Rama fushatë shpifjesh dhe trillimesh për të penguar dëmshpërblimet

Rilindja Demokratike
31 Mars 2008

Rroji: Shpërndarja e kompensimit për Gërdecin, transparente

Drejtori i Informacionit pranë Këshillit të Ministrave, Grid Rroji, ka reaguar dje ndaj pretendimeve të kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama, sipas të cilit, qeveria nuk po tregon transparencë në shpërndarjen e fondeve për familjet e prekura nga tragjedia e Gërdecit. Në këtë kontekst, drejtori i informacionit pranë qeverisë sqaroi se qeveria do të kompensojë të gjitha dëmet e shkaktuara nga tragjedia e Gërdecit dhe shpërndarja e fondeve të kompensimit është bërë në transparencë të plotë. Rroji theksoi se qeveria është e hapur për të lejuar Partinë Socialiste që të bëjë kontrollet e saj, për të vërtetuar se deklaratat që kreu i PS bën, janë trillime. “Kryetari i Partisë Socialiste, Rama, para se të ndërmarrë fushata të tilla shpifjesh dhe trillimesh, të ngarkojë Grupin e tij parlamentar për të kontrolluar në çdo qindarkë fondin për tragjedinë e Gërdecit dhe shpërndarjen e tij”, tha Rroji në fjalën e tij. Ndër të tjera, ai i bëri ftesë Ramës, në cilësinë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, të mobilizojë fonde, donacione dhe dhurata nga Bashkia e kryeqytetit për banorët e zonës së Vorës. “Në serialin e akuzave për tragjedinë e Gërdecit, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, akuzoi qeverinë për vendimin e saj, i cili vendos transparencë të plotë në fondet e dhuruara për Gërdecin, duke e quajtur atë si një vendim të padrejtë. Qeveria sqaron se është e vendosur të kompensojë plotësisht të gjitha dëmet e shkaktuara nga kjo fatkeqësi dhe në një kohë sa më të shkurtër”, theksoi drejtori i informacionit të Këshillit të Ministrave. Më tej, Rroji, në emër të qeverisë, shprehu mirënjohjen e thellë dhe falenderimet për të gjithë individët, organizatat dhe vendet mike, për ndihmën dhe kontributin që kanë dhënë. “Përfshirja e tyre në fondin e kompensimit të banorëve të zonës së Bashkisë së Vorës ka një qëllim dhe vetëm një: shpërndarjen transparente të tyre për të gjithë banorët dhe jo favorizimin e disave dhe harrimin e të tjerëve”, tha Rroji më tej në fjalën e tij.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

4 Komente

  1. Grupi thotë:

    31 March 2008 @ 9:31 pm

    Rilindja Demokratike
    31 Mars 2008

    :)

  2. Ll thotë:

    31 March 2008 @ 9:56 pm

    Dyshime për korrupsion në Gërdec me fondet e qeverisë

    Ani Ruci
    Deutsche Welle
    31.03.2008

    Banorët e Gërdecit janë të revoltuar. Fondet janë shumë të ulta në raport me dëmet, thonë ata.

    Komisionit shtetëror të vlerësimit të dëmeve në Gërdecin e shkatërruar nga shpërthimi i municioneve në mes të këtrij muaji, iu deshën më pak se dy javë për të përfunduar punën e tij. Kryefamiljarët e rreth 4 mijë shtëpive të rrënuara filluan sot të marrin shumën e parave që ky komision përcaktoi për rindërtimin e tyre dhe kthimin atje të jetës normale. Por asnjë shumë nuk ua kthen atyre jetën e 24 të afërmve, të vrarë nga shpërthimi.

    Reagimet e qytetarëve

    Dhënia e fondeve po shoqërohet me akuza për korrupsion drejtuar komisionit në fjalë. Për banorët e Gërdecit, fondet janë shumë të pakta në raport me dëmet që kanë pësuar shtëpitë e tyre, pa llogaritur jetët e humbura. Reagimet e qytarëve janë të revoltuara: „Këtu ose ka korrupsion, ose një Zot e di se çfarë bëhet,” thotë një burrë për shumën që i kanë caktuar. „Të drejtën dua. Shtëpia mua më ka vajtur 120 milion lekë. Pse me 5 milion e bëkam shtëpinë unë?! thotë një grua tjetër. „Shumat.. I kanë caktuar sipas qejfit. Në vend që të ma vlerësojnë me 15 milion më thonë bën 1, apo 2 milion lekë. Pse vlerësim është ky? Po tallen me ne.” thotë një banore tjetër e Gërdecit.

    Por ka edhe më keq. Ka banorë që nuk ekzistojnë fare në listat e shpallura nga komisioni në fjalë. „Komisioni ka ardhur, e ka parë shtëpinë, ka marrë shënime. Po emri im nuk figuron asgjëkundi. Kam bërë ankesë më kanë thënë prit. Pres. Pres por emri im nuk po del”, deklaron sot një banor tjetër i dëmtuar. Fiqiri Ismaili, Kryetari i Bashkisë së Vorës, ku bën pjesë edhe fshati Gërdec, ku prej dy vitesh ishte ngritur fabrika e vdekjes, beson fort tek riparimi i padrejtësive të deritanishme ” Kemi ngritur katër grupe pune, në katër zona për të parë ankesat e qytetarëveve dhe do të punohet me ndjenjë të lartë përgjegjësie.”

    Burime zyrtare nga Komisioni i vlerësimit të dëmeve në Gërdec thanë për DW se janë rreth 700 ankesa nga të cilat 500 për rivlerësim të dëmit dhe pjesa tjetër, 200 , për mosekzistencën në listat e dëmshpërblimit të qeverisë.

    Protesta e ushtarakëve

    Një protestë e ish ushtarakëve, e zhvillluar sot paradite ne sheshin Nënë Tereza, në Tiranë, ka shtuar zërat për përgjegjësinë e kryeministrit Berisha në tragjedinë e Gërdecit dhe shndërrimin e biznesit shtetëror të armëve në një aferë korruptive me fitime të paligjshme në shifra të mëdha.

    Sot dosja e Gërdecit ka kaluar nga Prokuroria e Tiranës në atë të Përgjithshme. Në qarqet e organit qendror të akuzës ka zëra që nuk përjashtojnë hapjen e çështjes penale ndaj ish Ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili dha dorëheqjen një ditë pas shpërthimit tragjik. Opozita po kërkon me këmbëngulje që Prokuroria e Përgjithshme t´i kërkojë Parlamentit heqjen e imunitetit jo vetëm për ish ministrin Mediu por edhe për kryeministrin Berisha dhe fillimin e çështjes penale.

  3. hunter thotë:

    1 April 2008 @ 8:11 am

    Konkretisht, si mund te vleresohet demi i nje shtepie pa leje ndertimi? Si mund te vertetohen demet, kur nuk ka asnje fature? Po nje biznes ma leje, pa license si mund ta sigurosh? Do te jete problem i madh ky i demshperblimit. E pastaj E. Rama sulmon qeverine per ligjin e legalizimit; pse nuk ja ben edhe atyre fshatareve kete muhabet.
    Roli i qeverise, per mendimin tim duhet te jete ai i ndihmes emergjente. Kusuri duhet bere me sekuestrimin e konfiskimin e pasurive e pergjegjesve direkt, atij qe shkaktoi demin dmth. firma kontraktuese.

  4. Odysseus thotë:

    1 April 2008 @ 1:31 pm

    Per vete Rames as i rrnuhet fare kur i ve matrapikun atyre ndertimeve pa leje ene i le robt pa shpi. Keshtu qe nje nga rregull i thjeshte matematikor del qe s’ka arsye pse t’i rrnuhet qe atyre qyqareve ju prishen shtepite.

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com