Turqia do të lobojë për Kosovën në Konferencën Islamike

Gazeta Start

Turqia do të intensifikojë fushatën lobuese tek vendet e Konferencës Islamike në mënyrë që të rritet numri i shteteve në njohjen e Republikës së Kosovës. Këtë njoftim e bëri në Prishtinë ministri pa portofol i Turqisë, Said Jazigjiogllu, pas takimeve me Presidentin dhe Kryeministrin e Republikës së Kosovës.

Me këtë rast krerët e institucioneve kryesore të vendit njoftuan se deri në fund të kësaj jave do të dihen emrat e të ngarkuarve me punë në dhjetë ambasadat e para të Republikës së Kosovës në mesin e të cilave është edhe Ambasada e Kosovës në Turqi.

Ministri pa portofol në Qeverinë e Turqisë, Said Jazigjiogllu, tha se shteti i tij është shumë i interesuar që shteti i Kosovës të jetë një tregim i suksesshëm për botën. Për këtë arsye ai tha se Turqia do të intensifikojë fushatën lobuese tek vendet e Konferencës Islamike në mënyrë që të rritet numri i shteteve në njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Turqia është shume e interesuar në suksesin e Kosovës. Për këtë arsye në rrafshin diplomatik ne do të shtojmë angazhimin në Konferencën Islamike në mënyrë që të rritet numri i shteteve në njohjen e pavarësisë së Kosovës”, tha ministri Jazigjiogllu.

Liderët kosovarë kanë shprehur mirënjohje për kontributin që ka dhënë Turqia në mbështetje të proceseve në Kosovë. Presidenti, Fatmir Sejdiu po ashtu bëri të ditur se brenda javës do të dihen emrat e të ngarkuarve më punë në dhjetë ambasadat e para të republikës së Kosovës ne mesin e të cilave është edhe ambasada në Turqi.

“Shumë shpejt do të bëhen emërimet. Ne jemi në fazën përfundimtare e natyrisht edhe në Turqi do të kemi një të emëruar. Po punojmë që ky proces të përfundoj brenda javës“, ka thënë Sejsiu.

Duke u ndërlidhu në këtë çështje, kryeministri Hashim Thaçi tha se bisedimet janë në fazën përfundimtare dhe persona përgjegjës do të emërohen brenda javës, nga ana e presidentit të shtetit.

“Ne jemi duke diskutuar dhe brenda kësaj jave do të dihen edhe emrat e të emëruarve, që do të jenë në ambasadat e Kosovës”, ka thënë Thaçi.

Turqia që është anëtare e Konferencës Islamike dhe ka qenë njëra prej vendeve të para që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Liderët kosovarë kanë shprehur interesim që bashkëpunimi me Turqinë të thellohet edhe me shumë sidomos në sferën ekonomike. RTK

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

1 Koment

  1. gre_wireless thotë:

    26 August 2008 @ 3:01 pm

    Rusia njeh pavaresine e South Ossetia

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com