Roli i kuvendeve të partive në Shtetet e Bashkuara

Zëri i Amerikës

Emërimi i kandidatit të secilës parti në kuvendet partiake hap zyrtarisht sezonin e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara. Kuvendet organizohen për të forcuar unitetin e partisë dhe për të bashkuar anëtarët në mbështetje të kandidatit për Shtëpinë e Bardhë:

Kuvendet partiake janë një realizim madhor i ngjashëm me një shfaqje madhështore teatrale. Çdo fjalë, çdo lëvizje kryhet në bazë të një skenari të hollësishëm në mënyrë që kandidati për President të prezantohet sa më mirë për publikun:

Ky është një proces i qartë që ndiqet si nga demokratët ashtu edhe nga republikanët. Sfida e realizimit të një kuvendi të suksesshëm fillon me vendet që u caktohen delegacioneve nga çdo

shtet.
Më pas kuvendi përqendrohet në hartimin dhe miratimin e platformës së partisë. Brian Darling analist pranë Fondacionit Heritage, shpjegon:

“Platformat parashtrojnë qëndrimin e secilës parti për çështje si aborti, kontrolli i armëve, lufta në Irak, tema të ndryshme të politikës së jashtme, apo çështje ekonomike si kriza në tregun e shtëpive dhe çmimet e naftës. Çdo temë që do të parashtrojë kandidati,do të jetë në këtë platformë”.Hapi i tretë është të emërohen kandidatët për president. Në Kuvendin Demokratik të vitit 2000, aktori Tommy Lee Jones emëroi kandidatin për President Al Gore:

Me admirim dhe besim në të ardhmen që ai do të udhëheqë, emëroj mikun tim Al Gore si President të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara.
Pas emërimit të kandidatëve presidencialë, shtetet ftohen në mënyrë alfabetike të deklarojnë votën e tyre.

Gjatë zgjedhjeve paraprake, kandidatët sigurojnë në bazë të votave që marrin nga popullata, delegatë që do të votojnë për ta në kuvend. Ndryshe nga republikanët, të cilët bazohen në sistemin “Fituesi merr të gjitha votat e shtetit,” këtu në kuvendin demokrat funksionon sistemi proporcional. Votat përkatëse numërohen dhe kushdo që ka numrin më të madh të votave siguron emërimin e partisë.

Në ditën e fundit të kuvendit, kandidati i sapo-emëruar jep fjalimin ku deklaron se pranon emërimin. Në kuvendin e fundit, Xhon Keri e lidhi fjalimin e tij me shërbimin e tij ushtarak në Vietnam: “Jam Xhon Keri dhe po raportoj për shërbim”.

Fjalimi i kandidatit synon të mobilizojë partinë dhe të tërheqë votuesit e lëkundur:
“Republikanët thonë se ekonomia është më mirë se kurrë. Ata thonë se të gjithë ata që nuk mendojnë kështu, janë pesimistë. Por unë do të thosha se s’ka deklaratë më pesimiste se të thuash që Amerika nuk mund të jetë më mirë”.
Në fund të fjalimit, kandidati presidencial dhe kandidati i tij për nën- president, dalin në skenë së bashku.

Por asnjë kuvend nuk mund të konsiderohet i plotë pa spektaklin madhështor me tullumbace e letra shumë-ngjyrëshe që u jep fund ceremonive. //rd//

[kml_flashembed movie="http://www.youtube.com/watch?v=_Xteb6b_3hs" width="344" height="425" wmode="transparent" /]

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

6 Komente

  1. xhibi thotë:

    26 August 2008 @ 9:41 am

    Nata e pare per demokratet mendoj se shkoi mire. Dy fjalimet kryesore ishin nje nga senatori Kennedy dhe tjetri me pas nga e shoqja e Obames, Michelle.

    Kennedy ka disa muaj qe vuan nga kanceri ne tru dhe eshte shkeputur nga jeta politike. Para fjalimit kishte nje video kushtuar tij, po nuk dihej nese ai do ishte ne gjendje te fliste. Fjalimi i tij u analizua si shume i sukseshem nga analistet, si kalim i trofese te partise nga Kennedy-it tek Obama.

    Dhe fjalimi i te shoqes se Obames u prit mjaft mire nga kritiket. Te enjten mbaron ky kuvendi, dhe javen tjeter fillon ai i republikaneve.

  2. edrus thotë:

    26 August 2008 @ 10:12 am

    Rrofsh Xhibi!
    Aq në merak ishim sa nuk na zuri gjumi gjithë natën se si do ta kishin pritur kritikët prezantimin e Obamës. :)

  3. xhibi thotë:

    26 August 2008 @ 10:15 am

    Po mire mer mos u merzit ti, se ja te blej nje suvenir dhe te ze gjumi direkt. :P

  4. edrus thotë:

    26 August 2008 @ 10:19 am

    Nuk je nga ajo gjellë ti që e ble dhe e dërgon :P

  5. hunter thotë:

    26 August 2008 @ 11:32 am

    …S’di gje une; qafsha çunin, s’di gje une!
    Se mos ka ndodhe gje andej nga NDERRMARJA!

    Jovan Bregu
    Pallati 176

  6. edrus thotë:

    26 August 2008 @ 11:43 am

    Xhibo, tani po dëgjoja lajmet dhe po flitet se disa “bjonda” nuk kishin qënë aq optimistë dhe të armatosur me qëllime të mira… (dmth të armatosur ishin ata :P )

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com