

Korniza e shpejtë e lëvizjeve

teksa zbrazet,

me mbylljen e derës,

tërheq pas diellin.

smiley>

smiley>

smiley>

smiley>

>smiley>

E dyta

smiley>

Tejditë e largët shijon

në të bruztë

dora nduk butësi

të kadifenjtë

gjunjtë

te njëri - tjetri

prehen lehtë

shpina, në pjerrësi të gështenjtë

ndjell.

Dëgjon madhësinë e formave

pas vetes.

Me dritën që mbledh

në gropëzën e gjinjve,

ngjyen trupin e kodrave

kullon

hijet e drurëve ujrash

smiley>

Ajër i pjalmuar

lëmyshqe, vezë, lerë

brenda buzëve të mbyllura

ngjizjen lace wsmileyt="on">t="on">nissmileylace> të përziejë.

smiley>

smiley>

 

 >smiley>

E treta

smiley>

Pëshpëritje rozë dëshirimesh

Shkrime të tëra në ajër

Trupat e ftohtë të mermerit

rrudhosen në ngjyrë mishi.

Mendimi shfryn në format e sendeve

mbledh,  ripërtyp, ngjit

në figura të padukshme.

Aty janë gdhendur klithma

që s’u bënë dot shkrime.

Aty perceptimi i përjashtuar prej reales,

tjetërtrajta me embrione të lindshme.

smiley>

Purpur perëndimi, trëndafili agimesh

në një fshikëz

që punon të endë një formë

si atë në djep të zemrës.

smiley>

smiley>

smiley>

smiley>

smiley>>smiley>

E katërta

smiley>

Gjunjëzohem

duarputhitur në një lutje

Terratiset në shpellwn e tundimeve

ajo - këngerrëta e jetës së vegimit,

përmbushje nuk ka,

është më e lehtë të jap shpirt.

smiley>

Prag – bote – pezull

Reliev i çuditshëm, pa harmoni

Lëngim’ i gjymtyrëve në blu,

Rrezatimi që trup i pambaruar lëshon

më mban atje

në pritje të formave vetjake

të jetësuara

në pasqyrim

smiley>

Në zemër pastroj heshtjen që bluaj

përgjunjem

derisa dikush të mund të më falë

pa e ditur përse

smiley>

smiley>

smiley>>smiley>

>smiley>

E pesta

smiley>

Kishte ligështinë e shpinës që mblidhet

në frikën e vet

mungesën e shqisave në grinë e lagët.

Ishte prej gëzofi të shkrifët

ankthi atëherë

e pasi ujërat pushuan

u mblodh e u rrudh.

Nisi rrugën e zhdukjes së fatit

të krijesës.

smiley>

Tabloja lehtëson

fytyrat e përhershme të gurëve.

Ai stil mjegulle të eshtërt

çliron tharmin e vet me lindje premature.

smiley>

E druan boshatisjen e trupit prej ngjyrave

aq sa vetëpritet për të parë a ka ende

gjak.

smiley>

smiley>

smiley>>smiley>

>smiley>

E gjashta

smiley>

Përtej të bardhës nuk shquaj asgjë

Bëj përpara

Përkrah kam askënd

Lexoj e mekur këtë biografi eklipsesh

Mbërritja është gjithmonë një pikë e largët

Në këtë rrethsjellje njerëzore

po prek vetëm me sy

Kështu i mbledh nënkresat i shpalos në ajër

Pastaj u shtrij krahët ëngjëjve

E shtroj sheqerin si dëborë

në prehër

mbi fshehtësinë prej thelpinjsh arre

Trupi njomet në qumështi të athët

I lëmoj, i bëj të fildishtë krahët

Asnjë ndjenjë s’përfytyrohet dot e bardhë

Tani, ndërsa zbret,

asgjë s’mund të shquhet përtej

smiley>

smiley>

smiley>

>smiley>

E shtata

smiley>

Tri herë u dëgjua

u shua pastaj

Tri fytyra në të djathtën time

përcjellin mendimet

në largësi të pakohë

Jam vetëm

në kilometra rrugëtimesh të panisura

në vepra të pakryera

Nuk ka kohë për të kthyer erërat mbrapsht

Në mesnatë perëndojnë tri herë të gjitha

Qëndroj

për të shpërndarë hirin tim mbi terr

Më pret agsholi

ndoshta më pret.

smiley>

2 Komente

Shume bukur perseri,  Mariklena!Shume bukur, POETE!

Pa bere ndonje koment te detajuar te krijimtarise qe ke paraqitur  here pas here te ky pellg virtual, mendoj se mund te te pagezoj plotesisht si "mirazhi- femer",  duke gjykuar  qe, pavaresisht  origjinalitetit  krijues  individual, keni te perbashket  thellesine   e mendimit poetik e cila edhe fjaleve me te thjeshta apo jopoetike ne dukje u jep ate inkandeshence gjurmelenese qe e ka te domosdoshme  vargu  poetik (karakteristike ekskluzive e poetit te lartpermendur).

Mendoj  se  ky stil poetik ne dukje i zymte ( pa lajle-lule patetike me vlera marramendese  momentale) ne te vertete eshte  VLERE  E QENDRUESHME POETIKE qe i reziston kohes  pikerisht se eshte i  pakohe.

Edhe nje here  pergezimet  e mia! Te ndjek  me shume kenaqesi  mes vargjeve...

Kete rradhe poezia mu duk "e ndikuar",e krasitur, e thjeshtezuar qellimshem ne fjale.Mbase autorja ka dashur ti lere vend fantazzise se lexuesit dhe ka dashur ta perdore fjalen si penel(meqe edhe poezite quheshin piktura),por sipas meje ky lloj eksperimenti nuk solli tek une emocionet e pritshme dhe poezia tngelllon pka si "e pagoje".Nuk dua ta teproj por shpeshhere mes imazhesh,brenda pak rrjeshtat ka hendeqe,ndasi qe nuk udhetojne ne drejtime te njejta dhe krijojne nje lloj dis-harmonie jo shume poetike.Mund edhe mos ta kisha bere kete koment,por i shtyre nga mbresat e poezive te para,shkruajta  perseri. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).