KLSH: 30 milionë dollarë abuzime në 107 kontrolle

Fitim Zekthi
Gazeta Tema

Nga viti 2005 në vitin 2007 Kontrolli i Lartë i Shtetit ka gjetur shkelje financiare me vlerë prej 27 miliardë lekësh ose rreth 30 milionë dollarë nëpër disa prej agjencive më të rëndësishme të qeverisë shqiptare. Këto shkelje të mëdha financiare janë kapur vetëm 107 kontrolle të kryera, çka do të thotë se këto shkelje mund të jenë shumë larg vlerës së vërtetë të shkeljeve që ka kryer administrata shqiptare gjatë këtyre dy viteve. Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, vetëm në administratën e tatimeve kanë humbur mbi 11 milionë dollarë gjatë këtyre dy viteve. Degët e tatimeve në Elbasan, Tiranë dhe Pogradec janë shpërdorueset kryesore të parave të taksapaguesve. Më pas nuk mbeten edhe degët e tatimeve në Vlorë apo në Korçë, thotë Kontrolli i Lartë i Shtetit. Shkeljet financiare në tatime janë kryer duke mos mbledhur sipas vlerave reale disa prej tatimeve, çka do të thotë se për biznese të caktuara administrata ka bërë lëshime dhe ka dëmtuar buxhetin. Në anën tjetër, këto lëshime kanë dëmtuar edhe konkurrencën duke favorizuar dikë. Prokurimet publike kanë qenë një zë i rëndësishëm abuzimesh për administratën gjatë këtyre dy viteve, thotë KLSH, dhe kanë shkaktuar një dëm financiar prej rreth 10 milionë dollarësh. Drejtoria e rrugëve, spitali “Nënë Tereza”, mirëmbajtja e rrugëve, drejtoria e hekurudhave, një numër i lartë këshillash të qarqeve të rëndësishme të vendit janë ndër abuzuesit me paratë publike, thotë raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit. Shkeljet kanë qenë të pranishme thuajse në të gjitha prokurimet që ka kontrolluar Kontrolli i Lartë i Shtetit, çka dëshmon se kësisoj ka ngjarë edhe në të gjitha prokurimet që nuk janë kontrolluar; shkelje procedurash, shtyrje afatesh, largim apo reduktim të numrit të pjesëmarrësve në prokurime nga një raund në tjetrin etj. Që të gjitha këto kanë shkaktuar dëme financiare dhe në të vërtetë dëshmojnë se nëpër prokurime të gjitha këto shkelje kryhen, sepse qëllimi është që gara të shtrembërohet. Shkeljet financiare janë vërejtur në një masë të konsiderueshme edhe në dogana, ku vlera arrin në rreth shtatë milionë dollarë. Degët e doganave në Shkodër, Tiranë, Vlorë, Berat etj., janë ndër shkelësit më të mëdhenj, ku mbizotërojnë detyrimet doganore të papaguara në zhdoganimet e disa artikujve kryesisht autoveturave. Kontrolli i Lartë vëren se shkelje financiare ka patur edhe në urbanistikë, e cila përherë ka qenë një problem. Komunat më problematike në vend në lidhje me lejet e ndërtimit dhe pronat, si Dajti dhe Farka, gjatë viteve 2005 dhe 2007 nuk kanë mbetur pas edhe në shkeljet financiare, thotë KLSH. Kryesisht shkeljet kanë të bëjnë me mospagesën e taksës së infrastrukturës ose me mospagesën e taksës së lejes së ndërtimit.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

5 Komente

  1. bisturia thotë:

    6 November 2008 @ 4:10 pm

    Cudi si s’paska komentu ende askush ktu

  2. geldiona thotë:

    6 November 2008 @ 4:26 pm

    mos u cudit hic ska asgje per te komentuar jan gjera qe i degjojm per dite keto .korupsioni eshte ne majat e tij ska njeri ti ndal skemi cfare te komentojme na u lodh truri me ta u mesuam tani me keto gjera na jane ber si buka qe ham kur sben dot shteti gje c do bejm ne populli .

  3. etmond thotë:

    6 November 2008 @ 4:35 pm

    cfare te komentosh vetem ti lexosh te ngrihet qimia perpiet.
    pastaj keto jane gjerat me normale ne shqiperi, tanime askushe nuk pyet dike qe punon ne administraten shteterore se ku punon, se cfare munde te behet ne nje te ardheme por i pyesin se si dole sot a nxorre ndonje lek.,.,,,.,..

  4. geldiona thotë:

    6 November 2008 @ 4:45 pm

    hahahaha emjere ne etmond mir e the i ke ven vulen ato gjera pyesin vertet .

  5. Pjer Thomas thotë:

    6 November 2008 @ 8:16 pm

    Fut ne burg nja ca tatimor, doganier, administrator, qe shkelin ligjin dhe shife, a do shperdorojne dhe abuzojne te tjeret. Masa e pare kundrejt ketyre, duhet te jet ; heqja nga puna, siç veprojne dhe kendej ne perendim, pastaj çeshtja ndiqet ne instancat gjyqsore.

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com