Olldashi: Abuzimet me SMS-të do të verifikohen

Gazeta Shqip
8 Janar 2008

Kreu i Ministrisë së Telekomunikacioneve i ka kërkuar AMC dhe Vodafone të japin sqarime

Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit i ka kërkuar dy kompanive të telefonisë celulare AMC dhe Vodafone të sqarojnë anomalitë e vërejtura me dërgimin e mesazheve në natën e ndërrimit të viteve. Përmes një shkrese zyrtare, MPPTT kërkon nga AMC-ja dhe Vodafone të japin versionin e tyre mbi ankesat e shumta të mbërritura nga abonentët në lidhje me këtë çështje. “Kjo kërkesë vjen si pasojë e ankesave të bëra nga abonentët e Albanian Mobile Communications dhe Vodafone Albania, pasi mesazhet (SMS) e dërguara prej tyre janë ridërguar disa herë në të njëjtin numër, duke u shoqëruar kjo edhe me pagesën e disahershme të tyre”, thuhet në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Punëve Publike dhe Telekomunikacioneve. Lidhur me këtë problem, MPPTT-ja u kërkon dy kompanive të telefonisë mobile AMC dhe Vodafone të verifikojnë të gjitha rastet e evidentuara si të zhdëmtojnë abonentët me kartë të parapaguar dhe mosfaturimin e SMS-ve të përsëritura abonentëve me kontratë.

Shqetësimi

Fillimisht shqetësimin për këtë fakt e ngriti Forumi Rinor i Partisë Demokristiane. Gjatë një konference për shtyp, nënkryetarja e Forumit Rinor të PDK-së akuzoi kompanitë celulare për abuzime me mesazhet e urimit për festat e fundvitit, duke kërkuar nga Prokuroria e Përgjithshme nisjen e hetimeve ndaj tyre. Ynna Gayduchuk tërhoqi vëmendjen për atë që ajo e cilësoi “skandal të dy kompanive më të mëdha të celularëve, të cilat kanë abuzuar me SMS-të e shkëmbyera mes qytetarëve me rastin e festave”. “Jemi dëshmitarë që një mesazh urimi është shumëfishuar deri në gjashtë herë, ndonëse ai është dërguar vetëm një herë nga qytetarët dhe kjo është bërë vetëm për qëllime fitimi”, tha znj. Gayduchuk. Sipas saj, PDK-ja gjykon se ky është një abuzim i hapur dhe i paprecedentë i kompanive celulare, ndaj të cilave prokuroria duhet të hapë menjëherë hetimet, për të nxjerrë përpara drejtësisë të gjithë personat që kanë abuzuar me abonentët e tyre. “Në rast se drejtësia nuk do të veprojë, atëherë PDK-ja do të kërkojë hetim parlamentar për këtë çështje”, shtoi nënkryetarja e Forumit Rinor Demokristian.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

4 Komente

  1. Syribukur thotë:

    8 January 2008 @ 11:14 pm

    Ore eshte gabim shtypi emri i n/kryetares se PDK apo eshte emer Turk? Se s’me tingellon si emer shqiptar. Epo qe paska edhe Kristiane ne Turqi qe aspirojne te bejne karriere politike ne Shqiperi, s’ma merrte mendja kurre!!!
    C’po na degjojne veshet!!! Mgjs sa te rrosh do mesosh!!!

  2. Perlat thotë:

    13 January 2008 @ 12:23 am

    Leje emrin se e ka ashtu sic duhet se eshte mbi te gjiths Shqiptar si gjith te tjeret,por shif se Ti je me humor Grek.Dhe ironia nuk i shkon pershtat burrave te mencur ,por legenave Grek…..

  3. Odysseus thotë:

    18 January 2008 @ 1:05 pm

    Beni gam-gam per emrat por per here te pare FUNKSIONOI Megjithese v.fone ka vjedhur leke nga sms rregullisht cdo vit te ri.

    Sapo me erdhi sms nga Vodafone ku thote qe me jane kthyer ne telefon parate e SMS te derguara disa here gjate nates se vitit te ri (parate e vjedhura nga V.fone) si dhe me falenderon per mirekuptimin. Si une jane edhe nja 400,000 te tjere x 120 leke (po marrim mesataren)= 400,000 EUR :) pak e?

  4. CPCP thotë:

    18 January 2008 @ 5:01 pm

    te vrasin naten te qajne diten, urime Odysseus qe t’i paskan kthyer parate e tua, bejne dhe sikur po te bejne nder. Hajdute te ndyre. Dhe ku gjeten e vjedhin pale, atje ku ka me pak. Harram u qofte.

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com