Stacion i ndryshkur i historisë

Blerim Gashani
gazeta Java

Prapë po merrem me ty. Është hera e dytë, që ti, Arian Çani, me injorancën apo dashakeqësinë tënde, më tërheq drejt kotësisë së polemikës. Kam menduar gjatë se a duhet të harxhoj kohë dhe të shkruaj për një person si ti. Së voni u binda se duhet të shkruaj, edhepse ti nuk meriton kundërshtim nga dikush, i cili ka një ditë arsimim më shumë se shkolla fillore. Në vendin nga ku u drejtohesh miliona njerëzve, mendoj se je tepër i dëmshëm. Për këtë, po të drejtohem ty dhe shikuesve e lexuesve tuaj. Herën e parë t’u kam drejtuar me ju…

Të premten, në emisionin e tij “Zonë e lirë”, Arian Çani ka pasë mysafir Ben Blushin. Deputeti socialist paska botuar një roman që ka për temë historinë tonë qindravjeçare me Perandorinë Osmane. Romani quhet “Të jetosh në ishull” dhe Blushi ishte në studio të promovojë librin dhe të zhvillojë një bisedë, e cila do të duhej të ishte konstruktive, reflektuese dhe serioze.

Mirëpo, çfarë ndodhi? Biseda që u bë ishte e pështirë dhe neveritëse, ndërsa fajin për këtë e mban Çani, në asnjë mënyrë Ben Blushi. Mënyra se si sillej dhe si e drejtonte Ariani bisedën është mjerane, injorante, selektive, jokonstruktive, dashakeqëse, dhe e qëllimshme. Derisa Blushi assesi nuk donte t’i hynte valles së udhëhequr, Çani andej i binte se i binte. Secila pyetje e bërë nga Arian Çani në atë emision kishte në vete fjalën “mysliman” dhe gjithmonë, po e them edhe një herë - gjithmonë, në kuptimin pezhorativ të fjalës. “A mendoni se konvertimi në islam është fatalitet”, ishte pyetja e përsëritur shumë herë nga Çani. Blushi, duhet thënë, nuk donte të hynte në atë çështje. Çështje, që nuk shtrohet më në asnjë kulturë, në asnjë shoqëri, e jo më në një vend, ku me qindra vjet shumica absolute e banorëve janë myslimanë. Ariani thoshte “fatalitet”, ndërsa në studio, nga mysafirët e edhe nga audienca (madje edhe nga stafi realizues – shikoni vajzën bionde se si kafshon thonjët duke pritur përgjigjen e Blushit), shumica ishin myslimanë. Të gjithë prisnin të ngrirë pas pyetjeve tendencioze të Arianit, për të shpërthyer në duartrokitje pas përgjigjeve të Blushit. Biseda kishte një kozmetikë liberale, por thelbi i saj ngërthente islamofobi, që nuk mund të fshihej dot nga pyetjet anësore dhe buzëqeshja false, krejtësisht false e moderatorit.

Sikur krejt kjo të mbetej me kaq! Duke menduar se pak palaçllëqe kishte bërë në “Zonë…”, Arian Çani na servon në gazetën “Panorama” edhe një shkrim tjetër. Gjithmonë në avazin e tij prej filloristi, i lumtur se ka kuptuar të vërtetën historike pasi ka lexuar një libër, Çani shpreh bindjet e tij prej personi pa busollë. Në një vend, shprehet: “Kuptova se ata që më kishin thënë e stërthënë deri më sot se Shqipëria është shembulli i një bashkëjetese të shkëlqyer fetare, në fakt nuk më kanë thënë të vërtetën”, për të kontestuar një aksiomë tashmë, të njohur gjerësisht. Dhe nëse ka një tolerancë, dhe e dimë që ka, atëherë më meritorët a s’duhet të jenë ata të shumtët. P.sh. ne kemi një minoritet kombëtar dhe fetar në Zvicërr, por nuk janë ata më meritorët për harmoninë dhe tolerancën që mbretëron atje. Janë të krishterët e atjeshëm.

Sikur edhe në adresimin tim të parë, publik dhe privat, për Arian Çanin, jam i tërhequr gjuhe, që këtij çuni t’i jap disa shpjegime. Nëse nuk kam kompetencë për këtë, as ai nuk ka kompetencë për leksione nga historia. Këto bindje, për dallim nga bindjet që ka formuar Çani, nuk kanë mbirë te unë për një natë, por pas leximit disavjeçar për këtë problem dhe krahasimit të shumë burimeve që flasin për të njëjtën temë. Temë, për të cilën Ariani mendon se është pronar i së vërtetës. Ai është aq larg së vërtetës, sa edhe njerëzit që kurrë nuk kanë lexuar një libër. Dhe për këtë ka fakte sa të duash. Mund të fillojmë me ato historike.

Nëse ti, çun mendjendritur, mendon se fatalitet është konvertimi në islam pas pushtimit osman, atëherë duhet të shkojmë më tej dhe të themi se fatalitet paska qenë edhe konvertimi në krishterim (pas paganizmit) gjatë pushtimit të Perandorisë Romake dhe më vonë asaj Bizantine. Nëse mendon se feja e krishterë është pranuar me dëshirë dhe ajo islame me shpatë, atëherë ti Arian Çani, duhet të lexosh shumë më shumë, para se të dalësh të folësh për tema të tilla të ndjeshme. Dhe këtu, nuk po të them të lexosh libra të shkruar nga autorët myslimanë (si mendjengushtë që je, do të kundërshtoje menjëherë), por nga autorët botërorë të fesë së krishterë (nëse do emra, merr e lexo Thomas Arnold-in, Karen Armstrong-un e mijëra të tjerë).

Krejt papritur, ti na ke treguar se nën lëvozhgën tënde enciklopedike, fshihet një injorancë e thellë në fushat në të cilat ti hyn, e nuk ke idenë si dilet. Vetë e ke vërtetuar se asnjëherë nuk ke lexuar diçka shkencore, përndryshe nuk do të ishe ende i zënë në grackën e historisë, që është fabrikuar gjatë kohës së Xhaxhit. Në kurthën, në të cilën lëngojnë ende “liberalë’ si ti, ndoshta pa e ditur as vetë.

Historia, ajo e vërteta, dhe të gjitha fushat tjera të dijes dhe informimit, tani po e zbulojnë se diktatura komuniste në Shqipëri ka qenë fataliteti mijëvjeçar i kombit. Derisa për pushtimin osman ka mendime të ndryshme, për errësirën e komunizmit nuk ka opinione ndryshe. Tani duhet pranuar botërisht, me bindje të plotë, jo vetëm në mënyrë retorike, se ka qenë komunizmi i Enver Hoxhës, që na ka nisur qëllimshëm në anë të gabueshme. Përveç çorientimeve tjera, që na shkaktuar regjimi i tij barbar, regjimi më barbar në Evropë ia ka arritur të na mbushë kokën se armiqtë tanë të vetëm janë turqit. Po t’i shikojmë librat e shkruar nën ndikimin e enverizmit, do të bindemi se ne kurrë asnjë armiqësi tjetër nuk kemi pasur, përveç me Perandorinë Otomane. Historiografia komuniste ia ka arritur që të mbjellë një pemë me fruta shumë të hidhura, që do t’i hanë edhe brezat që vijnë pas saj. Duket se Arianit i kanë pëlqyer këto fruta dhe kurrsesi të kthjellet. Ai është i bindur, ose shtiret ashtu me një qëllim, se ne jemi kështu si jemi, për shkak të pesë shekujve të jetës sonë nën Perandorinë Osmane (Një digresion i shkurtër: kur hebrenjtë kanë ikur nga persekutimi i Perandorisë së “ndritur” Spanjolle, në kapërcyellin e shekujve XIV dhe XV, kanë ardhur dhe kanë jetuar në mirëqenie me shekuj në Perandorinë e “errët” Osmane). Dhe këtu është tragjika e tij, mjerimi, injoranca, çorientimi. Për shkak se ai mundësi të përhapë shumë pikëpamje të tij, kjo është tragjike edhe për shumë njerëz, që e shikojnë dhe e lexojnë, është tragjike për kombin…

Të kesh gjeneratë të re të gazetarëve dhe njerëzve të kulturuar që ende ushqehen me mësime komuniste (dhe jo komuniste çfarëdo, por enveriste), që kanë emisionet e tyre dhe shpërndajnë injorancën dhe fobinë e tyre, kjo është tepër tragjike. Në shekullin XXI, të trajtosh njërën nga fetë Abrahamike në një mënyrë pezhorative, kjo ndodh vetëm në Shqipëri dhe në viset nga frymojnë shqiptarët. Një komb që ka për gazetar të njohur, një njeri që në shoqëri demokratike nuk do të lejohej të shprehej publikisht (sepse shpreh shumë urrejtje), tregon fazën tonë të ultë të formimit si shoqëri me identitet. Një shtëpi mediale e tillë, që lejon një diletant, të flas për gjëra shkencore dhe intelektuale, tregon injorancë editimi apo qëllim të paracaktuar.

Gjuha në letrën e dytë për ty, Arian Çani, është më e ashpër dhe kam arsye për këtë. Derisa iu ke përgjigjur atyre që të kanë sharë dhe kanë vënë në pikëpyetje preferencat tuaja seksuale, mua, që të shkrova një letër pak a shumë dashamirëse, nuk më konsiderove të denjë për përgjigje. Ndoshta, kjo nuk është gjuha që parapëlqen ti. Nëse e konsideron vogëlsinë time të denjë për t’i shkruar dhe mendon se e pranoj si përgjigje një shkrim monoton, banal, të pavlerë dhe të mërzitshëm (nga ata që ti i boton në “Panorama”), ta dish se gabon rëndë. Nuk jam nga ata që ushqehen me kozmetikë klounësh.

Ti mund të vazhdosh të shkruash dhe të organizosh emisionin tënd, por je duke na bindur pakundërshtueshëm se nuk ke ndonjë shok të shpirtit, apo dikënd që ta do të mirën. Se po të kishe, sigurisht se në mënyrë miqësore, do të të këshillonte të largoheshe nga punët që ti nuk i di. Do të të këshillonte të mos sulmosh ato pak shtylla të shëndosha që na kanë mbetur si komb (tolerancën tonë ndërfetare të pranuar botërisht, bie fjala). Miku, do të të thirrte të zgjohesh dhe të shikosh përreth - ka ardhur koha e internetit, tolerancës dhe respektit për njëri tjetrin.

Nëse, për një çast, do ta harroja zemërimin, zhgënjimin dhe dëshpërimin që më ke shkaktuar këtyre ditëve, edhe këshilla ime do të ishte, po ashtu, miqësore:

Gjurmo në thelbin e gjërave! Jeta ka shumë më shumë thelb, se sa improvizimet sipërfaqësore. Historia dhe dituria që tani po i kërkon, janë të rreme dhe të tejkaluara. Mos prano të jesh stacion i ndryshkur i tyre!”

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

12 Komente

  1. Qafir Arnaut thotë:

    29 April 2008 @ 4:24 am

    Ka Kosovare e koqe-vare. Ky autori eshte koqe-vare. Jo se kam simpati per A. Canin (nje pervers qe paguan nje audience jevgjish per ta duartrokitur), por Blerim Gashani qenka nje injorant superlativ. Kur thote:

    Nëse ti, çun mendjendritur, mendon se fatalitet është konvertimi në islam pas pushtimit osman, atëherë duhet të shkojmë më tej dhe të themi se fatalitet paska qenë edhe konvertimi në krishterim (pas paganizmit) gjatë pushtimit të Perandorisë Romake dhe më vonë asaj Bizantine.

    tregon nje injorance te papame. Pushtimi i Perandorise Romake, dhe ndarja e saj administrative nuk kishte te bente fare me ‘krishterimin’ e aborigjeneve te Arberise. Madje, ne u kthyen ne te krishtere, u kthyen ne te krishtere heretike (Bogomile), hale ne sy si per Vatikanin ashtu edhe per Konstantinopojen. Nqs nje kodosh si Arian Cani kujton se paska qene ‘fatalitet’ perkthimi ne Islam, eshte e pafalshme qe kosovare inteligjente, perfaqsues te shtreses shqiptare qe u islamizua shume me shpejt se te tjerat, te bjere ne kurth. Qaramanlliku i kesij lloji tregon nje ndjenje te theksuar inferioriteti, e cila eshte vertet FATALITET.

    Kur thote:

    Përveç çorientimeve tjera, që na shkaktuar regjimi i tij [E.Hoxhes]barbar, regjimi më barbar në Evropë ia ka arritur të na mbushë kokën se armiqtë tanë të vetëm janë turqit.

    Corientimi nuk ishte identifikimi i gabuar i Turqve si armiq, por mos-artikulimi per cilin ‘varietet’ Osman behet fjale. Turqit e Rinj (aka Belget e kohes) ishin ata qe shkaktuan me shume deme kombi-nacionit Shqiptar sesa ata te vjetrit qe e zhyten fisnikerine Arrnaute-Osmane me privilegje e poste perandorake (duke nis nga Skenderbeu e Ballabani)

  2. Idris thotë:

    29 April 2008 @ 2:34 pm

    “”"”"”Historia, ajo e vërteta, dhe të gjitha fushat tjera të dijes dhe informimit, tani po e zbulojnë se diktatura komuniste në Shqipëri ka qenë fataliteti “”"”mijëvjeçar”"”"” :( :( :( :( :( :( :( ….. i kombit.”"”"”"
    Tani po e kuptoj qe keto tema me te tille autore , qekan prurje e “paragjykuar” e admin.per te provuar deri ku shkon injoranca dhe bajgezimi intelektual i pruresve.
    Flaka paska pas te drejte dhe vetem te DREJTE qe keta lloj “mendimtaresh” i ka paragjykuar si #LULE DASHI# !!!!!!!

  3. toko thotë:

    29 April 2008 @ 6:46 pm

    Nuk pata durim ta lexoj te gjithen. Nese Cani paska bere gafa te tille (qe nuk me vjen cudi) menyra dhe gjuha e te shkrojturit te ketij Gashanit mu duk se vinte nga ndonje shkrim gazete andej nga lindja e mesme.
    Me la te kuptoj se ndersa Cani i meshon nje ryme ekstremiste ( po te jete sic thote Gashani) ky Gashani i meshon rymes se kundert.
    Ne fakt midis Canit dhe Garshanit une shikoj nje lufte jashte shume jashte shqiperise por qe fatkeqsisht zhvillohet brenda shqiperise ne fakt zhvillohet mu ne zemer te saj ne shtypin tone.
    Keta nuk jane gje tjeter vec zjarvenes Pyetja eshte jane te qellimshem ( nga ata qe finacojne gazetat dhe emisjonet e tyre) apo jane thjesht idiote snobe qe duan te bejne te zgjaurin?

  4. agroni thotë:

    29 April 2008 @ 7:57 pm

    Arian Cani eshte vete mysliman, se babain ashtu e ka, ka qene oficer ne kohen e monizmit.

    Une jam nga Gjirokastra dhe e mbaj mend, njeri qe smbushte ka qene qe i vogel.

    Trazicioni,doli gjithe llumi ne siperfaqe, me ne krye Arian Canin.

  5. Qafir Arnaut thotë:

    29 April 2008 @ 9:00 pm

    Qenkan mbledh tyrbet e challmat te hotel Tirana duke u qurravit “Ne jemi shumica! Ke sha Islomin” etc etc…Mua personalisht me duket se o sha Myslimi e jo Islami..po kta qafira nuk dine te bejne dallim midis kokes dhe idese.

    29/04/08)

    Romani i Ben Blushit “Të jetosh në ishull”, ka pritur dje
    reagimin zyrtar të të gjitha shoqatave myslimane të
    Shqipërisë. Pas një jave debatesh dhe reagimesh mbi këtë
    libër, sikurse edhe pritej, kjo deklaratë e shoqatave
    myslimane ka renditur një varg arsyesh që kanë shkaktuar
    indinjatë në Komunitetin e myslimanëve. Në takimin e
    zhvilluar dje në ambientet e “Hotel Tirana International”,
    deklarata e nënshkruar prej drejtuesve të gjashtë shoqatave
    të myslimanëve të Shqipërisë, u lexua nga përfaqësuesi i
    tyre Kreshnik Osmani. Ajo përcjell indinjatë ndaj botimit
    të romanit të Ben Blushit, dhe vë theksin në cenimin e
    harmonisë fetare, fyerjeve ndaj Islamit, profetit Muhamed
    dhe figurave historike të kombit tonë. Ndër të tjera, në
    këtë deklaratë u nënvizua se “autori tallet jo vetëm me
    disa prej praktikave dhe ritualeve të fesë islame, por ai
    nuk nguron të njollosë edhe vetë figurën e profetit
    Muhamed, paqja e Zotit qoftë mbi të, duke e përshkruar atë
    me terma fyese”. Menjëherë pas kësaj daljeje publike, të
    pyetur në telefon, drejtues të Komunitetit Mysliman të
    Shqipërisë u shprehën se nuk kanë lidhje me këtë reagim, i
    cili është hartuar dhe firmosur nga shoqatat. Sipas tyre,
    Komuniteti, i cili pritej të dilte me një deklaratë zyrtare
    këtë fillim jave, tashmë pas takimit të sotëm, do e
    rishikojë dhe njëherë mundësinë e një reagimi zyrtar nga
    ana e tyre. Deklaratën e firmosur nga gjashtë shoqatat
    myslimane të Shqipërisë, po e botojmë të plotë, duke
    risjellë në kujtesën e lexuesve edhe disa prej reagimeve të
    këtyre ditëve, mbi këtë roman, botuar në faqet e “Gazetës”.

    Deklaratë për shtyp në emër të disa shoqatave myslimane
    shqiptare, lidhur me librin tashmë shumë të njohur, romani
    i Ben Blushit “Të jetosh në ishull”.Shoqatat muslimane të
    Shqipërisë kanë përcjellë me indinjatë botimin e romanit të
    Ben Blushit “Të jetosh në ishull” dhe bujën mediatike me të
    cilën u shoqërua ai. Ndonëse tinëzisht në promovimin e tij,
    libri u paraqit si një vepër që flet për tolerancën dhe
    bashkëjetesën fetare në vendin tonë, nga leximi i tekstit
    dhe komentet që janë bërë rreth tij në shtyp rezultoi krejt
    e kundërta. I gjithë libri karakterizohet nga fryma e
    përbuzjes ndaj fesë islame në veçanti si dhe ndaj vlerave
    dhe simboleve të tërë kombit tonë në përgjithësi.
    Së pari vepra shfaq një mori të pavërtetash dhe pasaktësish
    për fenë islamë, duke dhënë kësisoj një imazh të deformuar
    të saj. Në romanin e Ben Blushit, libri i shenjtë i
    muslimanëve Kurani quhet libri i ndalimit. Aty thuhet se
    libri është shkruar nga vetë Muhamedi, dhe nuk është
    revelat, pra zbritje hyjnore. Libri shfaq gjithashtu
    para-gjykime për mjaft çështje fetare, duke i
    keqinterpretuar ato, si dhe duke i veshur islamit parime
    dhe pikëpamje që nuk kanë të bëjnë me të. Së dyti vepra
    shfaq një mungesë të madhe etike, duke fyer vlerat humane
    besimin dhe simbolet fetare. Autori tallet jo vetëm me disa
    prej praktikave dhe ritualeve të fesë islame, por ai nuk
    nguron të njollosë edhe vetë figurën e profetit Muhamed,
    paqja e zotit qoftë mbi të, duke e përshkruar atë me terma
    fyes. Në këtë roman ofendohen në mënyrë të veçantë
    muslimanët shqiptarë, të cilët cilësohen si tradhtarë të
    krishtërimit, dhunues të të krishterëve, barbarë, banditë,
    të paqytetëruar, përdhunues, e të pabesë. Romani në fjalë
    është shumë shqetësues, edhe për racizmin që ai shfaq për
    popuj dhe etni të tjera. Së treti vepra deformon historinë
    e popullit shqiptar, duke ofruar një perspektivë negative,
    e cila cenon vlerat dhe figurat historike, simbol të këtij
    kombi. Shoqatat muslimane të Shqipërisë gjykojnë se kjo
    vepër prodhon efekte negative dhe tejet provokuese në
    shoqërinë shqiptare. Ajo fyen në mënyrë të qëllimtë, atë
    çka është më e shenjtë për një besimtar fenë e tij. E duke
    nxitur kësisoj urrejtjen ndërmjet shtresave të popullsisë
    me fe të ndryshme godet një nga vlerat më të spikatura të
    kulturës shpirtërore të shqiptarëve, bashkëjetesën në
    harmoni ndërmjet feve, ku muslimanët kanë pasur dhe kanë
    rol vendimtar. Të nd-ërgjegjshëm për të drejtën kushtetuese
    të shprehjes së lirë, si dhe për lirinë e krijimit artistik
    theksojmë se nuk kemi të bëjmë thjeshtë me një vepër
    letrare të radhës, duke qenë se autori Ben Blushi nuk mund
    të gjykohet pandashmërisht nga pozicioni i tij qendror në
    enjten politike të vendit, pozicion ky që i siguron romanit
    të tij vëmendjen maksimale të opinionit publik.
    Nënvizojmë gjithashtu se botëkuptimi i autorit në fjalë nuk
    mund të kuptohet ndaras pozicionit dhe botëkuptimit të tij
    si një politikan. Muslimanëve nuk u ka shkuar në mend se
    fryma që përçon romani i tij, në mënyrë të dukshme,
    kundërshton vlerat thelbësore të Kushtetutës së Shqipërisë,
    ku ndër të tjera theksohet: ne populli i Shqipërisë,
    krenarë dhe të vetëdijshëm për historinë tonë, me
    përgjegjësi për të ardhmen me besim tek zoti, me
    vendosmërinë për të ndërtuar një shtet të së drejtës,
    demokratik dhe social, për të garantuar të drejtat dhe
    liritë themelore të njeriut, me frymën e tolerancës dhe të
    bashkëjetesës fetare, me zotimin për mbrojtjen e dinjitetit
    dhe personalitetit njerëzor, për paqen, mirëqenien,
    kulturën dhe solidaritetin shoqëror. Me aspiratën
    shekullore, të popullit shqiptar për identitetin dhe
    bashkimin kombëtar vendosim këtë kushtetutë.
    Duam t’i kujtojmë zotit Blushi dhe atyre që mund të jenë me
    një mendje me të, se feja islame është feja e pjesës më të
    madhe të shqiptarëve kudo që ata jetojnë, në Republikën e
    Shqipërisë, në trojet etnike si dhe në diasporë. Ajo është
    e pranuar prej tyre pas një procesi të gjatë historik dhe
    tashmë është bërë pjesë e identitetit të tyre shpirtëror
    dhe kombëtar. E parë në këtë këndvështrim çdo sulm ndaj
    fesë islame nuk mund të mos prekë kombin shqiptarë.
    Shqetësimi ynë më i madh është se vepra si kjo e Ben
    Blushit, furnizojnë me municion të bollshëm armiqtë
    historikë të shqiptarëve.
    Pas arritjeve madhore të faktorit shqiptar si realizimi i
    pavarësisë së Kosovës, pranimi i Shqipërisë në NATO, dhe
    perspektiva e qartë e saj evropiane, qarqeve antishqiptare
    u ka mbetur tashmë vetëm një armë në dorë, t’i përçajnë
    shqiptarët duke i ndërsyer ata kundër njëri-tjetrit.
    Kësisoj duke helmuar klimën e bashkëjetesës fetare,
    ndërmjet tyre i bëhet një shërbim i çmuar këtyre qarqeve.
    Duke u ndjerë të fyer e të provokuar, nga kjo vepër.
    Shoqatat muslimane shqiptare i bëjnë thirrje shoqërisë
    civile, opinionit publik shqiptar dhe atij ndërkombëtar
    mediave dhe shtetit shqiptar si dhe kujtdo që ndjehet
    krenar për historinë dhe vlerat e popullit shqiptar të
    distancohen nga teza e pikëpamje të tilla që krijojnë
    precedent të dëmshëm për bashkëjetesën shoqërore dhe nxisin
    racizmin islamo-fobinë, dhe ksenofobinë në Shqipëri.
    Do të ishte gjithashtu një detyrim etik për forcën politike
    ku autori militon si dhe për anëtarë të tjerë të
    parlamentit shqiptar të distancohen nga këto pikëpamje, të
    cilat kërcënojnë harmoninë e brendshme të shoqërisë
    shqiptare.

  6. Qafir Arnaut thotë:

    29 April 2008 @ 9:04 pm

    Me fal, s’paska pas tyrbe e callma se kta islamiket e sotem t’Shypnis qenkan modernizu.

  7. falluxha thotë:

    30 April 2008 @ 1:38 am

    Allahu i madhnueshem ka per me e djeg ne ferr Qanin dhe ter ata qe e degjojne.

  8. Qafir Arnaut thotë:

    30 April 2008 @ 2:58 am

    oiiii erdhen sklleverit e Eli-hut!!!

  9. Klenni thotë:

    30 April 2008 @ 2:04 pm

    Epo ky qe jepka pergjigje qeka gazetar proffesionist… hajde artikull hajde… si email per redaksin e zoneelire. Nejse… romani Blushit eshte liber-”roman”, lexojeni si dicka letrare, nuk merr persiper te ndryshoj ndonje cop te histore… vetem konfronton ca raste.

  10. Pjer Thomas thotë:

    30 April 2008 @ 2:07 pm

    Gjithe kjo zhurme rreth ketij libri, m’duket se se po realizohet per te shitur librin.

  11. Klenni thotë:

    30 April 2008 @ 2:30 pm

    Po librin e ish gruas nanos pse se nxorret tek peshku, te postonte kallaballeku… opinionet e letrave te burgut te ish kryeministrit… dhe tek kjo reklama kishit bere nje sllogan… F.Nano not included (tek cmimi i librit)… Liber me shume vlera letrare vallai… ska ngel njeri pa bo liber, pa dal ne tv, pa shkruar neper gazeta…!

    O flisni per moralin e librit te Blushit, O flisni per Canin ne boten e gazetarise !!!

  12. dushi thotë:

    26 June 2008 @ 1:28 pm

    Na kane nderuar me kete deklaraten,treguan qe te jesh musliman dmth te jesh njeri i zgjuar dhe te dish te kuptosh ceshte politika,e jo si ca zhulsa qe din vetem m enejte rrugve e dyerve te xhamis dhe kur nuk duhet

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com