Topi: Shembulli i amerikanëve, të mësojmë të pranojmë humbjen

Topi ka vlerësuar mënyrën se si u zhvilluan zgjedhjet në SHBA, duke e vënë theksin tek fjala përshëndetëse e McCain i cili pranoi humbjen dhe madje u shpreh se do të ndihmonte Obamën në drejtimin e SHBA. Sipas Topit, Amerika është shembulli më i mirë i demokracisë në bote

Shekulli Online

Tiranë: Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, ka qenë sot i ftuari i ambasadorit Xhon Withers për të festuar fitoren e Barak Obamës si President i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Topi ka vlerësuar mënyrën se si u zhvilluan zgjedhjet në SHBA, duke e vënë theksin tek fjala përshëndetëse e McCain i cili pranoi humbjen dhe madje u shpreh se do të ndihmonte Obamën në drejtimin e SHBA. Sipas Topit, Amerika është shembulli më i mirë i demokracisë në botë.

Pas takimit me ambasadorin ai iu përgjigj interesimit të medias, duke u shprehur se “gjëja më impresive ishte fjala e McCain menjeherë pas marrjes së lajmit se zgjedhjet i ka fituar Obama. Një nga fjalimet më të ndjera dhe më të luajale të garës së zhvilluar në SHBA”. Më tej, Presidenti i Shqipërisë, Topi vlerësoi zgjedhjet e lira dhe të ndershme në shtetin-kontinent dhe tha se ky është një leksion i madh për Shqipërinë. “Të gjitha leksionet e mira vijnë nga SHBA dhe kryesor është leksioni i madh i demokracisë”, tha ai ndërsa shtoi se “amerikanët janë lider botëror për zhvillimin e demokracisë kudo në botë”.

Ndërsa pyetjes se çfarë mund të ndryshojë në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, pas ardhjes së Obamas në Shtëpinë e Bardhë, Topi tha se “marrëdhëniet tona kanë qenë dhe do të jenë të shkëlqyera ndaj nuk mund të të përdorim fjalë krahasuese”.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

16 Komente

  1. pjetri thotë:

    5 November 2008 @ 12:07 pm

    Akoma nuk e keni mesuar z.President se te pranosh humbjen eshte thjesht,normale.Nuk kemi nevoje per leksione psikologjike.Faleminderit per mirekuptimin!

  2. Detari thotë:

    5 November 2008 @ 2:03 pm

    A do te thote te njejtat fjale Presidenti Topi vitin tjeter kur te humbi Saliu? A do ta pranoje dhe Saliu po kaq me bindje humbjen? Apo do ta coje vendin ne lufte?
    Eshte me mire qe Topi tia thote keto fjale “politikaneve” tane, direkt ne ne fytyre dhe jo anash e anash. Si i thone asaj “bjeri pragut te degjoje dera!”

  3. lupi thotë:

    5 November 2008 @ 7:19 pm

    E kush flet ky qe bleu 250 000 euro vote nga deputetet e Nanos.

  4. Bariu thotë:

    5 November 2008 @ 11:41 pm

    Dear (Caro) President(e) I SHQIPETAREVE,

    impresive=(qe le) pershtypje
    luajale=besnike, ne kte rast.. (!?)
    leksion=mesim
    lider=udheheqes

  5. akvll thotë:

    5 November 2008 @ 11:50 pm

    Sa injorant që është Presidenti ynë… Shembulli më i mirë i demokracisë në botë është Zvicra ku ushtrohet demokraci direkte. Cdo muaj qytetarët (dhe fshatarët) zviceranë votojnë mbi çështje që variojnë që prej zgjedhjes së parlamentit deri tek dhënia e fondeve për një shkollë komune, apo ndryshimi i ngjyrës së ndonjë pallati. Kshu.

  6. akvll thotë:

    5 November 2008 @ 11:51 pm

    p.s. Sa kisha pa e përdorë fjalën injorant… më erdhi vetvetiu.

  7. APOKALYPSIS thotë:

    6 November 2008 @ 12:54 am

    Sa injorante qenka kjo bote e tere, qe di se ne US eshte shembulli me i mire i demokracise moderne… ccc sa keq per boten!

  8. Lizander Saraci thotë:

    6 November 2008 @ 11:34 am

    akvll injorant je ti ne kete mes se nuk di as te lexosh

    “amerikanët janë lider botëror për zhvillimin e demokracisë kudo në botë”.

    Me c’rregull treshi te del se Presidenti ka thene qe amerika eshte shembulli me i mire i demokracise.
    Une nuk jam dakort me keto levdata qe i behen Amerikes, po qe jane bere si formula te domosdoshme per çdo politikan shqiptar.
    Megjithate per nga vete fuqia dhe influenca e Amerikes roli i saj ne bote dhe ne disa raste edhe per zhvillimin e demokracise eshte sigurisht me i madh se roli i Zvicrres qe shumica e atyre qe kane nevoje per demokraci nuk e dine se ku bie.
    Per te mos fol pastaj per ato ligjet raciste qe tentojne te kalojne ne Zvicerr dhe qe nuk arrij te kuptoj se si mund te quhen “demokraci”.

  9. Nexhi thotë:

    6 November 2008 @ 11:45 am

    O Sander,
    Na e bote koken dhalle. Ca osht demokracia ?
    Ka nai perkufizim te vetem dhe jorelativ ?
    Se une vetem nga televizori dhe analistet kam degju shpjegime e sterhollime te ketij termi.
    Eshte pyetje shume e sinqerte se une personalisht skam lexu shume per keto terma. Dhe shkollen e kam bo n’shqiperi, ku msusja e piskologjise-filozofise dhe edukates qytetare ishte ish-msusja e marksizem-leninizmit :-)

  10. thelbi thotë:

    6 November 2008 @ 3:45 pm

    marredheniet me administraten e re - 3 fjale e gjysem (njera lidhez)
    ca duhet te mesojme nga zgjedhjet - 2 paragrafe
    president kaqol

  11. etmond thotë:

    6 November 2008 @ 4:26 pm

    bari nje pershendetie nga une. je ok. i ke ren pikes me vleresimin me te larte. rreshtimi dhe perkthimi i fjaleve te perdorura nga kreu i shtetit shqipetar eshte ajo qe ne shqipetaret gjithmone i biem me shkelem
    harrojme qe jemi shqipetar, ne degjimin e cdo gjuhe te huaj vec shqipes ne jemi klientet me fanatik, dhe e keqia eshte se e kultivojme shume rend. pastaj dime vetem te pergezojme te tjeret se po te shikojme keta tanet te politikes te vjen peshtir dhe jo vetem kaq.
    demokraci demokraci demokraci na hengren veshet ketu e 18 vjet
    e cfar kane nxierr ne drit???

  12. Liqeni thotë:

    6 November 2008 @ 7:05 pm

    Presidentin yne Topi mire shqipes qe i ka mun me kohe, por ka marre persiper te degjeneroj edhe anglishten.

    luajale- LOYAL
    impresive - IMPRESSIVE
    leksion- LESSON
    lider- LEADER

    Na vjen TURP te degjojme kete njeri qesharak!

  13. individi thotë:

    6 November 2008 @ 7:17 pm

    Liqeni, Agrri ne mener totell me Ju (you)

  14. zotrules thotë:

    6 November 2008 @ 7:30 pm

    Bariu dhe liqeni… epo boll dhe ju mer amoni… Veteriner eshte i shkreti, edhe keto fjale qe perdori ketu, ne parlament mezi i ka mesuar.
    Ju nuk e dini qe vetem injorantet ne shqiperi nuk dine te flasin shqip???
    Presidenti “jone”, nje cope injoranti eshte.
    ………….
    humbjen pastaj e pranojne burrat; e te tille, politika shqiptare nuk ka.

  15. individi thotë:

    6 November 2008 @ 7:33 pm

    humbjen pastaj e pranojne burrat; e te tille, politika shqiptare nuk ka.

    Po tani do kemi mer, se kemi futur kuota per barazine gjinore. Se e ka thene edhe Berisha: shumica aty jane pa kokrra. Ndaj bene edhe kete kuotezimin, qe te fusin ndonje burre ne politike.

  16. individi thotë:

    6 November 2008 @ 7:39 pm

    Riperifrazim per Topin po na pa

    humbjen pastaj e pranojne burrat; e te tille, politika shqiptare nuk ka.

    Po ne futur do disponojme mer, se kane axhustuar pozicione vakante per ekualitetin* seksual. Se e ka deklaruar ene Berisha: mazhoranca aty jane pa bolls. Ndaj axhustuan sistemin me kuotezimin, qe te inkorporone ndonje personalitet maskulinj ne politike.

    *te mos ngaterrohet me ejakualimin

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com