Shteti dhe Nënë Ferideja

Alba Malltezi
Gazeta Shqiptare

Te historia e 74-vjeçares Feride Bako është mishëruar fytyra bashkëkohore e shtetit shqiptar: i pamëshirshëm me më të brishtët dhe tolerant e frikacak me të fortët. E moshuara vuan dënimin në burgun 325 në Tiranë për kultivim bime kanabisi, gjetur në shtëpinë e saj në një fshat të Fierit. Zelli i aplikimit të ligjit në këto rrethana nuk mungon asnjëherë nga askush. Madje, sa më fatkeqë të jenë personat e ndaluar, aq më të përpiktë janë ata që e zbatojnë ligjin në të gjitha hallkat. Kështu që, keqbërësja Feride Bako është vënë tashmë pas hekurave për ato rrënjë gjetur mes misrit të saj, ndërsa të fortët e Lazaratit, jo vetëm që s’i bezdis njeri, por kanë në shërbim struktura të tëra shtetërore në kultivimin e bimës narkotike dhe një ombrellë si jo më të mirë: Qeverinë. Feride Bako jo: ajo s’ka njeri. Djali i vdiq në një aksident rrugor në Greqi dhe në shtëpi i ka lënë dy jetimë. Si të mos mjaftonte kjo, nëna e jetimëve është zhdukur, s’interesohet më për ta. Si të mos mjaftonte kjo, ndërsa e moshuara vuan dënimin në burg, vdes bashkëshorti i saj, duke lënë dy nipërit vetëm fare. Si të mos mjaftonte kjo, dy djemtë 9 dhe 14 vjeç nuk shkojnë më në shkollë se duhet të sigurojnë bukën e gojës. E si të mos mjaftonin as këto, e moshuara vuan nga një sëmundje e rëndë. E kështu, kur të vjen e keqja, hapi derën, thotë populli dhe për 74-vjeçaren kjo e keqe s’ka fund. Edhe këtë herë, sytë nga e moshuara i kthyen ata që akuzohen nga pseudoelita shqiptare: gazetarët e thjeshtë. Mes historive në burgun 325, emisioni “Me zemër te hapur” në News24, gjeti historinë e Feride Bakos dhe duke e bërë publike, preku shumë vetë. Një grup pensionistësh shkuan në burg duke e ndihmuar me nga 200 lekë si solidaritet dhe që atje doli dhe nisma për t’i bërë kërkesë për falje Presidentit Topi. Nëse duhet falur një i burgosur, ky është rasti i duhur.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

5 Komente

  1. Idris thotë:

    5 November 2008 @ 3:08 pm

    “”"”"keqbërësja Feride Bako”"”"”
    Alba nje percaktim qe ,megjith kuptimin e fjales kur mendon kush na qeveris dhe ci kane bere ketij vendi e ketij POPULLi….flaka eshte pak per keta katile te “drejtesise”.
    Dhe ne krye te Min.Drejtesise keta “puritane” kane nje GERDECAR qe jep intervista ??????
    Dhe ne krye te shtetit si President kemi nje …..bisht te Saliut qe ben homazhe tek kriminelet e pas 92….
    Dhe ne krye te gjithe kesaj katarure kemi nje perlotes te moralit nje te Marre qe i vjen keq kur i perflasin familjen te pasururar mbi kockat e Feridese , nje Krye te Marre si Berisha.

  2. APOKALYPSIS thotë:

    5 November 2008 @ 5:20 pm

    Kjo ka nja tre kater dite qe ka dale, dhe une shume i indinjuar e shkrova ketu kete si kunderpergjigje ndaj atyre qe i ngrene lavde Ali Babes!!!
    Ky eshte shteti i sotem shqiptar, qe lufton korrupsionin duke futur ne burg moshat mbi 75 vjec e siper!!!
    E kam thene dhe e them!!
    Kushdo qe te krijoje qeveri ne ate vend, nuk do te jete fare me e lige se kjo qe po mban Shqiperine peng sot!!!

  3. Studenti Shqiptar thotë:

    5 November 2008 @ 7:43 pm

    Znj. Malltezi duhet te kete kurajon te shkoje me tej.

    Ajo eshte ne nje pozite te forte, si kreu i nje organi influent mediatik dhe mund t’ja lejoje vetes, dhe gazetes se saj te shprehet me emra dhe mbiemra.

    Gazetes Shqiptare nuk i mungojne as risurset (njerezore dhe financiare) e as kellqet qe te investigoje mbi kete rast dhe te shkruaje se cilet jane policet qe e zbuluan kete shkelje, cilet hetuesit dhe prokuroret qe e hetuan, cilet gjykatesit qe moren vendimin. Te investigoje edhe mbi veprimtarine e zakonshme te ketyre njerezve dhe te perpiqet te zbuloje a perputhet ajo (pra veprimtaria e zakonshme) me rastin ne fjale, apo kemi te bejme me nje scapegoat, pra me nje koke turku, apo nje rast te izoluar ne nje det pandeshkueshmerie.

    Kontrasti nuk duhet bere me Lazaratin, por me veprimtarine kriminale ne rrethin e Fierit dhe nivelin e ndeshkueshmerise se saj.

    Keshtu duhet te veproje pushteti i katert, te nxjerri cojones, jo me shkrime retorike.

    Vetem keshtu mund te iki per lesh ndonje polic apo prokuror i implikuar.

  4. lagavulin thotë:

    5 November 2008 @ 7:55 pm

    Po mire,kaq veshtire mendoni se eshte te gjindet ai person qe denon nje plake te semure, per mbjellje tenarkotikeve? A ekzistojn procesverbale ne gjykata te shqiperise?? Apo ende osht ne stilin “Ne emer te popullit” Tragjikomedi ne vete!!! Shtet per lesh!

  5. zarathustra thotë:

    6 November 2008 @ 7:54 am

    Sa keq ta fillosh diten me nje lajm kaq te trishtuar,
    ca dreq njerezish jemi ne,
    si eshte e mundur te ndodhin gjera te tilla,
    mallku qofshin ata qe e kane bere,
    Shqiperia po bastardohet cdo dite e me teper……..

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com