Kamionët e Petroliferës

Kamion i rrezikshem

Nje fundjave ne Vlore dhe me beri pershtypje nje gje: Kamione te tonazhit te rende qe venin e vinin te ngarkuar me gure te medhenj, madje te frikshem ne nje vend qe ne Vlorë quhet Kalaja. Isha mbrapa nje kamioni te tille qe mezi po e terhiqte veten dhe ngarkesen ne malore dhe une qe mendoja, “Po sikur te rreshqase nje gur ca mund te ndodhe?”. Me e keqja eshte kur vazhdon dhe e gjen veten duke ngare mbi nje rruge qe nuk e njeh, nje rruge te rrenuar plotesisht, krejt ndryshe nga ajo rruge e shtruar me asfalt mbi te cilen ngame veres qe lame pas.

Pyes veten a ndodh keshtu edhe gjetke, mire detin dhe pyllin qe shkaterruan, po me rrugen ç’ paten xhanem?

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

10 Komente

  1. Lefti thotë:

    12 February 2008 @ 2:40 pm

    Ata te Petroliferes, po gerrmojne themelet atje, apo po sjellin gure ? A di njeri se deri ku kane shkuar punimet ?

  2. Artian thotë:

    12 February 2008 @ 2:55 pm

    Kjo rruge ka qene e asfaltuar?!

  3. toko thotë:

    12 February 2008 @ 2:57 pm

    DuUke vajtur ne pune sot ne mengjes isha prap nje prej atyre kamioneve te stremedhenj qe transportojne vetura. Po mendoja po sikur te bjere ndonje veture nga ajo ngarkese. ( Ne qofte se i keni pare vetura e fundit eshte ne 45grade pjeresi.)
    Mendova se mbase do te isha me fat pasi mund te behesha me veture falas ( mund ta merja veturen e rene si veture te gjetur ne rruge) apo mbase isha fatkeq se me shpjetesine qe po udheotja 95-100km/ore mund te behesha cope duke u perplasur me veturen e rene nga ai kamion i stermadh.
    Mirpo per fatin time te mire arita ne pune gjalle e shendoshe dhe vertetova se nuk e kam ate fatin e mire te behem me nje veture falas. Kjo eshte jeta fiton dicka humbet dicka :) ;)

  4. hajdarmozi thotë:

    12 February 2008 @ 3:22 pm

    Lefti: Ata me keto gure qe i sjellin me kamion po bejne ne det nje si tip moli per tu ankoruar anijet naftembajtese.

    Artian: Rruga ka qene e shtruar, per ata qe kane qene ne vlore eshte rruga kur kthehesh nga lart tunelit ne uje te ftohte. Meqe ra fjala kjo ne foto eshte pjesa jo dhe aq e amortizuar e rruges. Ka dhe me keq.

    TOKO po qe se e ke merak te behesh me ndonje gur falas te sugjeroj te besh ca xhiro nga vlora. ku i dihet te vjen guri ne vend te pasagjerit dhe nuk do shpenzosh as per transport.

  5. toko thotë:

    12 February 2008 @ 3:24 pm

    :)

  6. Grupi thotë:

    12 February 2008 @ 5:18 pm

    Neser ne oren 5 MJAFT organizon proteste kundra prishjes se rruges turistike!

    Rruga duket e prishur ngaqe kalojne kta kamjonet mbipeshe…gje normale. Kur te mbarojne kamjonet…shtrohet prap rruga.

  7. Pjer Thomas thotë:

    12 February 2008 @ 7:16 pm

    Mire rruge e prishur nga kamionet, por pse aq e ngushte. Ketu ne Belgjike , dhe rruget e fshatit jane me te gjera, jo me rruget nacionale.

  8. Lefti thotë:

    12 February 2008 @ 8:36 pm

    Dakort, e kuptova per punen e Molit.

    Po punimet tek zona e Tec-it ne ç’faze jane ? Mesa kam marre vesh eshte ne fazen filestare, por me konkretisht ç’behet ? Po hidhen themelet ? S’ka pasur shume reportazhe nga Media per punimet ne ate objekt, siç ndodh prsh per Rreshen - Kalimash, dhe s’kemi ndonje informacion te sakte.

  9. Grupi thotë:

    12 February 2008 @ 9:07 pm

    TEC-i s’ka filluar…TEC-i dhe petrolifera jane dy gjera te ndara…

    Rruge e ngushte? Rruge me dy korsi…normale.

  10. pak qartesi thotë:

    15 February 2008 @ 1:36 pm

    guret merren nga plazhi i radhimes e me kamione te stermedhenje trasportohen per ne vend ku do te ngrihet moli i petroliferes. keta kamione, ashtu edhe si dallohet nga fotografia, ecin ne mes te zonave te banuara ne mes te dites, e per me teper ne rruge te demtuara. qarkullimi i ketyre mjeteve eshte tejet i rrezikshem e teper ndotes. pervec ketyre ata po demtoje perfundimisht rrugen siper vilave qe ashtu si e dine te gjithe ata qe kane qene ne vlore, eshte intinerari qe pershkrohet nga mjetet kur kthehen drejt vlores.
    akoma duhen deshimi qe jemi te tallur, te keqperdorur, e te shfrytezuar???? ndoshta eshte me mire qe kjo te mos kuptohet kurre

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com