Ich bin nicht Blöd

Selfmaderadio
6.1.08

Ne dhomen e tim biri, ne keto dite pushimesh fillim viti, zhvillohen luftera te pergjakshme (pa gjak), ndodhin monstruozitete. Kunder njeri-tjetrit: barbapapas dhe piratet e Karaibeve. Barbapapas jane nje familje: Barbapapa, Barbamama dhe 7 femijet e tyre. Nje familje me ngjyra ylberi dhe shpirt kristiani; gjithmone ne sherbim te se mires, gjithmone me nje zgjidhje te mbinatyrshme ne xhep, gjithmone fitimtare kunder se keqes. Nje gjetje e viteve ‘70, Barbapapas gati te harruar, po pesojne nje ringjallje se fundmi. Ashtu sic u ringjallen edhe piratet e Karaibeve, te harruar diku ne nje muzeum te vogel ne Nassau dhe te shnderruar ne ikona fale Hollywoodit dhe Johny Depp. Piratet e Karaibeve ishin shume mizore dhe aspak romantike, naive, anarkiste, dandy-tipa ala Johny Depp. Kete e ndjen edhe im bir qe per piratet di aq pak sac mund te dije nje 3 vjecar qe nuk sheh filma me pirate dhe as nuk degjon historira me pirate. Por, ne duart e tij piratet sillen si manekinat e instaluar ne muzeun e Nassaut: te eger dhe barbare; pa skrupuj. Perpara tyre edhe barbapapat - gati zota - jane te vdekur! Piratet i vrasin, masakrojne barbapapat; ata ringjallen per t’u rivrare perseri, po aq makabrisht, diten tjeter.
Qe te dy, piratet dhe barbapapat, vijne ne dyqane dhe pastaj ne shtepine time dhe te shume te tjereve; direkt e nga Kina, aty ku eshte transferuar se fundmi industria e prodhimit te lodrave te shume koncerneve evropiane dhe amerikane. 80% e gjithe lodrave qe u shiten per krishtlindje ne dyqanet zvicerane ishin nga Kina dhe prodhuar ne nje krahine te vetme, ne Guangdong. Ne nje reportazh impresionues, gazetari Wolgang Bauer tregon per kinezin Yu, dhe per mijera kineze te tjere Yu qe punojne ne fabriken e “gjakut dhe djerses”; fabrike qe me shume se fabrike eshte nje park i madh industrial ne nje qytet te quajtur Dongguan. Turne 16 oreshe ne 6 dite jave mbushin jeten e kinezit Yu. Kohe gjate se ciles ai nuk ka me konceptin e hapesires dhe kohes. I vendosur ne seri prane Yu-ve te tjere, ai perpunon me shpejtesine e xhirimit te lodrave ne tavolinen levizese, serine e lodrave. 16 ore, ne fund te se cilave pervecse konceptit te hapesires dhe kohes, punetori Yu humbet edhe ndjesine e te paturit gishta dhe duar. Mundi i tij vetem 70 Euro. Rezistenca fizike ne kushte te tilla pune vetem gjashte muaj. Alternativa: lere ose merre.

Yu eshte, ashtu si mijerat e Yu-ve te tjere, nje ishfshatar qe i eshte larguar tokes se paleverdisshme dhe qe nuk ushqen. Eshte nje njeri qe ka ardhur drejt qytetit industrial per te gjetur shpresen e ushqimit te panderprere. Por, ndoshta edhe me shume se kaq. Ndoshta edhe disa enderra. Vetem se, qyteti industrial, teksa i merr Yu-se kapitalin e tij te vetem - fuqine fizike - i realizon atij vetem nje minimum enderrash, kryesisht te karakterit konsumist. Dhe, kur Yu i rraskapitur nuk mundet te punoje me, qyteti industrial i tregon atij deren: per andej nga ka ardhur, ose drejt ferrit.
Une, konsumenti i pangopur perendimor, nen moton “Ich bin nicht Blöd” (Une nuk jam budalla, eshte slogan i famshem i nje firme discount te quajtur “Mediamarkt”) ose e thene ndryshe “Bli me shume, paguaj me pak”; teksa blej lodrat pa fund bej te mundur dy gjera: i blej prodhimin e Yu-se, dhe i jap mundesine Yu-se te vazhdoje te prodhoje per te zevendesuar ate qe kam blere me pare. Ne saj te aktivitetit tim konsumist une bej te mundur jo vetem c’industrializimin e perendimit, por edhe jetesen e Yu. Sa me shume te blej une, aq me shume pune ka Yu; aq me shume fabrika do ndertohen per te punesuar Yu-te ne pritje te nje pune. Por, e pare ne nje plan me te gjere, une i mundesoj Kines nje zhvillim marramandes industrial, zhvillim qe ben t’u leshoje goja leng gjithe investoreve globale.

Kjo analize me ben mua si konsumist te kem nje ndergjegje te qete, sepse efekti perfundimtar eshte tejet pozitiv. Une vete, i shpetoj presionit te konsumizmit duke u bere pjese e tij. Duke u bere pjese e tij une nuk dua te jem me budalla e te ble me cmime te larta kur kam mundesi qe ta optimizoj lekun tim duke blere me te njejten vlere me shume produkte. Duke rritur presionin per cmime te ulta une ndihmoj ne cindustrializimin e vendit tim dhe bej te mundur industrializimin e Kines (apo vendeve ne pritje te fatit te saj); bej te mundur financimin e jetes se Yu.

Yu, qe punon ne kushte skllaverie, i dorezohet kufijve te rezistences fizike dhe le punen pas gjashte muajsh. E hidhur. Por, ky eshte vetem nje efekt dytesor; apo sic i thone gjermanisht: “Kollateralschaden”. Por, kur une si konsumator mesoj nje fakt te tille fillon dhe me bren ndergjegja. Paksa. Dhe mendoj: edhe kjo brejtje ndergjegje eshte “Kollateralschaden”. Eshte dytesore. Por, deri diku e ndreqshme.

Filloj te seleksionoj nga lodrat e tim biri lodra qe ai nuk i do me. I paketoj dhe ja dergoj punetorit Yu. Tek e fundit, edhe femijet e tij kane nevoje per lodra. Dhe pastaj filloj dhe shijoj zhvillimin e tim biri, rolet qe ai luan me piratet dhe barbapapat; sepse lodrat - thone pedagoget e femijeve - jane te rendesishme, te domosdoshme per zhvillimin intelektual te femijeve. Brejtja ime e ndergjegjes eshte qetesuar: pirati tek une i ka lene hapesire edhe barbapapase.

Kolaterallschaden-Yu, qe humbi gjate rruges se zhvillimit industrial, do zevendesohet me nje tjeter Yu. Pas disa brezash Yu, Kina do kete ecur perpara aq shume sa Yu-ja vete do jete bere pjese e konsumatorit “Ich bin nicht Blöd” qe ndihmon zhvillimin industrial te nje vendi tjeter. Dhe atehere, ai do jete, keshtu si une; duke shijuar luften e humbur te barbapapave dhe piratet triumfuese te femijes se tij. Barbapapate do ringjallen serisht dhe cdo gje fillon nga e para. Brejtja e ndergjegjegjes, si cdo kollateralschaden, do venitet mbas shkelqimit te vitrinave te suksesit.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

6 Komente

  1. Ll thotë:

    7 January 2008 @ 1:15 pm

    Per nje cast me bere te ndihem keq Selfi, por pastaj u kujtova per ata qindra milione Kineze qe kane kaluar tashme ne klase te mesme, qe blejne makina e sende te luksit te perditshem. E pra ketyre “Yu-ve” s’ju deshen breza, por pak vite per tu bere Barbapapate.

  2. t_red thotë:

    7 January 2008 @ 2:27 pm

    Kurse mua per pak më stepe, Self. Tek lexoja makabret,mizorët vrasjet, gjakrat e lufterat tek paragrafet e tu te pare (plus anashkalimin me kast te Johny-it) :) , dyshova per pas sekonda nese pershkruesja pas ketyre gjendjeve ishe vertet ti. Por te tradheton vetja shpejt, self, e nuk duron dot gjate pa pare anen pozitive edhe tek piratet loder e tek Yo-te e tyre.
    “…Kjo analize me ben mua si konsumist te kem nje ndergjegje te qete, sepse efekti perfundimtar eshte tejet pozitiv…”
    …ja, ketu e ke braktisur daljen, ke nxjerre koken, je identifikuar dhe ke lene te jesh pozitivja qe di te jesh ti. :)

  3. ados thotë:

    7 January 2008 @ 3:22 pm

    Shkrim i ceket i pare ne nje aspekt shume te ngushte mediatik. Mos ndoshta autorja harron “Mentel” dhe cilesine e dobet te produkteve.
    sa per slaganin “ich bin nich blöd”, nuk eshte i sakte..
    Ich bin NOCH nicht blöd…paranteza NOCH ( ne shqip akoma) te jep me shume te kuptosh dhe jo ajo qe shqyrton autorja…
    keto lloj artikujsh i gjej cdo jave tek disa gazeta sekondare te krahut te majte”, totalisht paradokse dhe nonsense!!

  4. emigrant thotë:

    7 January 2008 @ 3:31 pm

    Llukan, ajo qe thua ti s’ka ndodhur ende ne ate permase, por kur te mdodhi, ky planet nuk do jete me ky qe njohim une e ti. (do jete “ndryshe” e kam fjalen, se nuk e di “me mire” a “me keq”, ndonese anoj nga “me mire”) Ja thosha SMR kete edhe te blogu i vet.

    Sa per kritikat, ju lutem te mos harrojme qe nje artikull eshte nje “snapshot” i nje realiteti. Po te ezauronte gjithcka, s’do quhej me artikull, pastaj….

  5. olti thotë:

    7 January 2008 @ 4:07 pm

    Ados, ne fakt thuhet “ich bin Doch nicht blöd”. Nje saktesim pa vlere per tematiken e shkrimit gjithsesi.

  6. Ll thotë:

    8 January 2008 @ 7:10 pm

    Ados,

    Shkrimi eshte nga kendveshtrimi i konsumatorit. S’besoj se ka nevoje te jete me i gjere.

    C,

    Kam pershtypjen se po ndodh gjithsesi mjaft shpejt. Para nja nje jave Economist kishte nje shkrim mbi idene qe kemi se rritja ekonomike e Kines eshte e varur fort nga eksportet. Sipas shkrimit, eksportet jane nje pjese e rritjes qe kane filluar ta humbasin rolin rendesine qe nga 2000-ja.

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com