1985: Historia e një"ringjalljeje"misterioze

Historia e një ushtaraku, që u rikthye në jetë pas një helmimi. Shkaku, një burim uji nga toka e ish-Jugosllavisë, ku gjetën vdekjen disa ushtarë të tij. Rëfimi i ish-Komandantit të Batalionin Mitralier, Besim Qose në Nikoliq të Krumës, Kukës

 Ishte viti 1985. Në familjen e Dine Qosjes nga fshati Osum të rrethit Gramsh, është hapur shtëpia për mort. Njerëzit e tyre më të afërt, miq dhe banorë nga fshati, si dhe ata përreth kësaj zone, vinin e i ngushëllonin për gjëmën e ndodhur, por i jepnin kurajë: "Djali ka vdekur për mbrojtjen e atdheut...". Djali i tij i madh, oficer ushtrie në kufirin me Jugosllavinë, komandant kompanie në Batalionin e Mitralier, kishte rënë në krye të detyrës. Të paktën kështu i kishin thënë ata të repartit ushtarak në Nikoli të Krumës, rrethi i Kukësit. Djali i tij quhet Besim Qosja. Edhe pse mjekët luftuan me vdekjen për shumë ditë, nuk kanë mundur ta shpëtojnë. Ai kishte vdekur dhe aktualisht ndodhet në morg me disa të vdekur të tjerë të rastësishëm, në pritje për të marrë kufomën nga të afërmit. Çfarë ka ndodhur realisht atë ditë të vitit 1985 në repartin6555, në Koliq të Krumës? Këtë e tregon vetë i "vdekuri" i kësaj ngjarjeje të rrallë, i cili aktualisht sot është gjallë, i martuar me tre fëmijë dhe polic në Bashkinë e Patosit. Kjo ngjarje ka bërë bujë në ato vite. Besimi sot është gjallë, ndërsa pesë ushtarë të këtij reparti kanë vdekur dhe kanë të njëjtën histori me ish-komandantin e tyre.

***
Në 25 Gusht 1985, oficeri i ushtrisë shqiptare, Besim Qosja, ka qenë me shërbim së bashku me ushtarët e tij në vijën e kufirit, konkretisht në Koliq të Krumës. Afër shërbimit, tregon kapiteni, kalonte një burim uji. Uji vinte nga ana tjetër e kufirit. Atë ditë, thotë Besimi, ne po punonim për shtrirjen e një kablli ndërlidhës. Vapa ishte e madhe. Nuk pimë ujë çezme, por unë i pari piva prej këtij burimi dhe më pas pinë edhe disa prej ushtarëve. Ishin katër ushtarë. Vdiqën të katër brenda pak orëve. Vetë Besimi është çuar me urgjencë me helikopter në Spitalin Ushtarak në Tiranë, pas ndërhyrjes së Ministrisë së Mbrojtjes Një ditë pasi është sjellë aty i ka plasur gjaku nga goja, hunda dhe ka patur ënjtje të trupit. Kjo gjendje ka zgjatur pesë ditë. Pas pesë ditësh, trupi nuk jepte më asnjë shenjë jete dhe mjekët deklaruan se, oficeri Besim Qosja kishte vdekur.

U njoftua Ministria e Mbrojtjes dhe reparti ushtarak për t'u përgatitur për t'i bërë nderet e fundit ushtarakut Qosja, i cili vdiq në krye të detyrës, duke marrë masa për përgatitjet e kapitenit për varrim. Persona të afërm ndodheshin prej ditësh në Spitalin Ushtarak. Nga këta të fundit u dërgua lajm në Gramsh te prindërit e Besimit, te babai i tij Dineja, i cili ka hapur shtëpinë për vdekjen e të birit, ndërkohë është hapur edhe varri në fshat, ku ai do të varrosej me ceremoni dhe për këtë ishte formuar një komision. Por kapiten Qose tronditi spitalin dhe më gjerë. Një infermiere vërtetoi fare rastësisht se ai ishte gjallë. E kishin zhveshur dhe trupi ndodhej në një dhomë së bashku me persona të tjerë të vdekur të rastësishëm. Më pas e futen në arkivol. Kapakun nuk e kishin vendosur. Në momentin që do ta largonin prej ambjenteve të spitalit, një infermiere e quajtur Afrika Celibashi ka bërë një veprim. Ndoshta për një dobësi njerëzore apo për të kryer një rit keqardhje, ajo i ka ngritur kokën dhe i ka futur në gojë pak kafe. Mjekët e kanë shpjeguar më vonë se lëngu i kafesë, i nxehtë, ka rrëshqitur dhe ka shkuar në veshka dhe aty kanë parë që "i vdekuri" ka urinuar paksa. Duke parë këtë fakt, infermierja ka bërtitur: "Ky është gjallë".

Mjekët kanë rendur dhe e kanë çuar përsëri në sallën e reanimacionit. Pesë muaj më pas, pas mjekimeve, ka dalë nga agonia dhe vdekja. Sot është gjallë, i martuar, dhe baba i tre fëmijëve. Punon polic pranë Bashkisë së Patosit

***

Vetë Besimi na tregon për SH2: "Kur kam shkuar në shtëpi ishte mbledhur gjithë fshati. Nuk u besonin syve. Kam udhëtuar me kalë, pasi rruga ishte e vështirë. Gjatë rrugës më shoqëronte babai. Shumë njerëz që kishin marrë vesh lajmin e vdekjes, por jo atë të ngjalljes ndaleshin dhe ngushëllonin babanë për vdekjen time. Por, ai u thoshte: "E kam të gjallë dhe është ky që kam në kalë..". "Varrin që kishin hapur për mua, nuk u mbyll. Sipas zakonit tonë, ai është lënë i hapur, dhe është mbyllur vetëm kur mua më vdiq babai.."

5 Komente

Kam udhëtuar me kalë, pasi rruga ishte e vështirë.

tronditëse

Duhet ti kete bere vudu Afrika  se nuk shpjegohet ndryshe!!!!

 Po analizat e ujit , ai bene ata specialistet e shendetesise apo jo.

Kjo Afrika do ta kete ngene me vone se ka shprehur shfaqe te huaja me besime te kota fetare.  C'ju desh asaj qe ti jepte kafe e vdekurit? Lufta kunder riteve fetare dhe besimive te kota eshte pjese e luftes se kllases.- ka thene udheheqesi yne i madh Dulla ha ha ha

Per sqarim.Fshati Nikoliq ne Has nuk ka qene fshat kufitar.Mes kufirit dhe Nikoliqit nga veriu jane fshatrat Qarr,Dobrun dhe ne lindje Vlahna.Ne ato ane jane cfaqe dy here ethet hemoragjike.

Mjekët e kanë shpjeguar më vonë se lëngu i kafesë, i nxehtë, ka rrëshqitur dhe ka shkuar në veshka dhe aty kanë parë që''

Kjo eshte saktesi.Thuase goja eshte e lidhur me tub me veshkat.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).