Moulin Rouge flet shqip

“Kurtizania” Elsa Lila dhe Erlind Zeraliu sjellin në Tiranë kabarenë e “Dritave të kuqe” të Parisit

Sonila Merolli
Korrieri

elsa_lila.gifPër herë të parë në historinë e skenës shqiptare ka ardhur mbrëmë një muzikal në gjuhën shqipe, “Mouline Rouge”. E nuk bëhet fjalë për një muzikal të thjeshtë. Tashmë kabareja gjendet në qendër të Tiranës, për disa orë me radhë, që do të shtohen gjatë një jave të plotë. Në dallim nga muzikalët e tjerë, gjatë tij janë interpretuar tre dimensione artistike: kënga, aktrimi dhe baleti. Dashuria dhe intriga kanë përshkruar të gjithë subjektin e njohur edhe nga filmi me të njëjtin titull, ku aktorët e skenës operistike dhe muzikës së lehtë shqiptare kanë interpretuar historinë e kabaresë së famshme në Paris. Satine, kurtizania e klasit të lartë, e cila është edhe personazhi kryesor tek “Moulin Rouge”, është interpretuar mbrëmë në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit nga këngëtarja Elsa Lila. Në rolin tjetër primar, Kristiani, ishte tenori Erlind Zeraliu. Gjatë shfaqjes pati edhe dialogje “live”, të cilët u ndërthurën me muzikën më të mirë ndër vite. Brenda shfaqjes së muzikalit “Mouline Rouge” u përcollën këngë të artistëve të njohur botërorë, si Madona me “Like a Vigine”, “Qeen” me “Show must go on” apo interpretimi i Zeraliut me këngën e Elton John, “Your Song”. Gjithashtu, në muzikalin “Mouline Rouge” pati edhe një duet, i cili ishte i shkëputur nga këngët e grupit legjendar “Beatles”, “U2”, Uitni Juston e shumë këngë të tjera të muzikës pop në rang botëror. Historia e “Mouline Rouge” fituar disa “Oskar” dhe është pritur mjaft mirë nga publiku. Koreografë të shfaqjes ishin Enada dhe Gerti Vaso, ndërsa informohemi se historia e kabaresë së Parisit do të jetë deri më 6 maj në metropolin shqiptar.

“Moulin Rouge”

Historia e muzikalit nis me Kristianin, një shkrimtar londinez, që ka një karakter të ndrojtur e naiv. Ai vjen në Paris në vitin 1989, për të marrë pjesë në revolucionin bohemian. Aty kishte si pjesëmarrës shumë piktorë, shkrimtarë të tjerë, muzikantë, njëkohësisht edhe bij të revolucionit. Kur arrin në Paris, ai njihet me një grup muzikantësh, të cilët e shohin talentin tij dhe e ftojnë për të shkruar një shfaqje, që do të paguhej nga Zidler. Ky ishte njëkohësisht edhe udhëheqësi i “Mouline Rouge”. Kur Kristiani gjendet brenda këtij vendi, ai magjepset nga “Diamanti vezullues”, Satina, që ishte ylli i këtij ambienti. Kështu, njëri nga artistët e ndihmon Kristianin që t’i lexojë një poezi Satinës privatisht. Qëllimi i tij ishte thjesht një poezi, por ata e keqkuptuan. Satina, duke qenë një kurtizane, mundohet ta joshë. E ndërkohë që ajo vazhdon ta joshë, Kristiani fillon të këndojë këngën “Your song”. Shumë shpejt, vajza e cila mbarte një sëmundje të pashërueshme për atë kohë, tuberkulozin, bie në dashuri me shkrimtarin. Po atë natë edhe investitori Zidleri donte ta bënte për vete të njëjtën vajzë, sepse ai e donte. Për këtë, pasi informohet se mes Satinës dhe Kristianit ka diçka, kërkon ta vrasë këtë të fundit. Kështu, për të shpëtuar shkrimtarin, Satina i thotë se nuk e do, por në të vërtetë ishte e kundërta. Në muzikal është edhe Duka, i cili ka bërë një kontratë me Zidlerin, pasi donte të drejtën e “Mouline Rouge”. Duka insiston tej mase që shfaqja të bëhet në mënyrën e tij, por në të vërtetë ajo realizohet sipas Kristianit. Në fund, Satina e rënduar nga sëmundja vdes, duke i thënë fjalët: “Shkruaje këtë histori, sepse kështu do të jem pranë teje”.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

11 Komente

  1. blete thotë:

    28 April 2008 @ 8:18 pm

    më vjen mirë që moulin rouge ka mbërritur në shqipëri
    më vjen keq që kjo gazetare paska qenë duke tymosur llullën e barnave çudibërëse se kaq gabime shkrimi nuk kam hasur ndonjëherë

  2. Blendi Salaj thotë:

    28 April 2008 @ 8:34 pm

    E drejte blete, po mos t’ia ngjisim fajin llulles kot…

    Komplimenta Elses dhe trupes!

  3. blete thotë:

    28 April 2008 @ 9:11 pm

    ok nuk e ka fajin llulla…po atehere?

  4. karmapolitick thotë:

    28 April 2008 @ 9:40 pm

    O bletë, po mirë gabimet e shkrimit, po aty nga fundi ishte edhe “Historia e muzikalit nis me Kristianin, një shkrimtar londinez, që ka një karakter të ndrojtur e naiv. Ai vjen në Paris në vitin 1989“?!
    1989?!

  5. INA thotë:

    28 April 2008 @ 9:51 pm

    Sonila ka dashur te shtoje dicka nga vetja, vetem se ka manipuluar gjerat qe s’duhen!!! :)

  6. M O Z A thotë:

    28 April 2008 @ 9:53 pm

    e me mire dhe ju, :-)
    gjithe kritika,
    kur u bone ene shqipot per musical, keto jane gjera qe priten. Aq me teper nga gazetaret e keputura te kultures.
    Hajt mo, bojme edhe ne i cike si gjoja :-)

  7. Cheney thotë:

    29 April 2008 @ 1:31 am

    Fotoja me kujto Ben Stillerin te Zuuulender..

  8. Blendi Salaj thotë:

    29 April 2008 @ 11:29 am

    magnum apo blue steel cheney?

  9. falluja thotë:

    29 April 2008 @ 5:02 pm

    Juve ju duket sikur cdo send qe vjen nga jasht asht i bukur a? Allahu i denon ata qe sillen marresh dhe merren me zbulimin e epsheve dhe trupit. Turp shume turpppppp!!

  10. krye-fare thotë:

    29 April 2008 @ 5:42 pm

    Dhe nqs allahu yt i denon,ateher ty nuk te detyron askush qe ti besh ato qe denon allahu,apo te detyron kush te besh mekat?,keshtu qe ashtu sic e jeton jeten tende me besimin tend ,dhe ashtu sic kerkon respekt nga shqipetaret per zgjedhjen tende (qe eshte komplet e ardhur nga jashte si kulture) dhe besimin tend meso te respektosh te tjeret mbi jeten dhe zgjedhjet e tyre ne jete.

  11. Moza thotë:

    30 April 2008 @ 10:05 pm

    E pashe shfaqjen.
    Komplimenta artisteve, qe ne keto kushte mizerabel te shqiperise arrijne te ngrene ne skene shfaqje impjenative. Une per vete u kenaqa. Kishte pak probleme akustike, por gjithesesi ishte nje kenaqesi.
    Komplimente vertet !

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com