DRITARET E MIA

Dritaret e mia

Dritaret e mia kane buze
Bota jashte rrjep lekuren.
Njerez te avullt dalin
nga brazdat e ujeta,
brazdat krifebardha
kullojne deshira si tulipanet kokeprere.

Sendet rrjedhin nga zemra e mjegulles
pastaj thyhen brenda mundesise
per te qene me shume se sende

Dritaret e mia kane buze
Buze qe puthin gjithe boten
Sendet dhe koha
duan te me nxjerrin jashte perralles qe po jetoj.

AJO

Ajo pret qe ti plaken duart.
Gjithe diten qendron ulur me veshtrimin fiksuar mbi to
derisa hija e nje mendimi te frikshem
I zbret nga syte.
Nje shqetesim femije pushton
ATE dhe pragun e ikjes qe zgjat nje jete.

PEMA

Pema e zhveshur ne mes te ares, eshte vdekja
dhe mendimi i pare ne alfabetin e ngjarjeve.
Kjo zhurme e huaj s’eshte rrokame djepi
eshte gulc i deshperimit tim.
Keta gure te enjtur nga kohet
jane lajmetaret e pare te lakuriqsise.
Trupi imcak i femres bri meje
eshte pulsi i dites time.
Ky akuarium eshte kuptimi me absurd i fjales liri.
Ndihem i lodhur brenda ketij burgu fjalesh.

MEMORJA E QIELLIT

Varkat e mija prej letre
lundrojne ne memorjen e qiellit
ngarkuar jane me femijeri
me ngjyrat, dhe dremitjet e mija
velat e tyre mbuluar nga mornicat
cajne valet e reve
rrihen nga shira demode
krihen nga furtuna te mocme

Copezat e mija te perjetesise
pluskojne mbi memorjen e qiellit
cdo njera prej tyre kaq e merzitshme
tkurret ne nje sekonde
qe guxon dhe behet e huaj.
Perjetesite s’ me perkasin mua
te dashuruarit me sekonden perfekte

Gjithckja ime
lundron ne memorjen e qiellit
behet qiell
eshte qiell
humbur jemi ne kete hapesire boshe
rrethuar nga e kaltra qe sflet
perpiqemi tu veme emer sendeve
perjetesite jane sekondat qe dua.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

5 Komente

  1. Perparim Hysi thotë:

    26 August 2008 @ 2:37 pm

    Karkaxhuall!Poezite,sado te ngarkuara me figura,tregojne se di t’i administrosh racionalisht ato dhe loz me fjalen si nje pene,tashme,e stervitur.

  2. fh thotë:

    26 August 2008 @ 4:05 pm

    Me pelqyen shume “Ajo” dhe “Pema”. Urime e pune te mbare.

    hija e nje mendimi te frikshem
    I zbret nga syte.

    Pema e zhveshur ne mes te ares, eshte vdekja

    Trupi imcak i femres bri meje
    eshte pulsi i dites time.
    …..

    Bukur! I dig this.

  3. OMG thotë:

    26 August 2008 @ 5:51 pm

    Njesoj si parashkruesi/ja.

    Me pelqyen shume Pema dhe Ajo. Je i talentuar. Keep going.

  4. sol-nox thotë:

    26 August 2008 @ 6:27 pm

    Pema, po sidomos Memorja e Qiellit me vijne pas midese…

    Varkat e mija prej letre
    lundrojne ne memorjen e qiellit
    ngarkuar jane me femijeri
    me ngjyrat, dhe dremitjet e mija
    velat e tyre mbuluar nga mornicat
    cajne valet e reve
    rrihen nga shira demode
    krihen nga furtuna te mocme

    najs

  5. karmapolitick thotë:

    27 August 2008 @ 6:49 pm

    Varkat e mija prej letre
    lundrojne ne memorjen e qiellit
    ngarkuar jane me femijeri
    me ngjyrat, dhe dremitjet e mija
    velat e tyre mbushur me demokraci

    Betohem se vargun e fundit e lexova kshu siç e shkruajta këtu..

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com