Lamtumirë shërbimet falas, për dy muaj pagesat me ligj

Shërbimi shëndetësor nuk do të jetë më falas në spitale. Tashmë bëhet fjalë për tarifa zyrtare me ligj, që pacientët e shtruar në spitale do të paguajnë.

Eglantina Bardhi
Shekulli

Sipas drejtoreshës së ISKSH-së, projektligji për Sigurimet Shëndetësore pritet të miratohet. Të pasiguruarit do të paguajnë tarifat 100 %

Spitalet

Shërbimi shëndetësor nuk do të jetë më falas në spitale. Tashmë bëhet falë për tarifa zyrtare me ligj, që pacientët e shtruar në spitale do të paguajnë. Barra e rëndë do të bjerë pikërisht mbi ata që nuk paguajnë sigurimet shëndetësore, të cilët do të jenë të detyruar të paguajnë shërbimet që marrin, në masën 100 për qind.

Ndërsa personat që janë të siguruar do të kenë detyrimin për pjesëmarrjen në bashkëfinancim për shërbimet shëndetësore, duke përjashtuar grupet vunerable. Kjo u bë e ditur dje, në tryezën e realizuar, me temë “Shtrirja e skemës në spitale, statusi dhe shkalla e autonomise”, ku mori pjesë ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, drejtoresha e ISKSH-së, Elvana Hana, dhe përfaqësues nga qeveria. Sipas tyre, ky ligj për “Sigurimet e Detyrueshme Shëndetësore”, së shpejti do të kalojë në parlament dhe zbatimi i tij do të fillojë brenda 2 muajsh.

Sigurimet dhe paketa

Vetëm shërbimi i urgjencës do të jetë falas për popullatën, ndërsa shërbimet e tjera do të jenë kundrejt pagesës, përjashto kategoritë që janë të siguruara. Në spitalet, që deri më sot kanë ofruar shërbim falas për të gjithë, pas miratimit të këtij ligji, nuk do të ndodhë më kështu.

Ndërsa ata që paguajnë sigurimet shëndetësore, do të jenë bashkëfinancues me shtetin për të marrë shërbim. Kështu, sipas projektligjit, kjo do të thotë se, pas llogaritjes që do t’i bëhet kostos së shërbimit, pacienti i siguruar do paguajë një përqindje të vogël.

Ndërkohë ai shpjegon se financimi i shërbimeve shëndetësore do të bëhet në formë të paketës të shërbimeve të detyrueshme, përgatitur në bazë të kritereve mjekësore, ekonomike dhe sociale. “Në paketë do të përfshihen shërbime lidhur me kujdesin shëndetësor parësor, të specializuar, kujdesin spitalor, barna, aksesorë, furnizime sekondare dhe kushtet për pagesën e transportit mjekësor”, - bëhet e ditur në projektligj.

Si do të funksionojë sistemi publik shëndetësor sipas projektligjit të ri?

Sistemi shëndetësor

Projektligji synon ndryshimin e statusit ligjor dhe financiar të institucioneve shëndetësore. Institucionet shëndetësore, përfshirë këtu spitalet publike, poliklinikat, qendrat shëndetësore, fitojnë pavarësi reale ligjore e financiare. Ato ruajnë në mënyrë të padiskutueshme karakterin publik.

Shteti, nëpërmjet Ministrisë së Shëndetësisë, i krijon, i licencon, i regjistron, i mbikëqyr dhe monitoron cilësinë e shërbimit. Nga ana tjetër, ato fitojnë personalitet juridik, kanë llogari të veçantë bankare, duke patur kështu të drejtën për të kontraktuar me Sigurimet Shëndetësore për shitjen e shërbimeve të tyre. Dhe jo vetëm kaq, por këto institucione, me anë të përfaqësuesve ose organizimeve të tyre, kanë të drejtë të jenë pjesë e vendimmarrjes dhe negociatave, për të gjitha çështjet që lidhen me dhënien e shërbimit shëndetësor dhe të financimeve të tij.

Duke vepruar në mënyrë të pavarur, synohet që këto institucione të krijojnë tregun real të shërbimeve shëndetësore, që sjell në mënyrë të padiskutueshme, rritjen e cilësisë dhe zgjerimin e aksesit të popullatës ndaj këtij shërbimi. Projektligji, gjithashtu, synon shndërrimin e ISKSH-së në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore. Do të jetë një fond i ndarë nga buxheti i shtetit, që do të sigurojë fleksibilitet në financimin e shërbimeve shëndetësore, transparencë në administrim dhe besueshmëri maksimale të të siguruarve që kanë derdhur kontribute pranë tij.

Paketa e shërbimeve të detyrueshme (të rimbursueshme)

Kujdesin shëndetësor parësor

Kujdesin shëndetësor të specializuar

Kujdesin spitalor, barna, aksesorë

Furnizime sekondare, dhe transportin mjekësor

Lista e barnave të rimbursueshme

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

39 Komente

  1. APOKALYPSIS thotë:

    5 November 2008 @ 1:04 pm

    Pasi “rregulluan” e vune ne vije sistemin e siguracioneve, po bejne spitalet me pagese!!
    Imagjinoni pak te semurit do i vije fatura kokes, dhe parate nga siguracioni do i marre ndoshta kur te kete dale ne pension!!
    Eh moj Shqiperi si re kshu ne duart e barbarise???

  2. Iris thotë:

    5 November 2008 @ 1:20 pm

    Ishallah ne kete menyre rregullojne dhe cilesine e spitaleve qe jane per faqe te zeze!

  3. TROPOJA thotë:

    5 November 2008 @ 1:21 pm

    shum ide e mire, ashtu si ne te gjith boten sherbimet duhen te paguhen…shteti i forte asht me taksa.

  4. APOKALYPSIS thotë:

    5 November 2008 @ 1:26 pm

    Do rregullojne spitalet, apo do hapet dhe nje front tjeter korrupsioni i papare???
    Pse kjo pengonte Ministrine e Shendetesise se Saldatorit te rregullonte spitalet?? Pak fonde te papara ka marre per keto???

  5. APOKALYPSIS thotë:

    5 November 2008 @ 1:27 pm

    Meqe qenke kaq dakort per kete hap qe duhej te ishte i fundit more TROPOJE, te keshilloj te shkosh ndonjehere ne Shqiperi ta provosh.

  6. TROPOJA thotë:

    5 November 2008 @ 1:45 pm

    APOKALYPSIS… edhe atje ku jeton ti paguhet dhe ke nje sherbim mjaft te mire ne spital…(me te degjuar e kam se kam nje kusheri dhe per nje jave shtrimi ja kan pre faturen).prandaj them se çdo shtet mbahet me taksa,dhe ,taksat perdoren per rritjen cilesor te shebimit.

  7. loer kume thotë:

    5 November 2008 @ 1:46 pm

    e pershendes kete nisme, e cila ne fillim do imponohet pakez,e do rendoje pakez, po ne vazhdim do rrjedhe lirshmerisht e do shbllokoje sistemin e mbytur te shendetsise. shendetsia eshte sherbim qe duhet te paguhet. duke u paguar mjeku, nuk merr, ose merr vetem po e mesove ti si pacient para nen dore.(sigurisht korrupsioni dobesohet po nuk shduket)
    dua te shtoj dhe qe kjo reforme, fatkeqsisht eshte 18 vjet e vonuar, dhe tani duhet te ishim hedhur ne te tjera platforma zhvillimi e kerkimi ne fushen e mjekesise. kjo forme pagese eshet njesoj si ti thuash nejriut te sotem, shiko, ky esht epallat, nuk ka nevoje me te arredosh shpella per te jetuar…
    sidoqofte, siguracioni duhet te ejte ai qe do paguaje spitalin, jo ti paguaje pacienti e te rimbursohet nga siguracioni, siguracioni ne tere boten nuk rimburson, paguan faturat drejtperdrejt, kuptohet ne baze te kontrates qe ke lidhur me te.
    jam i sigurte qe kjo gje (flas si njohes e i brendshem ne fushen e mjekesise0 do ule arrogancen e mjekeve e do rrise humanizmine cuar ne 0 te tyre.
    fazae dyte e ketij procesi do jete siguracioni privat shendetesor ne lidhje me spitalet private.
    konkurenca do rrise dhe cilesine e sherbimeve. nese mjeku i shteterorit nuk punon mire, atehere i iken apcienti e shkon t eprivati. ikin dhe lekeeeet …

  8. Iris thotë:

    5 November 2008 @ 1:52 pm

    Do rregullojne spitalet, apo do hapet dhe nje front tjeter korrupsioni i papare???
    Pse kjo pengonte Ministrine e Shendetesise se Saldatorit te rregullonte spitalet?? Pak fonde te papara ka marre per keto??

    Ne Shqiperi njerezit paguajne mjeket sidoqofte. Me mire te jete ligjore, se njesoj do ja kerkoje dhe pergjegjesine me pas, kurse keshtu as nuk mund te pretendoje cilesi megjithese jep leke.
    Per te bere nje radiografi ne studio private apo ekzaminime te tjera, prape paguajne sepse spitalet s’kane materialet e nevojshme. Mund te jene dhene vertete shume fonde per spitalet dhe mbase (jo mbase po nejse) s’kane shkuar ne destinacion, po nese populli paguan do mesoje dhe te kerkoje llogari se kshu me prone te perbashket jemi mesuar paksa keq.
    Pastaj, ne qeveri kemi force te djathte,shyqyr qe me ne fund mori vesh ça dmth e djathte.

  9. 9364 thotë:

    5 November 2008 @ 2:21 pm

    Me ne fund diçka pozitive ne fushen e shendetesise dhe jo vetem premtime e demagogji.

  10. Vlore1920 thotë:

    5 November 2008 @ 3:16 pm

    po ndonje vend pune te ri kane nderment te hapin qe keshtu i ngjajme evropes ne shume vende jo vetem kur vjen muhabeti per te paguar.

    TROPOJA nuk di ca mund te paguaje ai pensionisti qe i japin 5000lek ne muaj, m.q.s shteti u mbaka me taksa. mos fol si kodra pas bregut qe na krahasoke me gjermanine…

    *****
    keto pagesat me fature jane pervec atyre qe japin njerezit e shkrete nen dore???

  11. Ll thotë:

    5 November 2008 @ 3:42 pm

    Sa pa dale me shume hollesi eshte e kote qe te vihet alarmi. “Bashkefinancimi” ekziston edhe sot nese shkon direkte tek specialisti pa kaluar nga mjeku i pergjithshem, e po ashtu edhe sot ata qe nuk jane te siguruar sot e paguajne vete te gjithe shumen.

    Gjithsesi ceshtja duhet pare me kujdes kur te percaktohen shumat per tu paguar, atehere mund te jete vertete shqetesuese si ide.

  12. blete thotë:

    5 November 2008 @ 3:50 pm

    mua deri tani me duket ide e mire. te pakten keto para qe merren nuk do te shkojne te tera ne xhepat e individeve por do te perdoren ca per spitalet.

  13. bodeci thotë:

    5 November 2008 @ 3:56 pm

    pergezime ,ministres se re.Kjo eshte nje ide e mire dhe po te zbatohet me perpikmeri e me rigorozitet ,do te jete fantastike.Kush ka pake njohuri se si funksonojne keto metoda ne evrope atehere e di se cfare te mirash ka ky ndryshim

  14. APOKALYPSIS thotë:

    5 November 2008 @ 4:14 pm

    Kurse une te them qe me ate korrupsion qe mbizoteron ne Shqiperi, dhe ate mendje te korrruptuar qe kane shqiptaret, as parate s’do shkojne per spitale, po ne xhepat e po te njejteve individe, por dhe shqiptaret do detyrohen te paguajne tashme dyfish, dhe spitalin dhe doktorin&infermierin!!

  15. spiritus thotë:

    5 November 2008 @ 4:14 pm

    Pas 18 vitesh me strategjira dhe platforma reformash te mbetura ne sirtare burokratesh, shendetsia arriti ne piken kritike te kalimit ne koma.Mjeket profesore me klinika private u majmen mire (shkak jane edhe pagesat qesharake) nga kjo anarki dhe indiference shteterore per nje nga sherbimet me te ndjeshme per qytetarin. Me ne fund mbase behet dicka e hajrit .
    Mbetet per tu pare sa do te jete marzhi bashkefinacimit nga pacientet dhe sidomos si do te mbrohen pensionistet dhe shtresat e varfera pa nje dyshke ne xhep,fshatari me pensionin 5000 leke etj..
    Nga ana tjeter reforma eshte e kushtezuar nga arketimi i sigurimeve shoqerore dhe minimizimi infromalitetit/punes se zeze.

  16. AlisaT thotë:

    5 November 2008 @ 4:59 pm

    jam i sigurte qe kjo gje (flas si njohes e i brendshem ne fushen e mjekesise0 do ule arrogancen e mjekeve e do rrise humanizmine cuar ne 0 te tyre.

    Loer,

    nuk jam e sigurt per kete: ne shendesi mbizoteron modeli autoritar, hierarkik, nga ky rrjedh edhe arroganca, edhe mungesa e ndjeshmerise ndaj pacientit. Per ta ndryshuar kete duhet nje thyerje mentaliteti, nje edukate tjeter, nje konstrukt tjeter nga ky ekzistues; duhet nje imponim institucional qe duhet te filloje qe ne universitet, aty ku pergatitet mjeku i ardhshem.

    Sigurimi shendetesor zgjidh me se shumti problemin e sherbimeve dhe pagesave. Pacienti e di se cfare sherbimesh shendetesore pret dhe me cfare kostoje dhe parate nuk ja paguan mjekut direkt por nje pale te trete: sigurimeve shendetesore. Kjo e fundit ja kalon, perkundrejt fatures, rimburimin mjekut, spitalit, ne varesi te sherbimit qe ke marre pacienti.

  17. toko thotë:

    5 November 2008 @ 5:02 pm

    Ide e mire Uroj te gjej zbatim te drejte dhe jo te bastardohet sic ndodh gjithmon nga politika populiste dhe kriminaliteti

  18. Nexhi thotë:

    5 November 2008 @ 5:03 pm

    Edhe mua, me aq sa marr vesh, me duket pozitive.
    Me sa di une kjo skeme eshte pilotuar ne Spitalin e Durresit dhe ka rezultuar relativisht pozitive.

  19. kallash thotë:

    5 November 2008 @ 5:40 pm

    Gjykoj se sistemi shendetesor gjate ketyre 18 viteve te tranzicionit, vetem kishte bere hapa mbrapa duke degraduar nja njeri vit ne tjetrin. Nqs do te mallkosh njeri, thuaji te pafsha te shtruar ne spital dhe besoj se kjo do te ishte vuajtja me e madhe krahasimisht me burgun apo vdekjen. Keshtu qe cdo levizje/reforme ne kete fushe vetem mire do te sjelle.

  20. OMG thotë:

    5 November 2008 @ 6:52 pm

    Nuk mendoj qe fatura do i shkoje pacientit dhe pastaj ai do e rimbursoje nga sigurimet shoqerore. Fatura do shkoje direkt nga spitali tek sigurimet shqerore pacienti do paguaje vetem perqindjen e tij.
    Do ishte me mire qe si fillim te behej 100% e financuar nga sigurime shoqerore ( edhe sikur te duhej te rritej pak kuota e sigurimee shoqerore) sepse keshtu do pakesohej konfuzioni qe do sjelle vendosja e metodes se re ne fillimet e saj.
    Sherbimi mjekesor ne Shqiperi ka marre te tatepjeten dhe duhej patjeter nje ndryshim per a sjelle ne binare.
    Pervec permiresimeve qe do sjelli ne Mjekesi, gjithashtu do rrisi dhe permiresoje strukturen e Sigurimeve Shoqerore dhe do ndikoje ne uljen e punes se zeze.
    Meqe eshte “Siguracion ne grup” shuma e derdhur do jete relativisht me e vogel se sa ajo e perfituar ne rast semundje.

  21. peshkaqeni thotë:

    5 November 2008 @ 8:04 pm

    Paguan që paguan më mirë i siguruar sesa edhe kur paguan diskriminohesh.
    Kështu këta kasapët që “duan kafe” nën dorë le të hapin klinika private dhe ti cakrojnë cmimet si duan vetë…
    Në këtë mënyrë do të rritet konkurenca dhe kuptohet edhe cilësia e shërbimeve mjekësore…

  22. lulian kodra thotë:

    5 November 2008 @ 8:18 pm

    Di njeri detaje se kush ben pjese ne grupet vunerable?

  23. edrus thotë:

    5 November 2008 @ 8:35 pm

    Di njeri se ç’garanci do të japë shërbimi shëndetësor pas kësaj?
    E kam fjalën se nëse ky transformim do bashkshoqërohet dhe me ngritjen e cilësisë dhe shumllojshmërisë së shërbimit?

    P.s: Tropoja, nuk e di se ku rron ti apo miku yt që i paska shkuar fatura, por unë rroj në Itali dhe i vetmi rast që kam patur të bëj me spitalet, ka qënë kur vajti gruaja për të lindur…. një javë në spital, shto dhe operimin dhe në fund fare na thanë: T’ju rrojë… pa paguar asnjë centezim.
    Vështirë për ndonjë që ka teserën sanitare që të paguajë shërbimin mjeksor në Itali.

  24. censura thotë:

    5 November 2008 @ 9:18 pm

    Nuk eshte llafi per ti cuar fature pacientit. ideja eshte e thjeshte:
    je i siguruar , nuk paguan
    nuk je i siguruar te japin faturen

  25. Pjer Thomas thotë:

    5 November 2008 @ 9:25 pm

    Mbas hapit te pare qe shteti shqiptar ka bere me librezat e shendetesise, ky eshte hapi i dyte dhe eshte per tu pershendetur. Mendoj dhe shpresoj se anet teknike, perqindjet, lidhjet e siguracionit me spitalin, me klientin/pacientin, faturat etj, do te vijne duke u permisuar , me qellim qe dhe pacienti te mos humbasi kohe me faturat por dhe qe spitali te ngelet i kenaqur nga siguracioni.

  26. edrus thotë:

    5 November 2008 @ 9:38 pm

    Censura, kush mund të jenë të pasiguruarit?
    Ata me biografi të keqe? :)

  27. Etrusk thotë:

    5 November 2008 @ 9:39 pm

    Besoj se eshte projekt me te ardhme, per ti thene NDAL Korrupsionit!!!

    *Perderisa behet dhe do ndiqet nga Elvana Hana, kusherira e LadyinBlack a.k.a ARgiteS.
    Kesaj i thone, ti varesh Ujkut Melqite ne qafe qe ti ruaje…. Dhe besoj se do ti ruaje me se miri.
    Le te gezohen pra miqte e Baces, e te hidherohen ata armiqte e tjere, se me ne fund edhe Spitalet e paten!

  28. scutari_2400 thotë:

    5 November 2008 @ 9:41 pm

    kundrejt opinionit ketu une nuk jam aspak dakort me kete ligj, qe pritet te aprovohet. pse nuk jam dakort:
    1. ky ligj nuk do te permirsoje fare sherbimin shendetsor. Shikoni shembullin e Britanise se Madhe ku sherbimi shendetsor ka pesuar renje drastike qe nga “reformat” e bera vite me pare.
    2. ky ligj godet shtresat e varfra te shoqerise (me shume se gjysmen e popullsise se vendit) dhe mbase do te ndikoje edhe ne uljen e te ashtuquajtures “higjenen” e popullsis, pasi kjo shtrese do te ngurroje te shkoje tek mjeku qofte edhe per nje kontroll, sepse e di, se do ti duhet te paguaje, qofte edhe nje perqindje per ata qe jane te siguruar. Harrohet se shumica e shqiptareve nuk kane sigurim shendetsor dhe nqs ky ligj miratohet, ata nuk do te jene ne gjendje te paguajne per nje te tille. Ky eshte nje ligj qe do te krijoje edhe nje tjeter hendek midis shtresave te varfra dhe te pasura ne shoqerine shqiptare, dhe po i jep vendit nje tjeter hap kundrej zhvillimit te tipit latino-amerikan. ne te njejten kohe shqiperia, per mendimin tim, ka nevoje per zhvillimin e nje shteti social, sic jane shtetet europiane si suedia, gjermania, franca apo austria.
    3. ky ligj do te godase teper rende te semurit kronik, qe qofte edhe te siguruar, nuk do te jene ne gjendje te perballojne koston e shendetit te tyre. shendeti, ashtu si arsimi, eshte nje e mire, qe shteti duhet tja siguroje qytetarit te vet.
    4. miratimi i ketij ligji do te shkaterroje solidaritetin qe duhet te ekzistoje ne shoqeri per ata qe kane nevojen per ndihme prej atyre qe jane ne gjendje ta japin kete ndihme.

  29. censura thotë:

    5 November 2008 @ 9:51 pm

    Ata me biografi te keqe dhe po te jene te siguruar drejt e ne salle… -)

    modeli nuk eshte shpikur ne shqiperi, po eshte marre nga te tjeret.
    sot ne spital paguhet nen dore, je a sje i siguruar.
    problemi eshte per pjesen e fshatit.
    gjithkush qe eshte i punesuar (jo ne te zeze) eshte i siguruar

  30. Liqeni thotë:

    5 November 2008 @ 9:53 pm

    Domethene vetem urgjenca do kete Shqiperia hapur.
    Spitalet do mbyllen vete, sepse nuk do kene fonde te paguajne dritat dhe rrogat e doktorave.
    Shqiptaret me liberalizimin e vizave dhe me siguracion te paguar fare mire mund te marrin trajtim shendetsor jashte shqiperise.
    Se me ate gjendje qe jane spitalet shqiptare,nuk ja vlejne per te paguar faturen as per te vajt ne hale.
    edhe nexhit i duket dicka positive keshtu qe s’do kemi shume debate. :D

  31. censura thotë:

    5 November 2008 @ 9:55 pm

    ne kete fushe, per mendimin tim nj lajm shqetesues ishte heqja e sherbimit dentar falas per kalamajte e shkollave

  32. censura thotë:

    5 November 2008 @ 10:01 pm

    sic thote dhe nexhi :-), nje spital pilot qe funksionon me modelin e ri eshte spitali i durresit.Gjendja atje eshte me e mire se spitalet e tjera.keshtu qe praktika kriteri i se vertetes sic thote the babe myslymi

    Pjesa e popullsise qe perfiton me shume nga sigurimi shendetesor sot jane pensionistet,pra nuk eshte e sakte te thuhet qe

  33. Iris thotë:

    5 November 2008 @ 10:08 pm

    2. ky ligj godet shtresat e varfra te shoqerise (me shume se gjysmen e popullsise se vendit) dhe mbase do te ndikoje edhe ne uljen e te ashtuquajtures “higjenen” e popullsis, pasi kjo shtrese do te ngurroje te shkoje tek mjeku qofte edhe per nje kontroll, sepse e di, se do ti duhet te paguaje, qofte edhe nje perqindje per ata qe jane te siguruar

    Ne poliklinike, aty ku shkohet per kontroll si thua ti, minimumi i paguan faturen mjekut 200 leke te reja. Po te regjistroi mjeku keto leke i kalojne shtetit, po s’te regjistroi shkojne ne xhep te tij. Kshuqe kjo qe thua eshte pa baze, sepse sidoqofte kontrolli paguhet, i vetmi ndryshim eshte qe s’do i japesh leke ne dore mjekut, duke rrezikuar keshtu qe ai te mbaje leke dhe vizita te paregjistruara, por do i japesh direkt ne sigurimet shendetesore.
    Shtetet sociale si thua ti, te mbajne qe ne taksa mbi rrogen ato qe ne vende te tjera i paguan menjane(padyshim rrogat i kane dhe me te larta). Ndryshon vetem impakti psikologjik te ai qe do te shkoje te mjeku se per te paguar paguajne sidoqofte.

  34. zarathustra thotë:

    6 November 2008 @ 8:32 am

    Nqs nuk do te paguhen me mjeket nen dore, eshte dicka e drejte qe heret a vone do te behej, por nqs do te vazhdoje si me pare dmth
    leke mjekut dhe lek shtetit BIR SELMANI NENES……

  35. etmond thotë:

    6 November 2008 @ 11:18 am

    meqenese te gjithe thon pak a shume te njejtat gjera persa i perket shendetesis thuase e vetmja gje qe i mungonte ishte vetem nje reforem e ketill dhe cdo gje do te shkoje vaje!
    per gjendien e mjeruar te spitaleve tona kush interesohet dhe kush pergjigjet per sherbimin shendetesor persa i perket sherbimit publik me ambulanca pasi pothuajse ne te gjithe vendin qe te vije ambulanca te marri nje pacient nuk niset nga parkingu i spitalit pa ber pazarin me pare se sa do te paguhet nga individi!!!
    gjendia kaotike neper godinat e spitaleve tona qe jane pa ngrohie, pa uje te pishem, dritaret ne shume raste jane edhe pa xhama. gjendia me tragjike qe kam pare me syt e mi ishte ajo e spitalit te lushnjes ku salla e operacionit dhe ambienti perreth ishte kaqe tragjike saqe urreva veten qe isha qytetare shqipetare? shume here me keq se ne somali.
    ndersa paraja jepesh deri ne qindarken e fundit dhe sa iduheshin doktoreve ateher per kete gjendie cfare parashikon reforma ne mjekesi. si munde te sillni krahasime te tilla si anglia gjermania suedi etj.
    ne akoma se kemi parte veten ton perpara pasqyres dhe te vetegjykohemi.

  36. Iris thotë:

    6 November 2008 @ 5:41 pm

    etmond une s’e kuptova kete komentin tend. Je pro apo kunder kesaj reformes?? Leket per te rregulluar spitalet s’do bien nga qielli.

  37. Pjer Thomas thotë:

    6 November 2008 @ 7:32 pm

    Iris, ana teknike e pageses rregullohet, siç e kane rregulluar ketu. Sapo hyn ne spital shkon tek sportelet (ne hyrje) ku regjistrohesh per çeshtjen/problemin qe ke. Sportelistja te drejton per ne pavionin e duhur duke te dhene dhe deshmine e pageses, se pa deshmine e pageses nuk te pret sportelistja e pavionit. Ajo sheh terminet/takimet e doktorve perkates, sheh kur ata kane kohe te lire dhe te caktojne nje orar ose ate dite ose dite tjeter, dhe doktori ndjek oraret qe i kane caktuar sportelistet.
    Natyrisht qe per raste te veçanta, sportelistet lidhen me telefon apo me radio me doktoret perkates apo asistentet e tyre. Kur doktori eshte i zene dhe pacienti e ka punen urgjent apo pisk, i rekomandojne te shkoje tek urgjenca, mirpo ketu urgjenca eshte pak me e shtrenje se vizita/kontrrolli normal, ndersa ne Shqiperi e kan lene gratis/falas. Diçka e çuditeshme kjo, qe me siguri do te rregullohet me kalimin e kohes.

  38. ThoughtPolice thotë:

    6 November 2008 @ 7:35 pm

    Kjo eshte nga reformat me te nevojshme aktualisht ne Shqiperi. Sistemi i zgjedhur per financimin e sherbimit shendetsor shqiptar, eshte i duhuri. Te gjitha problemet qe kalon ky sistem, korrupsioni, gjendja e keqe e godinave dhe ambienteve te spitaleve, sherbimi dhe mjekimi qe ofrohen etj., do te permiresohen dhe zgjidhen me kete skeme financimi. Ta harroje dikush qe mund te permiresohet ky sherbim, kaq delikat dhe i rendesishem nese nuk zgjidhet menyra e financimit te tij.

    Te siguruarit qe do te paguajne shumen e caktuar mujore, do te perfitojne sherbimet shendetsore me kete sigurim qe kane, nderkohe qe shteti do te pergjigjet per grupet ne nevoje apo qe nuk kane mundesi si femijet, studentet, pensionistet, ata qe trajtohen me ndihme ekonomike etj.

    Prandaj edhe gazeta te tilla si kjo pacavurja “shekulli” mos te mundohen te perhapin panik me tituj te tille (lamtumire sherbime falas !!), pasi nuk eshte aspak e vertete. Ata qe punojne kane per ta paguar shumen e percaktuar te sigurimit, grupet ne nevoje merren persiper nga shteti, ndersa ata qe punojne ne te zezen normalisht ose duhet te paguajne te gjitha shpenzimet kur shkojne ne spital ose duhet te dalin nga puna ne te zeze ne ate legale.

  39. Iris thotë:

    6 November 2008 @ 8:00 pm

    Pjer Thomas ketu ku???

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com