Jeta me plehrat e të tjerëve

jetameplehra.JPG

Teksa po lexoja një shkrim tek Gazeta Shqip mbi problemin e plehrave këto ditë në Tiranë më zuri syri fotografinë e vendosur më lart. E përdorur në gazetë për ilustrimin e mbimbushjes së kazanëve kam përshtypjen se në të vërtetë ajo shërben më tepër si tregues i një dukurie që ndeshet përditë në Tiranë; rrëmimi në kazanet e plehrave për sende të vyera/të shitshme. Kjo veprimtari është deri diku e organizuar dhe pothuajse ditore; shpesh vërej të njëjtët të rritur ose fëmijë që përdorin biçikleta, ose qese të mëdha të zeza për të transportuar sendet që gjejnë.

Përgjithsisht sa herë që shikoj njerëz që rrëmojnë në plehra ndjej trishtim dhe acarim nervash. Trishtim sepse një pjesë e shoqërisë, qoftë edhe e vogël, detyrohet të jetojë me plehrat tona e ne si vend s’jemi në gjendje ti gjejmë kësaj pjese një punë më dinjitoze. Acarim sepse disa rrëmues e plehrave i nxjerrin plehrat nga qeset ku i kanë mbyllur banorët e zonës, dhe i përhapin rreth e rrotull për ti vëzhguar më mirë. Në këtë mënyrë plehrat përfundojnë në rrugë duke ndotur zonën, dhe duke e përkeqësuar atë. Ndonjëherë në netë të ftohta, rrëmuesit ndezin zjarr me mbeturinat për tu ngrohur, e tymi së bashku me erën e keqe nxijnë rrugët, e bëjnë disa trotuare të pakalueshme, si për shembull trotuarin në anën e kundërt të rrugës tek rruga Dëshmorët e 4 Shkurtit. Nga ana tjetër e kundërt njerzit kalojnë të pashqetësuar, një sërë dyqanesh luksoze të verbojnë me dritat e tyre, restorantet vazhdojnë punën e pak metra më poshtë, Sky Tower i fton turistët e Shqiptarët të “shijojnë pamje të Tiranës si nga asnjë pikë tjetër”.

Llukan Tako

6 Janar 2008

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

25 Komente

  1. shqipo thotë:

    6 January 2008 @ 4:36 pm

    Kend veshtrim i mire dhe llogjik i situates , autori kupton pergjegjesine e popullit ne lidhje me kete problem .

  2. Lefti thotë:

    6 January 2008 @ 6:28 pm

    Siç thotë kënga e Kryetarit :

    « Kjo është Tirana jonë,
    Tirana e kontradiktës »

  3. Zana thotë:

    6 January 2008 @ 6:40 pm

    Plehrat e perpunimi i tyre eshte nje afare miliardash ne te gjithe boten.Thuhet se sikur gjithe planeti te krijonte plehra sa vetem perendimi,nuk do te mjaftonin edhe tre planete per t depozituar.Po,trishtim eshte kur sheh njerez qe si veprimtari te tyre jetesore kane te rremojne ne plehra.Sepse mbase shoqeria nuk i jep asnje shans me te mire.Ndersa industrializimi i perpunimit te tyre eshte ne axhenden e vendeve me te zhvilluara

  4. dido thotë:

    6 January 2008 @ 6:48 pm

    shqipo thotë:
    6 Janar 2008 @ 4:36 pm
    Kend veshtrim i mire dhe llogjik i situates , autori kupton pergjegjesine e popullit ne lidhje me kete problem .
    -Jam dakort me juve , por nuk e kuptoj se si ketu tek peshku pa uje nuk shikohen me te njejtin kend veshtrim dhe problemet e trera sic jane dritat dhe uji , por i vishen te gjitha fajet qeverise ! Populli qe vjedh apo nuk mbyll kurre rubinetat e cesmave nuk ka faj ?

  5. Pjer Thomas thotë:

    6 January 2008 @ 8:53 pm

    Pa u disiplinuar plehrat si ne perendim, ku mbeturinat ushqimore futen ne nje kazan, plastiket ne kazan tjeter, qelqurinat ne kazan tjeter, inertet ne nje kontine, s’ka per te pasur gjo ne vije.
    Llukanit do ti lutesha te na fotografonte ate rrugen me plehrat dhe restorantet.

  6. artian thotë:

    6 January 2008 @ 9:22 pm

    Dy gjera ka me shumice ne Shqiperi,politike dhe plera.

  7. ITS thotë:

    6 January 2008 @ 9:43 pm

    artian thotë:

    6 Janar 2008 @ 9:22 pm

    Dy gjera ka me shumice ne Shqiperi,politike dhe plera.

    ====================

    Jo, jo, jo artian e ke gabim - Jane e njejta gje!

  8. desaparacidos thotë:

    6 January 2008 @ 11:41 pm

    Edhe ky eshte problem i modh…dhe natyrisht duhet nenvizuar edhe ky absurditeti i sky tower a si dreqin e ka me njerezit e gjore, gjithçka fryt e ketij kapitalizmi te shfrenuar…

  9. john thotë:

    7 January 2008 @ 1:56 am

    Shkrim teme problem i vjeter
    gjynah po ohu sa kohe duhet me u rregu ky problem

  10. Tiku thotë:

    7 January 2008 @ 6:02 am

    Me vjen shume keq per jo vetem per Tiranen por per te gjithe Shqiperine qe eshte me te vertete nje kazan plehrash te cilet fatkeqtsisht punojme dhe jetojme ketu.Vite me pare i kthehemi para 1990′tes me vertete ishte nje > por nga ana tjeter do te thosha qe ishte nje kopesht me lule.
    Nuk po them per regjimin te cilet shume nga ne e dime shume mire por
    jemi ne perseri qe e beme dhe po e bejme vendin tone me te vertete
    nje kazan plehrash te cilet asnje nuk deshiron ti afrohet afer e jo pastaj te
    jetoje e punoje ne kushtet normale .

    Me vjen me te vertete keq qe Shqiperia eshte vendi me i pa paster ne Europe.
    Pse mos te jete e paster dhe e lulezuar si me perpara, mundesite jane .

  11. Lexuesi thotë:

    7 January 2008 @ 1:54 pm

    Nje nga gjerat qe te bejne pershtypje sa shkel ne Shqiperi pervec nje pislleku te jashtzakonshem i cili materializohet shpesh here ne nje tymnaje gri qe mbulon atmosferen ne qytete eshte dhe rrenimi i objekteve qe jane te destinuar per mbledhjen e plerave.

    Dhe automatikisht pyet?

    Pse kto kazanet e plerave pse jane pa rrota?

    Pergjigja qe merr eshte nje e qeshur,sikur do te thote qe “ah sa naiv qe na u qenke bere andej mor aman”!!!

    Ky fenomen se bashku me indiferencen totale te qytetareve per mjedisin ku jetojne nuk jane asgje tjeter vecse faktore tregues te nje mungese se edukates qytetare qe ka zaptuar shoqerine shqiptare.Ky tranzicion i gjate i paska dhene efektet e veta dhe tek menyra e te konceptuarit te shoqerise,e ka kthyer ate ne nje shoqeri indiferente,pisanjose dhe pasive ndaj zhvillimeve negative qe ndodhin ne komunitet.

  12. Artian thotë:

    7 January 2008 @ 3:13 pm

    Ketu eshte zotesia, mencuria e shqipes,te shpiki se si te heq plerat me shumice dhe me pakice.,

    ..se per ti bere plerat eshte lehte, aq lehte sa dhe krijimi i partive politike,a si kemi dhe keto me shumice?
    Po hajde hiqi politikanet pa kokra se, ?

    Ka no i shpikje ?

  13. Ravintsara thotë:

    7 January 2008 @ 4:22 pm

    Të paktën këta mbledhësit e teneqeve e gërmuesit e plehrave po japin një ndihmë dhe një shembull për sa i përket riciklimit! Bashkia duhet të frymëzohet nga kjo dhe të ngrejë një sistem të mirëfilltë mbledhjesh plehrash e riciklimi dhe të krijojë vende pune për ta.

  14. Ravintsara thotë:

    7 January 2008 @ 4:25 pm

    p.s.: edhe në Zvicër ka gërmues plehrash, vetëm se janë të një lloji tjetër: gërmues të prodhimeve të supermarketeve që u ka kaluar data e skadencës dhe që presin ndonjë orë në kazanët e plehrave deri sa të vijë t’i marrë kamioni. Dhe shumica e bëjnë për princip: që të mos çojnë dëm kot.

  15. bacterius thotë:

    7 January 2008 @ 5:37 pm

    Plehrat jane thike me dy presa. Keq te kesh e aq me keq mos i kesh. Plehrat, pervecese felliqesire, tregojne mbi te gjitha……….mireqenie. Njeriu ka prandaj shperdoron. Shume behen nostalgjike per kohen e monizmit kur ne toke nuk gjeje nje plehere, arsyeja nuk eshte sepse ishim popull me i rregullt por sepse nuk kishim cka te hidhnim ne plehra. Me imagjinate po futem vete tek kazani i plehrave e po germoj cfare ka per krahasim:

    - Disa bidona Koka-Kole e dica kanoce. Mireqenia ne pikun e saj! Keta balozat qe i kane pire keto kanocet jo vetem qe mund te perballojne cmimin e koka-koles por dhe nuk e vrasin mendjen per ti mbledhur e per ti shitur tek pika e grumbullim kanoceve. Me rast punesojne dhe ndonje te vobekt tjeter qe nuk ka zanat apo inteligjence per te bere dicka me frytdhenese. Ne kohe te Xhaxhit jo vetem qe nuk kishte koka-kole, por dhe ndonje kanoce qe e sillte deti nga pertej Adriatikut, vihej ne bufe si zbukurim (ne shtepine time kishim 2 kanoce Heinekeni, 3 koka kole dhe 1 fanta, ishin krenaria e plakes.)
    - Qese Plastmasi te perdorura. Qe me siguri kane mbajtur dicka tjeter akoma me te vyeshme brenda. Ne kohen e xhaxhit nuk kishte qese plastmasi. Pazari (pasi kishe mbajtur rradhen 2-3 ore per cdo produkt) behej me canta rrobe, te bera nga NPV (ndermarja e punim veshjeve) Bule Naipi ne Gjirokaster, apo nga ndonje amvise qe kishte grisur ndonje kostum me rrobe te trashe posacerisht per ate rast.
    - Tampone te perdorura (na falni per veshtirosjen). Nje nga arritjet me te medha te demokracise ishte importimi i produkteve te grave nje-perdorimsh. Kjo graria e sotme nuk e dine sa me fat jane qe kane mundesine ta vrasin mendjen gjate “asaj kohe te muajit” vetem se si do zgjidhin problemet dytesore, se ne kohen e Xhaxhit do vrisje mendjen cfare pecete prej lecke do perdorje, si do e laje dhe shplaje prape per ta perdorur muajin tjeter (mos me pyesni nga i di keto).
    - Kuti amballazhi per sobe me korent. Ta dinte Enveri se ku ka arrit Shqiperia i kishte dhene medalje emulacioni Sales (nuk po e politizoj muhabetin). Ne kohen e monizmit, ushqimi gatuhej ne nje kamineto me vajguri (Fufu-ja per Korcaret) me fitila apo ndonje sobe me dru qe bente tym gjithe shtepine.
    - Shishte plastike shampoje. Rritje e madhe niveli kur e krahason me sapunin 15 leksh te Vlores, qe dhe po te kishte mbetur ndonje qime floku ne koke, pasi e kishe shkumosur 2-3 here me ate te flamosur, te linte me qerros se Cekja.
    - Mbetje te ndryshme ushqimesh. A ka nevoje per koment kjo? Hani derra, pini derra. Keta shperdoruesit e sotem, sigurisht kane harruar rradhen e tapes se kosit, tollonin e muajit, 6 ore ne rradhe pe vajguri, apo pyetjen “ti je i fundit?”. E harruan ate kohe kur me nje kile sheqer (nganjehere nga ai shqeri i zi), nje kile oriz, nje kile mish, nje pakete gjalpi e nje liter vaj duhet te nxirje muajin (dhe shishen e vajit duhet ta ktheje mbrapsht ne dyqan ndryshe nuk merje dot vaj muajin tjeter). Presh dhe buke kishe sa te doje. Mbaj mend nje shokun tim kante “buke me salce domateje” per darke.

    Mos flasim per levozhgat e bananeve, letrat e cumcakizave, bojen e flokeve, pjatat plastike, tangat, e xhinset. Te gjitha keto plehra qe aq sa ne zene syte, duhet te na hapin mendjen. Shoqeria e konsumit e kapitalizmi nuk eshte vetem “Hiqet koka e Rreganit vihet koka e Bushit (te pare)” (sllogan i Zerit te Popullit ne epoken e xhaxhit).

  16. Idris thotë:

    7 January 2008 @ 6:05 pm

    Ne plehra mbijne e levrojne bacterie si ne kete kohe dhe shume te neveritshme e te rrezikshme…
    Kishe qejf ne ate kohen tone..
    buken e rene per toke, e ngije ,e PUTHJE dhe e vije ne nje vend te paster…bakteriet i ngordhnin me clor rretth plehrave dhe nuk i linin te zhvilloheshin..bleje sapun 15 leksh me SODE dhe laje 1 jave rrobat qe nuk gjalleronte asnje bakterie si sot nga rrobat e firmes “GABI”…
    apo ato nenat tona me fshese rreth avllise per te mos lene batak ku te zhvilloheshin bakteriet….
    Nga te gjith te keqiat e atij rregjimi nje e mire e MADHE qe se BAKTERIET i NGORDHTE,nuk i linte te zhvilloheshin e te ndotnin ambientin e te shkaktonin semundje nga me te ndryshmet ku si me te rrezikshme mund te vecoje HARDALLOSJEN qe e ka zene ne menyra masive sistemin e sotem…

  17. ujku i zi thotë:

    7 January 2008 @ 6:09 pm

    Ne kohe te Xhaxhit jo vetem qe nuk kishte koka-kole, por dhe ndonje kanoce qe e sillte deti nga pertej Adriatikut, vihej ne bufe si zbukurim

    Bakterius, e ke thene shume bukur - plehrat percaktojne nje lloj statusi shoqeror. Sa me shume plehra aq me te shumta shtresezimet e shoqerise. Dhe jo rastesisht ne shoqerite e konsumit hierarkia percaktohet sipas shkalles se plehrave qe prodhojme. Ne kohe te xhaxhit te gjithe kishin nje status aq sa edhe ishim njehsuar me vete plehrat qe u jepnim vendin qendror ne familjet tona.

  18. Grupi thotë:

    7 January 2008 @ 6:10 pm

    E keni thene mire disa nga juve me siper…plehrat tregojne mirqenjen. S’kemi ku ti fusim…se s’ka infrastrukture te pergatitur per kte rritje te madhe.

    Edhe ne Napoli me sa po marr vesh…qenka po aq problem sa ne Shqiperi. Dhe ne na mungon…kuptohet…edukata qytetare. Per kte e kemi fajin vet…nuk na i ka fajin askush. Njerzit pertojne te shkojne deri te kazani ti hedhin…po i hedhin mu ne qoshe te saj.

    Gjeja qe me beri per te qeshur nje dite…po ecja ne kampus te universiteti im dhe ishte nje kazan plehrash i madh. Shikoj nje vajze qe vajti te kazani me nje qese plehrash…e hodhi perpjet po nuk i rra brenda ne kazan po i rra jasht. E pa njehere…dhe une e pash qe te shikoja do ta fuste ne kazan apo jo. Nuk e cau koken dhe hiku duke e lene qesen jasht kazanit. Thash me vete…”kjo do jet nga Evropa Lindore mesiguri!”. Doli qe ishte Bullgare…studente masteri per fizinke. Hajd merre me mend…

    Pra s’jemi vetem ne…

    Dhe problemi te ne…dhe me sa duket edhe ne Napoli…edhe sikur dikush te dali e te thote “do ndertojme impjant per perpunimin e plehrave”…sic doli Kokedhima para ca kohesh…do ngrihet nje segment i shoqerise qe do dali e do protestoj me veze a ku di une c’ju prodhon imagjinata e Majfitsve…kundra kti propozimi. Pse?? Se jemi idiota. Do shpiken 1001 batuta te kota per “kosh plehrash te Italise jemi neve” etj etj per te llogjikuar te pallogjikshmen…qe kur je i mbytur ne plehra…e vetmja alternative eshte ose mos hidh plehra…ose nderto nje fabrik perpunimi per to. Po jo…pse ta bej Kokedhima…ose pse ta bejne Italianet…po pse ti sherbej edhe te tjerve…po pse kaq afer me shtepine time. Dhe kto do ishin argumentat me me llogjike qe do dilnin nga goja e ndonje Mjaftisti apo ambientalisti…se zakonsiht dalin akoma me budalleqe.

    Tamam si me kte petroliferine ne Vlore. Nejse…me sa duket po kopjojme popullin vella Napoletan. Kushurinj i kemi…

    Sa per keta mbledhesit e plehrave…keta i ke kudo ne Amerik. Vijne per dite te kazanet per te mbledhur kanoce e shishe. Ja pra dhe Amerika s’paska kirjuar konditat qe kta njerez te gjejne nje pune me te mire! Duhet te kuptoni…plehra njerzore ka kudo ne bote…sido qe te jene konditat. Ka njerez qe preferojne me mire te mbledhin kanoce e shishe…qe te blejne ndonje shishe alkoli me vone…sesa te punojne. S’ke cti besh. Kta njerez edhe ne kohen e Xhaxhit nuk punon…po shisnin bombone rrugve.

  19. Idris thotë:

    7 January 2008 @ 6:29 pm

    Mirqenia e shoqerise te mos harrojme dhe te mos e kufizojme vetem ne nje tregus por PLEHRAT jane nje nga treguesit….Me kete rast desha te rikujtoj te pervuajturin BOLOUN qe numuronter berthamat e qershise te te gjithe stomak prishurve dhe nevrikosej kur i dilnin te” pa bluara”.Si perfundim mund te themi qe bakteriet e kishin shume te kollajte te zhvilloheshin dhe te prishnin mbeturinat e tjera ku ushqehesn ujqrit me shume krenari dhe ne kete rast nuk mund te akuzojme PRAGEN per mungese kulture ne trajtimin e mbeturinave ose si thuhet ndryshe PLEHRAVE ..

  20. Ll thotë:

    7 January 2008 @ 6:31 pm

    Hmm, ah e kaluara qe s’na ndahet packa se me intereson shume me teper e tashmja sesa si ishim 17 vite perpara. Sinqerisht, kujt i rruhet per pastertine ose mungesat e te kaluares?????

    Ja ta provojme edhe njehere te diskutojme normalisht:

    1) E para e punes aman lerini muhabetet per problemin e mbimbushjes nga plehrat sepse “rremimi” ekziston edhe kur kazanet zbrasen normalisht, dhe “mbimbushja” eshte dicka e koheve te fundit.

    2) Plehrat vertete tregojne mireqenie, por kur ne plehra ka njerez qe rremojne si profesion kjo tregon nje shtresezim te theksuar dhe nje shperndarje problematike te te ardhurave ne shoqeri. Nje shoqeri qe lejon ekstreme i ndjell te keqija vetes.

    3) Nese mendoni qe rremimi ne plehra eshte deshmi e nje dukurie pozitive (mireqenia ne shoqeri), atehere une mund te them qe eshte nje deshmi e nje veprimtarie rrenuese per jeten e perditshme te shoqerise (mua personalisht me trishton ky fakt sa here qe e ve re), dhe per jeten turistike te nje qyteti (turistet nuk vijne te shikojne njerez qe rremojne ne kazane).

    4) Nese gjenden “sende te vyera” ne plehra, atehere a eshte kjo nje mundesi e humbur per nje sipermarrje te suksesshme ekonomike? A mund te zevendesohet njeriu ketu me makineri te perqendruara ne nje pike te posacme? Apo puna e mbledhesit te plehrave eshte mjaftueshmerisht e lire sa te konkuroje makinerite?

  21. Idris thotë:

    7 January 2008 @ 6:33 pm

    Desha te shtoj edhe dicka se ne GRUP personash mund te vezhgosh shume fenomene dhe te ndjekesh me vemendje shume ndodhi sidomos kur je studius i zellshem i procesit PLEHEROR.Dhe nuk eshte cudi qe te dalesh edhe shkencetar ne fushat e riciklimit ,ne Shqipri….Ballkan… e me GJERE ne rajonin EUROPIAN dhe …akoma me tej ne fushen KONTINENTALE…e per pasoje nga nje shkendije e vetme rregetuese te harrish ne perfundime te vyera PLEHERORE…

  22. artian thotë:

    7 January 2008 @ 6:35 pm

    Eshte nje procedure e gjate sigurimi i ushqimit deri tek konsumatori,po eshte edhe nje procedure po aq e gjate edhe perfundimi i produktit te konsumit.Nuk eshte vetem edukata qe duhet fokusohemi si gjithemone, por jane edhe kushtet te pamjaftueshme te teknologjise per zgjidhjen e ketij problemi,edhe buxheti i pa mjaftueshem per kete lloje teknologjie,edhe manaxhimi i keq i kesaj teknologje.

  23. Grupi thotë:

    7 January 2008 @ 6:42 pm

    Ehh Llukan qe te jet fitimprurse nje gje e tille (pra reciklimi i plehrave) duhet te ket nje legjislature te tere, dhe nje eduakte qytetare ne vend…gje qe mungon ne Shqiperi dhe jo vetem tek ne po ne shumicen e botes dhe ne vende me te zhvilluara se ne. Dhe nuk jane dhe aq fitimprurse kto lloj perpjekje…ne vendet e zhvilluara zakonisht finanochen dhe nga qeveria per ti perpunuar plehrat…se hesapi nuk i del aq kollaj.

    Kerkoni ca si shume me duket. Dhe fakti qe ka njerez qe rremojne neper plehra eshte nje gje “normale” edhe ne vende te zhvilluara. Ke kaluar nodnjehere ne Manhattan…te shikosh homless-et qe rremojne plehrat dhe qe mbushin rruget e New York-ut. Kte sjell kapitalizmi…ca te varfer e ca te pasur.

    Te pakten me erdhi njecik mire kur pash edhe Naploin te mbushur me plehra dhe njerzit duke i djegur ne rruge…thash…epo ja si Evropa jemi bere!

  24. ujku i zi thotë:

    7 January 2008 @ 6:58 pm

    Ll. ata qe e kane rremimin si profesion nuk paraqesin patjeter nje dukuri “negative”, sepse ne fund te fundit bejne nje lloj pune qe i ndihmon per te mbijetuar dhe qe shteti apo tregu yne i punes nuk ua siguron dot. Por mendoj qe ketyre njerezve qe jane te gatshem per te rremuar ne mbeturina urbane per te mbijetuar fare mire mund tu sigurohet pune ne riciklimin e ketyre mbeturinave qe do ishte dyfish i dobishem per ata dhe shoqerine. Por si shume hallka te ekonomise shqiptare qe nuk jane te formuara edhe manaxhimi i mbeturinave mbetet problematik. Pra eshte sa problem shoqeror edhe ekonomik. Ne bertasim gjithe diten per mungesen e qytetarise, por ajo qe mungon me shume mendoj une eshte menaxhimi i mire i hapesires urbane qe eshte aq komplekse dhe nuk mund te behet thjeshte nga qytetaret por nga strukturat qe ata u kane deleguar te drejten per te menaxhuar hapesiren e tyre.

  25. Ll thotë:

    7 January 2008 @ 11:40 pm

    Grupi,

    Dakort, duhen ligje dhe kulture. Pra praktikisht nuk ekziston nje veprimtari ekonomike e mundshme, ose me sakte njeriu nuk eshte akoma i zevendesueshem nga makina ne kete ceshtje. Megjithate une perseri mendoj qe kjo veprimtari s’duhet te kryhet ne publik nga kushdo por duhet te kufizohet ne vende te caktuara. Te varferit s’jane nje gje e kendshme per tu pare cdo dite, sado mizore qe mund te tingelloje kjo.

    Sa per Napolin, une do thosha “ja edhe keta si ne qenkan bere” :(

    Ujku,

    Plotesisht dakort :)

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com