Të keqen e Fazlliçit, po vijnë berluskonianët

Fatos Lubonja
Korrieri

Para disa ditësh kryeministri Berisha inauguroi me pompë fillimin e punimeve në Lezhë të ndërtimit të një fabrike çimentoje (investim italianësh), që, sipas lajmit, do të prodhojë 3000 ton çimento në ditë dhe do të krijojë dyqind vende pune. Janë gjashtë fabrika të tilla të planifikuara që do të prodhojnë çimento gjashtë herë më shumë sesa nevojat e vendit, kryesisht për jashtë. Menjëherë të vjen të ngresh pyetjen: si ka mundësi që për 200 vende pune (nëse janë kaq sepse dyshoj shumë për këtë) do të shkatërrohet për 200 vjet natyra përreth vendeve ku do të ngrihen këto fabrika pa llogaritur gjirin e Shëngjinit që do të kthehet në një depo çimentoje dhe pa llogaritur sasirat e ndotjes që do të prodhojë në gjithë qiellin e bregdetit shqiptar kjo industri e paparë për nga dëmi ekologjik? Si ka mundësi që për 200 vende pune pylli i Krastës, që deri dje ishte i mbrojtur si pyll, të kthehet me dekret qeveritar në mal të thjeshtë shkëmbor që mund të grryhet për tu kthyer në pluhur çimentoje?
Përfytyroni 1200 gjynahqarë që punojnë për 150 - 200 euro në muaj për të helmuar ambjentin rrotull shtëpive të tyre. Si ka mundësi që në vend se të ndërtojmë politika që shqiptarët të punojnë tokën e tyre e tu lenë fëmijve të tyre një Shqipëri të gjelbër e të lulëzuar i çojmë ata të punojnë për t’u lenë fëmijëve të tyre gërmadhe si ajo e Metalurgjikut e Superfosfatit, e Aztikut, e Sodës kaustike e me rradhë? Nëse është fjala për të punësuar shqiptarë të papunë dhe për të kthyer shqiptarët nga emigracion a nuk është më mirë që këta të qëndrojnë në emigracion sesa të vijnë të punojnë për 150 euro për të prishur shtëpinë e tyre të madhe, Shqipërinë e të ardhmen e fëmijëve të tyre? Fabrikat e çiomentos vetëm se do t’i bëjnë ata dhe mijët e tyre të ikin edhe më shumë. Qoftë edhe sepse do të sëmuren edhe më shumë nga pluhuri i çimentos dhe do të kenë nevojë edhe më shumë për spitalet e huaja.
Si ka mundësi që këto gjëra kaq të thjeshta nuk mendohen? Si ka mundësi?… kjo pyetje retorike e ka tashmë përgjigjen e vet. Është e kotë ta zgjasim. Kush e do mund ta gjejë në fjalimet e Berishës kur ishte në opozitë dhe denonconte Nanon e të tijtë për Petroliferën e me rradhë.
“Si ka mundësi”- të që mund të shtojmë me trishtim në krahasim me tre vjet më parë janë dy të tjera sipas meje.
E para: si ka mundësi si që opozita është kaq inekzistente në denoncimin e projekteve të tilla ndërkohë që shpenzon energji pa fund për të hulumtuar raportin e një personi si Damir Fazlliçi me kryeministrin? Si ka mundësi që nuk shpenzohet thuajse asnjë fije energji mediatike opozitare për të hulumtuar e denoncuar korrupsionin apo pazaret politike që qëndrojnë prapa këtyre projekteve? Si ka mundësi që nuk u kuptoka se dëmi i Fazlliçit në krahasim me dëmin që mund të sjellë realizimi i këtyre projekteve është si dëmi që i bën çpimi me një gjilpërë trupit në krahasim me dëmin që shkakton një kancer në mushkëri? Sigurisht kjo që po ndodh nuk do të mund të ndodhte sikur banorët e Lezhës të kishin kulturë tjetër e të mos ndërtonin ato pallatet e tmerrshme të shëmtuar në breg të detit të tyre. Sigurisht projekti për të ngritur një TEC me qymyr në Durrës (gjithmonë nga e për italianët) nuk do të mund të ndodhte sikur durrsakët të kishin tjetër vlerësim për qytetin e tyre dhe për plazhin e natyrën përreth tyre. Në këtë kuptim këta politikanë nuk janë tjetër veçse pasqyra e popullit që qeverisin. Por kjo nuk çështë plotësisht e vërtetë. Para disa javësh mora pjesë në një debat në emisionin Opinion të Fevziut pikërisht lidhur me këtë temë. Gjatë emisionit iu kërkua spektatorëve të votonin me sms nëse ishin dakort apo jo për ndërtimin e këtyre ekomonstrave të cilëve u kanë venë një emër të njohur të ekonomisë socialiste: “parqe industriale”. Shumica e votuesve, mbi 60%, rezultoi se ishin kundër. Pra këtu s’kemi të bëjmë as me një popullatë të mbetur në terrin e kulturës së kultit të hekurit e çimentos si simbole të zhvillimit e modernitetit. Megjithatë opozita e Edi Ramës dhe Ilir Metës nuk u pa ta zinte meraku edhe pas atij votimi. Si ka mundësi? Me siguri ndonjë fabrikë çimentoje do të punojë edhe për ta.
“Si ka mundësi” – ja e dytë lidhet me italianët. Në katrahurën shqiptare të postkomunizmit Perëndimi ka qenë një shpresë e madhe ndihme dhe emancipimi. Shqiptarët i janë lutur Perëndimit të ndërhynte deri edhe me ushtri për t’i shpëtuar nga politikanët e vet. Përpara një klase politike jo vetëm të papërgjegjëshme, por edhe të babëzitur, por edhe injorante e pa aftësi për të dëgjuar zërat kritikë brenda vendit, perëndimorët kanë qenë shpresa së do të ndikonin për të na treguar rrugën e mirë. Kjo edhe përsa i përket masakrave ekologjike që kjo klasë politike po i shkakton vendit. Por kur sheh se edhe perëndimorët, në bashkëpunim me këtë klasë politike, vijnë e na e përdorin vendin si koshin plehërave të tyre apo për të bërë atë që nuk e bëjnë në shtëpinë e tyre atëhere ku mbetet shpresa?
Nëse shtron pyetjen se pse këta italianët nuk i ndërtojnë këto fabrika çimentoje në vendin e tyre po shpenzojnë kaq shumë për transportin nëpër Adriatik e më the të thashë përgjigja që të thonë është se ata vetëm për këtë punë mund të vijnë këtu sepse është e lirë krahu i punës. Përse tjetër do të vinin në këtë plehër vend? – të duket sikur duan të thonë me përçmim për vendin e tyre vetë politikanët tanë. Sepse ata, me formimin estetik të peisazheve industriale të socrealizmit që kanë, nuk janë në gjendje ta shohin se Shqipëria është e bukur, shumë e bukur; fatkeqësish vetëm atje ku nuk kanë vënë dorë e këmbë shqiptarët si ata.
Por le të kthehemi tek italianët. Së pari duhet sqaruar se ata nuk vijnë të ngrenë këtu fabrika çimentoje dhe TECe me qymyr për krahun e lirë të punës, por sepse atje, në vendin e tyre, nuk i lejon popullata lokale të bëjnë ekomonstra të tilla. Por edhe sepse janë të detyruar të paguajnë gjoba të mëdha pasi nivelin e CO2 e të ndotjes në përgjithësi e kanë më të lartë sesa normat e lejuar evropiane. Ja pse vijnë këtu. Ngase shohin se ne nuk kemi pikë respekti për veten.
Por edhe më e shëmtuar bëhet kjo histori kur këto projekte monstrash ekologjikë shoqërohen me premtime si ato të ministrit të jashtëm Fratini për viza e për qarkullim të lirë e me deklarata përshëndetëse për punët e mira të qeverisë. Të keqen e Fazlliçit i thonë kësaj, po vijnë shokët e Berluskonit.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

23 Komente

  1. pjetri thotë:

    4 November 2008 @ 12:35 pm

    Zoti lubonja me duket se dhe ty te eshte infektuar truri nga “Shqiperia kopesht me lule “e Enver Hoxhes.Nuk arrij te kuptoj keta “analiste”politike,ambientaliste,agronomiste e etrj…..qe mundohen me mish e shpirt te jetojne ne te shkuaren.Po pse investimet jane kthyer ne fobi per disa njerz qe pasi jane trashur nga xhepat duan te jetojne ne Shqiperine e bujqesise?.Franca furnizon me energji berthamore Italine.Italianet paguajne milliarda euro francezet .Po kush punon ne keto centrale berthamore?Para pak javesh dy komuna ishin ne konflikt per te fituar te drejten e depozitimit te mbetjeve berthamore.Per nje komune ne ne shqiperi eshte nje perfitim kolosal pasja e nje investimi kaq te madh.200 punetore do te thote 200 familje me nje te ardhur me te mire.200 kredi per biznes e shtepi.do te thote nje zhvillim zingjir per te pakten 50 vjet.Mos i shihni gjerat nga vrima e gjilperes zoterinj analiste miope…!

  2. topoxhixho thotë:

    4 November 2008 @ 12:43 pm

    mire e ke o pjeter po ne nuk kemi ata politikane te pakorruptuar qe kjo levizje te lexohet keshtu si thua ti. Shitet vendi per nje cope buke o vlla dhe per nje fjale te mire qe thote fratini keta i lepihen dhe mundesisht i lene edhe bythen

  3. Artian thotë:

    4 November 2008 @ 1:09 pm

    Eh mer Lubonje ,fol ti tani kundra qeverise por cer ndryshimi ka kur nje qeveri te fuste ne burg ,dje me nje qeveri qe nuk te degjon ,shkruaj 2 Km artikull ,ne nje gazete sa faqja e Dajtit .,per mbrojten e interesave te shqiptareve,per kundershtimin e nderhyrjes pa vend te ndermarjeve te medha qe ndotin ambientin ,qe shqiptaret perdoren si kllufa ,nga Italianet,qe as nje qeveri nuk mendon me per ata .
    Kryeministri foli dje se Shqiperia ishte vendi turistik me terheqes i Planetit ,por nuk permendi qe Shqiperia eshte bere vendi ,ku te gjithe shqiptaret duan te ikin,ku emigracioni eshte skandaloz .

    Ne(Shqiptaret) ikim tutje ata(Italionet ) vijne tehu .

  4. Ll thotë:

    4 November 2008 @ 1:12 pm

    Llogarite behen te thjeshta: perfitimi i menjehershem eshte per politikanin qe firmos (nga cilado pale) ne formen e bakshishit, votave, fames. Pasojat e vonuara jane per popullsine e zones qe i duhet te jetoje me pasojat mjedisore ne mungese te aftesise/deshires se shtetit per te zbatuar rregullat e veta ne mbrojtje te banoreve dhe te mjedisit. Propozimi eshte praktikisht i parezistueshem.

  5. IS thotë:

    4 November 2008 @ 2:27 pm

    Po ku kupton ti mor Pjeter nga investimet e huaja
    Ku ta dish ti psh qe vende si italia ste japin me licensa per fabrika cimentoje apo industri te tjera ndotese sikur ti peshosh me flori
    Qe ta shpjegoj kete pun e ta kuptosh ti po te jap nje shembull me lop e me dele

    Esht njesoj si me ardh ke fshati jot kryetari i bashkis se qytetit ngjitur e te thot
    Te shpia e XHikut mu ke oborri do bejm nje hale te madhe ku do sjellim me nje tubacion ultranodern me nje investim miliona euro gjith m.tin e qytetit. Xhiku do punoj roje dhe do mar nje rog sa dyfishi roges minimale nderkohe e shoqja do numroj kontaktorin dhe do pres faturat.

    Urra e zgjidhem Xhikun

    Te shpija Pjetrit do bejm investojm nje impiant supermodern qe do djegi te 100 kilet e plerave te fshatit dhe te 100 tonet e qytetit, Pjetrin do ta punesojme te ruaj zjarin se mos fiket

    Urra e zgjidhem dhe Pjetrin

    te shpia Gonit do bejm nje grop gelqere dhe do djegim gomat e makinave Gonin do ta vem te numroj gomat. Vetem Investimi per makinat qe do sjellin gomat kap vleren miliona euro

    Kurse ju fshatreve te tjere do ju riparojm shkollen dhe do ju sjellim edhe nje mesues qe tju mesoj se sa te dobishme jane investimet e qytetit..

  6. Detari thotë:

    4 November 2008 @ 2:31 pm

    O Pjeter, sa mire di ti besh llogarite ti? Ku e ke mesuar kete matematike? Me 150 € ne muaj qe do te marrin punetoret thua ti qe “200 punetore do te thore 200 familje me te ardhur me te mire. 200 kredi per biznes e shtepi”? Ku jeton ti ne Hene apo ne Toke? Nga keto 150 € ne muaj qe do te marrin keta punetoret e shkrete, sa do tu mbeten ne fund? Perse shkruan brockulla?
    Fatos Lubonja ka te drejte qe kete shqetesim e nxjerr ne drite. ashtu eshte sic thote ai. Italianet vijne ketu vetem per te zhvatur dhe per te na bere mire. Ai dem ekologjik i madh qe do te vije eshte aq shqetesues sa ka nevojen e ngritjes se zerit nga ne te gjithe. Gabimet qe bejne disa “politikane” medioker, qe per hir te mbushjes se xhepave te tyre jane gati ti vene zjarrin Shqiperise. Ne nje pellebme bregdet kemi dhe ate ta nxijme nga veriu deri ne jug. Diku ngrihet nje fabrike cimento, diku nje termocentral, diku dicka tjeter. Po ne ku do te shkojme ne plazh, ne Turqi dhe Greqi? Perse jeni kaq sylesh? Me keta “politikane” qe kemi ne italianet do te na bejne ndonje katrahure atje, se e dine qe atyre nuk do tu hyje gjemb ne kembe nga drejtesia shqiptare. Kush do ti gjykoje ata nese nuk punojne sic duhet dhe na e lene sic e lane kinezet? Nje fabrike qe as pasa 50 vjetesh nuk mund te ndertohesh sepses nuk i permbushte nivelet teknike dhe ekologjike. Mjere ne me cfare njerezish kemi te bejme!

  7. Studenti Shqiptar thotë:

    4 November 2008 @ 2:57 pm

    Faktori Lubonja

    Lubonja eshte kampioni i vetem i se vertetes ne Shqiperi ne kete moment. Zeri i tij eshte unik. Askujt tjeter nuk ja mban te shprehet hapur kunder pushteteve, qofshin te brendshme apo te jashtme, sic ben ai. Bravo i qofte!

    Strategjia e zhvillimit te vendit

    Persa i perket artikullit ne fjale ai eshte vetem nje copez e nje diskutimi qe duhet te jete i gjere dhe gjitheperfshires; ne te cilin duhet te marrin pjese intelektuale dhe profesioniste te te gjitha fushave e sektoreve; eshte pjese e diskutimit mbi strategjine e zhvillimit te vendit.

    A e duam Shqiperine te zhvillohet kah Kines, pra ne nje vend (vendth) industrial?

    Apo e duam ate te zhvillohet kah vendeve te tjera te rajonit tone e te Mesdheut ne pergjithesi, te cilat kane ekonomi te orientuara fort drejt zhvillimit turistik dhe agrobiznesit cilesor (madje edhe ne ato raste, si psh Italia, kur industria prodhuese ka qene sektori kryesor ato po konvertohen shume shpejt drejt industrise se sherbimeve).

    Zhvillimi i pranueshem (sustainable development)

    Ne rastet e permendura nuk ka dyshim se ndertimi i fabrikave dhe krijimi per rrjedhoje i pasurise (fitim per investitoret dhe taksa per shtetin) dhe i vendeve te punes eshte zhvillim. Po a eshte zhvillim i pranueshem? A eshte zhvillim i tolerueshem?

    Keto pyetje duhen ngritur me force dhe te nguliten mire ne koken e opinionit publik. Pergjigjja ndaj tyre duhet te jete transparente dhe elokuente.

    Opinioni publik Shqiptar

    Tjeter teme e artikullit eshte ajo e opinionit publik apo e ndergjegjjes kolektive te Shqiptareve. Autori argumenton se Shqiptaret edhe aq leshko nuk jane, dhe ketu ka te drejte. Po ai e di mire, si vezhgues i mprehte i realitetit dhe njohes i mire i shoqerise Shqiptare se ende nuk jemi ndergjegjesuar aq sa duhet.

  8. toko thotë:

    4 November 2008 @ 5:15 pm

    Ceshjte jo aq e thjeshte sidomos kur nuk ka strategji zhvillimi etj etj. Por me te ngateruar kete ceshtje e ben titulli i artikullit “Të keqen e Fazlliçit, po vijnë berluskonianët ”
    Fazlic eshte nje njeri i lidhur me politken e Berishes. Berluskoni eshte nje i djathte qe ne shtyp dhe ne gojedhanat popullore deklarohet is perkrahes i Berishes. Pra problemi i drejte dhe shume i nderlikuar qe sjell Lubonja ketu tani kthehet nje problem politik.
    Gojedhanat do te thone se Lubonja flet sepse eshte i majte dhe kete artikull ( qe eshtre shume i drejte per menimnin tim ) e ka shkrjotur per politike dhe aspak se ky eshte nje shqetesim me vlera per vendin.
    Pra besushmeria e tere atyre perlave me vlere qe thote Lubonja behen baraz me zero thjesht politke thjseht “llogje Kavaje” ( si keto tonat ketu :) ) . Dhe keshtu ato te te drejta qe permend Studenti me lart kurre nuk realzohen se kritika dhe kunder kritika shihet si nje mjet politike dhe argumentohet me genjeshter per hir te kariges.
    Lubonja
    hiqe titullin, ver dicka tjter ne vend te Vicit dhe bariut itlajan te djathte dhe do te kesh shume vlere tek lexuesit dhe vetem keshtu me ndihmne e perendise dikujt mund ti mare perendia mente dhe te bej dicka per ate vend ndryshe….. vec lafe kemi

  9. lupi thotë:

    4 November 2008 @ 6:37 pm

    Si ka mundesi thote lubonja. Po ka mundesi se kur te jete koha e zgjedhjeve Sal Mrroklla do thote qe investimet e huaja bla bla kane punesuar 200 veta ne shengjin packa se fitimet i marrin italianet dhe ndotja dhe pluhuri ne mushkeri na mbeten neve. Te zgjuar italianet, pse te ndotin pyjet e tyre kur gjejne shqiptaret zulu.

  10. lumidrin thotë:

    4 November 2008 @ 6:56 pm

    I qan hallin se çimentoja do kaloje nga Shengjini per tregjet e huaja( uroj te jete keshtu) po ajo çimento qe blejme ne Itali nga kalon shoku Lubonja, e bien me avion direkt ne kantier.
    Ka dijeni Lubonja sa çimento futet nga Italia e Greqia ne Shqiperi, ne ç’fare gjendje eshte Shengjini sot nga kjo çimento.
    Spiegoji keto Lubonja,pastaj jep menmin tend per fabriken.
    Dakort per vendin ku ndertohet, te informohet popullsia qe mos te prishin ambientin, te kete nje marveshje ne dobi te paleve te interesuara.
    Me duket se Lubonja keto tipe artikujsh eksperimenton, sa jane te manipulueshem Shqiptaret.

  11. Tucano thotë:

    4 November 2008 @ 9:01 pm

    Fatos Lubonja eshte nji nga njohesit me te mire te zhvillimeve ne Shqiperi , vecanerisht kohet e fundit ka qen nga te paktit qe ka goditur atje ku duhet ,ne ate Mal te madh Problemesh ,te Kaosit Shoqeror e Poltik ,qe ka degjeneruar kjo qeverri . Personalisht e vleresoj kete shkrim sepse eshte vertet shqetesuse dhe sensibilizimi qe fatosi ben eshte mese korrekt.

  12. pjetri thotë:

    4 November 2008 @ 9:18 pm

    1-Kam 17 vjet qe lexoj analiste nga e gjithe bota.Flas 7 gjuhe te huaja dhe me mjaftojne te lexoj shtypin boteror.2-Italia ngaqe nuk jep liçensa ka rritje ekonomike 0,1% .Franca 0,9% kete vit.3-Lopet,delet dhe derrat jane ndotesit me te medhenj .(interresohu te informohesh rreth qeshtjes ne fjale.ose pyet analistet-experte ambientaliste).4- Kur fuqia punetore eshte me bollek rrogen e percakton tregu.5-Perfitimet jane zingjir dhe nuk kam kohe te humb me ju.6-Lubonja lufton per çmimin “nobel” ne mbrojtje te varferise.7-Ju vete bini ne kundershtim me ata qe thuani.-Investimet nuk na duhen sepse rroga eshte 150 euro.Po pse nuk kerkojne rroga 1500euro fshataret ?A nuk kerkojne te mbrojne vilat me pishina,fushat e golfit dhe makinat llukzoze te parkuara ne oborrin madheshtor venecian nga pluhuri?More zoterinj eshte nje qeshtje 100% e komunitetit ku ndertohet nje investim me karakter lokal.Ju qe i qani hallin ketyre fshatareve qe mezi presin nje pune jetoni patjeter ne pastertine e Tiranes te kthyer tashme ne identitetin e saj te hershem,te ranat (qe bien)Aty ku rera bie nga qielli.

  13. peshkaqeni thotë:

    4 November 2008 @ 10:04 pm

    Të lumtë Lubonja
    Shkrimi ishte shumë i mirë, por vetëm titulli duhet ti ndërrohet pak:
    Italiani siano boni
    per mangare makaroni
    e cacare in pantaloni…

  14. Aiglon thotë:

    4 November 2008 @ 11:20 pm

    Mjafti mund ta mbuloje shume mire kete teme duke filluar nje fushate informative mbi “c`do te thote” ambientalizem, efektet e ketyre investimeve, c`jane politikat urbane/rurale mjedisore afatgjata, c`fare vlere mund te kete Kyoto per Shqiperine, si shpjegohet MBI TE GJITHA qe me gjithe malet qe kemi ne ne Shqiperi, keto fabrika cimentoje behen ne Lezhe, Fushe Kruje e afer qendrave te banuara me nje dendesi relativisht mesatare e nje qarkullim te larte (per te shkuar ne veri kalon doemos nga ky aks)? Sa per shembull, ne Kosove di nje rast te nje usine cementoje e cila eshte nder me “efikaset” ne vend dhe si per cudi eshte ne nje zone “gati te humbur”, pa fshatra perreth e mu ne kufi me Maqedonine ;)

  15. ignoratia l non excusat thotë:

    4 November 2008 @ 11:24 pm

    Per fat eshte Lubonja. Komentet e lumitdrin, pjetrit, Toko dhe Azem Hajdarit jane vetem pune ne skuader nga ndonje ministri knej verdalle:P

  16. Artian thotë:

    5 November 2008 @ 12:24 am

    Lubonje ,nuk diskutohet qe cimentoja do ti beje pleh mushkrite e shqiptareve, dhe jo vetem ajo , sepse shqiptaret jane shume te lire ,shume te dobet ,ne cdo aspekt ….Shqiptaret nuk kane zgjidhje tjeter vetem te hane cimento ,me 200 euro ne muaj ! Ato milionat kush do ti marri? Shqiptaret e thjeshte i mbron vetem zoti !

  17. emigrant thotë:

    5 November 2008 @ 12:43 am

    Sepse ata [politikanet tane], me formimin estetik të peisazheve industriale të socrealizmit që kanë, nuk janë në gjendje ta shohin se Shqipëria është e bukur, shumë e bukur; fatkeqësish vetëm atje ku nuk kanë vënë dorë e këmbë shqiptarët si ata.

    Fjale te gdhendshme ne cdo lloj metali te cmuar!

    Nga ana tjeter:

    Lubonja eshte kampioni i vetem i se vertetes ne Shqiperi ne kete moment. Zeri i tij eshte unik. Askujt tjeter nuk ja mban te shprehet hapur kunder pushteteve, qofshin te brendshme apo te jashtme, sic ben ai. Bravo i qofte!

    Nqse ky qenka kulmi i guximit ne Shqiperi, atehere une do kem ngaterru planet pasi me rrembyen ca UFO. Tujte Loni, tha, se te shqeu kapoi i detit… Ne shqipot ngordhim per pak kult. Pak me pare u tha dicka mbi kultin e Ypit te peshku… Jo me larg eshte edhe kulti i Lubonjes, shkrimet e te cilit i gjej aq mesatare, sa edhe mesatarja vete do hapte syte…

  18. lopata thotë:

    5 November 2008 @ 5:01 am

    Page 1
    An overview of Albania’s Cement Industry
    Albania produces annually about 200,000 tons of cement but its needs for construction sector are
    700,000 - 800,000 tons. About 500,000 tons are imported mainly from Italy and Greece. This is a
    decrease from 2001, in 2001 Albania consumed 1 million tons of cement approximately 80
    percent of which was imported. It is projected that cement consumption will exceed 2 million
    tons annually by 2010.

    Kjo dele kur kerkova ne Google per “Cement Production in Albania.” Kaq te veshtire e ka Lubonja (nje analist me 0 origjinalitet qe thjeshte kopjon Weber ne c’do analize) te beje te njejten gje (eshte gjeja e pare dhe lajmi eshte nga 2005.)

  19. edrus thotë:

    5 November 2008 @ 6:46 am

    Pjetri thotë:”6-Lubonja lufton per çmimin “nobel” ne mbrojtje te varferise”
    Nuk e di se nga e nxore këtë përfundim!
    Lubonja ngre një problem shqetësues, që edhe pa ditur 7 gjuhë të huaja kuptohet:”Shkatërrimi dhe ndohtja e mjedisit”.
    Nëse vërtet që lopët dhe derrat ndohtin më tepër, dihet që ka edhe aktivitete të tjera më frutdhënës… prodhimi dhe shitja e armëve për shembull… përse të mos jepeshin licenza në këtë fushë por tek ato që shkatërrojnë ambjentin? Sigurisht që do bëheshim edhe më të pasur sipas arsyetimit tënd.

  20. pjetri thotë:

    5 November 2008 @ 9:34 am

    Z/znj Edrus.Te huajt qe fitojne me shume nga mundi dhe djersa e shqipetareve jane bankat e huaja.Niveli i dyte controllohet nga Greket.Pastaj vijne kompanite e telefonise se levizshme te kontrolluara nga Greket deri pak kohesh.Kjo nuk ndot vendin por Ekonomine shqipetare.Nuk kam asje kundra z.Lubonja por analiza e tij eshte teper superfisiele.Kur merr vendimin te analizosh efektet negative te nje investimi ne industri duhet ti shpjegosh ne menyre shkencore dhe jo “pluhur dhe tym”.Nje investim shihet si nje efekt pozitiv e jo vetem negativ.Kur shkojme ne farmaci per te marre nje ilaq shohim vetem efektin pozitiv te tij.Ne te vertete te gjithe jemi deshmitare te efekteve dytesore(negative).Nga nje investim perfitimet nuk jane vetem ekonomike por dhe politike.Invesitimet mbi 100 milion euro jane investime te medha dhe sa me shume te kemi aq me shume mbeshtetje politike do te kemi nga keto vende .Eshte e pafalshme qe nje analsit te anashkaloje perfitimet ekonomike dhe politike te vendit nga investimet e huaja.Keta firma veç punesimit paguajne the nje sere taksash.Madje hyjne tek bizneset e medha.Energjia ,mineralet dhe materialet e ndertimit jane tre elemente kyç per zhvillimin afatgjate te nje ekonomie.Mendoni ju zoteri se po te kishim nje transport urban modern te bazuar ne energji do te kishim ate çmim qe kemi sot per lendet djegese?Po te kishim nje industri moderne per prodhimin e materialeve te ndertimit do te kishim ato çmime qe kemi sot? Po te kishim nje industri minerare moderne do te kishim ate varferi qe kemi sot ne veri dhe lindje te Shqiperise?Mendoni ju se hidrocentralet nuk kane efekt negativ?Nje analist e ka per detyrim profesional qe te jete i paanshem.Ne asnje organ shtypi perendimor nuk do te botohej shkrimi i z.Lubonja.Shkrimet me kararkter shkencor kolojne ne siten e moderatoreve.Por.ne shqiperi te gjithe jane analiste profesioniste.

  21. Studenti Shqiptar thotë:

    5 November 2008 @ 11:37 am

    Zhvillimi i perballueshem perkufizohet si ai lloj zhvillimi qe permbush nevojat e sotme pa demtuar mundesine e brezave qe do te vijne per te permbushur te tyret. Une mendoj se ky eshte ai lloj zhvillimi qe duhet te kete Shqiperia, dhe per kete mendoj se shkruan edhe Lubonja.

    Bashkohem me Pjetrin kur thote se per keto ceshtje, qe kane te bejne me strategjine e zhvillimit te vendit duhet te shkruajne specialistet e fushave perkatese. Problemi eshte se nuk shkruan njeri (politikanet dhe megafonet e politikes nuk po i quaj). Kjo per arsye te faktit se njerezit (specialistet ne kete rast) kane frike te shkruajne pasi opinionet e tyre mund te bien ndesh me interesa te caktuara armiqesimi me te cilat mund ti penalizoje. Ose sepse jane te punesuar prane ketyre interesave dhe paguhen per te mbajtur anen e tyre, pavaresisht realitetit objektiv.

    Problemi pra eshte se ne Shqiperi nuk jetohet me akademizem. Interesi publik nuk paguan dividende. Ndaj edhe mendim shkencor, apo edhe thjesht ai i specializuar jane totalisht ne sherbim te interesave private.

    Ne kete kontekst, per t’ju pergjigjur edhe emigrantit, une mendoj se zeri i Lubonjes eshte unik. Ai vertete nuk eshte specialist i fushes, por nga ana tjeter, per mendimin tim, ka nje njohje te ceshtjeve qe trajton mese te mjaftueshme jo per ti vene kapak, por per te ngritur pikepyetje te cilat qendrojne qe cke me te. Dhe ngritja e pikepyetjeve eshte pikerisht detyra e gazetarit.

    Pra, une si lexues dhe qytetar nuk i marr domosdoshmerisht per te mireqena te gjitha ato qe thote Lubonja. Nuk besoj pra, me te lexuar shkrimin e tij, se fabrikat e cimentos po na shkaterrojne te ardhmen, se investimet e huaja nuk jane te gjitha te dobishme, e keshtu me rradhe. Artikuj si ky sherbejne per te me ndergjegjesuar se edhe mund te jete keshtu, se problemi dhe shqetesimi potencial qendrojne. Artikuj si ky me nxisin te kerkoj pergjigjje. Me nxisin, si qytetar, te kerkoj te jem ne mos i perfshire, te pakten i mireinformuar per sa ndodh ne vendin tim.

  22. anonim thotë:

    5 November 2008 @ 11:53 am

    ditto:

    Problemi pra eshte se ne Shqiperi nuk jetohet me akademizem. Interesi publik nuk paguan dividende. Ndaj edhe mendim shkencor, apo edhe thjesht ai i specializuar jane totalisht ne sherbim te interesave private.

    une mendoj se zeri i Lubonjes eshte unik. Ai vertete nuk eshte specialist i fushes, por nga ana tjeter, per mendimin tim, ka nje njohje te ceshtjeve qe trajton mese te mjaftueshme jo per ti vene kapak, por per te ngritur pikepyetje te cilat qendrojne qe cke me te. Dhe ngritja e pikepyetjeve eshte pikerisht detyra e gazetarit.

  23. Pjer Thomas thotë:

    5 November 2008 @ 8:43 pm

    Shqetesimi i Lubonjes dhe shum njerzeve (qofte dhe i komentatorve ketu) eshte i drejte, por i nxituar. Pjetri i shpjegoi mire ketu arsyet, dhe une do te shtoja se rritet PBB/GDP, dhe tere rrjedhimet nga ky investim. Une habitem se si akoma çimentua ne Shqiperi shitet dy here me shtrenje se ne perendim. Ketu, ne dyqan nje thes 25 kilogram çimento shitet 3-3.5 euro, nderkoh qe ne Shqiperi shitet me teper. Pse te mos shitet dhe atje nje thes 25 kg 3 euro ose me pak, meqe eshte vend i varfer dhe me krahun e punes shum te lire. Shqiperia, e ka mese te domosdoshme urgjentisht te ngrej 2-3 fabrika çimentoje per nevojat e brendeshme dhe per te thyer monopolet dhe çmimin e larte. Nje meter kub beton nga makina atje kushton nja 60-70 euro, nderkoh qe po kaq kushton dhe ketu ne Belgjike. Por rrogat ketu jane 10 here me shume se ne Shqiperi dhe nga me te lartat ne Europe. Eshte katastrof te blesh çimento ne Shqiperi, nje produkt qe duhej te ishte 1 euro 1 thes 25 kg.

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com