Puthjet e munguara në filmat shqiptarë

Alma Mile
Panorama

Pas Stefanit dhe Tanës, askush nuk u puth më. Puthjet mes dy të dashuruarve ishin të ndaluara gjatë viteve të diktaturës. Regjisorët viheshin në siklet, kur duhet të paraqisnin dashurinë e dy të rinjve. Sot duken për të qeshur shëtitjet nëpër parqe, duart e kapura, vështrimet e turpshme… Të gjitha këto momente, artistja gjermane Verena Kyselka, i ka mbledhur për të formuar “Territorin e Intimitetit” ( Territory of Intimacy - Forbidden Kisses). Pasi ka parë reagimin e një publiku të kufizuar në “Galerinë e vogël”, artistja e prezanton këtë projekt në datën 7 tetor në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Është një kolazh me filmime dhe fotografi, ku normalisht duhet të kishte një puthje, por nuk është realizuar për shkak të rregullave të sistemit. Përgjatë tri javësh, Kyselka punoi në Arkivin Shqiptar të Filmit, ku përzgjodhi 16 filma, të krijuar gjatë periudhës 1958-1992. E ardhur në Shqipëri për një projekt mbi puthjet në hapësirat publike, ajo mendoi të shfrytëzonte pikërisht filmat shqiptarë, ku ky moment mungon. Ndër filmat e përzgjedhur për këtë projekt janë “Apasionata” (1983) me regji të Kristaq Mitros, “Duaje emrin tënd”, po me regji të Kristaq Mitros, në bashkëpunim me regjisorin Ibrahim Muçaj, “Përrallë nga e kaluara” me regji të Dhimitër Anagnostit, “Një natë pa dritë” me regji të Gëzim Erebarës, etj., ku momentet intime mes personazheve kufizohen në një shëtitje mes arave me misër (“Zonja nga qyteti”), ndonjë kapje për dore nga kodrat e Liqenit etj. Janë këto disa nga “territoret intime” të dhunuara gjatë realsocializmit, ndoshta pengjet më të mëdha të regjisorëve shqiptarë, që krijuan gjatë viteve të diktaturës. Pas puthjes së parë, në filmin e parë me metrazh të gjatë të realizuar në filmin “Tana” në vitin 1958, në kinematografinë shqiptare nuk u numërua më ndonjë puthje tjetër. Ky ishte një veprim që Partia e ndalonte dhe regjisorët as që mundoheshin të përfshinin në prodhimet e tyre ndonjë skenë të tillë. Fundja do të kishte pasur të njëjtin fat si puthja e Tanës (Tinka Kurti) me Stefanin (Naim Frashëri), e cila u pre dhe u ngujua në ndonjë cep të errët të arkivave të Kinostudios. Në vend të momenteve të “puthjeve të munguara” mes një çifti (burrë e grua), Kyselka ofron ca puthje prej vërteti e ca përqafime të zjarrta, por këtë herë mes burrave. Sipas artistes, ky nuk është një fenomen thjesht shqiptar, por që gjendet edhe në vende të tjera të Lindjes. Sigurisht është çështje zakonesh dhe nuk hamendësohet ndonjë marrëdhënie homoseksuale. Gjithsesi, një situatë e pakuptimtë që rrudhte jetën dhe e kufizonte në kornizat që përcaktonte partia.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

14 Komente

  1. loer kume thotë:

    5 November 2008 @ 10:24 am

    vetem puthjet neper filma? po skena dashurie neper libra? po pershkrime erotike neper libra? ej, sinqerisht, te bllokosh keshtu psiqiken e nje populli ballkanik e mesdhetar duhet te kesh vertet talent… nuk edi ca magjie i kane bere ketij populli, po represioni seksual qe jeton ketu ne shqiperi, nuk besoj se egziston ne asnje vend te botes jofondamentaliste. nga ky represion lindin format e perversitetit, dhe kurverise qe po i shohim perdite te misheruara ne deri dhe gjimnazistet e sotem.
    kjo teme nuk eshte e ngushte me puthje filmash. kjo esht enej nga temat kyce te tranzicionit sot ne shqiperi. zgjidhja e represionit seksual, kalimi neper revolucionin seksual, deri ne njohjen e vertete te seksualitetit personal, keto jane ato qe vertet do reformojne dhe kulturojne nje popull. edhe kuba qe eshte nje vend totalitar e komunist (nuk e di per korene e veriut) nuk ka ndaluar nejrezit te shprehen nepermjet trupave te tyre. salsa dhe seksi jane shprehjet e cdokujt. shqiperia sot,pas 18 vjetesh liri, akoma do nuse te virgjera, e ku di une se ca.
    nje nga tew parat gjera qe duhet te ndermerren ketu esht endryshimi i ligjit per prostitucionin, dhe hapja e shtepive publike. njerezit duhet te shfryjne tensionet e tyre e testosteroni nuk do u dali me nga syte, gati per te vrare per nje cm toke, apo se u gervisht makina, apo dhe “e vrava se puthi femren ne sy tim”
    shqipetaret duhet te bejne seks, e kur halli te ben te mendosh per vetevrasjen, duhet t epijne hashash e te qeshin. mbase kur tu dale efekti, do frikesohen nga tendencat suicide,e do mendojne per nje te ardhme me te mire…

  2. Bulkthi thotë:

    5 November 2008 @ 11:40 am

    C’ja fut kot ti Lumo. Partia nuk nderhynte aq kollaj ne jeten private te njerzve. Partia ishte aq e mencur sa te mos nderhynte ne traditen e popullit, qe puthjet ne publike i quante te pamoralshme, si shfaqje te degjenerimit etj. Kete gje Partia nuk e shpiki, porse ajo vete, edhe pse progresiste, iu pershtat tradites. Partia kishte nje moto: atje ku tradita ishte me e forte se alternativa ideologjike e Partiste, atehere ajo nuk nderhynte, ose nderhynte ngadal. Nga nje ane ne harrojme qe ishte Partia qe beri te mundur perzjerjen e sekseve, psh. neper aksione dhe shkolla, ose ne sbor. I ngelej vete rinise te emancipohej. Por sigurisht qe Partia nuk mund te lejonte qe te rrezikohej stabiliteti politik ne fshat, se dy te rinjve u ngrefej te putheshin ne publik, e te provokonin.

    Por gjithashtu Partia nuk donte te standartizonte veprimet intime te njerzve. Ne epoken e pornos dhe skenave erotike te renda njerzit kane te tjera referanca. Parti nuk donte qe te jipte referenca sesi behet nje puthje, si behet dashuri etj. Kete ja kishte lene dhomave te gjumit. Prudenca e partise nuk ishte aspak hipokrite. Partia mbase kujdesej qe seksi te ishte me te vertete intim, i fshehte, ashtu i ndaluar, por kjo per ti rritur njerzve ndjeshmerine, sensibilitetin ndaj seksit. Ndersa sot?

    Sot miku im filmat porno, skenat me puthje te ndonje aktori apo aktore kane hyre ne cdo dhome gjumi dhe kane krijuar neuroza te tjera, te pasherueshme ne kombin shqiptar. Nese Partia kishte krijuar neurozen e frikes, e permbatjes, sot eshte krijuar neuroza e tregut, e pangopesise, e “gjithmone-e-me-shume”, e “gjithmone-e-jashte-kufijve”, duke kerkuar te kapercehet cdo kufi. Sot duhet qe femra te bertasi, te jete nje kukull e bukur, dhe burri te jete nje vibrator 24-oresh. Njerzit jane kthyer ne Makina, ne Roboter, ne funksion te “unlimited growth”, te asaj “gjithmone-me-teper” e “gjithmone-e-me-shume”. Qenia njerzore nuk respektohe si krijese ne vetvete per vetveten, porse funksioni i tij ne kete rend te ri, ky eshte fetishismi i sistemit kapitalist.

    Shihni sesi shtremberohen dhe shperfytyrohen njerzit qe puthja ose surreterit tu perngjajne ndonje Brad Pitt apo ndonje modele prostitute. Te tjera kohera, te tjera referenca. Njerzit sot i neshtrohen nje lloj tjetre trysnie, asaj te tregut. Kerkojne te shpetojne ne momente degjenerimi, nga ana tjeter harrojne se edhe keto momente jane nen kontroll te tregut. Sistemi kapitalist eshte nje sistem subtil kontrolli, ku intimiteti eshte vetem nje aspekt.

    Kudo ku hedhim syte shohim qe cdo objekt yne qe kerkohet dhe deshirohet ka marre nje forme materie qe ofrohet nga tregu. Pse? Sepse edhe deshirat tona kontrollohen. Nuk jane deshirat tona ato qe vendosin, deshira qe lindin nga vete ne, porse eshte oferta nga tregu qe i formon keto deshira, nepermjet reklames. Pra brenda ketyre strukturave te kontrollit njeriu eshte vetem nje qenie e perkohshme qe shkon si neper nje “rrip transmisioni”. Dhe ky artikull nuk eshte vetem se symptoma e kesaj semundje qe ka pllakosur mbi shoqerine shqiptare te sodit.

  3. 9364 thotë:

    5 November 2008 @ 2:43 pm

    shqipetaret duhet te bejne seks

    Pse, ne kohe te Partise, nuk bohej seks e?
    Lejleket na kane sjelle neve qe kemi lind athere?

    Apo ti thu qe duhet bo seks ne publik?

    Loer, per çfare revolucioni seksual flet, o miku?
    Ne Shqiperi bohet seks me bollek…madje bohet aq shume saqe Almes i vjen per te qeshur kur sheh dy njerez qe kapen per dore, shetisin neper parqe ose e shohin njeri-tjetrin me turp…

  4. Bulkthi thotë:

    5 November 2008 @ 2:59 pm

    Po kjo eshte c’eshte. Tek ne cdo gje ka formen e nje maredhenie seksi, edhe gjuha qe e perditshme. Nuk ka simbol gjuhesor qe nuk ka marre nje konotacion seksiologjik (futi, veri, beri, .. pothuajse cdo folje)

    Nuk degjon dot nje dialog nga mesi deri ne fund qe te mos nderpritet nga nje koment per nje femer qe kalon atypari:

    A -”ore po sa burre i poshter ai Sale Berisha, si ore ja beri…. ma kap nje cike ate rrushin, pa sa e mire…atyre ne Gerdec?
    B - ta kesh njeher?! Po cfare flet? Edhe nuk ka per ti hyre gjemb ne kembe. … ne kater ore muhabet mbi Salen kane kaluar mbi 100 femra.. dhe 100 komente..

    A ne dyqanin e bulmetit - Zonje miredita, me..ma jepni pak ate.. - syte i ka gjithe kohes duke skanuar shitesen e bulmetit…
    Ajo - cfare zotni? - sheh poshte se mendon se klienti ka pare ndonje rrote djathi aty ne dysheme
    A - nje cope djathe pra…dhe vazhon te zhbiroj me sy dhe ti bej nje grafi röntgen skeletit te dhjamosur te shiteses.

  5. anonim thotë:

    5 November 2008 @ 5:24 pm

    Bulkth:

    Po kjo eshte c’eshte. Tek ne cdo gje ka formen e nje maredhenie seksi, edhe gjuha qe e perditshme. Nuk ka simbol gjuhesor qe nuk ka marre nje konotacion seksiologjik (futi, veri, beri, .. pothuajse cdo folje)

    He pra c’te jete kjo. Dhe ka qene keshtu gjithmone ne tryezat e meshkujve, edhe kur ne vend te Berishes flitej per Enverin. Si i pershtatet kjo asaj teorise tende se mesiperme (qe me thene te drejten eshte nje teori qe e kam degjuar te aplikuar jo vetem per seksin por per cdo gje; na eshte bere si burri i nenes; ky sterperdorim po e kthen ne biblike, deri sa te gjejme nje teori tjeter me fansi, me cool, me postmoderniste).

    Pa dashur te minimizoj rolin e mediave, them se kur te hypin ato ndjenjat hormonale (qe te demaskojne anet e erreta te biologjikes te padukshme), nuk te shkon ndermend as per Brad Pittin e as per te atin e Zeqos ne maje te thanes, por ben dhe e ben ashtu si paraardhesit e tu neandertale qe gjithe gjithe shikonin shoqi-shoqin, zogjte dhe kafshet perreth (e kete ta thashe qe te te them qe njeriu eshte voyerist ne thelbin e tij).

    Eksperimentimet seksuale zakonisht hyjne ne pune kur nje raport rrezikon te bjere ne rutine. Por, megjithate, ato fantazite qe gjenden neper filma porno jane fantazi njerezore: thjesht tani nuk jane me tabu, dhe jo me vetem fantazi. Dhe, persa kohe qe njeriut i bejne pune do jene verdalle. Njeriu kerkon ta shtyje kufirin, kete ka bere e do beje gjithmone; perndryshe nuk do ishim keta qe jemi.

  6. lupi thotë:

    5 November 2008 @ 7:17 pm

    Car puthje thua ti mer vlla po Shqiperia 500 vite nen Turqi u kthye ne nje vend shume konservator me shume tabu rreth seksit apo afeksionit. Mua me duket se komunizmi ne kete aspekt e emancipoi shoqerine pavaresisht se nuk u arrit deri ne ate liberalizim qe shfaq akte intime ne ekran.

  7. xhibi thotë:

    5 November 2008 @ 7:46 pm

    Ide interesante ky montazhi. Ku mund ta shikojme?

  8. kolektiviza thotë:

    6 November 2008 @ 1:23 am

    “nuk hamendësohet ndonjë marrëdhënie homoseksuale.” kjo quhet marrdheni homosociale dhe mire qe thua qe s’duhet ngatarruar me homoseksualitetin qe patejter ishte prezent.

    shyqyr qe u hapen kufijte e arkivat qe te gjejne tema pikante artistet e europes.

  9. Roni thotë:

    6 November 2008 @ 5:16 am

    une nuk i maj men prinderit e mi duke u puthur!!!!
    A jame une i vetmi valle???

  10. edrus thotë:

    6 November 2008 @ 6:05 am

    Bulkthi ka dhënë një përgjigje komplete përsa ipërket panoramës së censurës shqiptare të asaj periudhe… e cila nuk ishte vetëm “fenomen i relizmit socialist shqiptar” por edhe në kinematografinë e vëndeve të tjera.
    Shikoni filmat italianë të të njëjtës periudhë…. do të shihni se janë bërë sikur regjizorët të kenë patur kanunin e Lekës në dorë kur i kanë shkruajtur.
    P.s: Shpresoj që për kënaqësinë e shikuesve shqiptarë, ajo gjermania të ketë shtuar dhe fragmente nga “filmat” e asaj pronares së emancipuar të BMV

  11. zarathustra thotë:

    6 November 2008 @ 1:32 pm

    Deri ne fillim te viteve ‘90 nuk shihnim nje puthje neper filma, dhe ne ne ‘92 ne kinema 17 nentori ne Tirane me mijra burra duke pare film porno ” ENDERRAT E VIRGJERESHES” etj………………

  12. loer kume thotë:

    6 November 2008 @ 2:10 pm

    behet seks sot the? po, behet aq shume, dhe aq devijueshem, saqe ka coroditje totale. tani, ta siguroj une, nje 14 vjecare ben seks me shuem se sa ty te ka shkuar mendja se mund te beje ne moshen 20 vjecare, pro problemi nuk eshte ne behet seks apo jo. problemi eshte qe ky seks, behet per konsumizem, per tu dukur, per klishe, per te qene “in”, i/e kohes, per njemije arsye idiote, pervec deshires per t ebere seks ne vetvete.
    ca the mi? ti akoma e virgjer? uaaa, ca debile, po bohu mi icik kurve bohu, une javen qe kaloi per her t par kam provu me e bo treshe.. faktikist nuk e shijova shume, s eisha dru, po faktikisht e ndjeva disi, po ec mo, do ta provoj prap, le qe ca flas me ty un mi, ti je e virgjer, ik s ele nam le, akoma s’ja ke lon atij? i shkretiii, po dhe ai debil do jete qe merret me ty akoma…
    me falni per monologun e ashper me siper, por ky eshte realiteti ne adoleshencen e sotme.
    fakt konkret. po kaloja te 9 vjecarja poshte shtepise time ne Dr. dhe kryqezohem rruges me ca goca qe, ja po ia fus, ishin ne klase te 7. ja dialogu real qe me eshte fiksuar;
    po ec mi k..re ketu sille canten se na cmene. sa debile kjooo, po mos ik mi me vrap se ste gjimoj dot (sepse ishte me taka) o kurvee, hajde ktu…
    klase e shtate po ju them. ato vajza akoma nuk ndihen femra, por ama ndihen shuem “trend” kur flasin me njera tjetren ashtu.
    ndaj mos me thoni mua qe ketu behet seks, por binduni qe duhet revolucion seksual. njerezit, femra e meshkuj, duhet te zbulojne vetveten, e jo te bejne copy paste ne jete skenat e filmave, fakt qe u permend me siper.
    ketu kane tentuar te dalin ne skema sado mazo akoma pa pasur mardhenien e pare… ajo sa ka heq pelenat vishet me strings, ndaj mos me thoni qe ketu behet seks. ketu te rralle jane ata qe e dine se ca behet, e me te rralle akoma ata qe shijojne veten. na ka mbytur nej botekuptim dhe ideologji e keqe konsumerizmi… fjala me e bukur e ketij debati eshte qe ketu nuk shihet njeriu per njeri, po per koston qe ka ne treg. te tereev na merr vrulli i kosumit, por duhet me ndaluar here pas here, e te shihemi si njerez, e seksi si mardhenie, jo si detyre apo si hall, apo dhe si valute. flas gjithmone epr nerezit qe seksin nuk e kane zanat buke.

  13. Nexhi thotë:

    6 November 2008 @ 2:20 pm

    une nuk i maj men prinderit e mi duke u puthur!!!!
    A jame une i vetmi valle???

    lol :-)

    jo jo ke shoke plot :-)

  14. anonim thotë:

    6 November 2008 @ 2:47 pm

    Loer,

    ky eshte brezi qe rebelohet keshtu ne menyre ekstreme ndaj prinderve, me gjuhe dhe sjellje seksuale te cakerdisur Por, le te shpresojme se femijet e ketyre, do distnacohen nga prinderit e tyre e do perpiqen te gjejne rrugen e tyre pa ju dashur te ndjekin as gjurmet e gjysherve dhe as ato te prinderve.

    BTW: kur te jene 30 vjec ky brez i adoleshenteve te sotem do jete seksualisht i sterlodhur. Por, kjo mund te jete pozitive, se mbase fillojne te mesojne dashurine. Mbase.

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com