Nëse më harron

Hopper's Nighthalks, Photo B.Salaj

Akvll-naja ka shpesh ide te mrekullueshme ne blogun e saj. Si heren kur postoi ne origjinal poezine e Nerudes “Si tù me olvidas” dhe ftoi vizitoret ta shqiperojne. Mund t’i lexoni versionet e shumta, dhe me dialekte te ndryshme :) , duke ndjekur lidhjen pak me lart. Per kenaqesine tuaj une solla ketu vetem njerin prej perkthimeve, te postuar nga nje anonime me nofken Pjeshka e turpshme.

Nese me harron

Nese me harron,
ateher’ te dish
nje gje.

Ti e di si eshte:
kur veshtroj Henen e kristalte, degezen e kuqe
te vjeshtes kermill ne dritaren time,
kur prane zjarrit prek
hirin e shperbere
ose trupin gervishtes te drurit,
gjithcka me sjell tek ti,
gjithcka qe ekziston: aromat, drita, metalet,
barka nisur drejt ishujve te tu qe me presin.

Mire, atehere.
Nese pak nga pak s`do me duash me,
pak e nga pak s`do te te dua as une.

Nese dikur me harron, mos me kerko me kot,
sepse atehere do te te kem harruar.

Po t’u duk e gjate dhe e marre
valvitja e flamujve
te jetes sime,
dhe vendos
te me harrosh ne bregun
e zemres ku kam rrenjet,
dije se
ate dite,
ate ore,
do t`i ngre krahet
do shkul rrenjet e mia
per diku tjeter

Por
nese cdo dite,
cdo ore,
ndjen se je perjetesisht e imja
me embelsi te paprekshme,
nese cdo dite nje lule cel
ne buzet e tua per te me kerkuar,
ah, e dashura ime, ah, e imja,
ne shpirtin tim ndizet perseri ai zjarr
tek une asgje nuk shuhet, as harrohet,
dashuria ime jeton ne dashurine tende, e dashur,
dhe sa te jesh gjalle do e kesh ne krahet e tu,
te mbeshtjelle nga te mite.

Pablo Neruda

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

39 Komente

  1. Perparim Hysi thotë:

    8 January 2008 @ 6:10 am

    Pablo Neruda nuk di pse me duket me i madh edhe nga Kili.Qe ai qe leshoi thirrjen:”Eshte koha qe secili t”i jape Kilit ate qe ka me te shtrenjte:aren e vete,pronen e vete,zemren e vete!”…Dhe jo vetem kaq:ai qe Poet i madh i dashurise.Ai e la dhe snetencen:”Poetet dashurojne tere jeten!”Nobelist dhe Poet me nje bote te madhe shpirterore.Kjo poezi eshte vetem nje nga perlat etij.Prurja eshte vertet e bukur dhe falenderoj perkthyesen,Blendin qe e solli per ne dhe,vecanerisht,Akull-najen qe e ka patur tek blogu i saj.

  2. Anonim thotë:

    8 January 2008 @ 11:10 am

    Nese me harron (nga Losttext)

    Nese me harron,
    dua te dish
    nje gje.

    Ti e di si eshte:
    nese veshtroj Henen e kristalte, degezen e kuqe
    te vjeshtes se ngadalte ne dritaren time,
    nese prek, prane zjarrit,
    hirin e shperbere
    ose trupin me rrudha te drurit,
    gjithcka me sjell tek ti,
    sikur gjithcka qe egziston: aromat, drita, metalet,
    te ishin anije te vockla nisur drejt atyre ishujve te tu
    qe mua me presin.

    Mire, atehere.
    Nese s`do me duash me, pak e nga pak,
    pak e nga pak s`do te te dua.

    Nese befas me harron, mos me kerko me kot,
    sepse nderkaq do te te kem harruar.
    Nese te duket e gjate dhe e cmendur
    era e flamujve qe pershkon jeten time,
    dhe vendos te me lesh ne bregun
    e zemres ku kam rrenjet,
    dije pra
    qe n‘ate dite,
    n`ate ore,
    do t`i ngrej krahet
    dhe rrenjet e mia do nisen
    toke tjeter te kerkojne.

    Por nese cdo dite,
    dhe secilen ore,
    ndjen qe mua me perket
    me embelsi te pathyeshme,
    nese cdo dite nje lule kacavirret
    ne buzet e tua per te me kerkuar,
    ah, e dashur,
    ah, e imja,
    krejt ai zjarr tek une perflaket,
    tek une asgje nuk shuhet, as harrohet,
    dashuria ime mekohet ne tenden, e dashur,
    dhe sa te jesh gjalle do e kesh ne krahet e tu,
    mpleksur me te mite.

  3. Anonim thotë:

    8 January 2008 @ 11:11 am

    Në më harrove (akull-naja)

    Në më harrove
    dua të dish
    një gjë.

    Ti e di si është kjo punë:
    nëse vështroj
    hënën e kristaltë, degën e kuqe
    të vjeshtës së ngadaltë në dritaren time,
    nëse prek
    ngjitur me zjarrin
    hirin e parrokshëm
    a trupin e rrudhur të drurit
    të gjitha më sjellin te ti
    si gjithë çfarë ekziston
    aroma, dritë, metale
    të ishin barka të vogla që lundrojnë
    der në ishujt e tu që më presin.

    Atëherë,
    nëse pak nga pak, fillon të mos më duash
    do filloj të mos të dua, pak nga pak.

    Nëse papritur
    më harrove
    a nuk më kërkon,
    ime do të të kem harruar.

    Nëse të duket e forte dhe e marrë
    era e flamujve
    që përshkon jetën time
    dhe vendos
    të më lësh në breg
    të zemrës ku kam hedhur rrënjë
    mendo
    që atë ditë,
    atë orë
    do ngre krahët
    rrënjët e mia do të dalin
    për të kërkuar tjetër tokë.

    Por
    nëse çdo ditë,
    çdo orë
    ndien se unë jam fati yt
    me ëmbëlsi të pashuar.
    Nëse çdo ditë ngjitet
    një lule der në buzë e tua mua të më kërkojë,
    O shpirti im, o imi,
    në mua gjithë ky zjarr përsëritet,
    në mua asgjë nuk shuhet dhe as harrohet
    dashuria ime ushqehet me dashurinë tënde, i dashur,
    e sa të rrosh do qëndrojë në krahët e tu
    pa dalë nga të mitë.

  4. Anonim thotë:

    8 January 2008 @ 11:13 am

    Nëse më harron (Krasta Krau)

    Nese me harron,
    du ta dish
    nji gja.

    Ti e di si asht’:
    nëse kqyr Hanen e kristaltë, rremin e kuq
    te vjeshtës së avasht në dritaren time,
    nëse prek, pranë zjarrmit,
    hinin e shkapërdam
    ose trupin me rremba të drunit,
    krejt me sjellin ke ti,
    sikur krejt ç’ka mbi dhe: aromat, drita, metalet,
    të ishin anije te vogla nisun drejt atyne ishujve t’ tu
    qe mu më presin.

    Mirë, tash.
    Nese s`do me m’dasht, çik e kaj çik,
    çik e kaj çik s`kam me t’dasht. (remiks.. këtu do hynte çik e kaj çik kam prajt së dashtuni)

    Nese m’çast me harron, mos me kërko kot,
    sepse njat herë t’ kam harru.
    Nese të duket e gjatë dhe e marrë
    era e flamujve qe pershkon jeten teme,
    dhe vendos te me lesh në zall
    të zamrës ku kam rranjët,
    dije pra
    qe n‘at ditë,
    n`at orë,
    do t`i ngrej krahët
    dhe rranjët e mia do nisen
    toke tjetër t’kqyrin.

    Por nëse çdo ditë,
    Dhe m’secilën orë,
    E nin që mua më përket
    me ambëlsi të pathyeshme,
    nëse çdo ditë një lule kacavirret
    ne buzët e tua për të më kërku,
    ah, e dashtun,
    ah, e jemja,
    krejt ai zjarrm ke unë perflaket,
    ke unë asgjë nuk fiket, as harrohet,
    dashunia ime kohet në tanden, e dashtun,
    dhe sa te jesh gjalle do e kesh krahët e tu,
    kapërthyem me të mitë.

  5. Anonim thotë:

    8 January 2008 @ 11:13 am

    Në m’harrofsh (Akull-naja)

    Në m’harrofsh
    due ta dish
    nji sen.

    Ti e di si asht kjo punë:
    kur shoh hanën e vizllueshme, rremin e kuq
    t’vjeshtës s’vonueme matanë dritares,
    kur preki
    ngat zjarmit
    hinin e brydhët
    a trupin e rrudhëm t’drunit,
    krejt m’sjellin te ti,
    a thue se krejt ç’ka asht,
    erna, drita, metale,
    janë brarkza t’ima qi lundrojnë
    deri n’ishujt e tu qi mue m’presin.

    Ani mirë,
    n’qoft’ se kadalë nis mos me m’dashtë
    kadalë dhe unë ma s’kam me t’dashtë.

    N’qoft’ se befas
    m’harron
    mos m’kërko
    se moti do t’kem harrue.

    N’tu dukt’ e fort’ dhe e tranueme
    era e flamujve
    qi shkon përmidis jetës teme
    e menjen e ndan
    të m’lash’ n’zall
    t’zemrës ku kam shti rranjë,
    dije
    që at’ ditë
    at’ orë
    kam me i ngrejt krah’t
    e rranjët e mia do t’dalin
    tokë tjetër për me kërkue.

    Ama,
    n’qoft’ se përditë,
    përorë,
    e ndin që une jam fati jot
    me ambëlsi t’pashueme.
    N’qoft’ se përditë do t’hipe
    nji lule deri n’gojën tande mue me m’kërkue,
    Loçka jeme, e jemja,
    në mue ai zjarm prapë përsritet
    në mue kurrgja nuk shkymet as harrohet,
    zjarmi jem ushqehet me zjarmin tan’, loçkë,
    e sa t’jesh gjallë n’krahët e tua ka për të ndejt
    n’krahët e mia mb’shtjellë.

  6. Anonim thotë:

    8 January 2008 @ 11:14 am

    e perpunuar per iso nga Pjeshka Labe

    Ne me harroc
    ta dic
    se.

    kjo pune vete keshtu:
    nese shoh
    henen e qelqte, shkarpat e kuqe
    te vjeshtes se vone, ne penxherene time
    nese prek
    prane zjarrit
    hirin e ckalafitur
    apo trupin e rreshkur te drurit
    te tera me cojne tek ti
    Se cdo gje ne kete dynja:
    ererat, dritat, metalet
    jane varka qe ju vardisen
    ishujve te tu qe presin.

    Nashti,
    nese cik’ nga nje cik’
    harron te me duac
    cik’ nga i cik’ s’te dua as un’

    se papandehur me harron, mos me kerkoc me
    se te kam harruar, me vjeshten

    Nese mendonesh shume per
    valevitjen e flamujve
    qe ma ben jeten lesh e li
    dhe vendos te me lec ne strall
    te zemres ku kam hedhur cengelin,
    ta dic se
    ate dite
    ate ore
    do ngrihem me kuc e me mac
    e do marr udhet.

    Ama,
    se cdo dite,
    cdo ore,
    e ndjen se je kismeti im
    me embelsi pashterrur.
    se cdo dite nje lule cel tek kroi
    i buzve te tua e me kendon per qeder,
    na moj zemra ime, moj xinxerfillja ime,
    ne mua ai zjarr digjet perseri
    ne mua asgje nuk shkermoqet as fiket
    zjarri im digjet me zjarrin tend, xinxerfille,
    e sa te rroc ne krahet e tua do rroje,
    e krahet e mi do te rrembejne.

  7. Artian thotë:

    8 January 2008 @ 11:24 am

    @anonim
    c`osht kshu mer? U bo lomsh Neruda me pjeshka, me akellin, me kr-kr,

  8. Anonim thotë:

    8 January 2008 @ 11:30 am

    Artian

    eshte e njejta poezi e perkthyer apo perpunuar nga shume njerez, ata emrat ne kllapa. Prandaj dhe Blendi e solli ketu kete eksperriment :)

  9. Artian thotë:

    8 January 2008 @ 12:05 pm

    Got it, por keta “shume njerzit” mund ti perpunojne vet vargjet… :) ..m.gj.a nuk ka ndonje prob.Neruda me duket se eshte nga shqiperia me origjine,perderisa fara e tij ngjit shume mire ketu ne shqiperi . :)

  10. t_red thotë:

    8 January 2008 @ 1:27 pm

    (t_red’s version, jo nga spanjishtja, por ne shqipen time)

    Nëse më harron
    Diçka dua të dish
    Dhe ti e di:
    Nëse hënën e kristaltë shoh, mes degës së kuqe
    në vjeshtën e ngadaltë mbi dritaren time;
    e nëse ngjitur me zjarrin
    prek hirin e shpërbërë
    apo të mbledhurin dru,
    të gjitha do më sjellin tek ti.
    Njëlloj sikur gjithçka që ekziston,
    aromat, drita, metalet,
    të ishin barka të vogla
    që drejt ishullit tënd pritës lundrojnë.

    Mirë pra,
    Nëse ngadalë do reshtësh, s’do më duash,
    Atëherë do rresht, ngadalë, e s’do të dua më .

    Nëse befas më harron,
    mos më kërko!
    Ndërkaq dhe unë do të të kem harruar.

    Nëse era e valëvitësve kalimtarë në jetën time
    të duket e çmendur, e gjatë,
    dhe ti vendos të më lësh aty,
    në bregun e zemrës ku rrënjët kam vendosur,
    Dije pra,
    pikërisht në atë ditë,
    në atë orë,
    krahët do t’i ngre
    dhe rrënjët do shkulen
    në kërkim të një toke të re.

    Por nëse çdo ditë,
    çdo orë,
    ti ndjen se më përket mua
    me të patrazuarën ëmbëlsi;
    e nëse nga një lule kacavirret përditë në buzën tënde
    duke kërkuar mua aty,
    oh, e dashur, e dashura ime.
    te unë, zjarri do të përflaket përsëri.

    Asgjë nuk shuhet, as harrohet në mua,
    se e imja dashuri
    në tënden mëkohet, e dashur.
    E aty do të jetë për sa kohë të ndjehesh,
    në krahët e tu,
    në krahët e mi.

  11. Artian thotë:

    8 January 2008 @ 1:55 pm

    Ted, kjo ngjit shume ne shqip krahasuar me ate te paren . bukur!

  12. Selfmaderadio thotë:

    8 January 2008 @ 2:45 pm

    T-red,

    shume bukur!

  13. losttext thotë:

    8 January 2008 @ 4:23 pm

    ajo pershtatja e Krastes eshte shume e bukur, me ngjit krejt.

  14. EmperorOFangelS thotë:

    8 January 2008 @ 5:26 pm

    Neruda eshte i madh!
    ————————————–
    ————————————–
    Mund te shkruaj vargje…

    Kesaj nate mund te shkruaj vetem vargje te trishtuara.

    Te shkruaj per shembull: “pikelohet nata prej yjeve
    e trupat e kalter qiellore rreqethen ne largesi”.

    Ne zemren e qiellit era e nates ben qerthuj, kendon.

    Sonte vargjet jane tmerresisht te trishtuara:
    e doja dhe here-here dhe ajo me deshi.

    Neteve si kjo, ner krahet e mi e mbaja.
    E perqafoja nen qiell… nen qiellin e hapur.

    Me deshi. Kohe-pas-kohe e pata dashur edhe une…
    si te mos dashuroja syte e medhenj qe aq thelle me shikonin?

    Kesaj nate mund te shkruaj vargje nga me te trishtuarat.
    Kur mendoj qe nuk e kam me. E kuptoj qe e humba.

    Kjo nate e pafundme behet me e madhe pa te…
    dhe vargjet bien ne shpirt si vesa mbi bar…

    C’rendesi ka qe dashuria ime nuk mundi dot ta mbaje!
    Gjithe yje eshte nata… vetem ajo me mua s’eshte me…

    Kaq. Nje ze kendon matane… larg.
    Po shpirti eshte i deshperuar se une e humba ate.

    Shikimi im bredh, e kerkon… sikur t’i afrohesha prane.
    Zemra ime e kerkon prape, po ajo me mua s’eshte me.

    Dhe eshte po ajo nate e zbardhin nen driten e saj po ata drure.
    Vetem ne- te atehershmit- ne nuk jemi me po ata.

    -S’e dua me. Eshte e vertete. Megjithate… sa shume e kam dashur.
    Kerkoja zerin e eres qe te arrinte veshin e saj.

    Me zerin e saj. Trupin e tejdukshem. Me syte pafundesisht te medhenj.

    S’e dua me… nuk e dua… Megjithate ndoshta e dua…
    E shkurter eshte dashuria- kaq i gjate harrimi.

    Ishte nje nate si te tjerat, une e mbaja nder duar.
    Shpirti eshte i deshperuar… nuk pajtohet… me humbjen e saj;

    edhe sikur kjo dhimbje te jete e fundit qe ajo me shkakton,
    sikur keta rreshta te fundit qe po shkruaj per te.

    (perkthyer nga Fatos Arapi)
    —————————————————
    —————————————————
    SHQIPERIA

    S’kam qene ndonjehere
    Ne Shqiperi
    n’ate toke te ashper e te dashur,
    n’atë dhe malor
    barinjsh.
    Sot
    Shpresoj
    Te vij si per te kremte te re, dasme mbi toke;
    Pa të vete te shoh
    Si shqkelqen djelli
    Maje kraheve plot muskuj,
    Te vargmaleve tua,
    Si me rritet
    Ne ne mes te shkembinjeve,
    Si zambaku i ri dhe i njome,
    Kultura,
    Letersia, qe po nis e shtrihet,
    Nderi ndaj bujkut te mocem,
    Djepi I puntorit,
    Permendorja e shquar
    E vellazerimit,
    Si merr pepjete
    Miresia posi bima e re
    Qelulezon ne vendet e lashta e te varfera.
    O Shqiperia e vogel,
    E forte, e vendosur dhe zemjalte,
    Teli i kitares sate
    -uje dhe çelik i gjalle-
    Vjen e me t’i shtohet tingullit te
    Histories,
    Me nje ze bjeshkesh
    Dhe ndertimsh,
    Armonash dhe bardhesish,
    Kenges se mbare njerezve dhe mbare, mbare bjeshkeve,
    Zogjve dhe molleve ne lule,
    Ererave dhe valeve.
    Forca, vendosmeria dhe lulet jane dhuratat q’i sjell ti
    Ndertimit te jetes mbi toke

  15. Qafir Arnaut thotë:

    8 January 2008 @ 5:29 pm

    S’i kuptoj dot njerezit qe shkruajn poezi!

  16. M O Z A thotë:

    8 January 2008 @ 5:34 pm

    iiiii Qafiro,
    Sa peshkatare ke gjujt me gure me ket si ke thane :-) Ke fulliq veten edhe gjif prindet e tu kudo thi ndodhen :-)

  17. Zana thotë:

    8 January 2008 @ 5:43 pm

    Qafiri “gjithçka” ka ia ka fale çeshtjes kombetare.Siç do thoshte Neruda eshte koha ti falim gjithçka…..

  18. akull-naja thotë:

    9 January 2008 @ 1:08 am

    Blend, rrofsh, rrofsh!:)

    Pjeshka e turpshme vërtet që ka bërë përkthim të paparë! (sapo kam arritë nga Tirana e Arian C.:))

    Mua më ngjiti qamet dhe fillimi i t_red:

    Nëse më harron
    Diçka dua të dish
    Dhe ti e di:

    Qafir,
    sa më pak kupton aq më shumë do, thotë gjyshja ime.;)

    O peshq, Gëzuar Vitin e Ri!(apo ishte deri dje?:))

  19. krasta krau thotë:

    9 January 2008 @ 1:09 am

    lost osht bashkepunim mor burre… anonimi/ja duhet te kishte marre ene pjesen kur une thoshja se jam bazu ke versioni jot ne shqip :D

    S’i kuptoj dot njerezit qe shkruajn poezi!

    E kush i merr vesh !

  20. krasta krau thotë:

    9 January 2008 @ 1:21 am

    Aklli shyqyr qe ke arrit shnoshe :D

  21. Loris thotë:

    9 January 2008 @ 1:23 am

    haha..Pjeshka Labe…Kjo pershtatje mund edhe te merret si shtjellim me dy tone me lart i shprehjes: “TE DUA MOJ QENE!” …

  22. belle_fleur thotë:

    9 January 2008 @ 1:25 am

    Krasta, sa modest mer amon:) Poezi qe ngjit me mastic:PP

    p.s t_red pershtatja qe ke sjelle shume e bukur!

  23. akull-naja thotë:

    9 January 2008 @ 1:32 am

    O Krastë, shyqyrbofsh!:)

    p.s. në kuadrin e modestisë, ideja e mrekullueshme s’është imja, thjeshtë e kam zhgrapë nëpër blogosferë. Te strangeMAN ka herë pas here konteste përkthimi për anonimët dashamirë të poezisë së mirë. Edhe nëpër do vene tjera, po po përtoj t’i shkruj.:)

    Natën tani, se nesër më presin në punë…:S

  24. Peshku Fluturues thotë:

    9 January 2008 @ 1:36 am

    BO VAKI E M”LE MAS DORE

    Bo vaki e m’le mas dore
    vre ktu
    si kjo pune shko

    I gjo ta dish
    kur shof Honen si xhom ne degen kuq all
    t’kallnurit t’javashte m’penxheren time
    po qe se cik
    hinin m’voter
    a trupin e plak te drunit
    t’gjitha m’bine aty ku je ti
    a thu se c’do gjo m’ket dyrnja: ernat,dritet, hekrat
    jon vaporra t’vegjel nis m’rruge per ke ishllat e tu
    qi mu jon tu m’prit.

    Mire pra mo
    bo vaki mas dore fillo me m’lone
    javash javash hasha kom me t’bo ne un.

    Po qe se m’harro, kot na si koti mos me’kerko
    se ne un kom per t’harru

    Moza, Emigrant kam nevoje per ndihme

  25. krasta krau thotë:

    9 January 2008 @ 1:39 am

    Peshk i modh…

  26. belle_fleur thotë:

    9 January 2008 @ 1:40 am

    Mire pra mo
    bo vaki mas dore fillo me m’lone
    javash javash hasha kom me t’bo ne un

    Haha sa bukur Peshku Fluturues! Shume fantastike!

  27. lulian kodra thotë:

    9 January 2008 @ 1:44 am

    Peshk, mbaroje.

  28. Peshku Fluturues thotë:

    9 January 2008 @ 3:38 am

    BO VAKI E M’LE MAS DORE

    Bo vaki e m’le mas dore
    vre ktu
    si kjo pune shko

    I gjo ta dish
    kur shof Honen si xhom ne degen kuq all
    t’kallnurit demel m’penxheren time
    po qe se cik
    hinin m’voter
    a trupin e plak te drunit
    t’gjitha m’bine aty ku je ti
    a thu se c’do gjo m’ket dyrnja: ernat,dritet, hekrat
    jon vaporra t’vegjel nis m’rruge per ke ishllat e tu
    qi mu jon tu m’prit.

    Vrej ktu pra mo
    bo vaki mas dore fillo me m’lone
    javash javash hasha kom me t’bo ne un.

    Po qe se m’harro, kot na si koti mos me’kerko
    se ne un kom per t’harru
    po qe se e gjate ne e lujtme mensh te’ gja
    era e flamurve qi kalojn m’jeten time
    e menjen e da me m’braktis m’bregt
    t’zemres ku rronjet kom hudh
    veji men
    se tamom at sahat
    e at dekik
    krahet kom per ti cu termo
    e rronjt e mia kan me hik
    tjeter dhe me kerku

    E vec po qe se dit’ mas dite
    e cdo dekik m’shpirt e ni qi e imja je
    e plot omelsi
    i drandofill t’sillet verdalle
    m’buze tate mu me m’kerku
    ah mi ashikja ime
    zjormi ke un vec per termo shko
    e ferrgjoje nuk harrohet
    dashnija ime prej tates merr fryme
    e sa t’jete kjo dynja
    vec kraht e tu n’kraht e mi ke me i pa

  29. losttext thotë:

    9 January 2008 @ 3:51 am

    PF, kjo ishte teronce e? :D

    Mu kujtu si i perkthejshim at`her tituj te Doors-ave si “Come on baby light my fire” - Ja mi goce nizma zjermin - dhe “This is the end” me ‘Ky o` funi, plako”

  30. belle_fleur thotë:

    9 January 2008 @ 4:04 am

    ah mi ashikja ime — shume e gjetur:)

  31. losttext thotë:

    9 January 2008 @ 4:08 am

    xhom-gastare
    vre ktu - vrej ko`

  32. Peshku Fluturues thotë:

    9 January 2008 @ 4:22 am

    xhom penxherje
    gastare gavanozi

    dy perdorime te ndryshme

    vre ko’ osht tamom

    Losttexto, un s’jom tamon katnar tirone he t’hort dreqi vesht.

    Cdo kontribut vleresohet

  33. losttext thotë:

    9 January 2008 @ 4:31 am

    mire mer quasi-katunar tirone :D, un` qe jom completamente ashtuna e di dallimin mes xhomit e gastares,
    po gastare m`u duk fjale me poetike

  34. Loris thotë:

    9 January 2008 @ 4:34 am

    Poezite e Nerudes krijojne pershtypjen sikur jane flete te nje ditari (duken sikur jane vazhdim i njera-tjetres)te mbushur ne dufe, ankthe, betime e perbetime, kokefortesi,…dhe perseri zbutje, qarje e lutje dhe perdellime per nje dashuri qe shperblen…(ose JO)…

    S’TE DUA…

    s’te… dua vetem sepse te dua,
    dhe prej dashurie e mos dashurie vij,
    prej pritjes kur nuk te pres, -
    prej akullit ne zjarr shkon zemra ime.
    Te dashuroj sepse vetem ty te dashuroj,
    pa kufi t’urrej-dhe duke t’urryer te lutem,
    dhe masa e dashurise time shtegtare
    eshte te mos te shoh
    dhe te dashuroj si i verber.
    Ndofta do ta djege drita e janarit,
    rreze e vertete, tere zemren time, -
    duke me vjedhur celesin e qetesise.
    Ne kete ndodhi vetem une vdes
    e do te vdes prej dashurise, sepse te dua,-te dua ne gjak e ne zjarr.

    Me pelqen kur hesht

    Me pelqen kur hesht, sikur te mos ishe, -
    dhe me sheh nga larg e zeri im nuk t’arrin.
    Thua sikur prej teje fluturuan syte,
    dhe sikur nga nje puthje goja t’u vulos.

    Si gjithe keto sende qe me rrethojne,
    ti ngrihesh e mbushur me shpirtin tim.
    Flutur e gjumit te trazuar,
    ti je vete fjala trishtim.

    Me pelqen kur ti hesht dhe rri si e larget.
    Sikur une te shqetesoj, flutur qe fergellon
    me veshtron nga larg dhe zeri im nuk t’arrin.
    Lerme qe une te hesht tani ne qetesine tende.

    Lerme qe une te flas me ty ne kete heshtje,
    e shndritshme si nje llambe, si nje unaze.
    E heshtur e plot yje, ti je si vete nata.
    Ti hesht me nje heshtje yjesh, nga qetesite e largta.

    Te dua kur ti hesht, sikur me zhdukesh fare.
    E largme dhe e dhimbshme, sikur te jesh e vdekur.
    Mjafton nje buzeqeshje – perse duhet nje fjale?
    qe une te gezohem se s’eshte e vertete vdekja.

    Po kërkoj qetësi

    Tani më lini vetëm.
    Mësoni të bëni pa mua.

    Unë po mbyll sytë.

    Dhe dua vetëm pesë gjëra,
    Pesë rrënjët favorite.

    E para është dashuria pafund.

    E dyta është të shoh vjeshtën.
    Unë s’mund të jem nëse gjethet
    Nuk fluturojnë dhe bien në tokë.

    I treti është dimri solemn,
    Shiu që e doja, përkëdheljet
    E zjarrit në dimrin e egër.

    Në vend të katërt, vera
    Rrumbullake sa një shalqi.

    Gjëja e pestë janë sytë e ty.
    Matilda ime, e shtrenjtë,
    Unë nuk dua të fle pa sytë e tu,
    Unë nuk dua të jem nëse ti nuk shikon në mua:
    E jap pranverën
    Që ti të vazhdosh të më shikosh mua.

    Kjo, miq është gjithë ç’dua.
    Gati asgjë dhe pothuaj gjithçka.

    Tani ju mund të shkoni nëse dëshironi.

    Unë jetova aq shumë sa një ditë
    Ju do të më harroni
    Do të më fshihni nga dërrasa e zezë:
    Zemra ime shkoi përgjithmonë.

    Por sepse po kërkoj qetësi
    Mos mendoni se po shkoj të vdes.
    Përkundrazi:
    Ndodh që po shkoj të jetoj.

    Kështu do të jetë vetëm brenda meje
    Që gruri do të rritet,
    Së pari filizat çajnë përmes
    Tokën të shohin dritën,
    Se nënë toka është e errët:
    Unë jam si një pus në ujrat e të cilit
    Nata lë yjet e saj
    Që të shkojë e vetmuar përmes fushave.

    Sepse jetova kaq shumë
    Unë dua të jetoj dhe aq më shumë.

    Kurrë nuk jam ndjerë kaq kumbues,
    Kurrë nuk kam pasur kaq shumë puthje.

    Tani, si gjithmonë, është shpejt.
    Drita fluturon me bletët e saj.

    Më lini vetëm me ditën.
    Kërkoj lejë të lind.

  35. Peshku Fluturues thotë:

    9 January 2008 @ 4:39 am

    Losttext
    e kqyra prap. Ke te drejt. Mbase kur te jem ne qejf do ti bej nje perpunim te trete

  36. emigrant thotë:

    9 January 2008 @ 6:19 am

    Pa ju prish zijafetin, mu Neruda sikur s’me del nga nahija e Besim Levonjes, burra!

    Nejse, per hater te te madhit po ju bie nje perkthim te shpejte te vjershes “Dashuri” (du me ja von fajin gripit per cdo calim - dmth i boj qejfin vetes me ket rast ;) )

    Si eshte puna me ty,
    Ç’po ngjet me ne?
    Eh, dashuria jone eshte nje litar i ashper
    Qe na lidh duke na prere.
    Dhe nqse duam
    Plagen te shmangim,
    Te ndahemi,
    Ai nje nyje te re lidh per ne dhe na denon
    Me pergjakjen dhe djegien tone.

    Si eshte kjo pune me ty? Te shoh
    Dhe s’gjej veçse dy sy
    Si gjithe syte, nje goje
    Si pothuaj njemije gojet qe une kam puthur,
    Nje trup si te tjeret
    Qe u zhduken pa lene gjurme
    Nen trupin tim.

    Krejt bosh ti ike permes botes
    Si nje vazo ngjyre gruri
    Pa atmosfere, pa ze, pa permbajtje.
    Me kot kerkova ne ty
    Thellesi per krahet e mi
    Qe germojne papushim nen toke:
    Nen lekuren tende, nen syte e tu,
    Asgje.
    Nen gjoksin tend te ngritur fare pak
    Nje rryme kristaline
    Qe nuk di pse rrjedh duke kenduar.
    Pse, pse, pse,
    E dashur, pse?

  37. emigrant thotë:

    9 January 2008 @ 6:22 am

    Ah, edhe dicka, Blend, se s’te kam pyt, ti e manaxhon seksionin e letersise te peshku, mer?

  38. Terminator thotë:

    10 January 2008 @ 4:38 pm

    Pablo Neruda, kur ishte rreth te 50-ve pasi kishte jetuar vrullshem dhe kishte shijuar nje jete sa aventureske aq edhe te veshtire ne pothuaj gjithe kontinentet, ne fillimet e viteve ’50, mbrrin ne Itali, ku per te fillon nje periudhe paqeje, sidomos pas takimit dhe dashurise se tij ne ishullin e Kaprit me kengetaren kilene Matilde Urrutia. Nuk ishte vetem nje periudhe e lumtur e poetit….Nese ti me harron.. eshte vertet nje poezi e bukur, e ndjere.. qe te meson se duhet dashuruar duke dhene gjithcka per dashurine, pa pretenduar te marresh te njejten gje, duke mos humbur identitetin tend dhe duke pranuar gjithsesi se kjo dashuri mund te kete edhe …fund.. !

  39. erindi thotë:

    13 January 2008 @ 3:10 pm

    Ej po e bastardut bukurine e poezis duke len komente po poeze… ska lezet te pakten shkruani mendimin tuaj ose cfare ndieni kur e lezoni ate poezi. Ska lezet kshu.

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com