Unë në utopizmin e votuesëve ruse të shek 19

Lorena Kollobani

Standard

Unë kam votuar githmonë për partinë time të zemrës . Këtë e them duke ju referuar moshës 18 vjeçe e sipër por edhe më parë përpara se unë të votoja kontribouja për partinë në mënyra të tjera duke ngjitur postera apo duke I grisur ato të partisë kundërshtare nga muret. Në fakt deri zgjedhjet e fundit unë kam votuar për partinë që kam dashur gjithmonë. Pasi e kisha bërë dhe ribërë këtë militarizëm një ditë mendova për herë të parë për kontributin tim duke pasur dy pika referimi vetëm veten dhe partinë.
Arrita në përfundimin se unë pata dhënë shumë më shumë për aq sa I përket një votuesi dhe në të vërtetë nuk pata marrë asgjë nga ato që unë prisja qoftë edhe një mirënjohje të vogël.
Duke pare veten në ‘’pasqyrën filozofike’’ vetëm në një çast kuptova që unë doja, mbroja dhe votoja partinë të cilen isha bërë militante vetëm falë trazhgimnisë familjare. Im atë ishte me atë parti, mamaja e kështu të gjithë me radhë. Une kisha lindur me atë parti pra kurrë nuk kisha bërë një zgjedhje vetë me emërues të përbashkët racionalitetin apo krahasimin.
Dhe nëse shumëkush do të votonte si unë atëherë vota do të duhej të ishte e njëjtë mendoj unë me fenë ku vetëm një përqindje shumë e vogël ndërron atë të trazhguar duke përqafuar fenë që I duket më e arsyeshme. Por nëse kjo që më ndodh mua që jam vetëm një person I vetëm do të ndodhte edhe me shumicën atëherë më erdhi turp ta mendoja por si unë si ata po silleshim si disa “dele votuese”
Ndryshe nga urdhri teologjik të cilin unë e përkrah shumë, me urdhrin e dalë nga dora apo goja e njeriut duhet të përgjigjet vetëm mendja njerëzore.
Dhe duke e tejkaluar “urdhin” familjar kërkova për rrënjën, dhe rrënja ishte bashkësia e nënbashkësisë parti, ishte komunizmi.
Komunizmi apo më saktë “Enverologjia” të cilit unë vetëm emrin I dija doli që ishte rritur brenda meje si fetus I mëndjes dhe I racionalitetit tim.
Dhe ndërsa të gjithë pas një alarmi demokratik dhe revolucinar kundër “të madhit” dhe mbretërisë së tij qiellore dhe toksore u dukën sikur u zgjuan nga gjumi shumica e tyre jetojnë akoma me përrallat komuniste që për ta vazhdojne të jenë të përjetëshme
Miti I komunizmit në Shqipëri urdhërohej të jetonte nën efektin polyana dhe nëse ndokush do të guxonte të thoshte “ po shoh veç gri e zi” atëherë si një popull pa cene, “të skaduarit e saj” duhej ti eliminonte.
Në periudhën e diktaturës u kontribua fuqishëm në vendosjen dhe mbajtjen e saj në këmbë përmes ushqimit të proçesit të “trushpëlarjes”. Enver-ologjia vijon të marrë frymë në prapambetjen që vjen nga psikologjia e shqiptarit, i cili ka kaluar disa faza të rrezikshme manipulimi dhe tjetërsimi.
Dhe nëse do të më duhej të bëja ndonjë paralizëm të moshës time biologjike (24) dhe moshës së votuesit, me këtë të fundit rezultojë mbi 200 vjeçare pothuajse moshatare me revolucionin rus të shek 19.
Në fakt rendimenti I utopizmit komunist shqiptar ecte paralel me atë të Rusisë së shek 19 dhe historia e ka treguar këtë më mirë se kushdo tjetër, por nje ecje e tillë edhe pse në errësirë vijon edhe sot e kësaj dite.
“ Mendimi rus” pati shkruar dikur V.V Zenkovsky, “ka qenë mallkuar nga një histori degëzimi.” Dhe në fakt një pjesë e intelektualeve rus u drejtuan nga perëndimi dhe racionalizmi ndërsa një pjesë tjetër zgjodhi rrugën e lindjes dhe kristianizmit mistik të Rusisë së mesjetës dhe këta të dytët edhe dominuan ekstremisht. “Mendimi shqiptar” nga ana tjetër kishte vetëm një kah të detyruar orientimi, një kah edhe më ekstrem akoma.
Pas kolapsit të carizmit, të dëbimit të tij dhe përkrahësve, irracionalizmi vijoi të lulëzonte për një kohë të gjatë jo vetëm në Rusi por edhe në disa vënde të tjera që ishin nën influencën sovjete dhe në Shqipëri më shumë se ku do tjetër.
Utopizmi rus si pjesë e irracionalizmit ishte megjithatë një lëvizje vigane në lulzim si në shije ashtu dhe në ide dhe po I njëti utopizem çeli dhe lulëzoi edhe në Shqipëri madje edhe më egërsisht ( kjo e fundit përveç këtij në turlinë e saj ideologjike mori edhe nga utopia Kineze) . Me pak influenca europiane utopizmi ndoqi kursin e tij vejak kryesisht duke qenë edhe utopzimi më ekstrem I formave të tij dhe më reaksionari në politikën e këtyre vendeve.
Ky utopzim që në këtë rast ndryshe dhe mund e quhet skicofreni nacionale ishte këmbëngulja më e pashërueshme për të zhdukur carizmin dhe për ta çuar Rusinë drejt epokës së modernizmit. Ndërsa në skicofreninë Shqiptare “partia zot” thoshte dhe vepronte me postualitn “ beso dhe mos dysho”

Ne populli me popullsi analfabete, pa shtresë të mesme, dhe me një varfëri ekstreme e hyjnifikuam komunizmim dhe kolonen e tij zanore “Enver Hoxha, o tungjatjeta”, si të ishte namazi I jetës.
Rrjedhimisht besime aq të thella në trinitetin “hoxha partia shtet” nuk fshiheshin pa vrarë utopizmin një herë e mirë, I cili jeton dhe ndikon edhe te brezat e rinj I fshehur instiktivisht diku me një forme metafizike.

Po te utopizmi rus, menjëherë u shpërhap ideologjia utopike mbi shumicën dhe sipas të cilit çdo gjë që do të bëhej duhej ti flijohej pasionisht Rusisë së shenjtë dhe shpirtit nacionalist dhe Rusia do të mund të shpëtohej vetëm duke u bërë gjithnjë e më shumë e devotshme në punën e saj. Irracionalizmi gjerman adoptoi strategji të krahasushme po ashtu por Gjermania pothuajse kishte industrinë dhe ushtrinë e saj për ti kthyer fantazitë e saj popullore në realitet. Ndërsa në rastin e Rusisë çdo gjë ishte veçse gjepura në Shqiperi eksperimenti I utopizmit doli mirë. Ne si popull u bëmë si një gropë thithëse që përcillnim deri në fund atë që na jepej.
Babai I uotpizmit dhe irracionalizmit rus ishte novelisti I madh Fyodor Dostoevsky. Pavarësisht përdorimit të tij për teknika realiste, Dostoevsky nuk kishte asnjë afri me gjeneratën pozitiviste të cilës ai I përkiste. Si koherenti I tij francez Baudelaire, ai ishte një prototip irracional, thellësisht rus për përkrahjen e idesë se misioni I Rusisë ishte shpengimit të botës dhe devotshmëria në besimin ortodoks.

Vladimir Soloviev ishte edhe guri I themelit I godinës të sjelljes utopike irracionale ruse gjate gjeneratës së saj të parë.
Soloviev argumentoi se filozofia perëndimore siç ishte empirizmi apo racionalizmi gabimisht limitonte ata vetë drejt dijes që vjen kur mendja është e veçuar nga ajo çka kërkon të jetë. Shkurtimisht dija e një arsyeje dhe dija e një sensi ishin shumë subjekive. Të ndara veçmas nga stuktura e mendjes njerëzore dhe senseve ato nuk mund të përqafonin realitetin me plotësinë e tij. Vetëm intuita direkte mistike I realitetit objektiv ndërmjet fesë mund ta bënte këtë.
Si rezultat e një sjellje masive të drejtuar nga një filozofi utopike rusët para dy shekujsh si dhe shqiptaret para demokracisë kaluan shumë vuajtje dhe peripeci si popull duke ravijëzuar për më tepër krizat e urisë, pushtetin e supercentralizuar, varfërine e tejskajshme, censura mbi median apo edhe mbi liritë dhe të drejtat themelore të njeriut ku më e dënduara ndër të gjitha ishte edhe jeta vetjake.
Ndërsa sot nëse ju ndodh të dëgjoni ndonjë që iu thotë “ na mungon Enverologjia” mundohuni ta tundni prej krahu dhe ta zgjoni nga shtirja. Unë vetë jam zgjuar tashmë

Lorena Kollobani

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

5 Komente

  1. spiritus thotë:

    5 November 2008 @ 4:28 pm

    LK…mbi 200 vjeçare pothuajse moshatare me revolucionin rus të shek 19.
    1917 ?? ne matematike qenka zero. Ndersa perpjekja per gjetjen e rrenjeve te utopise komuniste ne kulturen dhe misticizmin rus -mbetet vetem nje perpjekje mistike, e pa qarte.

  2. Idris thotë:

    5 November 2008 @ 4:35 pm

    Me mbiemer “kollobani” ralle kemi digjuar te kene kontribute mendore.
    Ndoshta po behen perpjekje per lartesimin e fisit mijravjecare te shqipove , qe jane djepi dhe bartesi i kultures se njerezimit dhe sidomos krijuesit e gjith vuajtjeve boterore pas lindjes dhe zbulimit te teorise “Enverjane” nga KOLOBAnet qe ka patur rrenje e ndikim te fuqishem ne kristianizmin mistiv rus dhe ate boteror.
    Urime!

  3. Nexhi thotë:

    5 November 2008 @ 4:42 pm

    Idris, si hisëll djegs je :P

  4. Enada thotë:

    6 November 2008 @ 10:12 am

    shkrim interesant!

  5. Helga thotë:

    6 November 2008 @ 9:10 pm

    duke qene se “Utopia” si fjale shfaqet qe ne titull, cdo gje qe trajtohet me pas ne shkrim pe rmendimin tim mund te jete pjese e ketij ‘brainstormi”
    Idrisi psh mund te beje nje tjeter “brainstorm” me fjalen teme “une rastesisht linda ne fisin e shqipnonjave”:)))))))))))
    nuk dua shperblim per idene qe dhashe

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com