I çmenduri që të zë derën

Shkruan Ardit Rada

U muar vesh se Presidentit të Republikës i paskësh hyrë një i çmendur me makinë në presidencë dhe garda, policia, spitali e prokuroria qënkëshin në lëvizje nga i pari te i fundit. Secili institucion nxorri deklaratën e tij; garda e frenoi, qarkullimi rrugor na tregoi targën maqinës, hetuesia e spitali po i bëjnë ekspertizën e tepelekut për ta nxjerrë të çmendur domosdoshmërisht të varfrin Fejzaj, e kështu me rradhë. Me thënë të drejtën kur e mora vesh lajmin nëpërmjet titrave mu bë qejfi sa s’ka ku të vejë. Po mor po mu bë qejfi! Lusja Zotin të kish ndodhur ndonjë “Gërdec” në derë të shtetit e tu kish marrë erëzin nga i pari tek i fundit. Nga e keqja fare mendoja se do ish ndonjë banor i Gërdecit e kish zgjedhur një formë proteste për humbjen e të afërmve, për shkatërrimin e shtëpisë, për mbetjen e tokës djerrë e për talljen e menderes së shtetarëve në lidhje me dëmshpërblimin. Mendova se edhe sikur ky banor të mos kish të humbur në familje prapë hallall e kish “sulmin terrorist” mbi presidencë. Mjaftonin konservat e skaduara dhe fjetja me carcaf që i kish siguruar shteti në muajin mars në një zonë kodrinore si Gërdeci dhe për mua atentatori ishte i justifkuar.

Mirepo gjithe këtë aludim ma lanë në mes verifikimet e policisë sipas të cilave drejtuesi i mjetit na ish një banor i Patosit, me probleme mendore. Meqënëse ishte banor i Patosit nuk kishte si të mërzitej për Gërdecin se ky fshat i përket fshatarëve të tij, delijorgjëve, adoleshentit Diveroli e megallomanit Mediu. Ky Fejzaj me probleme mendore, kishte arritur të vinte nga qyteti i tij me një makinë tip Benz. Ky banor i Patosit drejtonte një mjet tip benz dhe kishte dëshm për drejtimin e automjetit prej kohësh e lëshuar nga institucionet shtetërore. Ky banor i çmendur i Patosit sulmoi pikërisht Presidencën jo për arsyen se është institucioni më i lartë në vend dhe se besonte në drejtësinë e Bamir Topit por sepse mendja i kish thënë se tek Berisha nuk gjente zgjidhje. Ja tha mendja apo ja kishin thënë të tjerë kjo pak rëndësi ka. Ajo që ai dinte ishte fakti se kryeministrin tonë nuk e informojnë, nuk i thonë se reformat kanë bërë kërdinë duke sjellë mijëra të papunë, nuk i thone se njerëzit në Tiranë marrin bukën me listë në shekulli 21 në prag të anëtarësimit në BE dhe NATO, e kur ndodhin ne kryeqytet këto vaj hallit në rrethe. Këtij kryeministri s’i tregojnë se buka ka vajtur 100 lekë e se karburantet rriten cdo javë. Madje kryeministrit s’i tregojnë as se është minuar vendi në cdo cep. Se karburantet ngrihen mes 2 pallatesh në Tiranë e se predhat janeë ulur këmbëkryq mbi kokat e nën shtëpitë e miletit. Ndaj dhe “i çmenduri” Fejzaj nga Patosi “sulmoi” presidencën. Se presidenti të paktën e dinte për municonet e Gërdecit, e dinte për SHISH-in që s’ka punuar e për policinë që ka mangësi. E dinte apo i mori vesh ky është hesap tjetër por e rëndësishme është se nuk bëri rolin e të habiturit.

E megjithatë Fejzaj i Patosit i çmendur mbetet se desh bëri hatanë. Ja coi Gërdecin në derë Presidentit! I theu derën se s’ja hapte njeri me të mirë se presidenti nuk pret shqiptarë por të huaj, nuk pret qytetarë e fshatarë por ministra e delegacione. Kjo e bëri të çmendur Fejzajn. E bëri shteti që të mos merrej vesh se populli dhe acarohet, se fejzajve u plasi buza, se jo vetëm të çmendurve si Fejzaj por të gjithëve u vjen fatura e dritave sa kanë pensionin, se gërdecë-t që ka ngritur shteti shpërthejnë dhe në derë të fshatit dhe në derë të hanit.

Një i çmendur i zuri derën Presidentit e u bë qameti. Në antitezë; presidenti i ka mbyllur derën “të çmendurve” e nuk është qamet i madh! U zhgënjeva nga lajmi i së djelës se bëhej fjalë thjeshtë për një të çmendur të rëndomtë. Edhe unë e quaj të çmendur me plot gojën e pa thonjëza. Shteti i gjeti simptomat e këtij të varfri njeri por nguroi të deklarojë shakun e sëmundjes. Të të çmende mungesa e bukës së gojës, të të çmende, mungesa e punës apo pensioni qesharak kjo po që është arsye. Mirë të na bëhet! Merremi me “e lagu, s’e lagu” e harrojmë se prej kohësh një kokë e çmendur ka çmendur një vend të tërë.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

10 Komente

  1. sui thotë:

    31 March 2008 @ 12:10 pm

    Shume interesant shkrimi. Dhe une u habita me lajmin dhe sec kam nje pershtypje qe nuk behet fjale tamam per nje te cmendur.. Ose me sakte eshte cmenduria qe une perkrah dhe uroj ta kene shume veta…. rebelimi ndaj padrejtesive.

  2. AR31 thotë:

    31 March 2008 @ 12:55 pm

    Ai nuk ishte i cmendur, ate e ben te cmendur, per ti mbyllur gojen te tjereve! te gjithe e kemi enderruar ate gjest qe ai beri, perballe pritjeve te pafundme ne dyert e nje administrate arrogante dhe cinike! bravo i qofte atij zoterise! eshte reagimi i nje njeriu normal ndaj pushtetareve te cmendur!

  3. gre_wireless thotë:

    31 March 2008 @ 3:00 pm

    nuk e di ne e vute re, por kur sa doli lajmi Top Channel’i e tregoi si aksident makinash ne ambientet e presidences…

  4. kyrson thotë:

    31 March 2008 @ 4:58 pm

    shum bukur ke shkruar po kto shkrimet tona aq sa te bukra e me vend jane nuk hyjne ne pune shume se po ne vend numero rrime ne, sa bejm gati ne te hedhim hapin del nje humner aty dhe op smbrampsemi prap aty ku ishim. po me shume se te shkruajme duhet te veprojme e jo te bejm sehir e te lavderojm guximtaret. qeveria e qeveritaret jane aty fale nesh e jemi ne ata dhe vetem ne qe mund ti heqim qe aty ku jane kur jo vetem skane me ndjenjen e detyrimit ndaj nesh por kane arritur deri aty sa te na marin dhe ate qe e kemi ngrit me mund e me djers se keshtu u do qefi atyre kjo sedra jone spaska kaq force e guxime????

  5. Ardit Rada thotë:

    31 March 2008 @ 9:44 pm

    Ju falenderoj per komentet.

    Ne fakt kyrson, ashtu duket, sikur shkrimet tona s’bejne hajer.Sikur shkrimet tona i lexojme vetem ne e s’i sheh askush.
    Jeta dhe puna qe bej me ka bere te takoj dhe politikane te njohur, madje me influence. Nuk e ke idene se si ndjehem kur i them: Une jam Arditi, e ato me pergjigjen: Kush ai Rada ? Te kemi lexuar te Peshku pa Uje.

    Pastaj ka dhe gazeta te perditeshme qe botojne shkrimet e Peshkut. Domethene botojne ato qe jane per tu botuar.

    Te jesh i bindur se Peshku eshte media e forte e pa censure. Kete se them per reklame po ashtu eshte. Me beso!

    Gjithe te mirat!

  6. Grupi thotë:

    1 April 2008 @ 3:17 pm

    Po te ishte nga Gerdeci ky Patosi do dinte me mire se si behen atentatet ala-Libanez…futen dhe ca prredha 152mm ne makine…dhe pastaj shkohet drejt presidences.

  7. erlisa thotë:

    2 April 2008 @ 3:20 pm

    me te vertete shume interesant ky shkrimi edhe une keshtu mendoj si ty realiteti eshte i hidhur dhe ne te gjithe rrezikojme te shnderrohemi ne te cmendur, viktima te asaj qe vete kemi zgjedhur

  8. Ardit Rada thotë:

    2 April 2008 @ 4:15 pm

    per mua edhe sikur Fejzaj te kete qene i cmendur ska asgje te keqe.
    Eshte normale te cmendesh me kaq shume halle, probleme, tragjedi e varferi qe na karakterizon si popull. Vetem njeriu budalla e pa mend ne koke nuk cmendet se eshte indiferent nga problemeve te shoqerise. Fejzaj i ka pasur trute dhe i kane ikur nga keto zhvatje te shtetit.

  9. erlisa thotë:

    3 April 2008 @ 1:56 pm

    kete [po them edhe nuk eshte aspak turp te cmendesh madje edhe ti mund te cmendesh nga shume probleme qe mund te hasesh ne kete shtet e ne kete jete per me teper ose edhe mund te jesh i cmenduar nderkohe s’eshte turp por ti vete madje s’do ta pranosh

  10. VLONJATI thotë:

    13 April 2008 @ 10:12 pm

    MOJ SHQIPERI MOJ E MJERA SHQIPERI QE MBETE NE DUART E KUSARVE QE TE KANE SHITUR NGA TE GJITHA ANET NUK KANE LEN GJE PA SHITUR..MJER POPULLI SHQIPTAR QE NUK E PASKA PER FATE QE TI DALIN POLITIKANE TE AFTE QE TA QEVERISIN..

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com