Muzgje të ngrirë

Shumë vjet kanë kaluar që nga takimi ynë i fundit. Nga ndarja jonë. Shumë gjëra kanë ndryshuar në këto vjet. Unë s’jam më ai që mban mend ti. Flokët më janë rralluar dhe thinjur, por besoj se vazhdoj të jem akoma tërheqës. Të paktën, kështu më thonë…
Djali ynë pas ca javësh mbush gjashtë vjec. I bukur dhe i zgjuar. Ai s’të njeh ty, ndonëse të ngjan shumë. Pyet vazhdimisht për ty, si ishe ti, a ishe e bukur dhe e mirë…Dhe unë, duke thithur cigaren, i tregoj historinë e një vajze të bukur që u bë një grua tërheqëse, te një gruaje tërheqëse që sa shkujdesur u bë nënë, të një nëne që mendjelehtësisht u bë përsëri vajzë…Këtu ai gjithmonë ma ndërpret rrëfimin tim e më pyet : “ Pse, babi, a bëhet nëna përsëri vajzë?” dhe më ngul vështrimin e syve të tij të kthjellët.
Do të doja t’i përgjigjesha , por nuk e di nëse do mundet të kuptojë që nganjëherë, në mes të ngricës së dimrit celin ca lule që mimozërisht ngatërrojnë stinën. “ Po mirë, babi, c’bëri pastaj ajo vajza?” “Nuk e di…” i përgjigjem pa patur frikë se mos e genjej. “ Ti gjithmonë “nuk e di” më thua!”, ankohet ai dhe e heq dockën e tij nga dora ime dhe vrapon gjoja sikur do të largohet nga unë. Bën ca hapa, ndalon, kthehet nga unë dhe më vështron në sy.
Edhe ti kështu ikje dikur, të kujtohet? Kur të ngacmoja me ndonjë fjalë, si të doja të të shihja sytë e bukur në caste zemërimi…
Ai kthehet sic ktheheshe ti dikur, më hidhet në qafë e me sytë e përlotur më pyet nëse e kam xhan. E shtërngoj fort në krahët e mi, rrotullohem disa herë me të në duar në mes të rrugës dhe e puth në flokët e butë dukë I pëshpëritur që e dua shumë, shumë, shumë. Ai kënaqet dhe duke më dhënë përsëri dockën vazhdon rrugën krah meje duke u përpjekur t’I bëjë hapat sa të mijtë…

Ti nuk e di se c’do të thotë të kesh në krah vazhdimisht në shëtitjet e mbrëmjes një fëmijë kurioz, jo për jashtëtokësorët, por për…nënën e tij të panjohur. Por ndoshta ti e di fort mirë c’do të thotë të mos e kesh prane atë fëmijë të panjohur, se kur u largove ti nga ai, ai ishte vecse disa muajsh, i pamundur për të të pyetur edhe ty : “Mami, a më ke shumë xhan?”…
Tashmë ai është rritur. Flet ëmbël. Pyet hidhur. Hesht mendueshëm.

A e kupton ti c’do të thotë “fëmijë i menduar” ? Para ca kohësh e dërgova në një kopësht të bukur plot vogëlushë të gëzuar dhe të lumtur. Një ditë prej ditësh, kur shkova ta marr, ai me të më parë mua u shkreh në vaj dhe mes lotësh më pyeti: “Të gjithë fëmijët e tjerë i marrin nënat e tyre, kurse mua më merr gjithmonë ti…Pse nuk vjen ajo të më marrë?”. Nuk e cova më në kopësht.
Një herë tjetër, ndërsa po luante në oborr të pallatit me moshatarët e tij një vajzë e pyeti “Po ti ku e ke mamin ?” Ai pasi u step një cast, iu përgjigj” Më ka vdekur…” dhe u kthye nga unë e më shkeli syrin…
Ti je sekreti i tij…e fshehta e tij brenguese që ai ia tregon vec heshtjes dhe pikëpyetjeve që mbushin parakohe trurin e tij të brishtë…
Kurrë nuk të shaj në sytë e fëmijës sonë, ndonëse mund të kisha dhjetra arësye për ta bërë këtë gjë, arësye që s’kanë të bëjnë me mua, por me pjellën tonë të mrekullueshme…
Cfarë do që të bësh, sido që të sillesh, edhe sikur të martohesh dhe të divorcohesh dhjetë herë ti përsëri do jesh nëna e tij. Nëna me të cilën ai dëshiron të krenohet si të gjithë fëmijët e botës…
Në ditëlindjen e tij ti mungon vazhdimisht, por jo dhurata jote : unë përgatis gjithmonë dy dhurata, një nga unë e një tjetër nga ty. Mbi “tënden” shkruaj “ Me shumë dashuri dhe mall nga mami yt!”…Ta shohësh sa gëzohet dhe lumturohet nga pakoja e gënjeshtërt…Kur e pyes se cfarë dhurate dëshiron t’i sjellë plaku i vitit të Ri, ai më përgjigjet “Mamin tim!”…

Edhe pak ditë vijnë Krishtlindjet, më pas viti i Ri…Ne i festonim bukur ato…E mban mënd ? Me dhurata…muzikë…dhe…dashuri në shtëpinë tonë të vogël të dikurshme…
Tani po bie dëborë. Një dëborë e butë dhe e ngathët, ndoshta e pasigurtë për mikpritjen që njerëzit e veshur trashë do t’i tregojnë. Njerëzit zakonisht e duan dëborën, lozin me të, rrokullisen shpenguar dhe akoma më shpengueshëm i flasin njëri tjetrit fjalë të ëmbëla dashurie që rënja e dëborës ua bën edhe më të kuptueshme e më të sinqerta…Gjithmonë kam pasur përshtypjen se në një ditë me dëborë është e vështirë t’i thuash të dashurës gënjeshtra.
Edhe ty të pëlqente shumë dëbora. Ndoshta për këtë arësye zgjodhe një ditë të nxehtë gushti për të më gënjyer…
Sidoqoftë…kanë kaluar kaq vjet që atëhere dhe mund të kesh ndrruar mendje për dëborën dhe gënjeshtren…

Fëmija ynë po qëllon me topa bore një grua të re e të bukur që po kalon prane nesh. Unë bëj sikur e qortoj tim bir dhe shikoj mirësjellshëm gruan e re. Është me të vërtetë e bukur dhe ndoshta edhe seksi, ndonëse është veshur me një qyrk të trashë dhe në kokë ka vënë një kapuc të zi e të leshtë, si ai që harruam dikur në stolat e një parku plot me pemë të dëborta…
Gruaja e re është larguar tashmë. Im bir më pyet “ Të pëlqeu ajo teta me kapele ?” dhe më qëllon edhe mua me një topth dëbore. Është xheloz si ti dhe te të gjitha femrat që rastis të shoqërohen me mua përpiqet të gjejë difekte në mënyrë që pastaj të ketë mundësi t’i shajë duke thënë “s’qënka hic e bukur!”…

Para nesh kalon një cift, me sa duket, të dashuruarish. Ata puthen në buzë për disa caste, ajo me sytë mbyllur dhe ai disi më i ndërgjegjshëm për praninë e njerëzve të tjerë pranë tyre. Im bir ndalon hapat dhe me duart në xhepa u afrohet të dashuruarve dhe i përfshin me kurreshtjen fëminore me vështrimin e tij kërkues…”Po mami kështu i mbyllte sytë kur e puthje? “
I përgjigjem duke pohuar me kokë dhe pasi i zgjas dorën vazhdojmë përsëri shëtitjen tonë të përnatëshme…

Ti nuk e njeh botën e një fëmije, sidomos të një fëmije pa nënë, sidomos të një fëmije që e di që diku larg, sidoqoftë, ka një nënë. Ai mban mend vec një imazh që muajt që ti ishe praën tij e fiksuan në kujtesën e tij të re.
Imazhin e një gruaje të bukur që i qëndronte pranë krevatit të vockël në një dhomë të mbushur plot e përplot me lodra, kukulla dhe muzikë…Ndër vite ai është mesuar me atë imazh…tashmë ai është rritur aq sa të kuptoje që një nënë mund të bëjë më shumë gjëra se sa të qëndruarit prane krevatit ku fle foshnja e saj e lumtur. Ti për shëmbull, mund ta merrje atë nga kopështi. Ti s’e kupton se sa e rëndësishme është kjo gjë për fëmijët. E përfytyron dot? Një fëmijë sheh se si vogëlushët e tjerë puthen dhe përkëdhelen nga nënat e tyre që plot dashuri dhe kurreshtje dëgjojnë se si e kanë kaluar paraditen vogëlushët e tyre, ndërkohë që mami i tij s’po vjen akoma. Ai nis e zemërohet me mamin e tij të vonuar dhe sytë i mbushen me lotë…Tani askush s’e ka mendjen te ai. Të gjithë nxitojnë të ikin në shtëpitë e tyre. Më në fund dikush thërret emrin e tij dhe ai vrapon me padurim drejt derës, me një lutje të pathënë kurrë me zë të lartë që pas derës së dhomës të shikojë…mamin e tij! Por jo…Edhe sot mami paska harruar të vijë. Përsëri ka ardhur babi…Ah ky babi….!
Dhe mami “harron” të vijë edhe nesër,edhe pasnesër, edhe të gjitha të pasnesërmet. Vjen një moment që ai e kupton që një nënë nuk mund të vonohet kaq gjatë. Që një nënë nuk mund të harrojë kaq gjatë…Dhe ai rebelohet ndaj kujtimit të asaj gruaje që dikur i qëndronte pranë krevatit të vockël, ai rebelohet ndaj teje, të vonuarës së përhershme…

Ti dhe unë jemi pjesë e lotit të tij, e lodrave të tij, e gjumit dhe ëndërrave të tij. Unë me praninë time dhe ti me mungesën tënde. Ai të do në mungesë, të shan në mungesë, të kërkon në mungesë, të harron në mungesë…
Ti do ta kuptosh këtë gjë kur një ditë përballë tij do të ndjesh lotët e nxehtë të rrokullisen faqeve të tua kur ai të të pyesë : “Ku ishe kaq shumë kohë, nënë?”…
Vërtet, c’bën tani ? Akoma fluturon në qiejt e pranverës trullosëse – shpikje universale e cdo flirti apo flutura budallackë iu afrua më shumë sec duhej flakës magjike të qiririt…?

Një herë bëra një shaka idiote me fëmijën tonë. Ndërsa po ecnim rrugës, papritmas ndalova dhe i tregova me gisht një grua që të ngjante ty dhe I thashë atij : “E sheh atë gruan atje? Ajo është mami jot…”
Ai vrapoi drejt saj dhe iu hodh pas trupit duke e përfshirë me krahët e tij të vegjël dhe duke fshehur fytyrën pas barkut të saj dhe e pyeti: “Vërtetë je mami im ti?”
Gruaja e panjohur i përkëdheli flokët dhe e pyeti “Pse nuk e njeh mamin tënd ti xhan i vogël?”…
U kthye te unë i përlotur dhe mu lut :”Të lutem , babi, thuaji mamit të kthehet! Të premtoj që do të qëndroj shumë urtë dhe do sillem mirë!”

U përpoqa ta bind që kthimi yt nuk është më në dorën time. As në tënden. U përpoqa t’i shpjegoj që rikthimet e vërteta nuk ekzistojnë. Se kur rikthehesh pak gjëra kanë mbetur ashtu sic ishin në castin e largimit. Se në rikthim mund të gjesh gjëra të reja që ndoshta nuk të pëlqejnë. Se rikthimet ngrihen në bazë të pendimit dhe nëse nesër do të të lindëte përsëri nevoja për një ikje tjetër a do kishte vallë vlerë pendimi …
Ai sigurisht nuk i kupton të gjitha këto, por sidoqoftë,kupton pjesën më të dhimbshme të ligjëratës sime. Që ti nuk mund të rikthehesh kurrë…A nuk është vërtetë e dhimbshme për një fëmijë që për herë të parë në jetën e tij ai të njihet me konceptin “kurre” që ka të bëjë me rikthimin e nënës së tij?

Pas ndarjes sonë jeta ime vazhdoi rrjedhën e saj të zakonshme, me ditë me diell, me ditë me shi…Sigurisht ka pasur edhe ditë të vecanta ku bukuria e jetës më ka hedhur në krahët e ndonjë dashurie apo dashuricke tjetër…Pas teje kam përjetuar edhe ndarje të tjera e pastaj i kam thënë vetes “ Kjo është jeta,,,perpiqu ta duash edhe kur ajo duket sikur nuk të përfill!”
Se jeta nuk ka vec një të ardhme…Cdo e nesërme është një e ardhme..nganjëherë të ardhmet janë aq të ngjashme me të shkuarën, por kjo nuk më trishton, përkundrazi, më pëlqen…Të gjesh te e nesërmja që mund të jetë një dashuri e re, hovet dhe pasionet e dashurive të shkuara, të suksesshme dhe të dështuara, atë pjesë të vetvetes që e kishe kujtuar të humbur përjetë….a nuk është një mrekulli…?

Tani që po shkruaj këto rreshta më duket se kam hyrë bashkë me tim bir në Luna Park…ne Lodrën e Labirintheve ku hymë bashkë dikur…
Ti e humbje shumë lehtë rrugën…të kujtohet? Ta merrnin mendjen ato guva dhe korridore me drita magjepsëse dhe ti e tunduar nga e panjohura që të priste në to e lëshoje veten në atë mister rozë dhe hapat e tu humbisnin thellë tyre…Më pas unë vija e të kërkoja. Të gjeja të hutuar para një porte ku lexonte: “Futu ketu dhe tako lumturinë!”. Të therrisja, por ti humbisje pas saj…Dhe une humbisja pas teje…Por gjithmonë u përballëm me dyer të reja…me emra joshës…Më në fund u gjenda para një muri të ashpër ku dikush dëshpërimisht kish shkruar :”O Zot, pse më gënjeve?”
Më pas arrita edhe une, jo në kërkim të lumturisë, por në kërkim tënd. Të putha fort, shumë fort, e mban mënd ? Dhe ti more kurajo nga ajo puthje dhe vrapove përsëri drejt daljes. Përsëri dyer të panumërta para nesh…përsëri emra joshës…Labirinthi i Kënaqësisë,…i Pasurisë…i Magjisë Dashurore…i Lumturisë së Përjetëshme…
Ishte edhe një labyrinth tjetër…I Kotësisë…
Unë hyra atje dhe dola shumë shpejt përjashtë…në ajrin e pastër…ndërsa ti u vonove shumë….
Kur më në fund te dera e Labirintheve u shfaq fytyra jote, pashë se ishe tërësisht e rraskapitur dhe e frikësuar…Kurrë më pas nuk të sugjerova ta provoje edhe një herë atë lodër zhgënjyese tundimplotë…

Edhe tani, mes labirinthit të pafund të pyetjeve të fëmijës sonë, shoh para meje dyer, dyer të panumërta ku trokas pa pushim në kërkim të një të panjohure aq të njohur…E panjohur për të, e njohur për mua…
Dyer ku unë nuk dua të trokas më, dyer ku im bir troket me shpresën e madhe se pas tyre nuk do t’i shfaqet fjala vrastare “kurre”.
Nuk e di se c’dyer hap ti tani…Një gjë e di mirë…Pas tyre nuk do të shfaqet kurrë fytyra ime, por hija e saj, sic të shfaqet në gjumin e trazuar prane atyre që labirinthet e jetës t’i vunë përpara për të ta bërë më të lehtë ikjen drejt një bote tjetër, ku lumturia të shfaqet pas derës së parë, pas të trokiturës së parë, aq lehtë, me krahë fluturash budallacka që s’dinë se cfarë kërkojnë…
Mos u frikëso nga hija ime….Nuk është flaka e qiririt….Është hija e saj që nuk të djeg, por që si një ëngjëll mbrojtës do të qëndrojë pas të gjitha dyerve që ti të mos humbësh më udhën, sic humbe udhën tonë të vjetër….

Fund

(shkruar shume kohe me pare…)

Artan Gjyzel Hasani

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

70 Komente

  1. melard thotë:

    5 January 2008 @ 3:52 pm

    Eshte e sigurt qe ti je whisper the real,e se lot as topi.

    E pra,une po te komentoj e para :).

    Me paska shpetuar kjo pa lexuar?C’ne,po vras mendjen.
    Ti e di qe shkruan bukur whisper djali dhe s’eshte nevoja te ta them une,por me kete tregim me preke thelle ne shpirt dhe ti e njeh ndjeshmerine time(ne varg sigurisht).

    Kam shume per te cituar per eshte e padrejte nga ana ime qe te citoj.
    Kjo bote kaq e vogel…..lol

  2. T. Sokolaj thotë:

    5 January 2008 @ 4:35 pm

    Faleminderit autorit dhe Peshkut qe kane publikuar kete duke na dhene mundesi ta lexojme! Eshte prekese por me shume njerezore, shume njerezore dhe si e tille jo vetem lexohet por perjetohet nga secili ne menyren dhe masen e tij!

  3. eldri thotë:

    5 January 2008 @ 5:05 pm

    tance ne kanada je akoma mo ???
    prekes

  4. Cajupi_junior thotë:

    5 January 2008 @ 7:53 pm

    Shkrime mjaft origjinal ,Impresionant ,brenda asaj hapsire te brisht Jete.
    Eshte vertet nji Bot aq e vogel , per ate ndjenj aq te madhe te pakufishme Dashurie !

  5. belle_fleur thotë:

    5 January 2008 @ 8:00 pm

    Tani kjo histori edhe pse e degjuar nga ti me qindra here dhe lexuar permes ketij shkrimi me kujton fare mire dhimbjen qe I ka shkaktuar djalit tend dhe afermeve te tu. Sa here e degjoj me trishton!

  6. october thotë:

    5 January 2008 @ 8:46 pm

    Me vjen keq nese bazohet ne nje histori te vertet. Shkrimi teper i ndjere, i brishte dhe i dhimbeshem……

  7. Zana thotë:

    5 January 2008 @ 9:42 pm

    Duhet te jete histori e vertete ose te pakten ka elemente.Ndofta do kish qene me mire per protagonistin e per djalin vete prania e nje gruaje tjeter ne jeten e tyre,prej atyre grave qe nuk e humbin rrugen kurre.Edhe sistemi psikoemotiv i djaloshit do ishte me i ekuilibruar.Bukur…

  8. losttext thotë:

    5 January 2008 @ 9:47 pm

    M`u duk se megjithese dhimbja pershkruhet me ane te djalit, ne radhe te pare ajo i perket narratorit ne pjese. Nuk thuhet tamam se c`ka ndodhur, e ndoshta kjo s`eshte e nevojshme, por kjo ndoshta do i jepte ca drejtpeshim peshes qe anon gjithnje ne nje ane. Shkruar bukur…

  9. belle_fleur thotë:

    5 January 2008 @ 10:18 pm

    Dhimbja e femijes nuk ka si te mos jete dhimbja e narratorit kur ky femije eshte rritur pa dashurine dhe ngrohtesine e nenes.

  10. Perparim Hysi thotë:

    5 January 2008 @ 11:18 pm

    Sado qe,kur e lexova,nuk kishin filluar komentet,nuk me bente dora qe te shkruaja.Aq u trondita.Kesaj pjese i shkojne per shtat vargjet elegjiake te Cajupit:”Me se rrojne foshnjat?C”i rrite cilimite?
    Dashuria e memes,edhe perkedhelite!”.E ndaj dhembjen me autorin.

  11. nevi thotë:

    5 January 2008 @ 11:53 pm

    Prekse Artan. Historia e femijes dhe e babes qe kerkon nenen ne labirinthet e jetes. Cdokend e prek kjo tematike. Siker dhe nena te humbase nga nje vdekje naturale, fjalet e femijes ne kerkim te nenes na perkasin te gjithe neve.

  12. emigrant thotë:

    6 January 2008 @ 5:10 am

    Na shkermoqe, o njeri! S’duhen leju per te shtuna kto lloj shkrimesh….

    Pergezimet e mia!

  13. Cheney thotë:

    6 January 2008 @ 5:42 am

    C’est la vie!

    pershkrim origjinal i magnetizmin unik njerzor..

  14. Artian thotë:

    6 January 2008 @ 9:20 am

    Fajet e prinderve,jane pasqyra e dhimbjes dhe trishtimit te femijve.Shkrim eshte c`fare duhet te kemi parasysh, kur marim vendime ne dashuri!Shkruar me ndjenje!

  15. rual thotë:

    6 January 2008 @ 9:36 am

    Pergezime shume i bukur.
    Mendoj qe eshte origjinal pse nje histori e tille po materializohet tek nje i njohur i imi.

  16. eldri thotë:

    6 January 2008 @ 6:21 pm

    eshte historia e vete autorit, te cilin e njoh personalisht.dhimbese.

  17. Pjer Thomas thotë:

    6 January 2008 @ 8:47 pm

    Tregimi ishte plot ndjenje, sikur ish perjetuar, dhe ndoshta mund te jete ngjarje e vertete, e nese do te ishte keshtu une do ta quaja autorin nje burre modern, i kohes, perendimor, se une per vete s’do isha kaq i ndjeshem per ate qe largohet. Tregimi do te ishte mire te perkthehej ne gjuhet kryesore te Europes, e te futej tek sajtet letrare te ketyre vendeve. Nuk mund te them se per nga arti ia kalonte stilit te Emigrantit e Akullnajes, sepse keta te dy qendrojne akoma lart , por stili plot ndjenje dhe mentaliteti i autorit i sherben sado pak vertetimit te imazhit perendimor te shqiptarit ne syte e lexuesit te huaj. Prandaj dhe do t’me pelqente qe te perkthehej e te futej ne sitet letrare perendimore.

  18. lulian kodra thotë:

    6 January 2008 @ 10:59 pm

    Po qe s’ta lexoj prozen une ty, e di ti Tan? Jo per gje, po e ke te dobet. Shume te dobet.

  19. Ina thotë:

    7 January 2008 @ 12:36 am

    aq prekese sa per te qare……

    po e vertete eshte kjo historia?

  20. belle_fleur thotë:

    7 January 2008 @ 1:22 am

    Ina, po eshte histori e vertete!

  21. losttext thotë:

    7 January 2008 @ 1:30 am

    “Po qe s’ta lexoj prozen une ty, e di ti Tan? Jo per gje, po e ke te dobet. Shume te dobet.”

    Kur s`e lexon, nga e di qe eshte e dobet? Mund te kesh lexuar proza te meparshme qe te kane krijuar ate pershtypje, por eshte e padrejte te gjykosh e t`i vesh vulen kaq despotisht vazhdimesise se nje krijuesi.

    Kur s`e ke lexuar kete, s`di pse merr mundimin e hedh brockulla te tilla. Behu ca konstruktiv, de…

  22. tropizma thotë:

    7 January 2008 @ 1:37 am

    Losti me duket se ishte gjyskompliment per poezine e autorit - ishte tip kritike e ashper prej miqsh, per te thene bjeri vegles qe i bie me mire. Ose keshtu mu duk mua, se nuk e kam idene eshte uisperi poet a jo. Po ndoshta mu duk keshtu edhe sepse isha deri ne gjysem dakort me Lulin - tregimi mu duk i mire, por ne te njejten kohe i dobet. I mire sepse duket qe autori ka edhe mendjen edhe fjalen, i dobet sepse duket qe edhe mendja edhe fjala nuk jane perdorur ne maksimum te mundesive (sepse nese tema eshte aq e forte dhe autori ka pene, autori e ka PER DETYRE ta shfrytezoje ne maksimum edhe temen edhe penen). Une kete e ve re shume shpesh neper postimet letrare te peshku prandaj nuk me vjen te shkruaj fare…. c’te them, je i mire po ha nga dhjami yt?

  23. losttext thotë:

    7 January 2008 @ 1:55 am

    Une s`i di dinamikat e miqesise te supozuar ketu, dhe nuk kane aq rendesi per mua. Thjesht m`u duk ca si me sepate gjykimi dhe jo shpjegues si e pse. Mire, shume mire, Dobet, shume dobet… Keto s`jane kritika te mirefillta e nuk ndohmojne askend, as krijuesin vete, as te interesuarit e temes. Puna eshte, mendoj, me gjet dicka pozitive e me e vleresuar; mangesi e te “keqija” mund te gjejme tek kushdo, edhe ke ata qe jane afirmuar neper panteone te letrave.

    Nese eshte si thua ti, tropizme, mesazhe te tilla me mire te percoheshin ne adresa private, duke u bazuar ke niveli i rehatise ne komunikim, ose te behej si ja ben ti, qe s`shkruan fare… :) e na le ne hibernation me gjithe dhjamin tene.

  24. lulian kodra thotë:

    7 January 2008 @ 3:19 am

    Losttext, qe une jam perpjekur te beje kritike konstruktive ti e di shume mire. Sa per Tan Hasanin, sic edhe m’a ka kap idene tropizma dhe shpresoj te ma kapi edhe vete whisper, ia kam vleresuar dhe ia vleresoj deri ne nje fare kufiri poezine, nderkohe qe prozen e ka te dobet dhe te merzitshme, dhe qe te arrij kete konkluzion nuk besoj se me duhet te lexoj me shume se paragrafin e pare. Megjithate, per hir te muhabetit, do ulem dhe do e merzis veten deri sa t’ia lexoj edhe fjalen e fundit ketij tregimi.

  25. losttext thotë:

    7 January 2008 @ 3:23 am

    ashude… :D

  26. belle_fleur thotë:

    7 January 2008 @ 3:28 am

    Lulian, per kuriozitet kur ta mbarosh se lexuari, mund te na shpjegosh pse e mendon prozen e Whisper te merzitshme, cfare e ben te tille?

  27. lulian kodra thotë:

    7 January 2008 @ 6:13 am

    Une te prita ti s’me erdhe uf aman aman! Jo vetem qe kjo nuk eshte fare reale, sic edhe pretendon te jete, por eshte aq fallco sa thua shyqyr zotit per novela komerciale roze te shkruara nga plakaruqe te pispillosura qe iu duket se jane shkrimtare, se do e hanim sapunin per djathe. Sa per ate qe loz me femijen dhe i thote, ajo eshte mamaja jote, jo vetem qe nje baba nuk ia ben nje femije, por as edhe nje shkrimtar nuk ia ben nje personazhi ne mos qofte pseudo-shkrimtar fare. Dhe edhe t’a zeme se ia ben nje femije pa nene babai ate rreng, atehere ky tregim ne forme letre nuk do te ishte nje akuze i sterholluar me fjale “mimozerisht” laramane ndaj nenes se larguar, por nje klithme e tmerrshme qe cirret e perpelitet, “NUK E BEJ DOT QE QOFSHA I MALLKUAR. JAM BABA I DESHTUAR, O I SHKRETI UNE E IM BIR. NUK DI TE JEM BABA”. Ne fakt, ne fakt, e vetmja menyre qe mund t’a justifikoj eshte si nje loje mes nje mashkulli dhe nje femre, ku kjo lloj letre mund te perdoret si nje joshje e shpejte per nje pallim te shpejte, por nuk mund t’a justifikoj kurre si letersi. Do ishte letersi e merzitshme.

  28. Parrulla Armiqesore thotë:

    7 January 2008 @ 6:41 am

    mallengjimi kolektiv qe ka ngjallur ky tregim me kujton nje fraze nga Kundera …..

    Kitsch causes two tears to flow in quick succession. The first tear says: How nice to see children running on the grass! The second tear says: How nice to be moved, together with all mankind, by children running on the grass! It is the second tear that makes kitsch kitsch.

  29. tropizma thotë:

    7 January 2008 @ 6:49 am

    go go go ghost busters!

    ej PA ka fantazma po ka dhe hije, ka kafe po ka edhe helm. dhe kichi ka nje ane tjeter medaljeje qe quhet cinizem.

  30. Parrulla Armiqesore thotë:

    7 January 2008 @ 7:05 am

    un mire me shendet, po ti? mora vesh qe te ishin fryre mishrat e dhembeve. te kam thene mos e tejkalo me perdorimin e :D

  31. tropizma thotë:

    7 January 2008 @ 7:16 am

    nqs ishte shaka kjo me ndihmo pak ta kuptoj -mishrat e dhembeve? dhe me e kursyer me shprehjet e tipit ‘te kam thene’ te lutem.

    me shendet akoma jo 100%. gezohem qe ti je mire.

  32. lulian kodra thotë:

    7 January 2008 @ 7:37 am

    Cinizmi eshte nga format me te perkryera te realizmit. Kundera eshte mjeshter, i kesaj forme, dhe ndonje here edhe whisper. Sinqerisht. Me vjen keq qe prezantohet me proze.

    Nga whisper

    Spiranca

    U nis anija ne lundrim…
    e njejta ere..te njejtat vale…
    dhe ti mbi te…mbi te perseri…
    e njejte dhe spiranca…
    e vetmja qe do ndjeje mall
    per shkembinjte e ashper
    te limanit tim.

    Ose kjo, shiko sa cinike eshte:

    Lodhje?

    Nata eshte thjeshte e erret
    kur nga ballkoni yt
    sheh vec shkendijezen egoiste
    te cigares qe pi
    heshturazi…
    ………………..
    Shih me tutje…
    ka edhe shkelqim yjesh
    qe nuk i pi askush…
    ……………………
    Nuk sheh dot aq larg?
    Atehere prit agimin…
    si te gjithe!

    Dje nje e hidhur fare deri ne nihilizem

    Thjeshte nje shifer

    Ata qe u rikthehen
    dashurive te humbura…
    humbasin si vete ato.
    ………………………..

    Te kthyer thjeshte ne nje
    shifer…cdo nate
    henen e shndrojne ne
    presje dhjetore te
    vetvetes
    me zerot e shpreses nga pas…

    Edhe nje here pra Tan, prozen e ke te dobet. Shume te dobet.

  33. tropizma thotë:

    7 January 2008 @ 8:11 am

    me lehtshem me kete nderhyrjen ne grup- eshte perseritur mjaft here dhe thuajse perhere krijon nje atmosfere cunash lagjeje. sigurisht lagje e mire, afer qendres.

    e terheq ate punen e cinikut. komenti i PA-se nuk eshte i stilit cinik. madje shume stile te tjera qe po mendoj nuk i pershtaten… as nihilist, as elitist (eshte afer, po ka ca probleme), as intelektualist (eshte afer, po ka ca probleme). s’e gjej dot! por imagjinoj diku ne thellesi nje deshire te mire, qe humbet rruges per te gryka e pusit.

    kurse ajo shprehja qe cinizmi qenka forme e perkryer e realizmit…luli c’i ke keto parrulla mo? per t’iu qendruar larg librave e filozofeve, ne jeten tone te perditshme (perditesine ma kujtuan te gjitha keto krijimet e uisperit), cinizmi eshte zakonisht mbeshtjellese ‘e squt’ e trishtimit, zhgenjimit dhe gjithe atyre tradhetive te imagjinates qe gabimisht i quajme realitet.

  34. Parrulla Armiqesore thotë:

    7 January 2008 @ 8:21 am

    Un jam ishull tjeter …. dhe me oreksin ne forme. Me behet qejfi qe sja ke vene gishtin akoma se perndryshe bie brenda ne pus dhe ska etikete te te shpetoj.

  35. Parrulla Armiqesore thotë:

    7 January 2008 @ 8:29 am

    per paranojen thone (nuk ta them) ben mire te gelltisesh nje luge sheqer… apo ishte per lemzen ky muhabet??

    provoje , vec dem nuk te ben. fundja te embelson enderrat

  36. belle_fleur thotë:

    7 January 2008 @ 8:30 am

    Nje nga poezite e Whisper qe me pelqen goxha!

    Lermeni ta thith deri ne fund cigaren time,
    se nuk e tymos per ju,
    Krijesa te Kotesise…
    Nuk ua shkund hirin
    ne veshet e shurdher
    Nuk e fik driten e saj
    mbi syte tuaj te verber…
    Tymi i saj kurre nuk do t’jua beje
    gri
    endrrat tuaja pa ngjyre…
    Lermeni ta thith deri ne fund cigaren time,
    te vetmen gje te kesaj bote
    qe digjet vec per mua
    te vetmen qe ju kurre s’mund
    Te m’a dhuroni
    perdhunoni
    tjetersoni
    ne pamundesine tuaj mjerane
    per ta bere ate
    cigaren e fundit
    te nje deshperuari…
    Lermeni te thith deri ne fund cigaren time….!
    Nese hiri i saj eshte me i pavlere
    se dylli i vesheve tuaj -
    do ta gelltis…
    Nese drita e saj ju erreson
    do ta fik brenda meje…
    aty ku takohet
    trupi me shpirtin…
    Nese tymi i saj ua turbullon
    enderrat mendjelehta
    do ta thith te terin
    Genin e Lumturise te me shkaterroje….
    Dhe….do te pres, do te pres
    jashteqitjen e cigarengrenjes sime
    te pleheroje
    Shkretetiren e Virgjer te Shqisave Tuaja
    dhe
    Oazin Tuaj te Tharre te Enderrimit
    ku skeletet tuaj infantile
    nje dite do te perpiqen
    te lajne,
    te shplajne,
    te riaktivizojne
    Gropat Bosh te Syve Tuaj -
    perpjekja e Fundit
    per t’i shpetuar
    Enderrzgjimit Tuaj te Llahtarshem….

  37. Parrulla Armiqesore thotë:

    7 January 2008 @ 8:40 am

    Mesazh…klavikular.

    Buzet e tua lagshem me perpijne
    ate cka me fal fundbarku yt…

    Ndersa eturazi te thith gjinjte e brishte
    klavikula jote behem.

  38. tropizma thotë:

    7 January 2008 @ 8:43 am

    oh parrulle, per ate punen e autoritetit te vetes se trete, hidhi nje sy shkrimit te fundit te xhaxhait te http://xhaxhai.wordpress.com/2008/01/05/shqipja-totalitare-xxvi-2/

    per paranojen ndoshta e ke mire (ndoshta e ka mire ‘autori popull’ dmth), po nuk kam sheqer. po pate ndonje luge borxh..

    gjume te embel parrulle, jo me sheqer po me mjalte akacjeje.

    (sorry whisper)

  39. A* thotë:

    7 January 2008 @ 10:06 am

    Prekes ne shkrimin e mesiperm eshte pjesa e Djalit.
    Ndersa personazhi kryesor e ka pare nenen e femijes gjithmone si nje vogelushe/femije dhe jo si bashkeshorte, zonje.
    Ai akuzon dhe e mbush ate vazhdimisht me faj.
    Ngushellime “engjell mbrojtes”, dhe suksese te metejshme ne dashurickat tuaja te “budallepsura”.

    Tung

    A*

  40. t_red thotë:

    7 January 2008 @ 11:26 am

    Me vjen mire qe 2008-a te ka gjetur ne forme te plote argumentuese, tropizme, ashtu sic me vjen akoma me mire qe nuk leshon terren e nuk e le diskutimin te zbrese aty ku mund te thyhet. Eshte vertet e veshtire te mos biesh pre kunderpergjigjesh…prandaj jane gjithmone e me cliruese postimet e tua.
    Sa per prozen e wisperit…you miss her, man. Ndjehet ne te gjitha krijimet. Jane miksuar ndjenjat; inati per ikjen, malli, dashuria e ngecur, mospajtimi me braktisjen, mosaprovimi i guximit te marre, merzia per kraheshkurtren flutur, per mendjlehtesine e saj, per mungesen e pergjegjesise, refuzimin per te pare veten, ty, femijen, ngazellimin per te hyre dyerve qe as te panjohura nuk jane, teksa mbi to ka emertime. Pas drites se cigares qe thithet thelle e nuk shihet, nuk fshihet “Perse”-ja e braktisjes, por “si ka mundesi qe ajo ndodhi”?
    Disa nga paragrafet dhe fjalite te terheqin pa kthim.
    “…tashmë ai është rritur. Flet ëmbël. Pyet hidhur. Hesht mendueshëm..”
    Per hir te ndjesise qe mbartin, te detyrojne t’iu rikthehesh per t’u bindur se u perjetua rritja e tij.

  41. Anonim thotë:

    7 January 2008 @ 12:18 pm

    shkrimi eshte i sinqerte dhe kjo e ben ate te depertoje tek ne. aty flet nje njeri, flet nje dhimbje qe mund te kishte qene e gjithkujt. Rrefimi i dhimbjes dhe deshires eshte bere me respekt per te gjitha palet. Jane rrefime te tilla qe na bejne te kuptojme se cfare eshte vrazhdesia dhe na shtyjne drejt fineses, tolerances dhe mencurise.

  42. artian thotë:

    7 January 2008 @ 1:00 pm

    Mbaji endrat
    shpesh,
    se po iken
    endrat,
    jeta eshte nje fushe
    e ngrire me debore.

    ………………………………………………………………………………….

    Gjashte Gabimet

    Gabimi i pare eshte, duke menduar per ju.
    Gabimi i dyte eshte duke te pritur ty .
    Gabimi itrete eshte,duke te dashur ty.
    Gabimi i katert,shpresa per tu kthyer perseri.
    Gabimi i peste eshte ,duke qare per ty.
    Por gabimi me i madh qe ka bere,
    duke te dashur me gjithe zemer.

    Crystal Morales

  43. emigrant thotë:

    7 January 2008 @ 3:51 pm

    Kurre nuk kam per te kuptuar vleresimet qe i behen nje shkrimi letersie artistike nga pozicione te tjera pervec se artistike, psh nga ane moraliste. Ore ky djali mund t’ia kete veshur kot fare, mund te jete moralisht jo drejt, mund te jete miop ne lidhje me njerezit; ajo c’ka une nuk kam kuptuar kurre eshte cfare lidhje kane te gjitha keto me cilesine e shkrimit!
    S’e ka vleresur mire situaten karakteri kryesor, thone! Po mire more, po Parisi kur rembeu Helenen, e kishte vleresuar mire? Po Harpagoni e bente mire? Edhe sot vazhdojne filozofimet mbi Anna Kareninen - dhe s’besoj qe do pushojne ndonjehere - ama per romanin thone qe eshte vepra me pa te meta qe eshte shkruar ndonjehere!
    Nuk besoj qe Peshku do lindi ndonje Tolstoj ever, ama ka nje komponente tjeter ketu, ka nje aspekt human, te ngjashem me sheshin e fshatit, ku rapsodi vinte me “nje te re” dhe njerezit e degjonin pa e vrare ate, pa e dogendisur… fati i krijimit varej shume ne sa do perseritej ai krijim goje pas goje me vone. Dhe shume krijime (besoj mbi 95%) jane harruar.

  44. M O Z A thotë:

    7 January 2008 @ 3:58 pm

    Edhe Rabija nuk duhej te ishte aq qejflije :-)

  45. M O Z A thotë:

    7 January 2008 @ 4:00 pm

    Edhe kjo poezia ma poshte (pa lejen e autorit apo perkthyesit) eshte per te gjithe, per ta shly i cike shijen e hidhur te shkrimit per dashurine, le te themi ca llafe te mira per dashurine tashit :

    JACQUES PREVERT (1900 - 1977)

    KJO DASHURI

    Kjo dashuri kaq e vrullshme,
    Kaq e brishtë,
    Kaq e dhembshur,
    Kaq e dëshpëruar.
    Kjo dashuri
    E bukur si drita
    Dhe e keqe si moti.
    Kur moti është i lig.
    Kjo dashuri kaq e vërtetë,
    Kjo dashuri kaq e bukur,
    Kaq fatlume,
    Kaq e hareshme,
    Dhe kaq mendjelehte
    Qe dridhet frike si fëmija ne terr.
    Dhe kaq e sigurtë në vetvete,
    Si njeriu çakërrqejf ne mes te natës.
    Kjo dashuri që frikësonte mjaft njerëz,
    E i bënte të merreshin me llafe,
    Të shtrembëronin fytyrën.
    Kjo dashuri e përgjëruar,
    Nga që nuk ia ndamë sytë.
    Dashuri e ndjekur, e plagosur, e sosur, e mohuar e harruar,
    Nga që e ndoqëm, e plagosëm, e sosëm, e mohuam, e harruam …
    Kjo dashuri e thellë,
    E gjallë dhe e pavdekur,
    Plot diell …
    Dashuria jote.
    Dashuria ime.
    Dashuria që patëm
    Që s’u vjetrua kurrë.
    Që s’ka ndryshuar fare.
    E që është po aq e vërtetë si një pemë,
    Po aq drithëruese si një shpend,
    Po aq e ngrohtë e plot gjallëri si vera.
    Ne të dy mund të shkojmë
    E të vijmë ku qemë.
    Ne mund të harrojmë
    E pastaj të flemë.
    Të zgjohemi, të vuajmë, të plakemi
    E të biem serish në gjumë.
    Te ëndërrojmë vdekjen,
    Të zgjohemi, të lozim, të qeshim
    Si të rinj fringo ta ndejmë veten.
    Se dashuria jone qëndron aty,
    Kokëfortë si mushkë,
    E pashuar si dëshira,
    E pamëshirshme si kujtesa,
    Marroqe si kujtesa,
    E dhembshur si kujtimi,
    E bukur si dita e brishte.
    Si fëmijë ajo na vështron buzëqeshur
    Dhe na flet duke heshtur …
    E, unë e dëgjoj me drithërimë
    Dhe thërras,
    Thërras për ty,
    Thërras për vete,
    I përgjërohem
    Për ty, për vete.
    I gjunjëzohem
    Për ty, për vete, për gjithë ata qe duhen
    Dhe u deshën.
    I thërras për ty, për vete e, për gjithë te tjerët
    Që nuk i njoh dhe i them:
    - Qëndro aty,
    Aty ku je tani,
    Aty ku ishe dikur.
    Qëndro aty
    Dhe mos lëviz kurrë,
    mos u largo!…
    Ne që u deshëm, të harruam!
    Ti mos na harro, mos,
    Veç ty kemi në ketë botë !
    Mos lere të na ftohet shpirti,
    Të bëhemi për njeri tjetrin të largët…
    Kudo qofsh, kujtona
    Na bëj sinjal që gjallë je …
    E pas shumë vitesh,
    Diku në një korije,
    Aty në pyllnajën e kujtimeve,
    Dilna si shtojzovalle
    Dhe dorën zgjatna
    E na shpëto …

    ( Shqipëroi Simbad Detari )

    ***

    PUTHJA

    Mijra e mijra vjet
    S’do mjaftonin,
    Për të treguar
    Atë sekondë pafundësie
    Kur ti më përqafove,
    Ku unë të përqafova.
    Ish një çast në dritën e dimrit,
    Në parkun Montsouris në Paris.
    Në Paris.
    Mbi tokë.
    Mbi këtë tokë që është një yll

    ( Shqipëroi Simbad Detari )

  46. M O Z A thotë:

    7 January 2008 @ 4:01 pm

    uuu paskam kap 2 poezi pa dashje,
    e kisha per te paren.
    Epo mire, per te gjithe ju edhe e dyta :-) Me puthje mooo

  47. lulian kodra thotë:

    7 January 2008 @ 4:42 pm

    Emigrant, nuk eshte pune morali. Parisi nuk beri mire qe rrembeu Helenen, por nga kjo doli nje nga kryeveprat e letersise. Ai babai nuk beri mire qe i tha te birit, ja, ajo atje eshte nena jote, duke e genjyer, por nga kjo mund te kishte dale nje zhbirim i fuqishem i vetes te cilin do t’a kisha lexuar me shume kenaqesi. Por njekohesisht edhe eshte ceshtje morali, pasi autori ka pergjegjesi ndaj personazheve te vet, qe ata te jene minimumi te pranueshem. Nje shkrimtar pa moral nuk eshte nje shkrimtar qe shkruan gjera imorale, por nje shkrimtar qe nuk di te jete shkrimtar. E gjithe kjo pune fundja eshte shije shije, por une mendoj qe do ishte shume e shijshme kjo proze sikur te refuzonte te shihte gjithcka tjeter pervec vetes. Perndryshe ka nje altruziem aq te merzitshem tregimi sa qe edhe “paqja ne bote” e miss universit do e kishte zili.

  48. Artian thotë:

    7 January 2008 @ 4:49 pm

    Cfare i mbetet lexuesit ne mendje,nuk eshte jeta personale e shkrimtarit,por fenomeni i subjektit te shkrimit,qe eshte njerezor i pergjithshem,kurre i pervecem.,por jo i fundit.

  49. losttext thotë:

    7 January 2008 @ 4:54 pm

    “ku kjo lloj letre mund te perdoret si nje joshje e shpejte per nje pallim te shpejte”

    :D sa projekto ne ti o njeri…

  50. lulian kodra thotë:

    7 January 2008 @ 5:17 pm

    E po konstruktiviteti kerkon projekt plako, perndryshe nuk do dinim ca do ishim duke konstrunktimvuar ere Losti.

  51. emigrant thotë:

    7 January 2008 @ 5:25 pm

    Moza, kush e ka sjelle Zhak Preverin ne shqip, Driteroi?
    Se qe e kam lexu ne shqip Preverin une kjo nuk diskutohet, por s’mbaj mend kush e solli dhe a ka qene perkthyer edhe kjo poezia mbi dashurine aty (se me duket shume shume e njohur).
    And by the way, Thanks!

  52. M O Z A thotë:

    7 January 2008 @ 5:31 pm

    Ku di une me,nuk i futem aq felle gjanave.Ket versionin tim e ka perkthy ku qe e ka nickun simbad, qe me duket nje vlonjat Vasil Qesari (sipas nje investigimi te shpejte)

  53. lumidrin thotë:

    7 January 2008 @ 5:34 pm

    Te mendosh se “lumturia” eshte e varur tek qenia e tjetrit,je i humbur.
    Autori duket se eshte shume i perpikte ne jeten e vet, deshiron çdo gje ne vendin qe i jep “ai”, jo ku duan te jene.

  54. emigrant thotë:

    7 January 2008 @ 5:36 pm

    Moza, ajo poezia qe solle eshte shume e bukur per mu. Shume. Imagjinoj cer mrekullie duhet te tingelloje ne origjinal. Me pak muzike te lehte ne sfond.

  55. Moze thotë:

    7 January 2008 @ 5:41 pm

    eh, daje nuk di fringjisht kshu qi se imagjinoj dot hic :-) Une as kisha per ta lexu, por ma dha mamaja para ca ditesh, pasi une e gjeta dhe ja dhashe : Na tha lexoje dhe ti tarrallake e dreqit cer eshte nji poezi e bukur. :-)
    P.S. Ca me je kujtu dje mer emigrant kur po shifja ato 2 debilet P.Hilton dhe N.Richie ke ai reality Simple Life kur i pastronin njanit shpine. Edhe gjasme do korrnin barin, moren nje gas blower edhe ja bane oborrin lamsh ja bane, fluturonte bari perpjete :- )
    Thashe me vete pse si therret i here ene ky Cimi ti korrin barin nai te djele :-)

  56. emigrant thotë:

    7 January 2008 @ 6:12 pm

    As un s’di Moza. Po folsha per tingullin.

    Kape i cik ket, as ka nevoj per Ferrngjisht hic fare…

    http://www.youtube.com/watch?v=ytW8Su59gI0

    PS shpesh m’duket vetja si me i krah qe s’di francezshe… :(

  57. emigrant thotë:

    7 January 2008 @ 6:24 pm

    Sa per P. Hilton, pse i harxho kot minutat?

    Ajo eshte aty per ti dhon pergjigje pyetjes: Si mund te behesh e famshme pa bere asgje?

    PS kisha i shef un dikur, qe ngordhte mas Parisit. Mu per vete nuk me pelqe ajo, po fare amon! Me kujton fytyren e nje jevge (nga shprehja flas) te alidemit - s’po e qis emrin ktu se kush, po ngjajn shume shume. Ene vje ai shefi i dit, edhe me thote qe duhet me ble lule un sot. Pse? e pys. Me u pajtu me grun thot. Po pse u zite? Se nuk i bleva ca gjona qe mi kish shenu ne liste, tha. Nuk ika n’dyqon se ishte Simple Life on TV, tha. S’i thashe gjo, se shef i modh tjetri, po me menien time, ah me qyq, po ta kishe prish per naj gjo qe t’ja vlete, naj Selma Hayek a, naj Sharon Stone a, naj Cindy Crawford a…. ene hahet. Po per Paris Hilton? Amon ere, se Wal Mart eshte 100 here me interesant, ene thjesht me kullot syt….

  58. emigrant thotë:

    7 January 2008 @ 6:42 pm

    Moza, ene nji ene hika me honger drek un:

    http://www.youtube.com/watch?v=h-UaXFjeGC4

    PS per gjiF prindrit e mij kudo si te ndodhen….

  59. emigrant thotë:

    7 January 2008 @ 8:48 pm

    Ah, me duket se Driteroi ka pas sjelle Pol Elyarin. Mas buke puno me mire truni, anyway.

  60. A* thotë:

    7 January 2008 @ 11:56 pm

    Na kallxoni ndonje perrall tjeter :D

  61. Peshku Fluturues thotë:

    8 January 2008 @ 2:22 am

    Plak Topall dhe Ashik

    Dale, moj, se kam një fjalë,
    Se më rjedhin djersët valë;
    Dale, moj, se s’jam më djalë
    Dhe më s’ecënj dot.

    Dale, moj, se më kapite,
    Më këpute, më sfilite,
    Prite, moj, ashikun, prite
    Që të vjen me not.

    E arriva dhe ia thashë,
    Asnjë gur pa tundur s’lashë,
    Dhe mëgjunjazi i rashë,
    Ç’u mundova kot.

    Hapi gojën, dhe vajtova,
    Qenkam plakur, e kuptova,
    M’ardhi keq, po s’e mohova,
    Syri m’u-përlot.

    Dhe nga jeta u mërzita,
    Dhe nga lumi u vërvita
    Që të vdes, se u korita
    Dy-tri herë sot.

    Po ti, Zot, më ngushëllove
    Pas një tjatre më lëshove,
    Dhe nga mbytja më shpëtove,
    Lavdi paç, o Zot.

    Dale, moj, se kam një fjalë,
    Se më rrjedhin djersët valë;
    Dale, moj, se jam i çalë
    Dhe më s’ecënj dot.

  62. eldri thotë:

    8 January 2008 @ 6:31 am

    per ju “fregjishtfoles”.Apo dhe “fregjishtadhurues”, pse jo…
    www.youtube.com/watch?v=KUXGVfmrEN4
    kete kengen degjojeni ndersa lexoni dhe nje here historine tanit nga vlora.
    pres pershtypjet tuaja

  63. emigrant thotë:

    8 January 2008 @ 12:34 pm

    ah, me ka zon gripi megjithmen me duket…. :(

    nejse, ka nji ore qe me ka dale gjumi. Kafe & aspirin & Peshk pa uje.

    Moza, ja si tingello ferrngjisht vjersha qe prune:

    http://www.youtube.com/watch?v=HwU3c2TMYMI

    kurse italiont, si amore-xhinj t’mdhej, s’i paskon lon kusur (s’di pse s’me mush mo taljoncia si dikur):

    http://www.youtube.com/watch?v=dbUuhE4oR4I

    http://www.youtube.com/watch?v=fhhT7RdlsJ0

    nderkaq rastesisht me dul para edhe kjo (taljoncia rocks ktu, s’kom c’them):

    http://www.youtube.com/watch?v=OkWV-gPR-es

    Quest’amore malato denutrito fatto di parole smozzicate
    Quest’amore usato digerito buttato in pasto al popolo ignorante
    come fosse una cosa interessante
    Quest’amore corrotto dalla noia dei grandi amatori della storia
    masticato da 100 letterati vomitato da principi e prelati
    Quest’amore che accoglie che perdona
    fatto per gente dalla bocca buona
    è un’amore di fradicia letizia che assolve tutto pure l’ingiustizia
    Quest’amore sciancato deficente sbattuto in faccia alla gente come l’osso al cane disperato quest’amore scarnito rosicchiato con i suoi stracci di corpo denudato
    Quest’amore di cui si parla tanto celebrato con tutte le grancasse
    Questo amore è disceso fra le masse
    elargito per grazia del potere perchè tutti ne possano godere
    E’ un amore deforme malandato generato dal vecchio capitale
    fra le coscie del mondo occidentale
    Per questo amore è meglio non cantare perchè non c’è una musica che tenga
    e questa mia canzone sgangherata non so nemmeno cosa la sostenga
    avessi almeno la grazia più scolata di una puttana sola disperata
    piuttosto che la facile mania il fascino merdoso di questa borghesia…

    Ma quell’amore che era una certezza si è assopito con l’ultima carezza
    Ha ripiegato pian piano le sue foglie rinunciando per ora alle sue voglie
    L’anima mia per questo s’è ammalata non sogna più e resta addormentata
    Prima che il vuoto tutti ci divori che venga venga presto il tempo in cui ci si innamori…
    Prima che il vuoto tutti ci divori che venga venga presto il tempo in cui ci si innamori…

    http://www.youtube.com/watch?v=x0ZVQTt30f8

  64. M O Z A thotë:

    8 January 2008 @ 1:09 pm

    Shif mer shnetin se nuk rro robi me uje&advil e poezi.
    Ketu kapitalizmi na do te eger gjate orarit te punes jo zemer pula qe ju ka ba shpirti sfungjer.

  65. emigrant thotë:

    8 January 2008 @ 1:28 pm

    mu me knoqen kto, harrova menien me i llaf.

    vari bidonat kapitalizmit, amon…. s’ja ka gjet njeri funin. une jo i her…

  66. M O Z A thotë:

    8 January 2008 @ 1:33 pm

    Ti je ba si Jamie Lee Curtis ke “A fish called Wanda” qe i ikte truni kur fliste ai maskarai gjasme italisht :-) Ene ja kepuste : Tortellini, parmigiano, putana :-)

  67. ArtiAN thotë:

    8 January 2008 @ 1:45 pm

    Shume interesante kjo puna e dashurise,eshte e vertet ne fakt qe dashuria eshte zbehur dhe deformuar …kapitalizmi,Moza ti e ke thene sh.mire qe kapitalizmi i do njerzit e forte,ndryshe do te shkatrosh veteveten …
    ..ah sikur vertet te ronim ne shekullin e 18 atehere kishte dashuri te vertet,industrializmi ka shkatruar dashurine dhe bashke me te dhe romantizmin,por jo te gjithin panvarsisht..:)
    Moza, pse me shku aq larg,as ka qene dashnia me e mire pra Demokracise ?

  68. ArtiAN thotë:

    8 January 2008 @ 1:47 pm

    perpara..

  69. M O Z A thotë:

    8 January 2008 @ 1:48 pm

    Shif se as ti as une skemi jetu ne shekullin e 18. Kshu qe une per ato qe si di nuk po flas.
    Dashnine para demokracise varet si e shef mer, varet si te ka ec ty :-) Mu per vete ma mire me ka dale pas demokracise :p hhahaha

  70. klajdevour thotë:

    10 March 2008 @ 8:59 pm

    po e rilexoja kete pjese si dhe gjithe komentet dhe me erdhi keq qe nje shkrim kaq i bukur perfundoi mes ca robve qe s’jane hic me shume se copezat me idiote te ndonje turme, nga ato turmat qe drejtohen nga inati dhe nga deshira e shkaterrimit.

    shifni tani, ftohte, shkrimin dhe ndjenjat qe percjell dhe beni pastaj krahasimin me energjine negative qe kane komentet cinike qe dalin cuditerisht nga goja e dy apo tre njerezve!!!!! Te njejtet tipa qe me demek jane kontruktive, te iluminuar, qe jetojne kushedi se ne c’maja ndjeshmerie e botekuptimi!!! Njerez te veckel me varak trendy

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com