Gjithë çunat e kryeministrit

Nga Lorenc VANGJELI

Gjithë çunat e kryeministrit, ata me të cilët ai ndërtoi KOP-in e djeshëm, e kanë me siklet të madh të vërtetën. I fundit është ministri i drejtësisë që nuk i shpëtoi dot tundimit për t´ju nënshtruar vesit të vjetër. Enkelejd Alibeaj gënjeu përsëri. E ka bërë të shtunën. Do ta bëjë dhe nesër. Tani ai është peng i gënjeshtrës së vet dhe është i detyruar të paguajë për të. Nuk mund të bëjë dot ndryshe. Të shtunën, në një konferencë shtypi ai pranoi çfarë nuk mund të mohonte më gjatë dhe gënjeu kur tha se kishte kryer thjesht detyrën kur u përfshi në shkrimin e akteve që kanë lidhje me Gërdecin. Madje, si për t´i dhënë zemër vetes, edhe ngriti zërin duke tentuar të shmangë thelbin e akuzës publike dhe mediatike ndaj tij; faj ka kush e ka nxjerrë në dritë këtë histori dhe jo autorët e saj. Një përpjekje që i ngjan dorës që shtrëngon flokët dhe mjekrën për të dalë në bregun tjetër të lumit që po e mbyt. Që natyrisht as nuk tremb, dhe as nuk impresionon kënd me tralalara idiote të nxjerrjes së sekretit hetimor. Faj ka kush zbath brekët e pista dhe jo kush i tregon ato me gisht!

Në thelb, historia është shumë e thjeshtë. Ndërlikimin e saj e bën vetë Alibeaj i pushtuar nga nga një frikë që gjykuar nga larg tij, ngjan e pashpjegueshme. Nga pozicioni i dikurshëm si drejtor i departamentit të kontrollit të brendshëm, ai ka luajtur një rol kushtëzues në të gjithë praktikën ligjore që parapriu tragjedinë e Gërdecit. Këtu fillon dhe mbaron lidhja e tij me shpërthimin, krimin e djeshëm dhe ndëshkimin e nesërm. Alibeaj ishte vetëm një nga vidat e shumta të mekanizmit kriminal që vrau 26 plus 1 qytetarë shqiptarë, por nuk ishte gishti që shtypi detonatorin. Në këtë histori mëkati, Alibeaj nuk u ngjan as gjeneralëve që projektonin luftë, por nuk shkelnin në baltën e luftës. Ai thjesht rrezikon fatin e ushtarëve në një betejë të humbur. Në një betejë pa moral. Ai është rob i zbatimit të urdhërave.
Të shtunën Alibeaj pranoi të shpjegojë cila ishte baza ligjore që i jepte të drejtë atij të përfshihej në betejën e pistë të Gërdecit: Dhe pikërisht pika 4, shkronja d, e rregullores së departamentit që sipas tij, parashikon se ai, Departamenti, “ofron shërbimin e këshillimit, për njohjen e legjislacionit në fuqi në fushën e parandalimit dhe të luftës kundër korrupsionit”.
Të shtunën, Alibeaj kishte nevojë për autoledhatime: “Me modesti mund të pranoj që jam një jurist, i cili nuk pranon të ketë dhënë mendime të gabuara në këtë rast”, thotë ai me një strukturë të dyshimtë të shqipes duke ju referuar pikërisht cilësisë së këshillimit të tij juridik në gjithë dosjen ligjore që parapriu Gërdecin. Por pikërisht të shtunën, ministri i drejtësisë gënjeu publikisht duke cituar përgjysmë detyrimin e tij ligjor që rrjedh nga pika 4, shkronja d, e ish-departamentit të tij. Saktësisht ajo thotë se departamenti ka këto të drejta dhe përgjegjësi: “ofrimin e shërbimeve të këshillimit, të ekspertizës e të trajnimit, në bashkëpunim me departamentin e administratës publike në seminaret dhe takimet e punës për nëpunësit civilë të institucioneve të administratës publike, për njohjen e legjislacionit në fuqi në fushën e parandalimit dhe të luftës kundër korrupsionit, si dhe në promovimin e praktikave të mira përgjithësuese”. Këtë thotë neni përkatës që Alibeaj e lexon përgjysëm. Kontributi i djeshëm i Alibeajt nuk niste me seminare në bashkëpunim me DAP-in, nuk vazhdonte me trajnime të nëpunësve civilë, nuk mbyllej me promovim të praktikave të mira përgjithësuese. Ai as nuk parandaloi dhe as nuk luftoi korrupsionin. Ai shtroi rrugën për të. Nga kjo pikpamje, Alibeaj është qytetar shoqërisht i rrezikshëm, edhe më tepër i tillë, ai bëhet si ministër i drejtësisë. Nga ky pozicion, prej muajsh ai e sheh veten në konflikt me të gjithë segmentet e sistemit të drejtësisë, nga gjyqtarët e prokurorët e deri tek avokatët dhe noterët.

Neni i cituar “forcërisht” nga ministri të shtunën thjesht e vë atë në pozitën qesharake të një juristi modest ose krejt të papërvojë, ose të një juristi që provon për të shumtën e herës gënjeshtrën publike, kur kapet në një faull publik.

Neni i cituar nuk i jep të drejtë Alibeajt të djeshëm të përfshihet në hartim aktesh ligjore. Nuk e legjitimon atë në asnjë rast përballë institucioneve që janë të përfshira në këtë praktikë. Si ministër drejtësie, Alibeaj duhet të dijë se Vendimet e Këshillit të Ministrave, hartohen nga një ministri e caktuar, mbi draftin e saj shprehet çdo ministri tjetër e prekur dhe në të gjitha rastet, mbi të jep mendim ministria e drejtësisë. Për të ndihmuar kujtesën juridike, mund të konsultohet edhe vendimi i Këshillit të Ministrave, numër 584, datë 28 gusht 2003 (ndryshuar) dhe ligji numër 9000, datë 30 janar 2003, të cilat e lënë Alibeajn pa alibi ligjore. Veç nëse ai kupton se ky është momenti që të “fshihet” mbas shpinës së gjerë dhe kompetencave të vetë kryeministrit.

Mbrojtja e tij, nëse do të kishte vërtet një të tillë, do të ishte më e përshtatshme e do të kishte një farë kuptimi, nëse citonte, për shembull, nazistët e “pafajshëm” që zbatonin ligje të shkruar nga tjetër kush, apo dhe persekutorët e djeshëm komunistë që ndëshkonin po mbi “baza të qarta” ligjore. Njëlloj si ta, ai është vetëm ushtar dhe zbatues i urdhërave. Natyrisht Alibeaj nuk mund ta bëjë një gjë të tillë sepse është në batak, sepse ka shënuar emrin e tij në të njëjtën dosje përvëluese që e klasifikon gjithmonë e më tepër tragjedinë e Gërdecit në një krim të organizuar shtetëror kundër shtetasve shqiptarë. Ai është tashmë përfundimisht në grupin e njerëzve që kanë të parashkruar fatin e mbytjes nëse anija e përbashkët përfundon në mbytje.
Deri në korrikun e vitit 2005, Alibeaj, Bumçi, Basha e të tjerë çuna dhe goca të kryeministrit të sotëm, ju shitën publikut si fytyra e re e ndryshimit. Sot ata janë dukshëm më të vjetër se Gjana apo Memia, fjala vjen. Janë me shumë më pak integritet, me shumë më pak dinjitet, personalitet dhe individualitet. Dje ata ishin fishekzjarrë të rremë që sot kanë zërin, pamjen e sjelljen e vetë Berishës; të gjithë së bashku e trajtuan publikun si shitësja e vogël e shkrepseve që kërkoi të ngrohet në flakën iluzore të shpresës, për të ndezur më pas zjarrin e madh të korrupsionit të kontrolluar nga ata vetë.

Paniku i Alibeajt, Bumçit & CO, përpjekja për ta shmangur vëmendjen nga mëkati i tyre, në mjetet dhe mënyrat që e kanë zbuluar atë, është qesharak. Po aq qesharak sa është dhe teknologjia për të përdorur gishtat që do të shërbejnë si mburojë për t´u fshehur. Në këtë rast nuk bëhet fjalë vetëm për çunat dhe gocat e KOP-it të kryeministrit që tashmë duhet të ndjejnë se kanë fatin e atyre mjeteve me një përdorim që flaken tej mbasi mbarohet punë. Në këtë rast bëhet fjalë nëse nesër kryeministri do të jetë në gjendje të shpikë një tjetër gënjeshtër të llojit të shkrepseve të ndritshme dhe flakëshkurtëra. Kryeministri nuk mund të vazhdojë në pafundësi ta trajtojë veten si Jezu Krishti në kryq, që për koincidencë të fatit u ndodh në mes të dy hajdutëve. Ai nuk mund të përdorë as “fatin” e keq të Enver Hoxhës të cilit i dolën të gjithë shokët tradhëtarë. Berisha nuk është as njëri dhe as tjetri individ i këtyre skajeve të papërputhshme. Siç nuk mund të jetë më gjatë as duarlarë si Ponc Pilati.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

28 Komente

  1. Lefti thotë:

    4 November 2008 @ 7:42 pm

    nga 100 shkrime qe postohen tek Peshku, 85 jane kunder Berishes … ky eshte i rradhes dhe kritikon politikanet e rinj qe i rrine prane tij

    Sikur te postoheshin tek Peshku per Ramen dhe per njerezit e tij, te pakten gjysma e atyre artikujve qe postohen per Berishen, hajde dé, por ju keni kaluar ne raportin 85 % me 15 % ! Apo diçka aty afer : s’ka dte mos te merreni me Berishen direkt apo indirekt : rrezik ju del neper endrra !

    Po e beni si tere mediat, qe kane muaj qe Obamen e nxjerrin fitues dhe per rrjedhoje, 80 % e artikujve, e reportazheve, e lajmeve i kushtohen vetem atij, kurse McCain-in s’e permend njeri (te pakten flas per ne Europe)

    Me Berishen beni te kunderten : 85-90 % te artikujve, vetem per t’a bere tabele qitjeje … kurse per “Eskursionet” e Rames neper fshatra s’thuhet asnje fjale …

  2. J. thotë:

    4 November 2008 @ 7:58 pm

    rrezik ju del neper endrra !

    Unë e pashë për vete mbrëmë në ëndërr, e kotë të fshihem.
    Po të doni ju them dhe ëndrrën, po kam frikë se vje polici e më kallxon pasanej te “nëpunësi i pallatit të ëndrrave” i rradhës.

  3. tropizma thotë:

    4 November 2008 @ 8:11 pm

    ah, kjo eshte per t’u lexuar me vone se duket interesante, por tani per tani nuk rri dot pa thene ‘no mo’ globalization=hollywoodization=americanization of journalism please’ sepse po me shkakton perzierje. all the president’s men? me verte?

  4. J. thotë:

    4 November 2008 @ 8:17 pm

    Ke të drejtë Trop, më “shqip” do duhet të ishte “Kryebrigadieri dhe KOPerativistat.
    Apo të prishi punë gjinia ty?
    Në këtë rast kemi tjatër version:
    Sala sulltan dhe haremi. :D

  5. tropizma thotë:

    4 November 2008 @ 8:26 pm

    eh, koloni qe koloni ne :)

    gjinia s’me prish pune hic; perpara zotit kryeminister te gjithe jane taking it up … ti e di ku dua te dal.

  6. xhibi thotë:

    4 November 2008 @ 8:45 pm

    ‘no mo’ globalization=hollywoodization=americanization of journalism please’ sepse po me shkakton perzierje.

    Bashkohem plotesisht me kete, po tashme rrevanshi i gazetarucave tane drejt ketyre tendencave rivalizon dhe blerjen e robave firmato tek Gaxhi ne vitet ‘90. Ata “i gjejne shume interesante” zevendesimin e shprehjeve ne shqip me ato ne anglisht. Mjer si ata qe nuk dine anglisht ne Shqiperi qe mundohen te kuptojne artikujt e gazetave dhe rrezik vrasin mendjen te gjoret se sa mprapa botes paskan mbetur aq sa te mos kuptojne as shqip. :D

  7. radio zimbabve thotë:

    4 November 2008 @ 8:57 pm

    Ajo tema tjetër e ka titullin “And the winner is…” :p

    Po me fillu fushatën ktu, do ngelin gjithë shkrimet pa tituj.

  8. hunter thotë:

    4 November 2008 @ 9:40 pm

    haha, tema e re kunder kryeministrit. Teper abstrakte, kane mbaruar tymçet…

    Si ministër drejtësie, Alibeaj duhet të dijë se Vendimet e Këshillit të Ministrave, hartohen nga një ministri e caktuar, ……………. Për të ndihmuar kujtesën juridike, mund të konsultohet edhe vendimi i Këshillit të Ministrave……

    Se, qe ta dish TI, sepse po ta them UNE….

    O barbare qe s’keni idene e shtetit e te qytetarise!!! O mjere Shqiperia dhe shqiptaret ne c’duar kane rene!!!

    :-D beja bam, beja bam si Jan Palach te hysh ne histori edhe ti, se edhe emri te tradheton tendenca martirizimi.

  9. Artian thotë:

    5 November 2008 @ 12:39 am

    nga 100 shkrime qe postohen tek Peshku, 85 jane kunder Berishes

    Shume e drejte ai eshte nyja e problemeve ,pasi ai ka nxjere veten prej shume kohesh ,se eshte specialist i te gjithave fushave .. kjo per mendimin tim e ka konsumuar shume .Ai eshte njeshi ,ai nuk le ministrin e Finacave te flase ,per financat ,ministrin e mbrojtes te flase ,per mbrojten,ministrin e ndertimeve te flase per ndertimet ,ministrin e buqesise te flase per buqsine ,ate te turizmit te flasi per turizmin,ate te arsimit te flase per arsimin ,ate te sigurimeve shoqerore te flase per sigurimet shoqerore, ate te permbarimit te flase per permbarimin ,ministrin e brendshem te flase krimin ,ate te shish te flase per sigurine kombetare ,ate te ekonomise te flase per ekonomine ,etj ,etj te gjitha i mer persiper dhe i pergjigjet vetem Berisha ,pra Berisha eshte “Njeshi ”

    Ti lefti e ke gjete qe 85% jo vetem e peshkut por e gjithe popullsise Shqiptare ka kete mendim qe ka edhe peshku qe eshte kundra Berishes ne qoftese do sondazh te vertete Hajde tek peshku ! :)

  10. sol-nox thotë:

    5 November 2008 @ 2:36 am

    si fillim kritikoj frymen maskiliste te shkrimtarit.

    si o vlla cunat, mire arenca trashani, dhe sabri godo qe ngjajne si burra, po majlinda bregu qe eshte gjithe ai derr femre e kulturume? ose gjozefina topalli qe per moshen qe ka eshte seks i modh?

    se dyti, ky artikull kot i bie sales. sala eshte e keqja me e madhe, kemi rene dakord. e keqja me e vogel eshte rama. neve duke i rene sales ndihmojme ramen qe te behet e keqe me e madhe, dhe nepermjet sistemit moderimit te te keqes nuk arrijme asnjehere ta ndalojme kete te keqe. sala duhet te rrije dhe ca, tja nxjerri bojen vetes dhe te keqeve te vogla qe e rrethojne, dhe me pas te ngrihet populli e te kerkoje te drejtat kur ti kete vajtur thika ne palcet

    por ky skenar kuptohet qe bie nese LSI ben revolucion te enjten dhe pushton parlamentin. atehere te gjithe unanimisht do duhet ti biem LSI

  11. fenix thotë:

    5 November 2008 @ 1:38 pm

    Sol, a te gjindet ndonje ide e fresket qe te na ndricoje mendjet neve qe mezi presim te ngrihemi(ne kembe te sheshi apo te kutia e votimit)? Jo per gje, po i skualifikuam te gjithe keta te listave tona, do na duhet ti lutemi T.Ridge te loboje per ne, e te na sjelle McCain/Palin per te na qeveris(kuptohet po ju mbush mendja kreut tone te shtetit t’i jape shtetesine shqiptare)

  12. TROPOJA thotë:

    5 November 2008 @ 1:39 pm

    Ju “zoterinj” admin te peshkut, qe kur shkruani dhe publikoni perrallat e juaja marksiste, leniniste, shoviniste dhe enveriste,ka ik koha nuk pin ma uje, dhe qe flisni vetem per ate qe ju hapi syte (ZOTIN SALI BERISHA) e mbyllur nga babai juaj, lejoni personat qe te shprehin mendimet e tyre dhe mos i kancelloni komentet qe nuk ju pelqejne dhe qe nuk bashkohen me opinionet e juaja, ju kuptoj qe nuk ju vjen mire, por, keni fillu heret me kampanjen elektorale. P.DEMOKRATIKE DHE E DJATHTA DO FITOJN PRAP NE 2009-ten

  13. Bulkthi thotë:

    5 November 2008 @ 2:11 pm

    Ok , me nje veshtrim te pare tekstit dhe pas nje analize teksti hipotetike mua me del se autori ka perdorur mbi 100 here fjale me konotacione negative (pikas shume fjala: genjen). Kjo behet per te mjegulluar shqisen e gjykimit lexuesit, duke i folur me shume emocionit sesa inteligjences se lexuesit. Lexuesi me kete artikull pra jo PERBALL (konfronton) porse KONFIRMON dyshimet e tija.

    1. Autorit i mungon komplete kompetenca per ta interpretuar kete fenomen nga ana ligjore.

    2. Autori interpreton ketu sipas qejfit dhe nuk sqaron fare se ku ka genjyer ky ministri i drejtesise. Ai citon kompetencat ligjore te ministrit, dhe nuk thote se ku ka nderhyre ky pa pasur kompetence, ose e interpreton kete ne menyre selektive, pa sqaruar se ku eshte shkelja ligjore.

    3. Autori i perflet emocioneve te lexuesit sepse ketu ai nuk flet per SHKELJE LIGJORE porse per GENJESHTER para publikut. Autori pra i ben GJYQIN ministrit, duke dashur te ndikoj ne procesin hetimor.

    4. ketu me siguri po kerkohen KOKA TURKU dhe jo te sqarohen gjerat.

    “ofrimin e shërbimeve të këshillimit, të ekspertizës e të trajnimit, në bashkëpunim me departamentin e administratës publike në seminaret dhe takimet e punës për nëpunësit civilë të institucioneve të administratës publike, për njohjen e legjislacionit në fuqi në fushën e parandalimit dhe të luftës kundër korrupsionit, si dhe në promovimin e praktikave të mira përgjithësuese”. Këtë thotë neni përkatës që Alibeaj e lexon përgjysëm. Kontributi i djeshëm i Alibeajt nuk niste me seminare në bashkëpunim me DAP-in, nuk vazhdonte me trajnime të nëpunësve civilë, nuk mbyllej me promovim të praktikave të mira përgjithësuese. Ai as nuk parandaloi dhe as nuk luftoi korrupsionin. Ai shtroi rrugën për të. Nga kjo pikpamje, Alibeaj është qytetar shoqërisht i rrezikshëm, edhe më tepër i tillë, ai bëhet si ministër i drejtësisë. Nga ky pozicion, prej muajsh ai e sheh veten në konflikt me të gjithë segmentet e sistemit të drejtësisë, nga gjyqtarët e prokurorët e deri tek avokatët dhe noterët.

    Lexoni me vemendje siper: “ofrimin e sherbimit te keshillimit”, kjo eshte nje terme shume e gjere mbi detyrat e Ministrise se Drejtesise, se nuk flitet se kush institucion ose dikaster e ka kete kompetenc brenda Ministrise. Me mbrapa autori fillon dhe interpreton sipas qejfit duke e lene jashte interpretimit te tij kete togfjalesh “ofrimin e sherbimit te keshillimit”, dhe citon vetem tre nga kater detyrat qe percaktohen nga ligji, duke lene jashte ate qe deshiron autori: “Kontributi i djeshëm i Alibeajt nuk niste me seminare në bashkëpunim me DAP-in, nuk vazhdonte me trajnime të nëpunësve civilë, nuk mbyllej me promovim të praktikave të mira përgjithësuese.”

    Ne fund i fut dhe nje fjale tjeter emocionuese: ” i rrezikshem”. Pra mbas cdo interpretimi te tij autori i fut nje fjale me konotocion negativ, kjo per te mjegulluar gjykimin e lexuesit.

    Keta gazetare duhen futur neper burgje ose te internohen, ose kene “ndalim shkrimi” neper gazeta.

  14. APOKALYPSIS thotë:

    5 November 2008 @ 4:19 pm

    Une them te mbyllen te gjitha gazetat qe guxojne te zbulojne te vertetat e ndyra te Birishes, dhe te permiersohet liria e Medias duke lejuar vetem nje gazete ! RD-ne!!
    Atje do te shkruani ” o sa mire qe te kemi Berishe” dhe do te botoni krijimet tuaja “Sal berishe na rrofsh sa malet!!”

  15. Lupin thotë:

    5 November 2008 @ 4:25 pm

    Oo bulktho, te lutem me merr fjalimin e doktor Berishes dje dhe analizoje ne te njejten menyre.

    Nese keta gazetare duhen internu, ai duhet djegur fare i bi.

  16. Idris thotë:

    5 November 2008 @ 4:29 pm

    Nga ky lloj gazetari e kjo lloj gazetarie duhet vetem te Mesohet.
    Nga marifetcijte e nenkuptimeve “plot frymezim” dhe “virtuale” ne favor te Ali -Babes , duhet hequr dore urgjentisht , perderi sa nuk i ka ardhur koha ti kendohet De Profundis Gazetarise . Ose perderisa nuk jane kthyer te gjitha ne profil “era kufome” si 55 e RD .
    Te lumte Lorenc. Jo vetem 1000 mije here te perdoresh fjale me “ko…e” negative por me mijra here dhe prap nuk ke thene asgje per marifetet e Ali Babes me 40 hajdutet se si i interperojne e “zberthejne” te shkruarat.
    Ato i “interpeton” nga i leverdis dhe i peshon kandari narit , njeri prej kabinetit te Ali Babes alias Ali-beu.
    Mbase Prokuroria do te dije te lexoje me drejt.

  17. APOKALYPSIS thotë:

    5 November 2008 @ 5:30 pm

    Mire ju mbeshtetesit e Berishes .. po ky:

    Tiranë- Ambasadori i Komisionit Evropian në Tiranë, Helmut Lohan i dorëzoi kryetarit të qeverisë, Sali Berisha, progres raportin për Shqipërinë. Progres raport që e përmblodhi me fjalët: Për Shqipërinë gota është gjysmë plot sa është edhe gjysmë bosh.

    Po atij si do i pergjigjeni???
    E gjeta, do e quani leter higjenike dhe kete!!

  18. Lizander Saraci thotë:

    5 November 2008 @ 5:43 pm

    Shume inteligjente kjo menyra jote per t’i qujte “prostituta” ata qe nuk pajtohen me mendimet e fabrikuara ne zyrat e atyre qe Sol i quan “e keqja me e vogel” po me potencial te madh perkeqesimi.
    Para disa javesh lexova te Shqip nje artikull te nje vajze (me duket se Eda Dehremi po nuk jam i sigurte) ku ajo permblidhte shume bukur te gjithe problemet e medias qe do te beje sensacion nga hiçi. Qe ne Shqiperi nuk ka gazetari te mirefillte kjo eshte evidente, se gazetar politik behesh me mik edhe po te kesh mbaru per biokimi ose mjeshtri sportive. Prandaj “prostitucionin” shko e kerkoje aty Apokalypsis, se ketu zorr se e gjen. A e ke vene re qe ka gazetare qe mbrenda dy javesh botojne shkrime diametralisht te kunderta mbi te njejtin problem, thjeshte se mund te kene kalu nga Koha Jone te nje gazete e Rames.
    Por mbi te gjitha duhet te kuptosh nje gje shume te thjeshte. Te mos pranosh te te bejne per budalla duke te te imponu mendimin nuk do te thote qe te mbrosh ate qe po sulmojne. Me gjej te lutem nje fjale te mire per Birishen ne ate qe ka shkruajtur Bulkthi. Se nuk besoj se ke ra aq poshte sa te merresh me ate qe ka shkrujt “Tropoja”. Nejse une nuk te njof dhe ti mund te jesh akoma me poshte po ajo qe dua te them eshte se do ishte njesoj sikur une te merresha me ato qe thote Idris.

  19. Lizander Saraci thotë:

    5 November 2008 @ 6:16 pm

    Une personalisht po mendoja qe ky Lohan eshte shume tip i zgjute se e ka kuptu se si mund te shofi estrade parlamentare pa pagu.
    Jo per gjo po ky e di shume mire qe raporti i ketij do merret nga te dy palet dhe deklarat ne foltore do jene keto :

    Qeveriu : “Qeveria demokratike i gjeti shqiptaret ne shkretetire me goten bosh dhe fale reformave i coi ne NATO dhe drejt BE-se. Ne mandatin e dyte qe Shqiptaret do na besojne (kete e kane pa tek topi i kristalit) ne, jo vetem do i japim me pi Shqiptarve por edhe do e mbushim kupen, na falni goten e BE-se”

    Bastaaaarde (=Braçe) : “Kjo qeveri!

    (pauze a thua se do nxjerri nga goja zbulimin e shekullit)

    E mberthyer nga mafia e Fazllicve po e ngordh kete popull per nje pike uje. Jeta e Shqiptarve eshte bere nje ferr me i nxehte se vete shperthimi i Gerdecit. Shqiptaret per te pire nje pike uje shkojne e mbyten ne liqenin e Butrintit, prandaj ata do ta shporrin Sali Berishen dhe familjen e tij mafioze ne 2009-n.”

    Ketu qelbet muhabeti se njerzit fillojne te menojne : “Po mire mer jahu po si ka mundesi qe ne edhe do ta votojme edhe do ta shporrim ket Salen?” dhe “Po ne valle a do na pysi njeri apo s’e kone pa te arsyshme?”

  20. toko thotë:

    5 November 2008 @ 6:53 pm

    Ne jemi bere si ai personi i barcaletes qe nje nate i pire kishte humbur celas e makines dhe po i kerkonte tek sheshi ku kishte drite. Nje kalimtar e pyet se a mendonte se celsat mund ti kishte humbur pikerisht atje ku po i kerkonte. Jo u pergjegj pijaneci as qe kam kaluar ketej fare por po i kerkoj ketu se ketu ka drite.
    Heqja e Berishes apo “shporja” e tij si thuhet ne shkrim eshte gjeja me e lehte ( kemi bere kete tre here ) eshte si te kerkosh celsat atje ku ka drite. Pyetja vjen A i humbem celsat pikerisht ne kete vendin me drite? Cfare do te behet pas shporjes se Berishes? Kush do ta zevendesoj ate. Se eshte e natyrshme qe kur ke humbur celsat do te fillosh ti kerkosh ato, sic kerkohet dhe shporja e Beirshes. Por ku ? Ku do ti kerkosh, tek vendi ku mendon se i ke humbur apo atje ku ka drite pavarsisht se ato nuk jane atje me cdo teori propabiliteti? Po ti kerkosh tek sheshi ku ka dirte as qe ke per ti gjetur jo ti kerkosh tere naten por tere jeten. Po te kekrosh te shporssh berishes pa gjetur se cili do ta zevendesoj ate ai as qe ka per tu zevendesuar per sa kohe do ti rahe zemra doktor i se ciles ai eshte.

  21. Pjer Thomas thotë:

    5 November 2008 @ 9:04 pm

    Leftit do ti thoja se Berishen nuk eshte se e kritikojne se e kane inat, por sepse eshte shum me i paafte se shum e shume shqiptare.

  22. Zana thotë:

    5 November 2008 @ 11:53 pm

    Pjer:une jam e mendimit se Berisha eshte atje ku eshte pikerisht se eshte i afte .Se per çfare eshte tjeter pune.Nuk eshte e mundur qe nje person gjendet ne maje te politikes per kaq kohe e na qenka i paafte.Jane te tjera difekte te Berishes.

  23. APOKALYPSIS thotë:

    6 November 2008 @ 12:50 am

    Lisandro
    Ti mund ta vesh sa te duash ne dyshim se sa “poshte” mund te jem une, po une ta kam thene qe me ke zhgenjyer qe te kam degjuar te shprehesh shume here si ne favor te se “djathtes” ne Shqiperi.

    Do te te respektoja shume nese je i djathte i vertete, por nese pretendon se ka patur apo ka ndonje perqindje te djathte ne Shqiperi sot, me fal po mos e ver ne dyshim se je “lart” si nivel.

    Miqesisht
    APOKALYPSIS :-)

  24. lupi thotë:

    6 November 2008 @ 1:02 am

    Zane..Enveri ndenji ne pushtet 45 vjet. I afte qe?

  25. Dori thotë:

    6 November 2008 @ 1:56 am

    lupo, i aftë që ç’ke me të, le të shpresojmë të mos kemi më njerëz aq të aftë dhe aq të dashuruar pas pushtetit

  26. Bulkthi thotë:

    6 November 2008 @ 2:29 am

    Idris pse reagon gjithmon me kaq agresivitet? Shiko ku e kam une hallin, se nuk mu hap barku per Berishen dhe djemte e tij, dhe ta kuptoj shume mire se e ku e ke hallin ti (nga shkembimi i fundit).

    Ti deshiron qe te iki Berisha, dhe te vijne socialistet ne pushtet. Ok. Jam dakort, nese ti mendon se ata mund jane nje alternative politike me e mire. Por, por, MENYRA sesi vjen dhe iken tjetri eshte shume e rendesishme. METODA. Shih sesi jane bere rotacionet tek ne. Metoda e punes e Sali Berishes, e mesuar apo e imponuar, nuk e di, eshte bere METODE PUNE e klases sone politike ne te gjithe spektrin e saj. METODA dhe PRAKTIKA PUNE shume te demshme per rendin demokratik dhe shtetin e se drejtes. Keto METODA kane bere te anashkalohen institucionet e te drejtes, te kapercehen kompetencat, te vihen dhe te hiqen njerzit ne baza te interesash te ngushta (korrupsion), ose shantazhe dhe kompromise neper Guva ose skuta te fshehta, jo nen syrin e popullit, pa asnje lloj transparence.

    Cfare mendon se eshte motivi i ketij Vangjelit qe shkruan artikuj te tille? Ok, ti mendon se qellimi (largimi i kastes se Berishes) eshte me i rendesishem, gezon prioritet, si pasoj justifikon mjetin, pra kete artikull pacavure qe vetem vjell vrer pa kurrfare argumentimi te zgjuar. Por ti harron qe po keshtu do te bej neser PD dhe sic u shpreh dikush siper, ka mundesi te perdori te njejten PENE (kete gazetar). Pra ku ishim? Ca beme? Hic gje, asgjekundi! Kemi gati 20 vjet qe rrotollohemi rreth disa surreteve vetem per kete arsye, se keta perdorin te njejtat metoda.

    Mendo nese keto metoda nuk do te vlenin si dikur, nuk do te perdoreshin me. Atehere shteti i te drejtes do te hynte ne veprim. Do te vendoste ligji dhe jo interesi i nje grupi, nese nje individ eshte fajtor apo jo. Kete deshiroj edhe une.
    Nese behemi te ndergjegjshem per keto metoda, ja bejme te qarte gazetarit se ti me kete je duke i sherbyer Jovit qe te vije Bovi, ose Lolit qe te vij Coli etj. Atehere ky gazetar i ashtuquajtur hetues, do te kthehet ne nje gazetar hetues te mirefillte, do te kerkoj njerzit qe kane shkelur ligjin, dhe jo ata qe “genjejne” se kane ngrene dje kumbulla, kur ne fakt ka henger fiq.

    Po nese kerkojme akoma te marrim pushtetin me te tilla metoda, pra shpifje qe nuk cojne asnjerin para salles se gjyqit, por qe na sherbejne ne vetem per afat te shkurter (short term), atehere do te biem vete pre’ e ketyre metodave, dhe do te sorollatemi rreth vetes edhe per 20 vjete e ardhshem (in long term). Dhe ky Lorenci nuk ka per ta marre vesh asnjeher se cfare do te thote “gazetari investiguese” dhe profesionalizem.

    Une jam per plane afatgjate, edhe pse te dhimbshem, sesa per plane afat shkurter. Edhe Enveri bente te tilla plane 5-vjecare dhe 10-vjecare, nje largpames, dhe jo driteshkurter si shume ketu.

  27. Lefti thotë:

    6 November 2008 @ 10:36 am

    Sa per ata qe permenden raportit e BE-se, edhe vete TCH dje ne lajmet e saja online, pranoje hapur se versioni zyrtar i BE-se qe ju dorezua Berishes dje, ishte shume here me i “zbutur” se ai qe doli neper medjat Shqipo perpara 10 ditesh dhe qe u komentua gjate.

    Raporti zyrtar qe dorezoi dje Lohan, tregon se reformat e Shqiperise po hecin ne rrugen e duhur, pa lene menjane detyrat e shumta qe mbeten per t’u bere! Keto raporte jane ku e ku me lart se kritikat e qarta e direkte qe bente BE-ja qeverise Shqiptare ne vitet 2001-2005, ku thuhej se “s’ka vullnet politik per reforma” apo “per te luftuar korrupsionin”

  28. APOKALYPSIS thotë:

    6 November 2008 @ 12:05 pm

    Nuk dua te dal me socialistet ketu, po ajo qe degjova nga Kodheli ishte vertete e goditur:
    Berisha interpreton si suksese imagjinare edhe kritikat!!!
    A pikaaaaa pikaaa .. dhe te njejten gje bejne dhe ata qe shkojne pas ketij te cmenduri kuptohet!

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com